Tag: udinese

  • Spalletti buzëqesh përgjysmë: Bëmë thuajse gjithçka mirë, por ende na mungon diçka

    Spalletti buzëqesh përgjysmë: Bëmë thuajse gjithçka mirë, por ende na mungon diçka

    3 Dhjetor 2025

    8:36

    Alfred Lleshi

    Në fund të ndeshjes ndaj Udinese, trajneri Spalletti analizoi paraqitjen e Juventusit: “Kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi bërë gjithçka si duhet. Kur luan kundër ekipeve si Udinese, rreziku vjen kur humbet topin, por ne qëndruam të ekuilibruar. Patëm situata që duheshin menaxhuar me më shumë cilësi. Nëse nuk vjen episodi i penalltisë, duhet të shënosh gol tjetër, sepse në fund një episod mund të të ndëshkojë”.
    Për David tha: “Ai dhe Openda janë të ndryshëm, por plotësohen dhe mund të luajnë bashkë”. Për rikthimin në Napoli: “Do të jetë emocion i madh. Atje kam miq dhe shumë njerëz që më presin. E rëndësishme është ndjenja ime ndaj tyre”.
    Spalletti beson te skuadra: “Kemi lojtarë shumë të mirë dhe shoh çdo ditë përmirësim. Ende na mungon diçka, por jemi në rrugën e duhur”. Ai kujtoi edhe Riccardo Neri dhe Alessio Ferramosca: “Fitoren ia dedikojmë atyre dhe familjeve të tyre”.

  • Milani kërkon kreun e Serie A, sonte kuqezinjtë përballë Lazios, fitojnë Udinese dhe Genoa

    Milani kërkon kreun e Serie A, sonte kuqezinjtë përballë Lazios, fitojnë Udinese dhe Genoa

    Pas fitores së Komos kundër Sasuolos në hapje të javës së 13-të të Serie A, këtë të shtunë edhe Udinese dhe Xhenova regjistruan fitore në duelet e radhës të këtij kampionati. Udinese mundi jashtë fushe Parmën me rezultatin 2–0. Xaniola dhe Deivis, në secilën pjesë, i dhanë fitoren e çmuar friulanëve, që ngjiten në vendin e 9-të në kuotën e 18 pikëve.
    Ndërsa Xhenova mundi në duelin direkt të mbijetesës Veronën me rezultatin 2–1. Miqtë kaluan të parët në avantazh në gjysmën e pjesës së parë me Belgali. Mirëpo skuadra e trajnerit De Rosi fillimisht barazoi shifrat në fund të pjesës së parë me anë të Lorenco Kolombos, ndërsa në pjesën e dytë, golin e suksesit të Xhenovës e shënoi Torsbi. Në sajë të këtij suksesi, Xhenova lë zonën e ftohtë dhe ngjitet me 11 pikë.
    Sonte spikat në “San Siro” përballja mes Milanit të Alegrit dhe Lazios së Mauricio Sarrit. Një ndeshje që e vendos edhe drejtorin kuqezi, Igli Tare, përballë një të kaluare të rëndësishme si ish-futbollist dhe drejtues për 19 vite te kryeqytetasit. Milani është i dyti në klasifikim me 25 pikë, bashkë me Napolin, dhe pas suksesit të rëndësishëm në derbi kërkon vazhdimësinë.
    Alegri nuk po arrin të ketë 100% grupin në dispozicion, pasi sot mungojnë Pulisic dhe Himenez. Në sulm, Nkunku është favorit përballë Loftus-Çik për të qenë në dyshe me Leaon. Kuqezinjtë mund të kapin kreun nëse fitojnë dhe më pas të shijojnë me qetësi përballjen direkte të së dielës Roma–Napoli./vizionplus.tv

  • Bologna e ka shumë seriozisht këtë sezon, super fitore në Friuli dhe i bashkohet Interit dhe Romës në krye (video)

    Bologna e ka shumë seriozisht këtë sezon, super fitore në Friuli dhe i bashkohet Interit dhe Romës në krye (video)

    22 Nëntor 2025

    16:57

    Telesport

    Bologna e drejtuar nga Vincenzo Italiano duket se do të jetë një rival i fortë të paktën për zonën në Champions në Serie A. Kuq e blutë fituan sot në transfertë 0-3 në Friuli ndaj Udinese.
    Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Riccardo Orsolini gaboi nga penalltia në fund të pjesës së parë, e cila nga portieri i Udinese, Maduka Okoye.
    Në pjesën e dytë, Bologna shënoi dy herë me anë të Tommaso Pobega, i cili është i huazuar nga Milan me të drejtë blerjeje për 12 milionë euro në fund të sezonit. Mesfushori shënoi fillimisht në minutën e 54-të, pas asistit të Orsolini dhe në minutën e 60-të, pas një gafe fatale të portierit vendas. Federico Bernardeschi vulosi fitoren 0-3 me golin e tij në minutat shtesë.
    Me këtë fitore, Bologna ngjitet në vendin e tretë me 24 pikë, aq sa Inter dhe Roma. Në ndeshjen tjetër, barazim spektakolar 3-3 në Cagliari-Genoa.
    SHIKOGOLAT

  • Jo vetëm Thiago Silva për mbrojtjen, Milan hedh sytë nga 23-vjeçari danez që luan me Udinese

    Jo vetëm Thiago Silva për mbrojtjen, Milan hedh sytë nga 23-vjeçari danez që luan me Udinese

    20 Nëntor 2025

    8:59

    Telesport

    Përveç rikthimit romantik të Thiago Silva, skuiadra e Milan po shqyrton edhe opsione të tjera mbrojtëse për merkaton e janarit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë po synojnë edhe danezin Thomas Kristensen.
    Qendërmbrojtësi që luan me Udinese në Serie A aktualisht është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë, por së shpejti mund të jetë përsëri i disponueshëm.
    Kontrata e lojtarit 23-vjeçar danez (2 gola në 52 ndeshje me Udinese në Serie A) skadon në vitin 2028, por friulianët mund të shqyrtojnë oferta në rreth 15-20 milionë euro. Një investim i rëndësishëm për të ardhmen.
    Kristensen e njeh mirë kampionatin italian dhe për shkak të moshës së re mund të jetë një investim i mirë. Klubi është duke monitoruar situatën, me shpresën që ta marrë lojtarin në formë huazimi në janar me të drejtë blerje në fund të sezonit.

  • Roma nuk fal, bën detyrën ndaj Udinese dhe merr kryesimin (video)

    Roma nuk fal, bën detyrën ndaj Udinese dhe merr kryesimin (video)

    9 Nëntor 2025

    19:56

    Telesport

    Roma ka fituar 2-0 ndaj Udinese në “Olimpico”, ndeshje e vlefshme për javën e 11-të në Serie A. Ishte Lorenzo Pellegrini që zhbllokoi shifrat, duke u treguar i saktë nga 11-metrat në fund të pjesës së parë, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga kundërshtari.
    Në minutën e 60-të, pas një kombinimi të bukur mes Gianluca Mancini dhe Zeki Celik, ky i fundit dërgon topin në rrjetë për herë të dytë për verdhekuqtë.
    Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Roma e drejtuar nga Gian Piero Gasperini fiton 2-0 dhe merr kryesimin e vetme momentalisht me 24 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Zaniolo “fundos” Atalantën, Ivan Juric drejt largimit (video)

    Zaniolo “fundos” Atalantën, Ivan Juric drejt largimit (video)

    1 Nëntor 2025

    17:00

    Telesport

    Pas pesë barazimeve rresht, Atalanta sërish nuk gjen qetësi dhe sot është mundur 1-0 nga Udinese. Në sfidën e luajtur në Friuli, vendosi goli i Nicolo Zaniolo në minutën e 40-të në pjesën e parë.
    Sulmuesi italian shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas asistit të marrë nga Hassane Kamara. Ky është goli i tretë në Serie A për Zaniolo-n këtë sezon, i cili është i huazuar tek Udinese. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Udinese fiton 1-0 dhe ngjitet në vendin e tetë me 15 pikë.
    Atalanta mbetet në vendin e 11-të me 13 pikë, duke vënë në pikëpyetje të madhe fatin e Ivan Juric, i cili me shumë mundësi do të shkarkohet nga bergamaskët për shkak të rezultateve të dobëta të javëve të fundit.
    SHIKOGOLINEZANIOLO

  • Zaniolo befason Juventusin në fund të pjesës së parë, “paqe” me “nerva” në “Olimpico” (video)

    Zaniolo befason Juventusin në fund të pjesës së parë, “paqe” me “nerva” në “Olimpico” (video)

    29 Tetor 2025

    19:20

    Telesport

    Kanë përfunduar 45 minutat e para në tre takimet e radhës për javën e 9-të në Serie A. Në “Allianz Stadium”, Juventus po barazon 1-1 ndaj Udinese.
    Për bardhezinjtë e drejtuar nga trajneri i përkohshëm, Massimo Brambilla, vendosi penalltia e shndërruar në gol nga Dusan Vlahovic në minutën e 5-të. Sulmuesi serb e fitoi vetë penalltinë, pas një kontakti në zonë me Saba Goglichidze. Në fund të pjesës së parë, Nicolo Zaniolo barazon shifrat për Udinese.
    Në “Olimpico”, Roma po barazon pa gola ndaj Parmës. Në minutën e 40-të, verdhekuqtë gjetën golin me Mattias Soule. Argjentinasi shënoi me një goditje të bukur nga brenda zonës, pas një topi të kthyer mbrapsht nga mbrojtësit miq. Ndërhyn VAR dhe si përfundim goli anullohet per pozicion jashtë loje. Vendasit nuk janë aspak dakord dhe protestojnë, por më kot. Pjesa e parë mbyllet 0-0.
    Në sfidën tjetër, Como e Fabregas po barazon 1-1 ndaj Veronës.
    SHIKOGOLAT

  • Tudor, Udinese shansi i fundit, Juve zgjeron listën e pasuesve

    Tudor, Udinese shansi i fundit, Juve zgjeron listën e pasuesve

    Në Torino, situata nuk është aspak pozitive, kjo pasi humbja kundër Lazio-s ishte e treta radhazi. Stafi drejtues është përpara një vendimi të fortë, të shkarkojnë apo jo Igor Tudor? Ky nuk është një vendim i lehtë pasi “barra” financiare është shumë e madhe (i duhet të paguajnë 3 trajnerë, Motta dhe Tudor, plus trajnerin e ri që do zgjedhin), por në aspektin sportiv nuk mund të presin pafund që Tudor të ndryshojë fatin e këtij sezoni.
    Sipas mediave italiane, Udinese është shansi i tij i fundit për të shpëtuar stolin, por jo të gjithë janë pro një shkarkimi të shpejtë, mund t’i lihet kohë deri në derbin me Torinon, përpara pauzës së radhës që sjellin ekipet përfaqësuese.

    Tudor ka një kontratë me Juven deri më 30 qershor 2027, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, por është e qartë se rinovimi i kontratës me teknikun kroat nuk ishte një zgjedhje optimale.
    Edhe këtë sezon, Juve ka shfaqur një ekip shumë konfuz, ndryshimi i shpeshtë i sistemit të lojë ka sjell kaos, çka i detyron drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” të shohin në treg për një tjetër opsion. Emri i parë në listën e dëshirave është Luciano Spalletti, ky nuk është një sekret, por ideja që ish trajneri i Italisë të pasojë Tudor në Torino po përforcohet gjithnjë e më shumë. Një tjetër ish trajner i Italisë që po lakohet këtë periudhë është edhe Robero Mancini.
    Ndërkohë jashtë Italisë, këtë periudhë po lakohen emra si Edin Terzic, Xavi dhe Southgate.
    ()

  • Milan bind ndaj Udinese-s, fitore e pastër e kuqezinjve. Rabiot jep asistin e parë, shkëlqen Pulisic (video)

    Milan bind ndaj Udinese-s, fitore e pastër e kuqezinjve. Rabiot jep asistin e parë, shkëlqen Pulisic (video)

    Milan ka mposhtur 0-3 Udinesen në transfertë, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme për javën e katërt të Serie A. Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 40-të. Pas një topi të kthyer nga portieri vendas, Christian Pulisic ndodhej në kohën dhe vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë.
    Ishte Pulisic fillimisht që pasoi për Estupinian, ky i fundit krosoi në zonë, topi u devijua nga lojtar i Udinese dhe u përplas te portieri Sava, aty gjendej Pulisic, i cili e dërgoi në rrjetë.
    Pjesa e parë mbyllet 0-1 për kuqezinjtë. Pa kaluar një minutë nga fillimi i pjesës së dytë, Milan gjen direkt golin e dytë. Pulisic bën presion brenda zonës mbi Karlstrom, ky i fundit humb topin dhe Youssouf Fofana që gjendej aty, e dërgon atë në rrjetë.
    Në minutën e 52-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimi fantastik Rabiot-Pulisic, Milan shënon golin e tretë. Francezi jep asistin e tij të parë si kuqezi, Pulisic shënon golin e dytë personal në këtë takim. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund, Milan fiton 0-3 dhe momentalisht renditet në vendin e tretë me 9 pikë, ndërsa Udinese në vendin e gjashtë me 7 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Vendos goli i Pulisic, Milan e mbyll në avantazh pjesën e parë në Udine (video)

    Vendos goli i Pulisic, Milan e mbyll në avantazh pjesën e parë në Udine (video)

    20 Shtator 2025

    21:38

    Telesport

    Milan është duke fituar 0-1 në transfertë ndaj Udinese, ndeshje e vlefshme për javën e katërt në Serie A. Pas një topi të kthyer nga pritja e portierit vendas, Christian Pulisic ndodhej në kohën dhe vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë.
    Ishte Pulisic fillimisht që pasoi për Estupinian, ky i fundit krosoi në zonë, topi u devijua nga lojtar i Udinese dhe u përplas te portieri Sava, aty gjendej Pulisic, i cili e dërgoi në rrjetë.
    Pjesa e parë mbyllet 0-1 për kuqezinjtë. Kujtojmë se Udinese vjen nga dy fitore rresht në transfertë 1-2 ndaj Interit dhe 0-1 ndaj Pisës, po ashtu edhe Milan vjen pas dy fitoreve rresht, ndaj Lecce-s dhe Bologna-s.
    Në pjesën e dytë, vendasit do të kërkojnë të barazojnë shifrat, ndërsa kuqezinjtë e Max Allegri-t të shënojnë golin e dytë dhe të vulosin fitoren sa më shpejt.
    SHIKOGOLINEPULISIC