Tag: udine

  • Bota e futbollit në zi, ndërron jetë trajneri i njohur (emri)

    Bota e futbollit në zi, ndërron jetë trajneri i njohur (emri)

    Ai ishte përgjegjës për katër ngjitje në Serie A me Pescara-n, Udine-n dhe Perugia-n, ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare.

    Trajneri i famshëm Giovanni Galeone ka vdekur në moshën 84 vjeç. Ai ishte i shtruar në spital në Udine. Edhe më parë kishte qenë i sëmurë për njëfarë kohe. Si trajner, ai arriti katër ngritje në kategori: dy te Pescara (1986-87 dhe 1991-92), një te Udine dhe një te Perugia.
    Ai gjithashtu drejtoi Napolin, Comon dhe Spal. Skema e tij 4-3-3 ishte një model për shumë njerëz. Ai doli në pension në vitin 2013. Në Pescara, ai është një legjendë, mendoni që edhe staciuni I trenit u përurua dhe emërua në praninë e tij. Ndërkohë që njihet gjithashtu edhe për mardhëniet konfliktuale që ka patur me presidentët ku punonte. Mes tyre ajo me Scibilian dhe shumë të tensionuara me Gauccin. Vlen të përmendet si konsiderohej gjithashtu edhe si mentori i Massimiliano Allegrit.

  • VIDEO/ Disfata e parë në Serie A, Atalanta bie keq në Udine

    VIDEO/ Disfata e parë në Serie A, Atalanta bie keq në Udine

    Atalanta pëson disfatë 1-0 ndaj Udineses në Udine, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Vendimtar në këtë sfidë rezultoi goli i mesfushorit italian, Zaniolo, i realizuar në fundin e pjesës së parë.
    Pavarësisht përpjekjeve, bergamaskët nuk dolën dot me pikë nga ky takim, duke marrë kështu humbjen e parë në këtë sezon në Serie A.

    Udinese është në vendin e tetë me 15 pikë. Atalanta është në vendin e 11-të me 3 pikë.
     

  • Itali-Izrael, protesta të shumta në Udine. Mbi 10 mijë njerëz dhe 350 shoqata duan që ndeshja të mos luhet

    Itali-Izrael, protesta të shumta në Udine. Mbi 10 mijë njerëz dhe 350 shoqata duan që ndeshja të mos luhet

    13 Tetor 2025

    19:25

    Telesport

    Italia do të presë Izraelin sonte në mbrëmje, në një ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Ndeshja do të luhet në “Stadio Friuli” në Udine dhe pritet të shoqërohet me protesta të shumta.
    “La Repubblica” raporton se pritet të jenë të paktën 10 mijë njerëz dhe mbi 350 shoqata që do marrin pjesë në marshimet në formë proteste para se të nisë ndeshja. Thirrja e tyre është për bojkotin e kësaj ndeshjeje për shkak të situatës në Gaza, por kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh nga Federata Italiane.
    Kjo e fundit ka marrë masa të forta në mënyrë që mos të cënohet siguria në stadium dhe mbarëvajtja e ndeshjes. Nga oficerët e shumë të policisë, të ushtrisë deri te dronët inteligjentë dhe helikopterët që do të mbikqyrin pikat e kontrollit dhe zonat e kufizuara përreth stadiumit.

  • Tension maksimal para Itali-Izrael, “shtetrrethim” policor në Udine për shkak të protestave pro-palestineze

    Tension maksimal para Itali-Izrael, “shtetrrethim” policor në Udine për shkak të protestave pro-palestineze

    Protestat pro Palestinë tashmë po kërcënojnë të pushtojnë Udinen, 8 ditë para ndeshjes Itali–Izrael në Friuli, duke riprodhuar tensionet e vitit të kaluar. Autoritetet lokale dhe kombëtare janë në alarm maksimal. Kryetari i bashkisë, Alberto Felice De Toni, kishte kërkuar shtyrjen e ndeshjes, por FIFA nuk e konsideroi këtë mundësi. Aktualisht, ndeshja do të zhvillohet sipas datës së caktuar.
    Policia synon ta menaxhojë situatën duke garantuar një normalitet të dukshëm. Udine, e zgjedhur strategjikisht për të lehtësuar kontrollin e protestuesve, do të presë kombëtaren izraelite me shoqërim të veçantë nga Mossad, që nga mbërritja në aeroport deri në një objekt të fshehtë me mbikëqyrje 24-orëshe.
    Forcat e rendit kanë përgatitur një plan sigurie të dyfishtë, që nuk është hasur më parë në Friuli. Një pjesë e agjentëve do të kontrollojë sheshet dhe protestuesit, ndërsa tjetra do të kujdeset për sigurinë brenda dhe rreth stadiumit, duke mbrojtur edhe kombëtaren italiane.
    Aspekti futbollistik është pothuajse i parëndësishëm; janë shitur vetëm rreth 4.000 bileta nga një kapacitet 5 herë më i madh, pavarësisht çmimeve të përballueshme. Protestat do të ndikojnë edhe brenda stadiumit gjysmë bosh, duke e bërë atmosferën larg unitetit dhe festës që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, shpresonte të promovonte.

  • Spektakël kuqezi, Milan shkëlqen dhe fiton pastër në Udine

    Spektakël kuqezi, Milan shkëlqen dhe fiton pastër në Udine

    Milan shkëlqen në Udine duke fituar 0-3 ndaj Udineses. Pulisic nderoi kuqezinjtë në pjesën e parë, me një gol 5 minuta nga fundi.
    Edhe pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi Fofana ndëshkoi vendasit. Goli i dytë Pulisic “vulosi” një herë e mirë fatin e takimit.

    Ndeshja e radhës për ekipin e Allegrit është ndaj Lecces, takim ky i vlefshëm për Kupën e Italisë. Udinese sfidon Palermon po në Kupën e Italisë.
    © BalkanWeb

  • Sot në Udine Superkupa e Europës PSG- Totenhem

    Sot në Udine Superkupa e Europës PSG- Totenhem

    Në Udine të Italisë këtë mbrëmje të 13 gushtit 2025 radha e Superkupës së Europës. Në fushë me fillim orën 21:00 fituesi i Champions League PSG dhe ai i Europa League Totenhem. Një finale e cila luhet në “Bluenergy Stadium”, kapaciteti i të cilit shkon afrë të 30 mijë ulëse.

    Italia pret përsëri një finale evropiane sonte në mbrëmje në stadiumin Bluenergy në Udine, ku Paris Saint-Germain dhe Totenhem Hotspur do të garojnë në edicionin e pesëdhjetë të Superkupës Evropiane.

    Ky është trofeu kontinental që hap zyrtarisht sezonin e futbollit duke vënë përballë njëri-tjetrit fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës. Real Madridi i Ançelotit fitoi vitin e kaluar, duke mposhtur Atalantën 2-0 me golat e Valverde dhe Mbape.

    Prej disa ditësh Udine është nën izolim: masat maksimale të sigurisë janë vendosur për ndeshjen, e cila klasifikohet si me rrezik jashtëzakonisht të lartë për shkak të numrit të madh të tifozëve nga Franca dhe Anglia. Gjyqtari portugez Zhoao Pinjeiro do të drejtojë ndeshjen ecila nis në orën 21:00.

    Vazhdo leximin