Një aksident i rëndë automobilistik në orët e para të mëngjesit të së dielës në unazën jugore të Bergamos, i ka marrë jetën dy të rinjve shqiptarë. Aksidenti fatal u regjistrua në rrugën “Val Brembana”, pranë zonës së Stezzano-s. Nga përplasja e fortë mes një automjeti tip Mercedes dhe një furgoni Citroen Berlingo, humbën jetën tre persona, mes tyre dhe dy të rinjtë shqiptarë.
Viktimat janë identifikuar si Klinton Sala (23 vjeç) me banim në Melzo të Milanos, i cili drejtonte Mercedes-in që dyshohet se shkaktoi aksidentin, dhe Denis Cana (21 vjeç) nga Lodi. Të dy ishin miq dhe udhëtonin së bashku në të njëjtin automjet.
Viktima e tretë është Oscar Angioletti (62 vjeç) me origjinë nga Bergamo, i cili ndodhej në furgonin “Citroen Berlingo” bashkë me vëllain e tij 64-vjeçar. Ky i fundit mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua menjëherë në spital.
Sipas të dhënave paraprake të hetimeve të karabinierëve, Mercedes-i ka tentuar të parakalojë një mjet tjetër, duke kaluar në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur kokë më kokë me furgonin.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia rrugore, ndërsa segmenti i rrugës ku ndodhi përplasja u mbyll për disa orë për shkak të hetimeve dhe pastrimit të mbetjeve të aksidentit. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat e plota të ngjarjes tragjike.
Tag: udhëtonin
-

Aksident tragjik në Itali, dy të rinj shqiptarë humbin jetën teksa udhëtonin me makinë (EMRAT)
-

Sherri në aeroportin e Rinasit, policia: 18 familjarë që udhëtonin me çarter, donin të kalonin të gjithë bashkë në ‘check in’
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me videon e sherrit masiv të ndodhur në aeroportin e Rinasit. Sipas zyrtarëve të policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 6 shtatorit.
Gjatë imbarkimit të pasagjerëve që udhëtonin me çarter në Antalia, disa prej tyre kanë debatuar me punonjësit e check in për çështje radhe, pasi kërkonin të kalonin bashkërisht dhe pa radhë, për shkak të fëmijëve të vegjël që kishin.
Nga stafi i aeroportit është kërkuar ndihma e policisë dhe pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Rinas, konflikti është mbyllur.
“Kryefamiljari, shtetasi A. M., dhe djemtë e tij, që po udhëtonin familjarisht (rreth 18 shtetas, familjarë bashkë me fëmijë të mitur) për pushime në Antalia, Turqi, u kanë kërkuar falje punonjësve, të cilët nuk kanë dashur të ushtrojnë të drejtën e ankimit dhe të vijonin më tej procedurat për këtë rast.
Duke parë reflektimin pozitiv të familjarëve dhe duke marrë parasysh faktin që kishin edhe fëmijë të mitur me vete, si dhe faktin që punonjësit nuk donin të bënin kallëzim, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë këshilluar për moskryerje të veprimeve të tilla dhe i kanë lejuar të vijonin udhëtimin. Sqarojmë faktin se pretendimet se personat e përfshirë në konflikt janë familjarë të shtetasit Xh. Q., nuk janë të vërteta”, sqaron policia.Top Channel
-

Sherri në Rinas, policia: 18 familjarë që udhëtonin me çarter, donin të kalonin të gjithë bashkë në ‘check in’
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me videon e sherrit masiv të ndodhur në aeroportin e Rinasit. Sipas zyrtarëve të policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 6 shtatorit.
Gjatë imbarkimit të pasagjerëve që udhëtonin me çarter në Antalia, disa prej tyre kanë debatuar me punonjësit e check in për çështje radhe, pasi kërkonin të kalonin bashkërisht dhe pa radhë, për shkak të fëmijëve të vegjël që kishin.
Nga stafi i aeroportit është kërkuar ndihma e policisë dhe pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Rinas, konflikti është mbyllur.
“Kryefamiljari, shtetasi A. M., dhe djemtë e tij, që po udhëtonin familjarisht (rreth 18 shtetas, familjarë bashkë me fëmijë të mitur) për pushime në Antalia, Turqi, u kanë kërkuar falje punonjësve, të cilët nuk kanë dashur të ushtrojnë të drejtën e ankimit dhe të vijonin më tej procedurat për këtë rast.
Duke parë reflektimin pozitiv të familjarëve dhe duke marrë parasysh faktin që kishin edhe fëmijë të mitur me vete, si dhe faktin që punonjësit nuk donin të bënin kallëzim, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë këshilluar për moskryerje të veprimeve të tilla dhe i kanë lejuar të vijonin udhëtimin. Sqarojmë faktin se pretendimet se personat e përfshirë në konflikt janë familjarë të shtetasit Xh. Q., nuk janë të vërteta”, sqaron policia. -

Sherri masiv në Rinas, Policia: Oficerët nuk donin të bënin kallëzim, çështja u mbyll
Kronikë E Mërkurë, 24 Shtator 2025 16:01
Policia e Shtetit ka reaguar për videon virale të sherrit masiv në Rinas, duke thënë se konflikti ka ndodhur më 6 shtator rreth orës 02:30 të mëngjesit. Sipas Policisë, familja me rreth 18 anëtarë do të udhëtonin për pushime drejt Antalias në Turqi me çarter. Sherri ndodhi për radhën në check-in, sipas policisë, për shkak se familjarët kishin edhe fëmijë të vegjël. Pas ngjarjes, kryefamiljari dhe anëtarët e tjerë u kërkuan falje punonjësve të policisë për ngjarjen. Edhe këta të fundit, nuk kanë dashur të bënin kallëzim dhe për këtë arsye çështja u mbyll. Ata i udhëzuan familjarët që të mos kryenin veprime të tilla dhe i lejuan të udhëtonin, për faktin se ishin edhe me fëmijë të vegjël.
Njoftimi i Policisë së ShtetitNë lidhje me një video të publikuar për një konflikt të ndodhur në ambientet e aeroportit të Rinasit, gjatë imbarkimit, sqarojmë se:
Më datën 06.09.2025, rreth orës 02.30, gjatë imbarkimit të pasagjerëve që udhëtonin me çarter në Antalia, disa prej tyre kanë debatuar me punonjësit e check in për çështje radhe, pasi kërkonin të kalonin bashkërisht dhe pa radhë, për shkak të fëmijëve të vegjël që kishin.
Nga stafi i aeroportit është kërkuar ndihma e policisë dhe pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Rinas, konflikti është mbyllur.
Kryefamiljari, shtetasi A. M., dhe djemtë e tij, që po udhëtonin familjarisht (rreth 18 shtetas, familjarë bashkë me fëmijë të mitur) për pushime në Antalia, Turqi, u kanë kërkuar falje punonjësve, të cilët nuk kanë dashur të ushtrojnë të drejtën e ankimit dhe të vijonin më tej procedurat për këtë rast.
Duke parë reflektimin pozitiv të familjarëve dhe duke marrë parasysh faktin që kishin edhe fëmijë të mitur me vete, si dhe faktin që punonjësit nuk donin të bënin kallëzim, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë këshilluar për moskryerje të veprimeve të tilla dhe i kanë lejuar të vijonin udhëtimin.
Sqarojmë faktin se pretendimet se personat e përfshirë në konflikt janë familjarë të shtetasit Xh. Q., nuk janë të vërteta. -

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Kamioni godet automjetin, udhëtonin një çift bashkëshortësh…
Një aksident tjetër është shënuar mëngjesin e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në afërsi të fshatit Gramsh. Një kamion në manovër parakalimi ka goditur një mjet tip Opel Astra, në të cilin udhëtonin dy bashkëshortë.
Si rezultat i përplasjes është dëmtuar automjeti tip Opel dhe nuk ka probleme për shëndetin e çiftit. Nga bllokimi i autostradës ka pasur trafik të rënduar mbi 7 km deri në afërsi të rrethrrotullimit të Çermës.
Uniformat blu të qarkullimit rrugor kanë dokumentuar ngjarjen dhe kanë ndërhyrë për zhbllokimin e autostradës nga radhët kilometrike. -

Qëlloi me armë zjarri drejt makinës ku udhëtonin 3 shtetas, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Danger”, duke vënë në pranga një 30-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më 30 maj 2025, në Fllakë, ku ai qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin tre persona, për motive të dobëta.
Sipas njoftimit të Policisë, 30-vjeçari, me iniciale K. K., u lokalizua dhe u arrestua në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë. Gjatë arrestimit, ai i paraqiti Policisë dy dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara, me të dhënat e një personi tjetër.
Në pranga ra edhe një 31-vjeçar, F. K., i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin e dyshuar të fshihej. Gjatë kontrollit fizik, këtij të fundit iu gjet një sasi municioni luftarak. Policia ka sekuestruar gjithashtu dokumentet e falsifikuara dhe një automjet.
Çështja është transferuar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme hetimore. -

“Na nxirrni jashtë, na shpëtoni”, dëshmitari rrëfen momentet e fundit të tre shqiptarëve, u dogjën të gjallë në makinë pas shpërthimit
Tre shqiptarët që humbën jetën në një aksident tragjik në autostradën Egnatia në Greqi u dogjën të gjallë brenda mjetit me të cilin udhëtonin.
Vetëm një grua arriti që të mbijetonte pas shpërthimit në flakë të makinës.
“Mund t’i dëgjonim të tre personat duke na lutur t’i nxirrnim jashtë. ‘Na nxirrni jashtë, na nxirrni jashtë’. Ata bërtisnin ‘ndihmë, na nxirrni jashtë, na shpëtoni’. Po digjeshin të gjallë. I pamë me sytë tanë dhe të tre ishin karbonizuar. Nuk mundëm t’i nxirrnim jashtë, ishin bllokuar”, tha dëshmtari për ANT1.
“Brenda një sekonde të shkurtër, makina mori flakë. Filloi të shpërthente. Zjarri vinte nga kamioni. Ishte i shpejtë.”
Viktimat e aksidentit tragjik me makinë janë Viktor Bushi 59-vjeçar, gruaja e tij 57-vjeçare, Marianka, dhe miku i tyre Klarenc Kacaj, 61-vjeç i cili ishte ulur në sediljen e pasagjerit.
Marianka ishte ulur në sediljen e pasme të makinës pranë gruas 49-vjeçare të Klarenc Kacaj.
Mardalena Kaçaj është e vetmja e mbijetuar pasi arriti të dilte nga makina që po digjej.
Të katërt po ktheheshin nga një dasmë në Xanthi, ndërsa në makinën e dytë që goditi kamioni udhëtonin vajza e Viktorit dhe Mariankës, dhëndri i tyre si edhe nipi e mbesa e viktimave, të moshës 4 dhe 6 vjeç.
Kur kamioni goditi makinën që drejtohej nga 59-vjeçari, ata më pas u përplasën me makinën në të cilën udhëtonin vajza e tij shtatzënë, bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët e tyre.Top Channel
-

Aksident/ Furgoni i Libohovës përplaset në Levan me “Audin”
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Audin”, me të cilin udhëtonin 3 turistë turistë francezë që po udhëtonin drejt Ksamilit, dhe një mikrobus i linjës Libohovë.
Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa ende nuk raportohet për numrin dhe gjendjen e të lënduarve. Në vendngjarje po shkojnë shërbimet e policisë dhe ekipet mjekësore për të ofruar ndihmën e nevojshme.
Shkaqet e aksidentit pritet të përcaktohen nga hetimet. -

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, 17 dhe 18 vjeç
E diela ka nisur me një tragjedi në Sardenjë, ku dy të rinj, 17 dhe 18 vjeç, humbën jetën në aksident të rëndë përgjatë Rrugës Shtetërore 125 në komunën e Arzachena-s. Dy të rinjtë, të dy me origjinë marokene, po udhëtonin në një Ford Fiesta. Një djalë tjetër 16-vjeçar, pasagjerë i tretë në Ford Fiesta, u transportua me helikopter në Spitalin Santissima Annunziata në Sassari në gjendje kritike.
Gjithçka ndodhi rreth orës 8:15 të mëngjesit, kur Ford Fiesta dhe SUV-i u përplasën kokë më kokë. Përplasja ishte aq e fortë saqë automjetet u shndërruan në një grumbull rrënojash.
Me automjetin tjetër udhëtonin dy gra, të cilat po ashtu u dërguan në spital në gjendje kritike.
Shkaku i aksidentit tragjik është ende nën hetim. Oficerët e policisë rrugore mbërritën në vendngjarje për të kryer hetime, së bashku me zjarrfikësit dhe personelin mjekësor të urgjencës. Operacionet e shpëtimit zgjatën shumë dhe kërkuan ndihmë nga ambulanca ajrore për adoleshentin, gjendja e të cilit ishte më serioze. -

Aksident në Vlorë/ Taksia ku udhëtonin turistët përfundon në parcela, zbardhen detajet e para
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Vlorë-Levan.
Mësohet se një taksi me të cilën udhëtonte drejtuesi i mjetit dhe dy turistë ka përfunduar jashtë rrugës, në një parcelë. Raportohet se të tre personat kanë mbetur të lënduar, ndërsa kanë qenë kalimtarë të rastit që u kanë dhënë ndihmën e parë.
Policia gjithashtu ka mbërritur në vendin e ngjarja dhe po heton për shkaqet e plotë të aksidentit.