Tag: udhëtojë

  • Finalizimi i marrëveshjes së paqes me Trump, Kievi e konfirmon: Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA ditët në vijim

    Finalizimi i marrëveshjes së paqes me Trump, Kievi e konfirmon: Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA ditët në vijim

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara brenda javës, në “datën më të afërt të mundshme” gjatë muajit nëntor, ka deklaruar shefi i sigurisë kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov.

    Sipas tij, vizita synon përmbylljen e fazave të fundit të një marrëveshjeje paqeje me presidentin amerikan Donald Trump. Umerov konfirmoi se delegacionet amerikane dhe ukrainase kanë arritur “një mirëkuptim të përbashkët” mbi pikat kyçe të dokumentit, gjatë takimeve të zhvilluara në Gjenevë.
    “Ne mezi presim të finalizojmë vizitën e presidentit Zelensky në SHBA sa më shpejt të jetë e mundur këtë muaj,” tha Umerov, duke nënvizuar se procesi po hyn në fazën e tij vendimtare.

    Top Channel

  • Arbër Hoxha luan sot në Serbi, lojtari që ka shpërthyer te Shqipëria kërkon një gol para Leskovacit

    Arbër Hoxha luan sot në Serbi, lojtari që ka shpërthyer te Shqipëria kërkon një gol para Leskovacit

    Përpara se të udhëtojë me Shqipërinë drejt Serbisë, Arbër Hoxha e ka bërë një tjetër udhëtim drejt këtij vendi. Sot Dinamo e Zagrebit do të luajë kundër Maccabi Tel Aviv në Serbi, në Backa Topola. Maccabi Tel Aviv i luan ndeshjet “e shtëpisë” në Serbi dhe sipas shortit, në një stadium të boshatisur, Dinamo e Zagrebit do të mas forcat ndaj ekipit nga Izraeli.
    Arbër Hoxha ndodhet në një super formë dhe pritet që të jetë titullar në këtë takim, për të gjetur golin e parë në tokën serbe përpara se të udhëtojë sërish me Shqipërinë drejt Leskovacit. Aktualisht lojtari i Kombëtares ndodhet në Beograd dhe më pas ekipi i Dinamo Zagrebit do të udhëtojë drejt stadiumit ku do të luajë me Maccabi Tel Aviv. /Sport Ekspres/

  • I dërguari i SHBA Steve Witkoff do të udhëtojë për në Izrael të enjten

    I dërguari i SHBA Steve Witkoff do të udhëtojë për në Izrael të enjten

    I dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të udhëtojë për në Izrael të enjten për të “diskutuar hapat e mëtejshëm” në luftën në Gaza, tha një zyrtar amerikan të enjten.

    “I dërguari Steve Witkoff do të udhëtojë për në Izrael të enjten, ku do të takohet me zyrtarët për të diskutuar hapat e mëtejshëm në adresimin e situatës në Gaza”, tha zyrtari amerikan.
    Witkoff ka udhëhequr negociata indirekte midis lëvizjes islamike Hamas dhe Izraelit për një armëpushim në Gaza dhe pranoi dështimin e këtyre bisedimeve më 24 korrik.

    Gjatë një udhëtimi në Skoci, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha të hënën se një armëpushim në Gaza ishte “i mundur”.
    Ai tha gjithashtu se pret që të ngrihen qendra shpërndarjeje ushqimi për të ushqyer më shumë njerëz në Gaza, ku ka filluar të përhapet zia e bukës./vizionplus.tv

  • Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit

    Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ekziston një mundësi që ai të udhëtojë drejt Turqisë për bisedime të mundshme midis presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
    “Nuk e di ku do të jem të enjten, kam kaq shumë takime”, u tha Trump gazetarëve përpara nisjes për një vizitë në tre vende të Lindjes së Mesme.
    “Por po mendoja realisht të fluturoja atje. Ka mundësi, mendoj, nëse shoh se mund të ndodhë diçka”, tha Trump.
    Zelensky e mirëpriti përfshirjen e mundshme të Trumpit, duke bërë thirrje për një armëpushim gjithëpërfshirës dhe duke shprehur mbështetje për negociata ballë për ballë me Putinin në Stamboll, të enjten, më 15 maj.
    Ndërkohë që ishte Putini ai që propozoi kohën dhe vendin për bisedimet direkte mes palëve, nuk ishte e qartë nëse ai kishte ndërmend të merrte vetë pjesë.
    Por Zelensky iu përgjigj të dielën këtij propozimi dhe e sfidoi Putinin të paraqitej.
    Në komentet për luftën të hënën, më 12 maj, Kremlini nuk tha nëse Putini do të takohej me Zelenskyn.
    Një zëdhënës vazhdoi të refuzojë thirrjet e Kievit dhe aleatëve të tij për një armëpushim 30-ditor.
    “Sigurisht, ne në Ukrainë do të dëshironim që presidenti Trump të ishte i pranishëm në këtë takim në Turqi”, shkroi Zelensky në Telegram.
    Ai konfirmoi se do të udhëtonte personalisht në Stamboll për një takim, për të cilin shpresonte se do të pritej nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.
    “Mund të ndryshojmë shumë”, tha ai.
    Ukraina po reziston një pushtim rus prej më shumë se tre vjetësh me mbështetjen e Perëndimit.
    Uashingtoni ka intensifikuar së fundmi përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim të qëndrueshëm midis dy palëve./REL

  • LaCivita flet për herë të parë, a mund të udhëtojë Berisha në SHBA

    LaCivita flet për herë të parë, a mund të udhëtojë Berisha në SHBA

    Berisha mund të udhëtojë në SHBA, kishit informacion?
    LaCivita: Jo, nuk e dija. Për sa i përket letrës, jo nuk e dija. Kur u publikua pata një ndjesi të këndshme.
    I keni bërë ftesë Berishës për të udhëtuar në SHBA?
    LaCivita: Jo, sepse fokusi im ka qenë të fushata në Shqipëri.
    Ka shitblerje vote në Shqipëri?
    LaCivita: Pikë së pari nuk flas në emër të DASH. Mendoj se është e rëndësishme që t’i kujtojmë njerëzit se demokracia është e shenjtë dhe e drejta e votës është e shenjtë. Njerëzit në një demokraci e kanë mundësi të ndryshojnë qeverinë ose ta pranojnë. Është e qartë që në mendjen time s’ka dyshim se ka pasur probleme me procesin e votimit ne Shqipëri, ka pasur vota që janë blerë, njerëzit që kanë qëndruar në Shqipëri janë nxitur, kjo ndodh kudo, edhe në SHBA.
    A ka PD një portë të hapur?
    LaCivita: Nuk komunikoj me DASH, por ata shohin lajmet dhe me siguri tregojnë vëmendjen ndaj asaj që po ndodh. Jam marrë me politikën zgjedhore të SHBA për 35 vjet. Dhe sigurisht për presidentin Trump. Partia Republikane është e afërt me PD, unë përshtatem natyrshëm. Unë nuk punoj për komunistët, socialistët, si Edi Rama.

  • Berisha tha se mund të udhëtojë drejt SHBA, në faqen zyrtare të DASH vijon të jetë vendimi ‘non grata’ i vitit 2021

    Berisha tha se mund të udhëtojë drejt SHBA, në faqen zyrtare të DASH vijon të jetë vendimi ‘non grata’ i vitit 2021

    Në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit vijon të jetë vendimi i vitit 2021, ndërkohë që kryedemokrati Sali Berisha thotë se mund të udhëtojë drejt SHBA dhe u dënua vendimi i firmosur nga ish sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

    Ndërsa u shpreh se për momentin nuk do të udhëtojë drejt SHBA pasi këto ditë ishte kulmi i fushatës elektorale para zgjedhjeve të 11 majit, ai theksoi se “non grata është konsideruar vendim politik, është dënuar, ky është dënim i atij vendimi. Se është tjetër kur shqyrtohet dhe kjo apo ai qëndrim, por është shpallur; vendime të politizuara të administratës Biden, është paekuivok. Pra është e pashpresë”.
    Ende nuk ka një reagim zyrtar të Departamentit të Shteti në lidhje me vendimin.
    Blinken në 19 maj 2021 shpalli ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe familjen e tij non grata “për korrupsion madhor”.
    Në një njoftim për shtyp, Blinken deklaroi: “Sot unë po shpall publikisht Sali Berishën, ish-President i Shqipërisë, ish-kryeministër dhe ish-anëtar i Parlamentit për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion madhor.”
    Sipas Departamentit të Shtetit, në kapacitetet e tij si kryeministër në veçanti, Berisha “u përfshi në akte korruptive, të tilla si keqpërvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij në përfitim personal dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar te institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë.”
    Bashkë me Berishën u shpallën ‘non grata’ bashkëshortja e tij Liri Berisha, i biri, Shkëlzen Berisha dhe vajza e tij, Argita Berisha Malltezi.
    Vendimi i DASH në vitin 2021

    Top Channel

  • Berisha zbulon kur do të udhëtojë për në SHBA

    Berisha zbulon kur do të udhëtojë për në SHBA

    Sali Berisha reagoi për lajmin e publikuar ditën e djeshme nga gazetari amerikan Marc Caputo, i cili duke iu referuar Departamentit Amerikan të Shtetit tha se kreu i PD mund të udhëtojë lirisht për në SHBA.
    I pyetur më pas nga gazetarët se kur do të udhëtojë për në SHBA, Berisha tha se aktualisht ndodhet në fushatë elektorale dhe ditët kulmore të saj para zgjedhjeve të 11 majit, por nëse do të gjendej në një kohë më të përshtatshme do të kishte bërë udhëtimin përtej Atlantikut.

    ”Unë vendimin e mora vesh mbrëmë, në të njëjtën kohë që e morët vesh dhe ju. Nuk kisha ndonjë plan për udhëtim dhe natyrisht nuk mund të them se do të udhëtojë këto 2-3 ditë sepse janë ditët e kulmit të fushatës. Sigurisht në një kohë më të përshtatshme, por ky vendim nuk humbet vlerë, është një vendim jashtëzakonisht i çmuar”, tha Berisha.

  • Berisha i lirë të udhëtojë drejt SHBA? Reagon zyrtarisht PD: Përshëndesim qëndrim e DASH, e drejta vonoi por u vendos në vend

    Berisha i lirë të udhëtojë drejt SHBA? Reagon zyrtarisht PD: Përshëndesim qëndrim e DASH, e drejta vonoi por u vendos në vend

    Në një deklaratë publike, Partia Demokratike ka bërë me dije se Sali Berisha tashmë mund të udhëtojë i lirë drejt SHBA.

    Sipas zyrës së shtypit të Berishës, PD “vlerëson dhe përshëndet qëndrimin e Departamentit të Shtetit, të bërë publik nga media amerikane, si të drejtë dhe kthim të legalitetit, të marrë peng nga administrata Biden me lobimin e George Soros dhe Edi Ramës”.
    “E drejta ka vonuar, por është vënë në vend, falë administratës së Presidentit Trump, fitorja e të cilit i ka shërbyer botës së lirë, me mesazhin e fortë dhe të drejtë, që u përsërit edhe në fjalën e zv. Presidentit Vance në Mynih.Partia Demokratike, në emër të kryetarit të saj, Sali Berisha, të 26 partive të koalicionit, dhe të demokratëve, që mbajtën barrën e qëndresës, falenderon Departamentin e Shtetit për qëndrimin e drejte dhe parimor!
    Nuk është liria për të udhëtuar e Sali Berishës, që është penguar këto vite, por është liria e popullit shqiptar për të zgjedhur udhëheqësit e vet, dhe për të pasur një opozitë që nuk e emëron pushteti.
    Amerika nuk është e panjohur me këtë skenar, siç e ka dëshmuar katër vitet e fundit në gjuetinë e shtrigave kundër Presidentit Trump.
    Sekretari i Shtetit, Republikani James Baker, e pat thënë, në Sheshin “Skënderbej”, 34 vite më pare: “liria funksionon”. Ajo funksionoi edhe sot”, thuhet në deklaratë.

    Top Channel

  • Berisha mund të udhëtojë në SHBA? Rama: Një tjetër tallje

    Berisha mund të udhëtojë në SHBA? Rama: Një tjetër tallje

    Edi Rama

    TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama ka dhënë komentin e tij lidhur me postimit të gazetarit amerikan Mark Caputo, se kryedemokrati Sali Berisha mund të udhëtonjë në SHBA. Në rrjetet e tij sociale, Rama ka ripostuar edhe njëherë një video me “buf”, duke e shoqëruar me një mesazh. Në komentin e tij për lajmin, Rama e cilëson si një “trushpëlarje”.
    Edi Rama: Thashë se ia hoqën vërtetë damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari…Trushpëlarje aq shembullore u ka bërë në tërë këto vite të shkretëve, sa që edhe kur Bufi i rrjedhur përçartet rrugëve, Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri.

    Reagimi i Ramës vjen pas një postimi në “X” nga gazetari amerikan Mark Caputo. Ky i fundit pretendon se ka komunikuar me një përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe se ka marrë një përgjigje se kryedemokrati Sali Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA-ve./ZËRI

  • Vuçiç nuk heq dorë nga Putini, BE-ja reagon lidhur me vizitën e presidenti serb në Moskë

    Vuçiç nuk heq dorë nga Putini, BE-ja reagon lidhur me vizitën e presidenti serb në Moskë

    Bashkimi Evropian dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e besueshme dhe është e nevojshme që Beogradi ta sigurojë për kursin e tij strategjik, u tha në Bruksel më 24 prill, pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi se do të udhëtojë për në Moskë për shënimin e Ditës së Fitores.
    Në përgjigje të një pyetjeje të dërguar nga mediat, një përfaqësues i Komisionit Evropian shtoi se Bashkimi Evropian ka qenë plotësisht i qartë me partnerët e tij, përfshirë shtetet kandidate si Serbia.
    “Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të zhvillohen mbi parimin e ‘punës si zakonisht’ me regjimin e Vladimir Putin, veçanërisht pas agresionit të paprovokuar dhe të paarsyeshëm ndaj Ukrainës”, shtoi në përgjigjen e tij të shkruar përfaqësuesi i Zyrës për Zgjerimin dhe Partneritetin Ndërkombëtar, Guillaume Mercier.
    Vuçiq deklaroi më 23 prill se nuk ka ndryshuar qëndrim “pavarësisht presioneve” dhe se do të udhëtojë në Moskë më 9 maj, për paradën që do të organizohet për përvjetorin e 80-vjetorit të fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.
    “Me presidentin Putin kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të hapur, të sinqertë dhe miqësore, që nuk është gjithmonë e lehtë dhe e thjeshtë, sepse nuk jemi gjithmonë në një mendje, por besojmë njëri-tjetrit kur themi diçka”, tha Vuçiç.
    Ai gjithashtu shtoi se ka shumë mundësi që në Moskë të udhëtojë vetëm.
    “Ne duam që qeveria Gjuro Macut të paguajë çmimin, dua që ai të ketë mundësinë të punojë me Bashkimin Evropian ashtu siç duhet dhe askush të mos mund t’i thotë asgjë. Ka pak gjasa që ushtria e Serbisë të shkojë sepse do të përballej me sulme dhe sanksione të ndryshme”, deklaroi ai.
    Udhëtimi i parë i presidentit të Serbisë në Rusi, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës para tre vjetësh, u bë publik nga ai në fillim të marsit, pas një bisede telefonike që Vuçiq zhvilloi me Putinin.