Tag: udhëtim

  • Me 230 km në orë dhe me 120 kg drogë në makinë/ Dënohet shqiptari, gjykatësja: Doje edhe rroba me figurën e Escobar-it

    Me 230 km në orë dhe me 120 kg drogë në makinë/ Dënohet shqiptari, gjykatësja: Doje edhe rroba me figurën e Escobar-it

    Nga Michel Clementz, L’INDEPENDANT

    Rrjetet sociale nganjëherë bëhen ndihmëse të mira të drejtësisë; të paktën “postimi” i trafikantit nuk bëri gjë tjetër veçse forcoi bindjen e gjyqtarëve, të cilët e konsiderojnë se ai ka kohë që është i zhytur në trafik.

    Më 22 nëntor, Majk, një tridhjetëvjeçar shqiptar, u kap në Ur të Francës nga autoritetet; ai po transportonte rreth 120 kg kanabis drejt Italisë. Ndërsa makina e tij kishte një vend të fshehtë të përshtatur, pakot ishin thjesht të vendosura në pjesën e pasme të automjetit.

    Para gjykatës korreksionale të Perpignan-it në Francë, ai thotë se kishte vepruar i detyruar, i shtyrë që të shlyente një borxh prej 30.000 euro të marrë nga njerëz pak të besueshëm. I hiqnin 1.000 euro nga borxhi për çdo udhëtim; ai kishte bërë “disa të tillë” tashmë. Huaja? Ishte për të ndërtuar shtëpinë e tij.

    “Ju japin kështu 30.000 euro pa asnjë kontratë borxhi?”, çuditet kryetarja e gjykatës. “Besoj se në atë moment ju e dinit mirë se si do ta shlyenit faturën. Me 1.000 euro për udhëtim, s’keni për ta mbaruar shpejt!”

    “Por unë mendoja se do ia dilja…”

    “Ju duket se e pëlqeni punën: filmoni veten, me buzëqeshje, me 230 km/h me ‘valixhet marokene’ në sediljen e pasme, dhe i postoni në rrjetet sociale. Për dikë që thotë se është i terrorizuar nga trafikantët… Ah, dhe kërkoni edhe rroba me figurën e Pablo Escobar-it”.

    “Që kur po merresh me trafik?”

    “Më 12 nëntor”.

    “Por telefoni juaj tregon një udhëtim më 20 tetor dhe 5 udhëtime të tjera përveç tij. Gjenden edhe biseda që tregojnë se merrni pjesë në organizimin e karvanëve”.

    Në mbrojtje, avokati Bayekola argumenton se klienti i tij ka qenë viktimë e detyrimit, nga frika për sigurinë e tij dhe familjes së tij, nëse ai do refuzonte të vepronte si “mushkë”.

    Por gjykata nuk e pranon këtë argument; ajo ndjek kërkesat e prokurorisë: 3 vite burgim të prerë, 5 vite ndalim të hyrjes në territor, konfiskimin e makinës dhe një gjobë doganore prej 238. 000 euro.

  • Papa Leo XIV viziton Turqinë dhe Libanin

    Papa Leo XIV viziton Turqinë dhe Libanin

    Papa Leo XIV po nis udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, një pelegrinazh në Turqi dhe Liban, që është i ndjeshëm për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, por edhe të vëmendjes së madhe mediatike që do të dokumentojë daljen e parë në skenën ndërkombëtare të papës së parë amerikan në histori.

    Papa Leo po realizon një udhëtim që Papa Françesku kishte planifikuar ta bënte, për të shënuar një përvjetor të rëndësishëm me ‘Kishën Ortodokse’ në Turqi. Në Liban, ai do të përpiqet të forcojë një komunitet të krishterë, që po vuan prej kohësh, si dhe libanezë të të gjitha besimeve, të cilët ende kërkojnë drejtësi për shpërthimin në portin e Bejrutit në vitin 2020, raporton AP.

    Leo, i cili ka kaluar 12 vjet si epror i rendit të tij fetar augustinian dhe dy dekada si misionar në Peru, thotë se e do udhëtimin. Javët e fundit, ai ka treguar gjithashtu aftësi diplomatike dhe gjuhësore, duke iu përgjigjur me lehtësi pyetjeve të gazetarëve në mënyrë të drejtpërdrejtë.

    Ky udhëtim po ndiqet nga afër nga mediat amerikane, me të gjitha rrjetet kryesore amerikane: ABC, CBS, NBC dhe Fox, si dhe CNN dhe BBC, që janë pjesë e grupit shoqërues të Papa Leos, duke ndjekur fjalimet, meshët dhe lutjet e tij në një moment vendimtar të negociatave për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë dhe për të ruajtur armëpushimin në Gaza.

    “Sa herë që Papa udhëton, është një ngjarje e madhe,” tha Natalia Imperatori-Lee, profesoreshë e asociuar e Teologjisë në Universitetin Fordham në Nju Jork.

    “Por një papë amerikan në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit është një ngjarje edhe më e madhe”, tha ajo, “veçanërisht në ekosistemin e mbingopur mediatik amerikan, ku Leo ka dalë si një figurë kundërvënëse ndaj administratës Trump dhe politikave të saj të ashpra ndaj emigrantëve”.

    “Ai vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes këtu për shkak të angazhimit të tij me njërën nga çështjet më të rëndësishme me të cilat po përballemi, që është migrimi,” tha Kim Daniels, drejtoreshë e Nismës për Mendimin Social Katolik dhe Jetën Publike në Universitetin Georgetown. Për këtë arsye, “mendoj se ky udhëtim do të rikthejë vëmendjen te periferitë dhe te më të pambrojturit.”

  • Balluku udhëtim sekret në SHBA, kërkon mbrojtje ekstraligjore përballë akuzave të SPAK!

    Balluku udhëtim sekret në SHBA, kërkon mbrojtje ekstraligjore përballë akuzave të SPAK!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Një vit në krye të United, flet Amorim: Udhëtim i vështirë, një nder por kam kaluar momente të këqija e mësuar shumë

    Një vit në krye të United, flet Amorim: Udhëtim i vështirë, një nder por kam kaluar momente të këqija e mësuar shumë

    31 Tetor 2025

    10:53

    Telesport

    Rezultatet e fundit në Premier League kanë rikthyer buzëqeshjen te Manchester United, që ka fituar 3 takimet e fundit. Në prag të ndeshjes që “djatë e kuq” do të luajnë ndaj Nottingham Forest, ka folur për mediat trajneri Ruben Amorim.
    Ai po bën gati një vit në detyrë dhe në pak fjalë ka përmbledhur punën e tij në këtë periudhë. “Ishte një udhëtim, një udhëtim i madh. Ishte i vështirë. Vërtet i vështirë. Kam kaluar momente të mira, momente të këqija”, tha Amorim.
    “Mësova shumë gjatë këtij viti, kjo është vërtet e rëndësishme. Mësova se edhe në momentet e mia më të këqija mund të qëndroj me atë që besoj dhe kjo është një gjë e mirë për këdo që ta kuptojë këtë”, shtoi trajneri portugez.
    Më tej, Amorim komentoi: “Sot, përgjigjja është e ndryshme nga tre javë më parë, kështu që është e rëndësishme ta kuptojmë këtë. Është një nga nderet e mëdha të jetës sime të jem këtu, dhe dua të vazhdoj këtu për shumë vite”.

  • SYRI TV/ SPAK ngre akuzë, Balluku ‘arratiset’ në Zvicër

    SYRI TV/ SPAK ngre akuzë, Balluku ‘arratiset’ në Zvicër

    Ndërsa të hënën duhet të ishte në SPAK për tu njohur me akuzën, Belinda balluku konfirmoi denoncimin e Gazmend Bardhit, se ka udhëtuar jashtë vendit për të shmangur paraqitjen. Pak pas publikimit të lajmit se duhet të shkojë në SPAK me avokat, balluku ka publikuar një video nga një tren në Zvicër, ku sipas saj ndodhet në një vizitë zyrtare.

    Syri TV

    Ndërsa nga SPAK u raportua se ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku është dërguar fletëthirrje për tu paraqitur ditën e hënë para prokurorit, dhe kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi denoncoi se ka sajuar udhëtim jashtë vendit për të shmangur paraqitjen, duket se konfirmimi ka ardhur nga vetë zëvendëskryeministrja. Pasditen e të premtes, Belinda Baulluku ka postuar një video nga një tren, duke pohuar se ndodhet në Zvicër për një vizitë zyrtare.

    Po bëjmë një udhëtim nga Zyrihu në Bern duke provuar kështu edhe efikasitetin, efiçencën që hekurudha ka dhe duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë edhe me hekurudhën zvicerane në të ardhmen përsa i përket zhvillimit të transportit hekurudhor,duke nisur me projektin e parë, atë nga Tirana në Durrës.  

    Më herët, burime nga Prokuroria e Posaçme u informua se ndaj zv.kryeministres Belinda Ballukut është ngritur akuzë dhe pritet që ditën e hënë do të merret e pandehur, për përfshirje në afera korruptive. Por ende pa u bërë lajmi publik, ishte Gazmend Bardhi që denoncoi se kryeministri Edi Rama kishte bërë presione ndaj SPAK për të mos e thirrur Ballukun, ndërsa kjo e fundit kishte sajuar udhëtim jashtë vendit. Duket se i pazakontë është edhe ky udhëtim, kur nga çarterat privatë, eksponentët e lartë të qeverisë, zgjedhin që të udhëtojnë me tren, qe me sa duket stacioni i fundit do të jetë në SPAK.

     

  • “Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

    “Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

    Zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar se në të ardhmen do të kemi udhëtime nga Zvicra drejt Shqipërisë.

    Gjatë udhëtimit me tren nga Zyrihu në Bern, Balluku theksoi rëndësinë e përfshirjes së Shqipërisë në korridoret hekurudhore europiane dhe bashkëpunimin e ardhshëm me hekurudhën zvicerane për zhvillimin e transportit hekurudhor në vendin tonë.
    “Me skuadrën e #MIE dhe #Hekurudhës Shqiptare në një udhëtim me tren nga 📍 Zyrihu në Bernë për takimin bilateral me homologun zviceran të Transportit, Energjisë dhe Mjedisit”, shkruan Balluku.
    Deklarata e plotë e Belinda Ballukut: 
    “Mirë do ishte që udhëtimin me tren ta bënim nga Zvicra në Shqipëri dhe shumë shpejt do ta bëjmë këtë nëpërmjet korridoreve Europiane, ku Shqipëria do bëhet pjesë, ashtu siç po bëhet edhe me autostradat, por sot jemi në një udhëtim me stafin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe atë të Hekurudhës Shqiptare për të bërë një takim bilateral me Ministrin Federal për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin këtu në Zvicër.
    Po bëjmë një udhëtim nga Zyrihu në Bern duke provuar efikasitetin, efiçencën që hekurudha ka dhe duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë edhe me hekurudhën zvicerane në të ardhmen, për sa i përket zhvillimit të transportit hekurudhor dhe duke nisur me projektin e parë hekurudhor nga Tirana në Durrës”.

    Top Channel

  • “Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”, Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

    “Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”, Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

    “Me skuadrën e #MIE dhe #Hekurudhës Shqiptare në një udhëtim me tren nga 📍 Zyrihu në Bernë për takimin bilateral me homologun zviceran të Transportit, Energjisë dhe Mjedisit”, shkruan Balluku.

    Top Channel

  • Një ditë në Puy du Fou: Një udhëtim në historinë më emocionuese të Spanjës

    Një ditë në Puy du Fou: Një udhëtim në historinë më emocionuese të Spanjës

    Vetëm pak kilometra larg Toledos, mijëra vizitorë çdo ditë përjetojnë një udhëtim unik në histori në parkun tematik Puy du Fou España. Shfaqje spektakolare, ecje të pafundme dhe emocione të forta e kthejnë ditën në një sfidë të vërtetë fizike dhe shpirtërore.

    Hyrja në park është e shpejtë, pavarësisht turmave të mëdha. Familje, çifte dhe grupe miqsh mblidhen rreth hartave për të planifikuar rrugën mes shfaqjeve të shumta. Brenda 12 orëve të vizitës, është e pamundur të shohësh gjithçka, ndaj shumë vizitorë zgjedhin ta ndajnë eksperiencën në dy ditë: një për shfaqjet ditore dhe një tjetër për spektaklin madhështor të mbrëmjes, “El Sueño de Toledo” (Ëndrra e Toledos).

    Radhët e gjata, dielli dhe lodhja janë pjesë e përvojës. “Do të na duhen disa ditë për t’u rikuperuar”, thotë me humor një grup grash nga Almeria. Megjithatë, çdo shfaqje e re mbush audiencën me energji dhe emocion, duke i shtyrë të ecin më tej, mes ushqimeve të shpejta, bisedave të rastit dhe lojërave të improvizuara për të kaluar kohën në pritje.

    Kur bie nata, parku ndizet nga muzika dhe gjallëria. Në orën 22:00, vizitorët mblidhen për kulmin e ditës – “El Sueño de Toledo”, një prodhim gjigant që sjell në skenë historinë dhe kulturën spanjolle. Shumë e cilësojnë si një finale magjike që i lë pa fjalë.

    Pas 12 orësh, vizitorët largohen të lodhur, por të mbushur me kujtime të paharrueshme. Puy du Fou España është më shumë se një park argëtimi – është një provë qëndrueshmërie dhe një udhëtim i gjallë nëpër shekuj, një përvojë që askush nuk e harron lehtë.

  • Pasagjeri i avionit të linjës Tiranë-Londër shfaq simptoma të rënda në udhëtim, ndërhyrja e mjekut shqiptar i shpëton jetën

    Pasagjeri i avionit të linjës Tiranë-Londër shfaq simptoma të rënda në udhëtim, ndërhyrja e mjekut shqiptar i shpëton jetën

    Një ngjarje e pazakontë, por me përfundim të lumtur, ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Londrës.

    Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekut shqiptar Dr. Kristo Papa, u arrit të stabilizohej gjendja e një pasagjeri që pësoi shenja serioze shqetësimi shëndetësor në bord.
    Pasagjeri filloi të shfaqte simptoma të rënda, mes tyre lipotimi, marrje mendsh, të vjella, diarre, dhimbje abdominale, dobësi të përgjithshme dhe dhimbje koke. Situata krijoi tension dhe shqetësim mes udhëtarëve, por reagimi i menjëhershëm i Dr. Kristo Papës shmangu përkeqësimin.
    Mjeku organizoi dhënien e ndihmës së parë në bashkëpunim me stjuardesat e avionit dhe pasagjerë të tjerë. Për më shumë se tre orë udhëtim ajror, ai monitoroi dhe u kujdes për pacientin, duke siguruar stabilizimin e tij deri në uljen e avionit në aeroportin Luton të Londrës, ku pacienti iu dorëzua ekipit mjekësor spitalor për trajtim të mëtejshëm.

    Top Channel

  • Mashtrimi epik në Kroaci, taksisti i faturon turistes 1500 euro për 1.5 kilometra rrugë

    Mashtrimi epik në Kroaci, taksisti i faturon turistes 1500 euro për 1.5 kilometra rrugë

    Një skandal i madh shpërtheu në Kroaci kur një taksist u përpoq të përfitonte në mënyrë të padrejtë nga një turist nga Zelanda e Re, duke i ngarkuar asaj një shumë të jashtëzakonshme prej 1500 eurosh për një udhëtim të shkurtër drejt një blloku që ndodhej vetëm disa minuta larg.

    Carol Cowan, në muajin maj në Zagreb, për një udhëtim prej vetëm një kilometër e gjysmë, nga Stacioni Kryesor i Trenit deri te rruga Frankopanska, mbeti pa 1506 euro, raporton index.hr.

    Gjithçka filloi kur arriti në stacionin hekurudhor të Zagrebit, ajo nuk gjeti një taksi me shenja zyrtare dhe pranoi të hipte në një taksi të parregullt, në besim se do të paguante një çmim normal për një udhëtim të tillë.

    Gjatë rrugës, ajo vuri re që taksimetri po rritej shumë shpejt dhe shifrat po bëheshin “astronomike”, por nuk e kuptoi menjëherë që shuma ishte në euro dhe jo në kuna, monedhën vendase kroate.

    Vetëm pasi përfundoi udhëtimin dhe kontrolloi llogarinë e kartës së saj të kreditit, Carol u habit të shihte një ngarkesë prej 1506 eurosh.

    Kjo shumë ishte pothuajse gjysma e të gjithë buxhetit që ajo kishte planifikuar për gjithë udhëtimin në Evropë.

    E ndier e tradhtuar dhe e shqetësuar për sigurinë e saj, Carol vendosi të anulonte të gjitha rezervimet e mëtejshme dhe të kthente udhëtimin e saj në mënyrë të parakohshme.

    Ngjarja nxjerr në pah rreziqet që mund të hasen nga turistët në destinacione të huaja, sidomos kur bëhet fjalë për transportin informal, dhe thekson rëndësinë e përdorimit të shërbimeve të licencuara dhe të besueshme për të shmangur abuzimet dhe skemat mashtruese.

     

    🚖 A scandal erupted in Croatia — a taxi driver ripped off a tourist from New Zealand, charging her €1,500 for a ride to a nearby blockCarol Cowan had been traveling across Europe for eight weeks. Upon arriving at the Zagreb train station, she agreed to take a taxi without… pic.twitter.com/5qRVFcs8mi
    — NEXTA (@nexta_tv) August 20, 2025