Tag: udhëtarët

  • SHBA ndërmerr hapa të fortë/ Rregullore të reja për vizat për të mbrojtur sigurinë kombëtare

    SHBA ndërmerr hapa të fortë/ Rregullore të reja për vizat për të mbrojtur sigurinë kombëtare

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një postim të rëndësishëm lidhur me politikën e vizave, duke theksuar angazhimin e saj në mbrojtjen e sigurisë kombëtare të Amerikës dhe ruajtjen e standardeve të larta në procesin e dhënies së vizave.
    Në postimin e saj, ambasada theksoi se, ndërsa ka për detyrë të mbrojë qytetarët amerikanë dhe sigurinë e shtetit, gjithashtu mirëpret dhe mbështet udhëtarët e ligjshëm që duan të vizitojnë SHBA-në. Për këtë, ajo ka implementuar një sistem të avancuar kontrolli për aplikantët e vizave, i cili përshtatet me kërcënimet e reja të mundshme.
    “Ne po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm,” shkruan ambasada, duke shtuar se ky proces është i mbështetur në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet agjencive të ndryshme të qeverisë amerikane, për t’u siguruar që çdo aplikim për vizë është i trajtuar në përputhje me ligjin dhe rregullat ndërkombëtare.

  • Ambasada e SHBA njoftim: Ruajmë standardet më të larta të kontrollit në procesin e vizave, po përshtatemi ndaj kërcënimeve të reja

    Ambasada e SHBA njoftim: Ruajmë standardet më të larta të kontrollit në procesin e vizave, po përshtatemi ndaj kërcënimeve të reja

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një postim të rëndësishëm lidhur me politikën e vizave, duke theksuar angazhimin e saj në mbrojtjen e sigurisë kombëtare të Amerikës dhe ruajtjen e standardeve të larta në procesin e dhënies së vizave.Në postimin e saj, ambasada theksoi se, ndërsa ka për detyrë të mbrojë qytetarët amerikanë dhe sigurinë e shtetit, gjithashtu mirëpret dhe mbështet udhëtarët e ligjshëm që duan të vizitojnë SHBA-në. Për këtë, ajo ka implementuar një sistem të avancuar kontrolli për aplikantët e vizave, i cili përshtatet me kërcënimet e reja të mundshme.
    “Ne po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm,” shkruan ambasada, duke shtuar se ky proces është i mbështetur në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet agjencive të ndryshme të qeverisë amerikane, për t’u siguruar që çdo aplikim për vizë është i trajtuar në përputhje me ligjin dhe rregullat ndërkombëtare.

  • Procesi i kontrollit të vizave nga SHBA, ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin: Po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm

    Procesi i kontrollit të vizave nga SHBA, ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin: Po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm

    Pasi SHBA-të lajmëruan se do të kontrollonin vizat dhe do të ishin selektiv në dhënien e tyre, Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh në Facebook.

    “Ne po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm”, shkruhet në postimin e ambasadës.
    Që nga ardhja në pushtet e Trump, ndalimi i emigracionit të paligjshëm ka qenë kryefjala e administratës së re.
    Postimi i plotë
    Ne po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm. Ne ruajmë standardet më të larta të kontrollit në procesin e vizave amerikane dhe përshtatemi ndaj kërcënimeve të reja përmes një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet agjencive së qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

    Top Channel

  • Radhë automjetesh në Qafë Thanë, dy doganat shqiptare dhe maqedonase shtojnë sportelet

    Radhë automjetesh në Qafë Thanë, dy doganat shqiptare dhe maqedonase shtojnë sportelet

    Kjo e shtunë ka shënuar fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Numri i lartë i udhëtarëve është regjistruar si në hyrje ashtu edhe në dalje të territorit shqiptar.
    Siç shihet në këto pamje, dhjetëra automjete kanë krijuar radhë në të dyja kahet, duke shtuar kohën e pritjes për udhëtarët.
    Për të përballuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin, autoritetet kufitare shqiptare dhe ato të Maqedonisë së Veriut po punojnë me 8 sportele aktive në total.
    Sipas burimeve zyrtare, masat synojnë të menaxhojnë më mirë lëvizjet e shtuara, që lidhen kryesisht me fundjavën dhe periudhën e pushimeve verore.
    Megjithatë, pritjet vijojnë të mbeten një shqetësim për udhëtarët që kalojnë në këtë nyje të rëndësishme kufitare, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.

  • “Valixhja e Shkodrës” mirëpret udhëtarët në Rinas

    “Valixhja e Shkodrës” mirëpret udhëtarët në Rinas

    Udhëtarët që sapo zbresin në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, përballen me një valixhe gjigande dhe e verdhë që shërben si reklamë për qytetin e Shkodrës.
    Ky prezantim në këtë lloj forme nxit tek turistët kureshtjen për të vizituar dhe parë nga afër qytetin verior.
    Këtë ngjarje e ka ndarë në rrjete sociale kryeministri Edi Rama, i cili e përshkruan si një pikë takimi për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shkodrën.
    “Mikpritja e veçantë e Shkodrës në aeroportin “Nënë Tereza”.
    Një pikë takimi për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shkodrën për të shijuar bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore.”, shkruan Rama krahas një videoje, ku shfaqet valixhja gjigande.

  • Sa para dhe mallra mund të sillni me vete kur udhëtoni? Ja rregullat e reja doganore

    Sa para dhe mallra mund të sillni me vete kur udhëtoni? Ja rregullat e reja doganore

    Udhëtarët që hyjnë në territorin shqiptar mund të sjellin me vete mallra për përdorim vetjak ose në formë dhurate, pa detyrime doganore, duke respektuar kufijtë e përcaktuar në legjislacionin doganor në fuqi.
    Vlera maksimale e mallrave që mund të përfitojnë nga përjashtimi doganor është 300 euro për udhëtarët që vijnë nëpërmjet rrugëve tokësore, 430 euro për ata që udhëtojnë me rrugë ajrore apo detare dhe 150 euro për udhëtarët nën moshën 15 vjeç.
    Në kuadër të mallrave të lejuara për konsum personal pa taksa doganore përfshihen edhe sasi të kufizuara të produkteve si duhani dhe pijet alkoolike. Konkretisht, udhëtarët mund të sjellin deri në 200 cigare, ose 100 cigarillo, ose 50 puro, ose 250 gramë duhan. Për pijet alkoolike, lejohet të sillet një litër pije me përqindje alkooli më shumë se 22% ose dy litra pije me përqindje më të ulët se 22%, përveç dy litrave verë pa gaz dhe deri në dhjetë litra birrë.
    Gjithashtu, mund lejohen deri në tre kilogramë kafe për përdorim personal. Megjithatë, udhëtarët nën moshën 17 vjeç, nuk përfitojnë nga përjashtimet që lidhen me alkoolin dhe duhanin.
    Në rastet kur udhëtarët sjellin mallra që e tejkalojnë kufirin e lejuar, është e detyrueshme që ato të deklarohen pranë autoriteteve doganore. Për mallrat që nuk kanë karakter tregtar, zbatohet një procedurë e thjeshtuar deklarimi. Autoritetet doganore kanë të drejtën të kontrollojnë bagazhet dhe mallrat e udhëtarëve në çdo moment, për të verifikuar përputhshmërinë me ligjin dhe për të parandaluar futjen e paligjshme të mallrave në territorin shqiptar.
    Këto masa janë vendosur për të siguruar një administrim të drejtë të kufijve dhe për të lehtësuar qarkullimin e udhëtarëve që respektojnë rregullat.

     

  • Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

    Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

    Udhëtarët që hyjnë në territorin shqiptar mund të sjellin me vete mallra për përdorim vetjak ose në formë dhurate, pa detyrime doganore, duke respektuar kufijtë e përcaktuar në legjislacionin doganor në fuqi.

    Vlera maksimale e mallrave që mund të përfitojnë nga përjashtimi doganor është 300 euro për udhëtarët që vijnë nëpërmjet rrugëve tokësore, 430 euro për ata që udhëtojnë me rrugë ajrore apo detare dhe 150 euro për udhëtarët nën moshën 15 vjeç.

    Në kuadër të mallrave të lejuara për konsum personal pa taksa doganore përfshihen edhe sasi të kufizuara të produkteve si duhani dhe pijet alkoolike. Konkretisht, udhëtarët mund të sjellin deri në 200 cigare, ose 100 cigarillo, ose 50 puro, ose 250 gramë duhan.

    Për pijet alkoolike, lejohet të sillet një litër pije me përqindje alkooli më shumë se 22% ose dy litra pije me përqindje më të ulët se 22%, përveç dy litrave verë pa gaz dhe deri në dhjetë litra birrë.

    Gjithashtu, mund lejohen deri në tre kilogramë kafe për përdorim personal.
    Megjithatë, udhëtarët nën moshën 17 vjeç, nuk përfitojnë nga përjashtimet që lidhen me alkoolin dhe duhanin.

    Në rastet kur udhëtarët sjellin mallra që e tejkalojnë kufirin e lejuar, është e detyrueshme që ato të deklarohen pranë autoriteteve doganore.

    Për mallrat që nuk kanë karakter tregtar, zbatohet një procedurë e thjeshtuar deklarimi.

    Autoritetet doganore kanë të drejtën të kontrollojnë bagazhet dhe mallrat e udhëtarëve në çdo moment, për të verifikuar përputhshmërinë me ligjin dhe për të parandaluar futjen e paligjshme të mallrave në territorin shqiptar.

    Këto masa janë vendosur për të siguruar një administrim të drejtë të kufijve dhe për të lehtësuar qarkullimin e udhëtarëve që respektojnë rregullat.

  • Fluks i lartë lëvizjesh/ Pushuesit nuk ndalen, rradhë të gjata në të dy anët e kufirit me Maqedoninë e Veriut

    Fluks i lartë lëvizjesh/ Pushuesit nuk ndalen, rradhë të gjata në të dy anët e kufirit me Maqedoninë e Veriut

    Fluksi i lartë i lëvizjeve në të dy drejtimet ka sjellë ngarkesë të konsiderueshme, duke krijuar vonesa për udhëtarët të cilët kanë qenë të detyruar të presin gjatë në radhë. Edhe ditën e sotme janë shënuar radhë të gjata në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut, si në hyrje ashtu edhe në dalje nga territori shqiptar.
    Policia kufitare shqiptare dhe ajo maqedonase po punojnë me kapacitete të plota dhe, në raste të caktuara, po zbatojnë procedura të përshpejtuara për të mundësuar përpunimin sa më të shpejtë të dokumenteve dhe kryerjen e kontrolleve rutinë por përsëri udhëtarët kanë mbetur në pritje.
    24 orë më parë në Qafë Thanë kanë hyrë 5311 shtetas dhe kanë dalë 4516 shtetas të tjerë.

  • Çfarë mund të sjellin udhëtarët në Shqipëri pa taksa doganore?

    Çfarë mund të sjellin udhëtarët në Shqipëri pa taksa doganore?

    Udhëtarët që hyjnë në Shqipëri mund të sjellin me vete mallra për përdorim personal ose si dhurata, pa detyrime doganore, për sa kohë respektojnë kufijtë e përcaktuar nga autoritetet.Sipas Doganës Shqiptare vlera maksimale e mallrave që mund të sillni me vete pa paguar taksa ndryshon sipas mënyrës së udhëtimit dhe moshës së udhëtarit:300 euro – për ata që hyjnë me tokë430 euro – për udhëtimet me ajër apo det150 euro – për udhëtarët nën 15 vjeçKëto kufij vlejnë për produkte që nuk kanë qëllim tregtar dhe që janë të destinuara për përdorim personal.Brenda kufijve të mësipërm, këto janë sasitë e lejuara për disa prej produkteve më të zakonshme:Duhan:200 cigare OSE 100 cigarillo OSE 50 puro OSE 250g duhan.Pije alkoolike:Deri në 1 litër pije me përmbajtje alkooli mbi 22%OSE 2 litra pije me ≤22% alkoolPlus: 2 litra verë pa gaz dhe 10 litra birrëKafe:⚠️ Personat nën 17 vjeç nuk kanë të drejtë të përfitojnë përjashtim për produktet e duhanit dhe pijet alkoolike.Në rast se sillni mallra përtej kufijve të lejuar, keni detyrim deklarimi në doganë. Për produkte që nuk kanë karakter tregtar, zbatohet procedura e deklarimit të thjeshtuar.Autoritetet doganore rezervojnë të drejtën për të kontrolluar mallrat që mbani me vete dhe për të marrë masa nëse konstatojnë shkelje të rregullave.Për të shmangur vonesa ose penalitete në pikën kufitare, udhëtarët këshillohen që të informohen paraprakisht për rregullat në fuqi dhe të sigurohen që mallrat që mbajnë me vete nuk i tejkalojnë kufijtë e përjashtuar nga detyrimet doganore.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Fluks i lartë në Portin e Sarandës, udhëtarët ankohen për vonesa – VIDEO

    Fluks i lartë në Portin e Sarandës, udhëtarët ankohen për vonesa – VIDEO

    Fluks i lartë në Portin e Sarandës – Udhëtarët ankohen për vonesa dhe mungesë personeli në pikën kufitare
     
    Porti i Sarandës po përjeton një nga ditët më të ngarkuara të sezonit turistik, me mijëra udhëtarë që vijnë dhe largohen çdo ditë përmes linjave detare me Korfuzin. Ndërsa fluksi i vizitorëve është një tregues i rëndësishëm i zhvillimit të turizmit në qytet, në pikën e kalimit kufitar detar janë raportuar vonesa të ndjeshme dhe pakënaqësi në rritje nga ana e udhëtarëve.
     

     
    Sipas dëshmive të marra nga qytetarë dhe turistë në port, pritjet për të kaluar kontrollin kufitar kanë zgjatur nga 45 minuta deri në mbi një orë, sidomos në oraret e pikut kur mbërrijnë disa tragete njëherësh. Shkak për këtë situatë është bërë mungesa e personelit të mjaftueshëm në sportelet e kontrollit, ku aktualisht operojnë shumë më pak punonjës se sa kërkon volumi real i punës.
     
    “Është e papranueshme që në kulmin e sezonit veror, kur dihet që Saranda pret një numër të lartë turistësh, të mos ketë masa shtesë për përballimin e fluksit,” – tha një udhëtar për Saranda Web, ndërsa priste në radhë për të kaluar kufirin.
     

     
    Një tjetër shqetësim i ngritur nga udhëtarët ka të bëjë me mungesën e informacionit dhe orientimit në terminalin e portit, duke shtuar konfuzionin dhe tensionin mes atyre që vijnë për herë të parë në qytet.
     
    Megjithëse autoritetet portuale janë përpjekur të menaxhojnë situatën me burimet ekzistuese, është e qartë se nevojitet ndërhyrje e menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, si Policia Kufitare dhe Ministria e Brendshme, për shtim të stafit dhe riorganizim të procedurave.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb