Tag: udhëheqjen

  • “Nuk është krim të tallesh me udhëheqjen, krim është ta marrësh seriozisht”

    “Nuk është krim të tallesh me udhëheqjen, krim është ta marrësh seriozisht”

    Kodi i ri Penal i propozuar nga qeveria, po përballet me kritika të shumta, pasi sipas ekspertëve cënon lirinë e fjalës.
    Drafti i ri i Kodit Penal, aktualisht në shqyrtim, përmban një nen që parashikon dënimin deri në tre vite burg për “përdhosje” të institucioneve të larta të shtetit, përfshirë Presidentin, Kryeministrin dhe Këshillin e Ministrave.
    Neni 235 i draftit specifikon se “tallja, përçmimi apo përbuzja” ndaj Republikës dhe simboleve të saj do të konsiderohen vepra penale. Në mënyrë të detajuar, ligji propozon dënime për këdo që shprehet me ironi, satirë apo kritika të ashpra ndaj udhëheqjes, sidomos në raste ceremoniale apo gjatë ngjarjeve publike.
    Pikërisht këtë ka ironizuar edhe gazetari Lutfi Dervishi, i cili shkruan në Facebook se nuk është krim që të tallesh me udhëheqjen, krim është ta marrësh seriozisht.
    “Nuk është krim të tallesh me udhëheqjen. Krim është ta marrësh seriozisht”, shkruan gazetari dhe profesori Lutfi Dervishi në Facebook.

  • Rama paralajmëron socialistët: Do bëjmë lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri

    Rama paralajmëron socialistët: Do bëjmë lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri

    “Kemi garantuar drejtësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin dhe kemi bërë histori me vendin tonë brenda kësaj dekade. Kemi mësuar se për t’i arritur këto suksese, duhet një punë e madhe me veten. Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt.”-tha Rama

  • Live! PS feston fitoren te Pallati i Brigadave, Rama: Të përmbushim misionin tonë historik për në BE

    Live! PS feston fitoren te Pallati i Brigadave, Rama: Të përmbushim misionin tonë historik për në BE

    I gjithë ekipi që garoi për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit është mbledhur për të festuar në Pallatin e Brigadave fitoren e thellë. Kryesocialisti Edi Rama po mban një fjalim.
    Rama ka paralajmëruar lëvizje në udhëheqjen e Partisë Socialiste dhe në qeveri.
    “Kemi garantuar drejtësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin dhe kemi bërë histori me vendin tonë brenda kësaj dekade. Kemi mësuar se për t’i arritur këto suksese, duhet një punë e madhe me veten. Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt.”-tha Rama 
    PS mori më 11 maj besimin për një mandat të katërt, duke marrë në total 83 mandate.

  • Von der Leyen, mesazh Ramës për mandatin e katërt: Nën udhëheqjen tënde Shqipëria ka bërë përparime drejt BE-së

    Von der Leyen, mesazh Ramës për mandatin e katërt: Nën udhëheqjen tënde Shqipëria ka bërë përparime drejt BE-së

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Postimi i Von der Leyen në X:

    I dashur@ediramaal, urime për fitoren tënde zgjedhore!
    Nën udhëheqjen tënde, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt unionit tonë.
    Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat në BE. Shqipëria e ka vendin në BE!
    Mezi pres të të uroj personalisht nesër në Tiranë.

  • Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tënde Shqipëria ka përparuar

    Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tënde Shqipëria ka përparuar

    Presidentja e KE, Ursula von der Leyen është zyrtarja e radhës nga BE që uron kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
    Von der Leyen vlerëson përparimin e Shqipërisë dhe rikonfirmon qëndrimin se vendi i saj është në BE.
    “I dashur Edi Rama, urime për fitoren tuaj zgjedhore! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat e BE-së. Shqipëria i përket BE-së! Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”, shkruan Von der Leyen.

  • “Papa i parë amerikan është i rëndësishëm’”, Starmer: Kapitull i ri për udhëheqjen e Kishës!

    “Papa i parë amerikan është i rëndësishëm’”, Starmer: Kapitull i ri për udhëheqjen e Kishës!

    Udhëheqësit botërorë kanë reaguar ndaj zgjedhjes së Papa Leon XIV, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump që e quajti atë një “nder të madh” që të ketë një Papë amerikan.

    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, e quajti zgjedhjen e Papës së parë nga SHBA-ja “të rëndësishme”.
    “Zgjedhja e Papa Leo XIV është një moment shumë i thellë gëzimi për katolikët në Mbretërinë e Bashkuar dhe në nivel global, dhe fillon një kapitull të ri për udhëheqjen e Kishës dhe në botë.”, tha Stermer.
    Më tej ai tha se papati i Papa Françeskut tregoi “rolin e veçantë” që Selia e Shenjtë duhet të luajë në bashkimin e njerëzve për të adresuar çështjet e ndryshimeve klimatike, zbutjen e varfërisë dhe promovimin e paqes dhe drejtësisë.
    “Pres me padurim të takohem me Atin e Shenjtë dhe të vazhdoj të punoj ngushtë me Kishën Katolike këtu në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndërkombëtarisht për të çuar përpara vlerat tona të përbashkëta dhe të mirën e përbashkët”, përfundoi Starmer.

    Top Channel