Tag: uashington

  • Përmbytje katastrofike në Washington, qytetarët urdhërohen të evakuohen

    Përmbytje katastrofike në Washington, qytetarët urdhërohen të evakuohen

    Dhjetëra mijëra njerëzve në Uashington u është thënë të evakuohen për t’i shpëtuar përmbytjeve “katastrofike” që kërcënojnë jetën.
    Shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar operacione shpëtimi dhe mbyllje rrugësh, ndërsa guvernatori i shtetit, Bob Ferguson, shpalli një emergjencë në të gjithë shtetin të mërkurën, duke paralajmëruar se “jetët do të jenë në rrezik në ditët në vijim”.
    “Përmbytje katastrofike janë të mundshme në shumë zona dhe shteti po kërkon ekipe shpëtimi dhe anije”, tha Ferguson, ndërsa lumenjtë arritën pranë niveleve historike.

    Qindra trupa të Gardës Kombëtare po dërgohen për të ndihmuar komunitetet e prekura.
    Hamilton, Rockport, Marblemount dhe Concrete po u kërkohet gjithashtu “të evakuohen në vende të larta sa më shpejt të jetë e mundur”.
    Bëhet e ditur se më shumë se 17 mijë njerëz në Uashington kishin mbetur pa energji elektrike deri të mërkurën në mbrëmje.

  • Sulmi me armë në Uashington, ndërron jetë një anëtare e Gardës Kombëtare

    Sulmi me armë në Uashington, ndërron jetë një anëtare e Gardës Kombëtare

    Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se një nga dy anëtarët e Gardës Kombëtare, që u qëlluan të mërkurën afër Shtëpisë së Bardhë, ka vdekur.
    “Ajo u sulmua egërsisht, ajo ka vdekur”, tha Trump për një grua 20-vjeçare që shërbente në Gardën Kombëtare të Virxhinias Perëndimore.
    Të mërkurën pasdite, dy anëtarë të Gardës Kombëtare që po patrullonin afër një stacioni metroje, jo larg Shtëpisë së Bardhë, u sulmuan me armë zjarri.
    Trump tha se anëtari tjetër i gardës, një burrë 24 vjeç, po lufton për jetë.
    Ndihmësshefi i Policisë në Uashington, Jeffrey Carroll, tha se i vetmi i dyshuar për të shtënat u neutralizua nga anëtarë të tjerë të Gardës Kombëtare, është arrestuar dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
    Avokatja për Qarkun e Kolombias, Jeanine Pirro, tha se sulmuesi i dyshuar është një 29-vjeçar me shtetësi afgane që jetonte në shtetin e Uashingtonit. Ai raportohet se kishte udhëtuar për në kryeqytetin amerikan ku kreu sulmin.
    I dyshuari ka përdorur pistoletë gjatë sulmit dhe përballet me 15 vjet burgim për ngjarjen, tha Pirro. Ajo tha se ende nuk është i qartë motivi i sulmit.
    Trump i ka cilësuar të shtënat si “akt të terrorit”./ REL

  • Trump njofton ndarjen nga jeta të 20-vjeçares së Gardës së SHBA që u qëllua në Uashington, kolegu i saj në gjendje kritike

    Trump njofton ndarjen nga jeta të 20-vjeçares së Gardës së SHBA që u qëllua në Uashington, kolegu i saj në gjendje kritike

    Sarah Beckstrom, 20 vjeçe, pjesëtare e Gardës Kombëtare të Virxhinias Perëndimore, vdiq nga plagët e marra pas sulmit me armë zjarri të mërkurën në Uashington. Presidenti Donald Trump njoftoi vdekjen e saj, duke e cilësuar një ushtare të respektuar dhe të dalluar që kishte filluar shërbimin në qershor 2023. Gardisti tjetër i plagosur vazhdon të jetë në gjendje kritike dhe po lufton për jetën.
    Komandantët ushtarakë e quajtën Bekstrom “heroinë”, pasi ajo ishte dërguar në kryeqytet për të mbështetur sigurinë në një periudhë me tensione të larta politike e shoqërore.

    President Trump announces the death of U.S. Specialist Sarah Beckstrom of West Virginia, one of the National Guardsmen savagely attacked in D.C.
    May God be with her family. pic.twitter.com/q5OaOtzwW0

    — The White House (@WhiteHouse) November 28, 2025

    Sulmi ndodhi në një klimë të ndezur, ku së fundmi ishte vrarë influenceri konservator Charlie Kirk dhe ishte kryer një tentativë për vrasjen e Trumpit gjatë fushatës së 2024-s. Për shkak të situatës, Trump ka urdhëruar dërgimin e Gardës Kombëtare në disa qytete, pavarësisht kundërshtimeve nga autoritetet lokale demokrate.
    Pas incidentit, Pentagoni planifikon të shtojë edhe 500 trupa në Uashington, duke çuar numrin total të ushtarakëve mbi 2.500. Ndërkohë, qyteti i Uashingtonit ka fituar një vendim gjykate për tërheqjen e Gardës, por zbatimi i vendimit është pezulluar për 21 ditë ndërsa pritet apelimi i qeverisë federale.
    /vizionplus.tv

  • Qëlloi ndaj Gardës Kombëtare në Washington, autori punoi për CIA-n në Afganistan (EMRI-FOTO)

    Qëlloi ndaj Gardës Kombëtare në Washington, autori punoi për CIA-n në Afganistan (EMRI-FOTO)

    uashington

    SHBA- Personi i dyshuar për të shtënat me armë ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington DC të mërkurën ka punuar me njësi ushtarake të mbështetura nga CIA gjatë luftës amerikane në Afganistan, ka konfirmuar agjencia, raporton The Guardian.

    Personi i dyshuar i armatosur, i identifikuar si Rahmanullah Lakanwal, 29 vjeç, erdhi në SHBA në shtator 2021 në kuadër të një programi Operacioni “Mirë se vini në Aleatë” që u dha disa afganëve që kishin punuar për qeverinë amerikane viza hyrjeje në SHBA.

    Rahmanullah Lakanwal

    Lidhjet e Lakanwal me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës, e cila punoi së bashku me forcat speciale amerikane në Afganistan, u konfirmuan nga drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, për mediat të mërkurën në mbrëmje.
    Dy rojet e plagosura janë identifikuar si Sarah Beckstrom, 20 vjeç, dhe Andrew Wolfe, 24 vjeç. Të dy janë anëtarë të Gardës Kombëtare të Virxhinias Perëndimore dhe janë në gjendje kritike për jetën. Të dy ishin betuar në shërbim më pak se 24 orë përpara se të binin në pritë në një stacion autobusi nga i dyshuari.
    Anëtarë të tjerë të Gardës Kombëtare në vendngjarje kishin sulmuar dhe neutralizuar të dyshuarin, tha ajo. I dyshuari është arrestuar dhe po trajtohet në spital.
    Prokurori tha se Lakanwal do të akuzohet për tre akuza për sulm me qëllim vrasjeje ndërsa ishte i armatosur dhe për posedim të një arme zjarri gjatë një krimi dhune. Pirro tha se nëse anëtarët e gardës kombëtare nuk mbijetojnë, atëherë akuzat mund të rriten në vrasje të shkallës së parë.
    Drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha në konferencën për shtyp se agjencia po heton të shtënat si një akt terrorizmi. Agjencitë e zbatimit të ligjit kishin ekzekutuar urdhër-bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Uashington dhe në San Diego të Kalifornisë.
    Pas të shtënave, Donald Trump urdhëroi dërgimin e 500 trupave shtesë të Gardës Kombëtare në Uashington. Presidenti e përshkroi të shtënat si një “akt terrori” dhe e quajti imigracionin “kërcënimin më të madh të sigurisë kombëtare me të cilin përballet kombi ynë”./ZËRI

  • Garda “blindon” Uashingtonin, dy oficerët e sulmuar janë në gjendje të rëndë. Trump e quan akt terrorist

    Garda “blindon” Uashingtonin, dy oficerët e sulmuar janë në gjendje të rëndë. Trump e quan akt terrorist

    Dy anëtarë të Gardës Kombëtare  që u qëlluan  me armë  një ditë më parë në Uashington pranë Shtëpisë së Bardhë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
    Autori është një 29-vjeçar afgan, i identifikuar si Rahmanullah Lakanwal, i cili qëndron në SHBA që nga viti 2021.
    Ai hapi zjarr rreth orës 15:00 me orën lokale, duke plagosur rëndë dy ushtarët e Gardës, pjesë e forcës së vendosur nga presidenti Donald Trump në Uashington për të luftuar krimin në qytet.

    Motivi i sulmit mbetet i panjohur, ndërsa dyshohet për  një akt të  mundshëm terrorist.
    Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trumbën me dije se autori do të përballet me denimin me të ashpër, ndërsa ka kritikuar politikat e emigracionit të paraardhësit të tij Joe Biden.
    “Jam i vendosur të sigurohem  që kafsha që kreu këtë mizori të paguajë çmimin më të lartë të mundshëm. Ai u soll me avion nga administrata Biden në shtator 2021, në ato fluturime famëkeqe për të cilat të gjithë flisnin. Tani duhet të rishqyrtojmë çdo të huaj që ka hyrë në vendin tonë nga Afganistani nën administratën e  Bidenit dhe duhet të marrim të gjitha masat e nevojshme për të siguruar largimin e çdo të huaji që nuk i përket vendit tonë. Nëse ata nuk e duan vendin tone, ne nuk i duam ata”, tha Trump.
    Ndërkohë Shërbimet e Shtetësisë dhe Emigracionit të SHBA-së kanë ndaluar përpunimin e të gjitha kërkesave për emigracionin që lidhen me shtetasit afganë për një kohë të pacaktuar. Ndërsa Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth njoftoi se në Uashington do të vendosen edhe 500 trupa të tjera.

  • Dy ushtarë u qëlluan pranë Shtëpisë së Bardhë/ Trump kërkon dërgimin e 500 trupave shtesë të Gardës Kombëtare në Uashington

    Dy ushtarë u qëlluan pranë Shtëpisë së Bardhë/ Trump kërkon dërgimin e 500 trupave shtesë të Gardës Kombëtare në Uashington

    Presidenti Donald Trump ka kërkuar që 500 trupa të tjera të Gardës Kombëtare të vendosen në Uashington, DC, pas të shtënave me armë zjarri ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare, tha të mërkurën Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth.

    Dy anëtarët e Gardës Kombëtare të Virxhinias Perëndimore u qëlluan pak minuta më parë në Uashington, DC, ndërsa autoritetet nuk kanë raportuar ende për gjendjen e tyre.
    Pasi postoi në mediat sociale se dy anëtarë të Gardës Kombëtare të Virxhinias Perëndimore kishin vdekur, të cilën Shtëpia e Bardhë e ndau më pas, guvernatori i shtetit, Patrick Morrisey, u tërhoq dhe tani thotë se ka marrë raporte kontradiktore në lidhje me gjendjen e tyre.
    Një i dyshuar është arrestuar dhe vendi i ngjarjes është siguruar, thotë policia
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se i dyshuari është “i plagosur rëndë” dhe se do ta pësonte për këtë veprim.

    Top Channel

  • Plagosja e dy ushtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington/ Ndalohet autori, evakuohet Shtëpia e Bardhë (VIDEO)

    Plagosja e dy ushtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington/ Ndalohet autori, evakuohet Shtëpia e Bardhë (VIDEO)

    Dy anëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan në Uashington DC të mërkurën, sipas Sekretares së Sigurisë Kombëtare Kristi Noem.
    Të shtënat ndodhën në qendër të Uashingtonit, DC, të mërkurën, sipas një burimi të njohur me raportet e hershme dhe një zyrtari të zbatimit të ligjit.
    Policia Metropolitane e DC tha në X se vendi i ngjarjes është i sigurt dhe një i dyshuar është në paraburgim.
    Gjithashtu ata këshilluan njerëzit të shmangin zonën.
    Po ashtu Presidenti Donald Trump është informuar për të shtënat, tha sekretarja e shtypit Karoline Leavitt në një deklaratë.
    “Shtëpia e Bardhë është në dijeni dhe po e monitoron në mënyrë aktive këtë situatë tragjike. Presidenti është informuar,” tha Leavitt.
    Trupa të Gardës Kombëtare nga shtete të shumta kanë qenë në Uashington DC për muaj të tërë, si pjesë e masave të Presidentit Donald Trump kundër krimit në kryeqytetin e vendit, të cilat që atëherë janë zgjeruar në qytete të tjera në të gjithë vendin.

  • Humb jetë një person nga gripi i shpendëve në Uashington, rasti i parë i variantit të ri H5N5

    Humb jetë një person nga gripi i shpendëve në Uashington, rasti i parë i variantit të ri H5N5

    Një i infektuar me gripin e shpendëve H5N5 në Uashington ka humbur jetën njoftoi sot Departamenti amerikan i Shëndetësisë.

    Ky është rasti i parë i konfirmuar i këtij varianti të gripit te një njeri në botë. Viktima ishte një person i moshuar me probleme shëndetësore ekzistuese dhe ishte shtruar në spital në King County që nga fillimi i nëntorit, njoftoi departamenti.
    “Testimi në Laboratorin e Virologjisë Klinike të Universitetit të Uashingtonit identifikoi virusin si H5N5, i cili është infeksioni i parë i regjistruar te njeriu me këtë variant në botë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) konfirmuan rezultatin”, thuhet në deklaratë.
    Autoritetet shëndetësore thonë se rreziku i përgjithshëm mbetet i ulët dhe se asnjë person tjetër i lidhur me rastin nuk ka rezultuar pozitiv për gripin e shpendëve.
    Zyrtarët po vazhdojnë të monitorojnë këdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me pacientin për të përjashtuar përhapjen e mundshme të virusit nga njeriu te njeriu.

    Top Channel

  • Gjykata rrëzon Trump, vendimi: Garda Kombëtare në Washington është përdorur në mënyrë të paligjshme

    Gjykata rrëzon Trump, vendimi: Garda Kombëtare në Washington është përdorur në mënyrë të paligjshme

    Trupa të Gardës Kombëtare kanë patrulluar që nga muaji gusht rrugët e kryeqytetit të SHBA-së, Uashington DC. Por një gjykatë federale tani ka vendosur ta shpallë të paligjshme një gjë të tillë.

    Sipas gjyqtares Jia Cobb., me këtë vendim autoritetet tejkaluan kompetencat që i lejon ligji dhe administrata Trump nuk duhet ta kishte aktivizuar njësinë e kryeqytetit pa një kërkesë të qartë nga pushteti lokal. Për më tepër, nuk duhet të kishte urdhëruar trupa të Gardës Kombëtare nga shtete të tjera në Uashington për qëllime policore, thuhet në vendim.
    Cobb urdhëroi që vendosja e Gardës Kombëtare të ndërpritej, por brenda tre javësh administrata Trump mund të apelojë këtë vendim. Për këtë arsye, urdhri do të mbetet në fuqi deri më 11 dhjetor. Garda Kombëtare është një njësi rezervë ushtarake dhe pjesë e forcave të armatosura të SHBA-së. Normalisht është nën kontrollin e shteteve individuale dhe vendoset në ndonjë vend në situata të tilla si fatkeqësi natyrore, trazira civile ose emergjenca të tjera. Megjithatë, në situata të caktuara, Presidenti i SHBA-së mund të marrë edhe komandën dhe ta dërgojë atë në ndonjë rajon. T
    rump urdhëroi Gardën Kombëtare të shkonte në Uashington në gusht, duke justifikuar mobilizimin e saj me një përhapje të supozuar tejet të lartë te kriminalitetit, por sipas ekspertëve, statistikat e krimit nuk e mbështesin këtë pretendim dhe vetë qyteti ndërmori veprime ligjore kundër një vendimi të tillë.
     

    Top Channel

  • Trump “rrëzohet” nga gjykata: Garda Kombëtare në Uashington është përdorur në mënyrë të paligjshme

    Trump “rrëzohet” nga gjykata: Garda Kombëtare në Uashington është përdorur në mënyrë të paligjshme

    Trupa të Gardës Kombëtare kanë patrulluar që nga muaji gusht rrugët e kryeqytetit të SHBA-së, Uashington DC. Por një gjykatë federale tani ka vendosur ta shpallë të paligjshme një gjë të tillë. 
    Sipas gjyqtares Jia Cobb., me këtë vendim autoritetet tejkaluan kompetencat që i lejon ligji dhe administrata Trump nuk duhet ta kishte aktivizuar njësinë e kryeqytetit pa një kërkesë të qartë nga pushteti lokal. Për më tepër, nuk duhet të kishte urdhëruar trupa të Gardës Kombëtare nga shtete të tjera në Uashington për qëllime policore, thuhet në vendim. 
    Cobb urdhëroi që vendosja e Gardës Kombëtare të ndërpritej, por brenda tre javësh administrata Trump mund të apelojë këtë vendim. Për këtë arsye, urdhri do të mbetet në fuqi deri më 11 dhjetor. Garda Kombëtare është një njësi rezervë ushtarake dhe pjesë e forcave të armatosura të SHBA-së. Normalisht është nën kontrollin e shteteve individuale dhe vendoset në ndonjë vend në situata të tilla si fatkeqësi natyrore, trazira civile ose emergjenca të tjera. Megjithatë, në situata të caktuara, Presidenti i SHBA-së mund të marrë edhe komandën dhe ta dërgojë atë në ndonjë rajon. Trump urdhëroi Gardën Kombëtare të shkonte në Uashington në gusht, duke justifikuar mobilizimin e saj me një përhapje të supozuar tejet të lartë te kriminalitetit, por sipas ekspertëve, statistikat e krimit nuk e mbështesin këtë pretendim dhe vetë qyteti ndërmori veprime ligjore kundër një vendimi të tillë.