Tag: turqit

  • Si komunikonte Balluku me turqit 11 ditë para tenderit të paracaktuar në favor të kompanive turke, zëvendësja e Ramës…

    Si komunikonte Balluku me turqit 11 ditë para tenderit të paracaktuar në favor të kompanive turke, zëvendësja e Ramës…

    Rihapja e tenderit të Tunelit të Llogarasë dhe caktimi i datës 30 gusht 2021 del se ishte vetëm fasada e një procesi të mbyllur me kohë. Prokuroria e Posaçme (SPAK) zbulon se 11 ditë para se të hapej gara, që sipas provave ishte e paracaktuar të shkonte te kompanitë turke, Belinda Balluku komunikonte intensivisht me përfaqësuesit e tyre, duke i udhëzuar njerëzit e saj si t’i prisnin, t’i orientonin dhe t’u hapnin rrugën. Më 19 gusht, turqit i dërgojnë Ballukut një mesazh ku deklarojnë se dokumentacioni i tyre për tenderin ishte gati në nivelin 95%, se inxhinierët e tyre kishin nisur studimet e kostove dhe se më 18 gusht kishin mbërritur në Shqipëri për të parë nga afër trasenë e tunelit.
    TIMS e konfirmon lëvizjen e inxhinierit Ayhan Altun, duke provuar se vizita ishte realisht e organizuar përpara garës. Mesazhet e datës 24 gusht tregojnë qartë se ministrja interesohej personalisht të siguronte kontaktet e tyre, të shtynte takimet dhe të garantonte që ekipi turk të merrte trajtimin e nevojshëm për të hyrë në tenderin që po përgatitej për ta. Kjo është skema që SPAK e sheh si zemrën e planit për të grabitur mbi 50 milionë euro: komunikim paralel, favorizim i hapur dhe ndërhyrje e drejtpërdrejtë e zëvendëses së Ramës në çdo hap që u çonte turqve fitoren në xhep, shumë përpara se tenderi të hapej zyrtarisht.
    Pjesë nga dosja
    Pasi rihapet tenderi i Tunelit të Llogarasë, data përcaktohet 30 gushti 2021. 11 ditë më herët, më 19 gusht ministrja Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit dhe I dërgon një mesazh në anglisht që e kishte marrë nga turqit. “I përkthyer në shqip, mesazhi thoshte: INTEKAR YAPI TUR. ELEKTINSAN. dhe TİC. LLC., si shoqëri, punimet dhe dokumentacioni ynë për tenderin e tunelit të Llogarasë janë përfunduar në nivelin 95%, dhe studimet tona të kostove vazhdojnë. Ne kemi krijuar një bashkim shoqërish (joint venture) duke përfshirë shoqërinë ASL INS TAAH. VE SAN. TİC. LTD. ŞTİ me ne. Kjo është një shoqëri që ka ndërtuar një tunel autostradal 2×1, 4 km në Turqi, dhe është gjithashtu një shoqëri që Presidenti e njeh, e vlerëson dhe e përdor si referencë.
    Si përfaqësuesit tanë në Shqipëri, ashtu edhe avokatët tanë në Shqipëri, po vazhdojnë punën dhe negociatat me znj. Arta në lidhje me tenderin. Në selinë tonë në Ankara, inxhinierët tanë po përfundojnë dokumentacionin për tenderin dhe po vazhdojnë studimet e kostove. Përveç kësaj, më 18.08.2021, menaxherët e shoqërisë dhe inxhinierët tanë nga Turqia do të vijnë në Shqipëri për të parë trasenë dhe vendin ku do të ndërtohet tuneli, si dhe për të finalizuar detajet. Si shoqëri, ne do të jemi plotësisht gati për tenderin e tunelit të Llogarasë përpara datës së tenderit. Me respekt”.
    Çfarë thotë SPAK?
    “SPAK thotë se nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasi turk Ayhan Altun, inxhinier i shoqërisë “Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi ve Ticaret Limited Sirketi”, ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 18.08.2021 dhe ka dalë më datë 21.08.2021.Balluku interesohet dhe e shtyn Evis Berberin që të takojë turqit, të cilët i dinte në Tiranë. “Më datë 24.08.2021, në orën 14:12–14:13, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet: ‘Fole me Artën. Turqit gjëkundi?
    Nesër në 11 takim dhe aktivizojmë atë që takuam të premten’. Në orën 14:13–14:14, Evis Berberi: ‘Ok. Po fola unë, të shkruaj’. Në orën 14:14, Belinda Balluku: ‘Ore, këta nuk qenkan në Tiranë’. Në orën 14:14, Evis Berberi: ‘Turqit?’ Në orën 14:17, Belinda Balluku: ‘Po ata, se për kë po flasim’. Në orën 14:18, Evis Berberi: ‘Vazhdojmë me të premten’. Në orën 14:19, Belinda Balluku: ‘Do presim deri nesër’. Në orën 14:19, Evis Berberi: ‘Ok, tak nesër’”, thuhet në dosje.

  • Miliarderi Behgjet Pacolli flet me emra, tregon si Balluku kërkoi të fuste turqit në Aeroportin e Vlorës dhe zbulon…

    Miliarderi Behgjet Pacolli flet me emra, tregon si Balluku kërkoi të fuste turqit në Aeroportin e Vlorës dhe zbulon…

    Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli zbuloi për herë të parë prapaskenat se si ai u përfshi në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, ndërsa hodhi akuza të forta ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Pacolli zbuloi edhe një takim që ishte zhvilluar në zyrën e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku në prani të përfaqësuesit të kompanisë turke që tregon se tenderi ndërkombëtar për këtë koncesion ka qenë fiktiv pasi fituesit ishin të paracaktuar.
    Fillimisht Pacollit ka dhënë versionin e tij për mënyrën se si mësoi për këtë investim. “Ai (Valon Ademi) vjen dhe e shpalos idenë dhe më thotë se është ky koncesion i cili ka dështuar një herë në të kaluarën për shkak se investitorët nuk e kanë parë si fitimprurës, por sipas tij mund të ishte interesant.
    Ai më tha se donte të hynte, por nuk e kishte mundësinë pasi nuk i kishte as referencat dhe as mundësitë financiare. I kam kaluar dokumentet kompanisë që t’i shqyrtonte nëse ishte me interes. Nuk kam folur me Ramën, me asnjë. Zonjën Balluku e kam takuar më vonë. Kompania më ktheu përgjigje dhe më tha se ishte me interes ndaj bënë referencën dhe dokumentet bankare. Më thonë se dokumentet janë gati, por më thanë se na mungonte një kompani menaxhuese për shkak se kontrata e koncesionit e kërkonte edhe këtë. Duhej një kompani menaxhuese pas ndërtimit. Kompania ime në Zvicër kontaktoi disa kompani, në Francë, në Gjermani… Mbetën në kontakt me Aeroportin e Munihut dhe ata treguan interes dhe prisnin që ne t’i thërrasim”, tregoi miliarderi Pacolli.
    Detaje nga takimi
    Më pas është zhvilluar takimi me turqit dhe Ballukun në zyrën e kësaj të fundit, takim nga i cili Pacolli, theksoi se mbeti i pakënaqur për mënyrën se si u trajtua nga ministrja. “Në këtë kohë marr një telefonatë nga një person në Turqi, të cilin unë e kisha njohur herët në Kazakistan, një i ashtuquajtur Hyseni që më thotë: “Zoti Behgjet unë jam ai” dhe më bie ndërmend kush ishte. Ai më tha se kishte marrë një telefonatë nga Presidenca turke që të udhëtonte në Shqipëri me dy detyra. E para ishte që të ndërtonte një spital dhe e dyta për një aeroport që ata mund të ishin bashkëfinacues.
    I them: “Pse jo. Është në rregull kjo që të bëhet”. Unë isha më pas në një event në Kazakistan ku ishte dhe ai dhe biseduam. E lamë që të bëjmë një takim në Shqipëri. Kam marrë një telefonatë prej tij më pas dhe më tha që kishte lënë një takim në ministrinë e Infrastrukturës në Shqipëri dhe më pyeti nëse mund të vija dhe unë. Dhe unë shkova. Ishte një ditë me shi. Unë u vonova pak në trafik, por ai më priste para derës së ministrisë. E takova në fund të shkallëve dhe shkuam të ministrja. Hymë brenda dhe ai u ul përballë ministres. Unë mbeta në një anë tjetër. Unë shihja në fytyrë vetëm turkun dhe shpinën e ministres gjithë kohën. Kuptova që ministrja i propozoi që të marrë pjesë në këtë tender. Ajo i propozoi që të ishin bashkë-financues. Unë në një moment ju them: “Ju jeni duke bërë muhabet.
    Unë po shkoj. Po e pres këtë mikun tim poshtë në restorant. Përshëndetem me ta dhe dal. Të them të drejtën isha pak i fyer. Ishte hera e parë që shkoj diku dhe dikush nuk më konsideron. Megjithatë turku erdhi në restorant dhe më tha se do të merrte 60%. I thashë dakord, por unë do të rivlerësoja nëse ia vlente të hyja në minorancë në këtë investim apo jo. Kam folur me kompaninë dhe isha i bindur që të mos hyja në këtë investim. Duke u kthyer në Kosovë, turku më telefonon dhe më thotë që unë do të kisha 60% dhe ata 40%. Megjithatë marrëveshja ishte që 2% i merrte Valon Ademi ndaj në fund ramë dakord që unë të kisha 58%, turqit 40% dhe Valon Ademi 2%”, nënvizoi Pacolli.
    Prapaskenat dhe mesazhi
    Por teksa shohim këto deklaratë të z. Pacolli, në mënyrë identike sikurse akuzohet nga SPAK për manipulimin e tenderit të tunelit të Llogarasë, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku duket se ka vepruar edhe për atë të aeroportit të Vlorës. Rrëfimi i biznesmenit miliarder, Behgjet Pacolli ka hedhur më shumë dritë për mënyrën se si bëhen “garat” e koncesioneve të mëdha në Shqipëri, ku personat dhe kompanitë paracaktohen paraprakisht. Pacolli ka rrëfyer për moderatorin Fevziun, në Opinion, se kur ai vendosi të konkurronte për aeroportin e Vlorës, e mori në telefon një i njohuri i tij, pronari i kompanisë turke YDA Group që e njoftoi se bashkë me të do të futej edhe ai.
    “Ai më tha se e kishin njoftuar nga presidenca turke se duhej të merrni pjesë në këtë garë”, tregoi Pacolli. Ashtu sikurse dihet YDA Group, u fut në tender vetëm për të plotësuar kriterin e një firme që kishte eksperiencë në punime të tilla që ishte një kusht për të marrë pjesë në konkurrim. Por sapo puna u krye turqit u larguan duke arkëtuar sipas Pacollit 3 milionë euro vetëm se kishin dhënë letrat. Me sa duket ministrja Balluku kishte një marrëveshje sekrete me ta sepse kur përfaqësuesi i YDA dhe Pacolli shkuan për takim në zyrën e saj, ajo as i adresoi fjalën biznesmenit kosovar. Ajo foli vetëm me turkun dhe e detyroi Pacollin të largohej nga takimi e të dilte jashtë. Por kjo insinuatë nuk përbën të vetmin dyshim. Njësoj si në tenderin e tunelit të Llogarasë aty përmendet emri i Erdoganit. Te tuneli, Balluku ka transferuar një mesazh të kapur nga SPAK ku kompania turke Interkar ASL pretendon se është “e preferuara e presidentit”.
    Në të dyja rastet turqit futen në tender vetëm formalisht pa bërë asnjë punë. Në të dyja rastet ata largohen me miliona të pamerituara që “nuk dihet” pse i kanë merituar.  Pra ngjashmëritë janë shumë të forta. Ndonëse në intervistën për Fevziun, Pacolli e mohoi se ka dhënë ryshfet dhe hodhi poshtë aludimet e bëra se ikja e turqve lidhej me ndonjë skemë korruptive. “As Rama as Balluku nuk është marrë me %-t e aksioneve….Edi Rama nuk më ka pyetur kurrë për aksionet, e vetmja gjë që më ka kërkuar ishte nëse aeroporti mund të inaugurohej para zgjedhjeve” tregoi ai, duke shtuar se ky afat qe i pamundur të arrihej. Por Behgjet Pacolli as nuk u pyet as nuk u përgjigj vetëm për një gjë. Si është e mundur që ai bashke më turqit e YDA Group u bënë fitues të një “gare” të manipuluar e cila gjithashtu ka përfunduar në SPAK me akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera njësoj si për tunelin e Llogarasë.
    Në tenderin e shpallur në fund të 2020-ës ka pasur një varg shkeljesh. Fillimisht ishte kërkuar që të ndërtohej një aeroport për 10 milionë pasagjerë dhe me dy kulla kontrolli. Që fituesit të ishin ata që u paracaktuan, katër ditë para garës, kapaciteti u zbrit në 2 milionë dhe kullat përfunduan në 1. Për më tepër kompania tjetër konkurrente, AL-DE, ndonëse me kushte shumë më të favorshme për interesin publik, u skualifikua nga gara me justifikimin banal se nuk kishte dorëzuar dokumentacionin e plotë. Britanikët e AL-DE Corporation LTD e denoncuan garën e parregullt dhe për këtë çështje SPAK ka njoftuar se ka hapur hetim, për shpërdorim detyre, favorizim të palëve të caktuara dhe shkelje të pabarazisë në tendera. Por nuk përfundon këtu. Pas marrjes së tenderit fiktiv kompania fituese kishte tre aksionerë: Mabco Construction e Pacollit me 58 për qind, YDA Group, e turqve që kishin ndërtuar edhe spitalin elektoral të Fierit me 40 për qind dhe 2A Group e Valon Ademit me 2 për qind.
    YDA Group, siç u tha, ishte përfshirë në koncesion për shkak të përvojës së saj për ndërtimin e aeroportit, pa të cilën nuk mund të justifikohej përmbushja e kritereve të garës. Prandaj ajo u “shpërblye” me 40 për qind të aksioneve. Po ç’ndodhi? Ndonëse u shpallën fitues, turqit e YDA Group u tërhoqën menjëherë pas përfundimit të procesit duke paguar një shumë qesharake, 4200 euro për 40%-shin e tyre. Në fakt, sipas rrëfimit të fundit të Pacollit ata u larguan me 3 milionë euro ndërkohë që kishin kërkuar 5 milionë. Që këtu autoritetet shtetërore duhet të ndiznin sinjalin e kuq të alarmit sepse ligji për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat detyron që përpara ndryshimit të çdo aksioneri në kontratat koncesionare, duhet marrë fillimisht miratimi i Autoritetit Kontraktor dhe Ministrisë së Financave.
    A e bënë këtë gjë? Natyrisht që jo. A dëshmon kjo se ishin palë në organizimin e një gare fiktive me një kompani turke të futur vetëm për letra? Natyrisht që po. Këtë e vërteton fakti se shitja e 40% të aksioneve që kaluan nga turqit tek Pacolli, në dhjetor të vitit 2022 (pikërisht ato aksione për të cilat po bëhet sherri i sotëm), është miratuar nga titullari i Autoritetit Kontraktor, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministrja e Financave.
    Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
     

  • Skandali i Llogarasë/ “Kinezi 185 mln, Inter 17 miliardë, do presim turqit”, zbardhen mesazhet e Ballukut me Berberin

    Skandali i Llogarasë/ “Kinezi 185 mln, Inter 17 miliardë, do presim turqit”, zbardhen mesazhet e Ballukut me Berberin

    Në datën 19 gusht të vitit 2021, Belinda Balluku i përcjell në aplikacionin Whatsapp Evis Berberit një mesazh të marrë nga drejtuesit e shoqërisë Intekar Yapi. Në mesazh shkruhej se kompania kishte përfunduar në masën 95 për qind dokumentacionin për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe se do ishte gati përpara datës së tenderit.
    Një ditë më parë, në Shqipëri kishin mbërritur dy inxhinierë turq të kompanisë, të cilët u takuan me Evis Berberin. Data e tenderit për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë ishte caktuar në 30 gusht. Por me sa duket nga përgjimet, turqit nuk po bëheshin gati.
    Sipas dosjes së SPAK, në datën 24 gusht, pra vetëm 3 ditë para tenderit, Belinda Balluku i dërgon një mesazh Evis Berberit.
    Belinda Balluku: Fole me Artën? Turqit gjëkundi? Nesër në 11 takim. Do aktivizojmë atë që takuam të premten
    Evis Berberi: Po fola, unë i thashë të shkruaj.
    Belinda Balluku: Ore këta nuk qënkan në Shqipëri fare.
    Evis Berberi: Turqit?
    Belinda Balluku: Për ata, se për kë po flasim
    Evis Berberi: Vazhdojmë me të premten.
    Belinda Balluku: Do presim deri nesër.
    Vonesa e turqve që ishin paracaktuar si fitues, prishte jo pak llogaritë. Për këtë arsye, në datën 27 gusht, njësia e prokurimit nxorri urdhër për shtyrjen e datës së tenderit nga 30 gushti në 7 shtator.
    Gjatë kësaj kohe dy inxhinierët turq u rikthyen sërish në Shqipëri. Në mesditën e datës 30 gusht ata u takuan me Belinda Ballukun dhe Evis Berberin. Tenderi u zhvillua në datën 7 shtator, pasi turqit më në fund i bënë letrat. Menjëherë Evis Berberi njofton me mesazh Belinda Ballukun, ku i dërgon një fotografi me emrat e kompanive pjesëmarrëse.
    Belinda Balluku: Pa oferta?
    Evis Berberi: Kinezi, 185.7 milionë euro. Albania Glob 18 miliardë lekë, Inter (Intekar Yapi) 17 miliardë, Albbuilding 15.8 miliardë.
    Belinda Balluku: Qënkemi shkëlqyer me një fjalë.
    Evis Berberi: I pari me të dytin 10 milionë euro diferencë. Super fare.
    Oferta e ulët e Alb Building ka krijuar shqetësim tek ministrja e infrastrukturës, një situatë paradoksale, pasi ministrat duhet të kenë prioritet kursimin maksimal të parave të taksapaguesve. Por në këtë rast prioriteti ishte tjetër.
    Belinda Balluku: Sigurisht ka hyrë skandal poshtë (Albuilding), por nuk plotëson kushtet sigurisht.
    Evis Berberi: është pak a shumë me të njëjtën ofertë.
    Një orë më vonë Belinda Balluku interesohet sërish, këtë herë për përqindjen si ishin ndarë kompanitë turke e paracaktuara fituese në joint venturin e tyre?
    Belinda Balluku: Si janë ndarë në % ASL me Intercar?
    Evis Berberi: 70 me 30
    Por në këtë shkëmbim mesazhesh del edhe një fakt tjetër, se si e gjithë procedura e vlerësimit të ofertave ishte fiktive.
    Belinda Balluku: Kur mbyllet vlerësimi
    Evis Berberi: Po them ta lëmë 10 ditë se herën e parë e mbajtëm 15 ditë dhe 5 kompani kishim, të duket që po vlerësojme. Nëse duhet shpejt e bëjmë.
    Belinda Balluku: Ok, lërë 15 ditë, por më jep datën e saktë
    Evis Berberi: Dt 22 bëhen 15 ditë.
    Belinda Balluku: Ca të ndodhë me afatet, po ta mbyllim në datë 16?
    Evis Berberi: Asgjë. E kemi më afër kontratën. jemi ok më datë 16. 9 ditë janë mjaftueshëm.
    [“Ta lëmë 10 ditë që të duket sikur po]
    Sipas SPAK, të gjitha këto përgjime faktojnë se fituesi i llokmës 170 milionë euro ishte paracaktuar, që do të ishin turqit. Por përgjimet dëshmojnë edhe një tjetër fakt të rëndë. Si Evis Berberi, ashtu dhe Arta Gurbardhi, dy personat që përgatitën dhe koordinuan tenderin e tunelit, nuk ishin fare as punonjës të ARRSH-së dhe as të Ministrisë së Infrastrukturës.
    Berberi ishte drejtor i Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, ndërsa zonja Gurbardhi ishte këshilltare në OST. Kjo mund t’i rëndojë jo pak pozitat e zëvendëskryeministres në raport me SPAK, pasi sinjalizon ngritjen e një grupi të strukturuar për të ekzekutuar aferën 170 milionë euro.
    Sipas SPAK, kompania turke u shpall fituese në kundërshtim me ligjin, pasi ajo nuk plotësonte kriteret teknike për punë të ngjashme, madje edhe dokumentacionin nuk e kishte dorëzuar në gjuhën angleze, një kriter ky i detyrueshëm.

  • Mali i Zi ashpërson politikën ndaj të huajve

    Mali i Zi ashpërson politikën ndaj të huajve

    Pas disa ditësh linçimesh, sulmesh ndaj turqve dhe djegies e shkatërrimit të pronës së tyre, histeria anti-turke në Mal të Zi po qetësohet. Policia po e shtrëngon kontrollin mbi të huajt.
    Qytetarëve turq do t’u duhen që nga data 30 tetor përsëri viza që të hyjnë në Mal të Zi. Ky është epilogu i disa ditëve me incidente të rënda, gjuhë urrejtjeje dhe histeri anti-turke që ka përfshirë rrugët dhe lagjet e kryeqytetit, Podgoricës.
    Gjithçka filloi me një përleshje midis disa shtetasve malazezë dhe të huaj, rrethanat e së cilës ende po sqarohen. Një i ri nga Podgorica u plagos në atë rast, dhe megjithëse shtetasit turq u identifikuan si autorë të konfliktit, policia përfundimisht arrestoi tre azerbajxhanas dhe një turk. Përveç të huajve, të cilët kishin një thikë me vete, analiza e pamjeve video të incidentit tregon se një nga banorët e Podgoricës kishte edhe diçka në dorë, dhe autoritetet ende po hetojnë se çfarë ndodhi.
    Ndërkohë, një turk dhe një azerbajxhanas, të cilët u akuzuan për tentativën e vrasjes së një të riu nga Podgorica, janë liruar për t’u mbrojtur në liri, sepse nuk ka prova se ata e kanë kryer krimin.
    Në përgjithësi incidenti çoi në një shpërthim pakënaqësie ndaj turqve, i cili u shndërrua në ksenofobi të hapur dhe gjuhë urrejtjeje.Kryeministri dhe vizat e “e gabuara”.
    Kryeministri Milojko Spajiq, në të njëjtën natë që filluan protestat dhe marshimet anti-turke në pjesë të Podgoricës ku të huajt zotërojnë restorante dhe dyqane, njoftoi se Mali i Zi do të rivendoste vizat për qytetarët turq. Ironikisht, shumica e shtetasve të huaj të dyshuar që morën pjesë në incidentin me banorët e Podgoricës janë azerbajxhanas. Megjithatë, në vend që të merrte në konsideratë të gjitha rrethanat, Spajiq vendosi me nxitim të përmbushte kërkesat e rrugës.
    “Ne shohim se në ditët e mëparshme, kur patëm sfida të mëdha, sektori i sigurisë iu përgjigj siç duhet dhe mbrojti qytetarët e të gjitha kombësive, feve, profileve të identitetit dhe të të gjitha shtetësive”, tha Spajiq.
    Ai nuk iu referua faktit se për dy netë rresht, policia dëgjoi dhe ndoqi një turmë njerëzish që bërtiste: “Vriteni turkun”, “Turqit jashtë” dhe “Turqit nuk duhet të jenë në këtë qytet”, gjë që është e dënueshme sipas ligjit malazez dhe që i jep policisë bazë për të shpërndarë tubime të tilla.
    Në të njëjtën kohë, tetë persona të tjerë u arrestuan për sulm fizik ndaj shtetasve të huaj ose përhapje të gjuhës së urrejtjes kundër tyre në mediat sociale. Opozita i tha Spajiqit se “shteti ka dështuar në provimin e tij”.
    Turqit dhe ekonomia malazeze
    Atmosfera e persekutimit të turqve ishte përgatitur më parë prej deklaratave nxitëse të politikanëve të caktuar nga radhët e qeverisë, të cilët përhapën dezinformata se në Mal të Zi ka 110.000 turq, ndërsa zyrtarisht ka 13.500. U tha gjithashtu se “Turqia dëshiron të ripushtojë Ballkanin duke dërguar një numër të madh emigrantësh” dhe se “neo-osmanizmi” ishte në veprim.
    Fakti është se ardhja e tyre në vitet e fundit ka rritur qiratë dhe çmimet e pasurive të paluajtshme, dhe sigurisht ka ndikuar në rritjen e disa çmimeve dhe shërbimeve të tjera.
    Është e sigurt se ata kanë kryer edhe krime të caktuara në Mal të Zi, por jo më shumë se mesatarisht të huajt e tjerë. Ka ndodhur që të huajt nga vende të tjera, si Serbia, Rusia ose Ukraina, kanë kryer krime më të rënda, por kjo nuk ka shkaktuar kaos në rrugë.
    Nga ana tjetër, në tetë muajt e parë të këtij viti, turqit kanë investimet më të shumta të huaja në Mal të Zi, me mbi 92 milionë euro të investuara. Kjo është një e pesta e shumës së përgjithshme të investimeve të huaja, sipas të dhënave nga gazeta Vijesti.
    Turqit gjithashtu zotërojnë 14.500 kompani në Mal të Zi, ose një në pesë, dhe nga gjithsej 2.8 milionë pasagjerë në të dy aeroportet malazeze vitin e kaluar, një e pesta e tyre, ose 560.000 vetë ose 20 përqind, ishin pasagjerë që fluturonin mes Malit të Zi dhe Turqisë.
    Në ditën e parë të futjes së vizave, në aeroportet malazeze, siç raportoi Televizioni Vijesti, nuk kishte më shumë se 40 persona në fluturimet hyrëse nga Turqia. Mesatarja e mëparshme ishte 150.
    Në të njëjtën kohë, disa nga hotelierët më të mëdhenj paralajmëruan se turqit po anulonin marrëveshjet dhe se vendimi për të futur vizat do të ndikonte drejtpërdrejt në sektorin e turizmit, i cili është ndër më të rëndësishmit për ekonominë malazeze.
    Ashpërsimi i politikës ndaj migracionit
    Kryeministri Spajiq është gjithashtu i vetëdijshëm për këtë, duke thënë se është “çmenduri, duke pasur parasysh që Mali i Zi është një vend turistik, t’i thuash dikujt se nuk është i mirëpritur dhe se kjo është vetëvrasje ekonomike”. Nga ana tjetër, ai thotë se nuk do të lejojë askënd të abuzojë me mikpritjen tradicionale malazeze.
    Policia ka punuar më shumë në terren ditët e fundit dhe informon publikun çdo ditë për dëbimin ose anulimin e qëndrimit të të huajve për shkelje të rregulloreve. Që nga fillimi i vitit, gati 3.000 të huajve tashmë u është anuluar ose dëbuar qëndrimi.
    Qeveria ka njoftuar gjithashtu një Ligj më të rreptë për të huajt, kështu që ata nuk do të jenë më në gjendje të hapin kompani në Mal të Zi nëse nuk punësojnë edhe shtetas malazezë. Kushtet për dhënien e lejeve për qëndrimin dhe punën e tyre në Mal të Zi do të jenë gjithashtu më kufizuese.
    E gjithë kjo do të jetë pjesë e një politike të re të imigracionit pasi qeveria, realisht, nuk i kushtoi vëmendje fare për vite me radhë. Ose, siç besojnë shumë, ishte e përshtatshme për një numër të madh të huajsh me kapital të vinin në Mal të Zi, në mënyrë që të mbushnin buxhetin më lehtë.
    Mbetet një shije e hidhur që vetëm një valë ksenofobie dhe urrejtjeje ndaj të huajve i detyroi autoritetet që më në fund ta adresonin këtë çështje që e kishin injoruar vazhdimisht.

  • Mali i Zi ashpërson politikën ndaj të huajve! Analiza e DW: Kryeministri dhe vizat e “e gabuara”

    Mali i Zi ashpërson politikën ndaj të huajve! Analiza e DW: Kryeministri dhe vizat e “e gabuara”

    Pas disa ditësh linçimesh, sulmesh ndaj turqve dhe djegies e shkatërrimit të pronës së tyre, histeria anti-turke në Mal të Zi po qetësohet. Policia po e shtrëngon kontrollin mbi të huajt.
    Qytetarëve turq do t’u duhen që nga data 30 tetor përsëri viza që të hyjnë në Mal të Zi. Ky është epilogu i disa ditëve me incidente të rënda, gjuhë urrejtjeje dhe histeri anti-turke që ka përfshirë rrugët dhe lagjet e kryeqytetit, Podgoricës.

    Gjithçka filloi me një përleshje midis disa shtetasve malazezë dhe të huaj, rrethanat e së cilës ende po sqarohen. Një i ri nga Podgorica u plagos në atë rast, dhe megjithëse shtetasit turq u identifikuan si autorë të konfliktit, policia përfundimisht arrestoi tre azerbajxhanas dhe një turk. Përveç të huajve, të cilët kishin një thikë me vete, analiza e pamjeve video të incidentit tregon se një nga banorët e Podgoricës kishte edhe diçka në dorë, dhe autoritetet ende po hetojnë se çfarë ndodhi.

    Ndërkohë, një turk dhe një azerbajxhanas, të cilët u akuzuan për tentativën e vrasjes së një të riu nga Podgorica, janë liruar për t’u mbrojtur në liri, sepse nuk ka prova se ata e kanë kryer krimin.

    Në përgjithësi incidenti çoi në një shpërthim pakënaqësie ndaj turqve, i cili u shndërrua në ksenofobi të hapur dhe gjuhë urrejtjeje.
    Kryeministri dhe vizat e “e gabuara”
    Kryeministri Milojko Spajiq, në të njëjtën natë që filluan protestat dhe marshimet anti-turke në pjesë të Podgoricës ku të huajt zotërojnë restorante dhe dyqane, njoftoi se Mali i Zi do të rivendoste vizat për qytetarët turq. Ironikisht, shumica e shtetasve të huaj të dyshuar që morën pjesë në incidentin me banorët e Podgoricës janë azerbajxhanas. Megjithatë, në vend që të merrte në konsideratë të gjitha rrethanat, Spajiç vendosi me nxitim të përmbushte kërkesat e rrugës.
    “Ne shohim se në ditët e mëparshme, kur patëm sfida të mëdha, sektori i sigurisë iu përgjigj siç duhet dhe mbrojti qytetarët e të gjitha kombësive, feve, profileve të identitetit dhe të të gjitha shtetësive”, tha Spajiç.
    Ai nuk iu referua faktit se për dy netë rresht, policia dëgjoi dhe ndoqi një turmë njerëzish që bërtiste: “Vriteni turkun”, “Turqit jashtë” dhe “Turqit nuk duhet të jenë në këtë qytet”, gjë që është e dënueshme sipas ligjit malazez dhe që i jep policisë bazë për të shpërndarë tubime të tilla.
    Në të njëjtën kohë, tetë persona të tjerë u arrestuan për sulm fizik ndaj shtetasve të huaj ose përhapje të gjuhës së urrejtjes kundër tyre në mediat sociale. Opozita i tha Spajiçit se “shteti ka dështuar në provimin e tij”.
    Turqit dhe ekonomia malazeze
    Atmosfera e persekutimit të turqve ishte përgatitur më parë prej deklaratave nxitëse të politikanëve të caktuar nga radhët e qeverisë, të cilët përhapën dezinformata se në Mal të Zi ka 110.000 turq, ndërsa zyrtarisht ka 13.500. U tha gjithashtu se “Turqia dëshiron të ripushtojë Ballkanin duke dërguar një numër të madh emigrantësh” dhe se “neo-osmanizmi” ishte në veprim.
    Fakti është se ardhja e tyre në vitet e fundit ka rritur qiratë dhe çmimet e pasurive të paluajtshme, dhe sigurisht ka ndikuar në rritjen e disa çmimeve dhe shërbimeve të tjera.
    Është e sigurt se ata kanë kryer edhe krime të caktuara në Mal të Zi, por jo më shumë se mesatarisht të huajt e tjerë. Ka ndodhur që të huajt nga vende të tjera, si Serbia, Rusia ose Ukraina, kanë kryer krime më të rënda, por kjo nuk ka shkaktuar kaos në rrugë.
    Nga ana tjetër, në tetë muajt e parë të këtij viti, turqit kanë investimet më të shumta të huaja në Mal të Zi, me mbi 92 milionë euro të investuara. Kjo është një e pesta e shumës së përgjithshme të investimeve të huaja, sipas të dhënave nga gazeta Vijesti.
    Turqit gjithashtu zotërojnë 14.500 kompani në Mal të Zi, ose një në pesë, dhe nga gjithsej 2.8 milionë pasagjerë në të dy aeroportet malazeze vitin e kaluar, një e pesta e tyre, ose 560.000 vetë ose 20 përqind, ishin pasagjerë që fluturonin mes Malit të Zi dhe Turqisë.
    Në ditën e parë të futjes së vizave, në aeroportet malazeze, siç raportoi Televizioni Vijesti, nuk kishte më shumë se 40 persona në fluturimet hyrëse nga Turqia. Mesatarja e mëparshme ishte 150.
    Në të njëjtën kohë, disa nga hotelierët më të mëdhenj paralajmëruan se turqit po anulonin marrëveshjet dhe se vendimi për të futur vizat do të ndikonte drejtpërdrejt në sektorin e turizmit, i cili është ndër më të rëndësishmit për ekonominë malazeze.
    Ashpërsimi i politikës ndaj migracionit
    Kryeministri Spajiç është gjithashtu i vetëdijshëm për këtë, duke thënë se është “çmenduri, duke pasur parasysh që Mali i Zi është një vend turistik, t’i thuash dikujt se nuk është i mirëpritur dhe se kjo është vetëvrasje ekonomike”. Nga ana tjetër, ai thotë se nuk do të lejojë askënd të abuzojë me mikpritjen tradicionale malazeze.
    Policia ka punuar më shumë në terren ditët e fundit dhe informon publikun çdo ditë për dëbimin ose anulimin e qëndrimit të të huajve për shkelje të rregulloreve. Që nga fillimi i vitit, gati 3.000 të huajve tashmë u është anuluar ose dëbuar qëndrimi.
    Qeveria ka njoftuar gjithashtu një Ligj më të rreptë për të huajt, kështu që ata nuk do të jenë më në gjendje të hapin kompani në Mal të Zi nëse nuk punësojnë edhe shtetas malazezë. Kushtet për dhënien e lejeve për qëndrimin dhe punën e tyre në Mal të Zi do të jenë gjithashtu më kufizuese.
    E gjithë kjo do të jetë pjesë e një politike të re të imigracionit pasi qeveria, realisht, nuk i kushtoi vëmendje fare për vite me radhë. Ose, siç besojnë shumë, ishte e përshtatshme për një numër të madh të huajsh me kapital të vinin në Mal të Zi, në mënyrë që të mbushnin buxhetin më lehtë.
    Mbetet një shije e hidhur që vetëm një valë ksenofobie dhe urrejtjeje ndaj të huajve i detyroi autoritetet që më në fund ta adresonin këtë çështje që e kishin injoruar vazhdimisht./DW

  • “Jashtë turqit”, Mali i Zi ashpërson politikën ndaj të huajve

    “Jashtë turqit”, Mali i Zi ashpërson politikën ndaj të huajve

    Qytetarëve turq do t’u duhen që nga data 30 tetor përsëri viza që të hyjnë në Mal të Zi. Ky është epilogu i disa ditëve me incidente të rënda, gjuhë urrejtjeje dhe histeri anti-turke që ka përfshirë rrugët dhe lagjet e kryeqytetit, Podgoricës.
    Gjithçka filloi me një përleshje midis disa shtetasve malazezë dhe të huaj, rrethanat e së cilës ende po sqarohen. Një i ri nga Podgorica u plagos në atë rast, dhe megjithëse shtetasit turq u identifikuan si autorë të konfliktit, policia përfundimisht arrestoi tre azerbajxhanas dhe një turk. Përveç të huajve, të cilët kishin një thikë me vete, analiza e pamjeve video të incidentit tregon se një nga banorët e Podgoricës kishte edhe diçka në dorë, dhe autoritetet ende po hetojnë se çfarë ndodhi.
    Ndërkohë, një turk dhe një azerbajxhanas, të cilët u akuzuan për tentativën e vrasjes së një të riu nga Podgorica, janë liruar për t’u mbrojtur në liri, sepse nuk ka prova se ata e kanë kryer krimin.
    Në përgjithësi incidenti çoi në një shpërthim pakënaqësie ndaj turqve, i cili u shndërrua në ksenofobi të hapur dhe gjuhë urrejtjeje.
    Kryeministri dhe vizat e “e gabuara”
    Kryeministri Milojko Spajiq, në të njëjtën natë që filluan protestat dhe marshimet anti-turke në pjesë të Podgoricës ku të huajt zotërojnë restorante dhe dyqane, njoftoi se Mali i Zi do të rivendoste vizat për qytetarët turq. Ironikisht, shumica e shtetasve të huaj të dyshuar që morën pjesë në incidentin me banorët e Podgoricës janë azerbajxhanas. Megjithatë, në vend që të merrte në konsideratë të gjitha rrethanat, Spajiq vendosi me nxitim të përmbushte kërkesat e rrugës.
    “Ne shohim se në ditët e mëparshme, kur patëm sfida të mëdha, sektori i sigurisë iu përgjigj siç duhet dhe mbrojti qytetarët e të gjitha kombësive, feve, profileve të identitetit dhe të të gjitha shtetësive”, tha Spajiq.
    Ai nuk iu referua faktit se për dy netë rresht, policia dëgjoi dhe ndoqi një turmë njerëzish që bërtiste: “Vriteni turkun”, “Turqit jashtë” dhe “Turqit nuk duhet të jenë në këtë qytet”, gjë që është e dënueshme sipas ligjit malazez dhe që i jep policisë bazë për të shpërndarë tubime të tilla.
    Në të njëjtën kohë, tetë persona të tjerë u arrestuan për sulm fizik ndaj shtetasve të huaj ose përhapje të gjuhës së urrejtjes kundër tyre në mediat sociale. Opozita i tha Spajiqit se “shteti ka dështuar në provimin e tij”.
    Turqit dhe ekonomia malazeze
    Atmosfera e persekutimit të turqve ishte përgatitur më parë prej deklaratave nxitëse të politikanëve të caktuar nga radhët e qeverisë, të cilët përhapën dezinformata se në Mal të Zi ka 110.000 turq, ndërsa zyrtarisht ka 13.500. U tha gjithashtu se “Turqia dëshiron të ripushtojë Ballkanin duke dërguar një numër të madh emigrantësh” dhe se “neo-osmanizmi” ishte në veprim.
    Fakti është se ardhja e tyre në vitet e fundit ka rritur qiratë dhe çmimet e pasurive të paluajtshme, dhe sigurisht ka ndikuar në rritjen e disa çmimeve dhe shërbimeve të tjera.
    Është e sigurt se ata kanë kryer edhe krime të caktuara në Mal të Zi, por jo më shumë se mesatarisht të huajt e tjerë. Ka ndodhur që të huajt nga vende të tjera, si Serbia, Rusia ose Ukraina, kanë kryer krime më të rënda, por kjo nuk ka shkaktuar kaos në rrugë.
    Nga ana tjetër, në tetë muajt e parë të këtij viti, turqit kanë investimet më të shumta të huaja në Mal të Zi, me mbi 92 milionë euro të investuara. Kjo është një e pesta e shumës së përgjithshme të investimeve të huaja, sipas të dhënave nga gazeta Vijesti.
    Turqit gjithashtu zotërojnë 14.500 kompani në Mal të Zi, ose një në pesë, dhe nga gjithsej 2.8 milionë pasagjerë në të dy aeroportet malazeze vitin e kaluar, një e pesta e tyre, ose 560.000 vetë ose 20 përqind, ishin pasagjerë që fluturonin mes Malit të Zi dhe Turqisë.
    Në ditën e parë të futjes së vizave, në aeroportet malazeze, siç raportoi Televizioni Vijesti, nuk kishte më shumë se 40 persona në fluturimet hyrëse nga Turqia. Mesatarja e mëparshme ishte 150.
    Në të njëjtën kohë, disa nga hotelierët më të mëdhenj paralajmëruan se turqit po anulonin marrëveshjet dhe se vendimi për të futur vizat do të ndikonte drejtpërdrejt në sektorin e turizmit, i cili është ndër më të rëndësishmit për ekonominë malazeze.
    Ashpërsimi i politikës ndaj migracionit
    Kryeministri Spajiq është gjithashtu i vetëdijshëm për këtë, duke thënë se është “çmenduri, duke pasur parasysh që Mali i Zi është një vend turistik, t’i thuash dikujt se nuk është i mirëpritur dhe se kjo është vetëvrasje ekonomike”. Nga ana tjetër, ai thotë se nuk do të lejojë askënd të abuzojë me mikpritjen tradicionale malazeze.
    Policia ka punuar më shumë në terren ditët e fundit dhe informon publikun çdo ditë për dëbimin ose anulimin e qëndrimit të të huajve për shkelje të rregulloreve. Që nga fillimi i vitit, gati 3.000 të huajve tashmë u është anuluar ose dëbuar qëndrimi.
    Qeveria ka njoftuar gjithashtu një Ligj më të rreptë për të huajt, kështu që ata nuk do të jenë më në gjendje të hapin kompani në Mal të Zi nëse nuk punësojnë edhe shtetas malazezë. Kushtet për dhënien e lejeve për qëndrimin dhe punën e tyre në Mal të Zi do të jenë gjithashtu më kufizuese.
    E gjithë kjo do të jetë pjesë e një politike të re të imigracionit pasi qeveria, realisht, nuk i kushtoi vëmendje fare për vite me radhë. Ose, siç besojnë shumë, ishte e përshtatshme për një numër të madh të huajsh me kapital të vinin në Mal të Zi, në mënyrë që të mbushnin buxhetin më lehtë.
    Mbetet një shije e hidhur që vetëm një valë ksenofobie dhe urrejtjeje ndaj të huajve i detyroi autoritetet që më në fund ta adresonin këtë çështje që e kishin injoruar vazhdimisht./DW

  • Dalin dokumentat/ Aeroporti i Vlorës, inceneratori i Belinda Ballukut

    Dalin dokumentat/ Aeroporti i Vlorës, inceneratori i Belinda Ballukut

    Thelbi i skandalit nuk qëndron tek sherri mes dy biznesmenëve, por te vendimet dhe letrat që ka firmosur numri 2 i qeverisë
    Shernaja në publik e dy biznesmenëve kosovarë, fitues të koncesionit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, po drejton projektorët në një nga tenderat më korruptivë që ka zhvilluar qeveria Rama. Në epiqendër të tij, së paku me letra, është vënë zv/kryeministrja Belinda Balluku. Nëse kësaj afere i shkohet deri në fund, ajo mund të djegë si një incenerator që punon me fuqi të lartë karierën e saj. Lapsi.al është përpjekur të shpjegojë se përse…
    Që në vitin 2017, Edi Rama planifikoi të jepte pa garë dhe pa tender tek një kompani turke këtë aeroport. Madje në parlament u depozitua një projektligj special, “Për Përcaktimin e Procedurës së Veçantë për Negociimin dhe Lidhjen e Kontratës ndërmjet Shtetit Shqiptar dhe Shoqërive “Cengiz Construction & Kalyon & Colin Construction”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit të qytetit të Vlorës”.  Për zbatimin e tij u caktuan të negocionin kontratën në janar 2018 ministrat Ahmetaj e Gjiknuri.
    Por diskutimet e dy ministrave me kompaninë dështuan. Një nga arsyet qëndronte tek shuma me të cilën do të kompensohej kompania private. Atëhere u përfol se palët nuk ranë dakord për shifrën që do të merrnin si kompensim turqit nëse aeroporti nuk do të arrinte numrin e parashikuar të fluturimeve dhe pasagjerëve.
    Sot një gjë e kemi të faktuar. Kjo shumë do të jetë 140 milionë euro, pra më e madhe se i gjithë investimi i biznesmenëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi që po përleshen për 130 milionë eurot që thuhet se kanë hedhur në këtë projekt.
    Por nga dështimi i planit të parë për konkludimin e ligj special deri tek organizimi i një tenderi të dytë fallco, nuk kaluan vetëm më shumë se dy vite e ca, aty ndodhi edhe një ndryshim tjetër. Të “paaftët” Ahmetaj dhe Gjiknuri u zëvendësuan nga punëmbaruara Balluku.
    Tashmë janë të njohura të gjitha shkeljet dhe manipulimet me tenderin e hapur në fund të vitit 2021, që shpalli fitues Behgjet Pacollin, Valon Ademin dhe kompaninë turke YDA Group, që ishte e domosdoshme për të plotësuar kriterin e një partneri që kishte eksperiencë në menaxhimin e aeroporteve. Kompania rivale me ta, britanikja AL-DE Corporation LTD, që zotohej ta ndërtonte veprën me 80 milionë euro (pra me shumë më pak para), u skualifikua nga gara me justifikimin banal se nuk kishte dorëzuar dokumentacionin e plotë. Sikur kjo të mos mjaftonte rregullat e garës u ndryshuan vetëm ditë para zhvillimit të saj në favor të Pacolli & CO. Nëse fillimisht ishte kërkuar që të ndërtohej një aeroport për 10 milionë pasagjerë dhe me dy kulla kontrolli. Në mënyrë që fituesit të ishin ata që qenë paracaktuar, kapaciteti u zbrit në 2 milionë dhe kullat përfunduan në 1.

    Ashtu sikurse tashmë është treguar në shkrimet tona të mëparshme (shiko linkun poshtë) dihet se ky projekt u nis që në fillim si një lojë e trukuar.
     
    Por, edhe pasi gara manipulative përfundoi me fitoren e bashkimit Mabco Construction e Pacollit me 58 për qind, YDA Group, e turqve që kishin ndërtuar edhe spitalin elektoral të Fierit me 40 për qind dhe 2A Group e Valon Ademit me 2 për qind, surprizat nuk reshtën. Turqit e YDA Group u tërhoqën menjëherë pas përfundimit të procesit duke paguar një shumë qesharake, 4200 euro për 40%-shin e tyre.
    Dhe pikërisht këtu shfaqet fuqishëm roli i errët i Belinda Ballukut. Me fuqinë e ministres që përfaqëson Autoritetin Kontraktor ajo s’duhej ta miratonte këtë kalim aksionesh. Tenderi ishte fituar vetëm falë prezencës së turqve që kishin edhe garancinë financiara edhe mbi të gjitha atë teknike për ndërtim aeroportesh. Nëse ata largoheshin gara quhej e pavlefshme. Por në Dhjetor të vitit 2022, Belinda Balluku e ka miratuar këtë shitje aksionesh që është bërë edhe molla aktuale e sherrit mes dy aksionerëve të mbetur. Gazetarja Ola Xama ka publikuar dokumentin që mban firmën e Ballukut (shiko ktu poshtë).

    Xama shkruan: “Edhe miratimi për shitjen e aksioneve nga turqit e YDA te kompania Mabco Construction është bërë në shkelje. Kjo duket qartë që te vendimi për miratimin e shitjes që ka bërë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në paragrafin e fundit të shkresës thuhet se “koncesionari duhet të vazhdojë të garantojë aftësinë financiare, teknike dhe të operimit”. Pra, miratimi është bërë pa u garantuar vazhdimi i aftësisë teknike dhe financiare”!
    Po përse, pas organizimit të një tenderi fallco Balluku e ka pranuar edhe këtë shkelje të re flagrante? Mos aksionet e lëna nga turqit ishin destinuar për dikën tjetër? Përgjigjen e jep në një shkrim të tij (shiko linkun poshtë) gazetari Klodian Tomorri: “Problemi tani është se Behgjet Pacolli u bë aq tahmaqar saqë nuk po lëshon pjesën që pati rënë dakord kur i patën dhënë tenderin”.
     
    Ai e shpjegon sepse: “Në momentin kur Belinda Balluku hodhi firmën që miratoi shitjen e aksioneve nga turqit e Yda Group tek Behgjet Pacolli, tenderi i aeroportit të Vlorës u rrëzua. Sepse turqit ishin të vetmit në konsorciumin fitues, të cilët plotësonin kriteret e ekspertizës. Kjo e shndërroi të gjithë tenderin në një procedurë fiktive të manipuluar, pasi kriteri i ekspertizës në menaxhimin e aeroporteve ka penguar shumë kompani të tjera, që të garonin dhe të ofronin çmime më të volitshme për qytetarët shqiptarë”.
    Pra, roli i Belinda Ballukut, që i mori përsipër Ramës ta mbyllte këtë punë, është përcaktues në skandalin që ka përfshirë sot aeroportin e Vlorës. Ajo u emërua ministre në janar të vitit 2019, pasi tentativat e Gjiknurit dhe Ahmetajt për të mbyllur një kontratë me një kompani tjetër kishin dështuar. Në periudhën e Ballukut shuma e kompesimit për humbjet u rrit ndjeshëm. Nën drejtimin e saj u zhvillua një garë e trukuar ku fitoi Behgjet Pacolli. Një nga atutë e kësaj “fitoreje” qe ekzistenca e kompanisë turke e cila kishte financën dhe përvojën në ndërtimin e aeroporteve. Por me firmën e saj (dokumenti sipër) Balluku e miratoi shitjen e 40% të aksioneve turke tek Pacolli, vetëm për 4200 euro. Ndërkohë që duhej të kishte anulluar procedurën, apo të përsëriste garën, ajo mbylli sytë.
    Natyrisht që Belinda nuk e bërë këtë duke ngrënë kumblla apo dardha prapa shpinës së shefit. Nisma për një gropë me aeroportin e Vlorës ishte projektuar para se ajo të bëhej anëtare kabineti. Por roli dhe firmat janë të saj. Prandaj tek ky skandal ajo gjendet në të njëtin pozicion me ata që zbatuan urdhrat për djegësin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

  • “Ramës i ka dalë loja nga kontrolli”/ Afera e aeroportit, reagon gazetari: Interesi i Belinda Ballukut, që aksionet…

    “Ramës i ka dalë loja nga kontrolli”/ Afera e aeroportit, reagon gazetari: Interesi i Belinda Ballukut, që aksionet…

    Gazetari Armand Shkullaku i ftuar në një studio televizive, ka folur në lidhje me aferën e aeroportit të Vlorës, ku mediat shkruajnë se, dikush po kërkon ti marrë aeroportin investuesit Bexhet Pacolli.
    Sipas Shkullakut, në pamje të parë duket se kemi të bëjmë me një konflikt mes dy partnerëve, por sipas tij, në fakt gara ka qenë e trukuar që në fillim.
    Shkullaku shprehet se, në këtë aferë ka qenë edhe një investitor i tretë, kompani turke e cila zotëronte 40% të aksioneve, që ka qenë thelbësore për krijimin e imazhit të një gare legjitime, aksione që më pas janë shitur për 4 mijë euro.
    ‘Në plan të parë duket se është një konflikt i brendshëm mes dy partnerëve. Por kjo është histori që do ta zgjidhin gjykatat. Këtu ka qenë dhe një aksion tjetër, turqit, që kanë pasur 40 përqind, sepse pa turqit gara për aeroportin nuk do të bëhej. Gara këtu ka qenë e trukuar që në fillim. Pra po marrim turqit për letra dhe më mbrapa po vazhdojmë, siç ndodhi me tunelin e Llogarasë,’ deklaroi Shkullaku.
    Ai shton se situata ka dalë jashtë kontrollit të kryeministrit Edi Rama në momentin që ka shpërthyer konflikti i brendshëm mes Pacollit dhe partnerit tjetër, duke theksuar gjithashtu mënyrën e pazakontë të kalimit të aksioneve.
    ‘Këtu Ramës i ka dalë loja nga kontrolli, në momentin që ka pasur një konflikt të brendshëm, Pacolli me Ademin. Këtu nuk është bërë ndonjë problem i madh, kur në QKB është shkruar se, aksionet e turkut i kanë kaluar Bexhet Pacollit për 4 mijë euro. Këtu është bërë një truk,’ u shpreh ai.
    Shkullaku akuzoi se pas kësaj skeme fshihet një marrëveshje e fshehtë dhe një interes personal i njerëzve pranë qeverisë shqiptare.
    ‘Edi Rama ka përdorur turqit dhe Bexhet Pacollin për të bërë një garë të trukuar. Cili ka qenë interesi i qeverisë shqiptare, jo i qeverisë, por i Edi Ramës, Belinda Ballukut, apo dikujt tjetër pranë Edi Ramës, që aksionet e turkut për nderin që ka bërë, të konvertohej në aksione nëpërmjet dikujt tjetër, kjo ekziston si teori.’
    Gazetari e mbylli analizën e tij duke dhënë një paralajmërim për të gjithë ata që zgjedhin të bashkëpunojnë në projekte të trukuara dhe me figura të lidhura me pushtetin autokratik.
    ‘Thelbi i gjithë kësaj është se, po u fute në një garë të trukuar, po u fute të bashkëpunosh me autokrat të trukuar, mos njëherë, mos njëherë tjetër, se Pacollit i kanë dalë probleme edhe herë të tjera, në Kremlin, në vende të tjera, kështu që dhe me Edi Ramën, do i dilte diçka e tillë.’

  • Të shohësh historinë me sytë e telenovelave turke

    Të shohësh historinë me sytë e telenovelave turke

    Nga Lorenc Vangjeli

    Nuk ka një të vërtetë absolute, por shumë të vërteta relative që madje edhe mund të kundërshtojnë njëra-tjetrën. Gjithçka varet nga këndvështrimi, interesi e mbi të gjitha nga koha që mund të ndryshojë po gjithçka. Për shembull, për historinë e Shqipërisë, Gjergj Kastrioti është Heroi Kombëtar i shqiptarëve, kurse nipi i tij Hamza, është tradhëtar e atdhevrasës. Për historiografinë turke, Gjergji i lavdishëm është renegati që tradhëtoi Portën e Lartë, ndërsa Hamzai, heroi që luftoi tradhëtarin.

    Po me turq në mes, në segmentin Tiranë – Vlorë, po zhvillohet një ndeshje tjetër e egër mes shqiptarësh. Që betohen në flamur e atdhe për ndershmërinë vetjake dhe tradhëtinë e tjetrit. Njëri si patriot e tjetri renegat e anasjelltas. Behxhet Pacolli dhe Valon Ademi ishin shpallur fitues të garës për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Bashkë me ta edhe një kompani turke. Turqit ishin mjaft të rëndësishëm në këtë bashkëpunim sepse CV-ja e tyre në projekte të ngjashme, ishte karta fituese për koncesionin e ardhshëm. Por karta nuk u shndërrua dot në kazmë, lopatë e beton për të ndërtuar. Sepse pa u tharrë ende boja në kontratë, turqit shesin aksionet e tyre – gati gjysmën e tyre – për më pak se pesë mijë euro. Sa mund të kushtojnë vetëm një grusht biletash vajtje – ardhje në bussines class në linjën Tiranë – Stamboll. Çfarë ndodhi më pas me koncesionin që do të kushtonte qindra milionë euro në 35 vjet, është një histori e ripërsëritur. Një histori me investitorë strategjikë të huaj që përdoren për kartvizitë dhe që pastaj largohen duke lënë aktorët lokalë të vetëm në fushën e lojës. Një fushë loje që funksionon me rregulla tipike shqiptare. Të shkruara e të pashkruara. Asnjë sinjal, asnjë shqetësim e veprim dhe asnjë ngritje supesh nga autoritetet shqiptare që duartrokisnin investimin në Vlorë si një mirë që binte nga qielli për turizmin shqiptar, por që nuk shihnin se përpara se të hapeshin themelet e kullës së aeroportit, ishte shtruar pista hilacake e zakonshme.

    E shkuara në raste të ngjashme ka dëshmuar se nuk mund të pritet ndonjë zgjidhje e hajrit e bastit mes dy shqiptarëve nga drejtësia. E cila në hetimin që ka nisur është ende larg thelbit të vërtetë të çështjes: a ka qenë e ndershme gara që në gjenezë? Britanikët e AL-DE Corporation që u përjashtuan nga gara për mungesë dokumentacioni, pretendojnë se autoritetet shqiptare bënë ndryshime të papritura në kriteret e garës vetëm pak ditë para afatit të dorëzimit të tyre. Largimi i turqve bashkëfitimtarë më pas, i jep tjetër kuptim humbjes britanike. Sepse ikën turqit, por kush erdhi më pas?

    Shqipëria ka nevojë për Turqinë moderne. Ka nevojë edhe për miqësinë e Presidentit Erdogan sot e pasuesit të tij nesër. E shtrënguar si sanduiç mes interesash gjeopolitike në rajon që ndryshojnë pavarësisht vullnetit shqiptar, në listën modeste të sukseseve shqiptare në këto tre dekada e kusur demokraci, Turqia është dëshmuar shpesh si miku i mirë i ditës së ligë. Aleanca në Luftën e Kosovës apo dhe kontributi i çmuar në çlirimin e Tiranës nga pushtimi i heshtur Gylenist, janë dy pika që lëvizën në drejtimin e duhur botën tonë të vogël. Dhe kjo meriton mirënjohje, por dhe pragmatizëm në vlerësim. Në forumin e investimeve Shqipëri-Turqi të mbajtur në fund të javës së shkuar në Tiranë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku provokoi habi kur tentoi të gjejë edhe arsye historike për ardhjen e mundshme të investimeve turke në Shqipëri. Arsye që sipas saj, “…nuk kanë ndryshuar shumë nga arsyet se pse Bajaziti, Murati apo Mehmet Fatihu donin të instaloheshin në Shqipëri”. Pra, ata kishin ardhur atëherë me zjarr e hekur, me jeniçerë jataganzhveshur e bronx topash, me gjuhë tjetër e gërshërë berberësh për synetllik, me shkatërrim kishash e ndërtim xhamish mbi rrënojat e tyre, me dhunë mbi burrat e përdhunim mbi gratë, kishin ardhur vetëm për të investuar në Shqipëri. Kishin ardhur për “…t’i dhënë një shtysë të madhe zhvillimit ekonomik në të gjithë Shqipërinë, …për t’u shndërruar në burim punësimi” apo edhe për integrimin evropian të vendit. Kështu mund të thuhet në telenovelat e nesërme turke dhe kjo ide mund të pranohet si e vërtetë nga këndvështrimi i tyre. E vërteta kundërthënëse, sipas historiografisë shqiptare, është se ata erdhën si pushtues, u sollën si pushtues dhe ikën si pushtues të vajtuar vetëm nga bashibozukët e muhibët e tyre shqiptarë, që Babën donin e të Babës kanë marrë! Nuk ka mësues më të keq sesa historia që lexohet gabim për hir të shkrimit të historisë së të ardhmes.

    Duken si të largët dhe pa lidhje shqiptarët Behxhet e Valon, aeroporti në Vlorë, osmanët e ikur dikur e turqit e lutur për të ardhur nesër, britanikët e përzënë, integrimi evropian, ministrja Diellë e prokurimeve që atëherë nuk kishte lindur ende, transferimi i mundshëm i pronësisë së një pike strategjike në duar jo miqësore me Shqipërinë, betejave epike me të njëjtën muzikë të trompës patriotike, parave në mes e pronarëve fundorë pa emra e me shumë fytyra. Por kjo nuk është një histori e re. Eshtë telenovela tragjike shqiptare e shkruar dhe interpretuar keq në shumë e shumë vite; është provë e dhembshme se shqiptarët Kastriotë, bij edhe të Gjergjit, edhe të Hamzait, janë në gjendje t’i bëjnë Shqipërisë në paqe, atë që as pushtuesit më të egër nuk kanë mundur dot t’ja bëjnë me luftë. Sa kohë që në mes janë paratë e pushteti.

  • JA SI E TRADHËTUAN SERBËT ISA BOLETININ, DOKUMENTI I RRALLË I SHKRUAR NGA EDITH DURHAM

    JA SI E TRADHËTUAN SERBËT ISA BOLETININ, DOKUMENTI I RRALLË I SHKRUAR NGA EDITH DURHAM

    FMmages.net për herë parë publikon një dokument të rrallë të shkruar nga Edith Durham, që tregon më së miri sa tradhëtar dhe të pabesë janë serbët.

    Shënim për veprimet serbe në lidhje me Isa Boletinin.

    Nga Edith Durham

    Gjatë pjesës më të madhe të kryengritjes së Isa Boletinit, unë isha në Shqipëri.

    E gjithë Shqipëria e Veriut u revoltua disa herë, me synimin për të fituar autonominë dhe mbi të gjitha, për të përcaktuar kufijtë, sepse ekzistonte frikë e madhe për ndonjë agresion serb. Ishte në fakt revolta e Shqipërisë së Veriut ajo që u dha mundësi Turqve të rinj të rrëzonin regjimin e vjetër. Më pas, Turqit e rinj e djallosën situatën dhe i armiqësuan keqazi shqiptarët, duke dashur t’i osmanizojnë me forcë.

    Isa Boletini ishte një lider shumë i aftë, i admiruar dhe i dashur shumë. Ai e deklaroi qartë se po luftonte kundër turqve për autonomi dhe kundër askujt tjetër. Ai e mbrojti pakicën serbe në vilajetin e Kosovës.

    Kur oficerët serbë morën kontaktet e para me të, në Shqipëri pati gëzim shumë të madh. Njerëzit më thoshin: Tani serbët janë miqtë tanë. Tash e tutje nuk ka përse të frikësohemi prej tyre. Një oficer serb jeton me Isa Boletinin. Ata janë betuar për miqësi me ne.

    FM Images/ Letra e Edith Durham

    Djali i Isës, na u tha, shoqërohej me oficerë serbë. Së bashku, shqiptarët dhe serbët do të dëbojnë turqit. Kur të fitohej autonomia, pakica serbe në Kosovë do të trajtohej mirë dhe të gjitha do të shkonin mirë. Kjo ëndërr e artë u trondit mizorisht. Por do të kalonte ca kohë para se shqiptarët të kuptonin se sa mizorisht ishin mashtruar dhe ishin bërë vegla në duart e tjerëve.

    Serbët e lanë Isa Boletinin t’i mposhtëte turqit dhe të spastronte të gjitha zonat afër kufirit me serbët. Por, sapo erdhi puna për kufijtë dhe për përmasat e autonomisë që ata do të merrnin nga turqit, serbët dhe popujt e tjerë të Ballkanit u shpallën shqiptarëve luftë për të mos lejuar realizimin e këtij plani. Shqiptarët që kishin luftuar turqit dhe ua kishin lehtësuar rrugën aleatëve të Ballkanit, u sulmuan nga ushtritë serbo-malazeze në mënyrën më brutale.

    Meqenëse e kishin harxhuar municionin për rebelimin e fundit, pjesa më e madhe e shqiptarëve ishin praktikisht të paarmatosur dhe u masakruan pa mëshirë nga ushtritë pushtuese.

    Apisi dhe miqtë e tij që ishin hequr si miq të shqiptarëve, tani, nuk kursyen as burrë, as grua, as fëmijë. Se sa u masakruan në vilajetin e Kosovës, kjo nuk do të mësohet kurrë.

    Disa oficerë serbë u mburrën në tryezën e darkës në Podgoricë, në praninë time, për mënyrën sesi i kishin shpuar me bajonetë gratë dhe fëmijët e Lumës. Hetimet e mëvonshme nga ana ime, treguan se kjo ishte e vërtetë. Lajme të tmerrshme për mizoritë e kryera erdhën përmes muslimanëve.

    Duke tradhtuar kështu shqiptarët, serbët fituan tërë vilajetin, përveç një pjese që i ishte dhënë Malit të Zi. Gjatë Luftës së Madhe, kur gjërat po shkonin keq me serbët dhe malazezët, Isa Boletini i cili me familjen e tij ishte lejuar të jetonte në Podgoricë në Mal të Zi, u masakrua së bashku me shumicën e burrave të familjes së tij, me sa duket për të siguruar se ai nuk do të udhëhiqte përsëri një kryengritje në Kosovë. Ata u mbrojtën për shumë orë, nën një urë, derisa një mitraloz u kthye mbi ta. Pas luftës, shqiptarët u përpoqën shumë që të lejohej të mbanin të paktën një pjesë të Kosovës. Pjesa më e madhe e saj ishte shqiptare e pastër si popullatë. Por përsëri, ajo iu dha serbëve. Evropa, në çdo rast në fakt u ka treguar serbëve se rruga drejt suksesit është ajo e tradhtisë dhe vrasjeve./FMimages.net