Tag: turqisë

  • Të dënuar për vepra të rënda, ekstradohen nga Shqipëria drejt Turqisë dhe Greqisë dy persona, ja për çfarë akuzohen

    Të dënuar për vepra të rënda, ekstradohen nga Shqipëria drejt Turqisë dhe Greqisë dy persona, ja për çfarë akuzohen

    Janë ekstraduar nga Turqia dhe Greqia dy persona. Burak Kara do të ekstradohet drejt Turqisë. 39 vjeç është dënuar me 8 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Mersin në vitin 2022.
    Në vitin 2011 39-vjeçari në gjendje të dehur ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase turke. I kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet e gjysmë burg.
    Kurse, 59-vjeçari I.A. i lindur në Bullgari ekstradohet drejt Greqisë. Ai ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Athina, pasi akuzohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë gjente gra shtatzënë (në vështirësi ekonomike), të cilat i çonte në Greqi për të lindur. Më pas ndërmjetësonte për dhënien e foshnjës, për birësim. Nga kjo veprimtari kriminale 59-vjeçari dyshohet se ka përfituar 2000-4000 euro për çdo rast. Ai është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Korçës.

  • Autobusi përmbyset në Antalia të Turqisë, duke plagosur 18 turistë rusë

    Autobusi përmbyset në Antalia të Turqisë, duke plagosur 18 turistë rusë

    Të paktën 18 turistë rusë u plagosën mëngjesin e 29 prillit pasi autobusi ku po udhëtonin u përmbys në lagjen Manavgat të Antalyas në Turqi.

    Autobusi po transportonte turistë për në hotelin e tyre kur shoferi raportoi se kishte humbur kontrollin e automjetit, duke bërë që ai të përmbysej pranë një grumbulli serrash. Incidenti ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit.

    Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe të gjithë pasagjerët e lënduar u transportuan në spitalet më të afërta për trajtim mjekësor.

    Autoritetet lokale kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

  • Samiti Turqi-Itali, Erdogan në Romë, në fokus forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve

    Samiti Turqi-Itali, Erdogan në Romë, në fokus forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve

    Me qëllim konfirmimin e nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe me Italinë, por edhe promovimin e përfshirjes së Turqisë në mbrojtjen evropiane, Presidenti turk  Erdogan ka mbërritur në Romë për Samitin e katërt Ndërqeveritar Turqi-Itali.
    Takimi i parë ndërqeveritar midis dy vendeve u mbajt në vitin 2008 në Izmir dhe i fundit u zhvillua tre vjet më parë në Ankara.
    Bisedimet ndërqeveritare të sotme po zhvillohen në një moment jashtëzakonisht të veçantë, me pasigurinë gjeopolitike që dominon në nivel global, frontet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme të hapura, ndërsa Turqia duke përfituar nga kriza në marrëdhëniet transatlantike, promovon marrëdhëniet euro-turke sipas kushteve të saj.

    Roma është një nga aleatët dhe mbështetësit më të ngushtë të Turqisë, dhe Giorgia Meloni në veçanti ka mbështetur procesin e afrimit të Turqisë me BE-në, ndërsa theks i veçantë i është kushtuar marrëdhënieve ekonomike dhe investimeve, pasi shumë kompani italiane investojnë në Turqi.
    Për Turqinë, bashkëpunimi në sektorin e mbrojtjes dhe armatimeve është gjithashtu jashtëzakonisht i rëndësishëm.
    Për më tepër, Turqia ka mbështetjen e Italisë në blerjen e Eurofighter, pasi Italia është një nga vendet që marrin pjesë në konsorciumin e prodhimit të avionëve luftarakë.
    Në fokus të diskutimeve mes Erdogan dhe Melonit pritet të jenë emigracioni dhe zhvillimet rajonale.
    Për Turqinë, Italia është një partner i rëndësishëm tregtar dhe vëllimi i shkëmbimeve tregtare nga 10 miliardë euro në vitin 2019 u rrit në 32.2 miliardë euro në vitin 2024.
    Në kuadër të Konferencës Ndërqeveritare, do të zhvillohen edhe takime të përfaqësuesve të botës së biznesit të të dy vendeve me qëllim forcimin e shkëmbimeve dhe investimeve./vizionplus.tv

  • Turqia teston “Bayraktar TB3”, droni i parë i armatosur ngrihet nga luftëanija me ndihmën e AI

    Turqia teston “Bayraktar TB3”, droni i parë i armatosur ngrihet nga luftëanija me ndihmën e AI

    Bayraktar TB3, mjeti i parë ajror pa pilot i armatosur dhe i aftë për të operuar nga luftëanijet me pistë të shkurtër, përfundoi me sukses katër fluturime autonome nga anija amfibe e Turqisë TCG Anadolu.
    Sipas një deklarate nga prodhuesi i dronëve Baykar, testi u krye në Gjirin e Saros si pjesë e fushatës për të vërtetuar aftësitë e plota autonome të ngritjes dhe uljes. Çdo fluturim u krye pa asnjë pajisje ndihmëse në ulje, duke shënuar një tjetër risi teknologjike.
    Ndryshe nga paraardhësi i tij, TB3 është projektuar posaçërisht për operime nga platformat detare, veçanërisht nga aeroplanmbajtëse me pista të shkurtra si TCG Anadolu e Turqisë. Një nga karakteristikat e tij më të dukshme është mekanizmi i krahut të palosshëm, i cili lejon që droni të ruhet dhe të funksionojë në mënyrë më efikase në mjedise të kufizuara detare.
    Sistemi i fluturimit me AI
    Lëvizjet e dronit luftarak u ekzekutuan me mbështetjen e algoritmeve të inteligjencës artificiale të zhvilluara nga Baykar. Këto sisteme lejuan dronin të kryente nisje dhe ulje plotësisht autonome në platformën e anijes në lëvizje.
    Sipas Baykar, TB3 tani ka regjistruar 1,016 orë fluturimi në total, duke përfshirë një fluturim 32 orësh qëndrueshmërie në dhjetor 2023, ku përshkoi 5,700 kilometra pa zbritur në tokë.

    Aftësitë luftarake të dronit u testuan gjithashtu më 25 dhe 27 mars 2025, duke përdorur raketën supersonike IHA-122 të zhvilluar nga Roketsan. Ky test demonstroi aftësinë e goditjes me saktësi të TB3 nën lartësinë e vijës së shikimit, duke synuar një zonë 6×6 metra, me objektivin e caktuar nga një Bayraktar TB2 në ajër.
    Në një test në lartësi të madhe më 25 qershor 2024, TB3 arriti lartësinë 11 km në qendrën e trajnimit në Kesan, i mundësuar nga motori TEI PD-170 i zhvilluar në vend.  Më 26 mars 2024, TB3 fluturoi me ASELFLIR-500, një sistem zbulimi elektro-optik i zhvilluar nga Aselsan.
    Me krahë të palosshëm dhe aftësi komunikimi përtej vijës së shikimit, Bayraktar TB3 pritet të bëhet UAV-ja kryesore e armatosur në klasën e tij sapo t’i bashkohet Forcave Ajrore turke zyrtarisht.
    Droni do të jetë në gjendje të operojë në distanca të gjata, duke mundësuar vëzhgimin, mbledhjen e inteligjencës dhe misionet e goditjes kundër objektivave jashtë shtetit, duke rritur ndjeshëm kapacitetin parandalues të sulemeve të Turqisë.

  • Vjosa Osmani takon Erdogan, zbulohen detajet

    Vjosa Osmani takon Erdogan, zbulohen detajet

    Në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Forumin Diplomatik të Antalias, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të veçantë me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ku vlerësimet dhe mesazhet e miqësisë nuk munguan.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani e cilësoi Erdoganin si një “lider që i ka qëndruar gjithmonë pranë Kosovës, në çdo sfidë dhe në çdo sukses”, duke e quajtur atë një mik të dëshmuar të vendit, zë të fuqishëm për të drejtat e popullit të Kosovës dhe shtyllë të fortë mbështetëse gjatë procesit të shtetndërtimit.
    Presidentja theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë janë ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët, dhe se Turqia do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin në rajon.
    Osmani po qëndron në Turqi me ftesë të Presidentit Erdogan, për të marrë pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalias, i cili u hap sot dhe do të zgjasë dy ditë. Ngjarja organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, nën patronazhin e Presidentit turk, dhe këtë vit trajton temën: “Rikthimi i Diplomacisë në një Botë të Fragmentuar”.
    Tema e forumit pasqyron sfidat aktuale globale dhe nevojën urgjente për rikthimin e diplomacisë si një forcë stabilizuese, në një kohë kur tensionet ndërkombëtare janë në rritje. Marrë pjesë liderë, diplomatë dhe përfaqësues nga e gjithë bota, për të ndarë ide dhe strategji për një bashkëpunim më të qëndrueshëm ndërkombëtar.

  • Paraqitjet e legjionarëve/ Shehu shënon sërish dhe shpallet lojtari i ndeshjes, Muçi & Seferi realizojnë në Kupën e Turqisë

    Paraqitjet e legjionarëve/ Shehu shënon sërish dhe shpallet lojtari i ndeshjes, Muçi & Seferi realizojnë në Kupën e Turqisë

    Legjionarët shqiptarë kanë regjistruar paraqitje pozitive me klubet e tyre në arenën ndërkombëtare.
    Juljan Shehu vazhdon të jetë protagonist me Widzew Lodz. Pas debutimit me Kombëtaren, mesfushori kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës në dy ndeshjet e fundit, ndërsa këtë fundjavë shënoi ndaj Lechia Gdansk në fitoren 2-0 të Widzew Lodz. Përveç golit, Shehu zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe u shpall lojtari i ndeshjes, me notën 7.9 nga sajti i specializuar për statistika, Sofascore.
    Ernest Muçi u rikthye te goli në Turqi me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi realizoi një gol të bukur në çerekfinalen e Kupës së Turqisë ndaj Goztepe, por pavarësisht golit të tij, Besiktas u eliminua pas humbjes 1-3.
    Një tjetër paraqitje pozitive në çerekfinalet e Kupës së Turqisë regjistroi edhe Taulant Seferi me Bodrumspor. Ai shënoi në minutën e 15-të dhe asistoi për golin e dytë në të 20-ën ndaj Trabzonspor. Megjithatë, në fund Bodrumspor u eliminua pasi ndeshja përfundoi 3-2 për Trabzonspor pas kohës shtesë.
    Rrugën e rrjetës këtë fundjavë e gjeti edhe Jon Mersinaj me skuadrën e tij në Kroaci, Osijek. Një gol historik për mbrojtësin kuqezi, i cili shënoi për herë të parë pas 123 ndeshjesh në kampionatin kroat me Lokomotiva Zagreb dhe Osijek.
    Nga lojtarët e Kombëtares, u aktivizuan si titullarë me skuadrat e tyre: Elhan Kastrati, Simon Simoni, Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Arbnor Muja, Jasir Asani, Myrto Uzuni, Rey Manaj dhe Mirlind Daku.
    Ndërsa si zëvendësues dhanë kontributin e tyre: Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Anis Mehmeti, Arbër Hoxha dhe Armando Broja.

  • Mourinho thumbon trajnerin e Gallatasaraj: Edhe në Hollywood e panë reagimin e tij

    Mourinho thumbon trajnerin e Gallatasaraj: Edhe në Hollywood e panë reagimin e tij

    7 Prill 2025

    10:23

    Telesport

    Pas eliminimit nga Kupa e Turqisë, skuadra e Fenerbahçe e drejtuar nga trajneri Jose Mourinho, iu rikthye fitoreve në kampionat. Ata mposhtën 4-1 me përmbysje rivalët e Trabzonspor.
    Ndeshja u vendos nga “trigolëshi” i Talisca dhe goli i ish-lojtarit të PSG, Milan Skriniar, ndërkohë që më herët pa shënuar Dragusit për miqtë. Pas ndeshjes, vetë “Special One” foli për mediat turke.
    Mourinho iu rikthye episodit të Kupës së Turqisë, kur ai kapi nga hunda trajnerin e Gallatasaraj, Buruk, që reagoi duke rënë në tokë. Imazhe që bënë xhiron e botës.
    “Një imazh sa njëmijë fjalë. Pamjet flasin vetë. Të gjithë e panë, jam i sigurt që e panë edhe në Hollywood”, tha Mourinho.
    Më tej, ai foli për garën për titullin në Superligën turke. “Lufta për titull? Nuk dua të përgjigjem. Përgjigja që jap për këtë mund të jetë e rrezikshme”, tha Mourinho.

  • Gjergj Luca, ju përshëndes nga Turqia, aty ku shqiptarët ishin në krah të Mustafa Kemal Atatürkut në Luftën për Pavarësi

    Gjergj Luca, ju përshëndes nga Turqia, aty ku shqiptarët ishin në krah të Mustafa Kemal Atatürkut në Luftën për Pavarësi

    Albert Vataj
    Sipërmarrësi Gjergj Luca kësaj here në daljen e tij publike përmes një statusi që ai ka bërë në rrjetet sociale, është ndalur te historiku i lidhjes së shqiptarëve me Turqinë në përgjithësi dhe i rolit që ata patën në progresin e këtij vendi.

    “Historia është kokfortë dhe pavarësisht kohës apo vendit faktet janë aty. Nga Turqia ju përshëndes aty ku shqiptarët luftuan në krah të Ataturkut dhe mbajtën Turqinë e sotme të pa coptuar!”
    Ky postim evidenton edhe një herë për vendin që kanë shqiptarët në histori, për rolin që ata kanë dhënë në momente kyçe dhe përkrahjen që ata i kanë ofruar një personaliteti të përmasave universale të Ataturkut.
    Dihet se shqiptarët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e Turqisë moderne, veçanërisht në periudhën e Luftës për Pavarësi (1919–1923) nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Atatürkut.
    Shumë shqiptarë, të lindur në territoret e Perandorisë Osmane (shumë prej tyre me origjinë nga Kosova, Shkodra, Elbasani, Manastiri, etj.), që kishin shërbyer në administratën dhe ushtrinë osmane, iu bashkuan luftës së Mustafa Kemalit për të shpëtuar Turqinë nga copëtimi pas Traktatit të Sèvres (1920).
    Ali Fuat Cebesoy – Me origjinë nga një familje shqiptare e Manastirit, ishte një nga komandantët më të rëndësishëm të luftës për pavarësinë. Ai luajti rol kyç në organizimin e rezistencës në Anadoll.
    Mehmet Shevket Pasha dhe Enver Pasha – Edhe pse të vrarë para fillimit të Luftës së Pavarësisë, kishin krijuar një brez oficerësh që më pas do t’i bashkoheshin Atatürkut.
    Ismet Inönü – Edhe pse për origjinën e tij ka diskutime, shumë burime mendojnë se ai kishte rrënjë shqiptare. Ishte një nga gjeneralët më të besuar të Atatürkut dhe më vonë presidenti i dytë i Turqisë.
    Shqiptarët ishin të pranishëm në shumë rajone të Turqisë, sidomos në Trakinë Lindore dhe Anadollin Perëndimor, ku ata ndihmuan në mobilizimin e forcave lokale kundër grekëve dhe pushtuesve të tjerë. Ata formuan një urë mes elitës ushtarake dhe popullsisë lokale.
    Shumë shqiptarë e panë Atatürkun si një reformator që donte të shkatërronte kalbëzimin e sistemit osman dhe të krijonte një shtet laik, modern, me identitet kombëtar. Shumë prej tyre mbështetën programin e tij të reformave, sidomos ata që ishin të arsimuar në shkollat ushtarake apo institucionet osmane të modernizuara.
    Pas Luftës së Parë Botërore, sipas Traktatit të Sèvres, Turqia do të copëtohej mes grekëve, armenëve, francezëve, italianëve dhe britanikëve. Kjo do të thoshte fundi i çdo lloj sovraniteti për turqit. Lufta për Pavarësi (1919–1923), me kontributin e shqiptarëve mes shumë të tjerëve, ndaloi këtë katastrofë dhe çoi në shpalljen e Republikës së Turqisë më 29 tetor 1923.
    Shqiptarët përbënin një pjesë të madhe të oficerëve në fundin e Perandorisë Osmane, dhe shumë prej tyre kishin ndjekur shkollimin në Akademinë Ushtarake të Stambollit, ku më pas u formuan si kadetë të reformave të reja. Kjo i bëri ata të gatshëm të kalojnë nga një sistem perandorak në një sistem republikan.

  • Ernest Muçi nuk mjafton, Besiktas “vetëvritet” në Kupë dhe eliminohet nga kompeticioni (VIDEO)

    Ernest Muçi nuk mjafton, Besiktas “vetëvritet” në Kupë dhe eliminohet nga kompeticioni (VIDEO)

    3 Prill 2025

    22:33

    Telesport

    Pas eliminimit të Fenerbahces nga Kupa e Turqisë, ka ardhur gjithashtu edhe dalja nga skena e skuadrës së Besiktas, e cila sot ka pësuar një humbje 1-3 në Stamboll nga ekipi i Izmirit, Goztepe, i cili ishte duke humbur pas golit të bukur nga Ernest Muçi (po kalon moment fantastik këto ndeshjet e fundit dhe po fiton besimin e trajnerit) por përmbysi gjithçka me tri gola të Romeros, pasi bardhezinjtë mbetën me dhjetë vetë që në pjesën e parë.
    Besiktas u mundua të ruante avantazhin por u godit direkt në goditje dënimi gjatë kartonit të kuq të marrë. Më pas, një penallti dhe një tjetër gol në kundërsulm në pjesën e dytë. Muçi u ndëshkua me të verdhë në fund të pjesës së parë.
    Kështu, gjysmëfinalet e Kupës së Turqisë do të jenë Trabzonspor-Goztepe dhe Konyaspor-Galatasaray.
    GOLI I MUÇIT – VIDEO
    KARTONI I KUQ – VIDEO
    GOLI I GOZTEPE 1-1 (VIDEO)
    GOLI I GOZTEPE 1-2 – VIDEO
    GOLI I GOZTEPE 1-3 (VIDEO)

  • Ernest Muçi shënon në kupën e Turqisë

    Ernest Muçi shënon në kupën e Turqisë

    Ernest Muçi pak nga pak po shpërblen besimin që i ka dhënë trajneri Solskjaer në radhët e Besiktasit. Pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e kaluara, sot ka ardhur goli në Kupën e Turqisë.
    Sulmuesi shqiptar është titullar në ndeshjen ndaj Goztepe dhe që në fillim u shfaq rrezikshëm para portës.
    Megjithatë, momenti i tij do të vinte në minutën e 30 të ndeshjes, kur iu shmang pozicionit jashtë loje dhe ia doli të shënonte në portën kundërshtare duke i dhënë avantazhin e përkohshëm 1-0 Besiktas, para se miqtë të barazonin në të 38-tën.

    Kësisoj, ai u kthye te goli pas dy muajsh thatësirë, pasi për herë të fundit kishte shënuar po në Kupë në fillim të muajit shkurt.