Tag: turqisë

  • Shqipëri U21 del me kokën ulur nga Stambolli, mposhtet me rezultatin minimal nga Turqia

    Shqipëri U21 del me kokën ulur nga Stambolli, mposhtet me rezultatin minimal nga Turqia

    Kombëtarja shqiptare U-21 zhvilloi ndeshjen e dytë miqësore ndaj Turqisë, ku u mposht minimalisht me rezultatin 1-0 në stadiumin “Atatürk Olimpiyat” në Stamboll. Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 27-të nga Kilicsoy.
    Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Simon Simoni (C), Ermis Selimaj, Ervin Bashi, Gabriel Ramaj, Kevin Dodaj, Etnik Brruti, Rrok Toma, Aidon Shehu, Arlind Kurti, Enes Osmani, Dion Ajvazi.
    Minutat e para të ndeshjes ishin të balancuara, me lojën që u zhvillua kryesisht në mesfushë. Turqia kaloi në avantazh në minutën e 27-të me golin e Kilicsoy, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
    Në pjesën e dytë, kuqezinjtë kërkuan me ngulm golin e barazimit, duke krijuar disa mundësi të mira shënimi, por pa arritur të finalizojnë.
    Trajneri Bushi aktivizoi në fraksionin e dytë edhe Feta Fetain, Erald Maksutin, Burak Alilin, Zylyf Mucan, Fabjan Perndrecan dhe Dario Dakan.
    Ndeshja u mbyll me fitoren minimale të Turqisë 1-0.
    Dy miqësoret e Kombëtares U-21 për muajin qershor u mbyllën me një fitore ndaj Hungarisë (2-1) dhe një humbje ndaj Turqisë (1-0).

  • Real-i nuk e do më, Galatasaray ka gati ofertën për të padëshiruarin e Los Blancos

    Real-i nuk e do më, Galatasaray ka gati ofertën për të padëshiruarin e Los Blancos

    Kampionët e Turqisë, Galatasaray, po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të portierit të Real Madridit, Andriy Lunin, këtë verë.
    Lojtari ukrainas do të vazhdojë si zëvendësues në Santiago Bernabeu, duke e bërë atë të shqyrtojë një transferim diku tjetër sapo të lindë një mundësi.
    Diario AS raporton se Galatasaray po tregon interes konkret për Lunin, për të cilin Real Madrid-i është i përgatitur të dëgjojë ofertat këtë verë.
    Ata janë të përgatitur të përfitojnë nga 26-vjeçari, pavarësisht se i kanë ofruar një kontratë të re deri në vitin 2030 në fillim të këtij sezoni.
    Andriy Lunin do të tundohet nga një mundësi për t’u bashkuar me një nga klubet më të mëdha të Turqisë, të cilët kanë treguar gatishmërinë e tyre për të shpenzuar shumë në vitet e fundit.
    Me Fernando Muslera që pritet të largohet nga klubi këtë verë pas 14 vitesh me ta, fanella e tyre numër një është aty për t’u marrë.
    Lunin mbetet zgjedhja e dytë te Real Madrid-i, me Thibaut Courtois që ende konsiderohet si një nga portierët më të mirë në botë.
    Ai ngurroi ta zgjaste kontratën e tij pas një sezoni mbresëlënës 2023-24 që e shtyu të kërkonte një rol më të madh, por përfundimisht vendosi të qëndronte.
    Ai mund të mos bëjë të njëjtën zgjedhje këtë herë, pasi mundësia e Galatasaray do të jetë e vështirë për t’u humbur.
    Skuadra e Xabi Alonsos do të pësojë ndryshime të mëdha këtë verë, por pozicioni i Courtois nuk është nën kërcënim nën drejtimin e trajnerit të ri.
    Me vetëm 14 paraqitje si portier rezervë gjatë gjithë sezonit 2024-25, Lunin do të jetë shumë i hapur për t’u larguar nga klubi.

  • Tërmet i fuqishëm mes Turqisë dhe Greqisë, 14-vjeçarja humb jetën nga paniku

    Tërmet i fuqishëm mes Turqisë dhe Greqisë, 14-vjeçarja humb jetën nga paniku

    Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ra në orët e para të mëngjesit të 3 Qershorit në detin Egje, mes Turqisë dhe Greqisë.
    Dridhjet u ndjenë më fort në rajonin Mugla të shtetit turk. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yarkeyala bëri me dije se nga kjo ngjarje humbi jetën një 14-vjeçare si pasojë e panikut.
    Ajo u dërgua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore ndërroi jetë.
    Siç bën me dije ministri turk, 69 qytetarë të tjerë kërkuan ndihmë mjekësore pasi si pasojë e panikut u hodhën nga lartësitë në momentin e tërmetit.
    Ndërkohë zona më e prekur në anën e Greqisë ishte ishulli i Rodosit, por nuk raportohet për të lënduar apo dëmtime materiale.
    Ekspertët grekë u shprehën se dridhjet e tokës nga ky tërmet nuk janë shqetësuese. Edhe pse ishin të forta, sipas tyre, thellësia e epiqendrës ishte e madhe.
    “Këto tërmete, përveç shqetësimit që krijojnë te qytetarët, nuk shkaktojnë shpesh dëmtime apo të lënduar”, tha drejtori i Instituti të Gjeodinamizmit, Vasilis Karastathis. Ai shtoi se këto tërmete nuk shoqërohen me pasgoditje.
    Kujtojmë se Turqia dhe Greqia ndodhen në një zonë me rrezik për goditjen nga tërmetet. Në Turqi në vitin 2023 pati një tërmet me magnitudë 7.8 duke shkaktuar me dhjetëra mijëra viktima dhe mbi 120 mijë të plagosur.
    Edhe Greqia goditet shpesh nga tërmetet. Në muajin shkurt në ishullin e njohur Santorini pati një valë tërmetesh që detyroi banorët vendas dhe turistët të largoheshin nga ishulli.

  • Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet për miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë

    Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet për miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë

    Kombëtarja shqiptare U-21 vijon përgatitjet intensive në kuadër të dy ndeshjeve miqësore në transfertë, ndaj Hungarisë dhe Turqisë.
    Grumbullimi ka nisur që prej ditës së martë, ndërsa skuadra stërvitet rregullisht nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi.
    Sa i përket gjendjes së lojtarëve, mesfushori i Partizanit, Gjergji Kote, është larguar nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi dhe nuk do të jetë i gatshëm për këto dy sfida.
    Pjesa tjetër e grupit paraqitet në gjendje të mirë fizike dhe pa probleme.
    Ndeshja e parë, Hungari U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 5 qershor, në stadiumin “Széktó”, duke nisur nga ora 19:30.
    Ndërsa sfida e dytë, Turqi U-21 – Shqipëri U-21, do të luhet më 8 qershor, në “Ataturk Olympic Stadium”, në orën 19:00.

  • Erdogan: Kushtetutën e re nuk e kërkova për veten, por për 86 milionë qytetarë turq

    Erdogan: Kushtetutën e re nuk e kërkova për veten, por për 86 milionë qytetarë turq

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas kritikave të shumta të opozitës në lidhje me ndryshimin e kushtetutës.

    Erdogan theksoi se ndryshimin e kushtetutës nuk e kërkoi për interesat e tij personale, por sipas tij, për 86 milionë qytetarë turq.

    “Ne nuk presim që kushtetuta e re të krijojë hapësirë për veten tonë apo të sjellë përfitime individuale. Ne e duam këtë kushtetutë jo për Tayyip Erdoganin, por për 86 milionë qytetarët tanë,” tha Erdogan.

    Ai mohoi akuzat e opozitës, të cilët e kanë kritikuar për përdorimin e reformave kushtetuese si mjet për të qëndruar në pushtet.

    “Këto janë kurthe të zakonshme politike. Ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësitë tona ndaj Turqisë dhe po ndërmarrim hapat tanë në përputhje me rrethanat.” shtoi Erdogan. Syri.net-Protothema

  • Alban Bushi prezanton ekipin U-21, premton fitore ndaj Hungarisë dhe Turqisë

    Alban Bushi prezanton ekipin U-21, premton fitore ndaj Hungarisë dhe Turqisë

    Adriatik BALLA
    Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, doli sot në konferencën zyrtare për mediat, para nisjes së grumbullimit për dy ndeshjet miqësore ndaj Hungarisë (5 qershor, “Shzetko Stadium”, ora 19:30) dhe Turqisë (8 qershor, “Ataturk Olympic Stadium”, ora 19:00). Ai foli për prurjet e reja, formën e lojtarëve dhe gjendjen e ekipit në tërësi, si dhe përgatitjet për Europianin U-21 2027 dhe për dy miqësoret në transfertë, duke theksuar se objektivi kryesor është fitorja. “Ne jemi akoma në ndërtim të ekipit U-21, me datëlindjet 2004/05 për EURO 2027. Çdo herë marrim lojtarë të rinj, si p.sh. në këtë grumbullim kemi Enes Osmanin, lojtar shumë i mirë nga Sparta e Pragës, shqiptar i Maqedonisë, të cilin e falënderoj që ka zgjedhur Shqipërinë. Gjithashtu, Aidon Shehu, i datëlindjes 2006, i cili luan me Hull Siti, lojtar shumë i mirë, që do të na ndihmojë shumë. Është një ekip i ri, i cili dita-ditës do ndryshime, edhe në strategji, siç po bëjmë ne në ndërtimin e skemave tona, por edhe në lojtarë, sepse nuk ka një bollëk lojtarësh nga kampionati shqiptar që mund ta ndihmojnë ekipin U-21 për momentin, ndaj jemi duke parë edhe në Europë. Velaj është portier, i cili është grumbulluar me ne në turneun që zhvilluam në Arabi me U-19/U-20-ën, ka cilësi shumë të mira, është i gjatë dhe premtues për të ardhmen. Ndërkohë, Aidon Shehu është një mesfushor që ka kualitet, luan në Angli, së shpejti do të firmosë me ekipin e parë të Hull City, i ngjason pak Keidi Bares te ekipi i Shqipërisë, lojtar që vrapon shumë, luan thjesht dhe mendoj se do të na ndihmojë në ndeshjet tona”, tha Bushi
    Miqësoret me Hungarinë dhe Turqinë
    Bushi foli më tej për miqësoret e qershorit, duke thënë se janë rivalë shumë të fortë, që kanë sil loje të ndryshëm. “Turqia dhe Hungaria janë dy ekipe shumë të mira, me një nivel shumë të lartë. Hungaria është një ekip pragmatist, kompakt, luan një skemë 5-3-2, janë shumë fanatikë. Ndërsa Turqia është më kreative në stilin e saj të lojës. Të dyja janë të vështira, por ne do të shkojmë për fitore. Për ne nuk është asnjë ndeshje miqësore. Ua kemi bërë shumë të qartë djemve që në fillim se duhet të japim maksimumin që ditën e parë të stërvitjes. E pamë shumë mirë me datëlindjen 2008 se çfarë niveli kishte Franca, Anglia, Gjermania, Portugalia, na dhanë një mësim shumë të mirë. Tani duhet të punojmë shumë fort, jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje, edhe në stërvitjet e klubeve ku ata luajnë, sepse ne do të zgjedhim gjithmonë ata më të mirët. Nuk kemi grumbulluar 2 lojtarë për arsye se nuk kanë qenë shumë agresivë në stërvitje apo ndeshje, kështu do të bëjmë gjatë gjithë kohës, ai që jep maksimumin në stërvitje dhe ndeshje do të jetë pjesë e Kombëtares. Për sa i përket Turqisë, unë kam kaluar shumë vite atje, më pëlqen atmosfera atje, më pëlqen vendi dhe njerëzit. Kemi luajtur herë tjetër me Turqinë, kemi barazuar një ndeshje zyrtare në Turqi. Mendoj se do t’i mundim, edhe atë dhe Hungarinë. Mendoj që Turqia është ekip i mirë, por nuk punon me shumë strategji”, tha Bushi

  • Erdogan ndryshon Kushtetutën e Turqisë/ Emërohen 10 juristë për ta hartuar atë, kritikët të shqetësuar për…

    Erdogan ndryshon Kushtetutën e Turqisë/ Emërohen 10 juristë për ta hartuar atë, kritikët të shqetësuar për…

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar sot, më 27 maj, fillimin zyrtar të punës për hartimin e një Kushtetute të re, duke emëruar një grup prej dhjetë juristësh që do të hartojnë propozimin për dokumentin që, sipas tij, do të shënojë fillimin e ‘shekullit të Turqisë’.

    Ky zhvillim vjen në një datë me simbolikë të fortë politike për vendin, 65-vjetorin e grushtit të parë ushtarak të vitit 1960, që çoi në përmbysjen dhe më pas varjen e kryeministrit Adnan Menderes dhe dy ministrave të tij.

    Në një fjalim drejtuar drejtuesve të degëve provinciale të partisë në pushtet AKP, Erdogan deklaroi: “Që nga dje, kam emëruar dhjetë nga miqtë e mi ligjorë. Ata po fillojnë punën tani. Me vullnetin e Zotit, ne do të vazhdojmë me punën për Kushtetutën e re.”

    Ai e përshkroi Kushtetutën aktuale, e miratuar në vitin 1982 pas grushtit të shtetit të gjeneralit Kenan Evren, si një dokument që mbart ende “vulën e komplotistëve të grushtit të shtetit” dhe theksoi se synimi është ta zëvendësojë atë me një kushtetutë civile, gjithëpërfshirëse dhe të re, që i përgjigjet realitetit të Turqisë moderne.

    “Ne patjetër do ta çlirojmë kombin nga turpi i Kushtetutës së komplotistëve të grushtit të shtetit,” tha Erdogan, duke shtuar se rishikimet e bëra gjatë qeverisjes së tij që nga viti 2002 kanë hequr shumë nga elementët strukturorë të trashëguar nga ajo periudhë, por se mbetjet e së kaluarës ushtarake ende qëndrojnë.

    Ky vit shënon gjithashtu 40-vjetorin e grushtit të shtetit të vitit 1980, një tjetër moment kyç që Erdogan e përdor për të legjitimuar thirrjen e tij për ndryshim rrënjësor kushtetues. Sipas tij, vetëm një dokument i ri themelor mund të përfaqësojë vizionin e ri të vendit dhe të përforcojë bazat e shtetit turk në epokën që ai e quan “shekulli i Turqisë”.

    Megjithatë, kritikët shprehen të shqetësuar për motivet e presidentit. Ata pretendojnë se ndryshimi i Kushtetutës është një manovër politike, që synon t’i hapë Erdoganit rrugën për të kandiduar edhe një herë për president në zgjedhjet e vitit 2028, pavarësisht kufizimeve aktuale të mandateve. Po ashtu, oponentët e akuzojnë për zbehjen e karakterit laik dhe republikan të shtetit, duke frikësuar një riorientim më autoritar të qeverisjes.

    Ndërsa drafti i propozuar pritet të bëhet publik në muajt në vijim, mbetet e paqartë nëse partia e tij do të arrijë konsensus të mjaftueshëm në parlament për miratimin e Kushtetutës së re pa referendum apo nëse vendimi për një dokument të tillë do t’i nënshtrohet votës së qytetarëve turq. Syri.net-iefimerida

  • Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

    Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

    Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se prioriteti i vendit të tij është dërgimi i ndihmave humanitare në Gaza dhe ka shprehur bindjen e tij se shtypjes në Palestinë do t’i jepet fund me përpjekje të përbashkëta.
    Mësohet se deklaratat e tij erdhën gjatë një takimi me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, në zyrën presidenciale në Dolmabahçes në Stamboll.
    Erdogan gjithashtu theksoi qëndrimin e “vendosur dhe të nderuar” të Spanjës kundër gjenocidit të Izraelit në Gaza.
    Në lidhje me përpjekjen e Turqisë për anëtarësim në BE, drejtoria turke tha se presidenti Erdogan vuri në dukje se “nuk ka pasur asnjë devijim nga qëllimi i Turqisë për anëtarësim në BE” dhe se “hapat konstruktive nga BE-ja priten të ringjallin procesin e anëtarësimit”.
    Presidenti turk gjithashtu theksoi se Ankaraja vazhdon përpjekjet e saj për t’i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë.
    Ai u shpreh se shkëmbimet e të burgosurve, të cilat u trajtuan gjatë bisedimeve të zhvilluara në Stamboll midis dy palëve, konsiderohen nga Turqia si “hapa të rëndësishëm për ndërtimin e besimit”.
    Erdogan gjithashtu theksoi se “mundësia për t’i dhënë fund luftës nuk duhet humbur”.
    Më tej, presidenti turk tha se po vazhdojnë përpjekjet për të rritur vëllimin tregtar midis Turqisë dhe Spanjës dhe se “të dyja vendet do të vazhdojnë të përpiqen të avancojnë bashkëpunimin në shumë fusha, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes dhe transportin”.

  • Erdogan takohet me Sanchez në Stamboll: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshuar!

    Erdogan takohet me Sanchez në Stamboll: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshuar!

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u takua me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez në Stamboll.

    Në takimin e mbajtur në zyrat e presidencës turke në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll, presidenti turk e përshkroi qëndrimin e Spanjës në lidhje me luftën në Gaza si të pandryshueshëm dhe deklaroi se përparësia e Ankarasë është ofrimi i ndihmës humanitare, duke theksuar besimin e tij se sulmet izraelite ndaj territoreve palestineze do të përfundojnë si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta.
    Për më tepër, Presidenti Erdogan deklaroi se nuk ka asnjë devijim nga qëllimi i Turqisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe se priten hapa konstruktivë nga ana e BE-së për të rigjallëruar procesin e pranimit.
    Ai vuri në dukje gjithashtu se po bëhen përpjekje për të rritur vëllimin e tregtisë midis Turqisë dhe Spanjës dhe se të dy vendet do të vazhdojnë përpjekjet për të promovuar bashkëpunimin e tyre në shumë sektorë, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes dhe transportin .
    Ndër të tjera Erdogan vuri në dukje gjithashtu se po bëhen përpjekje për të rritur vëllimin e tregtisë midis Turqisë dhe Spanjës dhe se të dy vendet do të vazhdojnë përpjekjet për të promovuar bashkëpunimin e tyre në shumë sektorë, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes dhe transportin.

    Top Channel

  • Erdogan: Kushtetuta e re e Turqisë do të jetë më e mira për vendin, synojmë të përmirësojmë reputacionin…

    Erdogan: Kushtetuta e re e Turqisë do të jetë më e mira për vendin, synojmë të përmirësojmë reputacionin…

    Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka folur në lidhje me rishikimin e kushtetutës në Turqi, përgjatë takimit që zhvilloi me homologun e tij hungarez, Viktor Orban.

    Ai theksoi se Kushtetuta e re e mundshme në Turqi, do të jetë më e mirë për vendin.

    “Ne nuk duam një kushtetutë të re për veten tonë, por për vendin tonë. Nuk jam i shqetësuar për rizgjedhjen ose kandidimin për një pozicion tjetër. E vetmja gjë që na shqetëson është se si mund ta përmirësojmë reputacionin e vendit tonë me masat që do të ndërmarrim.” tha Erdogan.

    Kushtetuta aktuale e Turqisë është vendosur që në vitin 1982, dhe Qeveria e Erdogan e bëri kërkesën për ndryshimin e saj në 2023.

    Opozita e ka është kundër këtij referendumi, pasi sipas saj, qeveria nuk ka plotësuar kushtetutën aktuale. Syri.net-Protothema