Tag: turqisë

  • “Volën” miliona me kompani “fasadë”/ Nordic Monitor: Turqia krijoi rrjet spiunazhi në Evropë me fondet e BE-së

    “Volën” miliona me kompani “fasadë”/ Nordic Monitor: Turqia krijoi rrjet spiunazhi në Evropë me fondet e BE-së

    Hakan Fidan dhe Recep Tajip Erdogan

    BRUKSEL- Qindra miliona euro nga 10 miliardë eurot e ndara nga Bashkimi Evropian për të mbështetur procesin e pranimit të Turqisë dyshohet se janë kanalizuar nga qeveria e Rexhep Tajip Erdogan për të financuar operacione spiunazhi në të gjithë Evropën. Kështu raporton “Nordic Monitor”. Fondet – të ofruara përmes Instrumentit të BE-së për Ndihmë Para-Anëtarësimit që kur Turqisë iu dha statusi i kandidatit – kishin për qëllim të mbështesnin reformat politike dhe administrative që synonin harmonizimin e vendit me standardet evropiane.
    Përgjatë viteve 2014 dhe 2024, Turqia mori 4 miliardë euro nga shuma totale. “Nordic Monitor” citon burime konfidenciale dhe raporton se një pjesë e këtyre fondeve u kanalizuan fshehurazi në operacione të fshehta të kryera në vendet anëtare të BE-së. Si Ministria e Brendshme, ashtu edhe Ministria e Jashtme turke dyshohet se përdorën miliona euro nga fondet e Mekanizmit për të mbështetur aktivitetet e mbledhjes së inteligjencës kundër vendeve të BE-së – qoftë brenda kufijve të unionit ose duke synuar diplomatët e BE-së që shërbenin në Turqi.
    Mekanizmi i përdorur për të fshehur devijimin e fondeve ishte projektuar të dukej legjitim. Kompanitë dhe organizatat fasadë dhe drejtuesit e tyre u përdorën për të “maskuar” financimin e spiunazhit. Këto subjekte lëshonin fatura fiktive dhe mbajtën të dhëna të falsifikuara kontabël për të fshehur natyrën e shpenzimeve të tyre. Më 16 qershor 2025, Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan zbuloi në një letër drejtuar parlamentit turk se Ministria e Jashtme shpenzoi 339.9 milionë euro nga fondet evropiane midis viteve 2014 dhe 2024, ndërsa Ministria e Brendshme përdori 327.9 milionë euro në të njëjtën periudhë.
    Fidan nuk specifikoi në letrën e tij se si ishin përdorur këto fonde. Sipas burimeve të cituara nga Nordic Monitor, paratë — fillimisht të destinuara për reformën administrative, ndërtimin e kapaciteteve dhe harmonizimin me acquis communautaire (harmonizimi i ligjeve me ato të Bashkimit Europian) — u kanalizuan në rrjetet e spiunazhit që vepronin përmes misioneve diplomatike turke. Raporti vëren se Fidan, i cili ishte ish-kreu i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së Turqisë, e ka ristrukturuar plotësisht Ministrinë e Jashtme që nga marrja e detyrës në verën e vitit 2023. Ai ka vendosur shumë zyrtarë të inteligjencës në pozicione të larta në ministri dhe ka zgjeruar rolin e Drejtorisë së Inteligjencës dhe Hetimit, duke i shndërruar ambasadat dhe konsullatat e Turqisë në qendra për operacione të fshehta.
    Nën udhëheqjen e tij, u krijua edhe një njësi e re e quajtur ‘Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Diplomatike’. Zyrtarisht, misioni i saj është të forcojë sigurinë e afërsisht 260 misioneve diplomatike të Turqisë në të gjithë botën. Në fakt, raporti thekson se në praktikë, kjo njësi vepron si një fasadë për dërgimin e agjentëve shtesë jashtë vendit dhe marrjen e urdhërave direkt nga Fidan.
    Drejtoria e re mori gjithashtu përgjegjësinë e vëzhgimit yë ambasadave të huaja në Turqi – një përgjegjësi që më parë mbahej nga Drejtoria e Përgjithshme e Protokollit në bashkëpunim me policinë lokale. Strategjia agresive e Fidanit për të zgjeruar shërbimet e inteligjencës vjen në një kohë kur Presidenti Erdogan e ka ulur ndjeshëm buxhetin e ministrisë së tij. Duke dyshuar se Fidani ka ambicie për ta pasuar atë – një rol që Erdogani preferon t’ia rezervojë djalit të tij, Necmettin Bilal Erdogan – presidenti pothuajse e ka përgjysmuar buxhetin e Ministrisë së Jashtme. Për të kompensuar këto shkurtime, Fidani është drejtuar gjithnjë e më shumë drejt fondeve të BE-së për të financuar axhendën e tij të spiunazhit.
    Një tjetër lojtar kyç në operacionet e fshehta të Turqisë është Drejtoria e Inteligjencës e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë, e cila mbikëqyr një rrjet të gjerë agjentësh. Ministria e Brendshme dërgon oficerë policie jashtë vendit nën maskën e personelit të sigurimit të ambasadave dhe konsullatave, por shumë prej të cilave shërbejnë edhe si ndërlidhës të zbatimit të ligjit. Megjithatë, në realitet, ata veprojnë si agjentë të fshehtë.
    Cilat janë objektivat e monitorimit?
    “Gjatë dhjetë viteve të fundit, qeveria e Erdoganit i ka përdorur gjerësisht këta oficerë të inteligjencës për të spiunuar vendet e BE-së, me theks të veçantë në komunitetet turke të diasporës ose ambasadat e huaja në Turqi. Objektivat e këtyre mbikëqyrjeve janë disidentët politikë, gazetarët, OJQ-të dhe anëtarët e lëvizjes Gylen, veçanërisht në vende të tilla si Gjermania, Franca, Suedia, Austria dhe Holanda,”-shkruhet nga Nordic Monitor.
    Pavarësisht faktit se BE-ja është në dijeni të keqmenaxhimit të fondeve evropiane nga qeveria turke, nuk ka ndërmarrë asnjë masë thelbësore. Brukseli nuk i ka mbajtur autoritetet turke përgjegjëse, as nuk ka vendosur kushte për të parandaluar abuzimet e ardhshme.
    Një arsye kryesore për heshtjen e BE-së është e ashtuquajtura “kartë emigrimi” që mban Erdogan. Duke kontrolluar fluksin e migrantëve të parregullt drejt BE-së nëpërmjet Turqisë, Erdogan ka përfituar lëshime nga Brukseli. BE-ja, duke pasur frikë nga një krizë e re migrimi, ka dhënë përparësi sigurisë dhe menaxhimit të menjëhershëm të flukseve./ZËRI

  • Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide…

    Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide…

    Turqia ka kërkuar zyrtarisht nga Shqipëria të mos avancojë me idenë e krijimit të një shteti bektashi.

    Kjo kërkesë erdhi përmes kreut të Komisionit të Jashtëm të Turqisë, Fuat Oktay, i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë.

    Ankaraja i kërkoi zyrtarisht qeverisë shqiptare të mos avancojë me krijimin e një shteti bektashi dhe po ashtu të stopojë iniciativën e prezantuar nga kryeministri Rama për një republikë fetare brenda shtetit shqiptar.

    Kjo kërkesë i është përcjellë palës shqiprtare nga kreu i Komisionit të Jashtëm të Turqisë me Fuat Oktay, i cili këtë të hënë nisi  një seri takimesh në Tiranë në krye të një delegacioni ligjvënësish turq.

    Qëndrimin e palës turke në lidhje me këtë temë e zbuloi për MCN deputeti i opozitës Kreshnik Çollaku, sipas të cilit pozicioni i shtetit turk është në një linj me opozitën shqiptare

    Edhe në këtë takim, delegacioni turk ka përsëritur kërkesën për pastrimin e vendit nga ata të cilët i cilëson anëtar të organizatës së Fetullah Gulen

    Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë ka shpërndarë një njoftim për shtyp në lidhje me takimin dypalësh ku sqaron se pjesë e diskutimeve ka qenë edhe prespektiva euroatlantike e Kosovës:

    “Znj. Spiropali dhe z. Oktay diskutuan mbi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe intensiv parlamentar midis Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare, mbështetjen e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë, miqësisë dhe marrëdhënieve tradicionale mes njerëzve tanë, bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh, partneritetin në NATO, perspektivën euro-atlantike të Kosovës si edhe kontributin e dy vendeve tona për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë”.

    Sipas njoftimit në focus të takimit kanë qenë edhe rritja e bahskëpunimit në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë mes dy vendeve.

  • Spiropali pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë

    Spiropali pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Fuat Oktay, dhe anëtarët e Komisionit që e shoqëronin.
    Në takim ishin të pranishëm edhe anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë, deputetët Antoneta Dhima, Petro Koçi dhe Kreshnik Çollaku.
    Spiropali dhe Oktay diskutuan mbi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe intensiv parlamentar midis Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare, mbështetjen e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë, miqësisë dhe marrëdhënieve tradicionale mes njerëzve tanë, bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh, partneritetin në NATO, perspektivën euro-atlantike të Kosovës si edhe kontributin e dy vendeve tona për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.

     
     

  • Spiropali pret në takim politikanin turk! Nga partneriteti në NATO tek perspektiva euro-atlantike e Kosovës, ja temat e diskutimit

    Spiropali pret në takim politikanin turk! Nga partneriteti në NATO tek perspektiva euro-atlantike e Kosovës, ja temat e diskutimit

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një takim në Kryesinë e Kuvendit me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë,  Fuat Oktay, dhe anëtarët e komisionit që e shoqëronin atë.
    Në takim morën pjesë gjithashtu deputetët Antoneta Dhima, Petro Koçi dhe Kreshnik Çollaku, anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Turqi.
    Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e ngushtë dhe intensiv parlamentar mes dy institucioneve ligjvënëse, përforcimin e partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe miqësinë dhe marrëdhëniet tradicionale midis popujve tanë.
    Fokusi i bisedimeve ishte gjithashtu bashkëpunimi dypalësh në fusha të ndryshme, partneriteti në NATO, perspektiva euro-atlantike e Kosovës, si dhe kontributi i Shqipërisë dhe Turqisë për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë dhe më gjerë.
     

  • Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Nga Marjana Doda
    “Turqia nuk është një shtet që mund të anashkalohet. Ajo është një komb që duhet të merret seriozisht në çdo çështje ndërkombëtare.”— Mustafa Kemal AtatürkKëto fjalë të themeluesit të Republikës Turke shërbejnë si një parathënie e qartë e aspiratës dhe pozicionimit që Turqia synon të ketë në botën bashkëkohore. Në një botë të ndërlikuar nga luftëra, tensione gjeopolitike dhe pasiguri ndërkombëtare, Turqia është shfaqur si një aktor i pazëvendësueshëm, duke ndërmarrë një politikë të jashtme aktive dhe të balancuar që nga kufijtë e saj në Ballkan, ku luan rol stabilizues në Bosnjë dhe Kosovë, e deri në Lindjen e Mesme, ku është një ndër zërat më të fuqishëm për çështjen palestineze.

    Ndërsa përballë fuqive të mëdha si SHBA, Rusia apo BE, Turqia ka ndërtuar një linjë të vetën strategjike; as nënshtruese, as konfrontuese, por e orientuar nga interesat kombëtare. Duke kombinuar poziten e saj gjeografike, forcën ushtarake dhe ndikimin kulturor, Turqia sot është jo vetëm një faktor rajonal, por një pjesë e pandashme e çdo ekuacioni diplomatik që prek sigurinë euroaziatike dhe më gjerë.
    Politika e jashtme e Turqisë në dekadën e fundit është zhvilluar mbi një platformë të realpolitikes aktive, ku vendi synon të jetë jo thjesht një aleat i Perëndimit, por një aktor autonom me agjendën dhe interesat e veta. Nën drejtimin e Presidentit Rexhep Taip Erdoğan dhe me një elitë politike e diplomatike të konsoliduar, Turqia ka ndërtuar një doktrinë të bazuar mbi tri shtylla themelore: ruajtja e sovranitetit kombëtar, zgjerimi i ndikimit rajonal, dhe marrëdhënie të lëvizshme me fuqitë globale, në varësi të interesave të momentit.
    Kjo e vendos Turqinë si një aktor ndërmjetës midis Lindjes dhe Perëndimit, shpeshherë si një lojtar i paparashikueshëm, por thellësisht racional në ndjekjen e interesave të saj.
    Turqia si nyja diplomatike e paqesTurqia përfaqëson një nga nyjet më të rëndësishme gjeostrategjike në botë, duke lidhur në mënyrë unike Lindjen e Mesme, Azinë dhe kontinentin evropian. Pozicioni i saj gjeografik e bën atë një pikë kyçe të kalimit të kulturave, interesave ekonomike dhe politikave globale. Ngushtica e Bosforit, që ndan Evropën nga Azia, është më shumë sesa një rrugë detare, ajo është një urë historike ku kanë kaluar qytetërime të mëdha, ideologji të ndryshme, dhe përplasje interesash të fuqive globale.Përplasja dhe ndërthurja e Lindjes me Perëndimin ndodh pikërisht në këtë territor. Prandaj, të kuptosh rolin e Turqisë sot do të thotë të lexosh me kujdes jo vetëm gjeografinë, por edhe historinë, politikën dhe aspiratat e një vendi që gjithmonë ka qenë dhe mbetet në zemër të zhvillimeve botërore.Në këtë kontekst, Turqia nuk është vetëm një vëzhguese, por një aktor aktiv dhe shpeshherë vendimtar në zhvillimet rajonale. Ajo luan një rol të shumëfishtë: si partner strategjik për Perëndimin, si lidere potenciale në botën myslimane, dhe si qendër ekonomike dhe ushtarake në rritje. Në kohë të ndryshme, ajo është shfaqur si faktor stabiliteti, ndërmjetësues në konflikte të vështira, ku më e fundit është ajo ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.
    Deklarata e fundit e presidentit turk, Rexhep Taip Erdoğan, për një mundësi takimi mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në Turqi, për të diskutuar një zgjidhje paqësore mbi luftën në Ukrainë, është një sinjal i qartë për rolin që Turqia po synon të luajë në arenën ndërkombëtare: atë të ndërmjetësuesit të besueshëm dhe të pavarur.Gjatë kthimit nga Samiti i NATO-s në Hagë, Erdoğan deklaroi për gazetarët se presidenti Trump ishte shprehur i gatshëm të vizitojë Turqinë nëse edhe presidenti rus, Vladimir Putin, pranon të vijë për bisedime. “Qëllimi ynë përfundimtar është të organizojmë një samit udhëheqësish në vendin tonë dhe të arrijmë paqen e shumëpritur”, tha ai.
    Ky angazhim diplomatik nuk është rastësor. Turqia, nën udhëheqjen e Erdoganit, ka ndërtuar me kujdes një profil unik në politikën e jashtme: duke ruajtur marrëdhënie të qëndrueshme me Rusinë, duke qenë një anëtare aktive e NATO-s dhe, njëkohësisht, duke mos u përfshirë verbërisht në politikën e sanksioneve kundër Kremlinit. Në vend të kësaj, Turqia ka zgjedhur një kurs të pavarur, të balancuar, i cili shërben si një pikë kontakti për të gjitha palët e përfshira në konflikt. Ajo ka ruajtur neutralitetin në konfliktin Rusi-Ukrainë, duke treguar një qëndrim të pjekur që ka pasur si qëllim kryesor paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Detin e Zi dhe më gjerë.
    Organizimi i një takimi të nivelit të lartë në Stamboll apo Ankara do të ishte një fitore e madhe diplomatike për Turqinë, një vend që e ka fituar këtë rol jo përmes imponimit ushtarak apo presioni politik, por përmes qëndrimeve të qarta, të pavarura dhe në përputhje me interesat e saj kombëtare dhe detyrimet ndërkombëtare.Në një botë gjithnjë e më të polarizuar, ku kanalet e komunikimit janë të kufizuara dhe besimi mes fuqive të mëdha është i dëmtuar, roli që mund të luajë Turqia si ndërmjetësuese është e pazëvendësueshme. Kjo iniciativë nuk është vetëm një përpjekje për të sjellë paqe, por edhe një dëshmi se diplomacia, kur mbështetet në besueshmëri dhe qëndrueshmëri, mund të ofrojë shpresë edhe në kohë lufte.
    Është pikërisht ky faktor, pra diplomacia, ajo që më shtyn, ndryshe nga herët e tjera, të shkruaj me tone pozitive për politikën e Presidentit Erdogan. Në një kohë kur urat e komunikimit po shemben dhe pozicionet po ngurtësohen, përpjekjet e tij për të ndërtuar dialog dhe për të ndërmjetësuar mes palëve në konflikt janë një shembull i vlerës së diplomacisë. Kjo nuk është një çështje simpatie politike, por një njohje e rolit konstruktiv që mund të luajë një aktor me pozicion unik si Turqia.
    Roli i Turqisë në BallkanTurqia është shfaqur gjithnjë e më shumë si një aktor me peshë edhe në zhvillimet politike dhe strategjike të Ballkanit Perëndimor. Dihet se Turqia e sheh rajonin si pjesë të interesave të saj gjeopolitike afatgjata. Ajo ka ndërtuar praninë e saj në Ballkan jo vetëm përmes diplomacisë tradicionale dhe bashkëpunimit ekonomik e ushtarak, por edhe përmes fuqisë së butë duke aktivizuar lidhjet historike, kulturore dhe fetare, veçanërisht me komunitetet myslimane që ndajnë trashëgimi të përbashkët.Në Bosnjë dhe Hercegovinë, Turqia ka ndërtuar një marrëdhënie të veçantë me udhëheqësit boshnjakë dhe ka treguar gatishmëri për të ndërmjetësuar në proceset e pajtimit dhe reformimit institucional. Kjo përfshirje pritet të intensifikohet në një kohë kur kriza politike po thellohet për shkak të tendencave separatiste të Republikës Srpska dhe rritjes së tensioneve ndëretnike.
    Në rastin e Kosovës, roli i Turqisë është edhe më i konsoliduar. Ajo ishte një nga shtetet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe që prej asaj kohe ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme ndërtimin e institucioneve kosovare, pjesëmarrjen në organizata ndërkombëtare dhe ruajtjen e stabilitetit të brendshëm, shpesh në bashkëpunim me SHBA-në dhe KFOR-in. Angazhimi i Turqisë mund të shtrihet edhe në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi, ku ajo mund të luajë rolin e një ndërmjetësi alternativ ose plotësues ndaj BE-së, duke pasur ndikim të konsiderueshëm te elitat politike në Prishtinë dhe një marrëdhënie funksionale me Beogradin.Gjatë Samitit të fundit të NATO-s në Hagë, Presidenti turk Erdogan u ndal edhe tek zhvillimet në veri të Kosovës, një zonë ende e brishtë nga pikëpamja e sigurisë dhe stabilitetit politik. Në përgjigje të një pyetjeje të gazetarit kosovar Urall Boshnjaku, Erdogan theksoi rolin vendimtar të forcave turke të KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe rendit në këtë rajon.
    “KFOR-i i Turqisë ndodhet në atë zonë. Pse ndodhet aty? Për paqe, për qetësi dhe derisa KFOR-i turk gjendet aty, shpresoj që aty nuk mundet dhe nuk do të ketë asnjë problem,” deklaroi ai, duke përfunduar me shprehjen e njohur fetare “inshallah”.
    Kjo deklaratë e Erdoganit nuk është vetëm një garanci politike për Kosovën dhe shqiptarët, por edhe një mesazh gjeopolitik i qartë për rajonin dhe më gjerë: Turqia nuk është thjesht pjesë e strukturave ndërkombëtare të sigurisë si NATO, por është një aktor që reagon, garanton dhe imponon respekt përmes pranisë dhe angazhimit të saj konkret.
    Në një periudhë kur tensionet në Ballkan mund të shfrytëzohen nga aktorë të ndryshëm për interesa afatshkurtra, një angazhim aktiv dhe i qëndrueshëm i Turqisë në rajon përfaqëson një shtyllë të rëndësishme stabiliteti.
    Sot, Kosova dhe i gjithë Ballkani Perëndimor, të vendosur në një vorbull zhvillimesh globale ku vëmendja ndërkombëtare është e përqendruar larg rajonit tonë, kanë më shumë se kurrë nevojë për një angazhim të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm nga Turqia dhe Presidenti Erdogan. Ky angazhim përbën jo vetëm një garanci shtesë për paqe dhe stabilitet, por edhe një sinjal të qartë se nuk jemi vetëm.
    A është Turqia fuqia e re globale në rritje?Në dritën e zhvillimeve të fundit ndërkombëtare, gjithnjë e më shumë ngrihet pyetja nëse Turqia po shndërrohet në një fuqi të re globale. Kjo pikëpyetje nuk është e rastësishme, pasi vendi ka shfaqur një rol gjithnjë e më të theksuar në arenën ndërkombëtare, duke ndjekur një politikë të pavarur, shpeshherë të guximshme, dhe duke vepruar si një aktor me peshë në shumë kriza globale. Por ky vlerësim nuk bëhet vetëm për të theksuar rolin që ajo ka fituar në arenën globale, por edhe si një paralajmërim ose më saktë, si një përgjigje për ndikimin që ajo synon të ketë nga Ballkani deri në Lindjen e Mesme.
    Turqia, nën udhëheqjen e Presidentit Erdoğan, ka ndjekur një politikë të jashtme të pavarur dhe shpesh të largët nga linja klasike perëndimore. Kjo është reflektuar qartë si në qëndrimin ndaj luftës në Ukrainë, ashtu edhe në konfliktin izraelito-palestinez.
    Në rastin e luftës në Ukrainë, sikundër e përmendem më lart, Turqia ka qenë ndër të paktat vende që ka ruajtur kanale të hapura komunikimi me të dyja palët ndërluftuese. Në vend që të pozicionohet në mënyrë të njëanshme, Ankaraja ka preferuar një rol pragmatik, duke kombinuar interesat strategjike me iniciativat diplomatike.
    Ndërkohë, në konfliktin në Gaza, Turqia ka artikuluar në mënyrë të qartë dhe të fortë një qëndrim pro-palestinez, duke e paraqitur këtë çështje si një kauzë të drejtësisë ndërkombëtare dhe një krizë humanitare që nuk mund të lihet pa përgjigje.
    Qasja e Turqisë nuk kufizohet vetëm në këto dy rajone. Ajo ka shprehur hapur kundërshtimin ndaj kërcënimeve serbe në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë, ka qëndruar aktive ndaj tensioneve në Lindjen e Mesme, përfshirë përplasjen e fundit mes Izraelit dhe Iranit.Pavarësisht kritikave që ka hasur në arenën ndërkombëtare, kjo politikë e jashtme shumëdrejtimshme e forcon pozicionin e Turqisë si një aktor i kyç në arkitekturën emergjente të një rendi botëror shumëpalësh.
    Për më tepër, në kohën kur raportet mes SHBA-së dhe BE-së janë përballur me divergjenca të thella, sidomos pas ardhjes në pushtet të Donald Trump, Turqia duket se ka shfrytëzuar boshllëkun për të ndërtuar një pozitë ndërmjetësuese, por edhe udhëheqëse në disa fusha. Ajo ka demonstruar se mund të jetë një partner i pavarur, i aftë për të ndikuar në dinamikat rajonale dhe globale, qoftë në Lindjen e Mesme, në Kaukaz, apo në Mesdheun Lindor.Politika e jashtme e presidentit Rexhep Taip Erdoğan gjatë dekadës së fundit ka treguar një transformim të thellë të rolit të Turqisë në arenën ndërkombëtare. Ajo nuk është më një shtet që ndjek verbërisht linjat klasike të aleatëve perëndimorë, por një aktor me ambicie të qarta për të ndërtuar një politikë të pavarur dhe të shumëkahshme.
    Erdogan ka ndërtuar një doktrinë të jashtme që mund të përshkruhet si asimetrike dhe fleksibile, ku Turqia luan me disa porta njëkohësisht: nga njëra anë mbetet anëtare e NATO-s dhe bashkëpunon me SHBA-në në fushën e sigurisë, ndërsa nga ana tjetër zhvillon marrëdhënie strategjike me Rusinë, Kinën dhe vendet e BRICS-it. Kjo qasje i ka dhënë mundësi Turqisë të manovrojë me sukses në dy krizat aktuale si lufta në Ukrainë apo konflikti në Lindjen e Mesme.Në këtë kontekst, Erdogan ka ripërcaktuar politikën e jashtme turke si një instrument fuqie dhe ndikimi global, që nuk mbështetet më vetëm te aleancat tradicionale, por te vetëbesimi diplomatik, roli ndërmjetësues dhe pranimi i një bote multipolare. Në një rend ndërkombëtar që është në riformulim, kjo strategji duket se e ka shtyrë Turqinë drejt qendrës së vëmendjes globale.
    Turqia sot nuk ka vetëm “çelësat e Bosforit”, por ka filluar të mbajë edhe një rol më të thellë, një rol që shkon përtej pozitave ushtarake apo gjeografike. Në një kohë kur Kombet e Bashkuara, në sytë e shumë njerëzve, kanë dështuar të japin zgjidhje për konfliktet që nga viti 2020 e deri më sot, është pikërisht Turqia ajo që po tregon se diplomacia jo vetëm nuk ka vdekur, por mbetet një mjet real për të lëvizur ujërat e ndotur të politikës globale dhe, ndonjëherë, për t’i qartësuar ato.“Profecia” e arkitektit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk, të cilën e përmenda në fillim të këtij artikulli, po vërtetohet sot nga Presidenti Erdogan. Ai po forcon rolin e Turqisë në arenën globale dhe dëshmon se Turqia është një komb që duhet marrë seriozisht në çdo çështje ndërkombëtare.
    Turqia e sotme e ka ndërtuar rolin e saj si urë midis tre kontinenteve jo vetëm si një lidhje fizike, por si një urë politike, diplomatike dhe kulturore. Përmes politikave të saj të balancuara dhe të pavarura, Turqia ka treguar se është një aktor që jo vetëm ndikon në zhvillimet rajonale, por që ka kapacitetin të kontribuojë në ndërtimin e një rendi më të drejtë dhe shumëpolar global.
    Ky rol nuk është thjesht një shenjë fuqie, por një mundësi për të sjellë stabilitet, dialog dhe bashkëpunim në zonat më të ndjeshme të botës, nga Ballkani deri në Lindjen e Mesme. Në një kohë kur bota ka nevojë urgjente për mirëkuptim dhe koordinim më të madh, Turqia po ofron një urë bashkëpunimi dhe zgjidhjesh, duke hapur rrugën drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe paqësore.
    Në fund të fundit, fuqia e re globale nuk matet vetëm me armë apo ekonomi, por me aftësinë për të ndërmjetësuar, për të ndërtuar ura dhe për të kthyer sfidat në mundësi, dhe në këtë kuadër, Turqia po e afirmon vendin e saj në qendër të skenës ndërkombëtare.

  • Ministri turk i Turizmit shkon në Greqi për pushime: Më duhet t’i kontrolloj rivalët

    Ministri turk i Turizmit shkon në Greqi për pushime: Më duhet t’i kontrolloj rivalët

    Ministri i Turizmit i Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, ftoi një kolumnist ta shoqëronte gjatë pushimeve në Greqi.Gazetari Ahmet Hakan Coskun shkroi për qëndrimin e tij në Greqi më 21 qershor në një artikull të botuar nga e përditshmja pro-qeveritare Hurriyet .
    Coskun tregoi se si po bisedonte me Ersoyn, kur ministri i sugjeroi: “le të shkojmë së bashku në Athinë. Do të lundroj me jaht nga Pireu në Detin Egje.”
    Të nesërmen në mëngjes, dyshja fluturoi për në Athinë dhe vazhdoi rrugën drejt superjahtit të Ersoy-t, i cili ishte ankoruar në Portin e Pireut në marinën “megajaht” D-Marin Zea.
    Superjahti 50 metra i gjatë është në pronësi të kompanisë së ministrit, Voyage Turizm Otelcilik. Jahti cilësohet si ndër anijet më të mëdha dhe më të shpejta të këtij lloji në botë.
    Anija ka pesë kabina për pritjen e 10 mysafirëve. Ka një staf prej nëntë personash dhe djeg 600-700 litra naftë në orë. Nëse do të jepej me qira, një javë do të kushtonte 120,000 euro.
    Si ishte e mundur që ministri i turizmit i Turqisë po kalonte pushimet në Greqi, ishte pyetja që iu shtrua Ersoy-t, i cili tha “një ministër turizmi duhet të kontrollojë rivalët. Unë bëj pushime si turist normal në të gjitha vendet tona rivale në çdo rast. Kam bërë pushime në Itali, Spanjë”.
    “Isha në Dubai për pushimet e mia të fundit. Pikëpamja ime ka ndryshuar. Zona e lirë, turizmi, tregtia… Ata i menaxhojnë të gjitha këto së bashku”, shtoi ai.
    Sipas Ersoy, Athina, Madridi, Barcelona, Roma dhe Parisi janë destinacione alternative ndaj Stambollit dhe Izmirit të Turqisë, ndërsa Majorka është një alternativë ndaj Antalyas së Turqisë dhe ishujt grekë janë një alternativë ndaj bregdetit Egje të Turqisë.
    Ersoy deklaroi se ai i paguan vetë faturat e pushimeve dhe se nuk ka shpenzime nga arka publike.
    Superjahti 50 metra i gjatë është në pronësi të kompanisë së ministrit, Voyage Turizm Otelcilik. Jahti cilësohet si ndër anijet më të mëdha dhe më të shpejta të këtij lloji në botë.
    Anija ka pesë kabina për pritjen e 10 mysafirëve. Ka një staf prej nëntë personash dhe djeg 600-700 litra naftë në orë. Nëse do të jepej me qira, një javë do të kushtonte 120,000 euro.
    Si ishte e mundur që ministri i turizmit i Turqisë po kalonte pushimet në Greqi, ishte pyetja që iu shtrua Ersoy-t, i cili tha “një ministër turizmi duhet të kontrollojë rivalët. Unë bëj pushime si turist normal në të gjitha vendet tona rivale në çdo rast. Kam bërë pushime në Itali, Spanjë”.
    “Isha në Dubai për pushimet e mia të fundit. Pikëpamja ime ka ndryshuar. Zona e lirë, turizmi, tregtia… Ata i menaxhojnë të gjitha këto së bashku”, shtoi ai.
    Sipas Ersoy, Athina, Madridi, Barcelona, Roma dhe Parisi janë destinacione alternative ndaj Stambollit dhe Izmirit të Turqisë, ndërsa Majorka është një alternativë ndaj Antalyas së Turqisë dhe ishujt grekë janë një alternativë ndaj bregdetit Egje të Turqisë.
    Ersoy deklaroi se ai i paguan vetë faturat e pushimeve dhe se nuk ka shpenzime nga arka publike.

  • Presioni rreth njohjes së Kosovës po rritet, mediat serbe ngrenë alarmin, pse Turqia po lobon në heshtje për Prishtinën

    Presioni rreth njohjes së Kosovës po rritet, mediat serbe ngrenë alarmin, pse Turqia po lobon në heshtje për Prishtinën

    Marsela SHYTIA
    Dialogu midis Beogradit dhe Prishtines është në një ngërç, gjë që nuk mund të thuhet me përpjekjet e disa vendeve të fuqishme që Kosova të marrë njohje të reja të pavarësisë. Midis tyre është edhe Turqia, dhe analistët vlerësojnë se Stambolli po e bën këtë për t’u imponuar si fuqia kryesore e botës islame, por ata nuk bien dakord se si do të reagojnë vendet perëndimore ndaj kësaj, disa besojnë se nuk do të shohin duarkryq, ndërsa të tjerë vlerësojnë se është një çmim i vogël që Brukseli është i gatshëm të “paguajë” për përfitime të tjera. Stefan Radojkoviç, një historian, i thotë gazetës “Blic” se lëvizje të tilla i japin Turqisë thellësi strategjike në rajonet me të cilat kufizohet dhe brenda të cilave mund të projektojë fuqinë e saj, siç është qeveria e re në Damask ose kontingjenti turk i KFOR-it në Kosovë.
    Përfshirja e Turqisë
    “Përfshirja e Turqisë në njohjen e pavarësisë së administratës së Prishtinës është pjesë e strategjisë dhe ideologjisë më të gjerë të Turqisë së Erdoganit. Ideologjikisht, këto lëvizje janë në natyrën e ideologjisë neo-osmane dhe qëllimit të saj për të arritur ndikim politik dhe kulturor në ato rajone që dikur ishin pjesë e Perandorisë Osmane ose që banohen nga popuj turq”, vëren Radojkoviç. Një qëndrim të ngjashëm ka edhe Zoran Milivojeviç, ish-diplomat. “Turqia e sheh faktorin shqiptar si një shtyllë kurrizore, infrastrukturë dhe opsion strategjik për praninë e saj në këto zona dhe në një farë mënyre për përcaktimin e interesave turke ndaj Evropës Juglindore dhe rajonit në tërësi.
    Ne gjithashtu kemi parasysh Mesdheun, kemi parasysh të gjithë mjedisin tonë. Prandaj, Turqia nuk ka ndonjë fortesë tjetër, nëse përjashtojmë diasporën, përveç këtij faktori boshnjak, por ai faktor është më i dobët se ai shqiptar”, tha Milivojeviç. Ai thotë se nuk ka asnjë dilemë dhe se Prishtina merr mbështetjen më të fortë nga Gjermania dhe Britania e Madhe. “Theksohet se Gjermania po lobon për Kosovën në mënyrën më të drejtpërdrejtë. Gjermania niset nga pozicioni i saj strategjik se Ballkani është një zonë me interes për politikën gjermane dhe se konsideron se kufijtë në Ballkan përcaktohen nga fakti se Kosova është një shtet i njohur. Prandaj, kufij të rinj me Serbinë pa Kosovën”, tha Milivojeviç për “Kosovo Online”.
    Njohjet e reja
    (Ç)njohjet e reja janë përsëri një temë sepse Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në forumin e fundit Globsek në Pragë se bashkësia ndërkombëtare nuk ka bërë asgjë për 12 vjet për ta detyruar Prishtinën të zbatojë atë që nënshkroi në Marrëveshjen e Brukselit, por se kjo forcon vendosmërinë e Serbisë për të punuar për të ruajtur integritetin territorial në luftën kundër kundërshtarëve të fuqishëm që po punojnë për të njohur pavarësinë e Kosovës . Ai përmendi Turqinë dhe disa vende të tjera. “Së shpejti do të kemi surpriza nga dy pjesë të ndryshme të botës për këtë çështje, për partnerët tanë që po luftojnë për njohje, kështu që ne do t’i përgjigjemi me njohje, kështu që besoj në lajme të mira në ditët në vijim”, tha Vuçiç.
    Lobistët e Turqisë
    Radojkoviç thotë se për sa i përket vendeve perëndimore, kryesisht anëtarëve të BE-së, prania e Turqisë në Ballkanin Perëndimor nuk u përshtatet atyre. Slobodan Zeçeviç nga Instituti për Çështje Evropiane thotë se të gjitha vendet që e kanë njohur Kosovën mund të marrin pjesë në lobim publik dhe sekret për Kosovën, dhe se Turqia ka një interes shtesë sepse dëshiron të imponohet si një fuqi udhëheqëse në botën islame. Pyetja, thekson ai, është nëse një zgjerim i tillë i Ankarasë në tokën evropiane do të lejohet nga vendet kryesore të BE-së. “Çdo vend që e ka njohur Kosovën mund të lobojë publikisht ose fshehurazi për të. Logjika e saj është se nëse ajo e ka njohur tashmë Kosovën, ajo dëshiron që ajo zgjidhje gjeostrategjike të afirmohet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Prandaj, çdo vend që e ka njohur Kosovën mund të jetë një lobist potencial”, tha Zeçeviç për “Kosovo Online”.

  • Egjeu, në dysh! Greqia kundërshton hartën e UNESCO-s: Ligjërisht e pakuptimtë

    Egjeu, në dysh! Greqia kundërshton hartën e UNESCO-s: Ligjërisht e pakuptimtë

    Athina e hedh poshtë kërkesën e Ankarasë drejtuar UNESCO-s që tregon Egjeun të ndarë në dysh, si ligjërisht të pakuptimtë

    Athina miratoi një përgjigje të matur të martën ndaj kërkesës së diskutueshme të Turqisë për hartat detare në UNESCO që në fakt ndajnë Detin Egje, me zyrtarët që e hodhën poshtë këtë veprim si ligjërisht të pakuptimtë, ndërsa monitoruan nga afër veprimet e Ankarasë.

    Turqia i dorëzoi UNESCO-s hartën detare të kontestuar, që tregon Detin Egje të ndarë në dysh si një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj planit të Greqisë për të krijuar një zonë të mbrojtur detare në Egjeun Jugor. Kërkesa rigjallëron tensionet e gjata midis aleatëve të NATO-s mbi ujërat territoriale dhe kufijtë detarë.
    Zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis minimizoi iniciativën turke, duke theksuar arritjet e fundit të Greqisë në sigurimin e njohjes evropiane të kufijve të saj detarë. “Greqia ka siguruar kufijtë më të largët potencialë të vendit me vulën evropiane”, tha Marinakis, duke e përshkruar këtë si “zyrtare, ndaj një organi kompetent që është BE-ja”, dhe diçka “që nuk është bërë për dekada të tëra dhe është bërë nga qeveria e Kyriakos Mitsotakis”.

    Në të kundërt, Marinakis e karakterizoi kërkesën e Turqisë në UNESCO si “asnjë rezultat ligjor” pasi përfshin “depozitimin e një plani në një organ që nuk është kompetent për të vazhduar me një veprim të tillë”. Ai akuzoi Ankaranë se po përpiqet “të shfrytëzojë, të përvetësojë zona që nuk i përkasin asaj, dhe kjo është e qartë dhe kundër ligjit ndërkombëtar dhe vetë realitetit”.

    Pas dyerve të mbyllura në Rezidencën Maximos, zyrtarët qeveritarë ranë dakord se harta e Greqisë me vulën evropiane “ka vlefshmëri të vërtetë”, duke e karakterizuar reagimin e Turqisë si “spazmatik”. Burime qeveritare theksuan forcimin e mbrojtjes si përparësi, duke shmangur retorikën përshkallëzuese.

    Partia opozitare SYRIZA kritikoi trajtimin e marrëdhënieve greko-turke nga qeveria. Zëdhënësi i partisë, Giorgos Karameros, argumentoi se harta e Ankarasë “është rezultat i hapësirës së lënë nga praktikat qeveritare”, duke akuzuar administratën për menaxhimin e politikës së jashtme “pa strategji kombëtare me fillim, mes dhe fund, pa një plan për provokimet turke”.
    Marinakis iu kundërpërgjigj kritikëve të opozitës, duke mbrojtur dialogun diplomatik, ndërsa vuri në dukje se qëndrimet revizioniste të Turqisë pasqyrojnë qasje “të njohura” që “kundërshtojnë ndikimin e ishujve grekë dhe promovojnë një vijë të mesme midis Turqisë dhe Greqisë kontinentale”. Ai theksoi se Turqia i mori “këto qëndrime jo tani, por dekada të tëra më parë”, duke vënë në dukje se kërcënimi i casus belli ka qenë aktiv për më shumë se 30 vjet pa penguar takimet dypalëshe midis udhëheqësve grekë dhe turq.

     

  • Egjeu i ndarë në dysh/ Greqia kundërshton hartën e UNESCO-s: Ligjërisht e pakuptimtë

    Egjeu i ndarë në dysh/ Greqia kundërshton hartën e UNESCO-s: Ligjërisht e pakuptimtë

    Athina e hedh poshtë kërkesën e Ankarasë drejtuar UNESCO-s që tregon Egjeun të ndarë në dysh, si ligjërisht të pakuptimtë Athina miratoi një përgjigje të matur të martën ndaj kërkesës së diskutueshme të Turqisë për hartat detare në UNESCO që në fakt ndajnë Detin Egje, me zyrtarët që e hodhën poshtë këtë veprim si ligjërisht të pakuptimtë, ndërsa monitoruan nga afër veprimet e Ankarasë.
    Turqia i dorëzoi UNESCO-s hartën detare të kontestuar, që tregon Detin Egje të ndarë në dysh si një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj planit të Greqisë për të krijuar një zonë të mbrojtur detare në Egjeun Jugor. Kërkesa rigjallëron tensionet e gjata midis aleatëve të NATO-s mbi ujërat territoriale dhe kufijtë detarë.
    Zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis minimizoi iniciativën turke, duke theksuar arritjet e fundit të Greqisë në sigurimin e njohjes evropiane të kufijve të saj detarë. “Greqia ka siguruar kufijtë më të largët potencialë të vendit me vulën evropiane”, tha Marinakis, duke e përshkruar këtë si “zyrtare, ndaj një organi kompetent që është BE-ja”, dhe diçka “që nuk është bërë për dekada të tëra dhe është bërë nga qeveria e Kyriakos Mitsotakis”.
    Në të kundërt, Marinakis e karakterizoi kërkesën e Turqisë në UNESCO si “asnjë rezultat ligjor” pasi përfshin “depozitimin e një plani në një organ që nuk është kompetent për të vazhduar me një veprim të tillë”. Ai akuzoi Ankaranë se po përpiqet “të shfrytëzojë, të përvetësojë zona që nuk i përkasin asaj, dhe kjo është e qartë dhe kundër ligjit ndërkombëtar dhe vetë realitetit”.
    Pas dyerve të mbyllura në Rezidencën Maximos, zyrtarët qeveritarë ranë dakord se harta e Greqisë me vulën evropiane “ka vlefshmëri të vërtetë”, duke e karakterizuar reagimin e Turqisë si “spazmatik”. Burime qeveritare theksuan forcimin e mbrojtjes si përparësi, duke shmangur retorikën përshkallëzuese.
    Partia opozitare SYRIZA kritikoi trajtimin e marrëdhënieve greko-turke nga qeveria. Zëdhënësi i partisë, Giorgos Karameros, argumentoi se harta e Ankarasë “është rezultat i hapësirës së lënë nga praktikat qeveritare”, duke akuzuar administratën për menaxhimin e politikës së jashtme “pa strategji kombëtare me fillim, mes dhe fund, pa një plan për provokimet turke”.
    Marinakis iu kundërpërgjigj kritikëve të opozitës, duke mbrojtur dialogun diplomatik, ndërsa vuri në dukje se qëndrimet revizioniste të Turqisë pasqyrojnë qasje “të njohura” që “kundërshtojnë ndikimin e ishujve grekë dhe promovojnë një vijë të mesme midis Turqisë dhe Greqisë kontinentale”. Ai theksoi se Turqia i mori “këto qëndrime jo tani, por dekada të tëra më parë”, duke vënë në dukje se kërcënimi i casus belli ka qenë aktiv për më shumë se 30 vjet pa penguar takimet dypalëshe midis udhëheqësve grekë dhe turq.

  • Roli i Turqisë në Lindjen e Mesme? Këlliçi: I intereson tkurrja e Iranit

    Roli i Turqisë në Lindjen e Mesme? Këlliçi: I intereson tkurrja e Iranit

    Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kejdi Këlliçi, i ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus analizoi situatën në Lindjen e Mesme dhe përplasjen e fundit mes Iranit dhe Izraelit.

    I pyetur nga moderatorja Borakaj se cili është roli i Turqisë në Lindjen e Mesme, Këlliçi tha se aktualisht i intereson tkurrjka e Iranit, pasi do të forconte pozitat e saj në rajon.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: Roli i Turqisë?
    Këlliçi: I intereson tkurrja e Iranit. Irani ka qenë shumë i afërt me Armeninë, një vend kundër Azerbajxhanit. Roli gjeopolitik i rajonit ngrihet dhe roli i Turqisë. Pra në këtë kuptim Turqia që dikur ka qenë e izoluar, pasi daljen e saj në Lindjen e Mesme e ka bërë vetëm gjatë kohës së Erdogan. Pra Erdogani është ai që e ka projektuar Turqinë përtej kufijve. Pak a shumë Turqia i rikthehet kufijve të vet. I treti aktor është shumë i rëndësishëm, i cili nuk ka pretendime aq shumë sa i përket influencës. Izraeli gjithë influecën e ushtron përmes SHBA, ka interes vetëm të ruajë ekzistencën e vet. Është një fuqi aliene në rajon.