Tag: turqisë

  • Si sot, 100 vite më parë (1923), Mustafa Kemal Ataturku do të shpallet presidenti i parë i Turqisë Moderne, të cilën e organizoi në mbështetje të modeleve europiane!

    Si sot, 100 vite më parë (1923), Mustafa Kemal Ataturku do të shpallet presidenti i parë i Turqisë Moderne, të cilën e organizoi në mbështetje të modeleve europiane!

    Jahja Drancolli

    Mustafa Kemal Atatürk ishte një oficer dhe politikan turk dhe themeluesi i Republikës moderne Turke. Ai mori pseudonimin “Atatürk”, që do të thotë “Babai i turqve”. Ai u bë presidenti i parë i Turqisë më 13 gusht 1923. Edhe sot ai konsiderohet një figurë e madhe historike në Turqi dhe të gjithë qytetarët janë jashtëzakonisht krenarë për vendin që krijoi. Gjatë qeverisjes së tij, deri në vdekjen e tij në 1938, ai ndryshoi rrënjësisht fytyrën e vendit të tij me reforma radikale. Në më pak se 20 vjet qeverisjeje, Ataturku arriti të organizojë shtetin turk në përputhje me modelet europiane.

    Reformat u ndeshën me rezistencë, por Ataturku shtypi me forcë çdo përpjekje për t’u kthyer në mënyrat e vjetra. Ai dhe qeveria e tij revolucionare reformuan dhe i dhanë frymëzim të ri një perandorie të thyer dhe një populli të demoralizuar pasi çliruan vendin nga pushtuesit e huaj. Ishte një shtet i ri, me orientim perëndimor, i përqendruar në Anadoll me një qeveri demokratike dhe laike të turqve etnikë në kryeqytetin e ri, Ankara!

  • Erdogan te Ataturku: Hapat historikë të Turqisë

    Erdogan te Ataturku: Hapat historikë të Turqisë

    Turqia po ndërmerr hapa historikë për të mbrojtur të ardhmen e vendit, tha të martën presidenti Rexhep Tajip Erdogan, përpara se të kryesonte takimin vjetor të Këshillit të Lartë Ushtarak, raportoi Anadolu.
    “Lufta jonë për ta bërë Turqinë një komb kryesor në rajonin e saj në një rend global të riformësuar vazhdon, pavarësisht kurtheve të vendosura kundër nesh dhe sulmeve nga brenda dhe jashtë kufijve tanë”, tha Erdogan, duke lexuar një mesazh që shkroi në mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne, gjatë një vizite ceremoniale para takimit.
     “Ne po ndërmarrim hapa historikë për të mbrojtur të ardhmen e kombit tonë, nga siguria te demokracia, nga ekonomia te teknologjia, nga industria e mbrojtjes te politika e jashtme”, shtoi ai.
    “Ne besojmë se takimi i këshillit tonë në vitin 2025 do të jetë një moment i ri në rrugën drejt vizionit të ‘Shekullit të Turqisë’”, tha presidenti, i cili bëri vizitën së bashku me anëtarët e këshillit. /tesheshi.com/

  • Parqet detare përplasin sërish Greqinë me Turqinë. Athina: Të papranueshme, ilegale!

    Parqet detare përplasin sërish Greqinë me Turqinë. Athina: Të papranueshme, ilegale!

    Pretendimet për territore detare në Egje dhe Mesdheun Lindor kanë nisur të përplasin sërish Greqinë dhe Turqinë.
    Ndonëse ishte Ankaraja e para në muajin korrik që qortoi Athinën zyrtare për shtrirjen e dy zonave të mbrojtura detare përtej ujërave që i takojnë, të shtunën, Ministria e Jashtme e Greqisë dënoi përpjekjet e Ankarasë për “lëvizje të papranueshme, të njëanshme dhe ilegale”, që shkelin ligjin ndërkombëtar.
    Ankesa e palës greke ka të bëjë me hartat e fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare e Universitetit të Ankarasë për Ligjin Detar (DEHUKAM), që përcaktojnë si pjesë të dy parqeve detare të Turqisë edhe zona të ishujve të Greqisë në Egje dhe në Mesdheun Lindor. Ankaraja i shpalli këto dy zona – njërën në brigjet perëndimore të ishullit Imbros (Gokceada), dhe tjetra në verilindje të Rodosit pranë ishullit Kastellorizo – me qëllimin për të mbrojtur mjedisin nënujor, por edhe për të lejuar vijimin e aktiviteteve ekonomike, si peshkimi dhe turizmi.
    Sipas Greqisë, përcaktimi i këtyre parqeve përtej ujërave territorialë të Turqisë i bën ato “pa efekt ligjor në të drejtat sovrane të Greqisë”.
    “Deklarata tregon një shpërfillje të plotë të së drejtës ndërkombëtare të detit,” njoftoi Ministria e Jashtme greke, duke shtuar se “veprime të tilla pa reflektuar dhe të pakuptimta vënë në rrezik marrëdhëniet e mira fqinjësore”.
    Edhe Ankaraja kundërshtoi kohë më herët shpalljen nga Greqia të dy parqeve detare në detet e Jonit dhe Egjeut, duke paralajmëruar se po shkelen të drejtat e Turqisë në zona të gadishullit grek që ende kontestohen mes palëve. Deklarata zyrtare u lëshua më 21 korrik nga Ministria e Jashtme e Turqisë, me drojën se ishuj të vegjël apo formime shkëmbore po tentohet të bëhen fakt i kryer që t’i takojnë Greqisë më vonë.
    Në dhjetor të vitit 2023, presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis nënshkruan një deklaratë të përbashkët në Athinë për Raporte Miqësore dhe Fqinjësi të Mirë. Por pavarësisht klimës më pozitive vitet e fundit, ndasitë mes palëve vazhdojnë për sa i përket territoreve në Detin Egje.
    Greqia dhe Turqia vazhdojnë të mos pajtohen për vijëzimin e platformës kontinentale dhe zonës ekskluzive ekonomike, ku secili vend mund të shfrytëzojë burimet nënujore, si edhe gjatësinë e shtrirjes së ujërave territorialë. Turqia ka thënë se çdo përpjekje e Greqisë për t’i shtrirë ujërat e vet territorialë rreth ishujve grekë në Detin Egje nga 6 në 12 milje detare mund të bëhej shkak për luftë. /Kathimerini, TRT

  • Zjarret “rrethojnë” Turqinë, gjendje e rëndë në Greqi dhe Bullgari

    Zjarret “rrethojnë” Turqinë, gjendje e rëndë në Greqi dhe Bullgari

    Zjarrfikësit turq kanë luftuar me flakët pasi të hënën kanë përfshirë tre provinca të shtetit, si pasojë e erërave të forta që frynë pas disa ditësh me temperatura jashtëzakonisht të larta.
    Shtëllunga tymi e kanë mbuluar provincën malore të Karabukut, që ndodhet në veri të kryeqytetit, Ankara, ndërsa zjarri në një pyll, që po digjej për ditën e gjashtë me radhë, e ka detyruar evakuimin e shumë banorëve të fshatrave përreth.
    Në Bursë tre zjarrfikës kanë vdekur të dielën, kur automjeti i tyre ka dalë nga rruga, kanë njoftuar në Ministrinë e Pyjeve të Turqisë.
    Rasti ka ndodhur teksa ekipet e zjarrfikësve kanë luftuar kundër zjarreve, pas evakuimit të më se 3.600 personave nga vendbanimet në provincat jugore të Mersinit dhe Antaljas. Përveç Turqisë, me zjarre janë përballur edhe Greqia dhe Bullgaria.
    Vetëm të dielën, në Greqi u raportua për zjarre të mëdha në pothuajse të gjithë vendin, teksa autoritetet kanë evakuuar numër të madh banorësh nga zonat më të goditura, vetëm 30 kilometra në veri të kryeqytetit Athinë.

  • Mbyllet marrëveshja/ Rei Manaj gjen ekipin e ri në elitën e Turqisë, zyrtarizimi është çështje kohe

    Mbyllet marrëveshja/ Rei Manaj gjen ekipin e ri në elitën e Turqisë, zyrtarizimi është çështje kohe

    Rei Manaj do të largohet nga Sivaspori pasi këta të fundit kanë rënë nga elita e Turqisë. Sulmuesi shqiptar e mbyll me këtë skuadër edhe pas disa mosmarrëveshjeve të ndodhura në fundin e sezonit të shkuar.
    Ndërkohë sipas mediave turke tani është e ditur se ku do të shkojë Rei Manaj. Sulmuesi do tëj etë pjesë e Samsunsporit që doli në vendin e 3 në sezonin që lamë pas. Gjithcka është finalizuar dhe klubi e ka arritur marrëveshjen me lojtarin, ndërsa vetëm disa probleme të vogla që do të zgjidhen në orët në vazhdim mbajnë peng zyrtarizimin, që mbetet vetëm çështje kohe. /Sport Ekspres/

  • Spiropali vizitë zyrtare në Turqi, takohet me kryetarin e Parlamentit të Turqisë: Dy vendet tona kontribuojnë për stabilitetin, sigurinë e paqen

    Spiropali vizitë zyrtare në Turqi, takohet me kryetarin e Parlamentit të Turqisë: Dy vendet tona kontribuojnë për stabilitetin, sigurinë e paqen

    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali filloi sot vizitën zyrtare në Turqi, e ftuar nga Presidenti i Asamblesë së Madhe Kombëtare, Numan Kurtulmuş.

    Në delegacionin e Kuvendit bëjnë pjesë edhe deputetët Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme, Eduard Shalsi, Kryetar i Komisionit për Ekonominë,Milva Ekonomi, Damian Gjiknuri, Lefter Gështenja, anëtarët e Grupit të Miqësisë Bardhyl Kollçaku dhe Kreshnik Çollaku, si edhe Anbasadorja e Shqipërisë në Turqi, Blerta Kadzadej.
    Kryetarja Spiropali dhe delegacioni që e shoqëron u pritën paraditen e sotme nga kryeparlamentari turk Numan Kurtulmuş.
    “Marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Turqisë mbështeten në dy shtylla të fuqishme: miqësinë e fortë tradicionale mes dy popujve tanë-zemra është streha më e mirë për miqtë, ka shkruar porti i madh turk, Emre- si edhe në partneritetin strategjik mes dy shteteve.
    Bashkë me Presidentin Kurtulmuş dhe Asamblenë e Madhe Kombëtare po punojmë për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, duke intensifikuar bashkëpunim e suksesshëm mes Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare, në nivelet më të larta, mes komisioneve parlamentare, grupeve të miqësisë dhe deputetëve, si edhe në organizatat parlamentare shumëpalëshe.
    Shqipëria dhe Turqia prodhojnë dhe i japin rajonit dhe botës stabilitet siguri e paqe, të cilat janë të nevojshme në çdo kohë, por janë të një rëndësie kritike në kohën që jetojmë, kur retë e luftës nuk janë më në horizont, por rrotull vendeve tona.
    Të dy vendet tona kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në rajon, Turqia si garante historike e natyrale, dhe Shqipëria që po merr gjithashtu një rol lidershipi në bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, mbështesin bashkarisht nismat rajonale për zhvillimin, sigurinë dhe mbrojtjën e paqes.
    Si anëtare aktive e luajale në NATO, Shqipëria dhe Turqia, kanë një qasje të përbashkët 360-gradëshe, një partneritet strategjik afatgjatë dhe mbështesim kuadrin e sigurisë dhe qëllimet e mbrojtjes kolektive në kuadër të Aleancës. Shqipëria do të bashkëpunojë ngushtë me Turqinë dhe aleatët e tjerë për suksesin e Samitit të NATO-s 2027 në Tiranë, duke pasur parasysh edhe faktin që Turqia do të mirëpresë Samitin e vitit 2026.
    Turqia është partneri i katërt tregtar i Shqipërisë. Investimet turke, në një vlerë prej rreth rreth 3.7 miliardë dollarë, kanë krijuar përveç zhvillimit, edhe punësim dhe vende të reja pune: rreth 15 mijë shqiptarë punojnë në kompanitë turke që operojnë në Shqipëri. Megjithatë, ne po punojmë që bashkëpunimi ekonomik-tregtar të ngrihet në nivelin e partneritetit strategjik dhe miqësisë mes popujve tanë, duke shfrytëzuar potencialet, sidomos në sektorët e sigurisë, mbrojtjes, energjisë së rinovueshme, infrastrukturës, zhvillimit të qëndrueshëm, turizmit e mjedisit, bashkëpunimit universitar, prodhimit të veshjeve, bujqësisë dhe agropërpunimit etj.
    Ne i jemi mirënjohës Turqisë për mbështetjen e Kosovës: për lobimin për njohjen ndërkombëtare dhe ndalimin e fushatës agresive të disa shteteve për anullimin e njohjeve, institucionalizimin e marrëdhënieve me NATO-n, anëtarësimin në Këshillin e Europës dhe pjesëmarrjen në veprimtaritë rajonale e shumëpalëshe. 18 anëtarët e delegacionit të Turqisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës mbështetën Rezolutën për pranimin e Kosovës, në prill 2024.
    Shqipëria do të vijojë qëndrimin e palëkundur në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e BE-së dhe SHBA-së.”, nënvizoi Spiropali.
    Presidenti i Asamblesë së Madhe Kombëtare, Numan Kurtulmuş, u shpreh se Shqipëria dhe Turqia janë dy vende mike, me lidhje të thella historike, që kanë qëndrime të njëjta dhe bashkëpunojnë për stabilitetin dhe paqen në Ballkan. Bashkëpunimi ynë parlamentar mbështet këto kontribute dhe synon t’i ngrejë marrëdhëniet dypalëshe, sidomos ato ekonomike e tregtare, në një nivel më të lartë dhe të zhvillojë më tej trashëgiminë kulturore mes popujve tanë. Si partnerë në NATO, dy vendet tona do të vijojnë bashkëpunimin dhe kontributin për stabilitet, siguri e paqe, në një botë që po bëhet shumëpolare.
    Pas takimit, Kryetarja Spiropali dhe Presidenti Kurtulmuş mbajtën nga një deklaratë për mediat. Spiropali dhe delegacioni i Kuvendit u përshëndetën në seancën plenare të Parlamentit të Turqisë.
    Në nisje të vizitës, Kryetarja Spiropali, e shoqëruar nga delegacioni i Kuvendit, vizitoi Mauzoleun e Mustafa Qemal Ataturkut, ku vendosi një kurorë me lule si edhe Muzeun e Luftës për Pavarësi.

    Top Channel

  • Erdogan, siç nuk e kemi parë kurrë

    Erdogan, siç nuk e kemi parë kurrë

    Ndërsa presidenti turk Erdogan mbante një fjalim me shkak dorëzimin e armëve nga PKK-ja – organizata militante kurde e udhëhequr nga Abdullah Oçalan, gruaja e tij Emine shpërtheu në lot.
    Në një fjalim të shpallur si “historik”, Erdogan dha mesazhe të rëndësishme rreth “Turqisë pa terror” pas çarmatimit të grupit kurd të PKK-së, të cilin Ankaraja e konsideron terrorist.

    “Kjo është një pikë kthese historike. Turqia po hyn në një epokë të re uniteti dhe force. Sot shënojmë një ditë të re, një kapitull të ri në histori. Dyert e një Turqie të madhe dhe të fortë – Shekuj të Turqisë – janë plotësisht të hapura. Sot shënojmë agimin e një Turqie të madhe dhe të fuqishme”, tha Erdogan gjatë takimit të 32-të konsultativ dhe vlerësues të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Ankara.
    Duke folur për luftën dekadashe kundër terrorizmit, Erdogan tha se shpresonte që plaga 47-vjeçare e PKK-së të merrte fund të premten.
    Ai e përshkroi vendimin e grupit kurd për të lëshuar armët si një fitore për Turqinë, duke thënë se “turqit, kurdët, arabët – të gjithë 86 milionë qytetarët – dolën fitimtarë”.
    Duke theksuar një vizion më të gjerë të unitetit rajonal, Erdogan tha gjithashtu se “sot po riformësohet fryma e Malazgirtit, Aleanca e Jerusalemit dhe thelbi i Luftës së Pavarësisë”.
    “Republika e Turqisë është shtëpia jonë e përbashkët, çatia jonë e përbashkët. Të gjithë 86 milionë prej nesh jemi një, të bashkuar dhe vëllezër përgjithmonë”, tha Erdogan në një fjalim që gruaja e tij, Emine, e priti me shumë emocione, deri në përlotje. /tesheshi.com/

    Emine Erdoğan, Cumhurbaşkanı Erdoğan’ın tarihi konuşması sırasında gözyaşlarını tutamadı. pic.twitter.com/G1Bxt3ynu1
    — TRT HABER (@trthaber) July 12, 2025

  • Borë mes zjarreve, dy qytete në Turqi ‘zbardhen’ në fillim të korrikut

    Borë mes zjarreve, dy qytete në Turqi ‘zbardhen’ në fillim të korrikut

    Jugperëndimi i Turqisë po digjet, por nga verilindja e vendit mbërrin një lajm i pazakontë.

    Reshje te dendura bore u regjistruan në dy qytete turke, duke befasuar si banorët vendas, ashtu edhe turistët që ndodheshin aty.

    Në fillim të muajit korrik, një shtresë dëbore ka mbuluar zonat e larta malore të këtyre qyteteve, duke krijuar një pamje të pazakontë dhe të mahnitshme natyrore.

    Nga sa pohojnë ekspertë vendas të metereologjisë, temperaturat aty kishin rënë ndjeshëm duke i dhënë natyrës një pamje tipike dimërore, e cila është shumë e rrallë për këtë periudhë të vitit.

    Fenomeni i dëborës në muajin korrik ka shkaktuar habi dhe entuziazëm, ndërsa pamjet u përhapen menjëherë ë rrjetet sociale dhe mediat vendase dhe ndërkombëtare.

    Turistët e pranishëm në zonë kanë shfrytëzuar mundësinë për të bërë fotografi dhe për të përjetuar këtë ngjarje të rrallë.

    Autoritetet lokale i kanë paralajmëruar qytetarët për mundësinë e vazhdimit të ndryshimeve të papritura të temperaturave në rajon, duke i këshilluar ata të jenë të përgatitur për mot të ftohtë dhe reshje të mëtejshme, pavarësisht se jemi në stinën e nxehtë.

    Në perëndim të Turqisë sakaq vazhdojnë zjarret që kanë shkaktuar vdekjen e dy njerëzve, shpërnguljen e dhjetëra mijëra banorëve dhe dëmtimin e rreth 200 banesave.

    Zjarret thuhet të jenë shkaktuar nga temperaturat e larta, erërat e forta dhe lagështia e ulët.

  • Borë “mes” zjarreve, dy qytete në Turqi ‘zbardhen’ në fillim të korrikut

    Borë “mes” zjarreve, dy qytete në Turqi ‘zbardhen’ në fillim të korrikut

    Jugperëndimi i Turqisë po digjet, por nga verilindja e vendit mbërrin një lajm i pazakontë.

    Reshje te dendura bore u regjistruan në dy qytete turke, duke befasuar si banorët vendas, ashtu edhe turistët që ndodheshin aty.
    Në fillim të muajit korrik, një shtresë dëbore ka mbuluar zonat e larta malore të këtyre qyteteve, duke krijuar një pamje të pazakontë dhe të mahnitshme natyrore.
    Nga sa pohojnë ekspertë vendas të metereologjisë, temperaturat aty kishin rënë ndjeshëm duke i dhënë natyrës një pamje tipike dimërore, e cila është shumë e rrallë për këtë periudhë të vitit.
    Fenomeni i dëborës në muajin korrik ka shkaktuar habi dhe entuziazëm, ndërsa pamjet u përhapen menjëherë ë rrjetet sociale dhe mediat vendase dhe ndërkombëtare.
    Turistët e pranishëm në zonë kanë shfrytëzuar mundësinë për të bërë fotografi dhe për të përjetuar këtë ngjarje të rrallë.
    Autoritetet lokale i kanë paralajmëruar qytetarët për mundësinë e vazhdimit të ndryshimeve të papritura të temperaturave në rajon, duke i këshilluar ata të jenë të përgatitur për mot të ftohtë dhe reshje të mëtejshme, pavarësisht se jemi në stinën e nxehtë.
    Në perëndim të Turqisë sakaq vazhdojnë zjarret që kanë shkaktuar vdekjen e dy njerëzve, shpërnguljen e dhjetëra mijëra banorëve dhe dëmtimin e rreth 200 banesave.
    Zjarret thuhet të jenë shkaktuar nga temperaturat e larta, erërat e forta dhe lagështia e ulët.

    Top Channel