Tag: turqisë

  • Turqia “blindoi” Kosovën, reagon ashpër Serbia, ja pse marrëdhëniet midis dy shteteve po vihen në provë

    Turqia “blindoi” Kosovën, reagon ashpër Serbia, ja pse marrëdhëniet midis dy shteteve po vihen në provë

    Mbërritja në Prishtinë e një sistemi të ri të dronëve ka bërë jehonë përtej kufijve të Kosovës, ajo ka shkaktuar tronditje politike në diplomacinë rajonale që Turqia ka kultivuar viteve të fundit, ka shkruar “TurkeyToday” në një artikull të titulluar “Dronët e Turqisë në Kosovë testojnë ‘epokën e artë’ të marrëdhënieve Ankara–Beograd”. Një kontingjent i madh i dronëve “Skydagger” mbërriti të mërkurën në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Në mesin e kontejnerëve gjenden mijëra dronë kamikazë të tipit “Ready-to-Fly” të destinuar për shkatërrimin e objektivave statike dhe lëvizëse, duke i mundësuar Forcës së Sigurisë së Kosovës rritjen e aftësive goditëse.
    Ky lajm shkaktoi reagim të ashpër nga Serbia, duke e vënë Turqinë në një pozitë shumë delikate për ta ruajtur ekuilibrin diplomatik, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, akuzoi Turqinë për shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe destabilizim të Ballkanit Perëndimor. Madje, ai vlerësoi se Turqia ëndërron ringjalljen e Perandorisë Osmane. “Tash është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe është duke ëndërruar sërish për ringjallje të Perandorisë Osmane. Serbia është shtet i vogël, por ne i kuptojmë synimet e tyre reale”, pretendoi Vuçiçi. Akuza ndaj Turqisë për “neo-otomanizëm” është një armë e zakonshme retorike në rajon sa herë që interesat kombëtare përplasen me angazhimin në rritje të Turqisë. Në realitet, analistët theksojnë se politika e jashtme e Ankarasë mbetet pragmatike dhe e fokusuar në stabilitetin ekonomik e rajonal, një politikë që, pavarësisht tensioneve aktuale, ka prodhuar “epokë të artë” të marrëdhënieve ekonomike me Serbinë.

  • “Jam i tmerruar nga Turqia”, Vuçiç shpërthen kundër Erdogan: Po armatos Kosovën

    “Jam i tmerruar nga Turqia”, Vuçiç shpërthen kundër Erdogan: Po armatos Kosovën

    Tensione shumë të larta mes Serbisë dhe Turqisë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar i tmerruar ndaj lajmit se një fabrikë turke armësh kishte armatosur gjithashtu Forcat e Sigurisë së Kosovës.
    “Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga armatosja e vazhdueshme e autoriteteve të Prishtinës”, shkruan Vuçiç në rrjete sociale.
    “Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe se ëndërron të rivendosë përsëri Perandorinë Osmane”, vazhdon ai.
    Më tej presidenti thekson se “Serbia është një vend i vogël, por që e ka kuptuar mirë mesazhin!”. Kjo deklaratë e Vuçiç vjen pas asaj që shokoi mbarë botën, kur tha se po përgatitej për luftë.

  • Gjykata pritet të shprehet me vendim, partia kryesore opozitare në Turqi rizgjedh udhëheqësin, Ozgur Ozel

    Gjykata pritet të shprehet me vendim, partia kryesore opozitare në Turqi rizgjedh udhëheqësin, Ozgur Ozel

    Opozita kryesore e Turqisë rizgjodhi Ozgur Ozel si udhëheqës të dielën, në një kongres të jashtëzakonshëm të thirrur në një përpjekje për ta mbrojtur atë dhe krerët e tjerë të partisë nga një vendim gjykate muajin e ardhshëm, që mund të urdhërojë shkarkimin e tyre.

    Një gjykatë në Ankara do të vendosë nëse do të anulojë kongresin e vitit 2023 të Partisë Republikane Popullore (CHP) ku Ozel u zgjodh kryetar për shkak të parregullsive të dyshuara, një rast që kritikët e qeverisë thonë se nxjerr në pah rrëshqitjen e Turqisë drejt autokracisë nën Presidentin Tayyip Erdogan.

    Vendimi, i cili po ndiqet nga afër në tregjet financiare, pritej më herët në shtator, por u shty deri më 24 tetor.

    Nga 917 vota të hedhura në tubimin e CHP-së të së dielës, 835 u konsideruan të vlefshme dhe të gjitha shkuan për Ozelin, tha partia.

    Duke siguruar një mandat të ri nga delegatët e partisë, zyrtarët e CHP shpresojnë të zvogëlojnë rrezikun që vendimi i ardhshëm i gjykatës për kongresin e vitit 2023 mund ta rrëzojë Ozelin.

    Dymbëdhjetë anëtarë të CHP-së, përfshirë kryetarin e burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu – rivali më i madh politik i Erdoganit – përballen me akuza që variojnë nga ofrimi i parave të gatshme dhe vendeve të punës për delegatët deri në shkelje të ligjit të partive politike të Turqisë. Të gjithë i mohojnë të gjitha akuzat.

    Ndërkohë, gjykata hodhi poshtë kërkesat e prokurorëve për të pezulluar Ozelin dhe administratën e tij.

    Ozel është bërë i njohur që nga ndalimi i Imamoglut në mars, duke u shndërruar në rivalin më të madh të Erdoganit.

    Erdogan, Partia e të cilit në pushtet, AK, ka dominuar politikën turke për më shumë se dy dekada, e ka sulmuar vazhdimisht CHP-në për akuzat, duke i quajtur zgjedhjet e vitit të kaluar “të ndotura” dhe një “proces mashtrues”.

    CHP është forca më e madhe opozitare në parlament dhe kontrollon qytetet më të mëdha të Turqisë, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë./ Reuters.

  • Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe

    Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe

    Bota E Enjte, 18 Shtator 2025 09:23
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan iu përgjigj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe deklaratave të tij mbi Jerusalemin.
    Presidenti turk u zotua se myslimanët nuk do të heqin dorë kurrë nga të drejtat e tyre për Jerusalemin Lindor dhe premtoi se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë palestinezët mes sulmeve izraelite.

    “Ne nuk do të lejojmë që Jerusalemi të përdhoset nga duar të pafe, megjithëse e di që hidhërimi i admiruesve të Hitlerit mund të mos zbehet kurrë”, tha Erdogan në ceremoninë e hapjes së ndërtesës së re të Ministrisë së Jashtme të Turqisë në Ankara.

    Ai vuri në dukje krenarinë e përkatësisë në “një komb që ngriti flamurin e Islamit për shekuj dhe i shërbeu Jerusalemit për 400 vjet”. Ai iu referua faktit se nën sundimin mysliman “qyteti u bë një vend paqeje dhe bashkëjetese”, ndërsa kishte respekt për të drejtat e të krishterëve dhe hebrenjve.

    “Lufta e Turqisë që Jerusalemi të bëhet një qytet paqeje, sigurie dhe harmonie vazhdon pa ndërprerje ose tërheqje”, tha Erdogan. Ai riafirmoi angazhimin e Ankarasë për një shtet palestinez të pavarur dhe sovran bazuar në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij.
    Duke kritikuar Benjamin Netanyahun, Erdogan e quajti Jerusalemin një qendër shpirtërore që është e çmuar për të gjithë myslimanët.
    “Askush nuk mund të na ndalojë të mbështesim popullin e shtypur të Gazës që po lufton për të mbijetuar nën sulmet e ashpra të Izraelit”, tha ai.
    Erdogani premtoi se Turqia do të mbetet e palëkundur sot dhe nesër kundër atyre që përpiqen ta shndërrojnë rajonin në një det gjaku dhe atyre që shkaktojnë paqëndrueshmëri në gjeografinë e tyre.
    “Ata që besojnë se mund të ndërtojnë një të ardhme të sigurt me shtypje dhe gjenocid, me koston e jetës së fëmijëve të pafajshëm, do të mbyten në gjakun që kanë derdhur”, shtoi ai.

  • Erdogan i përgjigjet Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe

    Erdogan i përgjigjet Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan iu përgjigj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe deklaratave të tij mbi Jerusalemin.

    Presidenti turk u zotua se myslimanët nuk do të heqin dorë kurrë nga të drejtat e tyre për Jerusalemin Lindor dhe premtoi se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë palestinezët mes sulmeve izraelite.
    “Ne nuk do të lejojmë që Jerusalemi të përdhoset nga duar të pafe, megjithëse e di që hidhërimi i admiruesve të Hitlerit mund të mos zbehet kurrë”, tha Erdogan në ceremoninë e hapjes së ndërtesës së re të Ministrisë së Jashtme të Turqisë në Ankara.
    Ai vuri në dukje krenarinë e përkatësisë në “një komb që ngriti flamurin e Islamit për shekuj dhe i shërbeu Jerusalemit për 400 vjet”. Ai iu referua faktit se nën sundimin mysliman “qyteti u bë një vend paqeje dhe bashkëjetese”, ndërsa kishte respekt për të drejtat e të krishterëve dhe hebrenjve.

    Turkish President Erdogan:
    As a nation that carried Islam’s banner for centuries, we had the honor of serving Jerusalem for 400 years.
    Netanyahu may not know this, but perhaps he will: with respect, wisdom, and tolerance, we made this blessed city a land of peace for centuries. pic.twitter.com/GwnAddfsh1
    — Clash Report (@clashreport) September 17, 2025

    “Lufta e Turqisë që Jerusalemi të bëhet një qytet paqeje, sigurie dhe harmonie vazhdon pa ndërprerje ose tërheqje”, tha Erdogan. Ai riafirmoi angazhimin e Ankarasë për një shtet palestinez të pavarur dhe sovran bazuar në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij.
    Duke kritikuar Benjamin Netanyahun, Erdogan e quajti Jerusalemin një qendër shpirtërore që është e çmuar për të gjithë myslimanët.
    “Askush nuk mund të na ndalojë të mbështesim popullin e shtypur të Gazës që po lufton për të mbijetuar nën sulmet e ashpra të Izraelit”, tha ai.
    Erdogani premtoi se Turqia do të mbetet e palëkundur sot dhe nesër kundër atyre që përpiqen ta shndërrojnë rajonin në një det gjaku dhe atyre që shkaktojnë paqëndrueshmëri në gjeografinë e tyre.

    Türkiye, güçlünün haklı olduğu değil, haklının güçlü olduğu bir dünyaya inanmakta ve böyle bir dünyanın mücadelesini vermektedir.
    Dünya beşten büyüktür tespitimiz, bu mücadelenin küresel ölçekte âdeta sembolü haline dönüşmüştür. pic.twitter.com/mslLRjsc5x
    — Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) September 17, 2025

    “Ata që besojnë se mund të ndërtojnë një të ardhme të sigurt me shtypje dhe gjenocid, me koston e jetës së fëmijëve të pafajshëm, do të mbyten në gjakun që kanë derdhur”, shtoi ai.

    Top Channel

  • Basketbolli turk rikthehet në elitën e Eurobasket, të premten në gjysmëfinale me Greqinë

    Basketbolli turk rikthehet në elitën e Eurobasket, të premten në gjysmëfinale me Greqinë

    Adriatik BALLA
    Turqia për herë të dytë do të luajë në gjysmëfinale të Eurobasket. Për herë të parë arriti në këtë fazë në vitin 2001, kur e fitoi medaljen e argjendtë. Me 23 vjet e 36 ditë, Alperen Shengun është bërë lojtari më i ri që ka realizoi “triple-double” në histori të Kampionatit Evropian të basketbollit. Në çerekfinalen ndaj Polonisë, të martën, ylli i basketbollit turk, Shengun, e përfundoi ndeshjen me 19 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime. Këto janë dy gjërat kryesore momentalisht te përfaqësuesja e Turqisë.
    Ka plot gjëra të tjera të rëndësishme që japin shpresë te Turqia se mund ta fitojnë Eurobasketin. Për shembull, realizimi i 11 prej 26 tentimeve për tri pikë në një ndeshje eliminuese. Po ashtu Turqia për herë të parë i kishte shtatë lojtarë që realizuan pikë dyshifrore. Statistikat tregojnë që lojtarët e Turqisë kanë shënuar 90 apo më shumë pikë në pesë ndeshje këtë verë.
    Në dhjetë Evropianët e kaluar këtë Turqia e ka arritur po ashtu pesë herë. Tjetër e dhënë e rëndësishme është që Turqia është përfaqësuesja më e mirë e Eurobasketit sa u takon pasimeve. Në tri ndeshje në Letoni, lojtarët e Turqisë i kanë bërë 25 apo më shumë asistime. Këtë nuk e kanë arritur në 13 paraqitjet e kaluara në Eurobasket. Gjitha këto kanë rritur besimin te Turqia. “Mund të shkojmë deri në fund”, tha Kenan Sipahi për FIBA, pasi Turqia arriti në gjysmëfinale. Sipahi është i lindur në Prishtinë dhe është njëri prej lojtarëve startues të Turqisë. Erxhan Osmani është tjetër lojtar shumë i rëndësishëm i Turqisë.
    Në çerekfinale, Turqia fitoi 91:77 ndaj Polonisë. “Po ndihemi shumë mirë. Po luajmë basketboll të shkëlqyer. Të gjithë ishim të mrekullueshëm ndaj Polonisë. Të gjithë kontribuuam”, ka thënë Cedi Osman. Ka pyetje nëse kjo është përbërja më e mirë e Turqisë ndonjëherë. Ka mendime se gjenerata e vitit 2001 është më e mira në histori. “Isha katërvjeçar atëherë. Kjo është arsyeja pse nuk më kujtohet vërtet. Por isha krenar për atë ekip. Për 12 gjigantët”, thotë Furkan Korkmaz.
    Ai vlerëson se është koha që gjenerata aktuale të fitojë medaljen e dytë të Turqisë në Eurobasket. “Ne e quanim këtë gjeneratë të artë, duke thënë ‘po vjen, po vjen, kemi kohë’. Por tani është koha jonë. Me çdo dalje në fushë po e tregojmë këtë. Nuk po i fitojmë vetëm ndeshjet, por po e shijojmë edhe mënyrën se si luajmë basketboll”, ka arsyetuar optimizmin e tij Furkan. Turqia ka fituar shtatë ndeshjet e deritashme në Eurobasket. Në gjysmëfinale, Turqia luan ndaj Greqisë, të premten.

  • Si sot, në vitin 1923, 99 vjet më parë, u shpall Republika e Turqisë me presidentin e parë Mustafa Kemal Atatürk

    Si sot, në vitin 1923, 99 vjet më parë, u shpall Republika e Turqisë me presidentin e parë Mustafa Kemal Atatürk

    Jahja Drancolli

    Si sot, në vitin 1923, 99 vjet më parë, u shpall Republika e Turqisë me presidentin e parë Mustafa Kemal Atatürk (1923-1938), i cili për ta shndërruar Turqinë në një republikë moderne, pezulloi gjykatat e sheriatit dhe u mbyllën medresetë. Më 3 /III/1924 u hoq kalifati, ndërsa më 20/IV/1924 u shpall Kushtetuta, e cila, duke braktisur Perandorinë Osmane, filloi shndërrimin e Turqisë në Republikë Moderne!

    Mustafa Kemal Atatürk, president i Turqisë në vitet 1923-1938 kishte prezantuar reformat të cilat ai i konsideronte me rëndësi jetike për shpëtimin dhe mbijetesën e popullit të tij. Këto reforma u mirëpritën me entuziazëm nga populli turk. Së këtejmi, më 25 nëntor 1925 sipas Ligjit të Kapelave fesi dhe turbani shpallën të jashtëligjshme (kapela orientale-arabe te njohura si “turban” ose “fez” [fes]). Po ashtu dekurajohet mbulesa e grave, si dhe inkurajohen veshjet perëndimore për burra dhe gra. Miratohet Kalendari Perëndimor (Gregorian) në vend të kalendarit Osman, si dhe hyri në përdorim alfabeti latin (1928).

    Reformat e Atatürk-ut, në kontekstin e drejtave civile për gratë (1926), grave turke, të cilat me shekuj ishin lënë pas dore, iu dhanë të drejta të reja. Kështu me kalimin e kodit civil, gratë turke tani do të kishin të njëjtat të drejta si burrat, mund të emëroheshin në poste zyrtare, do të kishin të drejtën e votës dhe të zgjidheshin në Parlament. Parimi i monogamisë dhe të drejtat e barabarta për gratë ndryshuan frymën e shoqërisë turke.

    Burimi: Foto i vitit 1926; Modernization of Turkey under Kemal Ataturk; //www.britannica.com/biography/Kemal-Ataturk.

  • Pse paraardhësi i Boris Johnsonit u grind me Ataturkun dhe pse ia thyen kokën me gurë?

    Pse paraardhësi i Boris Johnsonit u grind me Ataturkun dhe pse ia thyen kokën me gurë?

    Nga: Noel MalcolmPërktheu: Daut Dauti

    Njëqindvjetori vjen së shpejti: më 1 nëntor 1922, Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë e shfuqizoi Zyrën e Sulltanit. Rreth 600 vjet të historisë perandorake otomane, morën fund. Sulltani i fundit, Mehmeti VI, u kontrabandua nga Stambolli nga garda britanike, duke përfunduar si mysafir i Musolinit në resortin e qytetit San Remo. Ai do të vdesë aty pas katër viteve, aq i varfër saqë autoritetet italiane ia konfiskuan arkivolin derisa nuk u pagua borxhi ndaj një tregtari lokal.

    Tri ditë pas shfuqizimit të sulltanatit, një gazetar dhe politikan prominent, Ali Kemal, qëndronte ulur në karrigen e berberit në një hotel të Stambollit, kur një grup i njerëzve e rrëmbyen dhe e futën në veturën që priste jashtë. Trupi i tij u gjet dy ditë më vonë; ishte rrahur, fytyra ishte e shtypur me gurë dhe pastaj ishte varur. Ai la në Angli djalin e tij 13 vjeç të quajtur Osman Wilfred, i cili do të rritej me mbiemrin Johnson – stërnipi i të cilit do të bëhet kryeministër i Britanisë së Madhe, deri me rënien e tij më pak të dhunshme më 2022.

    Ali Kemali paraqitet shkurtimisht në librin e ri të rëndësishëm të Ryan Gingerasit, kurse arsyeja e paraqitjes nuk ka të bëjë asgjë me stërnipin e tij (një lidhje e cila me vetëpërmbajtje të ashpër të Gingerasit, nuk përmendet). Pikëpamja e gjerë e asaj se çfarë ka ndodhur në Turqi më 1922, është se rendi i vjetër pa efekt, i personifikuar me sulltanin dhe politikanët e oborrit të tij, të përkrahur nga reaksionarët, më në fund ishte nxjerrë anash pasi që modernizuesit dhe sekularët e udhëhequr nga Kemal Ataturku, kishin marrë pushtetin. Ky ka qenë momenti kur programi kolosal i Mustafa Kemal Ataturkut për reforma perëndimore, më në fund kishte filluar – duke e çuar Turqinë në shekullin XX.

    Por, Ali Kemali është i rëndësishëm për shkak se ishte intelektuali më liberal dhe më perëndimori që do të dëshironit – dëshmohet me martesën e tij me një angleze (nejse, anglo-zvicerane), anglofilinë e thellë kulturore dhe politike, fjalimet e fuqishme denoncuese ndaj përgjegjësve për vrasjet masive të armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore dhe sulmeve ndaj korrupsionit – të shkruara në një prozë gërryese të një gazetari të lindur. Megjithatë, ishte vrarë për shkak se e kundërshtoi Ataturkun dhe tërë lëvizjen nacionaliste që tashti po vinte në pushtet.

    Për observuesin e rëndomtë, të ushqyer vetëm me pretendimet standarde të Turqisë moderne, kjo duket si kontradiktë e çuditshme. Por, kur i dilni në fund librit të Gingerasit, e kuptoni pse dikush si Ali Kemali ka marrë atë pikëpamje, derisa po ashtu duket se kjo e vendosë atë (për ta përdorur këtë frazë të diskutueshme) në anën e gabuar të historisë. Ky libër nuk është sulm i ashpër ndaj Ataturkut; përkundrazi, e demonstron natyrën e arritjeve të tij. Por, qëllimi i tij kryesor është shpalosja se sa e tmerrshme ishe situata politike në Turqi në vitet e pasluftës dhe sa ishte e pamundshme për secilin që të formonte plan të qartë dhe të arsyeshëm se çfarë lloji i shtetit do të bëhej.

    Disfata e vitit 1918 çoi jo vetëm te okupimi i Stambollit nga Aleatët (poshtërim i madh), por edhe te pushtimi franko-britanik i territoreve kryesore të Perandorisë Otomane të privoncave arabe. Pak a shumë, kjo ka lënë territorin e cunguar që sot e njohim si Turqi.

    Diplomatët perëndimorë, me mendje të zakonshme, kanë mundur të mendojnë se kjo ka zgjidhur shumë probleme, duke krijuar shtet nacional të menaxhueshëm për turqit; por, parimi i ‘shteteve nacionale’ ka tjetër rezonancë për kurdët dhe në të vërtetë edhe për armenët e mbijetuar.

    Përndryshe, kush ishte për t’u llogaritur si ‘turk’? Një përgjigje e zakonshme ka qenë: myslimani refugjat, i cili flet turqisht. Që nga mesi i shekullit XIX, një numër tejet i madh i refugjatëve myslimanë kishin shkuar në Turqinë qendrore. Shumë kishin shkuar nga shkatërrimi gradual i Perandorisë Otomane në Ballkan, por deri në një milionë kishin ikur nga pushtimi rus i Kaukazit. Disa u asimiluan e disa jo; disa u joshën nga retorika e re ‘shtetësia otomane’ – që kishte të bëjë me parimin e lojalitetit ndaj perandorisë – kurse disa u ngjitën pas pikëpamjes së ngushtë religjioze të sulltanit si kalif i emëruar në mënyrë hyjnore të prijësisë feudale. Por, shumë prej tyre, të përzënë nga atdheu nga forcat e krishtera, e sollën me vete një armiqësi të re ndaj të krishterëve – përfshirë grekët, armenët dhe arabët e krishterë të Turqisë qendrore. Nëse këta të krishterë më herët kishin arsye ta përqafonin identitetin nacional otoman multi-religjioz, shumë shpejt e gjithnjë e më pak patën arsye që të ngjiten për të.

    Në këtë kuti llamarine, në maj të vitit 1919, Aleatët hodhën një mjet ndezës: e lejuan armatën greke që ta invadonte dhe okuponte qytetin Smirna (Izmirin). Pasoi një luftë e përgjakshme, pasi që forcat nacionaliste turke – të komanduara nga Ataturku dhe të mohuara nga sulltani – u përgjigjën me luftë. Më 1921 grekët avancuan gati deri në Ankara, në zemër të Turqisë; megjithatë, ende kishte turq që ishin tejet armiqësorë ndaj Ataturkut. Pse?

    Për Ali Kemalin, poenta kryesore ishte se Aleatët kishin fuqi ndaj Turqisë dhe se, nga kjo, ishte e nevojshme të punohej me ta (veçanërisht me Britaninë). Ai, po ashtu i denoncoi lidhjet e lëvizjes së Ataturkut me xhonturqit, të cilët e kishin çuar vendin në humbje në Luftën e Parë Botërore dhe kishin masakruar aq shumë të krishterë. Pastaj, kishte minoritete myslimane, siç janë kurdët dhe refugjatët nga Kaukazi, të cilët frikësoheshin se nacionalizmi i ri dhe i ngushtë turk së shpejti do t’i merrte edhe ata në sy.  Dhe, kishte myslimanë tradicionalë të shokuar nga eliminimi i sulltanit-kalifit, të cilin Ataturku e kishte bërë si një kukull – tradhtar i Perëndimit. Madje, juristët më eminentë myslimanë otomanë kishin nxjerrë fetfa që e dënonte Ataturkun me vdekje për braktisje nga feja.

    Ryan Gingeras e rrëfen këtë tregim me qartësi, aq sa lejon dendësia e zhvillimeve; ai merr qasje të drejtë ndaj kësaj çështje, por duke mos i ndriçuar kurrë vuajtjet e tmerrshme njerëzore që dolën nga secila anë. Turqit për një kohë të gjatë janë trajtuar në mënyrë tejet të thjeshtësuar në historinë bashkëkohore. Ky libër na e mëson fillimin e diturisë, që është  se shumica e historisë njerëzore, siç ka ndodhur në të vërtetë, është rrëmujë hutuese e tmerrshme. /Telegrafi/

    ‘The Last Days of the Ottoman Empire’ është botuar në Londër nga Allen Lane.

  • Jeta dhe vepra e Mehmet Akif Ersoyt: Kudo më del përpara Kosova

    Jeta dhe vepra e Mehmet Akif Ersoyt: Kudo më del përpara Kosova

    Nga: Agron Islami

    Nëse nisemi nga faktet historike, shohim se shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër të Ballkanit që ishin pjesë e gjitha ngjarjeve që lidhën me këtë hapësirë gjeografike. Si pasojë e këtyre zhvillimeve, në periudha e sisteme të ndryshme ata u detyruan që të shpërngulen nga atdheu i tyre i shtrenjtë. Megjithatë, kudo që u gjenden, asnjëherë nuk e harruan prejardhjen e tyre.

    Janë të shumtë ata që sot historia botërore i njeh për kontributet e tyre si ushtarakë, dijetarë, pedagogë etj. Njëri ndër këta padyshim ishte dhe mbetet Mehmet Akif Ersoy, i cili njihet si ligjërues fetar, ligjërues fakulteti, këshillues politik, filozof, e njëherësh edhe poeti më i famshëm i letërsisë turke – deri në ditët e sotme. Ai edhe sot kujtohet me epitetin më të madh, ngase ishte dhe mbeti poeti më i dashur për çdo studiues të letërsisë dhe në veçanti për qytetarët turq, duke qenë se Republikës së Turqisë i bëri dhuratën më të çmuar, duke ia shkruar himnin kombëtar.

    Ky personalitet i famshëm, që bëri emër në historinë e Turqisë, ishte njeri nga shumë shqiptarët të parët e të cilëve shkuan drejt Turqisë për qëllime nga më të ndryshmet dhe që për asnjë moment të vetëm nuk e harroi vendin e prejardhjes së tij. Krenarinë e prejardhjes e shpreh edhe në njërën nga poezitë më të tij, “Vefasiz Kosova”, ku ndër të tjera thotë:

    Dëgjojeni këtë prej meje, që vërtetë, jam shqiptar …Gjë tjetër s’mund të them … Ja, atdheu im është rrënuar!

    Biografia

    Mehmet Akif Ersoy lindi në dhjetor të vitit 1873 në lagjen Sari-Güzel në rrethinën e Stambollit. Babai i tij ishte Tahir Efendi Pejani (me prejardhje nga Shushica e Pejës). Që në moshë të re, me babanë e vet ai merr rrugën e arratisë drejt Stambollit. Atje vazhdoi shkollimin në Medresenë e Fatihut, dhe pas kryerjes se medresesë personeli i shkollës shpreh dëshirën që Tahir Efendiu të ushtrojë detyrën e profesorit po aty, ku punoi deri në vdekje. Nëna e Akifit ishte Emine Sherif, me prejardhje nga Buharaja.

    Akifi qysh si fëmijë pajiset me dituri fetare islame nga prindërit dhe në moshën katërvjeçare, gjegjësisht me 1878, fillon mësimin për here të parë në Mektebin (parashkollore) “Emin Buhari”. Pas dy vitesh shkollimi, më 1879 kalon në shkollën fillore (Ruzhdiye), për të vazhduar në shkollimin e lartë fillor (Idadiye). Krahas mësimeve që merrte në shkollë, prof. Tahiri djalit të tij i mbante mësim shtesë në shtëpi, si: Tefsir (komentim Kur’ani), Fikh (bazat e Sheriatit), gjuhë arabe, ndërsa nga gjyshi mësonte persishten e vjetër dhe nga e gjithë kjo shihet qartë se Akifi, qysh në moshë të re, pati rastin të njihej me dituri të lëmenjve të ndryshëm.

    Pas tri vitesh shkollimi të lartë fillor, me 1882 kalon në shkollimin e mesëm në Fatih. Gjatë kësaj periudhe, Akifi kishte një angazhim shumë të theksuar për moshën që kishte. Nga babai vazhdonte mësimin e gjuhës arabe; në xhaminë e Fatihut prezantonte në kursin e gjuhës persiane që organizohej nga gjyshi i tij; dhe, gjatë kësaj kohe, në kurs lexoheshin veprat e njohura “Gülistani” dhe “Mesneviu”. Njëkohësisht, në shkollë ishte ndër nxënësit më të dalluar në të gjithë lëmenjtë, në veçanti në lëndën e gjuhës dhe letërsisë turke dhe franceze.

    Qysh si nxënës i shkollës së mesme te ai vërehet një interesim për poezinë. Në atë kohë, fillon edhe përpjekja e parë e tij për shkrimin e poezive me shokun e vet, Ibnulemin Mahmud Kemal.

    Pas vdekjes së babait u regjistrua në shkollën e veterinarisë, shkollë kjo që i mundësoi të sistemohet shpejt në punë. Gjatë kohës sa ushtronte profesionin e veterinarit, gjeti mundësinë që të vizitojë edhe të parët e tij në Shushicë të Pejës.

    Rrethanat politike brenda Perandorisë Osmane bënë që ai të japë kontributin e tij edhe në arenën politike. Si poet i lindur që ishte, u caktua që të mbante ligjërata të hapura për të rritur mbështetjen e popullit në pjesëmarrje në Luftërat Ballkanike. Akifi, tanimë kishte marrë epitetin e poetit kombëtar të Turqisë.

    Veprimtaria poetike

    Akifi pas vetes la shtatë vepra me poezi, që janë të përmbledhura në një libër të vetëm të quajtur “Safahat”, e cila përmbledhje është ndarë në shtatë vëllime sipas veprave në fjalë. Libri i parë mban titullin “Safahat”. Në vazhdim ka shkruar librat: “Në ulësen e Sulejmanisë”, “Zërat e se vërtetës”, “Në ulësen e Fatihut”, “Kujtimet” etj.

    Veprat e Akifit, ishin të shkruara në shkrimin osman, por pas vdekjes së tij, i tërë safahati u transkriptua në shkronja latine nga ana e M. E. Düzdağut. Të gjitha librat e tij, janë të botuara në Stamboll, me përjashtim të librit të shtatë dhe të fundit, i cili u botua në Kajro të Egjiptit. Fjala “Safahat” në vete përmban një kuptim shumë të gjerë, që në gjuhën shqipe ka kuptimin; “fletët-periudhat”. Nga emërtimi i veprës letrare të tij, shihet se në veprimtarinë e tij poeti përshkruan (pothuajse) një epokë historike, jo vetëm të Turqisë, por të tërë botës islame. Gjuha e përdorur në poezi është gjuhë e Islamit që shtrihet në themelin e kulturës së poetit. Për rrjedhojë ,në peshoren e fjalorit të përdorur në këto poezi, hasen në një masë të madhe – përveç turqishtes – veçanërisht njësitë leksikore me burim arab. Bashkë me përdorimin edhe të fjalëve dhe ndërtimeve analitike perse, poeti është përpjekur që këto tri gjuhë t’i përdorë në mënyrë harmonike e të pëlqyeshme për veshin e lexues-dëgjuesit, që me shumë siguri mund të themi se është treguar i suksesshëm në përpjekjen e vet.

    Pothuajse në shtatë librat e lartpërmendur, poeti nuk kalon pa i artikuluar dhimbjet që ka për luftërat që po zhvilloheshin në Ballkan nga forcat e mëdha, të cilat synonin ndarjen e shteteve, e në veçanti për tokën e të parëve nga ai vinte. Në një nga poezitë më të famshme të tij, thotë:

    Tre milion njerëz po vuajnë nga tri koka pa tru

    Shqipëria po digjet … Kësaj here (djegiet) janë shumë të mëdhaBabë, nëna jote më e dashur, mëmëdheu më i vërtetë,A të bëhet viktimë e tre horllukëve hajdutë?!Kudo që të ndodhem, para syve po më del një fushë e përgjakur… A je ti, apo përfytirimi yt? Kosovë e pa përkrahur!Cili është shkaku me mijëra here i pushtimit tënd!Cili është qëllimi i kalimit të rrugës shkatërruesee “rrufesë” mbi varrin tënd?

    O rrënjët e palidhura të pavarësisë, ku janë?Të gjitha shpresat, mendoj përjetë u shuan.Ku je “bashkim” i shkëlqyer, fantazi e lartë e krijuar?Ty, madje me vite të hutoi ajo ëndërr e mallkuar.Truallin mos e ke mbytur përnjëherëHorizonti i mëngjesit të përgjakur?Malazezi hajdut, serbi gomar, bullgari gjarpër,Pastaj greku “qen”, atdheun rreth e përqark e kanë rrethuar.Shumica prej jush, u mor vesh, rrugën e gabuar s’po e shihni … Hajnin, që tani ju shërben si këshilltarë, dëbojeniDëgjojeni këtë prej meje, që vërtetë, jam shqiptar…Gjë tjetër s’mund të them… Ja, atdheu im është rrënuar!Ngrihu baba, ngrihu nga varri!Dhe shih për qejfin e tre vetave kokëkrisurse si vritet një popull tre milionësh!Eja shpejt, sepse të gjallët nuk po vijnëtë shpëtojnë atdheun tonë …Shqipëria po digjet ne flakë…Baba! Nëna jote më e dashur, që është atdheu yt,vendlindja jote po flijohetpër ambiciet e tre vetave kokëtrashëTokë e lëvruar nga gjyshërit tanëdhe arat e mbjella po i merr lumi…Sa keq, që tashmë po ngulitet në tokë kryqi i të huajit…dhe të vallëzojë ne te këmba e shkuat?Oh! Kudo më del përpara Kosova!

    /Telegrafi/

  • 100 vjet nga marrëveshja turko-greke për shkëmbimin e popullsisë

    100 vjet nga marrëveshja turko-greke për shkëmbimin e popullsisë

    Sot bëhen 100 vite nga marrëveshja turko-greke për shkëmbimin e popullatës e cila u nënshkrua në Lozanë të Zvicrës. Më 30 janar 1923 u nënshkrua në Lozanë marrëveshja e veçantë turko-greke, mbi shkëmbimin e grekëve të Anadollit, me “turqit” (këtu u përfshinë shqiptarët e besimit mysliman nga Çamëria) e Greqisë. Me një dekret Greqia përvetësoi pronat e shqiptarëve myslimanë dhe jozyrtarisht i trajtoi si popullsi shkëmbyese, ashtu siç e parashihte Marrëveshja e Lausanne-s për turqit e Greqisë.

    Sipas marrëveshjes, duke filluar që nga 1 maji i vitit 1923: “…duhet të kryhet shkëmbimi, i detyrueshëm i shtetasve ‘turq’ të besimit ortodoks. Grekët e vendosur në tokat turke, gjithashtu edhe i shtetasve grekë të besimit mysliman nga të vendosur në tokat greke. Të shkëmbyerit duhet të linin vendin e origjinën dhe duhej të fitonin atë të vendit ku shkonin, pa të drejtë kthimi. Ndërsa, në verë të vitit 1924, procesi i shkëmbimit mori karakter masiv.

    Pas kësaj në vitin 1938 qeveria e mbretërisë jugosllave ka nënshkruar një konventë me qeverinë e Republikës së Turqisë për emigrimin e popullatës turke (në të vërtet ishte fjala për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të fesë mysliman), nga pjesa jugore e Serbisë, gjegjësisht nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare që shtriheshin në 3 banovina: në banovinën e Zetës, Moravës dhe të Vardarit.

    K O N V E N T A

    Mbi rregullat e emigrimit të popullatës turke * (*Fjala është për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman) nga regjioni i Serbisë së Jugut në Jugosllavi.

    Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë:

    – Emigrimin (shpërnguljen) e myslimanëve nga regjioni i Serbisë së Jugut, dhe

    – Njëherit vlerësojnë se kjo popullatë nga ana tjetër, në përgjithësi, i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi, dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë, me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t’u bashkohen etnikëve të tyre natyral në Turqi.

    Ata shfaqën dëshirën që të nënshkruajnë Konventën sipas së cilës caktohen mënyrat e shpërnguljes si dhe preimpotencat e tyre përkatëse të:

    Madhërisë së tij, Mbretit të Jugosllavisë;

    M.

    Ekselenca e tij, Zoti Kryetar i Republikës së Turqisë.

    M.

    Ato do të komunikojnë dhe do t’i përmbushin dëshirat e tyre, sipas mënyrave të caktuara me dispozitat vijuese:

    Neni 1.

    Me këtë konventë identifikohen shtetasit jugosllavë me fé, kulturë dhe kombësi myslimane dhe që flasin gjuhën turqishte.

    Ndërsa, me këtë Konventë nuk identifikohen, personat për të cilët hyrja në Turqi është ndaluar sipas ligjeve dhe rregullave të Turqisë, të cilat janë në fuqi, edhe atë: popullata nomade dhe ajo jevge.

    Neni 2.

    Regjionet, të cilat i nënshtrohen emigrimit sipas kësaj Konvente, janë si vijon:

    1. Rajoni i Banovinës së Vardarit:

    Rajoni i Malit Sharr (Prizreni); Gora (Dragashi); Podgora (Suha-Reka); Nerodimja (Ferizaj); Donji Pollog-Pollogu i Ulët (Tetova); Gornji Pollog-Polloga i Sipërm (Gostivari); Galica (Rostusha); Dibra (Dibër); Struga (Strugë); Graçanica (Prishtinë); Kaçaniku (Kaçanik); Gjilani (Gjilan); Presheva (Preshevë); Prespa (Resnja); Poreçi (Juzhni Brod-Makedonski Brod); Prilepi (Prilep); Bitoli (Manastiri); Kavadarci (Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovë); Negotin Na Vardaru (Negotini i Vardarit); Skopje (Shkupi), Kumanova (Kumanovë); Velesi (Velesi); Ovçe Pole (Ovçe Pole); Radovishte (Radovishte); Strumica (Strumicë); Dojrani (Valandova); Gjevgjelija (Gjevgjelija); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka); Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malesi (Berovo).

    2. Rajoni i Banovinës së Zetës, përfshin:

    Pejën (Pejë); Istokun (Istog); Mitrovicën e Kosovës (Mitrovicë e Kosovës); Gjakovën (Gjakovë); Podrimjen (Rahovec).

    3. Rajoni i Banovinës së Moravës përfshin:

    Llapin (Podujevë); Vuçiternën (Vuçitërnë); Drenicën (Sërbicë).

    Qeveria jugosllave do të caktonte se nga cili regjion do të fillonte emigrimi (shpërngulja).

    Neni 3.

    Numri i familjeve, për të cilat Qeveria turke merr obligimin që t’i pranojë nga regjionet e përmendura në Nenin 2, sipas kushteve të kësaj Konvente, përbëhet prej 40.000 familjesh. Këtu përfshihen familjet e përbashkëta dhe anëtarët e tyre (personat) dhe fëmijët e një gjaku, të cilët në momentin e nënshkrimit të kësaj Konvente, jetojnë në një bashkësi familjare të pandarë dhe nën një kulm të përbashkët.

    Neni 4.

    Riatdhesimi i këtyre 40.000 familjeve do të realizohet për gjashtë (6) vjet , sipas këtyre proporcioneve:

    1. Në vitin 1939 4.000 familje

    2. Në vitin 1940 6.000 familje

    3. Në vitin 1941 7.000 familje

    4. Në vitin 1942 7.000 familje

    5. Në vitin 1943 8.000 familje

    6. Në vitin 1944 8.000 familje

    Nëse ky numër i familjeve nuk mund të realizohet sipas viteve të parapara për shkak të pengesave-vështirësive eventuale, dy palët kontraktuese, do të bëjnë marrëveshje sipas dispozitave përkatëse ligjore mbi numrin e të emigruarve (të shpërngulurve), të cilët do të evakuohen nga njëra anë, dhe do të pranohen nga pala tjetër, tre muaj para fillimit të emigrimit. Por, kuptohet se këto ndryshime eventuale të numrit të të emigruarve (të shpërngulurve) në vit, nuk mund të zgjatet më tepër se një vit gjatë gjashtë (6) viteve të caktuara -të fiksuara për emigrim (për shpërngulje). Koha e emigrimit (shpëmguljes) për çdo vit do të zgjasë (do të fillojë) prej muajit maj deri më 15 tetor, pos kontingjentit të vitit të parë, i cili do të fillojë në fillim të muajit korrik të vitit 1939.

    Neni 7.

    Qeveria jugosllave duhet t’i paguajë Qeverisë turke shumën prej 500 lirash turke për një familje, ndërsa shuma e tërësishme do të jetë 20.000.000 lira turke për 40.000 familje, në bazë të së cilës shumë, këto familje do të merren në konsiderim. Përkundër kësaj pagese globale, të gjitha pasuritë e patundshme fshatare që u përkasin të shpërngulurve, në pajtim me Nenin 6, mbeten pronë e Qeverisë Jugosllave. Sa i përkat pasurisë së tundshme dhe të patundshme fshatare, e cila i takon kombësisë myslimane ose Evkafit (Vakafit), kuptohet se kjo Konventë nuk i dëmton dispozitat e Ligjit ekistues, i cili i regullon ato.

    Neni 8.

    Qeveria jugosllave më 1. prill dhe më 1. tetor të çdo viti do të kryejë (bëjë) pagesën periodike (semestrale), e cila do të jetë në proporcion me familjet që shpërngulen, të cilat do të evakuohen gjatë vitit, e që mund të zvogëlohet ose të rritet në proporcion me numrin e tyre. Pagesa, shuma e së cilës është caktuar me nenin e mëparshëm (Neni 7) do të bëhet në 12 kiste e ndarë për gjashtë (6) vjet.

    Neni 9.

    Qeveria jugosllave, secilën pagesë do ta bëjë në këtë mënyrë:

    30 % në deviza, të cilat duhet t’ia lejojë në dispozicion Qeverisë së Republikës së Turqisë përmes Bankës Popullore të Jugosllavisë;

    70 % në dinarë, duke i deponuar në Bankën Popullore të Jugosllavisë, në dobi të xhirollogarisë – në favor të Qeverisë së Republikës së Turqisë.

    Banka Popullore e Jugosllavisë, për secilën pagesë do ta njoftojë menjëherë Legatën e Turqisë në Beograd, se depozita është bërë në xhirollogarinë e tyre.

    Neni 10.

    Për shndërrimin e dinarëve në lira tur ke, Banka Popullore e Jugosllavisë dhe Banka Qendrore e Republikës së Turqisë do të realizojnë, në marrëveshje të përbashkët, sipas kursit të ndërrimit në lira turke, i cili vlen ditën e ndërrimit, përkatësisht në ditën e secilës pagesë.

    Neni 11.

    Shumat (fondet) e deponuara në Bankën Popullore të Jugosllavisë do të shfrytëzohen nga ana e Qeverisë së Republikës së Turqisë, qoftë në të gjitha format ose pagesat dhe shpenzimet, të cilat do të bëhen në Jugosllavi, qoftë për blerje në tregun jugosllav, përveç mallrave, eksportimi i të cilave është i ndaluar dhe i kushtëzuar me pagesat e tyre në deviza (siç janë): bakri, leshi, prodhimet nga lëkura, prodhimet nga druri i arrës, frutat e vajrave, ullinjtë, gruri dhe misri.

    Blerja e të gjitha këtyre mallrave do të realizohet, duke ia destinuar ato Turqisë. Këto mallra do të lirohen nga çdo tatim, taksë ose nga çdo ngarkim tjetër i eksportimit. Kuptohet se, për eksportim nuk do të zbatohen dispozitat e parashikuara në bazë të marrëveshjeve komerciale (tregtare) të lidhura ose që do të lidhen, por ajo do të bëhet në pajtim me dispozitat e kësaj Konvente.

    Neni 12.

    Personat që do të evakuohen gjatë periudhës së shpërnguljes, të cilët do të shpërngulen sipas listës vjetore, duhet të japin (paraqesin) deklaratë me shkrim para autoriteteve jugosllave në bazë të nenit 53 të Ligjit mbi shtetasit jugosllavë që është në fuqi, se heqin dorë nga shtetësia Jugosllave me dëshirë. Këta persona do t’i kenë cilësitë dhe do t’i gëzojnë të drejtat e të shpërngulurve sipas ligjeve turke, që nga momenti kur përfaqësuesit e Turqisë, të cilët do të emërohen për këtë çështje, do t’i nënshkruajnë listat vjetore të emigrimit në Turqi.

    Neni 13.

    Të shpërngulurit, në përgjithësi, do të jenë të lirë t’i likuidojnë ose t’i bartin me vete të gjitha mallrat ( e pasurinë) e veta të tundshme të të gjitha llojeve, me të cilat posedojnë (si pronë personale), pastaj shtazët e shpezët nga fermat e tyre, instrumentet, makinat etj. të cilat përdoren në punë bujqësore ose industriale ose për ushtrimin e zejeve e profesioneve të tjera.

    Megjithatë, për transportin e mallrave dhe të pasurisë së tyre të tundshme, veglave bujqësore, pastaj nga 4 kafshë të trasha dhe nga 10 kafshë të vogla, duke mos i llogaritur të vegjëlit e tyre, vjetat etj.; Qeveria Jugosllave merr përsipër që ato t’i transportojë gratis deri në limanin e zbarkimit të tyre në Selanik.

    Për transportin e mallrave, të shpërngulurit gëzojnë zvogëlimin e taksave sipas tarifës në fuqi. Megjithatë, nuk gëzojnë zvogëlimin e taksave për kafshë, si p.sh. gjashtë kafshë të trasha dhe 20 kafshë të imëta (të vogla) duke mos i llogaritur të vegjëlit e tyre, për secilën familje që shpërngulet.

    Eksportimi i kafshëve bëhet sipas dispozitave të Konventës ekzistuese veterinare dhe në bazë të çertifikatës së veterinarit, të cilat do të sigurohen gratis për ata që shpërngulen.

    Neni 14

    Ata që shpërngulen janë të autorizuar, që në mënyrë të barabartë të importojnë: ekskluzivisht stolitë e tyre personale, pikërisht qaforet ose pjesët e tyre, gjerdanët nga ari, argjenti, të cilat i mbajnë në qafë femrat, si dhe secili nga ata nuk mund të importojnë më shumë se një sosh.

    Përkundër kësaj, secili kujdestar i familjes është i autorizuar që lirisht të importojë, në të dalë nga Jugosllavia, shumën prej 2.000 dinarësh, si dhe shumën prej 4.000 dinarësh të shndërruar në kundërvlerë në deviza. brendshëm, pas likuidimit të pasurisë së tyre të tundshme dhe të patundshme në qytet e në fshat, mallrat, eksportimi i të cilave nuk është i kushtëzuar në deviza ose i ndaluar në Jugosllavi si dhe importimi i të cilave nuk à «shtë i ndaluar në Turqi. Të gjitha këto mallra do t’i nënshtrohen taksave dhe ngarkesave të tjera të eksportimit dhe të importimit.

    Neni 15.

    Banka Popullore e Jugosllavisë do të hapë xhiro-llogarinë speciale në emër të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë, në të cilën secili i shpërngulur do të ketë mundësinë të deponojë të gjitha shumat që i takojnë dhe me të cilat disponon, në pikëpamje të garantimit të transferimit përmes blerjes së mallrave në Jugosllavi, Banka Popullore e Jugosllavisë do ta njoftojë Legatën e Turqisë në Beograd për secilën pagesë të bërë në efektiv, me udhëzim të detalizuar të deponuesit. Këto shuma, kështu të transferuara në Turqi, përmes mallrave të blera në JugoslIavi, do t’u kthehen të interesuarve nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë.

    Neni 16.

    Fondet, mallrat, vlerat, mobiljet dhe të gjitha objektet e tjera, të cilat u përkasin të miturve dhe anëtarëve të tjerë të familjes, të cilëve ua ka besuar kujdestari i familjes dhe të besuara nga organet kompetente jugosllave, do t’i paguhen ose do t’i lejohen Qeverisë së Republikës së Turqisë, që në të ardhmen do t’i sigurojë administrata dhe mbrojtja e tyre, deri sa të rriten ata, ndërsa shpagimi i tyre do t’i bëhet kryetarit të familjes, i cili e gëzon këtë të drejtë në pajtim me ligjet e Turqisë.

    Neni 17.

    Të gjithë të rinjtë myslimanë, familjet e të cilëve janë regjistruar në listat vjetore të shpërnguljes, e të cilët ende gjenden në radhët e armatës jugosllave, menjëherë do të lirohen nga shërbimi ushtarak i mëtejmë, dhe në të njëjtën kohë do të shpërngulen së bashku me familjet e tyre. Nën të njëjtat kushte, nuk do të përfshihen, të rinjtë myslimanë turq që jetojnë në regjionet, popullsia e të cilave është caktuar të emigrohet gjatë vitit vijues.

    Neni 18.

    Nga ana e Qeverisë jugosllave do të emërohet një Komision special, i cili do të angazhohet për hartimin e listës vjetore për të shpërngulurit, duke e detalizuar me të gjitha shënimet e nevojshme mbi kushtet, profesionin dhe zejet e emigrantëve. Listat duhet t’u prezantohen përfaqësuesve të Qeverisë turke, dhe njëherit duhet të zbatohen nga ana e tyre, ato do të shërbejnë si bazë për lejimin e dhënies së pasaportës turke, si dhe për llogaritjen e numrit të familjeve të të shpërngulurve.

    Ky Komision jugosllav do të mbajë bashkëpunim të përhershëm me të deleguarit turq, dhe në kërkesë të tyre, duhet t’u ofrojë atyre të gjitha informatat për të cilat ata kanë nevojë.

    Neni 19.

    Nisja dhe ngarkimi i të shpërngulurve do të bëhet në bazë të pasaportave turke kolektive, të cilat do t’u lejohen atyre nga autoritetet konsullare të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Jugosllavi. Pasaportat kolektive turke si dhe të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme, të cilat vlejnë si dëshmi, përgatitja e listave vjetore dhe e vizave përkatëse në pasaporta për të dalë nga Jugosllavia, absolutisht do të bëhen gratis.

    Neni 20.

    Në zonën e lirë të Jugosllavisë, në Selanik, do të konstituohet një komision miks turko-jugosllav i përbërë nga nëpunësit, të emëruar nga të dy qeveritë, i cili do të angazhohet, në marrëveshje të përbashkët, për të ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme, sipas rrethanave dhe kushteve të ngarkimit dhe të zbarkimit të të shpërngulurve.

    Neni 21.

    Kjo Konventë hyn në fuqi ditën e ratifikimit të saj nga ana e të dy qeverive.

    Njëherit, nënshkruesit, këtë Konventë do ta vërtetojnë me vulat përkatëse.

    E hartuar në gjuhën frënge në vitin 1938.