Tag: turqisë

  • SHBA i vendos ultimatum Turqisë: Ndalo blerjen e gazit rus

    SHBA i vendos ultimatum Turqisë: Ndalo blerjen e gazit rus

    SHBA-të ushtrojnë presion ndaj Turqisë për t’i dhënë fund importimeve të energjisë ruse, duke e rikthyer në qendër të vëmendjes rolin e neutraliteti që luan Ankaraja që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

    Gjatë takimit të djeshëm të nënkryetarit të SHBA-së JD Vance dhe sekretarit të Shtetit Marco Rubio me kreun e diplomacisë turke Hakan Fidan, dy zyrtarët amerikanë “theksuan thirrjen e presidentit Trump drejtuar të gjithë aleatëve të NATO-s për të ndalur blerjet e energjisë ruse, në mënyrë që të kontribuojnë në ndërprerjen e luftës së vazhdueshme në Ukrainë”, siç thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

    Turqia është importuesi i tretë më i madh i naftës së papërpunuar ruse pas Kinës dhe Indisë, ndërsa importon sasi të mëdha gazi natyror rus. Bashkëpunimi shtrihet edhe në fushën e energjisë bërthamore, pasi njësia në ndërtim e sipërmarrjes në Akkuyu është rezultat i një marrëveshjeje ndërqeveritare ruso-turke dhe bazohet në teknologji ruse.

    Kjo është hera e dytë brenda vetëm dy muajve që Uashingtoni ushtron presion publik ndaj Ankarasë për të ndërprerë importet e hidrokarbureve nga Rusia, një shenjë e qartë e pakënaqësisë së SHBA-së me qëndrimin e vendit fqinj, por edhe e vullnetit të administratës Trump për të kritikuar strategjinë e Turqisë, e cila funksionon si nyje anashkalimi të sanksioneve që synojnë dobësimin e makinerisë luftarake të Moskës, siç thonë burime qeveritare.

    Goditja e parë erdhi gjatë takimit të Trump me presidentin turk Tayyip Erdogan në fund të shtatorit, në Shtëpinë e Bardhë.

    “Gjëja më e mirë që mund të bënte është të mos blinte naftë dhe gaz natyror nga Rusia”, tha atëherë presidenti amerikan. Shitjet e naftës, produkteve të naftës dhe gazit përbëjnë tradicionalisht një pjesë shumë të madhe të të ardhurave të buxhetit rus dhe burim kritik financimi të luftës në Ukrainë.

  • Më pak turq drejt Malit të Zi, pas regjimit të vizave

    Më pak turq drejt Malit të Zi, pas regjimit të vizave

    Shtetasit e Turqisë që duan të udhëtojnë në Mal të Zi duhet të pajisen patjetër me vizë. Për t’u pajisur me vizë ata duhet të dorëzojnë dokumente personalisht në Ambasadën ose konsullatën e Malit të Zi në Turqi.

    Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme në pyetjen se sa kohë merr miratimi dhe lëshimi i vizës.

    Pasojë e parë e regjimit të vizave, që hyri në fuqi më 30 tetor, është rënia e ndjeshme e numrit të udhëtarëve në linjat ajrore nga Turqia drejt Malit të Zi, thanë për REL-in nga aeroportet e Malit të Zi.

    Në Shoqatën e Mërgimtarëve Malazezë në Turqi thonë për REL-in se regjimi i vizave nga ana e Malit të Zi ka shkaktuar befasi dhe zhgënjim.

    Në shoqatë janë të vetëdijshëm se, për shkak të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Mali i Zi duhet ta harmonizojë gradualisht regjimin e vizave me vendet anëtare të BE-së, çka nënkupton edhe vendosjen e regjimit të vizave për Turqinë, por nuk e prisnin që kjo të ndodhte kaq shpejt.

    “Na vjen keq që procesi u përshpejtua pas ngjarjeve të fundit në Mal të Zi. Mendojmë se ky hap mund të ishte bërë në një periudhë kalimtare më të qetë dhe më të arsyeshme, çka do të ishte në interes të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy popujve dhe dy shteteve”, tha për REL-in Adil Ozuzun, kryetari i Shoqatës së Mërgimtarëve Malazezë në Turqi.

    Edhe Sead Shahman, kryetar i Lëvizjes Demokratike Boshnjake jashtëparlamentare (BDP), i cili së fundmi mori pjesë në takimin e diasporës malazeze në Turqi, thotë për REL-in se mërgimtarët janë të shqetësuar me regjimin e vizave.

    “Mërgimtarët presin kushte më të favorshme për hyrjen në Mal të Zi, pra kthim në regjimin pa viza dhe përfitime të caktuara për veprimtarinë e tyre ekonomike në Mal të Zi”, tha ai.

    Vendosja e regjimit të vizave pas një informacioni të pasaktë

    Në Turqi, sipas të dhënave të shoqatave të mërgimtarëve, jetojnë rreth gjashtë mijë njerëz që kanë karta mërgimi mbi bazën e prejardhjes nga Mali i Zi.

    Gjithashtu, vlerësohet se një numër shumë më i madh shtetasish turq kanë prejardhje nga Mali i Zi, rreth 250.000.

    Shtetasit e Turqisë mund të udhëtonin pa viza në Mal të Zi deri më 30 tetor, kur Qeveria malazeze vendosi viza të përkohshme.

    Shkak u bë plagosja e një qytetari të Podgoricës në një konflikt fizik me të huaj, për të cilët policia fillimisht njoftoi se ishin shtetas turq – gjë që më pas rezultoi të ishte informacion i pasaktë.

    Më pas u regjistruan disa incidente kundër turqve, duke përfshirë sulme fizike, dëmtim të pronës së tyre dhe protesta kundër tyre.

    Shtatë ditë më vonë, policia njoftoi se në përleshje kishin marrë pjesë shtetas të Azerbajxhanit.

    Kjo nuk e ndryshoi vendimin e Qeverisë për vendosjen e regjimit të vizave për shtetasit e Turqisë.

    Ozuzun: Mërgimtarëve t’u lejohet hyrja pa vizë

    Shoqata e Mërgimtarëve Malazezë në Turqi është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet në Mal të Zi, duke kërkuar që të ruhet e drejta e hyrjes pa vizë për mërgimtarët.

    Kryetari Adil Ozuzun thotë se Turqia e mbështet rrugën e Malit të Zi drejt BE-së dhe se deri në vitin 2027 Mali i Zi duhet ta zbatojë regjimin e vizave të harmonizuar me Brukselin, por ata presin përjashtime.

    “Mendojmë se është e domosdoshme që të paktën personave që kanë kartë mërgimi t’u mundësohet hyrja pa vizë në Mal të Zi. Ata ruajnë lidhjen historike me atdheun dhe kontribuojnë aktivisht në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë”, nënvizoi ai.

    Ai shtoi se ekzistojnë perceptime të gabuara për Turqinë, për shkak se është një vend kryesisht mysliman ose për shkak të paragjykimeve historike.

    “Sot Turqia, në asnjë mënyrë, nuk përfaqëson forcë me ambicie pushtuese apo ndikim dominues. Këtë e theksojmë me sinqeritet dhe përgjegjësi”, tha ai.

    Sipas tij, Mali i Zi në shumë aspekte ka më shumë nevojë për Turqinë sesa e kundërta.

    Po ashtu, ai beson se Turqia, edhe pse e pakënaqur me regjimin e ri të vizave, do të mbetet e hapur për qytetarët e Malit të Zi, sidomos për trajtime mjekësore.

    A do të vendosë Turqia viza për Malin e Zi?

    Sipas të dhënave të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Malit të Zi, gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, mbi një mijë pacientë u ekzaminuan ose u trajtuan në klinikat turke, me kosto rreth gjashtë milionë euro.

    Në Mal të Zi momentalisht qëndrojnë rreth 13.400 shtetas turq, të cilët kanë themeluar afër dhjetë mijë kompani. Vitin e kaluar në Mal të Zi erdhën mbi 160.000 turistë nga Turqia.

    Ambasadori i Turqisë në Mal të Zi, Baris Kalkavan, përmendi mundësinë që Turqia të vendosë viza për shtetasit e Malit të Zi, gjatë vizitës që bëri më 2 nëntor në një dyqan të dëmtuar të një shtetasi turk në Bar.

    “A pres që të tërhiqet vendimi për futjen e vizave? Nëse nuk merren hapa të caktuar, pala jonë do të jetë e detyruar të ndërmarrë masa të caktuara. Në Turqi jetojnë 250.000 njerëz me prejardhje nga Mali i Zi. Ata do të duhet të mbajnë barrën e kësaj situate”, tha ai.

    Ai kujtoi se investimet turke në Mal të Zi gjatë tetë muajve të parë të këtij viti kanë qenë 100 milionë euro.

    Sipas tij, Turkish Airlines ka transportuar 250.000 udhëtarë në linjat me Malin e Zi në periudhën janar–gusht.

    “Nëse kjo vazhdon [regjimi i vizave], nuk e di çfarë do të ndodhë me pacientët që trajtohen në Turqi dhe me malazezët që udhëtojnë përmes Turqisë në vende të tjera”, tha ambasadori.

    Sead Shahman vlerëson se masat reciproke do të dëmtonin marrëdhëniet miqësore të dy vendeve.

    “Kur shënojmë 146 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe krenohemi me partneritetet tona, do të përballemi me ftohjen e marrëdhënieve, që s’është mirë për asnjërën palë. Do të dëmtohen ekonomia dhe shërbimet, dhe kjo do të reflektohet në buxhet”, nënvizoi ai.

    Rënie e numrit të udhëtarëve nga Turqia pas regjimit të vizave

    Nga kompania aeroportet e Malit të Zi thanë për REL-in se kompanitë kryesore që transportojnë udhëtarë nga Stambolli, Air Montenegro dhe Turkish Airlines, nuk kanë anuluar fluturime deri tani, por numri i udhëtarëve ka rënë dukshëm.

    “Që prej 30 tetorit – kur shtetasve të Turqisë u kërkohet vizë për të hyrë në Mal të Zi – vihet re rënie e ndjeshme në numrin e udhëtarëve. Kujtojmë se regjistrimin e shtetësisë së pasagjerëve e bën Policia Kufitare”, thanë nga Aeroportet.

    Policia Kufitare nuk dha të dhëna për numrin e shtetasve turq që kanë hyrë në Mal të Zi pas futjes së vizave dhe cili është dallimi krahasuar me periudhën pa viza.

    Gjithashtu, kompania ajrore me kosto të ulët, Pegasus, anuloi fluturimet ardhje-vajtje mes Ankarasë dhe Izmirit dhe Podgoricës deri më 29 nëntor.

    Ata kanë ruajtur linjën Podgoricë – Sabiha Gökçen (Stamboll).

    Aeroportet e Malit të Zi theksojnë se deri tani kanë pasur mbi 400.000 udhëtarë në trafikun ajror me Turqinë, që përbën rreth 15 për qind të trafikut total./REL

  • Lajthitë e Turqisë, ndikim në çmimin e Nutella-s

    Lajthitë e Turqisë, ndikim në çmimin e Nutella-s

    Tregu turk i lajthive u përball me probleme serioze pasi kompania italiane Ferrero, e njohur për prodhimin e çokokremit të njohur Nutella, pezulloi përkohësisht blerjen e këtij arrori.
    Arsyeja, siç shkruan Financial Times, është rënia e ndjeshme e rendimenteve dhe rritja drastike e çmimeve të lajthive, e shkaktuar nga ngricat dhe dëmtuesit që goditën plantacionet turke në fillim të këtij viti.
    Rënie e prodhimit dhe rritje e çmimeve
    Turqia zakonisht prodhon midis 600,000 dhe 700,000 ton lajthi në vit, duke përbërë gati dy të tretat e furnizimit global. Megjithatë, prodhimi i këtij viti, sipas vlerësimeve të Ministrisë Turke të Bujqësisë, mund të bjerë nën 500,000 ton, ndërsa disa burime lokale pohojnë se sasia aktuale mund të jetë më pak se 300,000 ton.
    Për shkak të kësaj, çmimi i lajthive të qëruara është rritur nga 9,000 në madje 18,000 dollarë për ton që nga korriku, konfirmoi për Financial Times Giles Hacking, themeluesi i kompanisë me seli në Londër CH Hacking & Sons, e cila specializohet në importimin e lajthive.
    Përplasje midis prodhuesve dhe Ferrero-s
    Prodhuesit e vegjël në Turqi refuzojnë të shesin me ato që pretendojnë se janë çmime shumë të ulëta të Ferrero-s. Në të njëjtën kohë, kompania italiane po e shtyn blerjen, duke pritur stabilizimin e tregut.
    Marco Botta, kreu i departamentit të prokurimit të lajthive në Ferrero, e krahasoi situatën me romanin e famshëm të Beckett-it “Duke pritur Godonë”, duke thënë se “Ferrero është bërë Godo për mbretërit e lajthive të Turqisë”.
     Botta konfirmoi se Ferrero aktualisht furnizohet me lajthi nga Kili dhe Shtetet e Bashkuara, ku kapaciteti i prodhimit është zgjeruar në dy vitet e fundit. Pavarësisht pauzës në blerje, kompania thotë se mbetet e përkushtuar ndaj investimeve afatgjata në Turqi.
    Rritje e mundshme e çmimit të Nutella-s
    Analistët kanë paralajmëruar se kjo situatë mund të çojë në një rritje të çmimit të Nutella-s dhe produkteve të tjera me bazë lajthie në tregun global.
    Ferrero nuk pranoi të komentojë mbi mundësinë e një rritjeje çmimi, por pranoi se vështirësitë aktuale të furnizimit mund të ndikojnë në planifikimin e ardhshëm të prodhimit.
    Turqia, megjithëse prodhuesi kryesor i lajthive në botë, ende eksporton kryesisht lëndë të para, ndërsa vende të tilla si Kili kanë dalë si konkurrentë seriozë. “Turqia ka vepruar si nënkontraktor evropian për vite me radhë, jo si markë”, tha Bakici i Poyraz Fındık, një nga eksportuesit më të mëdhenj të Turqisë. /tesheshi.com/
     
     

  • Kaosi në Malin e Zi, si fshihet dora serbe dhe ruse, ja mesazhi që po i dërgohet Turqisë

    Kaosi në Malin e Zi, si fshihet dora serbe dhe ruse, ja mesazhi që po i dërgohet Turqisë

    Në Mal të Zi, ditët e fundit ka ndodhur një valë dhune kundër qytetarëve me origjinë turke, që sipas mediave si klix.ba nuk ka qenë rastësore, por pjesë e një fushate të organizuar politikisht. Sipas klix.ba, dhuna dukej e koordinuar. Në sfond, raportet midis Serbisë dhe Turqisë janë ftohur ndjeshëm. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar Ankaranë për destabilizim të rajonit pas marrëveshjes ushtarake të Turqisë me Kosovën. Sipas mediave, incidentet në Podgoricë mund të jenë pjesë e një operacioni të shërbimeve serbe, për t’i dërguar Erdoganit një mesazh se Serbia mund të ndikojë në stabilitetin e rajonit. Mali i Zi, me qeveri të brishtë dhe ndikim të fortë të forcave pro-serbe, shihet si terren i përshtatshëm për këto lojëra gjeopolitike.
    Presidenti Jakov Milatoviç kërkoi qetësi, por dëmi tashmë ishte bërë: dhuna dhe urrejtja u përhapën, duke dërguar mesazhin se turqit mund të demonizohen pa pasoja. Analistët paralajmërojnë se kjo nuk është vetëm një krizë lokale, por pjesë e një strategjie më të gjerë ku Serbia, e mbështetur nga Rusia, përdor tensionet etnike për të ruajtur ndikimin e saj në Ballkan dhe për të kundërshtuar ndikimin turk. Kjo situatë, sipas klix.ba, është një paralajmërim edhe për qeverinë malazeze: çdo përpjekje për t’u shkëputur nga Beogradi mund të shoqërohet me fushata urrejtjeje, presion politik e destabilizim. Në fund, ajo që shqetëson më shumë qytetarët e Malit të Zi është ndjenja se autorët e dhunës mbetën të pandëshkuar. Në një kohë kur Ballkani përpiqet të ecë drejt integrimit evropian, rikthimi i sloganeve si “Vrite turkun” tregon se plagët e së kaluarës nuk janë shëruar plotësisht dhe se tensionet etnike ende mund të përdoren si armë politike.
     

  • Erdogan dhe Merz përplasen në Ankara: A nuk e sheh Gjermania gjenocidin në Gaza?

    Erdogan dhe Merz përplasen në Ankara: A nuk e sheh Gjermania gjenocidin në Gaza?

    Zhvillimet në Rripin e Gazës dhe pranimi i Turqisë në Bashkimin Evropian i preokupuan Erdogan dhe Merz gjatë takimit të tyre në Pallatin Presidencial në Ankara, me të dy burrat që patën një përballje të vogël gjatë deklaratave të tyre të përbashkëta.
    Të dy palët arritën një marrëveshje për blerjen e 20 luftëtarëve Eurofighter nga Ankaraja. Megjithatë, për një nga çështjet që shqetësojnë Ankaranë, programin SAFE dhe pranimin e Turqisë në BE, me Kancelarin gjerman që mbrojti qëndrimin se Turqia nuk i plotëson kriteret që një gjë e tillë të ndodhë. Nga ana e tij, Erdogan u përpoq ta kundërshtonte këtë duke cituar qëndrimin e Gjermanisë ndaj Izraelit në lidhje me atë që po ndodh në Gaza.
    Gjatë deklaratave të tyre për gazetarët, pas përfundimit të takimit të tyre, Merz u pyet pse Gjermania vazhdon të mbështesë Izraelin pas bombardimeve në Gaza, për t’u përgjigjur: “Qeveria federale ka mbështetur shtetin e Izraelit që nga themelimi i tij. Ky vend është bërë një strehë për miliona hebrenj. Prandaj, Gjermania do ta mbështesë gjithmonë Izraelin. Kjo nuk do të thotë që ne mbështesim çdo vendim të qeverisë izraelite”, tha Merz, duke vijuar me frazën spekulluese e të dalë boje se “Izraeli ushtroi të drejtën e tij për vetëmbrojtje”.

    Turkish President Erdogan:
    Hamas has no bombs, no nuclear weapons. But all these weapons are in Israel’s hands.
    And Israel, using these weapons, for example just last night, again struck Gaza with these bombs.
    Don’t you see these things in Germany? Aren’t you following them? pic.twitter.com/39BMjhO3Xx
    — Clash Report (@clashreport) October 30, 2025

    Në këtë pikë ndërhyri Erdogan, i cili me një ton kritik i tha Merz-it: “Para së gjithash, mbi 60,000 fëmijë, gra dhe të moshuar janë vrarë nga Izraeli. Hamasi nuk ka bomba. Nuk ka armë bërthamore. Ndërsa Izraeli i ka të gjitha këto armë. Mbrëmë goditi sërosh Gazën me to. A nuk e shihni këtë në Gjermani? A nuk e shihni se ata duan të imponojnë urinë dhe të vazhdojnë me gjenocidin?”
    Erdogan foli gjithashtu për marrëdhëniet tregtare midis Ankarasë dhe Berlinit, duke thënë: “Gjermania është partneri më i madh tregtar i Turqisë në Evropë. Qëllimi ynë është të rrisim vëllimin tonë tregtar, i cili ka arritur në 50 miliardë dollarë, në 60 miliardë dollarë në të ardhmen e afërt”.
    Më parë, kancelari gjerman u prit nga ushtarë të hipur në kuaj dhe zjarr topash, në një ngjarje të ngjashme me atë të së hënës, pas mbërritjes së Keir Starmer.

  • Rama, rishpërthim dashurie ndaj Turqisë

    “Duhen dy duar për të duartrokitur”, tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij përmes një videomesazhi drejtuar Forumit të Investimeve Shqipëri-Turqi që po zhvillohet në Tiranë, duke iu referuar një thënie të urtë të përbashkët për dy vendet tona.
    “Sot, Shqipëria dhe Turqia, tha kryeministri Edi Rama përpara mbi 1500 investitorëve turq të pranishëm në forum, si dhe zëvendëspresidentit të Turqisë, Cevdet Yılmaz, janë pikërisht ato dy duar që duartrokasin së bashku, një histori miqësie që nuk njeh kthesa, një partneritet që forcohet çdo ditë dhe një horizont që hapet gjithnjë e më gjerë përpara nesh”.
    Duke iu rikthyer një momenti kyç në marrëdhëniet dypalëshe, kryeministri kujtoi vendosjen e një objektivi të përbashkët me presidentin turk Recep Tajip Erdogan, një dekadë më parë, dyfishimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
    “Sot, jo vetëm që kemi arritur këtë synim, por e kemi tejkaluar,” tha Rama, duke vënë në dukje se nga një volum tregtar prej 250 milionë eurosh, sot është kaluar mbi një miliard euro vetëm në nëntë muajt e parë të vitit.
    “Nga 300 sipërmarrje me kapital turk”, vijoi kryeministri, “sot në Shqipëri numërohen mbi një mijë, ndërsa nga disa qindra punonjës në kompani turke, sot janë mbi 15 mijë qytetarë shqiptarë të punësuar në to”.
    “Por më shumë se numrat, ajo që ka vlerë është fryma. Është dëshira, besimi dhe sensi i përkatësisë në një miqësi që ka ndërtuar këtë lidhje të fortë mes nesh. Një frymë bashkëpunimi që prodhon rezultate”, nënvizoi Rama.
    Në vijim, Kryeministri e cilësoi Shqipërinë si portën më të afërt të Turqisë drejt Bashkimit Europian dhe një partner të qëndrueshëm në fushat e sigurisë, energjisë, turizmit dhe teknologjisë.
    Ai theksoi se qeveria shqiptare është më shumë sesa një qeveri mike, është një partnere strategjike e një aleance të fortë me Turqinë, e gatshme të mikpresë, të dëgjojë dhe të garantojë çdo investim që kthehet në një histori suksesi.
    “Ne hodhëm një hap të madh para dhjetë vitesh, dhe sot shohim sesa shumë kemi ecur përpara. Kemi ndërtuar një urë, e kemi hedhur këmbën në të ardhmen dhe objektivi ynë tani është që të dyfishojmë sërish shkëmbimet tona tregtare, duke ndërtuar një ‘autostradë suksesi’ midis Bosforit dhe Adriatikut”, theksoi kryeministri.
    Ai nënvizoi se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë thjesht marrëdhënie ekonomike, por një lidhje vëllazërie, besimi dhe bashkudhëtimi drejt së ardhmes.
    “Ura që sot lidh Stambollin me Tiranën është më e fortë se kurrë. Ura që lidh Ankaranë me Shqipërinë zyrtare është më solide se kurrë. Është një urë që përshpejton lidhjen tonë me Perëndimin përmes Korridorit 8 dhe portit të ri të Durrësit, por edhe një urë që lidh historinë me të ardhmen, kujtimet e përbashkëta me ambicien për të nesërmen”, u shpreh Rama. /atsh/
     
     
     

  • Presidenti Begaj takim me zëvendëspresidentin e Turqisë, bisedime për sigurinë dhe bashkëpunimet ekonomike

    Presidenti Begaj takim me zëvendëspresidentin e Turqisë, bisedime për sigurinë dhe bashkëpunimet ekonomike

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Zëvendëspresidentin e Turqisë, Cevdet Yılmaz.

    Biseda mes tyre u fokusua te marrëdhëniet midis dy vendeve tona, avancimin e nismave që thellojnë këtë bashkëpunim, si edhe zhvillimet rajonale dhe çështjet e sigurisë.
    “Shqipëria vlerëson rolin e Turqisë si një partner dhe aleat kyç dhe vlerësoi se ka gjithmonë vend për thellim të bashkëpunimit dypalësh në fusha, si: ekonomia dhe tregtia, bujqësia, investimet, infrastruktura, turizmi, mjedisi dhe çështje të tjera thelbësore”, tha Begaj.
    Gjatë bisedës u theksua edhe bashkëpunimi rajonal me Turqinë në kuadër të nismave rajonale, si: Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi dhe Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
    Në lidhje më Kosovën, Presidenti i Republikës vlerësoi lobimin e fortë të Turqisë për njohjen dhe anëtarësimin e saj në organizatat rajonale e globale.
    Në takim u vlerësuan, gjithashtu, përpjekjet e Turqisë dhe të Presidentit Erdogan në promovimin e dialogut si mundësi për paqen dhe nxitjen e mirëkuptimit të përbashkët e të pranuar gjerësisht, si në luftën Rusi-Ukrainë, edhe në konfliktin në Lindjen e Mesme.

    Top Channel

  • Mbahet sot në Tiranë forumi i investimeve Shqipëri-Turqi, 4 sektorët strategjikë që do të jenë në fokus

    Mbahet sot në Tiranë forumi i investimeve Shqipëri-Turqi, 4 sektorët strategjikë që do të jenë në fokus

    Foto ilustruese

    TIRANË- Tirana mirëpret sot forumin më të madh të investimeve Shqipëri-Turqi 2025, një ndër ngjarjet ekonomike më të rëndësishme të vitit, i cili organizohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
    Ky forum i nivelit të lartë pritet të mbledhë mbi 1500 pjesëmarrës nga të dy vendet, përfshirë përfaqësues të lartë qeveritarë, investitorë, sipërmarrës dhe aktorë të zhvillimit ekonomik, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe nxitjen e investimeve të ndërsjella.
    Në hapje të aktivitetit pritet të marrin pjesë kryeministri Edi Rama dhe zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yilmaz, të shoqëruar nga ministra dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe private.
    Fokusi i forumit do të jetë në katër sektorë strategjikë me potencial të lartë zhvillimi, përkatësisht ndërtimi, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, turizmi dhe bujqësia së bashku me industrinë ushqimore.
    Aktiviteti do të shoqërohet me panele tematike, diskutime interaktive dhe takime të drejtpërdrejta “business to business” dhe “business to government”, që synojnë të krijojnë mundësi konkrete për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash midis bizneseve dhe institucioneve.
    Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë kanë njohur një intensifikim të ndjeshëm gjatë viteve të fundit.
    Gjatë vitit 2024, importet nga Turqia u rritën me 14%, duke arritur në 96,6 miliardë lekë, ndërsa për shtatëmujorin e parë të këtij viti ato janë llogaritur në 50,8 miliardë lekë.
    Në të njëjtën kohë, eksportet shqiptare drejt Turqisë në vitin 2024 arritën në 4,8 miliardë lekë, ndërsa gjatë periudhës janar-korrik 2025, janë eksportuar mallra me vlerë 2,7 miliardë lekë.
    Në Shqipëri janë të pranishme aktualisht 658 kompani me pronësi turke dhe 80 të tjera me kapital të përbashkët, të shpërndara në pothuajse të gjitha qarqet e vendit.
    Tirana mban përqindjen më të lartë të këtyre investimeve me 82% të kompanive turke të vendosura në këtë qark, pasuar nga Durrësi me 6% dhe Fieri me 3%.
    Prania e këtyre bizneseve është tregues i një interesi në rritje nga ana e investitorëve turq për tregun shqiptar dhe forcon më tej lidhjet ekonomike mes dy vendeve.

  • Dorëzimi i përshpejtuar i dronëve në Kosovë, marrëdhëniet Serbi-Turqi “varen në fije të perit”, ja dy mesazhet…

    Dorëzimi i përshpejtuar i dronëve në Kosovë, marrëdhëniet Serbi-Turqi “varen në fije të perit”, ja dy mesazhet…

    Marsela SHYTIA
    Mbështetja e Stambollit për Kosovën nuk ndalet, kështu që këtë herë Turqia dorëzoi dronë kamikazë “Sky Dagger 15”, dhe ata u pritën personalisht në aeroport nga Kryeministri i Prishtines, Albin Kurti. Kjo shkaktoi një ortek reagimesh në Serbi nga pozicionet më të larta, komente dhe bisedime pasuan, njëra prej të cilave ende pritet: Vuçiç-Erdogan. Të gjithë pyesin se cili është interesi i Turqisë që të jetë një erë e palëkundur në shpinë të Prishtines për 17 vitet e fundit, përmes armatimit dhe rrumbullakimit të pavarësisë, por është e qartë se momenti nuk u zgjodh rastësisht. Stuhia u ngrit pasi dronët luftarakë turq “Skydagger”, të cilët u dorëzuan nga qeveria turke, zbarkuan në Prishtinë. Forcat e Sigurisë së Kosovës (KBS). Kurti nuk e humbi pritjen dhe shpejt u mburr në rrjetet sociale se kishin mbërritur “mijëra dronë” dhe se “dhjetëra anëtarë të forcave të sigurisë ishin trajnuar për t’i përdorur ato”.
    Dërgimi i përshpejtuar
    Kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo, prandaj Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, foli menjëherë për këtë. Ai njoftoi se do të fliste me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe zbuloi se kishte folur me të më shumë se një vit më parë në Ambasadën Turke në Nju Jork, kur, siç tha ai, i kërkoi të ndalonte armatosjen e Prishtinës. “Unë shpjegova dhe tregova Rezolutën 1244, dhe akte të tjera, dhe kërkova që kjo të mos ndodhte. Ne u kërkuam amerikanëve të bënin të njëjtën gjë, por ata thanë se ata prapë kishin marrë një vendim për “shtizat””, tha Vuçiç, i cili shtoi se po i kërkon Kombeve të Bashkuara të reagojnë, si dhe se “nuk kemi nevojë për shtrëngime të mëtejshme në këtë moment”.  Mbetet pyetja se pse dronët po mbërrijnë pikërisht tani, dhe Vlade Radulović, një analist ushtarak, thotë se dy gjëra ndikuan në lëvizjen e Turqisë: Një mesazh për Serbinë në përgjigje të paradës ushtarake që u mbajt në Beograd dhe asaj që u prezantua atje. Natyrisht, ato u dorëzuan para zgjedhjeve të planifikuara për 12 tetor, sepse Kurti e përdor me mjeshtëri çështjen e ushtrisë, domethënë KBS-së, dhe thekson kërcënimin e supozuar nga Beogradi dhe luftën hibride. Ai vëren se Turqia po udhëheq në armatosjen e KBS-së dhe se kjo nuk është e re, por se kjo dërgesë e dronëve është përshpejtuar. “E prisja në fillim të dhjetorit. Dhe Turqia punon me KBS-në jo vetëm kur bëhet fjalë për dërgimin e armëve, por edhe për trajnimin, logjistikën, trajnimin”, tha Raduloviç për “Kosovo Online”.
    Njohja e Kosovës
    Prishtina më parë bleu dronë turq TB2 “Bajraktar”, dhe Turqia planifikon të ndërtojë një fabrikë për prodhimin e municioneve dhe një laborator për zhvillimin e dronëve në Kosovë. Por ndërhyrja nuk mbaron vetëm me armë. Turqia ishte ndër të parat që e njohu Kosovën, dhe Vuçiç zbuloi së fundmi se nuk e përfundoi misionin e saj dhe se ende po punon për të marrë njohje të reja të pavarësisë. Duke folur për këtë, Stefan Radojkoviç, një historian, i tha më parë “Blic” se “lëvizje të tilla i japin Turqisë thellësi strategjike në rajonet me të cilat kufizohet dhe brenda të cilave mund të projektojë fuqinë e saj, siç është qeveria e re në Damask ose kontingjenti turk i KFOR-it në Kosovë”.
    Synimet e Turqisë
    Përfshirja turke në njohjen e pavarësisë së administratës së Prishtinës është pjesë e strategjisë dhe ideologjisë më të gjerë të Turqisë së Erdoganit. Ideologjikisht, këto lëvizje janë në natyrën e ideologjisë neo-osmane dhe qëllimit të saj për të arritur ndikim politik dhe kulturor në ato rajone që dikur ishin pjesë e Perandorisë Osmane, vëren Radojkoviç. Me rastin e këtij dorëzimi, reagoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Gjenerali Milan Mojsiloviç, i cili pati një bisedë telefonike urgjente me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutaš. Ai theksoi se lëvizje të tilla përfaqësojnë një sinjal shumë të keq dhe kërcënojnë jo vetëm situatën e sigurisë në Kosovë, por edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, KFOR-i është e vetmja forcë e armatosur në Kosovë, dhe ky dokument parashikonte demilitarizimin e të ashtuquajturës Ushtri Çlirimtare të Kosovës dhe grupeve të tjera të armatosura të shqiptarëve.

  • “Jemi të vegjël për të kërcënuar Turqinë”, Vuçiç pendohet pas kritikave: Erdogan, lideri më i madh pas Ataturkut

    “Jemi të vegjël për të kërcënuar Turqinë”, Vuçiç pendohet pas kritikave: Erdogan, lideri më i madh pas Ataturkut

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se vendi i tij është “shumë i vogël për të kërcënuar Turqinë” pas komenteve të tij mbi dërgesën e dronëve të Turqisë në Kosovë, duke e përshkruar atë si fuqinë e dytë më të madhe ushtarake të NATO-s.
    Duke folur në një konferencë urgjente për shtyp, Vuçiç foli për dërgesën e fundit nga Turqia të dronëve kamikaze Skydagger të prodhuar në vend në Kosovë dhe komentoi mbi gjendjen e marrëdhënieve dypalëshe midis Beogradit dhe Ankarasë.
    Duke iu përgjigjur akuzave të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani se ai kishte kërcënuar Turqinë, Vuçiç përsëriti se Serbia është “shumë e vogël për të kërcënuar” një komb që ai e përshkroi si “një fuqi të madhe”, duke theksuar se komentet e tij ishin keqkuptuar. Ai shtoi se Serbia do të vazhdojë të mbrojë lirinë dhe mbijetesën e popullit të saj, duke ruajtur atë që ai e quajti “epoka e artë” e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Serbisë.
    Duke iu përgjigjur kritikave në median serbe në lidhje me miqësinë e tij personale me Erdoganin pas transferimit të armëve të Turqisë në Kosovë, Vuçiç mbrojti marrëdhënien e tij me udhëheqësin turk.
     
     
    “Kur bëhet fjalë për Presidentin Erdogan, unë gjithmonë do të jem një mikpritës i mirë”, tha ai. “Po flasim për një udhëheqës të madh dhe një vend të madh e të suksesshëm — për njeriun që rindërtoi Ankaranë nga hiri i saj, transformoi Stambollin dhe i cili, pa dyshim, është udhëheqësi më i madh turk që nga Mustafa Kemal Pasha”, shtoi Vuçiç.
    Ai theksoi se ruajtja e marrëdhënieve të mira me Turqinë dhe mbrojtja e interesave kombëtare të Serbisë nuk ishin qëllime që përjashtonin njëra-tjetrën.
    Vuçiç tha se më parë kishte diskutuar bashkëpunimin ushtarak të Turqisë me Kosovën drejtpërdrejt me Erdoganin në Shtëpinë Turke në Nju Jork në shtator 2024, të cilin e përshkroi si “një nga arritjet e tjera të Presidentit Erdogan”.
    Ai kujtoi se në takim mori pjesë edhe Ministri i Jashtëm Hakan Fidan. “Rreth një vit më parë, i kërkova Presidentit Erdogan të ndalonte furnizimin me armë për Prishtinën”, tha ai.
    Sipas Vuçiç, autoritetet e Kosovës po punojnë në një plan dhjetëvjeçar për ta shndërruar Forcën e Sigurisë së Kosovës në një ushtri të plotë, me Turqinë që luan një rol kryesor në këtë proces. Ai renditi disa sisteme të prodhuara në Turqi të furnizuara në Kosovë, duke përfshirë dronë Skydagger, raketa antitank OMTAS, dronët Bayraktar, Otokar Land Rover, automjete të blinduara BMC Vuran dhe Otokar Cobra, si dhe pushkë të ndryshme sulmi dhe snajperi.
    “Më të shquarit nga këto sisteme moderne luftimi janë dronët kamikaze Skydagger”, tha ai, duke shpjeguar se kontrata e dorëzimit u nënshkrua më 24 dhjetor dhe u përfundua përpara afatit.
    Presidenti serb nënvizoi rëndësinë e pozicionit të Turqisë për stabilitetin rajonal. “Nuk kemi nevojë për përshkallëzim të tensioneve”, tha ai. “Ne do të ruajmë paqen dhe stabilitetin dhe do t’u kërkojmë partnerëve tanë turq të komunikojnë me ne dhe të marrin parasysh interesat tona”.