Tag: turpin

  • Shtypi anglez kryqëzon Guardiolën: E zëvendësoi turpin me poshtërim…

    Shtypi anglez kryqëzon Guardiolën: E zëvendësoi turpin me poshtërim…

    27 Nëntor 2025

    9:41

    Alfred Lleshi

    Pep Guardiola duket se nuk po merr më kreditet për gjithçka ka bërë te Manchester City. Pavarësisht trofeve të shumtë, skuadra e tij po lufton për t’u rikthyer në nivelin e duhur, pa sukses deri tani. Humbja 2-0 ndaj Bayer Leverkusen në Champions u prit shumë keq nga mediat angleze, të cilat e sulmuan ashpër trajnerin katalanas.
    “The Independent” shkroi: “Nata e jubileut të Guardiolës ishte zhgënjyese dhe fajin e ka vetëm ai. Në ndeshjen e tij të 100-të në Champions hodhi në fushë formacionin rezervë dhe pa skuadrën të humbiste për shkak të vetëkënaqësisë së tij”. “Goal.com” ishte edhe më i ashpër: “Ç’po mendoje, Pep? Guardiola po paguan çmimin e lënies së Haaland e të tjerëve në stol në këtë humbje të turpshme… E nderoi ndeshjen e tij të 100-të në Champions me një formacion arrogant dhe mori atë që meritonte”.
    “Daily Mail” shkroi: “Guardiola paguan çmimin e 10 ndryshimeve nga formacioni i fundit”. “Mirror” nënvizoi: “Guardiola e zëvendësoi turpin me poshtërim absolut në Leverkusen”. “BBC” shtoi: “Humbja ishte e vetëshkaktuar…, vendimi për të bërë 10 ndryshime dështoi keq”. “The Sun” ishte me konciz: “Zhgënjim i ri dhe faji është vetëm i tij”.

  • “Doli në mbrojtje të Veliajt, për turpin e vet”/Analisti sulme të drejtëpërdrejta, Berishës: Bie në kundërshti me veten

    “Doli në mbrojtje të Veliajt, për turpin e vet”/Analisti sulme të drejtëpërdrejta, Berishës: Bie në kundërshti me veten

    Analisti politik Ergys Mërtiri, i ftuar në një emision televiziv, ka kritikuar qëndrimet kontradiktore të Sali Berishës, duke theksuar se ai shpesh bie në kundërshti me vetveten kur vjen puna te aktet politike.
    Sipas Mërtirit, Berisha ka investuar politikisht dhe publikisht në protestat e opozitës kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke kërkuar largimin e tij. Megjithatë, analisti vuri në dukje se në momentin kur u ngrit çështja e shkarkimit të Veliajt, Berisha ndryshoi qëndrim.
    Sipas tij, ky qëndrim tregon se Berisha për “turpin e vet dhe të opozitës”, ka përfunduar duke mbrojtur Veliajn, megjithëse më parë ka kërkuar largimin e tij. Sipas tij, Berisha dhe Veliaj janë aleatë kundër SPAK.
    “Berisha është vazhdimisht, ditë për ditë, në kundërthënie me veten në mënyrë të rregullt. Berisha investoi te largimi i Veliajt në protesta, sulme publike dhe mediatike për ta shkarkuar dhe në momentin që vjen shkarkimi, ai thotë se nuk duam shkarkim.
    Berisha për turpin e vet dhe për turpin e opozitës ka qenë në mbrojtje të Veliajt, megjithëse ka kërkuar shkarkimin e tij. Të gjithë gurët e opozitës kanë qenë bashkë pro Veliajt”, tha ai.

  • Spiropali i kthehet ashpër Vokshit: Ju jeni arsyeja që PD humbi! Turpin tregojeni te dera e SPAK (Video)

    Spiropali i kthehet ashpër Vokshit: Ju jeni arsyeja që PD humbi! Turpin tregojeni te dera e SPAK (Video)

    Deputetja e PD Albana Vokshi sulmoi ashpër sot nga foltorja e Kuvendit mazhorancën, duke ‘tundur’ në dorë raportin e Parlamentit Europian, që tha se ishte i mbushur i gjithi me akuza për qeverinë socialiste dhe farsën elektorale.
    Madje ajo nuk kurseu as kryeparlamentaren Elisa Spiropali, duke i kujtuar se “turpi ishte edhe për të”, duke lexuar mungesën e transparencës dhe balancës së kontrollit, duke i përmendur 10 pika.
    “Raporti të paralajmëron Elisa! E Keni shkatërruar sistemin e kontrollit dhe balancës në parlament. Respektimin e Gjykatës Kushtetuese me vonesa. Nuk e zbaton Rama vendimin e Kushtetutës që të mbronte deputeten e tij.
    Kështu hyet në Europë? Procesi do jetë mbi bazë meritokracie. Zgjedhjet në mjedis të polarizuar thotë raporti, përdorimi i burimeve administrative të paralajmëron Elisa, cenimi i pushtetit dhe kontrollit e balancës”, tha ajo mes të tjerash.
    Ndërkohë që nuk mungoi një përgjigjie nga kryeparlamentarja Spiropali.
    “Ndoshta ju jeni një nga arsyet kryesore që PD ka marrë këtë rezultat që ka marrë më 11 maj në qarkun e Tiranës. Turpin ju nuk na e tregoni dot ne, që nuk lini derë pa shkuar. Mënyra si flisni, fjalori juaj, qëndrimi juaj, ato që thoni për Shqipërinë, të jeni e bindur se s’do pijnë ujë asgjëkundi.
    Sepse Shqipëria, ashtu siç thuhet edhe në raport, do i mbyllë negociatat brenda 2027. Dhe brenda kësja dekade do jetë anëtare e BE-së. Turpin shkoni dhe tregojeni në derë tjetër, aty ku protestoni në derë të SPAK-ut, siç thuhet në raport, ku shantazhoni dhe kërcënoni prokurorët dhe gjykatësit.
    Aty ku mbroni një njeri të akuzuar për korrupsion madhor, ndryshe nga të gjithë ne. Të fala atij që ishte me grip sot, koha e të cilit ka përfunduar”, u shpreh drejtuesja e Kuvendit.

  • Berisha: U përpoqën ta fshehin të vërtetën për të mbrojtur nderin e drejtësisë Sorosiane, por morën turpin

    Berisha: U përpoqën ta fshehin të vërtetën për të mbrojtur nderin e drejtësisë Sorosiane, por morën turpin

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur nga oborri i SPAK tha, duke komentuar dënimin e gjyqtares në Greqi, se “u përpoqën ta fshehin të vërtetën për të mbrojtur nderin e drejtësisë Sorosiane, por morën turpin”.

    Pyetje: Është hera e parë që vini sportiv në SPAK, çfarë ka ndryshuar.

    Sali Berisha: Tani po shkoj drejt fushatës. Me këtë ndryshimin klimatik mu imponua sportiviteti, që unë nuk është se e kam qejf, nuk e kam shumë qejf, por natyra të imponon, është forcë madhore.

    Pyetje: Sot gjykata do të dalë në shqyrtim edhe për kërkesën e prokurorisë për çështjen tuaj. Çfarë prisni nga gjykata? A do e dorëzoni këtë provë të re.

    Avokati Genc Gjokutaj: Kjo nuk është provë e re. Kjo është provë e vjetër që ju e quani të re sot. Kjo është prova që gjyqtarja ka falsifikuar edhe formularin e dekriminalizimit, duke thënë se nuk jam e dënuar nga gjykatat e huaja dhe shqiptare. Pra dënimi grek, pasjell si pasojë dënimin dhe këtu marrim përgjegjësi penale për falsifikimin e formularit të kriminalizimit, sepse ka thënë që nuk jam dënuar. Ndërkohë që vendimi provon të kundërtën.

    Sali Berisha: Besoj se çfarë shërben këtu, shërben dhe tjetra që e vërteta vonon, por nuk harron. U përpoqën ta fshehin këtë të vërtetë për të mbrojtur nderin e drejtësisë Sorosiane, por morën turpin. Do marrin turpin, për çdo fshehje që do i bëjnë krimit.