Grupi konservator Turning Point USA ka njoftuar se do të organizojë një shfaqje alternative gjatë gjysmëlojës së Super Bowl LX, që do të mbahet në shkurt të vitit 2026. Ky vendim vjen pas reagimeve të ashpra nga qarqet konservatore për zgjedhjen e artistit portorikan Bad Bunny si artistin kryesor të eventit. Këngëtari ka shkaktuar kritika pas vendimit për të mos përfshirë Shtetet e Bashkuara në turneun e tij dhe për shqetësimet që ka shprehur për Shërbimin Amerikan të Emigracionit dhe Doganave (ICE).
Në një postim në platformën X (Twitter), Turning Point USA njoftoi se do të realizojë shfaqjen “The All American Halftime Show”, e cila do të festojë vlerat amerikane si besimi, familja dhe liria. Detajet e programit dhe emrat e artistëve do të bëhen të ditura së shpejti. Ky njoftim vjen pas kritikave që shoqëruan përzgjedhjen e Bad Bunny për Super Bowl, një zgjedhje që disa e konsideruan si të papërshtatshme për audiencën amerikane.
Ish-presidenti Donald Trump ka qenë një prej kritikëve më të fortë, duke e quajtur këtë zgjedhje “të çmendur”. Në të njëjtën kohë, ministrja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, konfirmoi se agjentët e ICE do të jenë të pranishëm në Super Bowl, duke u siguruar që ligji të zbatohet dhe të ruhet siguria e publikut.
Tag: turning
-

Turning Point USA njofton programin alternativ për Super Bowl, si kundërpërgjigje ndaj Bad Bunny
-

Pas humbjes së Charlie Kirk, bashkëshortja e tij udhëheq Turning Point USA
Erika Kirk, e veja e Charlie Kirk, aktivistit të njohur të krahut të djathtë, i cili u vra kohët e fundit, është emëruar CEO dhe kryetare e bordit të Turning Point USA, organizata që ai themeloi në vitin 2012.
Në deklaratën zyrtare, Turning Point USA theksoi se Charlie Kirk kishte shprehur më parë dëshirën që bashkëshortja e tij të merrte drejtimin e organizatës në rast të ndonjë fatkeqësie. “Charlie na përgatiti për një moment si ky. Ai punoi pa u lodhur që Turning Point USA të mbetej e fortë edhe përballë sfidave më të mëdha,” u tha në njoftim.
Erika Kirk, në mesazhin e saj, përsëriti fjalët e të shoqit: “Kemi një vend për të shpëtuar. Nuk do të dorëzohemi dhe as nuk do të gjunjëzohemi përballë së keqes. Ne do të vazhdojmë.”
Charlie Kirk u bë një figurë me ndikim në politikën amerikane përmes përpjekjeve për të tërhequr të rinjtë drejt kauzave konservatore dhe mbështetjes së Donald Trump dhe lëvizjes MAGA. Organizata e tij u rrit ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, duke u shndërruar në një nga platformat më të rëndësishme të të djathtës amerikane.
Nga ana e saj, Erika Kirk ka një profil të larmishëm. Ajo ka studiuar shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Arizona State University, ka një master në drejtësi nga Liberty University dhe një doktoraturë në lidership të krishterë. Përveç karrierës akademike, ajo ka punuar si modele e aktore, ka fituar titullin Miss Arizona USA në vitin 2012 dhe zotëron markën e modës fetare Proclaim Streetwear.
Erika dhe Charlie Kirk u martuan në maj të vitit 2021. -

Gruaja e Kirk merr drejtimin e organizatës së tij: Charlie na kishte përgatitur për një moment të tillë
Erika Kirk, e veja e ndikuesit të vrarë të ekstremit të djathtë, Charlie Kirk, është emëruar CEO dhe kryetare e re e bordit të Turning Point USA, organizatës që ai themeloi në vitin 2012.
Organizata vuri në dukje se Kirk kishte shprehur më parë dëshirën e tij që gruaja e tij të merrte përsipër udhëheqjen në rast të vdekjes së tij.
Ndër të tjera, organizata tha në deklaratën e saj se “Charlie na përgatiti të gjithëve për një moment si ky. Ai punoi pa u lodhur për të siguruar që Turning Point USA të ishte në gjendje të mbijetonte edhe në sprovat më të mëdha”.
Ajo shtoi se “siç thoshte gjithmonë Charlie, ‘Kemi një vend për të shpëtuar’. Ne nuk do të dorëzohemi dhe as nuk do të gjunjëzohemi përballë së keqes. Ne do të vazhdojmë”.
Kirk ishte një nga themeluesit e Turning Point USA në vitin 2012 dhe e shndërroi atë në një nga organizatat më të rëndësishme konservatore në vend, raporton Guardian. Ai njihet gjerësisht si bindja e të rinjve amerikanë për të mbështetur Trump dhe lëvizjen Maga.
Erika Kirk u diplomua nga Universiteti Shtetëror i Arizonës me një diplomë bachelor në shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare dhe nga Universiteti Liberty me një diplomë master në drejtësi në vitin 2017. Ajo mori doktoraturë në lidership të krishterë në vitin 2022.
Ajo është pronare e markës së modës fetare Proclaim Streetwear dhe më parë ka punuar si aktore dhe modele, ka marrë pjesë në konkurse bukurie dhe ka fituar titullin Miss Arizona USA në vitin 2012. Ajo dhe Kirk u martuan në maj të viti 2021.Top Channel
-

“Nuk e keni idenë se çfarë ju pret”, gruaja e Charlie Kirk betohet se do të ndjekë rrugën e bashkëshortit: Tani fillon “lufta”
Në deklaratën e saj të parë që vdekja e Charlie Kirk, bashkëshortja e aleatit të Donald Trumpit, Erika u zotua të vazhdojë rrugën e aktivistit konservator.
Lëvizja e ngritur prej tij nuk do të vdesë, ishte premtimi publik i ish Miss Arizonës.
“Nëse mendonit se misioni i burrit tim ishte i fuqishëm më parë, nuk keni idenë se çfarë keni lëshuar tani në të gjithë vendin. Ju nuk e dini se cfarë zjarri keni ndezur. Britmat e kësaj vejushës që po shikoni këtu do të jehojnë në të gjithë botën si një kushtrim beteje. Unë nuk do te lejoj kurrë qe trashëgimia e tij të vdesë. Zotohem ta kthej Turning Point USA në organizatën më të madhe që ky komb ka parë ndonjëherë”, shprehet Erika Kirk.
Erika theksoi më tej se turneu që Charlie kishte planifikuar të zhvillonte nëpër kampuset studentore, do të vazhdojë. Konferenca vjetore e Turning Point USA do të mbahet ashtu siç ishte parashikuar, në Phoenix të Arizonës në dhjetor dhe ka për të qenë më e madhja e zhvilluar ndonjëherë, shtoi ajo.
Erika premtoi më tej të vazhdojë edhe podkastin për të cilin 31 vjecari ishte aq krenar, ndërsa falënderoi zëvendëspresidentin J.D. Vance, gruan e tij Usha dhe Presidentin Trump për miqësinë e tyre me bashkëshortin e saj. Kirk, një podcaster i suksesshëm dhe aktivist u qëllua gjatë një takimi me përkrahës në Utah. Ai ishte drejtues dhe bashkëthemelues i Turning Point USA, një organizatë që përhap pikëpamje shumë konservatore në shkollat e mesme, kolegjet dhe universitetet, e që numëron më shumë se 250.000 anëtarë studentë.
Kirk i përdorte masivisht mediat sociale për të mobilizuar të rinjtë për vlerat konservatore. Ai ishte një mbështetje e fortë për Donald Trump në fushatën për zgjedhjet presidenciale dhe kishte lidhje mjaft të mira me administratën amerikane.Top Channel
-

Çfarë dihet për vrasjen e Charlie Kirk
Charlie Kirk, shefi dhe bashkëthemelues i organizatës rinore konservatore, Turning Point USA, u vra me armë zjarri të mërkurën mbrëma gjatë një tubimi në një kolegj në Utah.
Kirk njihej gjithandej për podkastet e tij, ishte luftëtar kulture dhe aleat i presidentit amerikan, Donald Trump.Ai e udhëhoqi një përpjekje për ta rindërtuar strategjinë e Partisë Republikane për nxjerrjen e votuesve në zgjedhjet e vitit 2024, duke u bazuar në idenë se kishte mijëra mbështetës të Trumpit që rrallë votonin, por që mund të bindeshin të votonin.
Vrasja e tij është shembulli më i fundit i dhunës politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që prek një gamë të gjerë ideologjish politike dhe të dy partitë kryesore.
Më poshtë mund të lexoni krejt çfarë duhet të dini për vrasjen e Kirkut:
Një plumb nga çatia
Kirk po fliste në një debat të organizuar nga Turning Point USA në Universitetin “Valley” në Utah, kur autoritetet thanë se dorasi hapi zjarr nga një çati aty pranë.
Video të postuara në rrjetet sociale e shfaqin Kirkun duke folur me mikrofon dore nën një tendë të bardhë. Një e shtënë dëgjohet dhe Kirku e çon dorën e djathtë në qafë, ndërsa gjaku i rrjedh nga ana e majtë e saj.
Universiteti i “Valley” në Utah është universiteti publik më i madh i këtij shteti, me 47.000 studentë, dhe ndodhet rreth 64 kilometra në jug të kryeqytetit Salt Lake City.
Dorasi e kishte vënë në shënjestër një njeri të vetëm, tha Beau Mason, komisionar i Departamentit të Sigurisë Publike të shtetit.
Guvernatori i Utah, Spencer Cox, e quajti vrasjen “vrasje politike”.
Një “person me interes” u ndalua të mërkurën në mbrëmje, tha Cox, megjithëse nuk u bë e ditur për cfarë akuzash. Zyrtarët nuk kanë të dhëna që tregojnë se ndonjë person tjetër është i përfshirë në vrasjen, shtoi guvernatori.
Oficerët u panë duke e shikuar një fotografi në telefonat e tyre dhe duke ua shfaqur atë njerëzve për t’i pyetur nëse e njihnin personin e interesit. Autoritetet thanë se dorasi kishte veshur rroba të errëta.
Dy persona u ndaluan të mërkurën, megjithatë ata u liruan menjëherë pasi u përcaktuar se nuk kishin lidhje me ngjarjen, sipas zyrtarëve të sigurisë publike në Utah.
Universiteti tha se kampusi u zbraz menjëherë dhe mbetet i mbyllur. Mësimet u anuluan deri në një njoftim të ardhshëm. Ata që ishin ende në kampus u urdhëruan të qëndronin në vend deri sa policia t’i nxirrte jashtë në mënyrë të sigurt.
Rritja e Kirkut lidhej me Trumpin
Kirk ishte vetëm 18 vjeç kur e bashkëthemeloi Turning Point-in në periferi të Çikagos në vitin 2012 me aktivistin William Montgomeryn. Ata synonin të luftonin për taksa të ulëta dhe qeverisje të kufizuar në kampuset universitare.
Turning Point mbështeti me entuziazëm Trumpin pasi ai siguroi nominimin republikan për president në vitin 2016. Kirk shërbeu si ndihmës personal i djalit të madh të Trumpit, Donald Trump Jr., gjatë fushatës së përgjithshme.
Lidhja me Trump ndihmoi në rritjen e shpejtë të Turning Point. Së shpejti, Kirk u bë figurë e zakonshme në televizionet kabllore, ku ai futej në betejat kulturore dhe lavdëronte presidentin.
Kontributet për grupin u dyfishuan dhe më pas u trefishuan, duke arritur në 79.2 milionë dollarë në vitin 2022, sipas të dhënave tatimore publike. Grupi thotë se tashmë ka prani në pothuajse 4.000 shkolla të mesme dhe kampuse universitare, duke vepruar si një markë konservatore që promovon qindra influencerë online.
Kirk ishte i njohur për deklaratat provokuese mbi çështjet racore që ai përdorte për të tërhequr gjeneratën Z.
“Më vjen keq. Nëse shoh një pilot me ngjyrë, do të mendoj: ‘Shpresoj shumë që të jetë i kualifikuar’”, tha Kirk gjatë një episodi të podkastit në vitin 2024 me aktivistin tjetër të djathtë, Jack Posobeic.
Ai shprehej kundër shpalljes së Juneteenth si festë federale, duke e quajtur atë lëvizje “antiamerikane” që promovonte “një vizion neo-segregacionist” që, sipas tij, kërkonte të zëvendësonte Ditën e Pavarësisë.
Si republikanët, ashtu edhe demokratët e dënuan menjëherë vrasjen e Kirkut.
Trump urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtizë dhe nxori një proklamatë presidenciale. Presidenti, i cili vetë u plagos lehtë në vesh kur u qëllua gjatë fushatës zgjedhore vitin e kaluar, tha se kishte marrëdhënie të ngushta me Kirkun.
Ai e përshkroi Kirkun në Truth Social si një “djalë të mrekullueshëm nga koka deri te këmbët. Zoti e bekoftë!”
Guvernatori demokrat i Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili në mars kishte ftuar Kirkun në podkastin e tij, shkroi në X: “Sulmi ndaj Charlie Kirk është i neveritshëm, i poshtër dhe i papranueshëm”.