Tag: turneut

  • Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali, pezullohen ndeshjet e turneut të tenisit “Madrid Open”

    Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali, pezullohen ndeshjet e turneut të tenisit “Madrid Open”

    Ndërprerja masive e energjisë elektrike ka çuar në pezullimin e ndeshjeve të turneut “Madrid Open”.

    Në Portugali, burime zyrtare i thanë mediave vendase se ndërprerja ishte e përhapur në të gjithë vendin, ndërsa raporte të ngjashme po dalin edhe nga Spanja. Aeroporti ndërkombëtar i Madridit, Barajas, mbeti pa energji elektrike, ndërsa telekomunikacionet gjithashtu janë prekur.
    Qytetarët e Andorrës dhe disa pjesë të Francës që kufizohen me Spanjën po ashtu raportuan se u prekën nga ndërprerja e energjisë.
    Shkaku ende nuk është i qartë. Mediat vendase po raportojnë për probleme me rrjetin elektrik evropian, i cili ka prekur rrjetet kombëtare në Gadishullin Iberik.

    Top Channel

  • Europiani U17 në Shqipëri, e keni parë këtë fushë për finalet e turneut në Durrës?

    Europiani U17 në Shqipëri, e keni parë këtë fushë për finalet e turneut në Durrës?

    27 Prill 2025

    9:39

    Telesport

    Një tjetër fushë stërvitore i bashkohet listës së terreneve të gatshme për finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”. Federata e Futbollit ka përfunduar ndërhyrjet e nevojshme në fushën e kompleksit “Sol” në Durrës, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e saj dhe duke e kthyer në një terren modern, në përputhje me standardet e kërkuara nga UEFA.
    Kjo fushë do të jetë një nga ambientet stërvitore në dispozicion të ekipeve finaliste gjatë turneut final. Aktualisht, grupi i punës së FSHF-së është fokusuar në mirëmbajtjen e fushës për të garantuar një cilësi sa më të lartë.
    Krahas këtij terreni, po vijon puna edhe në disa fusha të tjera stërvitore në vend, që do të jenë pjesë e rrjetit logjistik për organizimin e turneut.

  • Ambasadori Gjasula në shkollën “Nënë Tereza”: Kombëtarja mund t’ia dalë me mbështetjen tuaj

    Ambasadori Gjasula në shkollën “Nënë Tereza”: Kombëtarja mund t’ia dalë me mbështetjen tuaj

    Ka mbetur më pak se një muaj nga nisja e turneut final të Kampionatit Europian U-17 2025 që do të zhvillohet në vendin tonë nga data 19 maj deri më 1 qershor. Një event historik ku marrin pjesë Shqipëria dhe 7 përfaqësueset më të mira të Europës për këtë grupmoshë: Portugalia, Çekia, Gjermania, Franca, Italia, Belgjika dhe Anglia.
    Në kuadër të këtij eventi, Federata e Futbollit ka nisur një fushatë promovuese në shkollat e katër qyteteve pritëse të turneut: Tiranë, Durrës, Rrogozhinë dhe Elbasan. Në një aktivitet të zhvilluar së fundmi në shkollën “Nënë Tereza” në Durrës mori pjesë edhe ambasadori i turneut, Klaus Gjasula .
    Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare ftoi nxënësit që të mbështesin Shqipërinë në këtë kampionat historik. “Ky event është një ngjarje shumë e madhe për Shqipërinë. Prandaj kemi ardhur në shkollë për t’ju ftuar ju, si tifozë, që të mbështesni Kombëtaren tonë.
    Aspekti tjetër është që ju të shihni djemtë e rinj, çfarë kanë arritur dhe ëndrrën që po përjetojnë. Kjo do t’ju tregojë edhe juve se duhet të besoni gjithmonë te vetja, sepse një ditë mund të jeni ju ata që do t’ju shohim atje.
    Nëse mbështesim njëri-tjetrin në vendin tonë, mund të arrijmë gjithçka. E di që është shumë e vështirë, por duhet të kemi në mendje që do të tregojmë paraqitje të mira, të kemi besim te vetja, te populli ynë, te vendi ynë, sepse kemi ecur përpara dhe asgjë nuk është e pamundur”.
    Shqipëria është pjesë e grupit A së bashku me Gjermaninë, Portugalinë dhe Francën. Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen hapëse të turneut kundër Portugalisë në stadiumin “Arena Kombëtare” më 19 maj në ora 18:00.

  • Euro U-17 në Shqipëri, Gjasula: Kombëtarja mund t’ia dalë me mbështetjen tuaj

    Euro U-17 në Shqipëri, Gjasula: Kombëtarja mund t’ia dalë me mbështetjen tuaj

    Ka mbetur më pak se një muaj nga nisja e turneut final të Kampionatit Europian U-17 2025 që do të zhvillohet në vendin tonë nga data 19 maj deri më 1 qershor.Një event historik ku marrin pjesë Shqipëria dhe 7 përfaqësueset më të mira të Europës për këtë grupmoshë: Portugalia, Çekia, Gjermania, Franca, Italia, Belgjika dhe Anglia.
    Në kuadër të këtij eventi, Federata e Futbollit ka nisur një fushatë promovuese në shkollat e katër qyteteve pritëse të turneut: Tiranë, Durrës, Rrogozhinë dhe Elbasan.Në një aktivitet të zhvilluar së fundmi në shkollën “Nënë Tereza” në Durrës mori pjesë edhe ambasadori i turneut, Klaus Gjasula .
    Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare ftoi nxënësit që të mbështesin Shqipërinë në këtë kampionat historik.
    “Ky event është një ngjarje shumë e madhe për Shqipërinë. Prandaj kemi ardhur në shkollë për t’ju ftuar ju, si tifozë, që të mbështesni Kombëtaren tonë.
    Aspekti tjetër është që ju të shihni djemtë e rinj, çfarë kanë arritur dhe ëndrrën që po përjetojnë. Kjo do t’ju tregojë edhe juve se duhet të besoni gjithmonë te vetja, sepse një ditë mund të jeni ju ata që do t’ju shohim atje.
    Nëse mbështesim njëri-tjetrin në vendin tonë, mund të arrijmë gjithçka. E di që është shumë e vështirë, por duhet të kemi në mendje që do të tregojmë paraqitje të mira, të kemi besim te vetja, te populli ynë, te vendi ynë, sepse kemi ecur përpara dhe asgjë nuk është e pamundur”.
    Shqipëria është pjesë e grupit A së bashku me Gjermaninë, Portugalinë dhe Francën.
    Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen hapëse të turneut kundër Portugalisë në stadiumin “Arena Kombëtare” më 19 maj në ora 18:00.

  • Hidhet shorti për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, skuadrat njohin kundërshtarët

    Hidhet shorti për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, skuadrat njohin kundërshtarët

    Shorti për ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u hodh këtë të hënë në “Shtëpinë e Futbollit”, duke përcaktuar grupet dhe kundërshtarët e tetë ekipeve kombëtare finaliste. Turneu do të zhvillohet në Shqipëri nga 19 maji deri më 1 qershor 2025.
    Shorti u hodh nga ambasadori i turneut, Klaus Gjasula, ndërsa ceremonia u drejtua nga Shefi i Futbollit të Djemve në UEFA, Lance Kelly. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të ekipeve finaliste, UEFA-s, FSHF-së, mediave, qeverisë shqiptare dhe partnerëve të FSHF-së.
    Grupet e turneut:

    Grupi A: Shqipëri, Francë, Gjermani, Portugali
    Grupi B: Itali, Belgjikë, Angli, Çeki

    Faza finale e turneut do të zhvillohet në katër stadiume në Shqipëri:

    “Arena Kombëtare”, Tiranë
    “Elbasan Arena”, Elbasan
    “Arena Egnatia”, Rrogozhinë
    “Niko Dovana”, Durrës

    Shqipëria do të luajë ndeshjen hapëse të turneut më 19 maj ndaj Portugalisë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 18:00. Ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 1 qershor në të njëjtin stadium në Tiranë.