Tag: turneun

  • Dua Lipa “refuzon” martesën për momentin, ja çfarë e ndalon

    Dua Lipa “refuzon” martesën për momentin, ja çfarë e ndalon

    Dua Lipa thuhet se “nuk është me nxitim” për të shkëmbyer betimet me të dashurin e saj, Callum Turner, pasi aktualisht dëshiron të përqendrohet në turneun e saj “Radical Optimism”.
    Një burim i brendshëm i tha revistës People se këngëtarja 29-vjeçare nuk ka filluar ende të planifikojë dasmën.
    “Dua është absolutisht e dhënë pas Callumit dhe ata kanë folur seriozisht për të ardhmen e tyre së bashku, përfshirë martesën”, tha burimi. “Por ata u fejuan së fundmi dhe janë ende shumë të lumtur.”
    «Ata as nuk e kanë filluar vërtet procesin e planifikimit të dasmës», zbuloi ky burim.
    Duke hedhur dritë mbi axhendën e ngjeshur të këngëtares, burimi i tha medias se “Dua ka qenë gjithmonë shumë e qëllimshme me vendimet e saj, dhe tani ajo është plotësisht e përqendruar në turneun e saj dhe duke shijuar këtë kohë vërtet emocionuese në jetën e saj”.

    Burimi vazhdoi, “Ajo ndien sikur gjithçka më në fund po shkon mirë, si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional, dhe nuk dëshiron të nxitohet për një moment kaq të rëndësishëm.”
    “Ajo dëshiron ta shijojë vërtet fejesën, të kalojë kohë duke planifikuar diçka kuptimplote dhe të sigurohet që të ndihet sikur është e njëjta gjë për ta. Të dy janë në të njëjtën linjë dhe nuk ka presion, vetëm dashuri dhe emocion për atë që e pret”, shtoi një burim informacioni.
    Për ata që nuk janë të informuar, Dua është aktualisht në turneun e saj “Radical Optimism”, i cili filloi në nëntor 2024.

  • Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona

    Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona

    Vllaznia U-19 fiton turneun “Eagle Cup”. Djemtë e drejtuar nga trajneri Elvis Plori kanë triumfuar mbrëmjen e sotme në finalen ndaj Hellas Verona duke fituar me rezultatin 1-0, ku goli i Gerald Kubazit i ka dhënë trofeun e “Eagle Cup” ekipit tonë.
    Një sukses mëse i merituar i këtyre djemve që premtojnë shumë për të ardhmen.
    Tashmë ata do të dinë të tregojnë vlerat e tyre edhe në turneun prestigjioz “Viareggio Cup” ku kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë pas triumfit në aktivitetin e zhvilluar në vendin tonë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Kombëtarja e Veteranëve merr pjesë në turneun miqësor në Istog më 17 maj

    Kombëtarja e Veteranëve merr pjesë në turneun miqësor në Istog më 17 maj

    15 Maj 2025

    17:21

    Telesport

    Kombëtarja e Veteranëve do të marrë pjesë në turneun miqësor “Futbolli na Bashkon”, që do të zhvillohet më 17 maj në Istog të Kosovës.
    Pjesë e këtij turneu do të jenë edhe përfaqësuesja e veteranëve të Kosovës si dhe ekipi FC Kosova nga Brukseli.
    Kombëtarja e Veteranëve të Shqipërisë do të luajë dy ndeshje, përkatësisht ndaj përfaqësueses së veteranëve të Kosovës dhe ekipit FC Kosova Bruksel.
    Ky turne pritet të jetë një festë e vërtetë futbolli, ku do të marrin pjesë shumë breza ish-futbollistësh të njohur, të cilët kanë shkruar historinë ndër vite dhe do të rikthehen në fushë për t’u bashkuar në këtë aktivitet të veçantë.

  • Cristiano Ronaldo Jr. merr ftesën e parë nga Portugalia U15, do të përfaqësojë vendin në turneun ndërkombëtar në Kroaci

    Cristiano Ronaldo Jr. merr ftesën e parë nga Portugalia U15, do të përfaqësojë vendin në turneun ndërkombëtar në Kroaci

    Kristiano Ronaldo Jr., djali i madh i ikonës së futbollit portugez, është ftuar zyrtarisht nga përfaqësuesja U15 e Portugalisë për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Vlatko Markoviç”, që do të zhvillohet në Kroaci. Portugalia do të përballet në këtë kompeticion me Japoninë, Greqinë dhe Anglinë.
    Ronaldo Jr., i cili aktualisht është pjesë e akademisë së Al-Nassr në Arabinë Saudite, ka qenë më parë pjesë e akademive të Juventus dhe Manchester United, klube ku ka luajtur edhe babai i tij. Ftesa është bërë publike me krenari nga vetë Kristiano Ronaldo, i cili ka ndarë lajmin në rrjetet sociale.
    Kjo shënon një hap të rëndësishëm për rrugëtimin futbollistik të djalit të yllit portugez, duke e afruar atë me përfaqësuesen ku ka shkëlqyer i ati për më shumë se dy dekada.

  • Aryna Sabalenka dhe Casper Ruud triumfojnë në turneun Masters të Madridit

    Aryna Sabalenka dhe Casper Ruud triumfojnë në turneun Masters të Madridit

    5 Maj 2025

    9:11

    Telesport

    Ka përfunduar në Madrid turneu Masters 1000, me triumfin e bjelloruses Aryna Sabalenka për femra dhe norvegjezit Casper Ruud për meshkuj.
    FEMRA – Për Sabalenka kjo është hera e tretë që fiton turneun madrilen. Në finalen e luajtur në fushat me dhè ajo mundi 2-0 (6-3, 7-6) rivalen amerikane Coco Gauff, në një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e dytë.
    Për bjellorusen ky është suksesi i tretë sezonal, i 21-ti në karrierë, një triumf që e mban në krye të renditjes, madje duk u shkëputur ndjeshëm nga rivalet e saj.
    MESHKUJ – Norvegjezi Casper Ruud fitoi në Madrid turneun e parë Masters në karrierën e tij, i 13-ti në karrierë. Një rikthim te suksesi që mungonte prej gati një viti.
    Në finale ai mundi 2-1 (7-5, 3-6, 6-4) anglezin Jack Draper, një ndeshje që zgjati dy orë e 30 minuta. Një ndeshje e dueluar dhe me emocione, me Ruud që arriti të triumfojë me meritë në fund.

  • Djokovic vendos të mos luajë në turneun e Romës, jep sinjalet e para të tërheqjes nga sporti

    Djokovic vendos të mos luajë në turneun e Romës, jep sinjalet e para të tërheqjes nga sporti

    1 Maj 2025

    13:39

    Telesport

    Takimi me trofeun nr.100 në karrierë është shtyrë sërish për tenistin serb Novak Djokovic. Ish-numri 1 në botë ka vendosur të mos luajë në turneun Masters 1000 të Romës, që nis pas disa ditësh.
    Duket se fituesi i 24 grand slam nuk është ende në formë, cka e kanë konfirmuar rezultatet e fundit. Eliminimi që në start në turneun tjetër Masters, atë të Madrid, bënë që ai të shohë me dyshim të ardhmen.
    “Shpresoj që të vij vitin tjetër këtu, por nuk e di  nëse do të jem si lojtar apo si tifoz”, tha serbi pas eliminimit nga Madridi. Deklaratë që lë të mendosh se ai mund të tërhiqet nga sporti në fund të sezonit.

  • Tjetër dështim për Djokovic, debuton me humbje në Madrid dhe nuk arrin dot të fitojë turneun nr.100

    Tjetër dështim për Djokovic, debuton me humbje në Madrid dhe nuk arrin dot të fitojë turneun nr.100

    26 Prill 2025

    18:23

    Telesport

    Titulli nr.100 në karrierë për Novak Djokovic po kthehet në një makth. Ish-numri 1 në botë u mund sot në turneun Masters të Madridit nga italiani Matteo Arnaldi.
    Një humbje që erdhi në debutimin e serbit në këtë turne, në raundin e dytë të tij (6-3, 6-4 rezultati i seteve). Një ndeshje që zgjati një orë e 40 minuta, ku Djokovic ishte shumë larg asaj që pritej.
    Kjo nuk është hera e parë këtë sezon që Djokovic eliminohet kaq shpejt, duke përsëritur rezultatet e tij të dobta. Këtë herë ndaj numrin 30 në botë, në një turne që e ka fituar tri herë në karrierë.
    Arnaldi bëri një ndeshje të mirë në fushat me dhè të turneut spanjoll, duke avancuar në raundin e tretë. Ndërsa Djokovic rikthehet shumë shpejt në shtëpi.

  • Alcaraz triumfon në turneun Masters të Montekarlo dhe ngjitet në vendin e dytë në botë

    Alcaraz triumfon në turneun Masters të Montekarlo dhe ngjitet në vendin e dytë në botë

    13 Prill 2025

    15:36

    Telesport

    Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz fitoi ditën e diel turneun Masters të Montekarlo, turne i fushave me dhè, sipërfaqja e tij e preferuar.
    Në finale, ai mundi 2-1 me përmbysje italianin Lorenzo Mussetti (3-6, 6-1, 6-0), duke korrur suksesin e parë të madh të këtij viti.
    Një ndeshje që nisi më mirë për Mussetti (nga e hëna numri 11 në botë), por që në mesin e setit të dytë pësoi një problem muskulor, duke mos rivalizuar dot.
    Kjo e bëri më të lehtë fitoren e Alcaraz, që gjen ritmin e duhur dhe arrin të fitojë. Falë këtij triumfi, spanjolli do të ngjitet në vendin e dytë të renditjes botërore.