Në një prononcim për mediat, anëtari i Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, Ledio Braho dha detaje për mënyrën si po vijon procesi i rinumërimit në qarkun Tiranë. Teksa ende janë shumë kuti votimi për t’u rihapur, theksoi se nuk mund të bëhet një bilanc në këtë pikë, se në çfarë mase ka pasur tjetërsim votash.
“Duke pasur vota që kanë qenë të diskutueshme, janë zgjidhur me vendimmarrje të KAS. Ideja nuk ishte për provë, kishte të bënte me transparencën dhe pretendime kryesisht të kandidatëve, janë numëruar më pak se 10% të votave, si PS dhe PD kanë humbur vota nga ky proces, disa kandidatë ka rezultuar se kanë vota të pamerituara”, u shpreh Braho.
Bëri me dije se ka diskutime për qarkun Dibër, lidhur me pavlefshmërinë e disa fletëve të votimit.
“Janë çështje subjektiviteti të grupeve të numërimit. Deri tani s’kemi pasur asnjë rast që të konsiderohet i qëllimshëm. Për në Dibër, ka dyshime se është ndërhyrë në kuti. Te Tirana deri tani nuk mund të them”, deklaroi ai.
Duke qenë se dita e parë e këtij procesi ishte me ritëm të ngadaltë, Braho tha se sot, 19 qershor, do të punohet me dy turne.
“Dje ishim të pakënaqur me ritmin, sot janë marrë masat që procesi të ndahet me dy turne, në mënyrë që numëruesit të ndërrohen. Shpresojmë të ecim me ritëm të shpejtë, por qarku i Tiranës kërkon më shumë njerëz dhe shto këtu presionin nga vëzhguesit.”
I pyetur se a ka pasur tren bullgar në Elbasan, u përgjigj se ende nuk janë vlerësuar provat nga ana e KAS.
“Ne nuk jemi në fazën që të kemi vlerësuar provat, PS dhe PD i kanë të gjitha procesverbalet nga ato kuti, mesa kuptova kishte disa mospërputhje në disa qendra votimi. Është diçka që duhet trajtuar me kujdes, lidhur edhe me videot që qarkulluan. Duhet të kuptojmë se çfarë ka ndodhur ditën e zgjedhjeve”, përfundoi Braho. /tvklan.al
Tag: turne
-

“Dyshime për manipulim në Dibër”, anëtari i KAS: Rinumërim me dy turne për Tiranën
-

Chiellini flet si drejtor i Juventusit: Do të ndërtojmë ekip konkurrues për sezonin e ri
19 Qershor 2025
10:56
Alfred Lleshi
Edhe Giorgio Chiellini bëri debutimin e tij zyrtar si “drejtor i strategjisë së futbollit” i Juventusit, në kuadër të Kupës së Botës për Klube. Ish-kapiteni bardhezi foli kështu për objektivat e “Zonjës së Vjetër” në këtë turne:
“Ka qenë një sezon i vështirë dhe i lodhshëm, por në ditët e fundit jemi stërvitur mirë. Jam optimist për nisjen e këtij kompeticioni të rëndësishëm. Është edicioni i parë dhe kemi shumë dëshirë të bëjmë mirë, të ecim përpara, por duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje”.
Më pas, pyetjet për ish-mbrojtësin e kombëtares italiane kaluan te merkatoja dhe e ardhmja e bardhezinjve: “Për këtë çështje kemi diskutime të përditshme me Tudor. Tani prioriteti është ndeshja e radhës.
Është e drejtë që lojtarët dhe trajneri të jenë të përqendruar vetëm te fusha. Ka drejtues që po mendojnë për të ardhmen, në kohën e duhur do të krijojmë një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm.
Skuadra po rritet. Vështirësitë e përjetuara sezonin e kaluar do ta bëjnë grupin edhe më të fortë. Lojtarët kanë një udhëheqës si Igor, i cili muajt e fundit iu ka dhënë shumë dhe ka treguar se përfaqëson Juventusin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi besim si për këtë turne, ashtu edhe për sezonin e ardhshëm”. -

Edhe Vitinha kundër kalendarit të ngjeshur: Kemi dëshirë të fitojmë në Botëror, por nuk po bëjmë asnjë ditë pushim
17 Qershor 2025
9:18
Telesport
Nëse fusha i ka dhuruar mjaft suksese këtë sezon me fanellën e PSG, përfshi edhe triumfin në Champions League, jeta jashtë saj ka qenë një makth pr mesfushorin portugez Vitinha. Ai është një tjetër futbollist që jep alarmin për numrin e madh të ndeshjeve që po luan.
Edhe pse ai dhe skuadra e PSG janë vënë në gjueti të Botërorit për klube, duket se Vitinha preferon disa ditë më shumë pushime. “Është e vështirë të luash në këtë turne pas një sezoni kaq të gjatë, pas kaq shumë ndeshjes dhe udhëtimesh”, tha Vitinha.
“Po përpiqemi që ta mundim lodhjen me faktin se po luajmë në një turne të ri, në një vend tjetër, këtu në Amerikë. Jemi të lumtur me atë që kemi arritur këtë sezon dhe nuk do të ndalemi këtu si klub. Por kaq shumë ndeshje pa ndalim, ky është një problem”, shtoi Vitinha. -

Kupa e Botës për klube, Infantino: Turne historik, kemi gjetur ekuilibrin mes klubeve dhe ekipeve kombëtare
16 Qershor 2025
10:54
Telesport
Botërori për klube ka dy ditë që ka nisur në Amerikë dhe për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, gjithçka po shkon për mrekulli. Ai ka hedhur sërish poshtë zërat se ky event po krijon probleme te klubet dhe lojtarët, që nuk po pushojnë sa duhet dhe mund të dëmtohen.
“Ne kemi nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me ECA (Shoqata e Klubeve Europiane) nga viti 2023 deri në 2030, dhe kjo ka sjellë stabilitet në futboll. Kemi gjetur një ekuilibër mes klubit dhe ekipeve kombëtar në futboll“, deklaroi presidenti i FIFA-s pas mbledhjes së komitetit ekzekutiv të ECA-s në Miami.
“Ashtu siç ishte Botërori i parë për kombëtaret në vitin 1930 në Uruguaj, ky është një turne historik për futbollin e klubeve. Janë kaq shumë lojtarë, skuadra dhe kombe të gatshme për të shkëlqyer në skenën botërore. Është historik dhe, së bashku, ne kemi bërë të mundur këtë Kupë të jashtëzakonshme për klube“, shtoi Infantino.
-

Djokovic triumfon në Gjenevë dhe korr suksesin nr.100 në karrierën e tij
25 Maj 2025
9:20
Telesport
Tenisti serb Novak Djokovic triumfoi në turneun ATP 250 të Gjenevës, duke korrur suksesin nr.100 në karrierën e tij. Ai e realizoi këtë në një turne të vogël dhe përgatitur në prag të Roland Garros.
Në finale, ai mundi me shumë vështirësi 2-1 (5-7, 7-6, 7-6) tenistin polak Hubert Hurkacz, në një ndeshje që zgjati gati 3 orë. Por për serbin kishte rëndësi fitorja, duke qenë tenisti i tretë në botë që arrin të fitojë 100 turne (Jimmy Connors 109 e Roger Federer 103).
Në karrierën e pasur të Djokovic janë fituar 24 grand slam, 40 turne Masters, 15 turne ATP 500, 13 turne ATP 250, 7 ATP Finales dhe Lojërat Olimpike të Parisit vitin e kaluar.
“Ky është një moment i bukur për mua. Falënderoj stafin tim që më ka qëndruar pranë e më ka mbështetur. Vetëm ju e dini se sa e vështirë ka qenë”, tha Novak Djokovic. -

Finalet e EURO U-17 në Shqipëri, Presidenti i UEFA-s dhe Duka vlerësojnë organizimin
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, së bashku me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, kanë folur për faqen zyrtare të UEFA-s në lidhje me Kampionatin Europian U-17 që po zhvillohet në vendin tonë, ku janë luajtur ndeshjet e para në të dyja grupet.
Në fjalën e tij, Presidenti Ceferin uroi shumë suksese për tetë skuadrat pjesëmarrëse dhe përgëzoi Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidentin Duka për organizimin e finaleve të Euro U-17 në Shqipëri, që vjen pas suksesit të madh të finales së UEFA Conference League në Tiranë, në vitin 2022.
“Ky do të jetë turneu i parë final i UEFA-s që zhvillohet në Shqipëri dhe dua të përgëzoj Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidentin e saj, Armand Duka, me këtë rast të veçantë, që vjen pas finales shumë të suksesshme të UEFA Conference League në Tiranë, në vitin 2022.
Ky edicion do të jetë gjithashtu i pari i finaleve të Kampionatit Europian U-17 me formatin e ri me tetë skuadra, duke sjellë disa prej ekipeve më të mira të futbollit të moshave në botë, të cilat do të garojnë për lavdi pas dy fazave të vështira të kualifikimit.
Gjatë viteve, ky turne ka shënuar nisjen e karrierave ndërkombëtare të yjeve si Cristiano Ronaldo, Wayne Rooney, Cesc Fàbregas, Toni Kroos dhe Eden Hazard, për të përmendur vetëm disa, dhe jam i sigurt se në vitin 2025 do të shohim yje të rinj që do të shpërthejnë në skenën ndërkombëtare.
Uroj suksese të gjitha skuadrave pjesëmarrëse dhe fitoftë më i miri!”, – tha Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh se është një nder i madh për Shqipërinë që të presë një turne kaq prestigjioz. Ai theksoi se investimet në infrastrukturë, përvoja e gjatë në organizimin e ngjarjeve të mëdha dhe mikpritja shqiptare janë garanci për një event të suksesshëm.
“Është një nder i jashtëzakonshëm për ne që të presim këtë turne prestigjioz, veçanërisht pas suksesit të jashtëzakonshëm të finales historike të UEFA Conference League, që solli për herë të parë në vendin tonë një ngjarje kaq të rëndësishme, tre vite më parë.
Investimet tona të vazhdueshme në infrastrukturë, përvoja e gjatë në organizimin e ngjarjeve të mëdha futbollistike dhe administrative, si dhe tradita shqiptare e mikpritjes, na ofrojnë një mundësi unike për të treguar përkushtimin tonë të palëkundur dhe angazhimin gjithnjë në rritje ndaj sportit.
Në vitet e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar me sukses shumë turne ndërkombëtarë për të rinj, ka mirëpritur mbledhje të rëndësishme të UEFA-s dhe ka zbatuar nisma të qëndrueshme sociale e mjedisore, duke forcuar edhe më tej lidhjen e futbollit me komunitetin.
Jemi krenarë që shërbejmë si platformë për të shfaqur talentet më premtues të futbollit europian dhe presim me padurim të ndajmë me të gjithë pjesëmarrësit dhe të ftuarit trashëgiminë e pasur kulturore, bukuritë natyrore dhe mikpritjen e Shqipërisë.
I urojmë nga zemra suksese të gjitha skuadrave dhe shpresojmë që ky turne të jetë një festë e paharrueshme e futbollit europian!”, – tha Presidenti Duka. -

“Turneu i parë që pret Shqipëria”! Kreu i UEFA-s flet për Europianin në vendin tonë: Nga këtu e nisi Cristiano Ronaldo dhe Eden Hazard
Presidenti i UEFA-s, Aleksander ?eferin, së bashku me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, kanë folur për faqen zyrtare të UEFA-s në lidhje me Kampionatin Europian U-17 që po zhvillohet në vendin tonë, ku janë luajtur ndeshjet e para në të dyja grupet.
Në fjalën e tij, Presidenti ?eferin uroi shumë suksese për tetë skuadrat pjesëmarrëse dhe përgëzoi Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidentin Duka për organizimin e finaleve të Euro U-17 në Shqipëri, që vjen pas suksesit të madh të finales së UEFA Conference League në Tiranë, në vitin 2022.
“Ky do të jetë turneu i parë final i UEFA-s që zhvillohet në Shqipëri dhe dua të përgëzoj Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidentin e saj, Armand Duka, me këtë rast të veçantë, që vjen pas finales shumë të suksesshme të UEFA Conference League në Tiranë, në vitin 2022.
Ky edicion do të jetë gjithashtu i pari i finaleve të Kampionatit Europian U-17 me formatin e ri me tetë skuadra, duke sjellë disa prej ekipeve më të mira të futbollit të moshave në botë, të cilat do të garojnë për lavdi pas dy fazave të vështira të kualifikimit.
Gjatë viteve, ky turne ka shënuar nisjen e karrierave ndërkombëtare të yjeve si Cristiano Ronaldo, Wayne Rooney, Cesc Fàbregas, Toni Kroos dhe Eden Hazard, për të përmendur vetëm disa, dhe jam i sigurt se në vitin 2025 do të shohim yje të rinj që do të shpërthejnë në skenën ndërkombëtare.
Uroj suksese të gjitha skuadrave pjesëmarrëse dhe fitoftë më i miri!”, – tha Presidenti i UEFA-s, Aleksander ?eferin.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh se është një nder i madh për Shqipërinë që të presë një turne kaq prestigjioz. Ai theksoi se investimet në infrastrukturë, përvoja e gjatë në organizimin e ngjarjeve të mëdha dhe mikpritja shqiptare janë garanci për një event të suksesshëm.
“Është një nder i jashtëzakonshëm për ne që të presim këtë turne prestigjioz, veçanërisht pas suksesit të jashtëzakonshëm të finales historike të UEFA Conference League, që solli për herë të parë në vendin tonë një ngjarje kaq të rëndësishme, tre vite më parë.
Investimet tona të vazhdueshme në infrastrukturë, përvoja e gjatë në organizimin e ngjarjeve të mëdha futbollistike dhe administrative, si dhe tradita shqiptare e mikpritjes, na ofrojnë një mundësi unike për të treguar përkushtimin tonë të palëkundur dhe angazhimin gjithnjë në rritje ndaj sportit.
Në vitet e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar me sukses shumë turne ndërkombëtarë për të rinj, ka mirëpritur mbledhje të rëndësishme të UEFA-s dhe ka zbatuar nisma të qëndrueshme sociale e mjedisore, duke forcuar edhe më tej lidhjen e futbollit me komunitetin.
Jemi krenarë që shërbejmë si platformë për të shfaqur talentet më premtues të futbollit europian dhe presim me padurim të ndajmë me të gjithë pjesëmarrësit dhe të ftuarit trashëgiminë e pasur kulturore, bukuritë natyrore dhe mikpritjen e Shqipërisë.
I urojmë nga zemra suksese të gjitha skuadrave dhe shpresojmë që ky turne të jetë një festë e paharrueshme e futbollit europian!”, – tha Presidenti Duka. -
Finalet e Euro U17 në Shqipëri, Ceferin e Duka vlerësojnë organizimin
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, së bashku me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, kanë folur për faqen zyrtare të UEFA-s në lidhje me Kampionatin Europian U-17 që po zhvillohet në vendin tonë, ku janë luajtur ndeshjet e para në të dyja grupet.
Në fjalën e tij, Presidenti Čeferin uroi shumë suksese për tetë skuadrat pjesëmarrëse dhe përgëzoi Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidentin Duka për organizimin e finaleve të Euro U-17 në Shqipëri, që vjen pas suksesit të madh të finales së UEFA Conference League në Tiranë, në vitin 2022.
“Ky do të jetë turneu i parë final i UEFA-s që zhvillohet në Shqipëri dhe dua të përgëzoj Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidentin e saj, Armand Duka, me këtë rast të veçantë, që vjen pas finales shumë të suksesshme të UEFA Conference League në Tiranë, në vitin 2022.
Ky edicion do të jetë gjithashtu i pari i finaleve të Kampionatit Europian U-17 me formatin e ri me tetë skuadra, duke sjellë disa prej ekipeve më të mira të futbollit të moshave në botë, të cilat do të garojnë për lavdi pas dy fazave të vështira të kualifikimit.
Gjatë viteve, ky turne ka shënuar nisjen e karrierave ndërkombëtare të yjeve si Cristiano Ronaldo, Wayne Rooney, Cesc Fàbregas, Toni Kroos dhe Eden Hazard, për të përmendur vetëm disa, dhe jam i sigurt se në vitin 2025 do të shohim yje të rinj që do të shpërthejnë në skenën ndërkombëtare.
Uroj suksese të gjitha skuadrave pjesëmarrëse dhe fitoftë më i miri!”, – tha Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh se është një nder i madh për Shqipërinë që të presë një turne kaq prestigjioz. Ai theksoi se investimet në infrastrukturë, përvoja e gjatë në organizimin e ngjarjeve të mëdha dhe mikpritja shqiptare janë garanci për një event të suksesshëm.
“Është një nder i jashtëzakonshëm për ne që të presim këtë turne prestigjioz, veçanërisht pas suksesit të jashtëzakonshëm të finales historike të UEFA Conference League, që solli për herë të parë në vendin tonë një ngjarje kaq të rëndësishme, tre vite më parë.
Investimet tona të vazhdueshme në infrastrukturë, përvoja e gjatë në organizimin e ngjarjeve të mëdha futbollistike dhe administrative, si dhe tradita shqiptare e mikpritjes, na ofrojnë një mundësi unike për të treguar përkushtimin tonë të palëkundur dhe angazhimin gjithnjë në rritje ndaj sportit.
Në vitet e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar me sukses shumë turne ndërkombëtarë për të rinj, ka mirëpritur mbledhje të rëndësishme të UEFA-s dhe ka zbatuar nisma të qëndrueshme sociale e mjedisore, duke forcuar edhe më tej lidhjen e futbollit me komunitetin.
Jemi krenarë që shërbejmë si platformë për të shfaqur talentet më premtues të futbollit europian dhe presim me padurim të ndajmë me të gjithë pjesëmarrësit dhe të ftuarit trashëgiminë e pasur kulturore, bukuritë natyrore dhe mikpritjen e Shqipërisë.
I urojmë nga zemra suksese të gjitha skuadrave dhe shpresojmë që ky turne të jetë një festë e paharrueshme e futbollit europian!”, – tha Presidenti Duka./FSHF/
Vazhdo leximin
-

Gianni De Biasi rrëfehet për Xhiron e Italisë: Pasioni i tij për çiklizmin, Shqipëria e ndryshuar dhe e ardhmja
Sot nis Xhiro e Italisë dhe për “Gazzetta Dello Sport” ka dhënë një intervistë ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Gianni De Biasi. Ai ka rrëfyer gjithnjë se “natën e parë që ka fjetur në Shqipëri, ka vendosur një karrige pas derës së dhomës së hotelit”.
Por ai e kuptoi shpejt se paragjykimet duheshin lënë në avion dhe u bë shumë më tepër se një trajner. Ai është trajneri i parë që kualifikoi Shqipërinë në një turne të madh (Euro 2016) dhe ambasador i vendit tonë në botë. Shqipëria e donte atë dhe ai e donte Shqipërinë.
De Biasi ndodhet aktualisht në Tiranë, ku mbërriti mëngjesin e djeshëm dhe ishte në darkën gala të hapjes së Giro D’Italia në mbrëmje. Ai nuk mund të mungonte në këtë event, pasi çiklizmi është sporti i tij i dytë. Pothuajse i pari tani që nuk po drejton më ndonjë ekip.
Sa kilometra ka bërë me biçikletë gjatë vitit 2024?
Në vitin 2024 kam bërë 4000km, por të gjitha në tre muajt e verës dhe pothuajse të gjitha në Sardenjë. Çdo ditë, kur dal, pedaloj nga 60 deri në 100 kilometra.
A e dini rrugën e këtyre tre etapave të para në Shqipëri?
Po, në vitin 2013 shkova në një turne me Marzio Bruseghin dhe disa miq, mes të cilëve Giovanni Storti i Aldo, Giovanni dhe Giacomo. Ishim rreth pesëmbëdhjetë veta, nisëm nga kufiri greko-shqiptar dhe u ngjitëm lart në Shqipëri.
Një turne i vogël në Shqipëri. Sa konkurrues, sa miqësor?
Në rrugë ecet gjithmonë në të njëjtën mënyrë, përpiqeni të distancoheni nga të tjerët.
Cilat janë momentet më të bukura dhe kohë të këqija gjatë pedalimit?
Me Giovanni argëtohesh shumë. Më pak me Bruseghin, i cili sapo kishte mbyllur karrierën. Ai arrinte në majë, pastaj kthente biçikletën, vinte tek ne dhe thoshte “nuk është aq e vështirë, hajde”. Dhe ne që po ngjiteshim në zigzag, të rraskapitur, nuk kishim forcë ta shanim.
Çfarë lloj Shqipërie do të shohin italianët në TV?
Dikur ishte ndryshe, në rrugë mund të shihje karroca gomari dhe skena romantike çiklizmi. Të kujtonte pak Xhiron e Coppit dhe Bartalit. Tani Shqipëria është rritur shumë: rrugët, aeroporti më i madh, ndërtesat e reja. Horizonti ka ndryshuar dhe, sa herë kthehem, shoh diçka të re. Më pas, trafiku tani është i tmerrshëm (mamma mia!).
Mund të na lini imazhin tuaj të preferuar të Shqipërisë?
Kthimi i kombëtares sonë nga Armenia, pasi kualifikoi për në Euro 2016. Gjetëm një lumë njerëzish që na shoqëruan nga aeroporti në qendër. Kush do ta kishte imagjinuar.
Nuk ju pëlqen të provoni përsëri? Pasi latë detyrën si trajner i Azerbajxhanit, keni më shumë se një vit jashtë fushës.
Dëshira për ta provuar është sërish shumë e madhe. Nëse do të gjej diçka që më pëlqen, jam gati. -

Organizimi i “Eagle Cup” në Shqipëri, Presidenti Duka: Turne prestigjioz, ju siguroj se do të jetë përvojë fantastike
Shqipëria do të mirëpresë në muajin qershor një nga ngjarjet më të rëndësishme të futbollit për të rinjtë, turneun ndërkombëtar “Eagle Cup”, ekskluzivitet i njohur i “Viareggio Cup”. Ky event historik do të zhvillohet nga data 8 deri më 15 qershor dhe do të mbledhë në vendin tonë 12 ekipe nga e gjithë bota.
Organizimi i këtij turneu vjen falë bashkëpunimit të Federatës Shqiptare të Futbollit me fondacionin “Albitsol ”, Universitetin e Sporteve të Tiranës dhe Centro Giovani Calciatori Viareggio (CGC Viareggio), organizatorët e “Viareggio Cup”.
Turneu u prezantua sot në “Shtëpinë e Futbollit”, gjatë një konference për media ku morën pjesë Presidenti i FSHF-së Armand Duka, përfaqësuesja e fondacionit “Albitsol”, Vasenka Rangu Leka, rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës Agron Kasa, si edhe përfaqësues të CGC Viareggio.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Duka u shpreh i kënaqur për organizimin e këtij turneu dhe e shikon si mundësi të mirë zhvillimi për futbollin shqiptar dhe për vendin. Ai garantoi partnerët se FSHF-ja do të bëjë maksimumin për të organizuar një turne fantastik në muajin qershor.
“I uroj mirëseardhjen, rektorit të Universitetit të Sporteve dhe drejtueses së fondacionit “Albitsol”. I falënderoj për bashkëpunimin me FSHF-në në organizimin e këtij turneu prestigjioz në të gjithë botën e futbollit. Të gjithë e kemi dëgjuar turneun e Viareggio-s, madje ekipet shqiptare e kanë ëndërruar të jenë pjesë e këtij turneu.
Sot ky turne vjen dhe do të zhvillohet në Tiranë, nga 8-15 qershor, në një periudhë kur ne kemi përfunduar Kampionatin Europian U-17, në një periudhë ku nuk ka shumë aktivitet futbollistik në Shqipëri. Do të jenë katër ekipe shqiptare. Jam i sigurt që kjo është risi për ne dhe zhvillim për vetë futbollin, shans për ata që do luajnë, shans për ata që do ta ndjekin, por edhe për ekonominë shqiptare dhe zërin që ajo i jep në tregun ndërkombëtar Shqipërisë.
I garantoj drejtuesit e turneut, rektorin dhe drejtuesen e Albtisol që ne do të bëjmë një turne fantastik, në nivelet më të larta të organizimit, në nivelet siç FSHF di t’i bëjë, siç ka bërë dhe shumë turne të tjera. Jam i sigurt që do të kthehet në një traditë në të mirë të futbollit të Shqipërisë. Uroj fillimin e mbarë, të shkojë mbarë dhe të gjithë ata që do të vijnë, të rikthehen në Shqipëri dhe në futbollin shqiptar në veçanti”, – tha Presidenti Duka në fjalën e tij.
Drejtuesja e fondacionit “Albitsol ”, Vasenka Rangu tha në fjalën e saj se ky turne do të jetë një panoramë shumë e mirë për të rinjtë. Ajo falënderoi Presidentin Duka dhe FSHF-në për bashkëpunimin në këtë nismë.
“Është kënaqësi të jem në “Shtëpinë e Futbollit” si një nga nismëtaret e këtij turneu që po vjen në Shqipëri falë këtij bashkëpunimi, ku do t’i përkushtohemi talenteve të reja. Dua të falënderoj Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, i cili na dha besimin e tij në këtë nismë, na inkurajoi dhe në emër të fondacionit, dua të them që jemi mirënjohës. Jam e lumtur të gjendem në këtë ambient dhe kemi nderin që jemi të përfaqësuar nga një president i cili po na nderon në nivel ndërkombëtar me këtë vizion të jashtëzakonshëm. Falë figurës tuaj, ne ndihemi të angazhuar të ndërmarrim nisma të tilla dhe të rikthehemi në vendin tonë. Një falënderim edhe për Viareggion, për këtë mundësi. Për herë të parë po del nga Italia dhe po vjen te ne, në këtë bashkëpunim. Ky projekt vjen falë një partneriteti me Universitetin e Sporteve dhe FSHF-në. Ky turne do të jetë një panoramë shumë e mirë për të rinjtë. Nuk do të jetë thjesht një kompeticion, por një mënyrë për t’u takuar me klube të tjera që do të vijnë në Tiranë. Ky turne do të jetë një mesazh shumë i mirë për të gjithë botën, ku ne do të japim mesazhin që Shqipëria është shtëpia e talenteve të reja. Ju ftojmë të na ndiqni në qershor”, – tha Vasenka Rangu.
Edhe Agron Kasa, rektori i Universitetit të Sporteve në fjalën e tij tha se pa mbështetjen e FSHF-së, realizimi i këtij turneu do të ishte i pamundur. Kjo për shkak të eksperiencës, infrastrukturës, dinamikës dhe shumë elementeve të tjera që FSHF-ja ka.
“Kemi një vit që po punojmë për këtë turne dhe jam i bindur në suksesin e saj. Pa mbështetjen e Presidentit Duka dhe FSHF-së, ishte në kufijtë e të pamundurës për t’u bërë. Sepse kërkohet eksperiencë në këtë punë, dinamikë, infrastrukturë, shumë elementë që FSHF-ja është e konsoliduar për organizimin e këtyre aktiviteteve. UST-ja i është bashkuar kësaj lëvizje për të bërë diçka ndryshe nga çka ndodhur deri më tani. Ky aktivitet i madh është një lloj ingradimi dhe sinergjie e përbashkët ku të gjithë kemi çfarë të fitojmë. Me Presidentin Duka kemi bërë një marrëveshje më parë dhe jam i lumtur që aktivitetet po bëhen më të rëndësishme, më impenjative, me përgjegjësi më të madhe. Kam të gjitha arsyet për të falënderuar Presidentin Duka, FSHF-në që duke bashkëpunuar në kuadër të asaj marrëveshje që kemi bërë më përpara, UST-ja ka gjetur rrugën për t’u orientuar drejt sportit elitar, në mënyrë të veçantë futbollit. Do të jenë 12 skuadra dhe 24 ndeshje në harkun kohor të 6 ditëve dhe ekipi kampion do të përballet me ekipin kampion të Viareggio-s. Jam i bindur që në Shqipëri do të ketë një efekt shumë të madh” – tha rektori Kasa.
Konferenca për media u përshëndet edhe nga ish-kampioni i botës me Italinë, Fulvio Collovati, koordinatori dhe Drejtori Teknik i “Eagle Cup”, Enzo Gambaro dhe ish-futbollisti i italian, Alberto Bigon, të cilët vlerësuan organizimin e këtij turneu për herë të parë në Shqipëri dhe punën që po bën FSHF për mbështetjen e futbollit për të rinjtë.