Ernest Muçi është padyshim lojtari i momentit te Shqipëria. Futbollisti shqiptar po kërkon titullin kampion me Trabzonsporin dhe sot ka shënuar dy gola të tjerë kundër Goztepes, ky goli i dytë ishte sërish spektakolar. I ftuar në “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN” ishte edhe një prej trajnerëve apo më saktë njeriu që e ka formuar Mucin në moshat më të vogla, Eduart Zhupa. Ai ka treguar edhë një detaj të bukur në lidhje me lojtarin tonë.
“Kemi bërë një turne për Mucin në 2015 në Venecia dhe Mucin e kërkoi Juventusi. E kërkoi direkt Juventusi, që në atë moshë. Erdhën dhe e panë atje, por ka ndryshuar ligji tani që lojtarët tanë nuk quhen të huaj në Itali, atëherë quheshin të tillë. Kështu kishte shumë probleme me dokumentacionin, mosha, kishte shumë faktorë. Kjo tregon që futbolli shqiptar ka talente”, tha Zhupa. /Sport Ekspres/?
Tag: turne
-

“Ishim në një turne në Venecia në 2015”! Njeriu që rriti Ernest Muçin zbulon prapaskenën: E kërkoi direkt Juventusi
-

Presidenti Duka: Puna & vizioni, sekreti i Kombëtares. “Viareggio Super Cup”, një festë italo-shqiptare
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë me Fulvio Collovati, ku foli për finalen e Super Viareggio Cup mes Vllaznisë dhe Genoas, si dhe nënvizoi arsyet e suksesit të futbollit shqiptar, Kombëtares, rëndësinë e investimeve në të rinjtë dhe rolin që Tirana ka marrë si qendër e zhvillimit të futbollit.
Ai komentoi finalen e 4 dhjetorit mes Vllaznisë dhe Genoa-s, duke e cilësuar atë si një festë miqësie mes futbollit shqiptar dhe italian, dhe vuri theksin te puna, organizimi dhe mbështetja e tifozëve si bazë e rezultateve të arritura.
Më poshtë intervista e plotë e Presidentit Duka:
– President, kam dëshirë të di sekretin e këtij suksesi të Kombëtares shqiptare dhe lumturie të arritur, të këtij grupi të bashkuar, që ka arritur rezultate fantastike.
– Nuk mund të them që ka një ingredient sekret, por është vetëm puna e programuar, projekti jonë për të zhvilluar futbollin në Shqipëri, investimet në terrenet sportive dhe te të rinjtë, organizim, puna e të gjithë lojtarëve, sidomos e stafit teknik dhe të Federatës, qeverisë shqiptare, por edhe mbështetja e madhe nga tifozët. Nuk mund të them që është një sekret, por është thjesht punë dhe uria për sukses.
Nuk ka ardhur rastësisht, rezultatet janë fryt i punës të lojtarëve dhe stafit tonë teknik, i gjithë komuniteti futbollistik shqiptar. Edhe mbështetja nga qeveria dhe tifozët shqiptarë, pasi në Shqipëri të gjithë janë tifozë të futbollit dhe e duan Kombëtaren. Kjo është gjëja më e bukur që kemi momentalisht.
– Kam ndjekur me kërshëri “Eagle Cup”, një turne i futbollit për të rinj që u zhvillua në Tiranë pak muaj më parë, ndërkohë që në 4 dhjetor në Viareggio ndeshen dy ekipe, Genoa dhe Vllaznia në një finale të Superkupës. Çfarë përfaqësojnë këta të rinj?
– Po, në 4 dhjetor do të luajmë Superkupën e këtij turneu, të cilin e kemi zhvilluar në Shqipëri këtë vit, të cilin e ka fituar Vllaznia e Shkodrës, ku në fakt ka lindur futbolli në Shqipëri. Jam i lumtur që kjo skuadër ka fituar këtë turne dhe do të luajë ndaj Genoa-s në finale, më 4 dhjetor në Itali.
Kjo nuk është vetëm një ndeshje futbolli, por një shkëmbim kulture futbollistike, por edhe miqësie dhe vëllazërie mes futbollit shqiptar dhe italian. Kemi shumë raporte të mira me Italinë dhe duam ta zhvillojmë në një nivel të lartë edhe për futbollin.
Kjo Superkupë është një festë për lojtarët, për të rinjtë që marrin pjesë në aktivitete të tilla në Itali. Gëzohem që këta të rinj luajnë me pasion, kurajo dhe që u pëlqen të marrin pjesë në këtë turne, në këtë finale të një kupe që ka shumë histori në Itali e që tashmë duam ta zhvillojmë edhe në Shqipëri.
– Tirana është bërë shtëpia e futbollit, ku turne të shumtë ndërkombëtarë organizohen vazhdimisht. Si u arrit këtu?
– Po, Tirana është bërë shtëpia e futbollit. Ne kemi ndërtuar një shtëpi të vërtetë futbolli në qendër të Tiranës, ku luhet futboll dhe ku kemi organizuar këtë vit turneun, së bashku me organizatorët nga Italia.
Kjo qendër është një qendër mikpritje, kur lojtarët e rinj, jo vetëm luajnë futboll, por edhe krijojnë miqësi, ndajnë ide dhe rritje sportive. Në futbollin modern, lojtarët kanë nevojë për kompetencat teknike, por edhe një formësim njerëzor.
Eagle Cup ofron pikërisht këtë, një ambient të sigurt, profesional dhe stimulues, kur të rinjtë që vijnë nga vende të ndryshme, ndajnë eksperiencat, mësojnë dhe përfaqësojnë futbollin lokal.
Prandaj them gjithmonë që forca jonë nuk është vetëm te organizimi, por te klima e mikpritjes që ofrojmë në Shqipëri për të gjithë pjesëmarrësit e turneut.
Ne organizojmë këtë turne të rëndësishëm, “Eagle Cup”, por edhe turne të shumtë futbolli, për të ndihmuar lojtarët dhe për të krijuar këtë miqësi. Kjo do të ndodhë në finalen e 4 dhjetorit, do të jetë një festë për të gjithë fëmijët, lojtarët dhe pjesëmarrësit e kësaj ndeshjeje simbolike futbolli. -

Nga finalja e Super Viareggio Cup dhe tek arsyet e suksesit të futbollit shqiptar dhe Kombëtares. Rrëfehet Armando Duka

Duka: Puna dhe vizioni, sekreti i Kombëtares. “Viareggio Super Cup”, një festë italo-shqiptare

Ne organizojmë këtë turne të rëndësishëm, “Eagle Cup”, por edhe turne të shumtë futbolli, për të ndihmuar lojtarët dhe për të krijuar këtë miqësi. Kjo do të ndodhë në finalen e 4 dhjetorit, do të jetë një festë për të gjithë fëmijët, lojtarët dhe pjesëmarrësit e kësaj ndeshjeje simbolike futbolli.
Vazhdo leximin
-

‘Në Sarandë mësimi zhvillohet me dy turne’, Zhupa: Shkolla e re iu dhurua për resort oligarkëve
Në një deklaratë për mediat, deputetja Ina Zhupa u shpreh se situata e arsimit në Sarandë është kthyer në një simbol të keqmenaxhimit dhe të shpërfilljes së interesit publik.
Ajo theksoi se kjo çështje nuk është thjesht një problem lokal, por një pasqyrë e qartë e mënyrës se si pushteti trajton të ardhmen e fëmijëve dhe nevojat thelbësore të komunitetit. Qëllimi i deklaratës, nënvizoi Zhupa, është të denoncojë hapur vendimmarrjet klienteliste që pengojnë hapjen e shkollës së re “Eco Kampus” dhe vazhdojnë t’u imponojnë nxënësve e prindërve të Sarandës mësimin me dy turne një praktikë e papranueshme për vitin 2025.
Deputetja kërkon transparencë, përgjegjësi dhe zgjidhje të menjëhershme, duke e bërë të qartë se interesi publik duhet të jetë mbi çdo interes privat apo oligarkik.
Deklarata:
Jemi në vitin 2025 dhe ende qytete si Saranda vuajnë nga mësimi me 2 turne.
2 shkolla 9 vjeçare të Sarandës, ofrojnë mësim për nxënësit e Sarandës nga ora 1 e drekës deri në oren 6 pasdite për turnin e dytë, duke e bërë të pamundur jetën normale të prindërve që duhet të shoqërojnë nxënësit në këto orare të papërshtatshme por dhe duke ofruar një mësim jo cilësor.
Këto shkolla, në fakt janë shkolla të amortizuara, janë shkolla që nuk ofrojnë laboratore, janë shkolla që nuk kanë cilësi në mësimdhënie dhe në mjete didaktike.
Pavarësisht se u harxhuan 348 milion lekë nga taksat e qytetarëve shqiptar për të ndërtuar një shkollë të re me emrin “Eco Kampus” në Sarandë, kjo nuk u vu për 8 vite në funksion.
Dhe më një vendimarrje të pushtetit lokal, të Bashkisë Sarandë, ata vendosen që këtë godinë të ndërtuar me taksat e qytetarëve për t’u shndërruar në një shkollë ta shëndrronin dhe ta jepnin në një tokë për oligarkët dhe klientët e pushtetit, për ta kthyer në hotele e në resorte turistike.
Kjo është e papranushme, është kundra interesit publik dhe i lë nxënësit dhe prindërit e Sarandës në një gjëndje të mjerueshme.
Unë i bëj thirrje sot nga Saranda, të tërhiqen nga kjo vendimarrje kundra interesit publik.
Nga kjo vendimarrje e cila nuk i bënë nder qytetit të Sarandës dhe t`i japin mundësinë nxënësve të Sarandës që të bëjnë mësim në shkollen e re, duke e hapur atë shkolle. Duke vënë mjetet e duhura asaj shkolle dhe secili nga prindërit të jetë më i qetë kur i çon fëmijët për të studiuar me 1 turn në qytetin e Sarandës.
Ndaj është detyra e gjithëve për të ngritur zërin për këtë realitet, që është realitet i veçantë në gjithë Europën por që e vuan edhe qyteti i Sarandës. -

Mayo Clinic: Puna me turne lidhet me rrezik më të lartë për gurë në veshka
Ata që punojnë me turne, sidomos ata që punojnë natën, përballen me rrezik më të madh për zhvillimin e gurëve në veshka, sipas një studimi të ri të botuar në Mayo ClinicProceedings. Hulumtimi zbuloi se puna me orare të parregullta e rrit mundësinë për gurë në veshka me rreth 15%, sidomos tek punonjësit më të rinj dhe ata me punë më pak fizike.
Gurët në veshka, që prekin deri në një në tetë persona, janë më të zakonshëm tek meshkujt e moshës 30–60 vjeç. Faktorët e njohur të rrezikut përfshijnë indeksin e lartë të masës trupore (BMI), marrjen e pamjaftueshme të lëngjeve dhe disa zakone jetese. Megjithatë, ky është studimi i parë në shkallë të gjerë që lidh drejtpërdrejt punën me turne me këtë gjendje.
Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 220,000 pjesëmarrësve nga UK Biobank për një periudhë mesatare prej 13.7 vitesh. Ata shqyrtuan se si lloji, shpeshtësia dhe kohëzgjatja e turneve ndikonin në rrezikun për gurë në veshka. Rezultatet treguan se faktorët e stilit të jetesës, si duhanpirja, gjumi, hidratimi dhe BMI-ja, e shpjegonin pjesërisht lidhjen.
Dr. Yin Yang nga Universiteti Sun Yat-sen, drejtuesi i studimit, tha se megjithëse punonjësit me përvojë më të gjatë në turne kishin një rrezik pak më të ulët, ndoshta për shkak të përshtatjes ose efektit të “punëtorit të shëndetshëm”, prirja e përgjithshme mbetet e qartë: puna me turne rrit rrezikun për gurë në veshka.
Dr. Felix Knauf nga Mayo Clinic shpjegoi se çrregullimi i ritmeve cirkadiane, i shkaktuar nga oraret e parregullta, mund të ndikojë në rregullimin e ujit dhe mineraleve në trup, duke nxitur formimin e gurëve në veshka.
Studiuesit sugjerojnë që programet parandaluese të përqendrohen te punonjësit me turne, duke promovuar hidratimin, gjumin e shëndetshëm, kontrollin e peshës dhe ndalimin e duhanit. Fleksibiliteti në orare dhe edukimi për shëndetin e veshkave mund të ndihmojnë në uljen e ndikimit të punës me turne në shëndetin urinar në mbarë botën. / TalkerNews – Syri.net
-

Shqipëria për të mbrojtur vendin e dytë, formula e fazës Play Off dhe…
16 kombëtare me mendjen për në fazën “Play Off” për katër biletat e fundit të Botërorit 2026. 12 përfaqësuese të renditura në vendet e dyta në 12 grupet aktuale të UEFA-s dhe 4 që vijnë nga Liga e Kombëve do të luajnë një mini-turne, dhe vetëm fituesit e secilit turne do të sigurojnë biletën për Botërorin.
Sipas rregullores, në gjysmëfinalet e “Play Off”-it, ekipet e vazos së parë përballen me ato të vazos së katërt ndërsa ato të vazos së tretë aty ku kërkon një mundësi Shqipëria, përballen me ato të vazos së dytë.
Kjo do të thotë nëse Shqipëria mbyll përpara Serbisë në Grupin K, mund të ndeshet me një nga katër kombëtaret e vazos së dytë të cilat aktualisht pa ndeshjet e nëntorit janë: Skoci, Uells, Skoci, Hungari, Çeki.
Takimet do të zhvillohen me sistem eliminimi direkt me një takim aty ku favorizohen skuadrat e vazos më lart. Më pas do të ketë short për stadiumin ku luhen finalet me 4 bileta që sigurojnë Botërorin 2026.
Aktualisht vazot e UEFA-s
Vazo e parë: Italia, Turqia, Ukraina, Polonia
Vazo e dytë: Uellsi, Skocia, Hungaria, Republika Çeke
Vazo e tretë: Shqipëria, Kosova, Sllovakia, Rumania
Vazo e katërt (vjen nga Nations League): Suedia, Maqedonia e Veriut, Irlanda, Moldavia
Vazhdo leximin
-

Saranda edhe këtë vit mësim me 2 turne, drejtoria arsimore fsheh numrin e nxënësve

Nesër në mëngjes, mijëra prindër në Sarandë do të përcjellin fëmijët e tyre në bankat e shkollës për nisjen e vitit të ri shkollor, ndërsa drejtuesit e institucioneve do kalojnë shkollë më shkollë për të uruar nxënësit për fillimin e vitit shkollor. Në rrjetet sociale do të mbizotërojnë urimet, fotot e fëmijëve me çantat e reja dhe emocionet e fillimit, por prapa këtij entuziazmi fshihet një e vërtetë e hidhur: edhe këtë vit, në Sarandë mësimi do të zhvillohet me dy turne.
Ndërtimi i Eko Kampusit, një investim i bërë rreth tetë vjet më parë, u bë me synimin për të përmirësuar kushtet e mësimdhënies dhe për t’i dhënë fund orareve të zgjatura e lodhshme të dy turneve. Megjithatë, as këtë shtator ky kompleks nuk do të shërbejë për mësimdhënie. Premtimet për hapjen e tij kanë mbetur të paplotësuara, ndërsa fëmijët do të vazhdojnë të ndjekin mësimet në kushte të ngjeshura dhe me orare të pazakonshme.
Një tjetër problem që shoqëron nisjen e vitit të ri shkollor është mungesa e transparencës. Drejtoria arsimore nuk ka publikuar ende numrin e nxënësve që do të ulen nesër në bankat e shkollës.
Megjithatë, statistikat e vitit të kaluar japin një panoramë të qartë: në vitin shkollor 2024–2025, në zonën Sarandë–Konispol–Delvinë u ulën në bankat e shkollës 4179 nxënës, një rënie krahasuar me vitin pararendës 2023–2024, kur ky numër ishte 4320. Vetëm për klasën e parë, u regjistruan 350 nxënës të rinj, duke dëshmuar një tendencë të vazhdueshme tkurrjeje të numrit të nxënësve.
Përtej shifrave, pasojat e mësimit me dy turne i ndjejnë drejtpërdrejt prindërit dhe fëmijët. Në mëngjes, nxënësit e turnit të parë nisen herët, ndërsa ata të turnit të dytë kthehen në shtëpi vetëm në orët e vona të mbrëmjes. Prindërit e vegjëlve detyrohen të presin deri në errësirë për t’i marrë fëmijët nga shkolla, duke përballuar një lodhje të dyfishtë: atë të punës dhe të përkujdesjes për fëmijët që nuk ndjekin një orar normal.
Viti i ri shkollor në Sarandë nis me buzëqeshjet dhe emocionet e zakonshme të fëmijëve, por edhe me të njëjtat plagë të vjetra. Mësimi me dy turne është kthyer në një realitet të hidhur që vazhdon prej vitesh, ndërsa investime si Eko Kampusi mbeten të papërdorura. Deri sa premtimet të bëhen realitet, fëmijët e Sarandës do të vazhdojnë të ndjekin mësimet në kushte që nuk përputhen me aspiratat e një arsimi bashkëkohor.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Shqipëria U-17 nis nesër grumbullimin, trajneri Tafaj fton 20 lojtarë
Shqipëria U-17 nis nesër grumbullimin zyrtar në kuadër të pjesëmarrjes në turneun “Syrenka Cup”, që do të zhvillohet në Varshavë nga 4 deri më 9 shtator.
Trajneri Fatjon Tafaj ka ftuar 20 futbollistë për këtë turne, ku 13 prej tyre aktivizohen në kampionate jashtë vendit, ndërsa 7 të tjerë luajnë në kampionatin shqiptar.Kuqezinjtë e vegjël do të përballen fillimisht me Poloninë, më 4 shtator në orën 16:00. Sfida e dytë është programuar më 6 shtator ndaj Norvegjisë në orën 13:00, ndërsa më 9 shtator, në orën 11:00, Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit të turneut kundër Rumanisë.
“Syrenka Cup” është një turne i përvitshëm ku marrin pjesë ekipe kombëtare U-17 nga Europa. Për kuqezinjtë, ky turne shërben si fazë përgatitore në prag të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë, “Estoni 2026”. -

Turneu “Syrenka Cup”/ Shqipëria U-17 nis nesër grumbullimin, trajneri Tafaj fton 20 lojtarë
Shqipëria U-17 nis nesër grumbullimin zyrtar në kuadër të pjesëmarrjes në turneun “Syrenka Cup”, që do të zhvillohet në Varshavë nga 4 deri më 9 shtator.
Trajneri Fatjon Tafaj ka ftuar 20 futbollistë për këtë turne, ku 13 prej tyre aktivizohen në kampionate jashtë vendit, ndërsa 7 të tjerë luajnë në kampionatin shqiptar.
Kuqezinjtë e vegjël do të përballen fillimisht me Poloninë, më 4 shtator në orën 16:00. Sfida e dytë është programuar më 6 shtator ndaj Norvegjisë në orën 13:00, ndërsa më 9 shtator, në orën 11:00, Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit të turneut kundër Rumanisë.
“Syrenka Cup” është një turne i përvitshëm ku marrin pjesë ekipe kombëtare U-17 nga Europa. Për kuqezinjtë, ky turne shërben si fazë përgatitore në prag të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë, “Estoni 2026”.