Tag: turke

  • Tensione në Qipro, forcat ushtarake turke futen në fshat dhe pengojnë fermerët të punojnë tokat, ndërhyjnë Kombet e Bashkuara

    Tensione në Qipro, forcat ushtarake turke futen në fshat dhe pengojnë fermerët të punojnë tokat, ndërhyjnë Kombet e Bashkuara

    Tensionet mëngjesin e sotëm në fshatin Denia në Qipro, kur një automjet ushtarak turk u përpoq të pengonte fermerët të kultivonin tokën e tyre, ndërsa u kërkonte atyre të largoheshin.

    Një forcë e Kombeve të Bashkuara mbërriti në vendngjarje, por pasi të gjithë u larguan, automjeti ushtarak u kthye. Pas kësaj u kthyen anëtarët e Forcës Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Qipro (UNFICYP).
    Qiproja u përgjigj me një demarsh, me zëdhënësin e shtypit të Ministrisë së Jashtme, Theodoros Gotsis, i cili deklaroi se “që nga momenti i parë që u informua, Ministria e Punëve të Jashtme ka qenë në kontakt me autoritetet e komunitetit dhe po ndërmerr demarshet e duhura ndaj Forcës Paqeruajtëse për të rivendosur aksesin e fermerëve në tokën e tyre, në përputhje me kushtet e miratuara të UNFICYP dhe Rezolutat e Këshillit të Sigurimit”.
    Zëdhënësi i qeverisë Konstantinos Letymbiotis informoi se situata po monitorohet nga afër, duke vënë në dukje se ushtria turke, “me veprime të papranueshme, po vë në pikëpyetje statusin e “Zonës së Vdekur” siç quhet, dhe po përpiqet të shkelë të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
    “Republika e Qipros do të vazhdojë të veprojë me maturi, vendosmëri dhe përkushtim të plotë ndaj ligjit ndërkombëtar”, vuri në dukje ai.

    Top Channel

  • Thellohet skandali në futbollin turk, në pranga 17 arbitria dhe presidentii një klubi të SuperLig

    Thellohet skandali në futbollin turk, në pranga 17 arbitria dhe presidentii një klubi të SuperLig

    Thellohet skandali në futbollin turk. Paraditen e kësaj të premtje u vunë në pranga 17 arbitra dhe presidenti i një klubi të Superlig në kuadër të një hetimi për sistemin e basteve ilegare. Prokuroria e Stambollit ka konfirmuar daljen e mandatit të arrestit për 21 persona dhe mes të hetuarve janë edhe 17 arbitrat dhe presidenti i një klubi.
    Për momentin autoritetet nuk i kanë publikuar emrat e të hetuarve duke u mjaftuar vetëm me dhënien e inicialeve. Arrestimet u bënë në 12 qytetet të Turqisë dhe kjo masë vjen pak ditë pas vendimit të Federatës Turke të Futbollit për pezullimin e 149 arbitrave dhe asistentëve pasi hetimet kishin provuar se zyrtare të impenjuar në kampionatet profesioniste të Turqisë kishin vënë baste për ndeshje futbolli.
    Federata Turke bëri të ditur se sanksionet mund të variojnë nga 8 në 12 muaj pezullim, por nuk është konfirmuar ende nëse arbitrat e pezulluar kanë vënë bast në ndeshjet e drejtuara prej tyre. Prokuroria e Stambollit komunikoi se arrestimi i 17 arbitrave u bë me akuzën e abuzimit të detyrës dhe manipulim të rezultateve të ndeshjeve
    Në pranga përfunduan edhe një president klubi të Super Ligë, një ish pronar klubi futbolli dhe një ish president i Federatës, edhe ata me dyshimin se janë të përfshirë në një sistem bastesh ilegale. Pak javë më parë presidenti i Federatës Turke të futbollit, Ibrahim Haciosmanoglu në një konferencë për shtyp zbuloi rezultatet shqetësuese të hetimit të Prokurorisë së Stambollit duke thënë se 371 nga 571 arbitrat aktivë të kampionateve profesioniste të vendit kishin llogari në kompani bastesh dhe 152 prej tyre merrnin pjesë rregullisht në procesin e vënies së basteve. Mes tyre, janë edhe 7 arbitra të niveleve më të larta.
    Është ky një skandal për shkak të të cilit u arrit sa të merrje në konsideratë edhe pezullimi i kampionatit me klubet që kërkojnë transparencë dhe zbulimin e identiteteve të personave të përfshirë, ndërkohë që presidenti I Federatës Turke e përshkroi situatën si një krizë morale për futbollin në vend

  • Video/ Përleshje e dhunshme mes dy familjeve turke në Uells, pamjet publikohen në gjyq

    Video/ Përleshje e dhunshme mes dy familjeve turke në Uells, pamjet publikohen në gjyq

    Një përleshje e ashpër mes dy familjeve turke në qendër të Newport, Uells, u kap nga kamerat e sigurisë dhe pamjet po shfaqen gjatë gjyqit që po zhvillohet për këtë çështje.

    Ngjarja ndodhi në gusht të vitit të kaluar dhe pamjet tregojnë burra nga të dyja familjet duke përdorur shkopinj nga dyqanet e tyre të kebabeve për të sulmuar njëri-tjetrin.Turqit Mehmet Aksoy (52 vjeç), Mazhar Aksoy (40 vjeç), Murat Aksoy (28 vjeç), Burak Aksoy (25 vjeç), Savas Sayak (33 vjeç), Yagmur Sayak (42 vjeç) dhe Firat Sayak (45 vjeç) kanë pranuar pjesëmarrjen e tyre në sulm dhe janë dënuar nga gjykata.Një djalë 17-vjeçar gjithashtu mori pjesë në sherr dhe është paraqitur përpara një gjykate për të mitur.

    Sipas Daily Mail, familja Aksoy zotëron lokalin Family Kebab, të hapur në vitin 2014, ndërsa familja Sayak zotëron Antalya Kebab.Gjykata tha se grindja midis dy familjeve kishte të bënte me “mosmarrëveshje të brendshme” midis personave me të cilët ato kishin lidhje në Turqi. Pamjet e shfaqura në sallën e gjyqit treguan momentin kur Firat Sayak goditi me grusht Mehmet Aksoy jashtë dyqanit të kebabeve. Ky i fundit më pas telefonoi të afërmit e tij, duke çuar në përshkallëzimin e dhunës. Si rrethanë lehtësuese, gjykatës iu tha se dy familjet tashmë janë pajtuar, pas ndërhyrjes së komuniteteve turke dhe kurde në Uells si dhe Asamblesë Demokratike Popullore Kurde.

    Top Channel

  • Skandali i basteve në Turqi, arrestohen 18 persona. Gjyqtarë të përfshirë

    Skandali i basteve në Turqi, arrestohen 18 persona. Gjyqtarë të përfshirë

    Në Turqi, janë lëshuar 21 urdhër-arreste, pas hetimeve për skandalin e basteve sportive.
    Në urdhër-arrestet e lëshuara, 17 janë për gjyqtarë futbolli dhe për një president klubi.
    Pak ditë më parë, presidenti i Federatës Turke, Ibrahim Hatciosmanoglu, deklaroi se 371 arbitra kishin llogarie aktive në bastet online.
    Hetimet kishin nisur prej kohësh, ndërsa aktualisht janë arrestuar 18 persona. Pak ditë më parë, Federata Turke vendosi të pezullojë 149 gjyqtarë, për përfshirje në manipulimin e ndeshjeve.
    Siç njoftoi Federata Turke e Futbollit, dënimet e vendosura ndaj të përfshirëve variojnë nga tetë deri në dymbëdhjetë muaj, megjithatë, pa sqaruar nëse ndonjëri prej gjyqtarëve ka vendosur baste në ndeshje në të cilat ata vetë kanë pasur rol arbitri.

  • Tuneli i Llogarasë, media turke: Kompania Intekar & ASL fitoi 32 milionë euro pa ngulur asnjë gozhdë

    Tuneli i Llogarasë, media turke: Kompania Intekar & ASL fitoi 32 milionë euro pa ngulur asnjë gozhdë

    Një artikull i publikuar nga media turke Sozcu.com ka hedhur dritë mbi aferën e bujshme që lidhet me ndërtimin e tunelit të Llogarasë në Shqipëri.

    Sipas raportimit, kompanitë turke Intekar Yapi & ASL kanë fituar tenderin për ndërtimin e tunelit në vitin 2020 me një vlerë prej 172 milionë eurosh, por më pas ia kanë dorëzuar punimet kompanisë shqiptare Gjoka Konstruksion për vetëm 140 milionë euro.

    Ky veprim ka shkaktuar polemika të mëdha, pasi kompanitë turke kanë përfituar 32 milionë euro pa kryer asnjë punim konkret në terren.
    Artikulli:
    Kompania turke Intekar Yapi & ASL fitoi tenderin e vitit 2020 për tunelin e Llogarasë në Shqipëri për 172 milionë euro. Vendimi i kompanisë për t’ia dorëzuar punimet e ndërtimit kompanisë Gjoka për 140 milionë euro shkaktoi polemika për një pagesë prej 32 milionë eurosh. Opozita ngriti një padi penale në SPAK kundër ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.
    Ngjarjet rreth tenderit për Tunelin e Llogorasë, i cili ndodhet afërsisht 20 km nga Vlora në jug të Shqipërisë, kanë shkaktuar një krizë të re politike në vend.
    Sipas gazetës shqiptare Politiko, kompania shqiptare Gjoka Konstruksion fitoi tenderin e mbajtur në dhjetor 2020 me një ofertë prej 140 milionë eurosh, por tenderi u anulua.
    Gjashtë muaj më vonë, tenderi u rihap, këtë herë me kompanitë turke Intekâr Yapı & ASL İnşaat që fituan për 172 milionë euro.
    Kompanitë turke Intekâr Yapı & ASL ia dhanë tenderin prej 172 milionë eurosh kompanisë shqiptare Gjoka Konstruksion për 140 milionë euro pa ngulur asnjë gozhdë.
    Fakti që kompanitë turke gjeneruan 32 milionë euro të ardhura pa bërë asgjë ka shkaktuar kaos në Shqipëri.
    Opozita ngriti një kallëzim penal në SPAK kundër ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.
     

  • “Dokumentet fundosin Ramën”,Balliu publikon aktin normativ të 50 milionë eurove për tunelin e Llogarasë: Lekët shkuan..

    “Dokumentet fundosin Ramën”,Balliu publikon aktin normativ të 50 milionë eurove për tunelin e Llogarasë: Lekët shkuan..

    Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i ftuar në një emision televviziv, ka publikuar disa dokumente që kanë të bëjnë me skandalin korruptiv të tunelit të Llogarasë.
    Balliu u shpreh përballë moderatorit Bled Marku se këto dokumente fundosin Edi Ramën, ndërsa ka bërë publik edhe aktin normativ të shtimit të 50 milionë eurove për tunelin e Llogarasë.
    Lexo edhe:Tuneli i Llogarasë, Pollo publikon skemën si u rritën kostot 32 milionë euro, Rama mbron Ballukun‘Kompaninë turke për tunelin e Llogarasë i ka sjellë Edi Rama, që i ka miq. Këto i njeh Edi Rama, nuk i ka sjellë Balluku, por këta janë njerëz të kryeministrit.
    Njoftohet këtu, shpallja e kompanisë turke si fituese, jo e Gjokës, se duhet ta sqarojmë këtë. Jo vetëm që njoftohet kompania turke, por nuk kishin as nënkontraktor.
    ‘Gjoka Kostruksion’ nuk është as nënkontraktor në këtë rast dhe vetë neni 126 i nënkontraktorëve thotë; përqindja e caktuar për nënkontraktim duhet të jetë në përpjestim me vlerën e kontratës dhe nuk duhet të tejkalojë 50% të vlerës së përgjithshme të kontratës.’
    Sipas Balliut, ky ligj është bërë që në momentin e lidhjes së kontratës të përcaktohet qartë roli dhe pagesa e nënkontraktorit, gjë që nuk ka ndodhur në këtë rast.
    ‘Kjo gjë nuk ka ndodhur, sepse kontraktori me nënkontraktorin duhet të kishin bërë një kontratë paraprake të cilën këta nuk e kanë, nuk ekziston.
    Këtu janë paguar vetëm turqit. Gjokës i ka thënë Belinda me Ramën se do t’i japin turqit, dhe këta nuk kanë marrë asnjë lek. Lekët këtu i ka marrë vetëm kompania turke.
    Këtu është akti normativ i shtimit të 50 mln euroshit dhe përveç kësaj kemi faturat. Dhe vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon ministrisë se çfarë janë këto 50 mln euro shtesë.’
    Sipas deputetit demokrat, këto dokumente janë provë e qartë e një skeme abuzive që, siç tha ai, ‘ka përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë kompania turke me bekimin e qeverisë’.

  • Skandal 32 milionë euro/ Pollo zbardh skemën e rritjes së kostove në tunelin e Llogarasë, Rama mbron Ballukun

    Skandal 32 milionë euro/ Pollo zbardh skemën e rritjes së kostove në tunelin e Llogarasë, Rama mbron Ballukun

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për “Deutsche Welle” tha se nuk ka në plan ta shkarkojë Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, pavarësisht akuzave zyrtare që rëndojnë mbi të për përfshirje në një aferë të madhe korrupsioni.
    Në një postim në rrjetet sociale, ish-ministri Genc Pollo ka publikuar të dhëna mbi mënyrën se si është zhvilluar tenderi për ndërtimin e një tuneli në vitin 2020.
    Lexo edhe:Ligji mbron, por realiteti ndëshkon/ Boshllëqet në mbrojtjen e nënave në punëFillimisht Ministria e Infrastrukturës shpalli garën ku kompania shqiptare “Gjoka” fitoi me ofertën prej 140 milionë eurosh.
    Por tenderi u anulua menjëherë, për t’u rihapur pas gjashtë muajsh, dhe fitues u shpallën kompanitë turke INTEKAR YAPI & ASL İNŞAAT me një kontratë prej 172 milionë eurosh.
    Kompanitë turke më pas nënkontraktuan pikërisht “Gjoka”-n për të kryer të gjithë punimet për 140 milionë euro, ndërsa 32 milionë euro mbetën pa asnjë shpjegim.
    Dokumentet tatimore të këtyre kompanive në Shqipëri, sipas tij, tregojnë shpenzime administrative prej rreth 1 milion euro dhe një fitim prej 31 milionë eurosh.
    Postimi i plote
    Kryeministri i Shqipërisë, Rama, i tha @dwnews se nuk ka në plan ta shkarkojë Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës, Balluku, pasi ajo u akuzua zyrtarisht në një skandal të madh korrupsioni.
    Teknika në këtë rast është interesante: Në vitin 2020, Ministria e Infrastrukturës kërkoi oferta për të ndërtuar një tunel, dhe kompania shqiptare GJOKA fitoi tenderin për 140 milionë euro. Ky çmim u anulua menjëherë, dhe tenderi u shpall përsëri gjashtë muaj më vonë; këtë herë u fitua nga kompanitë turke INTEKAR YAPI & ASL İNŞAAT, me një vlerë kontrate prej … 172 milionë eurosh!
    Kompanitë turke më pas e nënkontraktuan GJOKA-n për të bërë të gjithë punën për 140 milionë euro. Deklaratat e tyre tatimore në Shqipëri tregojnë shpenzime administrative prej rreth 1 milion eurosh dhe një fitim prej 31 milionë eurosh.
    Nuk u dha kurrë asnjë shpjegim për 32 milionë eurot shtesë. Një tjetër ish-Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Financave i cili ka kërkuar strehim në Zvicër duke pretenduar përndjekje nga qeveria, ka deklaruar se Rama dhe Balluku udhëtuan për në Ankara për t’u takuar personalisht me kompanitë turke dhe për të mbyllur marrëveshjen, dhe se procedura e hapur e prokurimit pasues ishte e rreme. Rrjedhjet e informacionit nga hetimi sugjerojnë se çështja e korrupsionit, ndër të tjera, mbështetet nga mesazhet me tekst midis zyrtarëve të Ministrisë dhe nga postimet në Facebook që tregojnë takimet në Ankara. Është interesante se këto postime u fshinë kur akuzat u bënë publike, por u rikuperuan për Zyrën e Prokurorit me ndihmën e SHBA-së.
     

  • Arratia në Shqipëri i dështoi, gjendet i vdekur në burg “mbreti” i kriptomonedhave

    Arratia në Shqipëri i dështoi, gjendet i vdekur në burg “mbreti” i kriptomonedhave

    Faruk Fatih Özer, themeluesi i bursës së kriptomonedhave Thodex, i cili u arrestua në Shqipëri më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke, është gjetur i pajetë në burg.
    Sipas mediave turke, bosi i kriptomonedhave, i cili u ekstradua në Turqi në prill të vitit 2023, u gjet i varur në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë në Tekirdağ.
    Gjatë kontrolleve të kryera nga zyrtarët e burgut, u raportua se Özer ishte varur në banjën e qelisë së tij ku qëndronte vetëm dhe nuk mundi të shpëtohej pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve mjekësore.
    Trupi i Özer u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa zyra e Kryeprokurorit Publik të Tekirdağ nisi një hetim për incidentin.
    Faruk Fatih Özer, i cili sipas mediave turke merrte mbështetje të rregullt nga njësia e mbështetjes psikologjike në burg, u arratis nga Turqia në vitin 2021 dhe u kap në Shqipëri.
    Özer po gjykohej për mashtrim të shumë personave dhe përballej me një dënim me burg prej 11,190 vitesh e 6 muajsh në total për “krijimin, drejtimin dhe anëtarësimin në një organizatë kriminale”, “mashtrim të rënduar” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

  • Dënohet me burg të përjetshëm pronari i hotelit ku humbën jetën 78 persona në Turqi

    Dënohet me burg të përjetshëm pronari i hotelit ku humbën jetën 78 persona në Turqi

    Një gjykatë turke ka dënuar me burgim të përjetshëm pronarin e një hoteli në një qendër skijimi, si dhe 10 persona të tjerë, pas akuzave për neglizhencë të rëndë lidhur me zjarrin tragjik që përfshiu godinën në janar të këtij viti, raportoi agjencia shtetërore turke Anadolu. Zjarri shpërtheu më 21 janar, në hotelin Grand Karta, një ndërtesë 12-katëshe që ndodhej në vendpushimin e skive Kartalkaya, në provincën Bolu, gjatë pushimeve dimërore shkollore.
    Ngjarja la pas 78 viktima dhe 133 të plagosur.
    Mes viktimave ishin 34 fëmijë, që po kalonin pushimet së bashku me familjet e tyre.
    Gjykata shpalli fajtor pronarin e hotelit, Halit Ergül, bashkë me gruan, dy vajzat e tij, si dhe disa menaxherë të hotelit, një zëvendëskryetar bashkie dhe një zëvendësshef të zjarrfikësve, të cilët u dënuan për neglizhencë me qëllim të mundshëm për vrasje.
    Secili prej të dënuarve mori burgim të përjetshëm për vdekjen e fëmijëve dhe 25 vite burg shtesë për 44 viktimat e tjera.
    Të pandehurit, që mohuan përgjegjësinë, pritet të apelojnë vendimin.
    Sipas mediave turke, salla e gjyqit shpërtheu në duartrokitje në momentin e shpalljes së vendimit, ndërsa familjarët e viktimave e përshëndetën dënimin si një hap drejt drejtësisë.

  • Gjykata e Stambollit me precedent historik, burri paguan pension për dy macet pas divorcit

    Gjykata e Stambollit me precedent historik, burri paguan pension për dy macet pas divorcit

    Një rast divorci në Stamboll përfundoi me një marrëveshje të pazakontë: ish-bashkëshorti do të paguajë një pension periodik për dy macet e familjes. Një vendim që ka hapur debat mbi rolin e kafshëve shtëpiake në ligjin turk.

    Divorci “me konsensus”, por me një detaj të veçantë
    Çifti turk u nda pas 2 vitesh martesë dhe Gjykata vendosi që burri t’i paguante ish-bashkëshortes 550 mijë lira turke (rreth 13 mijë euro).

    Por ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave ishte marrëveshja për kujdesin dhe financimin e dy maceve. Në dokumentet e paraqitura në gjykatë shkruhej: Bu?ra B. pranon që kujdesi për dy macet t’i besohet ish-bashkëshortes Ezgi B.
    10 mijë lire turke çdo 3 muaj për 10 vjet
    Më tej, marrëveshja përcakton se Bu?ra B. do të paguajë 10 mijë lire turke çdo 3 muaj për shpenzimet e kujdesit të maceve, për një periudhë 10-vjeçare. Shuma do të rishikohet sipas indeksit të çmimeve të konsumit të publikuar nga Instituti Kombëtar i Statistikave në Turqi.

    Juristët e konsiderojnë këtë një “pension të ri për kujdesin e kafshëve”, pasi pranon rolin juridik dhe emocional të kafshëve shtëpiake, përtej konceptit të thjeshtë të pronësisë.
    Ligji turk ndryshon qasje
    Sipas Kodit Civil turk, macet klasifikohen ende si “pasuri e lëvizshme”, por ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Kafshëve Nr. 5199 kanë hapur mundësinë për interpretime të reja: tani është e mundur të përfshihen klauzola mbi mirëqenien, kujdesin dhe mbështetjen financiare të kafshëve në marrëveshjet e divorcit.
    Përpara kësaj, në Turqi kishte raste ku palët pajtoheshin për shpenzimet e ushqimit ose veterinarisë, por askush nuk kishte marrë përsipër një angazhim të strukturuar dhe afatgjatë.

    Pasqyrim i dashurisë së turqve për macet

    Rasti nuk habit shumë ata që njohin lidhjen e ngushtë midis turqve dhe maceve. Sipas organizatave për mbrojtjen e kafshëve, në Turqi jetojnë mbi 4.7 milionë mace shtëpiake dhe më shumë se 5 milionë mace rrugësh, të kujdesura nga qytetarët dhe bashkitë, sterilizohen dhe i nënshtrohen kujdesit veterinar.
    Disa raste ikonike: Gli, macja e Hagias Sofias që u bë e famshme në rrjetet sociale dhe u fotografua me Barack Obamën, apo Tombili, macja e famshme e Kadıköy-it, për të cilën ekziston edhe një statujë.

    Një koncept i ri i familjes
    Gjykata e Stambollit do të duhet të konfirmojë formalitetet, por rasti tashmë ka hyrë në historinë e jurisprudencës turke. Historia e ish-çiftit tanimë shënon një hap simbolik drejt një ligji më empatik, që njeh vlerën emocionale të kafshëve në familje.

    Avokatët turq e konsiderojnë një ndryshim që mund të frymëzojë marrëveshje të ngjashme në të ardhmen, ndërsa në rrjetet sociale historia është pritur me mbështetje dhe simpatizim.
    Në një vend ku macet jetojnë në oborre, xhami dhe sheshe prej shekujsh, një pension për dy mace nuk duket si ekzagjerim, por si shprehje e një dashurie të thellë.