Turizmi është sektori më i lakmuar i investitorëve të huaj. Në dy vitet e fundit në Shqipëri janë regjistruar mbi 32 mijë biznese me kapital mbi 80% të investimit që vjen nga jashtë vendit.
Kryesisht sektorët që zënë pjesën më të madhe të investimeve nga jashtë janë shërbimet hoteliere, real estate, tregtia me shumicë apo pakicë, manifaktura ndërtimi, IT e të tjera.
Zv.Ministri i Financave, Endrit Yzeiraj, thotë se Shqipëria po bëhet çdo vit e më shumë interesante për të huajt. Kontributi i tyre në Prodhimin e brendshëm Bruto është 10% e totalit.
“Kemi arritur rekord në termat e investimeve. Kemi gati 10 përqind të investimeve vjetore çdo vit në ekonominë shqiptare nga jashtë. Synimi ynë është që ata njerëz që vijnë dhe eksplorojnë vendin si turistë fillimisht, krijojnë lidhjet miqësore për të ardhur më shumë edhe si investitorë në sektorë të tjerë si manifakturë, industri, gjithmonë e më shumë agropërpunim, por edhe shërbime të ndryshme digjitale dhe elektronike”, tha Yzeiraj.
Në Tiranë u mblodhën 100 investitorë të huaj nga 32 vende të botës.
Laura Saro, Drejtoresha e AIDA-s thotë se një kontribut të lartë në tërheqjen e tyre ka kjo agjenci që në periudha të vitit organizon forume në vende të ndryshme të botës ku prezantohen mundësitë që ofron Shqipëria.
“Mënyra se si ne po i qasemi për të tërhequr investitorët në sektorë të ndryshëm është me forume të dedikuara në secilin vend. Me kampanja që shkojmë për të etiketuar të gjithë brendet ndërkombëtare të një sektori të caktuar sipas një plani pune të mirë menduar për secilin gjashtëmujor”, tha Saro.
Sipas zv.ministrit Yzeiraj, taksat nuk janë problem për investitorët e huaj, pasi si në Shqipëri dhe në rajon ato janë më të ulëta se në Evropë.
Tag: turizmi
-

Turizmi lakmohet nga të huajt, 32 mijë biznese me kapital 80% regjistrohen në vend
-

INSTAT publikon shifrat: Turizmi, motor i rritjes ekonomike në Shqipëri
Turizmi është transformuar në një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, rritja ekonomike ka rezultuar rreth 4% përgjatë vitit 2024.
Sektori i turizmit ka nxitur ekonominë me anë të disa nëngrupeve si tregtia, restorante e akomodim.
Nëse bëjmë një krahasim të ecurisë me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ecuria ekonomike rezulton më e mirë. Përgjatë gjithë vitit rritja është udhëhequr nga tregtia e akomodimi, ndërtimi dhe administrata publike e ndikuar nga rritja e pagave.
Sipas të dhënave të INSTAT, kontribut pozitiv në muajt e fundit kanë dhënë degët Administrata publike, arsimi dhe shëndetësia 1,44%, “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me rreth 1 % ndjekur nga “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” Ndërtimi” si dhe aktivitete të tjera shërbimi”. -

Gjatë 2024, rreth 5 miliardë euro të ardhura nga turizmi!
Turizmi vijon të injektojë në ekonominë e vendit miliarda Euro vitet e fundit, ku dhe gjatë vitit të kaluar shifrat e arkëtimeve nga ky sektor kanë qenë pozitive.
Sipas raportit me të fundit të Bankës së Shqipërisë, për 3 mujorin e katërt të 2024, eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 1.1 miliardë Euro ose rreth 5 miliardë Euro gjatë gjithë vitit të kaluar.
Kjo shifër tregon se turizmi kontribuoi me rreth 400 milionë Euro më shumë në arkën e shtetit krahasuar me vitin 2023.
Shërbimet e udhëtimit gjenerojnë respektivisht 66% të flukseve valutore në hyrje dhe rreth 74% të shpenzimeve të kategorisë së shërbimeve.
Rritja e numrit të udhëtarëve përbën faktorin përcaktues për këtë ecuri. Në të njëjtën kohë, shpenzimi ditor dhe kohëqëndrimi për udhëtar janë vlerësuar në rritje. Sipas Bankës së Shqipërisë, nga ana tjetër, udhëtarët rezidentë shqiptarë dhe të huaj kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit 612 milionë Euro.
Shërbime të tjera biznesi rezultuan me bilanc pozitiv prej 123 milionë Euro, në rritje vjetore prej 2%. Për tremujorin e katërt të vitit 2024, flukset valutore hyrëse për ekonominë shqiptarë nën këtë kategori shërbimi, shënuan rreth 159 milionë Euro.