Tag: turistin

  • Vrau 42-vjeçarin sepse u bëri foto fëmijëve me kalin e tij, autori pranon se qëlloi turistin në sy të vajzës: Më acaroi se preku kafshën

    Vrau 42-vjeçarin sepse u bëri foto fëmijëve me kalin e tij, autori pranon se qëlloi turistin në sy të vajzës: Më acaroi se preku kafshën

    ‘Ore zotëri, të lutem mos e përkëdhel kalin, se e kanë përkëdhelur shumë veta sot dhe bezdiset kali.” Kjo është dëshmia e Kristo Memës, një ish-i dënuar po për vrasje me 22 vite burgim, i cili shprehet se si e qëlloi në gjaknxehtësi e sipër turistin Keli Hoxha.

    Kjo dëshmi e 63-vjeçarit, që nuk kishte vuajtur asnjë ditë burg për shkak të parashkrimit të veprës, është administruar në fashikullin që TCH disponon, në të cilin tregohet se pronari i kalit e qëlloi për vdekje turistin.
    Vrasësi e ka shpjeguar veten duke thënë se qëlloi në gjaknxehtësi e sipër, mbasi dëgjoi sharje nga turisti, duke shtuar: “Nuk dua të justifikohem për atë që bëra. Por mua më vret fjala se një grusht apo pëllëmbë, dhe kur më fyejnë unë nevrikosem shumë.”
    Ngjarja e rëndë ndodhi në Berat më 28 tetor dhe në dosje rezulton të jenë pyetur edhe familjarët e të ndjerit, i cili jetonte në Angli, mes tyre e ëma dhe bashkëshortja. Kjo e fundit, Vjollcë Haxhia, thotë se e bija pa një kalë të bardhë të lidhur: “Ju afrua dhe pranë kalit nuk kishte njeri dhe vajzës i erdhi keq, tha ‘gjynah, pse është lidhur’. Vajza dhe Keli po e preknin kalin dhe në atë moment doli i zoti: ai tha ‘mos e prekni, nëse do ta prekësh duhet ta paguash’. Keli i tha ‘po ska gjë more burrë, ne thjesht e prekëm’. Personi u acarua dhe filloi të shante, më vonë, kur iu kthyem shpinën dhe u nis të ikte, personi e shau dhe e përsëriti disa herë. Kur e qëlloi, unë nuk e pashë, por pasi e qëlloi, Keli erdhi e më tha: ‘lajmëro ambulancën, se më theri’.”

    Top Channel

  • Vrau turistin nga Tirana për një foto, zbulohet e shkuara e Kristo Memës, i dënuar 25 vite burg në Greqi

    Vrau turistin nga Tirana për një foto, zbulohet e shkuara e Kristo Memës, i dënuar 25 vite burg në Greqi

    Kronikë E Mërkurë, 29 Tetor 2025 10:26
    Një ngjarje e rëndë tronditi vendin dje ku mos pagesa për një foto me kalin, i mori jetën një 42-vjeçari në Tiranë.
    Viktima, Keli Hoxha ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë së Beratit, ku i bërë foto fëmijëve me kalin dhe nuk pagoi para.

    Për këtë shkak, ka nisur debati mes tij dhe pronarit të kalit, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, i cili e qëlloi me thikë turistin nga Tirana, në sy të familjarëve të tij.

    Autori i ngjarjes, i cili u arrestua në një shpellë pak orë pas vrasjes, rezulton me precedent penal edhe në shtetin fqinj, Greqi.

    Ai është 25 vite burg për vrasje, të kryer rreth 25 vite më parë.
    Pas vuajtjes së dënimit, ai kishte ndryshuar emrin dhe ishte kthyer në Shqipëri dhe kishte filluar të punonte në zonën turistike të kalasë, duke u ofruar turistëve xhiro me kalë dhe fotografi.
     

  • “Mos e prek kalin…” Vrau turistin në Kalanë e Beratit, autori: Më shau…u fsheha në shpellë

    “Mos e prek kalin…” Vrau turistin në Kalanë e Beratit, autori: Më shau…u fsheha në shpellë

    Kristo Mema dhe viktima Keli Hoxha

    BERAT- “Mos e prek kalin se është i acaruar sot”- kjo ishte fjalia që nisi sherrin, i cili përfundoi në vrasjen me thikë të turistit Keli Hoxha në kalanë e Beratit.
    Autori Kristo Mema (alias Kontandin Hoxha) ka deklaruar para hetuesëve se pasi ka parë, turistin Keli Hoxha që preku me dorë kalin i ka thënë që mos ta prekte më, pasi kali, sipas tij, nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar. 63-vjeçari pretendon se pas kësaj, viktima e ka sharë nga familja dhe e ka ofenduar. Më pas, siç pretendon ai, në gjaknxehtësi e sipër ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka qëlluar për vdekje. E gjithë skean e rëndë ka ndodhur në sy të familjarëve dhe fëmijëve të viktimës.
    Mema më pas ka rrëfyer edhe intinerarin që ka ndjekur pas vrasjes. Ai deklaron së ka shkuar në banesë, ka lidhur kalin në kasolle, ka marrë disa ushqime dhe u fsheh në një nga shpellat e kalasë.
    Ngjarja u raportua mesditën e 28 tetorit, ku Keli Hoxha, 42-vjeç, banues në Tiranë dhe lindur në Tropojë u qëllua me thikë nga Kristo Mema (alias Kontandin Hoxha). Autori 63-vjeçar u kap disa orë më vonë, i fshehur në “shpellën e memecit”, pranë Kishës së Shën Mëhillit. Kristo Mema ka kryer një vrasje në vitin 1993 në Berat, por pas ngjarjes ishte larguar në Greqi për rreth 25-vjet, ku kishte ndërruar edhe emrin./ZËRI

  • Vrau turistin nga Tirana për një foto me kalin e tij, zbulohet e shkuara e Kristo Memës, i dënuar 25 vite burg në Greqi

    Vrau turistin nga Tirana për një foto me kalin e tij, zbulohet e shkuara e Kristo Memës, i dënuar 25 vite burg në Greqi

    Një ngjarje e rëndë tronditi vendin sot ku mos pagesa për një foto me kalin, i mori jetën një 42-vjeçari në Tiranë.

    Viktima, Keli Hoxha ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë së Beratit, ku i  bërë foto fëmijëve me kalin dhe nuk pagoi para.
    Për këtë shkak, ka nisur debati mes tij dhe pronarit të kalit, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, i cili e qëlloi me thikë turistin nga Tirana, në sy të familjarëve të tij.
    Autori i ngjarjes, i cili u arrestua në një shpellë pak orë pas vrasjes, rezulton me precedent penal edhe në shtetin fqinj, Greqi.
    Ai është 25 vite burg për vrasje, të kryer rreth 25 vite më parë.
    Pas vuajtjes së dënimit, ai kishte ndryshuar emrin dhe ishte kthyer në Shqipëri dhe kishte filluar të punonte në zonën turistike të kalasë, duke u ofruar turistëve xhiro me kalë dhe fotografi.

    Top Channel

  • Ishte fshehur në një shpellë, kapet autori që vrau turistin për një foto me kalin në Berat

    Ishte fshehur në një shpellë, kapet autori që vrau turistin për një foto me kalin në Berat

    Pas disa orësh ndjekje nga policia e Beratit, është gjetur në një shpellë Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeçari që vra me thikë turistin nga Tirana, në sy të familjarëve të tij.

    Lajmi në përditësim…

    Top Channel

  • Vrau me thikë turistin për një foto në kalë, arrestohet autori i vrasjes në Berat

    Vrau me thikë turistin për një foto në kalë, arrestohet autori i vrasjes në Berat

    Kristo Mema alias Kastriot Hoxha

    BERAT- Kristo Mema, i njohur gjithashtu si Kostandin Hoxha 63-vjeç, i cili vrau turistin Keli Hoxha në lagjen ‘Kala’, në Berat, është arrestuar nga policia. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme gjatë një konflikti për motive të dobëta. Shkak dyshohet se është bërë një kalë që mbante autori, me të cilin ofronte xhiro për turistët në zonën e kalasë. 
    Viktima, Keli Hoxha ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë. Mësohet se Hoxha kishte kërkuar t’i bënte foto vajzës së tij të vogël me kalin e Kristo Memës, por ky i fundit ka kërkuar lekët ndërsa Hoxha nuk ka pranuar. Pas kësaj ka nisur debati mes tyre dhe pronari i kalit ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur turistin në sy të familjarëve të tij.

    Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit. Por, shërbimet e policisë reaguan menjëherë dhe vendin e ngjarjes e kontrolluan për kapjen e autorit, i cili tashmë është arrestuar./ZËRI

  • Fëmijët bënë foto me kalin, por i ati nuk pagoi para/ 62-vjeçari vrau turistin në sy të familjarëve në Berat

    Fëmijët bënë foto me kalin, por i ati nuk pagoi para/ 62-vjeçari vrau turistin në sy të familjarëve në Berat

    Mospagesa për një foto me kalin u bë shkak i vrasjes së ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë kalasë së Beratit.

    Viktima, Keli Hoxha ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë. Ai u ka bërë foto fëmijëve me kalin dhe nuk ka paguar para.
    Pas kësaj ka nisur debati mes tyre dhe pronari i kalit, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, e qëlloi me thikë turistin nga Tirana, në sy të familjarëve të tij.
    Autori i ngjarjes është arrestuar, ndërsa rezulton me precedent penal në shtetin fqinj, Greqi.

    Top Channel

  • Plagosi me gomone turistin gjerman në Gjipe, gjykata jep vendimin për drejtuesin e mjetit lundrues

    Plagosi me gomone turistin gjerman në Gjipe, gjykata jep vendimin për drejtuesin e mjetit lundrues

    Gjykata e Vlorës ka caktuar masën detyrim paraqitjeje për Krenar Velajn, drejtuesin e gomones, i cili plagosi një turist gjerman.
    Krenar Velaj, ditën e diel duke drejtuar mjetin lundrues dëmtoi në gjymtyrë dhe shpatull një turist Gjerman në plazhin e gjipese.
    Ngjarja ka ndodhur teksa turisti gjerman ka qenë duke u zhytyr në afërsi të gomones, kur është goditur nga helikat.
    Fillimisht ka qenë drejtuesi i gomones që e ka nxjerrë turistin në breg, duke lundruar me gomone përgjatë vijës bregdetare, nga vendi ku ndodhi aksidenti deri në Himarë.

  • Goditi me gomone turistin në Gjipe, arrestohet drejtuesi i mjetit ujor! I plagosuri dërgohet te Trauma

    Goditi me gomone turistin në Gjipe, arrestohet drejtuesi i mjetit ujor! I plagosuri dërgohet te Trauma

    Është vënë në pranga Krenar Velaj, drejtuesi i gomones i cili ditën e djeshme në Gjipe të Himarës goditi turistin gjerman që po notonte dhe bënte zhytje.

    Ky i fundit pas ndihmës së parë mjekësore në Himarë, është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
    “Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur Gjiri i Gjipesë, Dhërmi, Himarë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin K. V., banues në Orikum.
    Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet lundrues (gomone), ka goditur në det me pjesën e përparme të gomones, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës”, njofton policia.
    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Plagosi turistin gjerman me helikë, pranga drejtuesit të skafit në Gjipe

    Plagosi turistin gjerman me helikë, pranga drejtuesit të skafit në Gjipe

    Drejtuesi i skafit, i cili plagosi ditën e djeshme një turist gjerman në Gjipe, është arrestuar.
    Krenar Velaj raportohet se ka përplasur me skaf turistin duke i shkaktuar plagë në kurriz dhe këmbë.
    Ngjarja mësohet se ka ndodhur jashtë zonës së sigurisë, ndërsa drejtuesi i skafit akuzohet për plagosje.