Tag: turistik

  • Fluks turistik në Rrugën e Kombit! Radhë në Kalimash, por pritje e konsideruar normale

    Fluks turistik në Rrugën e Kombit! Radhë në Kalimash, por pritje e konsideruar normale

    Rruga e Kombit po përballet me një fluks të lartë automjetesh, kryesisht nga Kosova, teksa mijëra qytetarë po udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar.

    Në pikën e pagesës në Kalimash janë krijuar radhë të gjata, sidomos gjatë orëve të pikut.
    Për të përballuar fluksin, autoritetet kanë marrë masa si shtimi i patrullave të policisë rrugore dhe hapja e sporteleve shtesë nga firma koncesionare. Këto ndërhyrje kanë ndihmuar në menaxhimin e qarkullimit.
    Drejtuesit e mjeteve thonë se po presin për pak minuta, kryesisht për të kryer pagesën, dhe se kjo vonesë është normale duke pasur parasysh fluksin e zakonshëm të sezonit veror.
    Rruga e Kombit mbetet lidhja kryesore mes Kosovës dhe bregdetit shqiptar, dhe çdo verë përballet me një ngarkesë të shtuar. Edhe pse situata është e pritshme, qytetarët dhe ekspertët kërkojnë zgjidhje më afatgjata për të lehtësuar lëvizjen në këtë aks strategjik, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

    Top Channel

  • Fluks turistik në Rrugën e Kombit/ Rradhë të gjata ‘shtrohen’ në Kalimash

    Fluks turistik në Rrugën e Kombit/ Rradhë të gjata ‘shtrohen’ në Kalimash

    Rruga e Kombit po përballet me një fluks të lartë automjetesh, kryesisht nga Kosova, teksa mijëra qytetarë po udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar. Në pikën e pagesës në Kalimash janë krijuar radhë të gjata, sidomos gjatë orëve të pikut.
    Për të përballuar fluksin, autoritetet kanë marrë masa si shtimi i patrullave të policisë rrugore dhe hapja e sporteleve shtesë nga firma koncesionare. Këto ndërhyrje kanë ndihmuar në menaxhimin e qarkullimit.
    Drejtuesit e mjeteve thonë se po presin për pak minuta, kryesisht për të kryer pagesën, dhe se kjo vonesë është normale duke pasur parasysh fluksin e zakonshëm të sezonit veror.
    Rruga e Kombit mbetet lidhja kryesore mes Kosovës dhe bregdetit shqiptar, dhe çdo verë përballet me një ngarkesë të shtuar. Edhe pse situata është e pritshme, qytetarët dhe ekspertët kërkojnë zgjidhje më afatgjata për të lehtësuar lëvizjen në këtë aks strategjik, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

  • Partia e Lirisë: Sezoni turistik ka dështuar, propaganda e korrupsioni po shkatërrojnë imazhin dhe ekonominë e Durrësit

    Partia e Lirisë: Sezoni turistik ka dështuar, propaganda e korrupsioni po shkatërrojnë imazhin dhe ekonominë e Durrësit

    Anëtarja e Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Durrësit, Anisa Ibraj thotë se sezoni turistik ka dështuar. Në një deklaratë për mediat dje nga selia e partisë, ajo përmend ndotjen e rëndë të detit nga ujërat e zeza, mungesën e sigurisë në plazhe, rritjen e çmimeve dhe shërbimet e dobëta, si dhe betonizimin si faktorë që kanë dëmtuar imazhin e qytetit bregdetar. Ibraj akuzon qeverinë për propapagandë dhe bën thirrje për reagim qytetar, duke e cilësuar këtë gjendje si pengesë për integrimin në BE dhe si rrezik për ekonominë e Durrësit. “Sezoni turistik 2025 ka dështuar me turp, duke u shndërruar në një shembull të qartë se si paaftësia, korrupsioni dhe propaganda mund të shkatërrojnë imazhin dhe ekonominë e një qyteti bregdetar si Durrësi. Pamjet e ujërave të zeza që shpërthejnë në mes të plazhit dhe derdhen në det nuk janë incidente të rastësishme.
    Ato janë skandali i përditshëm që pushteti përpiqet ta fshehë. Çdo ditë, mijëra litra ujëra të ndotura derdhen në Adriatik, duke helmuar ujin ku lahen fëmijët, turistët dhe qytetarët tanë. Ky është një krim mjedisor dhe shëndetësor që rrezikon seriozisht jetën dhe mirëqenien e të gjithëve. Por ndotja e ujit nuk është e vetmja plagë. Plazhet tona janë të pasigurta, pa roje shpëtimi, pa sinjalistikë dhe pa kontroll mbi aktivitetet në det. Rastet e aksidenteve kalojnë në heshtje, ndërsa turistët largohen të zhgënjyer dhe të frikësuar. Ndërkohë, çmimet janë rritur në mënyrë të pamëshirshme, por shërbimet kanë rënë në nivelin më të ulët të viteve të fundit. Betonizimi i pakontrolluar ka shkatërruar hapësirat publike dhe ka dëmtuar rëndë identitetin turistik të qytetit. Të gjitha këto kanë sjellë një pakësim të ndjeshëm të numrit të turistëve. Qeveria mundohet ta fshehë këtë realitet, sepse deri dje Kryeministri mburrej me shifrat e turizmit, ndërsa sot përpiqet të mbulojë dështimin me foto dhe video të sajuara nga lart me dron.
    Me ndotje masive, pasiguri në plazhe, çmime të papërballueshme dhe betonizim të pakontrolluar, si mund të pretendojë Kryeministri se Shqipëria është gati për Bashkimin Europian? BE nuk mbyll sytë para mungesës së standardeve të higjienës, mbrojtjes së mjedisit, sigurisë dhe të drejtave të konsumatorit. Me këtë gjendje, jo vetëm që nuk po afrohemi me BE-në, por po humbim edhe turistët që deri dje ishin burimi kryesor i të ardhurave të qytetit. U bëj thirrje qytetarëve të Durrësit, bizneseve dhe të gjithë atyre që e duan këtë qytet: mos pranoni të heshtni! Ky është qyteti ynë, shëndeti ynë, imazhi ynë. Durrësi nuk mund të jetë pronë private e pushtetit dhe klientelës së tij. Si anëtare e Këshillit Bashkiak të Durrësit dhe përfaqësuese e Partisë së Lirisë, nuk mund të hesht përballë mashtrimeve të qeverisë që po dëmtojnë ekonominë, imazhin dhe historinë e qytetit tonë”, deklaroi dje Ibraj.

  • ‘Sezoni turistik në Durrës, një dështim e turp’/ PL, Ibraj: Ujërat e zeza në det, shembull i qartë i paaftësisë, korrupsionit e propagandës

    ‘Sezoni turistik në Durrës, një dështim e turp’/ PL, Ibraj: Ujërat e zeza në det, shembull i qartë i paaftësisë, korrupsionit e propagandës

    Partia e Lirisë e ka cilësuar një turp, dështimin e sezonit turistik në Durrës.

    Në një deklaratë për mediat nga selia e PL, anëtarja e Këshillit Bashkiak në Bashkinë Durrës, Anisa Ibraj, tha se pamjet e ujërave të zeza që shpërthejnë në mes të plazhit dhe derdhen në det, janë shndërruar në një shembull të qartë se si paaftësia, korrupsioni dhe propaganda, mund të shkatërrojnë imazhin dhe ekonominë e një qyteti bregdetar si Durrësi.

    Sipas Ibrajt, një skandal i tillë i përditshëm, sado që pushteti përpiqet ta fshehë, është një krim mjedisor dhe shëndetësor që rrezikon seriozisht jetën dhe mirëqenien e të gjithëve.

    PL thekson se BE nuk mbyll sytë para mungesës së standardeve të higjienës, mbrojtjes së mjedisit, sigurisë dhe të drejtave të konsumatorit.

    ‘Me këtë gjendje, jo vetëm që nuk po afrohemi me BE-në, por po humbim edhe turistët që deri dje ishin burimi kryesor i të ardhurave të qytetit. U bëj thirrje qytetarëve të Durrësit, bizneseve dhe të gjithë atyre që e duan këtë qytet: mos pranoni të heshtni! Ky është qyteti ynë, shëndeti ynë, imazhi ynë. Durrësi nuk mund të jetë pronë private e pushtetit dhe klientelës së tij’, përmbylli deklaratën anëtarja e Këshillit Bashkiak Durrës, Anisa Ibraj.

    Deklarata e anëtares së Këshillit Bashkiak në bashkinë e Durrësit, Znj. Anisa Ibraj.

    Sezoni turistik 2025 ka dështuar me turp, duke u shndërruar në një shembull të qartë se si paaftësia, korrupsioni dhe propaganda mund të shkatërrojnë imazhin dhe ekonominë e një qyteti bregdetar si Durrësi.

    Pamjet e ujërave të zeza që shpërthejnë në mes të plazhit dhe derdhen në det nuk janë incidente të rastësishme. Ato janë skandali i përditshëm që pushteti përpiqet ta fshehë. Çdo ditë, mijëra litra ujëra të ndotura derdhen në Adriatik, duke helmuar ujin ku lahen fëmijët, turistët dhe qytetarët tanë. Ky është një krim mjedisor dhe shëndetësor që rrezikon seriozisht jetën dhe mirëqenien e të gjithëve.

    Por ndotja e ujit nuk është e vetmja plagë. Plazhet tona janë të pasigurta, pa roje shpëtimi, pa sinjalistikë dhe pa kontroll mbi aktivitetet në det.

    Rastet e aksidenteve kalojnë në heshtje, ndërsa turistët largohen të zhgënjyer dhe të frikësuar. Ndërkohë, çmimet janë rritur në mënyrë të pamëshirshme, por shërbimet kanë rënë në nivelin më të ulët të viteve të fundit.

    Betonizimi i pakontrolluar ka shkatërruar hapësirat publike dhe ka dëmtuar rëndë identitetin turistik të qytetit.

    Të gjitha këto kanë sjellë një pakësim të ndjeshëm të numrit të turistëve. Qeveria mundohet ta fshehë këtë realitet, sepse deri dje Kryeministri mburrej me shifrat e turizmit, ndërsa sot përpiqet të mbulojë dështimin me foto dhe video të sajuara nga lart me dron.

    Me ndotje masive, pasiguri në plazhe, çmime të papërballueshme dhe betonizim të pakontrolluar, si mund të pretendojë Kryeministri se Shqipëria është gati për Bashkimin Europian?

     BE nuk mbyll sytë para mungesës së standardeve të higjienës, mbrojtjes së mjedisit, sigurisë dhe të drejtave të konsumatorit. Me këtë gjendje, jo vetëm që nuk po afrohemi me BE-në, por po humbim edhe turistët që deri dje ishin burimi kryesor i të ardhurave të qytetit.

    U bëj thirrje qytetarëve të Durrësit, bizneseve dhe të gjithë atyre që e duan këtë qytet: mos pranoni të heshtni! Ky është qyteti ynë, shëndeti ynë, imazhi ynë. Durrësi nuk mund të jetë pronë private e pushtetit dhe klientelës së tij.

    Si anëtare e Këshillit Bashkiak të Durrësit dhe përfaqësuese e Partisë së Lirisë, nuk mund të hesht përballë mashtrimeve të qeverisë që po dëmtojnë ekonominë, imazhin dhe historinë e qytetit tonë.

  • Trafik i rënduar në Lezhë/ Sezoni turistik shton automjetet në qarkullim

    Trafik i rënduar në Lezhë/ Sezoni turistik shton automjetet në qarkullim

    Trafiku i rënduar mbetet një nga sfidat kryesore për Lezhën, si në rrugët kombëtare dhe brenda qytetit. Bashkia po synon të ndryshojë drejtimin e qarkullimit në disa rrugë dhe vendosjen e sinjalistikës së re. Paralelisht do të rioorganizohet dhe policia bashkiake me qëllim reagimin më të shpejtë të situatave problematike.
    Por zgjidhje përfundimtare trafikut sipas nënkryetarit të bashkisë do ti japë përfundimi I dy projekteve. Gjatë sezonit turistik Lezha përballet me një fluks të shtuar automjetesh. Lëvizjet shtohen dhe si pasojë e udhëtimeve drejt plazheve të Tales, Shëngjinit dhe Velipojës.

  • Velipoja pa drita në mes të sezonit turistik, rikthehen gjeneratorët

    Velipoja pa drita në mes të sezonit turistik, rikthehen gjeneratorët

    Në kulmin e sezonit turistik, kur fluksi i pushuesve është tepër i lartë, Velipoja përballet prej mbi 2 orësh me mungesën e energjisë elektrike.

    Situata ka krijuar vështirësi tek bizneset e zonës, por edhe imazh të shëmtuar tek pushuesit në një prej zonave më të frekuentuara në vend. Ky problem ka rikthyer gjeneratorët tek disa biznese të zonës.

    Mungesa e energjisë elektrike dëmton edhe imazhin e Velipojës si një destinacion i besueshëm dhe mikpritës.

  • “Kosovarët s’kanë harruar”/ Pushuesit besnikë të turizmit shqiptar, flet kryetari i Unionit Turistik: Kanë paguar…

    “Kosovarët s’kanë harruar”/ Pushuesit besnikë të turizmit shqiptar, flet kryetari i Unionit Turistik: Kanë paguar…

    Në një intervistë televizive, kryetari i Unionit Tuiristik në Kosovë, Baki Hoti, konfirmon rënien e numrit të turistëve kosovarë që deri sezonin e kaluar kanë frekuentuar plazhet dhe bregdetin shqiptar.
    Shqipëria po njeh dukshëm një rënie drastike të turizmit të shqiptarëve të Kosovës, të cilët tanimë kanë ‘braktisur’ vendin tonë, për të rezervuar në të tjera shtete bregdetare fqinje.
    Hoti tha se liberalizimi i vizave ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e numrit të shtetasve të Kosovës në Shqipëri në pikun e sezonit turistik, duke bërë që ata të ‘shtegtojnë’ drejt vendeve evropiane,. Greqinë dhe Italinë fqinje.
    Sipas Hotit, abuzimi me rritjen e çmimeve, sidomos ndaj shtetasve të Kosovës ka bërë që këta të fundit të mos zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.
    Ka rënie të numrit të turistëve të Kosovës. Po vijon ndoshta trendi i vitit të kaluar, pasi Shengen u ka mundësuar lëvizjen e lirë në vendet evropiane. Mendoj që kjo është ndër elementet kryesore. Elementi i dytë është edhe pjesa e pushimeve. Kosovarët s’po kalojnë pushime si ka qenë traditë me 7-8 ditë, por po lëvizin me 3-4 ditë qëndrim në vendet evropiane, Mal të Zi e Shqipëri. Kemi rënie edhe në bregdetin e Turqisë nga ana e kosovarëve. Kjo është reflektuar të kemi numër më të vogël të shtetasve të Kosovës që frekuentojnë bregdetin shqiptar.
    Kosovarët edhe këtë vit kanë lëvizur nëpër disa vende që s’i kanë vizituar gjatë kohës së vizave. Ka trend që po frekuentojnë Greqinë, Italinë e Bullgarinë. Edhe Shqipëria e Turqia janë në rënie e sipër nëse krahasojmë me vitin e kaluar. Edhe liberalizimi i vizave, edhe po udhëtojnë brenda 5-6 herë në vit, është kosto që po reflekton edhe në pikun e sezonit turistik.
    Ka reflektuar negativisht vitit i kaluar, kur sezonin e kaluar pati ngritje të çmimeve. Kosovarët s’e kanë harruar këtë. Sot po shohim nga mediat, ku kemi parë problematika të ndryshme që në jug ka rritje të çmimeve apo dhe në pjesën tjetër bregdetar, e që s’ka ujë mjaftueshëm. Është problematikë serioze, trafiku, papastërtia. Pavarësisht kësaj, kosovarët janë përqendruar në veriun e Shqipërisë, Shëngjin e Velipojë. Qytetarët e Kosovës që kanë lëvizur në jug të Shqipërisë kanë qenë me paga të mira financiare dhe këta kanë zgjedh diçka tjetër sot, Greqinë e shtetet e tjera se kanë kushtet e kanë shfrytëzuar liberalizimin e vizave. Ndaj kjo është pse s’ka kosovarë në jug që s’e frekuentojnë.
    Institucionet duhet të mendojnë mirë kur të veprojnë, e jo në sezonin turistik që ndikon direkt aty. Edhe Shqipëria e Kosova, do të duhet këtë vit të punojmë më tepër për promovimin dhe mundësive për kosovarët që të prenotojnë sa më herët, kosovarët kanë paguar çmimin me të lartë. Kanë paguar më shtrenjtë kosovarët. Çmimet janë shumë të larta. Mendoj se edhe hoteleria duhet të ketë konsideratë për kosovarët. Gjatë pandemisë, kosovarët e mbajtën Shqipërinë.

  • Euro prek minimumin historik, ekspertët: Ja faktorë që ndikojnë në zhvlerësimin e monedhës

    Euro prek minimumin historik, ekspertët: Ja faktorë që ndikojnë në zhvlerësimin e monedhës

    Gjatë javës së parë të gushtit, euro preku një minimum të ri historik, duke rënë poshtë nivelit të 97 lekëve.
    Këtë të premte, në pikat e këmbimit valutor, një euro blihet për 96.5 lekë. Ky nivel i ulët, sipas ekspertëve, shpjegohet me ndikimin e turizmit në treg, një fenomen i përvitshëm.
    “I vetmi justifikim i mundshëm për rënien mund të jetë pjesa e turizmit. Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe po sillen çdo ditë e më tepër para dhe ndoshta ky është faktori kryesor që ka çuar në një forcim edhe më të madh të monedhës vendase. Kjo është arsyeja kryesore, mendoj, për këtë rënie në minimumin historik të euros në këto ditë të fundit”, thotë eksperti Klodian Muço.
    Por ndryshe nga vitet e mëparshme, kur euro niste të fitonte pikë përballë lekut në përfundim të sezonit, të paktën në vitin e fundit, kjo traditë është “thyer”.
    “Shqipëria është një vend ku logjika ekonomike nuk të ndihmon. Ne jemi në kulmin e sezonit turistik, normalisht supozohet që në të ardhmen monedha jonë do të zhvlerësohet, pra do të ikë fluksi turistik dhe do të rikthehemi te gjendja e mëparshme. Por, po të kemi parasysh vitin e kaluar, në shtator ra edhe më shumë sesa në gusht. Kjo tregon që logjika ekonomike këtu te ne lë për të dëshiruar, sepse këtu ka informalitet shumë të lartë, kemi depërtim të ekonomisë kriminale.
    Kur korrupsioni, evazioni, krimi i gjenerojnë kryesisht të ardhurat në valutë dhe më pas këto shkëmbehen në exchange, janë edhe këto faktorë që ndikojnë në vlerësim dhe zhvlerësim. Prandaj nuk i këshillon dot qytetarët të blejnë apo jo në këtë moment. Sipas logjikës ekonomike duhet të blejnë, por realiteti është i pasigurt”, u shpreh ai për “Vizion Plus”.
    Nga rënia e vazhdueshme e euros ka humbës dhe fitues.
    “Rënia e euros stimulon importuesit, ata që kanë marrë kredi në monedhë të huaj, por të ardhurat e tyre i kanë në monedhën vendase.
    Humbësit janë ata që eksportojnë jashtë, janë një sërë kompanish eksportuese në vend, fitimet e të cilave po bien nga muaji në muaj si pasojë e këtij forcimi të monedhës vendase dhe zhvlerësimit të euros, sepse pagesat vijnë në euro, euro po humbet nga dita në ditë”, tha Klodian Muço.

  • Euro prek minimumin historik, këmbehet me 96.5 lekë. Ekspertët: Fitojnë importuesit humbin eksportuesit

    Euro prek minimumin historik, këmbehet me 96.5 lekë. Ekspertët: Fitojnë importuesit humbin eksportuesit

    Gjatë javës së parë të gushtit, euro preku një minimum të ri historik, duke rënë poshtë nivelit të 97 lekëve. Këtë të premte, në pikat e këmbimit valutor, një euro blihet për 96.5 lekë. Ky nivel i ulët, sipas ekspertëve, shpjegohet me ndikimin e turizmit në treg, një fenomen i përvitshëm.

    “I vetmi justifikim i mundshëm për rënien mund të jetë pjesa e turizmit. Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe po sillen çdo ditë e më tepër para, dhe ndoshta ky është faktori kryesor që ka çuar në një forcim edhe më të madh të monedhës vendase. Kjo është arsyeja kryesore, mendoj, për këtë rënie në minimumin historik të euros në këto ditë të fundit”, thot Klodian Muço – Ekspert për ekonominë.
    Por ndryshe nga vitet e mëparshme, kur euro niste të fitonte pikë përballë lekut në përfundim të sezonit, të paktën në vitin e fundit, kjo traditë është “thyer”.

    “Shqipëria është një vend ku logjika ekonomike nuk të ndihmon. Ne jemi në kulmin e sezonit turistik, normalisht supozohet që në të ardhmen monedha jonë do të zhvlerësohet, pra do të ikë fluksi turistik dhe do të rikthehemi te gjendja e mëparshme. Por, po të kemi parasysh vitin e kaluar, në shtator ra edhe më shumë sesa në gusht. Kjo tregon që logjika ekonomike këtu te ne lë për të dëshiruar, sepse këtu ka informalitet shumë të lartë, kemi depërtim të ekonomisë kriminale. Kur korrupsioni, evazioni, krimi i gjenerojnë kryesisht të ardhurat në valutë dhe më pas këto shkëmbehen në exchange, janë edhe këto faktorë që ndikojnë në vlerësim dhe zhvlerësim. Prandaj nuk i këshillon dot qytetarët të blejnë apo jo në këtë moment. Sipas logjikës ekonomike duhet të blejnë, por realiteti është i pasigurt.”
    Nga rënia e vazhdueshme e euros ka humbës dhe fitues.
    “Rënia e euros stimulon importuesit, ata që kanë marrë kredi në monedhë të huaj, por të ardhurat e tyre i kanë në monedhën vendase. Humbësit janë ata që eksportojnë jashtë, janë një sërë kompanish eksportuese në vend, fitimet e të cilave po bien nga muaji në muaj si pasojë e këtij forcimi të monedhës vendase dhe zhvlerësimit të euros, sepse pagesat vijnë në euro, euro po humbet nga dita në ditë.”
    Banka e Shqipërisë nuk ndërhyn në tregun e këmbimit valutor, duke e lënë atë në regjim të lirë, ndërsa ka shpjeguar se një lek më i fortë përballë euros ka ndihmuar në zbutjen e inflacionit.
    /vizionplus.tv

  • Turizmi ‘mbyt’ Greqinë/ Athina kufizon qiratë në zemër të qytetit historik

    Turizmi ‘mbyt’ Greqinë/ Athina kufizon qiratë në zemër të qytetit historik

    Qendra historike e Athinës, veçanërisht lagjja Plaka, ndodhet në valën e një bumi të fortë turistik dhe vitet e fundit kërcënohet nga komercializimi i pakontrolluar.

    Numri i vizitorëve që shkoi në 8 milionë në vitin 2024 , pritet të arrijë në 10 milionë këtë vit. Banorët, të cilët dikur shijonin autenticitetin e Plakës, tani përballen me “një mbytje turistike”: dyqanet dhe banesat po shndërrohen në Airbnb dhe hotele, duke shkaktuar rritje të qirave dhe humbje të identitetit lokal.
    Haris Doukas-kryetari i Bashkisë së Athinës: Pikërisht për këtë arsye vendosëm të ndalojmë qiratë afatshkurtra dhe të parandalojmë akomodime të reja në këto zona specifike dhe të mbingarkuara. Njëkohësisht, krijuam një grup pune për të mbrojtur ‘lagjen e perëndive’, rajonin e Plakës.
    Çdo ditë rrugët e ngushta të kësaj lagjeje janë të mbus  hura me turistë që enden mes kafeneve, tavernave, dyqaneve të suvenireve, kishës bizantine dhe relikteve nga antikiteti dhe periudha osmane. Por nga ana tjetër, turizmi, shtylla e ekonomisë greke, që pas viteve të vështira të krizës globale të vitit 2008 po ecën më mirë , ka sjellë edhe pakënaqësi për rritjen e çmimeve të banesave dhe rënien e konsumit.
    Savvas Kogioumtsis, pronar dyqani suvenire: Që nga Covid-i, kemi parë një rritje të aktivitetit turistik me një rritje të mbërritjeve. Nëse bën një shëtitje jashtë, do të shohësh shumë njerëz. Problemi është se çdo vit shohim një rënie të konsumit. Pavarësisht numrave rekord të turizmit, shpenzimet janë në rënie.
    Qeveria konservatore ka ndaluar regjistrimet e reja të apartamenteve në platformat e qirave afatshkurtra për të paktën një vit në qendër të kryeqytetit, ku ekzistonin më shumë se 12,000 qira sezonale në vitin 2024.
    “Shpëtimi” i “Lagjes së Zotave” , lagjja më e vjetër e Europës që ka qenë e banuar vazhdimisht që nga lashtësia, për të mos humbur shpirtin e saj , trajtohet si temë muajt e fundit jo vetëm nga mediat vendase por edhe nga ato të huaja.
    Ato theksojnë se nga njëra anë, janë investitorët dhe kompanitë e pasurive të paluajtshme që po përfitojnë nga rritja e shpejtë e turizmit, dhe nga ana tjetër, banorët që po rezistojnë dhe po përpiqen të ngrenë një barrikadë kundër zhvillimit të pakontrolluar turistik.