Tag: turistik

  • Sarandë, Gjiknuri takim me operatorët turistik: Së bashku do ta zhvillojmë më tej qytetin

    Sarandë, Gjiknuri takim me operatorët turistik: Së bashku do ta zhvillojmë më tej qytetin

    Sarandë, Gjiknuri takim me operatorët turistik: Së bashku do ta zhvillojmë më tej qytetin
     
    Në vijim të turit të tij elektoral, kandidati i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri u ndal në Sarandë, në një takim me një grup të operatorëve turistik.
     
    Në fjalën e tij, Gjiknuri theksoi se “Saranda ka një potencial të jashtëzakonshëm. Fakti që është afër Korfuzit, afër vatrës së zhvillimit, e shton potencialin edhe më tej. Këtu duhet të fokusohemi, në mënyrë që të zgjatet sezoni turistik dhe të adresohen problemet infrastrukturore. Ju do të keni sfida të mëdha nga pikëpamja e zhvillimit. Këtu duhet të zhvillojmë një sinergji bashkëpunimi, se çfarë duhet të bëjmë të gjithë bashkë për qytetin. Unë kërkoj mbështetje pasi jam një zë i fortë politik, por programin dhe politikën dua ta kem konkrete dhe ato çfarë thuhen dhe merren përsipër e të bëhen. Përmes mbështetjes suaj, unë ju garantoj se do të hapen ato dyer për adresimin e problematikave që keni ju.
     

     
    Kam qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të zhvillimit të Sarandës. Shtimi i fluksit të vizitorëve kërkon rritje kapacitetesh dhe standarte të larta. Që të vijojë më tej zhvillimi i qëndrueshëm i Sarandës, dua të më keni dhe tu kem në krah. Dua t’ju përfaqësoj nesër. Po vijojnë investimet infrastrukturore të qeverisë dhe të bashkisë, do fillojë bajpasi i Unazës, do të bëhet Rruga në Ksamil.
    Unë ju ofroj mbështetje për të ndërtuar një urë lidhëse midis kërkesave dhe nevojave tuaja me përkushtimin tim për t’i adresuar ato drejt zgjidhjes përmes politikave qeveritare.Unë, po mora shumicën e votave të qytetarëve të Sarandës, do ta kem përfaqësimin tuaj prioritetin tim. Forca ime do të tregohet, por forcën ma jepni ju me mbështetjen tuaj”.
     
    Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistik të Sarandës, Arben Çipa pohoi se, “Jemi dëshmimtarë të çdo zhvillimi që është realizuar në Sarandë. Bërthama e këtij destinacioni është ajo çfarë bëjmë ne operatorët. Me suportin e faktorit politik, ne do të donim të merreshin parasysh kërkesat tona. Ju urojmë suksese në këtë vazhdimësi, duke dashur që ju të jeni ambasadori i zgjidhjes së çështjeve që vetëm ju mund t’i zgjidhni kërkesat që vijnë nga industria e turizmit”.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Policia Kufitare rrit masat në Rinas për sezonin turistik, ministri Hoxha: Fokusi tek siguria dhe lehtësimi i lëvizjes

    Policia Kufitare rrit masat në Rinas për sezonin turistik, ministri Hoxha: Fokusi tek siguria dhe lehtësimi i lëvizjes

    Rinas është porta kryesore ajrore e Shqipërisë, po përgatitet për një sezon veror me fluks të lartë udhëtarësh. Nën moton ”Safe Stay in Albania”, strukturat e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë kanë intensifikuar masat për garantimin e sigurisë dhe përmirësimin e përvojës së kalimit kufitar për qytetarët dhe turistët.
    Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi një inspektim në ambientet e aeroportit, ku u njohën me organizimin dhe kapacitetet e vendosura në funksion të sezonit turistik. ”Shqipëria po përjeton një bum turistik. Vitin e kaluar u regjistruan mbi 12 milion turistë dhe gjatë gjithë sezonit veror nuk u shënua asnjë incident penal ndaj tyre. Ky është një tregues i standardeve të sigurisë që ne kemi ndërtuar dhe që po i përmirësojmë vazhdimisht”,-u shpreh Hoxha.

    Ai theksoi se portat automatike të kontrollit të dokumenteve (E-Gates) janë një element kyç në lehtësimin e lëvizjes dhe ofrimin e një shërbimi më të shpejtë për udhëtarët, ndërsa kontrolli i pasaportave kërkon vëmendje dhe kujdes të veçantë për të ruajtur balancën mes efikasitetit dhe sigurisë.
    ”Safe Stay in Albania” synon jo vetëm ruajtjen e rendit dhe sigurisë, por edhe rritjen e cilësisë së shërbimit për të gjithë ata që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë. Me vizionin kufij të hapur, por të sigurt, Policia Kufitare mbetet e angazhuar për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurt për të gjithë udhëtarët vendas dhe të huaj.

  • Rama ndan pamjet: Në kantierin e portit turistik të Durrësit po merr formë një plazh i ri

    Rama ndan pamjet: Në kantierin e portit turistik të Durrësit po merr formë një plazh i ri

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga punimet që po zhvillohen në kantierin e Portit të ri turistik të Durrësit.
    Rama shkruan se me ndërhyrjet që po kryhen plazhi po merr një pamje të re. Ai tha gjithashtu se po kryhet pastrimi i ujit të ndotur për shumë vite.
    “Në kantierin e Portit të Ri Turistik të Durrësit, po merr formë një plazh i ri aty ku kishte vetëm rrënoja e mbeturina dhe po kryhet pastrimi i ujit të ndotur për shumë vite, për të krijuar një destinacion fantastik për të gjithë, ndër më të bukurit në Mesdhe”, shkruan Rama.

     

  • Porti turistik në Durrës, Rama: Po merr formë plazhi i ri, është një destinacion fantastik për të gjithë

    Porti turistik në Durrës, Rama: Po merr formë plazhi i ri, është një destinacion fantastik për të gjithë

    Në Durrës vijon puna për ndërtimin e portit të ri turistik, ku po merr formë edhe plazhi më i ri që do të ofrojë vendpushim cilësor për turistët e huaj dhe vizitorët nga Shqipëria.
    Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, vizitoi nga afër punimet që po kryhen në këtë port të ri turistik.

    ”Në kantierin e portit të ri turistik të Durrësit, po merr formë një plazh i ri aty ku kishte vetëm rrënoja e mbeturina dhe po kryhet pastrimi i ujit të ndotur për shumë vite, për të krijuar një destinacion fantastik për të gjithë”, tha Rama në një postim në rrjetet sociale.
    Plazhi i ri do të ofrojë një tjetër hapësirë si vendpushim cilësor, me njësitë e shërbimit, hotelet, apartamentet dhe aksesin 24/7 për turistët e huaj dhe vendas.

  • Rama ndan pamjet nga kantieri i Portit të Ri Turistik të Durrësit: Po merr formë plazhi i ri!

    Rama ndan pamjet nga kantieri i Portit të Ri Turistik të Durrësit: Po merr formë plazhi i ri!

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i Portit të Ri Turistik të Durrësit.

    Krahas videos së postuar në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se po merr formë plazhi i ri, ndërsa shton se po kryhet pastrimi i ujit të ndotur.
    “Në kantierin e Portit të Ri Turistik të Durrësit, po merr formë një plazh i ri aty ku kishte vetëm rrënoja e mbeturina dhe po kryhet pastrimi i ujit të ndotur për shumë vite, për të krijuar një destinacion fantastik për të gjithë, ndër më të bukurit në Mesdhe”, shprehet ai.

    Top Channel

  • Rama dhe Balluku inspektim në rrugën Ndroq-Plepa: Do të jetë një aks me profil turistik

    Rama dhe Balluku inspektim në rrugën Ndroq-Plepa: Do të jetë një aks me profil turistik

    Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektuan punimet në rrugën Ndroq-Plepa, projekt i cili është në fazën e parë të rehabilitimit.
    Gjatë inspektimit Balluku shprehet se ka pasur një ecuri të mirë në punime dhe pretendohet që të mbyllet brenda muajit Dhjetor.
    “Pjesa e rëndësishme është që pavarësisht se rruhet gjurma në tërësinë e saj, në zonën e urës së Beshirit ndërtohet një urë totalisht e re, duke eliminuar këtu edhe kthesat e ngushta që kemi në atë pjesë. Për shkak të ecurisë së mirë që kanë pasur punimet pretendojmë ta mbyllim brenda muajit Dhjetor. Ecuria është shumë e mirë, është 30% i të gjithë volumit. Afati i dorëzimit është 16 Maj i 2026, por synimi ynë është që ta mbyllim para natës së vitit të ri 2025 këtë fazë të parë. Kjo do të jetë një rrugë e kategorisë C dhe shpejtësia në këto rrugë shkon deri në 100 km, sigurisht duke respektuar të gjitha rregullat e sigurisë rrugore dhe duke pasur parasysh që kjo zonë është me një dendësi të madhe banimi dhe biznesesh”, u shpreh Balluku.
    Keryeministri Rama lidhur me këtë projekt infrastrukturor u shpreh se do të jetë një aks me profil turistik.
    “Është një nga akset e shumëkërkuara që i erdhi rradha dhe i cili do të jetë një aks me profil turistik. Ne besojmë shumë që zhvilliomi i agroturizmit do të jetë shumë pozitiv edhe për ekonominë e kryeqytetit dhe për ekonominë familjare këtu, pasi ëhstë një zonë që do të përfitojë shumë nga rritja e turizmit dhe nga flukset që shkojnë drejt Tiranës apo Durrësit”, theksoi Rama.

  • Sinjale pozitive për sezonin e ri turistik në Sarandë: Rezervimet mbi normën

    Sinjale pozitive për sezonin e ri turistik në Sarandë: Rezervimet mbi normën

    Edhe para hapjes zyrtare të sezonit turistik, industria e turizmit në Sarandë është optimiste për një vit të suksesshëm.
    Sipas sinjaleve të para, që deri në fund të muajit mars janë shumë premtuese, qyteti ka filluar të tërheqë grupe turistësh nga vende të ndryshme.
    Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Arben Çipa, thekson se Saranda është një destinacion gjithnjë e më i preferuar për grupet e turistëve të huaj ndërsa shton se rezervimet janë mbi normën dhe përditë po shtohen.
    “Ajo që është premtuese për turizmin është se një pjesë e madhe e grupeve të turistëve grekë dhe francezë kanë filluar të vizitojnë qytetin tonë që në fillim të vitit, dhe kjo është një shenjë shumë e mirë për vazhdimësinë e numrit të turistëve”, tha Çipa.
    Ai vlerëson gjithashtu situatën e rezervimeve si të favorshme, duke shpresuar që sezoni të jetë një sukses, nëse nuk do të përsëriten problemet e vitit të kaluar.
    “Besoj se zilet e alarmit nga vitin e kaluar na kanë lënë mësime që duhet t’i korrigjojmë për këtë vit, për të siguruar një sezon të suksesshëm”, tha Çipa.
    Përveç rezervimeve pozitive, Çipa thekson rëndësinë e menaxhimit të qytetit gjatë sezonit turistik.
    Ai rendit faktorët që ndikojnë drejtpërdrejt në përvojën e turistëve: menaxhimi i mbetjeve urbane, trafiku dhe orientimi i duhur i fluksit të vizitorëve.
    Sipas tij, është thelbësore që autoritetet të menaxhojnë mirë trafikun dhe të sigurojnë pastrimin e qytetit.
    “Po besoj se sivjet menaxhimi i qytetit do të jetë më i organizuar, duke përfshirë autoritetet përgjegjëse për trafikun dhe pastrimin. Duhet të rikujtojmë se trafiku duhet të jetë i menaxhuar që nga fillimi i sezonit, me rrugët e daljes në qytet më të shumta se ato të hyrjes. Po ashtu, pastrimi duhet të monitorohet çdo ditë dhe çdo javë, për të siguruar një mjedis të pastër dhe të qetë për turistët”, tha Çipa.
    Operatorët turistikë në Sarandë kanë filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm, duke besuar se këtë vit do të ketë një fluks të madh turistësh, duke shpresuar se gjithçka do të shkojë sipas planit dhe pa asnjë pengesë.

  • Shtohen investimet në Voskopojë, mbi 800 vende akomoduese në destinacionin turistik të juglindjes

    Shtohen investimet në Voskopojë, mbi 800 vende akomoduese në destinacionin turistik të juglindjes

    Voskopoja është kthyer në destinacionin turistik më të pëlqyer të juglindjes. Vite më parë, fshati kishte një numër të reduktuar akomodimesh, sot ka më shumë se 800 vende akomoduese.
    Voskopojarët që ishin larguar para shumë vitesh në emigracion kanë filluar të rikthehen dhe kanë ndërtuar hotelet dhe bujtinat e tyre. Panajot Falo, pas 30 vitesh, rikthehet në fshatin e tij duke ndërtuar së bashku me bashkëshorten një hotel në qendër të fshatit turistik.
    Florian Fidani rrënjët i ka në fshatin Krushovë. Pasi ka jetuar e punuar në kompani të ndryshme në Boston të Shteteve të Bashkuara, ka vendosur të investojë në Voskopojë, aty ku, siç thotë, çdo vit ka kaluar pushimet verore.

    Gjatë këtyre 10 viteve të fundit, Voskopoja ka ndryshuar shumë për shkak edhe të investimeve në infrastrukturën rrugore.
    /vizionplus.tv

  • Tragjedi në Torino: Autobusi turistik bie në lumin Po, shoferi humb jetën

    Tragjedi në Torino: Autobusi turistik bie në lumin Po, shoferi humb jetën

    Një autobus turistik ka rënë në lumin Po, pranë Piazza Vittorio Veneto në Torino, pasi devijoi nga rruga, u përplas me murin mbrojtës dhe u zhyt pjesërisht në ujë.
    Në bord ndodhej vetëm shoferi, i cili u gjet pa ndjenja dhe, pavarësisht përpjekjeve për reanimim, u shpall i vdekur.
    Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse me ndihmën e një helikopteri, ndërsa kërkimet vijojnë për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
    Autobusi i kompanisë Di Carlo Tour po ecte mbrapsht, ndoshta për shkak të një gabimi ose problemi shëndetësor të shoferit. Gjatë lëvizjes, ai goditi tre gra, por fatmirësisht asnjëra nuk është në gjendje të rëndë.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Aksident në Itali/ Autobusi turistik përplaset me murin mbrojtës, përfundon në ujërat e limit Po

    Aksident në Itali/ Autobusi turistik përplaset me murin mbrojtës, përfundon në ujërat e limit Po

    Një autobus turistik ka rënë nga një breg i lumit Po, pranë Piazza Vittorio Veneto, në qytetin e Torinos. Mjeti ka përplasur një mur mbrojtës, ka rënë në lumë dhe është zhytur pjesërisht në ujë.
    Brenda autobusit ndodhej vetëm shoferi, i cili është nxjerrë nga ujërat pa ndjenja. Pavarësisht përpjekjeve të gjata për ta shpëtuar, ai është shpallur i vdekur.
    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë edhe me një helikopter. Vijojnë kërkimet për të verifikuar nëse ka pasur persona të tjerë në bord ose kalimtarë të përfshirë në aksident.
    Ngjarja ka ndodhur në zonën e Murazzit, shumë pranë qendrës historike të qytetit. Autobusi i përkiste kompanisë Di Carlo Tour me seli në Campobasso. Sipas hetimeve të para, autobusi po ecte mbrapsht, ndoshta sepse autisti kishte gabuar rrugën ose kishte pësuar një problem shëndetësor gjatë drejtimit të mjetit.
    Gjatë lëvizjes së tij, autobusi ka goditur tre kalimtarë, por asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.
    Filippo Camedda, pronari i një lokali pranë Murazzit, ka qenë dëshmitar i aksidentit dhe ka treguar:
    “Pashë një autobus që po ecte me një shpejtësi të çmendur. U përplas me një balustradë prej guri, mbeti pezull për një moment dhe më pas ra në lumë. Gjithashtu, goditi një grua, por fatmirësisht vetëm lehtësisht dhe pa i shkaktuar dëmtime të rënda”.
    Ai shtoi se disa persona nga një klub kanotazhi afër lumit kanë ndërhyrë menjëherë për të ndihmuar:
    “Vrapuam me një jelek shpëtimi. Ndërkohë, disa djem nga klubi i kanotazhit u hodhën në ujë. U hodh një çekiç, ata thyen xhamin e autobusit dhe arritën ta nxjerrin autistin. Nga sa pamë, brenda autobusit nuk kishte të tjerë pasagjerë”.
    Sipas dëshmitarëve, kanotierët tentuan ta rianimonin autistin për rreth 30 minuta, ndërsa prisnin mbërritjen e shërbimeve të emergjencës. Zjarrfikësit ishin të parët që arritën në vendngjarje, duke bllokuar hyrjen në zonën e aksidentit, pas tyre mbërriti ambulanca, por fatkeqësisht autisti nuk ia doli dot.