Tag: turistëve

  • “Siguria e shqiptarëve nënkupton sigurinë e turistëve polakë”/ Kryetari i grupit Poloni-Shqipëri në parlamentin polak: BE është garanci

    “Siguria e shqiptarëve nënkupton sigurinë e turistëve polakë”/ Kryetari i grupit Poloni-Shqipëri në parlamentin polak: BE është garanci

    Kryetar i Grupit Poloni-Shqipëri në parlamentin polak, Bartosh Romoviç, foli nga Pogradeci rreth sigurisë së turistëve në vend.

    Ai tha se një vend i sigurt për shqiptarët, është një vend i sigurt për turistët polakë, që në vend janë në një numër të konsiderueshëm.
    “Siç e dimë mirë Shqipëria është në rrugën drejt integrimit të BE-së. Jame duke u diskutuar fazat e mëtejshme të negociatave. Polonia nuk ka shumë kohë që ka kaluar të njëjtin proces dhe kur bie rasti e flasim me parlamentarë shqiptarë biseda ka gjithmonë të njëjtën përmbajtje edhe pse deputetët shqiptarë na pyesin se çfarë rruge duhet të ndjekë Shqipëria, rrugë e cila do jetë më e shpejtë, më efikase dhe nuk duhet të përsërisë gabimet e atyre që kanë përshkruar të njëjtën rrugë më përpara. Mos të harrojmë se nga turistët që vizitojnë Shqipërinë një grup shumë i madh përbëhet nga polakët dhe statistikat tregojnë se grupi vijon gjithmonë duke u rritur. Prandaj mendoj që aq më tepër janë të vlefshme bisedat dypalëshe shqiptaro- polake sepse siguria e shqiptarëve dhe siguria e Shqipërisë nënkupton edhe sigurinë e turistëve polakë që vizitojnë Shqipërinë.
    Mendoj që një BE e fortë është një garanci për sigurinë në botë. Polonia me popullsinë e saj prej 38 milion banorësh është prej elementëve të rëndësishëm të këtij organizmi politik. Atje ku është perspektiva që BE- ja të zgjerohet atje Polonia duhet të jetë e pranishme. Mendoj që vetë shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se cilat janë ato pritshmëri që duhet të përmbushin në mënyrë që të afrohen me qytetarët e BE-së. Kurse ne nga ana jonë mund t’ju ofrojmë pra dijet tona si mund ta bëni këtë gjë.
    Unë mund t’ju them diçka nga pikëvështrimi im pasi unë jam banor i një vendi që ndodhet 7 km larg kufirit me Ukrainën. Përpara se te bëhesha deputet i Parlamentit të Polonisë për 7 vite kam shërbyer si Kryetar Bashkie i një prej qytezave të vogla por që gjendet në kufirin polako- ukrainas. Dua të shpreh këtu pikëpamjet e të gjithë polakeve pavarësisht se ku banojnë dhe cilat janë bindjet e tyre politike. Ne e themi hapur , ishte Rusia ajo që e sulmoi Ukrainën. Polonia e thotë hapur një gjë të tillë që prej fillimit të konfliktit dhe përpiqet ti ofrojë Ukrainës mbështetjen dhe ndihmën e vetë brenda mundësive. Nuk duhet te bëjmë lëshime lidhur me faktin qe këtij konflikti i duhet dhënë fund, por ti jepet fund pa e dëmtuar popullatën ukrainase . Aq më pak duhet të tregojmë që kemi një qëndrim që priret kah lëshimi, sepse lëshimet që ne bëjmë sot janë nxitje për diktatorët e sotëm por edhe të nesërm. Mendoj që mbështetja ndaj Ukrainës është e nevojshme dhe jo vetëm mbështetja që jep Polonia apo BE-ja dhe SHBA por mbështetja e gjithë botës. Mendoj që kjo është në interesin e të gjithëve përfshirë edhe shtetin shqiptar”, tha Bartosh Romoviç.

    Top Channel

  • “Travel and Tour World”: Turistët ndërkombëtarë “pushtojnë” qytetin historik të Beratit

    “Travel and Tour World”: Turistët ndërkombëtarë “pushtojnë” qytetin historik të Beratit

    Me peizazhet e bukura dhe pamjet piktoreske, Berati, i njohur si “Qyteti i një mbi një dritareve”, është shndërruar shpejt në një nga destinacionet më të njohura në Shqipëri, falë historisë së tij të pasur dhe ndërtesave karakteristike osmane, sipas “Travel and Tour World” (TTW).
    Në një periudhë prej 10 muajsh, qyteti i Beratit është vizituar nga 750,000 turistë ndërkombëtarë dhe vendas, duke rritur ndjeshëm aktivitetin ekonomik të qytetit dhe zonës përreth, pasi shumë biznese lokale si hotele, restorante dhe kompani turistike po përfitojnë nga fluksi i turistëve.

    Pse e vizitojnë Beratin turistët?

    Vizitorët tërhiqen nga historia dhe arkitektura e pasur e qytetit. Kalaja mesjetare që dominon qytetin është një pjesë e mrekullueshme e historisë dhe arkitekturës.

    Kalaja u ofron vizitorëve një pamje të mrekullueshme të arkitekturës historike më të fundit të qytetit dhe peizazhit të bukur të rajonit. Kalaja e Beratit përbëhet nga pjesë arkitekturore dytësore, të cilat përfshijnë një faltore dhe një xhami, dhe pasqyrojnë disa nga diversitetet kulturore dhe fetare i rajonit.
    Vizitorët gjithashtu vlerësojnë rajonet e Mangalemit dhe Goricës me rëndësinë e tyre historike dhe rrugët e ngushta me kalldrëm.
    Këtu, turistët mund të gjejnë monumente të bukura të arkitekturës nga epoka osmane.
    Një nga atraksionet në qytet janë monumentet dhe arkitektura e Beratit.
    Trashëgimia kulturore e qytetit, muzetë dhe historia e tij gjithashtu tërheqin vizitorët.
    Muzeu Etnologjik, i vendosur në ish-shtëpinë e guvernatorit, ka një koleksion të pasur objektesh historike që portretizojnë traditat nga Berati, ndërsa Muzeu i Ikonografisë strehon vepra arti bizantine dhe fetare.
    Ekonomia turistike në zgjerim e Beratit po ndihmon në rritjen dhe diversifikimin e sektorit të shërbimeve të qytetit.
    Vëllimi në rritje i rezervimeve ka nxitur hotelet dhe akomodimet butike të zgjerojnë ofertat e tyre të shërbimeve.
    Qyteti i vjetër i Beratit ka regjistruar një fluks të larmishëm të turistëve ndërkombëtarë.
    Disa pika turistike u shërbejnë turistëve të huaj gatime shqiptare si byrek, tavë qengji dhe verëra lokale.
    Rritja e numrit të turistëve në qytet u vjen në ndihmë edhe dyqaneve të artizanatit, shitësve të suvenireve dhe bizneseve të vogla që shesin artizanate tradicionale.
    Tekstilet e endura me dorë, produktet prej bakri dhe qeramika janë shpesh blerje të kërkuara nga turistët.
    Gjithashtu, me rritjen e numrit të vizitorëve të huaj dhe vendas në Berat, bizneset janë zgjeruar, duke rritur mundësitë e punësimit dhe duke forcuar ekonominë lokale.
    Operatorët turistikë që ofrojnë udhëtime, guidë dhe aktivitete kulturore janë zgjeruar gjithashtu.
    Vizitorët mund të zhvillojnë udhëtime të organizuara për të vlerësuar dhe kuptuar trashëgiminë kulturore të Beratit – me guida vendase që tregojnë historitë e arkitekturës dhe traditave të qytetit.
    Turistët e huaj janë të interesuar për historinë e monumenteve të famshme të Beratit.
    Trashëgimia e UNESCO-s dhe roli i saj në turizëm
    Fakti që Berati është një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ka kontribuar shumë në popullaritetin e tij në rritje si një destinacion turistik.
    Historia, arkitektura dhe kultura e qytetit janë të jashtëzakonshme dhe i kanë mundësuar qytetit të bëhet një nga vendet e trashëgimisë më të mbrojtura në të gjithë globin.
    UNESCO jo vetëm që e mbrojti qytetin dhe e solli atë në skenën ndërkombëtare, por e nxiti atë të praktikonte turizmin e qëndrueshëm.
    Kjo i lejon qytetit të ruajë si monumentet natyrore ashtu edhe ato kulturore të qytetit.
    Shpallja e Beratit si Trashëgimi Botërore ndihmon në zgjerimin e potencialit të tij në promovimin e turizmit – si një nga qytetet e vlerësuara të Shqipërisë.
    Gjirokastra, një tjetër qytet i vlerësuar, është i njohur për arkitekturën e tij osmane të ruajtur mirë dhe është i vendosur në një vendndodhje të përshtatshme për vizitorët ditorë.
    Ofertat e kombinuara të qytetit të UNESCO-s nxisin turizmin në rajon, duke i dhënë Beratit një pozicion të spikatur në hartën e turizmit kulturor të Shqipërisë.
    Berati, një atraksion ndërkombëtar i Shqipërisë
    Midis turistëve ndërkombëtarë, Shqipëria po bëhet një destinacion popullor udhëtimi me Beratin si një nga atraksionet e saj.
    Popullariteti në rritje i Shqipërisë për ofertat e saj, dhe më konkretisht qyteti i Beratit, i atribuohet historisë së pasur, peizazheve të bukura dhe infrastrukturës turistike në rritje.
    Ndërthurja e jashtëzakonshme e sharmit historik dhe turizmit modern të Beratit është një faktor tërheqës për vizitorët në kërkim të përvojave autentike kulturore.
    Midis turistëve ndërkombëtarë që vizitojnë Beratin, vizitorëve nga Evropa dhe kryesisht Italia, Greqia dhe Gjermania fqinje janë më të shpeshtët.
    Megjithatë, qyteti po fiton një reputacion të mirë dhe po tërheq turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Australia.

  • “Buxheti nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve/ Zhupa: Tirana s’ka muze, teatër dhe cirkun e bëjnë deputetët

    “Buxheti nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve/ Zhupa: Tirana s’ka muze, teatër dhe cirkun e bëjnë deputetët

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në fjalën e saj në Kuvend tha se buxheti nuk shkon për nevojat kulturore të qytetarëve dhe turistëve, por shkon për godina pa lidhje me realitetin shqiptar si në rastin e Butrintit.
    Zhupa deklaroi se në Tiranë nuk ka institucione kulturore, nuk ka Teatër, Muze dhe Galeria e Arteve është ende e mbyllur.
    “Sot peizazhi i mbrojtur i Butrintit do të ketë një godinë japoneze se çfarë lidhje ka kjo këtë e di AADF-ja.
    Sado që mburreni me numrin e turistëve po u kujtoj që në Tiranë është gropë Teatro Kombëtar, është i mbyllur MHK, cirku i vetëm është ai që bëjnë këta pas shpinës sime.
    Nuk ka institucione kulturore që u përgjigjen nevojave të qytetarëve dhe turistëve. Nuk ka infrastrukturë minimale, nuk ka kalendar.
    Duhet që ky buxhet të kthehet te prioritetet jo tek oligarkët”, tha Zhupa.

  • Kishin humbur rrugën në Shebenik, policia ju vjen në ndihmë turistëve zviceranë

    Kishin humbur rrugën në Shebenik, policia ju vjen në ndihmë turistëve zviceranë

    Policia e Librazhdit ju ka ardhur në ndihmë 2 turistëve nga Zvicra të cilët kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në Shebenik.
    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Librazhdit u nisën drejt zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët.
    Njoftimi:

    Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut 🏞️, Policia iu erdhi në ndihmë 2 turistëve nga Zvicra.
    Salla Operative e Komisariatit të Policisë Librazhd mori njoftim se një çift turistësh kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të malit të Shebenikut.
    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Librazhdit u nisën drejt zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët. Në mbështetje të tyre shkuan edhe punonjës të zonave të mbrojtura.
    Pas disa orësh kërkime, turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore.
    Turistët falënderuan punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë, si dhe punonjësit e zonave të mbrojtura.
    Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan mbetet e angazhuar maksimalisht për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë 🏔️.
    #angazhimpërkushtim👮‍♂️
    #tëvendosurkundërkrimit✅
    #nëshërbimtëqytetarëve👮‍♀️

  • “Turizmi duhet të ndryshojë”, ekspertet tregojne problematiken kryesore, ja çfarë duhet ndryshuar

    “Turizmi duhet të ndryshojë”, ekspertet tregojne problematiken kryesore, ja çfarë duhet ndryshuar

    Interesi i turistëve për të vizituar Shqipërinë ishte i lartë edhe këtë vit, ku deri në dhjetor pritet që të arrihet numri prej 12 milionë vizitorësh.

    Por ajo çka vihet re është se, ndryshe nga 2024, sivjet ka pasur një rënie të turizmit cilësor. Çka do të thotë se turistët që kanë pushuar në vendin tonë kanë kërkuar akomodime me çmime më të ulëta, duke synuar kryesisht banesat që jepen me qira në platformat online si Airbnb, e rrjedhimisht kanë shpenzuar më pak para.
    Kreu i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, thotë se problematika kryesore e turizmit mbetet shërbimi dhe për këtë ofron një zgjidhje.
    “Në rritje është numri i turistëve low-cost. Ka rënie të turizmit cilësor, atyre që paguajnë më shumë dhe janë në interesat e ekonomisë shqiptare. Kjo ka ardhur për shkak të shërbimit. Një turist pret 20 minuta për një kafe në një hotel që ka paguar dhe 600 euro. Ky është një problem që prek edhe vende të tjera, por në Shqipëri është më i theksuar për shkak të emigracionit. Është emergjente dhe ka ardhur koha për ngritjen e një akademie ose fakulteti të dedikuar turizmit”, thotë Kasa.
    Sa i përket turizmit të vjeshtës, të huajt më së shumti vijnë në grupe të organizuara dhe qëndrojnë 7 netë, duke përfshirë në guidën e tyre qytete të ndryshme të vendit.
    “Turizmi i vjeshtës është kryesisht kulturor dhe është goxha mirë, është në rritje dhe në nivele të kënaqshme. Zgjedhin paketa me 7 netë qëndrimi, vizitojnë atraksionet turistike më të njohura ose zonat malore. Bëjnë vizita në Gjirokastër, Berat, Apolloni, Sarandë, Përmet”, shton Kasa.
    Turistët që vijnë dhe kalojnë disa ditë pushimi në vendin tonë janë më së shumti nga rajoni i Europës, më pas renditet Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori.

  • “Synojmë mbi 12 mln turistë”, Rama: Rikualifikime urbane për të nxitur ecjen në qytet

    “Synojmë mbi 12 mln turistë”, Rama: Rikualifikime urbane për të nxitur ecjen në qytet

    Rritja e numrit të turistëve për Kryeministrin Edi Rama tregon qartë ndryshimin dhe transformimin rrënjësor që vendi ynë ka pësuar përgjatë viteve.
    Në konferencën ndërkombëtare Walk21, ku ekspertë nga e gjithë bota janë mbledhur në Tiranë për të shpalosur idetë e zhvillimit urban, kreu i qeverisë u rikthye pas në kohë, ku përshkroi kryeqytetin gjatë viteve të komunizmit.
    “54 vite më parë ishte një vend krejt i ndryshëm ku nuk lejohej asnjë makinë private, ku numri i përgjithshëm i makinave që qarkullonin ishin rreth 5 mijë në të gjithë vendin dhe numri i turistëve 2 mijë në vit, ndërkohë që në këtë vit do të shkojmë përtej 12 mln”, tha Rama.

    Kreu i qeverisë vuri theksin tek sfidat me të cilat tashmë po përballet Shqipëria, në mënyrë që të përballojë fluksin e lartë të vizitorëve.
    “Megjithatë dhe pse bëmë shumë për tu ri sjellë njerëzve hapësirë ku ata të shijonin të ecurin, ecja nëpër qytet u bë gjithmonë e më e vështirë. Mendoj që 5.09 çdo minutë që mund të marrim për të ngadalësuar hapin, në çdo metër që do mund të përfitojmë për këmbësorët është një sukses për tu festuar sepse është një mënyrë për të ndihmuar njerëzit tanë, por për aq kohë sa jemi ende të vetëdijshëm për sfidat e për atë që duhet të bëjmë, atëherë na duhet të luftojmë”, u shpreh Edi Rama.
    Rama gjithashtu lajmëroi se qeveria po punon me arkitektë dhe urbanistë në mënyrë që jo vetëm Tirana por të gjithë qytetet e Shqipërisë të bëhen edhe më atraktive.
    /vizionplus.tv

  • Euro zbret poshtë 97 lekëve, largimi i turistëve nuk e forcon monedhën europiane

    Euro zbret poshtë 97 lekëve, largimi i turistëve nuk e forcon monedhën europiane

    Euro ka vijuar që të humbase pikë kundrejt monedhës kombëtare. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye në fundjavë me 96.91 lekë.
    Dobësimi i monedhës europiane ka vijuar edhe pse zyrtarisht ka përfunduar sezoni turistik, ku periudha korrik –gusht shënon dhe numrin më të lartë të turistëve.
    Euro pësoi një forcim të lehtë në ditë e fundit të muajit gusht dhe fillim shtator për të vijuar më pas rënien. Nga ana tjetër, prurjet valutore po ndikohen nga rigjallërimi i remitancave dhe nga vlerat e larta të investimeve të huaja. Emigrantët, në periudhën janar-qershor kanë sjellë 532 milionë euro.
    Dobësimi i euros gjatë 2025-ës, ka qenë më i përmbajtur krahasuar me vitet e kaluara. Nivelin më të lartë për këtë vit, euro e ka regjistruar në 30 janar, kur arriti të këmbehej me rreth 100 lekë.

  • Ishin bllokuar në Ujvarën e Shëngjergjit, policia u vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë pas 12 orësh kërkimi

    Ishin bllokuar në Ujvarën e Shëngjergjit, policia u vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë pas 12 orësh kërkimi

    Policia iu vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë të kishin mbetur të bllokuar te Ujvara e Shëngjergjit.
    Shërbimet e Komisariatit të ushtrisë Nr. 4, në bllokun me Njësinë Alpine Forcës Kombëtare të Sigurisë së Tiranës, pas marrjes së njoftimeve të organizimit të informacionit për t’u ardhur në ndihmë të dy turistëve gjermanë, të gjithë kishin mbetur të Ujvarës së Shëngjergjit.
    Pas 12 orësh kërkimi, për shkak të terrenit të problemeve, të thepisur dhe të largësisë së zonës nga rrugët e aksesueshme me automjete, u bë e mundur lokalizimi i tyre. Dy turistët gjermanë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
    Policia e Tiranës do të jetë maksimalisht në shërbim të shërbimit të shërbimit dhe vizitorëve, duke i quajtur ata që për çdo problematikë telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

  • Tritol në hotelin e vëllait të Vangjush Dakos në Durrës, panik mes turistëve

    Tritol në hotelin e vëllait të Vangjush Dakos në Durrës, panik mes turistëve

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, pranë një hoteli të vëllait të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.
    Raportohet se një sasi tritoli është vendosur brenda një çante të dyshimtë, e cila është lënë pranë hyrjes së hotelit, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe turistëve të shumtë që ndodhen në zonë.
    Pas sinjalizimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke evakuuar njerëzit përreth.
    Për neutralizimin e mjetit shpërthyes është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv, të cilët kanë bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar.
    Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por ngjarja ka krijuar kaos dhe frikë në një zonë turistike tejet të frekuentuar në këtë periudhë të verës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e vendosjes së eksplozivit.
     

  • “Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”,Rama: Të rrisim cilësinë e vizitorëve

    “Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”,Rama: Të rrisim cilësinë e vizitorëve

    Kryeministri Edi Rama ka folur për objektivat e qeverisë në sektorin e turizmit.
    Kreu i qverisë tha se edhe në këtë sezon Shqipëria regjistroi rritje të numrit të turistëve që pushuan këtë verë në vendin tonë.
    Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se tashmë nuk është objektiv numri i turistëve , por cilësia e turistëve që konsumojnë vendin tonë, të cilët kontribuojnë në ekonomi.
    “Rritja e madhe nga Franca, Gjermania, e konsiderueshme nga Kina, India, Australia, rritja në numër për ne s’është më prioriteti i parë, prioriteti është rritja e cilësisë dhe numrit të turistëve që konsumojnë më shumë në vendin tonë. Ka një përputhshmëri shumë interesante midis rritjes së numrit të vizitorëve dhe përmirësimit të perceptimit, sjell si shembull Francën që në Eurobarometrin e bërë nga KE për të parë pëlqyeshmërinë e vendeve kandiate ka një perceptim pozitiv populli francez që as mund të imagjinohej kur Shqipëria dhe shqiptarët në Francë shikoheshin si një vrimë e zezë që sillte dele të zeza”,-tha Rama.