Tag: turistët

  • Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik të Krujës

    Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik të Krujës

    Shqipëria po preferohet gjithmonë e më shumë jo vetëm për detin por edhe për historinë e kulturën.Kruja është transformuar në një destinacion të mirfilltë për turistët gjatë kësaj vere .

    Vetëm në 4 muaj janë regjistruar rreth 1.3 milionë vizitorë të cilët kanë preferuar të eksplorojnë muzeun Historik Kombëtar dhe atë Etnografik por edhe  parkun Kombëtar të Qaf Shtamës, malin e Skënderbeut, si dhe objekte kulti.Turistët e huaj  vlerësojnë  historinë  ,kulturën por edhe mikpritjen që u ofrohet.

    Ndikim në tërheqjen e turistëve në këtë zonë ka dhënë shtimi i numrit të bujtinave, cilësia e gatimeve tradicionale dhe çmimet me standarte që i ofrohen turistëve.

    Drejtuesit e në Muzeun e Krujës theksojnë se turistët kryesor gjatë kësaj vere janë amerikan por nuk kanë munguar edhe nga shtete europiane./abcnews/KultPlus.com

  • Sondazhi me turistët, cilat janë pjatat dhe pijet e tyre të preferuara në Shqipëri

    Sondazhi me turistët, cilat janë pjatat dhe pijet e tyre të preferuara në Shqipëri

    Kuzhina shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim nga turistët e huaj, duke u kthyer në një përvojë kyçe për ta të udhëtimit në Shqipëri. Të paktën kështu tregon një anketë e zhvilluar nga “Monitor.al” gjatë muajit qershor me 250 turistë në qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë dhe Berat.

    Pjatat më të preferuara

    Në krye të preferencave gastronomike qëndron tava e dheut, e përzgjedhur si më e shijshmja nga 22% e turistëve. Pas saj vjen peshku në furrë (17%), ndërsa një surprizë e këndshme është rritja e popullaritetit të qifqive nga Gjirokastra. Këto zgjedhje po ndikojnë edhe në rikthimin e recetave tradicionale në menutë e restoranteve lokale.

    Pijet vendase po fitojnë po ashtu vëmendje. Vera shqiptare rezulton më e konsumuar (63%), e ndjekur nga rakia (52%), që për turistët përfaqëson një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

    Edhe birrat vendase janë më të preferuara se ato të huaja (47% kundrejt 35%), duke reflektuar një prirje të qartë drejt autenticitetit.

    Çmime të favorshme, përvojë pozitive

    Çmimet në restorantet shqiptare janë vlerësuar si shumë konkurruese: 38% e turistëve i cilësuan “shumë të lira”, ndërsa 45% “të përballueshme”. Vetëm 3% menduan se ishin të shtrenjta.

    Kuzhina shqiptare ka marrë vlerësime të larta: mbi 52% e turistëve i dhanë notën maksimale prej 5 yjesh dhe 26% dhanë 4.5 yje. Më pak se 6% dhanë një vlerësim prej 3 yjesh ose më pak.

    Qytetet më të vlerësuara për përvojën kulinare janë Gjirokastra (91%), Berati (88%), Vlora (85%) dhe Shkodra/Thethi (82%), destinacione që spikasin për ofertat autentike dhe praninë e agroturizmeve.

  • Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit

    Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit

    Lini, fshati piktoresk buzë liqenit të Ohrit, rreth 22 km larg Pogradecit është ndër më të preferuarit sidomos nga turistët e huaj.
    Pas zbulimeve të fundit më të jashtëzakonshme arkeologjike, ku Lini konsiderohet si vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë, ai po tërheq edhe më shumë turistë të huaj.
    Ekipi i ATSH-së vizitoi Linin ndërsa gushti me temperaturat e larta ndihet më pak se kudo pranë liqenit, duke tërhequr vizitorë të shumtë, të cilët interesohen edhe për zbulimet e fundit rreth vendbanimeve palafite në zonë.
    Kryetari i bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli konfirmoi për ATSH-në se “zbulimi i palafiteve rreth 8000-vjeçare në Lin ka ndikuar në rritjen e numrit të turistëve, veçanërisht atyre të huaj”.
    Peizazhi i gushtit me barin e përzhitur nga nxehtësia që krijon mirazhe në ajër bashkohet me nuancat e kaltra e të gjelbra të ujërave të liqenit poshtë fshatit.
    Teksa hyn në fshatin turistik të Linit, ajo që çdo turist dëshiron të vizitojë është Bazilika e Linit.
    “Gjatë këtij sezoni e kanë vizituar Bazilikën e Linit 4735 turistë, prej të cilëve 3298 janë të huaj dhe 1437 vendas. Vendndodhja në majë të kodrës e bën edhe më interesante pasi turistët që shohin këtë monument kulture përballen edhe me pamjen piktoreske që ofrohet nga aty”, tha Xhakolli.
    Kryebashkiaku Xhakolli bëri të ditur se “në Lin ka një projekt që është në zbatim për kanalizimin e ujërave të ndotura dhe ndërtimin e muzeut për zbulimet e bëra kohët e fundit në lidhje me vendbanimet palafite rreth 8000-vjeçare”.
    Gjithashtu, Xhakolli tha se “fshati i Linit hyn tek projekti i 100 fshatrave dhe është gati një projekt për ndërhyrjen në infrastrukturë në këtë fshat nga qeveria”.
    Në Lin vitet e fundit janë ndërtuar një sërë bujtinash, që mirëpresin me qindra turistë nga mbarë bota.
    Rozeta Bicja, e ka kthyer shtëpinë e saj në qendër të Linit prej 14 vitesh në një bujtinë që e ka quajtur “Shtëpia e Luleve”.
    “Turistët që vijnë në Lin, janë nga të gjitha vendet e botës, por këtë vit më shumë kanë qenë nga Gjermania, Franca, Holanda, Zvicra, Austria, Anglia, SHBA-ja etj. Ata pëlqejnë më shumë bujtinën për faktin se kemi ruajtur shtëpinë tradicionale me gurë”, tha Bicja për ATSH-në.
    Bicaj theksoi se “mes shumë detajesh në bujtinën tonë, spikasin kostumet etnografike, qilimat e punuar në vegël, që familja jonë i ka ruajtur brez pas brezi”.
    Sipas saj, turistët pëlqejnë shumë edhe gastronominë e zonës.
    “Ndër ushqimet më të pëlqyera nga turistët janë sigurisht lakrori dhe tava e Koranit, që përgatiten nga amvisat pogradecare”, tha Bicaj.
    Lini, fshati i vogël buzë liqenit të Ohrit, që të shfaqet menjëherë sapo zbret Qafëthanën në Pogradec ka një bukuri të rrallë dhe peizazh mahnitës.
    Gojëdhënat tregojnë që dikur gadishulli i Linit ka qenë një ishull i bukur me bimësi të dendur.
    Jeta në këtë gadishull ka filluar në periudhën e parë të Epokës së Hekurit (kohë së cilës i përkasin edhe mozaikët e famshëm të Linit, të cilët gjenden mbi kodër) dhe ka vazhduar deri në kohën e Mesjetës së Hershme. Ndërsa për origjinën e emrit ka shumë histori.
    Njëra prej tyre thotë se, kur ushtarët e Jul Çezarit mbërritën në këtë kodër u mahnitën aq shumë, sa bërtitën “Lyhnidas”, që do të thotë “Liqeni i Dritës”.
    Ndërsa vetë banorët shprehen se dikur fshati shtrihej deri në mesin e Liqenit dhe më pas u krijua fshati i ri. Të gjithë thoshin: “Lindi fshati” dhe që atëherë u quajt Lin, si shkurtim i fjalës “Lindi”./ATSH

  • “Shija” e turizmit, si po rikthehet tradita e tavës së kosit, lakrorit apo petullave të fshira

    “Shija” e turizmit, si po rikthehet tradita e tavës së kosit, lakrorit apo petullave të fshira

    Gatimet tradicionale shqiptare, dikur të zhdukura nga menutë, po përjetojnë një rikthim të fuqishëm të nxitur nga kërkesa e turistëve të huaj për përvoja autentike. Çdo pjatë si tava e kosit, lakrori apo petullat e fshira, nuk është vetëm shije – është një histori që shitet. Tani jo vetëm shijet e veçanta, por edhe çmimet e përballueshme dhe përdorimi i produkteve vendase po kthehen në një avantazh unik për ekonominë. Kjo prirje po ndihmon në rritjen e vlerës së përvojës turistike, por edhe në gjallërimin e prodhimit vendas, nëpërmjet lidhjes së drejtpërdrejtë me fermerë dhe produkte të zonës. Armela Toska Trahana e zënë me kos, lakrori në saç dhe tava e kosit nuk janë më thjesht gatime të shtëpisë por janë kthyer në përvoja kulinare që të huajt i kërkojnë me ngulm.Me më pak se 20 euro, turistët shijojnë një drekë të plotë, të shërbyer me kujdes dhe histori, një luks i rrallë në Europën e sotme. Por nuk është thjesht çmimi që i tërheq – është tradita.Pjata të harruara si yshmeria, shapkat çame apo kulaçi i mbushur me djathë po rikthehen në menu, të nxitura nga dëshira për të përjetuar një Shqipëri të vërtetë, përtej guidave klasike.Në këtë rikthim të heshtur të traditës, turistët janë bërë ambasadorët më të mirë të kuzhinës shqiptare.Në zemër të Tiranës, aty ku shëtisin çdo ditë qindra vizitorë të huaj, nuk është e pazakontë të gjesh një pjatë me mish gici për 800 lekë, një gotë verë shtëpie për 300 lekë apo një sallatë të freskët për vetëm 400 lekë.Një vakt i plotë, me shije autentike dhe produkte vendase, për më pak se 2,000 lekë – kjo është ajo që i habit më shumë vizitorët.Kjo përballueshmëri, e kombinuar me mikpritjen dhe shijet tradicionale, po e shndërron gastronominë shqiptare në një nga pikat më të forta të turizmit.“Në një kohë ku kuzhinat globalizohen, ne besojmë se autenticiteti është vlera më e madhe”, – thotë Jurgen Bame, nga “Era Restaurant”.Sipas tij, tradita nuk është pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, por baza mbi të cilën mund të ndërtohen përvoja të reja e të paharrueshme.  Një udhëtim në shijen e harruar: Si po i rikthejnë turistët petullat dhe lakrorin në menutë shqiptareShqipëria është prej kohësh një destinacion që të magjeps me peizazhet e saj dhe historinë e pasur, por për shumë vizitorë, surpriza më e madhe fshihet në pjata.Pas çdo vakti që shërbehet në një restorant vendas, fshihet një histori – jo vetëm ajo e një kuzhine me ndikime osmane, ballkanike e mesdhetare, por edhe një rikthim i heshtur i traditës që dikur ishte zhdukur nga tryezat e restoranteve.Kuzhina shqiptare, e pasur dhe e larmishme, dikur jetonte vetëm në shtëpi: gatimet si petullat e fshira, qifqit, yshmeria, apo lakrori me hithra rrallëherë gjendeshin në menutë e restoranteve.Këto pjata, të lidhura ngushtë me kujtesën e gjyshes dhe kuzhinat e shtëpisë, për një kohë u panë si të papërshtatshme për gastronominë e tregut që për një kohë të gjatë ishte drejtuar nga pjata ndërkombëtare si pastat, pica risotto etj.Por ky perceptim po ndryshon.Sot, restorantet në zona turistike, nga Alpet te Bregdeti, po shtojnë pikërisht këto gatime në menutë e tyre, të nxitura nga një kërkesë në rritje nga vizitorët e huaj.“Turistët nuk kërkojnë më thjesht një pjatë me mish apo një birrë të ftohtë – ata kërkojnë përvojë, autenticitet, histori në çdo kafshatë.Rikthimi i traditës shqiptare është një rrugë e gjatë dhe sfiduese, por po sjell frymëmarrje të re për kulturën dhe identitetin e këtij vendi”, pohon për “Monitor”, Enri Jahaj, kreu i Shoqatës së Bar Restoranteve.Z. Jahaj shprehet se restorantet duhet t’u japin menuve një frymë shqiptare dhe nuk duhet të ngelen më me gatime ballkanike.“Kur vjen puna te gatimet mendoj se nuk duhet të ngelemi më te gatimet tradicionale ballkanike, duhet t’i japim një frymë shqiptare, mesdhetare dhe kjo pastaj është meritë e shefave, e atyre që janë mendjehapur dhe kanë dëshirë të guxojnë” – thotë ai.Petrit Fiska, nga agroturizmi i mirënjohur “Alpeta”, në Berat, thotë se nisur nga kërkesa e turistëve përfshinë përherë në menu lakrorin dhe yshmerinë.“Fillimisht i ofruam si pjata ditore, por kërkesa ishte aq e lartë sa u kthyen në pjata bazë”.Përveç petullave dhe lakrorit, në menutë e restoranteve veçanërisht atyre të Agroturizmit ka pjata të tjera të vjetra si:– Japrakët me gjethe hardhie– Trahanaja e zënë me kos– Kulaçi i mbushur me djathë– Mishi me qiqra– Tava me kungull të njomë– Buka e misrit me speca me kos– Qofte furre me domate dhe narden– Shapkat nga Çamëria apo Pulë me përshesh në saçKëto pjata janë rikthyer ngadalë në vëmendje të rishkruar nga entuziazmi i kuzhinierëve vendas me interes të lartë për traditën nga turistët.“Në ushqimin tradicional, çdo njeri gjen veten.Edhe prezantimi i menusë luan një rol të rëndësishëm – klienti ndihet më i veçantë kur përballet me një menu të kuruar, të veçantë, që përfaqëson gjellë tradicionale dhe jo receta që mund t’i gjesh kudo.Sot, madje edhe në zonat rurale, hapja e një restoranti tradicional është gjithnjë e më e përshtatshme, pasi menuja lidhet natyrshëm me traditën dhe historinë e vendit” – thotë Ismet Shehu, themelues i rrjetit të restoranteve “Çeren”.Ky rikthim është më shumë se thjesht një trend gastronomik.Është një afirmim i identitetit shqiptar përmes ushqimit, një mënyrë për të treguar historinë jo me fjalë, por me shije. Dhe në një vend ku kuzhina është përjetuar gjithmonë si pjesë e jetës, kjo është ndoshta forma më e mirë e mikpritjes.“Pjata shqiptare më e porositur nga turistët është ‘Tava e famshme e Elbasanit’ – tava e kosit”, – thotë Jurgen Bame, drejtor marketingu i “Era Restaurant”, një rrjet restorantesh që përveç gatimeve ndërkombëtare, ka në fokus të veçantë kuzhinën tradicionale shqiptare.“Pjata më e kërkuar është mishi i qengjit dhe byreku i pjekur në saç”, – shprehet Andi Prifti, administrator i “Oda Garden”, një nga restorantet më të frekuentuara për gatime tradicionale.I vendosur në zonën e Pazarit të Ri, restoranti është bërë një pikë referimi për vizitorët që kërkojnë një menu të lidhur me traditën, por edhe një ambient që ruan elementet karakteristike të Tiranës së vjetër.Kthimi drejt traditës, shtysë për prodhimin vendasRritja e kërkesës për kuzhinën tradicionale shqiptare po ndikon drejtpërdrejt në nxitjen e prodhimit vendas, veçanërisht në sektorin bujqësor.Me gjithnjë e më shumë restorante dhe agroturizme që kthehen te receta dhe produkte të zonës, po rritet edhe bashkëpunimi me fermerët lokalë.Altin Prenga, nga “Mrizi i Zanave”, thekson se pa produkte vendase, modeli i tij nuk do të funksiononte:“Nëse nuk do të kisha produkte vendase, nuk do të arrija të faturoja as 55% të punës që bëj – ndoshta do të isha mbyllur”.Ai shton se identiteti gastronomik që ofrohet nëpërmjet këtyre produkteve është pikërisht ajo që kërkojnë sot vizitorët, si vendas ashtu edhe të huaj.Në të njëjtën linjë, Fundim Gjepali nga agroturizmi “Gjepali” në Shijak tregon se bashkëpunon rregullisht me 25 deri në 30 fermerë.“Ajo që kemi vënë re është se prodhimi rritet çdo vit – ka më shumë mundësi dhe më shumë interes nga të dyja palët”, – thotë ai.Për të, është i dukshëm transformimi i sektorit: “Po kalojmë një fazë ku bujqësia, edhe pse e ngadaltë, po ndërgjegjësohet dhe po kthehet në burim dinjitoz të ardhurash”.Megjithatë, sipas tij, fermerët mbeten ende të paorganizuar dhe nevojitet më shumë bashkëpunim dhe mbështetje për të strukturuar këtë zinxhir.“Jemi ende në një fazë ‘kurdisjeje’ të tregut”, – shton ai, duke theksuar se transformimi real kërkon këmbëngulje, lidership dhe politika të qëndrueshme mbështetëse.Restorantet që promovojnë traditën nuk janë më thjesht konsumatorë, por po kthehen në motorë të qëndrueshëm të zhvillimit rural, duke krijuar kërkesë të vazhdueshme për prodhime cilësore dhe të stinës.  Numri i turistëve në restorante rritet vit pas vitiSipas operatorëve në treg, numri i turistëve që kërkojnë gatime lokale është rritur ndjeshëm, sidomos në sezonin veror.Z. Fiska, i agroturizmit “Alpeta”, raporton një rritje prej 25–30% të numrit të vizitorëve çdo vit.“Sa më shumë autentik të jetë ushqimi, aq më të kënaqur mbeten klientët tanë”, – thotë ai, duke shtuar se menuja e tyre bazohet në atë që prodhojnë vetë në fermë – që nga byreku dhe lakrori, deri te mishi i qengjit.Përballë këtij fluksi, gjithnjë e më shumë restorante po vendosin menutë jashtë lokalit, si përgjigje ndaj kërkesës në rritje për transparencë.“Menutë jashtë, nëpër restorante, po vendosen gjithnjë e më shumë, sepse tregu e dikton”, – thotë z. Jahaj.“Turistët janë një faktor kryesor, ata i kërkojnë çmimet përpara, për të bërë llogaritë e tyre.Por kjo tendencë është ndikuar edhe nga konsumatorët vendas, veçanërisht nga gjeneratat X dhe Z, të cilat janë shumë të ndjeshme ndaj çmimeve.Ata duan ta organizojnë më mirë paranë e tyre dhe marrin në konsideratë çdo element – çmimin, komentet, vlerësimet online, çdo gjë përpara se të vendosin ku do të konsumojnë”. Birra vendase po humb terren, vera dhe rakia mbeten të preferuara Ndërsa vera dhe rakia shqiptare po fitojnë terren në menutë verore, birrat vendase po përballen me sfida.Mirko, turist nga Çekia, tregon se nga pijet shqiptare, rakia e vera janë të preferuarat e tij.“Verën dhe rakinë shqiptare i kam pëlqyer shumë, janë të veçanta dhe ndryshe nga ato që kam provuar më parë në vende të tjera. Më pëlqen fakti që janë produkte tradicionale me histori”, – thotë ai.Olsi Risto, administrator i kantinës “Duka”, thotw se turistët parapëlqejnë më shumë verën nga pijet vendase.“Te ne është më e kërkuar vera, por edhe rakia nuk mbetet pas, pasi për shumë të huaj, degustimi i rakisë është për herë të parë”.Çmimi i birrave shqiptare në shishe është barazuar me atë të markave të huaja, duke bërë që turistët të zgjedhin më shpesh markat ndërkombëtare, të cilat i perceptojnë si më të sigurta dhe me cilësi të garantuar.Birra kriko mbetet shumë e preferuar, sidomos nga turistët çekë dhe ata që kërkojnë një përvojë më autentike në restorante me mish të zgarës dhe produkte tradicionale, – thotë Ditmir Reçi, nga restorant “Tymi”.“Birra shqiptare është e lehtë, me shije të freskët, por jo ashtu si ne jemi mësuar”, thotë një turist nga Polonia, ndërsa një tjetër vizitor nga Austria shton: “Rakia ishte përvojë më vete – e fortë, por me karakter!”. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Humbën në Malin e Gomenit, policia shpëton turistët nga Australia

    Humbën në Malin e Gomenit, policia shpëton turistët nga Australia

    Një çift turistësh nga Australia që kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit në Malin e Gomenit në Kamëz, janë shpëtuar nga policia.
    Çifti i bashkëshortëve kishin mbetur të bllokuar në një terren të thepisur, me bimësi të dendur.
    Ata u gjetën pas disa orë kërkimesh nga blutë e Kamzës, duke i ndihmuar edhe që të zbrisnin.
    Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë shfaqur asnjë problem.

  • “Iso mbi kalldrëm”, aktiviteti i fundit të gushtit sjell polifoninë në rrugët e Gjirokastrës

    “Iso mbi kalldrëm”, aktiviteti i fundit të gushtit sjell polifoninë në rrugët e Gjirokastrës

    Në qytetin e Gjirokastrës ka nisur edicioni i dytë i ciklit kulturor “Iso mbi kalldrëm”, një aktivitet që do të zhvillohet gjatë çdo fundjave të muajit gusht.

    Ky event synon prezantimin e vlerave të isopolifonisë shqiptare, e shpallur nga UNESCO më 25 nëntor 2005 pjesë e trashëgimisë gojore të njerëzimit.
    Performancat mbahen në sheshet dhe rrugicat me kalldrëm të pazarit karakteristik, si dhe në hapësirën muzeale. Grupet polifonike nga Gjirokastra dhe Jugu interpretojnë këngë të trashëguara ndër breza por dhe krijime të reja. Artistët shpesh përfshijnë në interpretim edhe vizitorët dhe turistët, duke i udhëzuar ti shoqërojnë me ison ,pjesën karakteristike shumëzërëshe të polifonisë. Eventi po tërheq vëmendjen edhe për kostumet tradicionale të risjella dhe të plotësuara me elementë pothuajse të zhdukur, duke i dhënë një dimension të veçantë vizual performancave.
    “Është kënaqësi që marrim pjesë dhe me këngë dhe me trashëgimi; është i veçantë ky aktivitet. Uroj, falënderoj të gjithë që e duan këtë këngë dhe po e përcjellin në Gjirokastër”, shprehet  Arjan Shehu.
    “Kjo përcjell traditën; është një kënaqësi për ne dhe për turistët që na ndjekin me vëmendje. Ne përpiqemi të japim maksimumin tonë, që të ngelen të kënaqur jo vetëm qytetarët e Gjirokastrës por edhe turistët”, thotë Xhevahir Sinani.
    Sipas bartësve të traditës, ruajtja e isopolifonisë kërkon më shumë vëmendje dhe mbështetje. Ata theksojnë rëndësinë e përfshirjes së të rinjve dhe të ruajtjes së autenticitetit të kostumeve, në mënyrë që kjo trashëgimi shpirtërore të mbetet gjallë për brezat e ardhshëm. “Iso mbi kalldrëm” është kthyer në një festë kulturore që lidh turizmin me trashëgiminë muzikore shqiptare.

    Top Channel

  • Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare dhe restorante në një vit

    Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare dhe restorante në një vit

    Shqiptarët dhe turistët kanë shpenzuar 800 milionë euro në bare e restorante gjatë vitit 2023, duke e bërë këtë sektor një nga motorët kryesorë të ekonomisë së shërbimeve.
    Monitor.al shkruan këtë të martë duke iu referuar të dhënave që ka marrë nga INSTAT, se të ardhurat në këtë sektor u rritën me 17% në krahasim me vitin 2022, ndërsa fitimet neto arritën 13.8 miliardë lekë. Turizmi në rritje dhe çmimet më të larta kanë ndikuar ndjeshëm në këtë ecuri pozitive, sidomos në zonat bregdetare dhe urbane.
    Megjithëse pandemia uli përkohësisht qarkullimin, sektori u rikthye fuqishëm në vitin 2022 dhe 2023.
    Monitor shkruan se rritja e të ardhurave në këto biznese po ndodh kryesisht për dy arsye. E para, numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë po rritet me ritme të larta nga viti në vit, çka ka ndikuar në zgjerimin e konsumit në këto njësi. Së dyti të ardhurat në këto biznese janë ndihmuar edhe nga rritja e çmimeve.
    Rritja e numrit të turistëve dhe inflacioni mbi 13% në grupin e ushqimeve pas luftës në Ukrainë ndikuan në rritjen e çmimeve në restorante dhe bare, duke gjeneruar të ardhura më të mëdha. Në të njëjtën kohë, konsolidimi i rrjeteve të mëdha të restoranteve dhe mbyllja e bizneseve të vogla në zonat rurale sollën ulje të numrit të njësive, ndërsa numri i të punësuarve u rrit vetëm me 2.3%.
    Ekspertët vlerësojnë se gastronomia shqiptare, ende pak e komercializuar dhe me ndikime osmane, italiane e ballkanike, ka potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm.
    Turizmi gastronomik po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë që kërkojnë përvoja autentike, ndërsa emigrantët kanë sjellë ndikime mesdhetare që po pasurojnë më tej kuzhinën vendase. Megjithatë, sektori ka ende nevojë për më shumë standardizim, trajnime dhe promovim për të përmbushur kërkesat e tregut ndërkombëtar.

  • Kaos nga zjarri tek Syri i Kaltër, evakuohen turistët

    Kaos nga zjarri tek Syri i Kaltër, evakuohen turistët

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pranë zonës së Syrit të Kaltër në jug të vendit, duke rrezikuar drejtpërdrejt këtë monument natyror të mbrojtur. Burime të besueshme bëjnë me dije se të gjithë turistët janë evakuuar me shpejtësi nga zona për shkak të përhapjes së flakëve.
    Aktualisht në terren ndodhen vetëm efektivët e MZSH Finiq, ndërsa mungon mbështetja nga ajri, çka e vështirëson ndjeshëm përballimin e situatës.
    Nëse nuk ndërhyhet urgjentisht me helikopterë ose avionë zjarrfikës, ekziston rreziku real që zjarri të prekë vetë burimin e Syrit të Kaltër dhe biodiversitetin përreth tij. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar për gjendjen në terren.

  • Zjarr afër Syrit të Kaltër/ Evuakohen turistët, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

    Zjarr afër Syrit të Kaltër/ Evuakohen turistët, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

    Një vatër zjarri është aktivizuar afër Syrit të Kaltër në Sarandë.
    Mësohet se prej zjarrit, rrezikohet monumenti natyror.
    Turistët janë evakuuar, teksa në terren ndodhen vetëm zjarrfikësit e MZSH Finiq. Pa ndërhyrje nga ajri, shpëtimi i Syrit të Kaltër bëhet i pamundur.

  • Zjarr pranë Syrit të Kaltër, turistët evakuohen, në rrezik parku rreth burimit

    Zjarr pranë Syrit të Kaltër, turistët evakuohen, në rrezik parku rreth burimit

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pranë zonës së Syrit të Kaltër në jug të vendit, duke rrezikuar drejtpërdrejt këtë monument natyror të mbrojtur. Burime të besueshme bëjnë me dije se të gjithë turistët janë evakuuar me shpejtësi nga zona për shkak të përhapjes së flakëve.
    Aktualisht në terren ndodhen vetëm efektivët e MZSH Finiq, ndërsa mungon mbështetja nga ajri, çka e vështirëson ndjeshëm përballimin e situatës.
    Nëse nuk ndërhyhet urgjentisht me helikopterë ose avionë zjarrfikës, ekziston rreziku real që zjarri të prekë vetë burimin e Syrit të Kaltër dhe biodiversitetin përreth tij. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar për gjendjen në terren.
    gijotina.com/