Dy turistët francezë që u përfshinë në aksident paraditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Korçë tek kryqëzimi i fshatit Çerravë janë nisur me ambulancë për në spitalin e traumës në kryeqytet.
Burime pranë spitalit të Pogradecit thanë për A2 CNN, se të dy të lënduarit pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore pranë këtij spitali e kishin urgjente transferimin në kryeqytet, pasi kishin “Politraumë” e cila trajtohet vetëm në kryeqytet.
Me më shumë plagë nga të dy të plagosurit paraqitet gruaja.
Dy të turistët ishin duke udhëtuar me motor nga Korça në drejtim të Pogradecit dhe pranë kryqëzimit të Çerravës mjeti tip BMË ju ka prerë rrugën duke shkaktuar përplasjen.
Tag: turistët
-

U përplasën nga një makinë në Pogradec-Korçë, turistët francezë dërgohen drejt Traumës
-

FOTO-LAJM/ Plazh në tetor, turistët e huaj vijojnë të shijojnë detin në Durrës
Edhe pse jemi në mesin e muajit tetor dhe sezoni turistik mund të konsiderohet i mbyllur, duket se turistët e huaj vijojnë të shijojnë rrezet e diellit dhe plazhet e Durrësit.
Disa turistë huaj kanë marrë rreze dielli, teksa po ashtu edhe janë larë në ujërat e detit Adriatik.
Ndërsa po ashtu, disa pushues të tjerë lëvizin në bregdet. Duket se bregdeti i Adriatiku është tërheqës për turistët e huaj edhe në vjeshtë. -

Kroçera e huaj ankorohet në Vlorë, 43 turistë britanikë dhe gjermanë zbresin në qytetin bregdetar
Kroçera MONET ka mbërritur këtë mëngjes në Portin e Vlorës me 43 turistë në bord, kryesisht nga Britania e Madhe, por edhe nga Gjermania, Irlanda dhe Ukraina.
Itinerari i kësaj kroçere përfshin ndalesa në Greqi, Shqipëri dhe Kroaci, ndërsa në vendin tonë ajo ndalet në katër porte kryesore: Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Shëngjin.
Moti i mirë i tetorit ka ndikuar që turistët të vazhdojnë të vizitojnë Shqipërinë edhe përtej sezonit turistik të zakonshëm, duke e bërë Vlorën një destinacion gjithnjë e më të kërkuar.
Kapiteni i kroçeres, Jozef Pacev, thekson se ky nuk është udhëtimi i parë i në Shqipëri.
Vlora dhe Shqipëria vijojnë të mbeten destinacione të preferuara dhe shumë të kërkuara nga turistët e huaj.
Moti i mirë i tetorit ka ndikuar që turistët të vazhdojnë të vizitojnë Shqipërinë edhe përtej sezonit turistik të zakonshëm, duke e bërë Vlorën një destinacion gjithnjë e më të kërkuar. -

Turistë zviceranë humbin rrugën në Shebenik, shpëtohen nga Policia e Librazhdit
Foto nga vendngjarja
LIBRAZHD- Dy turistë nga Zvicra janë shpëtuar nga Policia e Librazhdit pasi kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit të zonës malore të Shebenikut. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet policore u nisën drejt zonës, duke organizuar një operacion kërkimi në bashkëpunim me punonjës të zonave të mbrojtura, të cilët kishin njohuri të detajuara për terrenin.
Pas disa orësh kërkimesh, turistët u lokalizuan dhe u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore. Ata u shoqëruan më pas drejt një zone të sigurt.NJOFTIMI I POLICISË:
Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut ????️, Policia iu erdhi në ndihmë 2 turistëve nga Zvicra.
Salla Operative e Komisariatit të Policisë Librazhd mori njoftim se një çift turistësh kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të malit të Shebenikut.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Librazhdit u nisën drejt zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët. Në mbështetje të tyre shkuan edhe punonjës të zonave të mbrojtura.
Pas disa orësh kërkime, turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistët falënderuan punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë, si dhe punonjësit e zonave të mbrojtura.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan mbetet e angazhuar maksimalisht për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë ????️./ZËRI -

Humbën rrugën në malin e Shebenikut, gjenden pas disa orësh turistët nga Zvicra
Dy turistë nga Zvicra, gjatë eksplorimit të malit të Shebenikut, kanë humbur rrugën dhe kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet lokale.
Policia e Komisariatit të Librazhdit, pas njoftimit të marrë nga Salla Operative, është mobilizuar menjëherë për të lokalizuar dhe asistuar çiftin e huaj. Në mbështetje të tyre shkuan edhe punonjës të zonave të mbrojtura.
Pasi u realizua një kërkim i detajuar në terren, pas disa orësh, turistët janë lokalizuar dhe u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore.gijotina.com/
-

Kishin humbur rrugën në Shebenik, policia ju vjen në ndihmë turistëve zviceranë
Policia e Librazhdit ju ka ardhur në ndihmë 2 turistëve nga Zvicra të cilët kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në Shebenik.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Librazhdit u nisën drejt zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët.
Njoftimi:Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut 🏞️, Policia iu erdhi në ndihmë 2 turistëve nga Zvicra.
Salla Operative e Komisariatit të Policisë Librazhd mori njoftim se një çift turistësh kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të malit të Shebenikut.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Librazhdit u nisën drejt zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët. Në mbështetje të tyre shkuan edhe punonjës të zonave të mbrojtura.
Pas disa orësh kërkime, turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistët falënderuan punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë, si dhe punonjësit e zonave të mbrojtura.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan mbetet e angazhuar maksimalisht për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë 🏔️.
#angazhimpërkushtim👮♂️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëshërbimtëqytetarëve👮♀️ -

Lezha magjeps turistët e huaj/ Varri i Skënderbeut, atraksioni kryesor
Jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt e kanë shtuar kuriozitetin për të njohur qytetin historik të Lezhës dhe pa dyshim një prej ndalesave kryesore është dhe vend varrimi i Skënderbeut.
Ky tempull i rëndësishëm i Shqiptareve po tërheq një numër të lartë vizitorësh të huaj kryesisht nga Spanja Izraeli apo dhe Amerika e largët.
“Sapo kemi mbërritur, pame muret e lashta, kishën mesjetare. Është hera e pare qe kemi ardhur na ka pëlqyer, se ne jemi nga Spanja dhe klima është pothuajse e njëjtë. Më duket çdo gjë shumë mirë, sidomos Skënderbeu heroi juaj kombëtar e sheh në çdo vend të vendosur”, shprehet një nga turistët.
“Është hera ime e parë që jam në Shqipëri, dhe teksa po bënim xhiro shohin dhe njerëzit sa të mirë janë jo vetëm për turizëm apo atraksione të tjera. Pamë këtë zonën këtu, mësuam për Skenderbeun. Me pëlqen historia monumentet, më pëlqen të dëgjoj për kultura të ndryshme. Babai im ka lindur në Prishtinë dhe ishte sikur po kthehem në shtëpi”, shprehet një tjetër turiste..
“Po e njoh sepse nuk kisha dëgjuar me pare, unë vij nga Katalana dhe si territor shoh që ka shumë ngjashmëri. Te shpjegonin tre-katër gjëra për Shqipërinë, por jo gjerat kryesore. Pamë vendvarrimin, shijuam natyrë, por ajo që më surprizoi ishte mënyra e ndërtimit të qytetit. Gjithashtu më kane treguar se në vitin 2029 ju mund të merrni të drejtën për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe kjo më gëzoi shume”, u shpreh turistja nga Spanja.
“Jo vetëm për vendet historike, por edhe për kulinarinë është një nga arsyet që turistët e huaj e pëlqejnë qytetin historik të Lezhës, ashtu siç pohojnë dhe ky çift spanjoll që ka ardhur për të kaluar muajin e mjaltit në vendin tonë dhe thonë që një tjetër pikë e fortë e Lezhës është ushqimi i mirë”, shprehen çifti i turistëve.
“Është hera e parë dhe doja të dija më shumë për këtë zotëri që është heroi juaj kombëtar. Erdhem në Lezhë për të njohur qytetin, kishim kuriozitet”, thitë një tjetër.
“Jemi për muaj mjalti dhe vendosëm të vimë për të vizituar Shqipërinë. Ushqimi këtu na pëlqen shumë, kemi provuar në shumë vende, por këtu ishte shumë mirë. Erdhëm për të parë detin Adriatik“, shton turiti tjetër.
Kisha Katolike mesjetare, ku u varros heroi ynë kombëtar dhe betejat e zhvilluara nga vendasit në muret e lashta të këtij monumenti kulturor, mjaft të rëndësishëm për Lezhën, ka njohur një rritje të madhe të turistëve, të cilët e vizitojnë vit pas viti. -

“Pelegrinët” e Skënderbeut/ Varri i heroit kombëtar, vendi më i vizituar nga turistët e huaj
Jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt e kanë shtuar kuriozitetin për të njohur qytetin historik të Lezhës dhe pa dyshim një prej ndalesave kryesore është dhe vend varrimi i Skënderbeut.
Ky tempull i rëndësishëm i Shqiptareve po tërheq një numër të lartë vizitorësh të huaj kryesisht nga Spanja Izraeli apo dhe Amerika e largët.
“Sapo kemi mbërritur, pame muret e lashta, kishën mesjetare. Është hera e pare qe kemi ardhur na ka pëlqyer, se ne jemi nga Spanja dhe klima është pothuajse e njëjtë. Më duket çdo gjë shumë mirë, sidomos Skënderbeu heroi juaj kombëtar e sheh në çdo vend të vendosur”, shprehet një nga turistët.
“Është hera ime e parë që jam në Shqipëri, dhe teksa po bënim xhiro shohin dhe njerëzit sa të mirë janë jo vetëm për turizëm apo atraksione të tjera. Pamë këtë zonën këtu, mësuam për Skenderbeun. Me pëlqen historia monumentet, më pëlqen të dëgjoj për kultura të ndryshme. Babai im ka lindur në Prishtinë dhe ishte sikur po kthehem në shtëpi”, shprehet një tjetër turiste..
“Po e njoh sepse nuk kisha dëgjuar me pare, unë vij nga Katalana dhe si territor shoh që ka shumë ngjashmëri. Te shpjegonin tre-katër gjëra për Shqipërinë, por jo gjerat kryesore. Pamë vendvarrimin, shijuam natyrë, por ajo që më surprizoi ishte mënyra e ndërtimit të qytetit. Gjithashtu më kane treguar se në vitin 2029 ju mund të merrni të drejtën për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe kjo më gëzoi shume”, u shpreh turistja nga Spanja.
“Jo vetëm për vendet historike, por edhe për kulinarinë është një nga arsyet që turistët e huaj e pëlqejnë qytetin historik të Lezhës, ashtu siç pohojnë dhe ky çift spanjoll që ka ardhur për të kaluar muajin e mjaltit në vendin tonë dhe thonë që një tjetër pikë e fortë e Lezhës është ushqimi i mirë”, shprehen çifti i turistëve.
“Është hera e parë dhe doja të dija më shumë për këtë zotëri që është heroi juaj kombëtar. Erdhem në Lezhë për të njohur qytetin, kishim kuriozitet”, thitë një tjetër.
“Jemi për muaj mjalti dhe vendosëm të vimë për të vizituar Shqipërinë. Ushqimi këtu na pëlqen shumë, kemi provuar në shumë vende, por këtu ishte shumë mirë. Erdhëm për të parë detin Adriatik“, shton turiti tjetër.
Kisha Katolike mesjetare, ku u varros heroi ynë kombëtar dhe betejat e zhvilluara nga vendasit në muret e lashta të këtij monumenti kulturor, mjaft të rëndësishëm për Lezhën, ka njohur një rritje të madhe të turistëve, të cilët e vizitojnë vit pas viti.Top Channel
