Tag: turistët

  • Shpërthen vullkani në Islandë/ Paniku nga llava dhe tërmetet, evakuohen banorët dhe turistët

    Shpërthen vullkani në Islandë/ Paniku nga llava dhe tërmetet, evakuohen banorët dhe turistët

    Turistët dhe banorët janë evakuuar pasi një vullkan ka shpërthyer në jugperëndim të Islandës, duke kërcënuar një qytet dhe një atraksion natyror.

    Vullkani ka nxjerrë llavë dhe tym që kur shpërthimi ka nisur në mëngjes, duke krijuar një çarje të madhe në tokë e cila është rritur në 1.2 km gjatësi.
    Tërmete të shumta kanë ndodhur në zonën vullkanike gjatë gjithë ditës, pasi vullkani është afër qytetit të peshkimit të Grindavik dhe banjës së famshme “Blue Laguna”. Një numër i vogël njerëzish refuzuan të evakuonin qytetin, raportuan mediat lokale.
    Njerëzve iu kërkua “të largoheshin nga zona e rrezikut”, ka thënë komisioneri i policisë së rajonit.
    Ende ekziston frika se qyteti mund të preket nga rrjedhat e llavës të hynin në zonën e banuar.
    Barrierat mbrojtëse rreth Grindavik janë thyer gjithashtu, pasi një çarje e re është hapur disa qindra metra brenda territorit të mbrojtur pas një shpërthimit të fundit. Aktiviteti vullkanik është lehtësuar disi pasditen e së martës, por ende nuk ka siguri.
    Rrugët brenda dhe jashtë qytetit mbeten të mbyllura, ndërsa fluturimet aktualisht nuk janë prekur.
    Shumica e 4.000 banorëve të Grindavikut janë larguar në një evakuim masiv edhe në vitin 2023 për shkak të rreziqeve të aktivitetit vullkanik. Që atëherë, vullkani ka shpërthyer disa herë.

    Top Channel

  • “Hotelet të zhvillojnë më shumë paketat për turistët, të nxitet prodhimi vendas”

    “Hotelet të zhvillojnë më shumë paketat për turistët, të nxitet prodhimi vendas”

    Flet Zak Topuzi, Shoqata Shqiptare e Hotelierëve Strukturat hoteliere në vend duhet të zhvillojnë më shumë ofertën e tyre për paketat që ofrojnë për vaktet dhe fjetjen.Një menaxhim më i mirë i tyre, ku ofrohet fjetje dhe dy vakte apo fjetje dhe tre vakte i bëjnë turistët më të qartë për kostot dhe ofrojnë transparencë më të lartë për çmimet duke shmangur pakënaqësitë dhe vlerësimet negativ…

  • Turistët shpenzuan 5 mld euro, vitin e kaluar, edhe shqiptarët shpenzuan jashtë shtetit 2.7 miliardë euro

    Turistët shpenzuan 5 mld euro, vitin e kaluar, edhe shqiptarët shpenzuan jashtë shtetit 2.7 miliardë euro

    Të huajt që erdhën në Shqipëri gjatë vitit 2024 shpenzuan në vendin tonë afro 5 miliardë euro, një shifër rekord kjo krahasuar me vitin 2023.

    Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se tremujori i tretë, që përkon edhe me pikun e sezonit turistik, është periudha me fluksin më të lartë të të ardhurave të shpenzuara nga turistët e huaj në Shqipëri, me 1.9 miliardë euro.

    Nga ana tjetër, edhe shqiptarët që udhëtuan jashtë shpenzuan një rekord prej 2.7 miliardë eurosh për vitin që lamë pas.
    Po ashtu, Banka e Shqipërisë raporton se emigrantët, nga të cilët politika kërkon votën më 11 maj, sollën në familjet shqiptare afro 1 mld euro, përmes transfertave apo dërgesave cash.

    Vetëm në tremujorin e katërt të vitit, emigrantët dërguan 273 mln euro remitanca, ose 8% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

  • Turistët belgë festojnë ditëlindjen në Gjirokastër me kostume tradicionale

    Turistët belgë festojnë ditëlindjen në Gjirokastër me kostume tradicionale

    Një grup prej 16 turistësh belgë vizituan qytetin historik të Gjirokastrës për të festuar ditëlindjen e një miku të tyre në një mënyrë unike dhe plot emocione.

    Ata morën pjesë në një aktivitet të veçantë, ku u veshën me kostume tradicionale të trevave të jugut, duke shijuar kështu një eksperiencë të paharrueshme.
    Fotografimi me kostume popullore dhe ecja në rrugët e Pazarit të Gjirokastrës ishin momente të mbushura me emocione.
    Veshjet tradicionale që i përkisnin rajonit të jugut përfshi fustanellën 500 palëshe janë një simbol i thellë i kulturës dhe identitetit. Ata e përshkruan si shumë të veçantë lidhjen që kostumet i bënë të ndjejnë me historinë dhe trashëgiminë vendase.
    Ata përshëndetën mikpritjen fantastike të banorëve vendas dhe veçanërisht theksuan pasionin e vendasve për të ndarë me ta traditat e jetesës, si gatimi i ushqimeve tradicionale, endja, gdhendja e gurit dhe drurit, si dhe shijimi i verës dhe polifonisë lokale.
    Gjirokastra çdo ditë po kthehet në një mundësi për turistët e huaj  për të mësuar dhe përjetuar jetesën tradicionale. Në të gjithë territorin ekzistojnë më shumë 80 gjëra për të bërë çka i jep një profil autentik turizmit përreth qytetit të mbrojtur nga UNESCO dhe përreth parkut Kombëtar të Vjosës.

    Top Channel

  • Shkenca zbulon arsyen e ‘shiut të gjakut’ që skuqi brigjet e Iranit javën që shkoi

    Shkenca zbulon arsyen e ‘shiut të gjakut’ që skuqi brigjet e Iranit javën që shkoi

    Turistët në Iran u pritën nga pamja e pazakontë e një uji të kuq që rridhte në faqet e thepisura të ishullit të Hormuz javën që shkoi.
    Ajo që po etiketohet si “shiu i gjakut” në brigjet e Iranit tashmë komentohet nga ekspertët si pasojë e tokës vendase të pasur me hekur të oksiduar, edhe pse shumë nuk janë të bindur pasi fenomeni nuk është i ri.
    Në rrjetet sociale tregohej uji i kuq që rridhte nga faqet e thepisura të ishullit të Hormuz në gjirin me të njëjtin emër, ku bashkohen Gjiri i Omanit dhe Gjiri Persik.
    Në një prej videove më të ndjekura në rrjetin Instagram shiheshin turistët e habitur nga rrjedha e ujit të kuq në ishull, i cili njihet gjithashtu si “ishulli i ylberit” prej tokës shumëngjyrëshe dhe depozitave të shumta minerale.
    “Ishulli është si një kupolë kripe, një masë e madhe kripe, gipsi, anidridi dhe përbërie të tjera që dalin nga shtesat e gurëve”, shkruan Nasa në lidhje me fenomenin.
    Ngjyra e kuqe e plazhit raportohet se vjen nga toka e pasur me hekur e rajonit prej shkëmbit vullkanik që merr gjithashtu nuanca të verdha e portokalli, sipas bashkëveprimit me ujin dhe mineralet e tjera.
    “Vendasit e këtij rajoni në Iran e përdornin tokën e njohur si ‘Gelak’ aromatizues ushqimesh, ata e kthenin në një salcë të kuqe që përdorej në një seri ushqimesh”, thuhej në një studim të vitit 2023 në revistën Chemosphere .
    Turistët në Iran u pritën nga pamja e pazakontë e një uji të kuq që rridhte në faqet e thepisura të ishullit të Hormuz

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Këlcyrë/Mbetën të izoluar në malin e Priskës, policia shpëton 3 turistët grek

    Këlcyrë/Mbetën të izoluar në malin e Priskës, policia shpëton 3 turistët grek

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, pas njoftimit të marrë nga 3 turistët grekë, të cilët kërkonin ndihmë pasi kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në fshatin Pavar dhe si pasojë kishin mbetur të izoluar në terrenin e vështirë të malit, kanë shkuar në zonë për t’u ofruar ndihmë.
    Turistët pasi janë lokalizuar, janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një hotel në Ballaban, në gjendje të mirë shëndetësore. Motomjetet e tyre do të transportohen ditën e nesërme në Këlcyrë.
    Njoftimi:
    Pavar, Këlcyrë
    Shërbimet e Policisë u shkojnë në ndihmë 3 turistëve grekë, të cilët kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në malin e Priskës, në fshatin Pavar, Ballaban, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, terrenit të thyer dhe errësirës.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, pas njoftimit të marrë nga 3 turistët grekë, të cilët kërkonin ndihmë pasi kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në fshatin Pavar dhe si pasojë kishin mbetur të izoluar në terrenin e vështirë të malit, kanë shkuar në zonë për t’u ofruar ndihmë.
    Turistët pasi janë lokalizuar, janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një hotel në Ballaban, në gjendje të mirë shëndetësore. Motomjetet e tyre do të transportohen ditën e nesërme në Këlcyrë.
    Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesional.
    Policia e Gjirokastrës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që, për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
    #Policiapranëjush#pushimetësigurta✅️#kërkondihmë112