Kroçera MONET ka mbërritur këtë mëngjes në Portin e Vlorës me 43 turistë në bord, kryesisht nga Britania e Madhe, por edhe nga Gjermania, Irlanda dhe Ukraina.
Itinerari i kësaj kroçere përfshin ndalesa në Greqi, Shqipëri dhe Kroaci, ndërsa në vendin tonë ajo ndalet në katër porte kryesore: Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Shëngjin.
Moti i mirë i tetorit ka ndikuar që turistët të vazhdojnë të vizitojnë Shqipërinë edhe përtej sezonit turistik të zakonshëm, duke e bërë Vlorën një destinacion gjithnjë e më të kërkuar.
Kapiteni i kroçeres, Jozef Pacev, thekson se ky nuk është udhëtimi i parë i në Shqipëri.
Vlora dhe Shqipëria vijojnë të mbeten destinacione të preferuara dhe shumë të kërkuara nga turistët e huaj.
Moti i mirë i tetorit ka ndikuar që turistët të vazhdojnë të vizitojnë Shqipërinë edhe përtej sezonit turistik të zakonshëm, duke e bërë Vlorën një destinacion gjithnjë e më të kërkuar.
Tag: turistë
-

Kroçera e huaj ankorohet në Vlorë, 43 turistë britanikë dhe gjermanë zbresin në qytetin bregdetar
-

Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Furgoni me turistë del nga rruga dhe përfundon në kanal, 4 të plagosur
Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Lushnjë-Berat.
Një furgon me turistë nga Polonia (8 pasgjerë) ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në kanal.
Katër prej tyre janë lënduar dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Edhe vetë shoferi ishte shtetas polak. Ai po merret në pyetje nga efektivët e policisë rrugore për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Testi i alkoolit ka dalë negativ.Top Channel
-

Aksidentohet furgoni me turistë në aksin Lushnjë-Berat, përfundon në kanal…
Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Çiflig të Lushnjës, ku një furgon me turistë polakë është përmbysur në një kanal në anës rrugës. Makina po udhëtonte drejt qytetit të Beratit, ndërsa ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit nga drejtuesi.
Në furgon udhëtonin gjashtë persona, ndërsa katër prej tyre janë dërguar në spital për mjekim, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Shoferit polak i është bërë testi i alkoolit, por nuk rezultoi nën efektin e alkoolit.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë dhe humbja e drejtimit të mjetit. Turistët e tjerë janë marrë nga një tjetër automjet dhe kanë vazhduar udhëtimin drejt Beratit.
Për shkak të ngjarjes, trafiku në aksin Lushnje–Berat u bllokua për rreth 30 minuta, duke shkaktuar rreth 2 kilometra radhë automjetesh.
-

Policia shpëton dy turistë gjermanë, u bllokuan te Ujvara e Shëngjergjit
Kronikë E Shtunë, 20 Shtator 2025 14:56
Policia ka njoftuar se ka ndihmuar dy turistë gjermanë të cilët kishin mbetur të bllokuar te Ujvara e Shëngjergjit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Njësinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, pas marrjes së njoftimit organizuan menjëherë punën për t’u ardhur në ndihmë dy turistëve gjermanë, të cilët kishin mbetur të bllokuar te Ujvara e Shëngjergjit”,-thuhet në njoftim.Pas 12 orësh kërkimi, “për shkak të terrenit të vështirë, të thepisur dhe të largësisë së zonës nga rrugët e aksesueshme me automjete”, u bë e mundur lokalizimi i tyre.
Sipas policisë, dy turistët gjermanë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
-

Saranda edhe në vjeshtë destinacion i kroçerave, “Seabourn Encore” sjell 597 turistë
Në këto ditë të para vjeshte, ku temperaturat i ngjajnë atyre të verës, në portin e Sarandës mbërriti një tjetër kroçerë.
“Seabourn Encore”, një anije luksoze e kompanisë “Seabourn”, e njohur për shërbimin e saj të nivelit të lartë, ofron udhëtime në destinacione të ndryshme në botë, duke përfshirë Mesdheun, Deti i Zi, Karaibet dhe më gjerë.
Porti i Sarandës bën të ditur për ATSH-në se “kroçera u ankorua orët e para të mëngjesit në port dhe në bordin e saj ndodhen 597 turistë të kombësive të ndryshme, kryesisht amerikanë, australianë, anglezë dhe kanadezë”.
Sipas portit, kroçera vjen për herë të dytë gjatë këtij sezoni turistik në Sarandë, pasi për herë të parë erdhi në muajin prill dhe kishte në bord 600 turistë nga vende të ndryshme.
Turistët u organizuan në grupe për të vizituar pikat turistike të Sarandës si Butrintin, Ksamilin, Syrin e kaltër, kalanë e Lëkurësit, Mesopotamin, etj.
Qyteti i Sarandës ka filluar që në muajin prill të këtij viti të presë turistët e parë me kroçera, të cilët gjatë pikut të sezonit turistik shënuan edhe një fluks të shtuar.
Nga 1 janari deri më 3 shtator në portin e Sarandës kanë hyrë dhe kanë dalë 560 mijë udhëtarë me tragete, kroçera dhe anije turistike, duke shënuar një fluks 21% më shumë se në periudhën janar-gusht 2024. -

Përplasen dy mjete detare në Kakome, plagosen 3 turistë të huaj
Tre turistë të huaj kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy mjeteve detare turistike në gjirin e Kakomesë. Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:10 dhe të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës.
“Sot, më datë 14 shtator 2025, rreth orës 13:10, në gjirin e Kakomesë ka ndodhur një përplasje mes dy mjeteve lundruese turistike. Si pasojë e aksidentit, tre shtetas të huaj kanë mbetur të lënduar: Charlotte Ann Richards – shtetase australiane, Alit El Haj Sofian – shtetas francez, Bionde Catherine – shtetase italiane.
Të lënduarit u dërguan në Spitalin Rajonal Sarandë për ndihmën e nevojshme shëndetësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
-

Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit
Po vijnë më shumë turistë, por po shpenzojnë më pak para. Paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit. Në gjysmën e parë të vitit, çdo i huaj që vizitoi Shqipërinë shpenzoi vetëm 440 euro.
Krahasuar me janar-qershorin e vitit të shkuar, shpenzimet e turistëve të huaj u zgjeruan me vetëm 12 euro apo 2.8 për qind.
Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik Shqiptar, shprehet: “Në përgjithësi, një pjesë e madhe e këtyre turistëve kanë ardhur me këtë qëllim, janë ballafaquar me çmimet si në vendet e tyre, kanë ngelur të zhgënjyer, kanë thënë jo se nuk qenka e lirë. Rrjedhimisht kanë shpenzuar më pak”.
Kjo pohohet edhe nga pushuesit e huaj që po rezultojnë turistë “low cost”: “Biletat e avionit janë të lira. Transporti brenda vendit dhe akomodimi gjithashtu, mirëpo ushqimet janë të kushtueshme. Nuk i ngjason promocioneve që kemi parë. Çmimet e larta do të thonë rrjedhimisht më pak shpenzime”.
Më shumë se 4. 7 milionë turistët e ardhur deri në qershor shpenzuan më pak se 2.1 miliardë euro. Krahasuar e janar-qershorin e vitit të shkuar, shpenzimet e pushuesve të huaj u zgjeruan me vetëm 149 milionë euro apo 7.6 për qind.Rrahman Kasa thotë: “Synimi jonë është të tërheqim turistët cilësorë. Duhet të kemi shërbim cilësor, që për fat të keq shumë pak ofrohet. Kjo ka disa arsye, por e para infrastruktura, duke filluar nga rrugët, ndriçimi, kazanët e plehrave…”.
Nga ana tjetër, shqiptarët që i kaluan jashtë pushimet deri në qershor shpenzuan plot 1.3 miliardë euro, 91 milionë apo 7.5 për qind më tepër para se një vit më parë.
/A2News/ -

FOTO/ Autobusi me turistë del nga autostrada dhe përplaset me shkëmbin, 53 të plagosur
Një autobus doli nga autostrada kryesore në Barcelonë, duke shkaktuar plagosjen e 53 personave që ishin në bord, pothuajse të gjithë pasagjerë, nga të cilët dy janë rëndë.
Ngjarja ndodhi sot në autostradën C-32, në qytetin Santa Susanna në Spanjë, kur pas daljes nga rruga, mjeti i transportit u përplas me një shkëmb. Sistemi Mjekësor i Emergjencave (SEM) ka raportuar për 53 të plagosur, pjesa më e madhe të lënduar lehtë.
Aksidenti, sipas burimeve nga Shërbimi i Trafikut Katalan (SCT) dhe Brigada e Zjarrfikësve, ndodhi menjëherë pas mesditës, në kilometrin 127.7 të autostradës C-32, teksa krijoi edhe trafik. Mjeti në ato momente mësohet se po shkonte drejt aeroportit, nga Lloret de Mar (Girona), kur doli nga rruga dhe ra në një shpat, ku përfundoi duke u përmbysur, informuan mediat, që publikuan edhe pamje të ngjarjes.
Zjarrfikësit kanë raportuar se shumica e pasagjerëve, përfshirë turistë të kombësive të ndryshme, kanë mundur të dalin nga autobusi pa ndihmë.

