Tag: turistë

  • 7 turistë spanjollë bllokohen në Nivicë të Tepelenës, ndërhyn policia

    7 turistë spanjollë bllokohen në Nivicë të Tepelenës, ndërhyn policia

    Shtatë turistë spanjollë janë evakuar me sukses pas disa orësh të bllokuar në kanionet e Nivicës, në bashkinë e Tepelenës. Grupi kishte hyrë në zonën malore për eksplorim, por kishte humbur orientimin, duke u gjendur në vështirësi për të dalë nga terreni i thyer dhe i thepisur i kanioneve.
    Pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës reaguan menjëherë, duke ndërmarrë një operacion kërkimi dhe shpëtimi. Pasi u lokalizua vendndodhja e saktë e turistëve, u organizua evakuimi i tyre në kushte të vështira të terrenit.
    Policia lokale konfirmoi se të shtatë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë jashtë çdo rreziku për jetën.
    Ngjarja nënvizon njëherazi potencialin turistik të zonës dhe nevojën për masa shtesë sigurie për orientimin dhe ndihmën e turistëve në destinacione natyrore me reliev të vështirë.

  • Bllokohen në kanionet e Nivicës, evakuohen me sukses 7 turistë spanjollë, si paraqitet gjendja e tyre

    Bllokohen në kanionet e Nivicës, evakuohen me sukses 7 turistë spanjollë, si paraqitet gjendja e tyre

    Shtatë turistë spanjollë janë evakuar me sukses pas disa orësh të bllokuar në kanionet e Nivicës, në bashkinë e Tepelenës. Grupi kishte hyrë në zonën malore për eksplorim, por kishte humbur orientimin, duke u gjendur në vështirësi për të dalë nga terreni i thyer dhe i thepisur i kanioneve.

    Pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës reaguan menjëherë, duke ndërmarrë një operacion kërkimi dhe shpëtimi. Pasi u lokalizua vendndodhja e saktë e turistëve, u organizua evakuimi i tyre në kushte të vështira të terrenit.

    Policia lokale konfirmoi se të shtatë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë jashtë çdo rreziku për jetën.

    Ngjarja nënvizon njëherazi potencialin turistik të zonës dhe nevojën për masa shtesë sigurie për orientimin dhe ndihmën e turistëve në destinacione natyrore me reliev të vështirë.

  • Disa turistë spanjollë në rrezik për jetën, bllokohen në kanionin e Peshturës, policia dhe zjarrfikësja drejt vendngjarjes

    Disa turistë spanjollë në rrezik për jetën, bllokohen në kanionin e Peshturës, policia dhe zjarrfikësja drejt vendngjarjes

    7 turistë spanjollë janë në rrezik për jetën sepse janë bllokuar në kanionin e Peshturës.

    Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe zjarrfikëseve. Lajmin e bën të ditur studiuesi i njohur Auron Tare.
    Tare u ka thënë dje që të mos shkojnë në kanionin e Peshturës pa guidë lokale sepse është një zonë e rrezikshme nëse nuk e njeh terrenin. Turistët spanjollë i kanë thënë që kanë marrë leje nga Ministria e Turizmit dhe kanë shkuar.
    Ndërkohë korrespondentja e Top Channel Kristina Fidhi bën me dije se policia dhe banorë të zonës janë duke ndihmuar grupin e turistëve që kishin ngatërruar rrugën duke zbritur drejt ujëvarës së Peshturës.
    7 prej tyre tashmë janë gjetur dhe janë jashtë çdo rreziku. Ekipet e shpëtimit janë në këtë zonë duke kërkuar edhe për personat të tjerë.

    Top Channel

  • 12 turistë në rrezik për jetën, bllokohen në kanionin e Nivicës, policia dhe zjarrfikësja drejt vendngjarjes

    12 turistë në rrezik për jetën, bllokohen në kanionin e Nivicës, policia dhe zjarrfikësja drejt vendngjarjes

    12 turistë spanjollë janë në rrezik për jetën sepse janë bllokuar në kanionin e Nivicës.

    Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe zjarrfikëseve. Lajmin e bën të ditur studiuesi i njohur Auron Tare.
    Tare u ka thënë dje që të mos shkojnë në kanionin e Nivicës pa guidë lokale sepse është një zonë e rrezikshme nëse nuk e njeh terrenin. Turistët spanjollë i kanë thënë që kanë marrë leje nga Ministria e Turizmit dhe kanë shkuar.
    Ndërkohë korrespondentja e Top Channel Kristina Fidhi bën me dije se policia dhe banorë të zonës janë duke ndihmuar grupin e turistëve që kishin ngatërruar rrugën duke zbritur drejt ujëvarës së Peshturës.
    7 prej tyre tashmë janë gjetur dhe janë jashtë çdo rreziku. Ekipet e shpëtimit janë në këtë zonë duke kërkuar edhe për personat të tjerë.

    Top Channel

  • Humbën rrugën në Shpellën e Pëllumbasit, shpëtohen dy turistë gjermanë

    Humbën rrugën në Shpellën e Pëllumbasit, shpëtohen dy turistë gjermanë

    Dy turistë gjermanë, nënë e bir, janë shpëtuar nga forcat e policisë, pasi humbën rrugën gjatë një eksplorimi në natyrë në zonën e njohur si “Shpella e Pëllumbasit”.
    Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Njësinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, organizuan menjëherë kërkimet dhe ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë turistëve.

    Pas disa orësh kërkimesh intensive, u bë e mundur lokalizimi dhe shpëtimi i tyre. Sipas njoftimit, turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

  • Rama zbulon projektin e ri për bregdetin e Durrësit: Sipërfaqe toke brenda detit Adriatik!

    Rama zbulon projektin e ri për bregdetin e Durrësit: Sipërfaqe toke brenda detit Adriatik!

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim këtë të enjte me turoperatorë, hotelierë dhe profesionistë të turizmit në Durrës.
    Rama tha se synimi është që Shqipëria turistike me shërbimet dhe kulturën që ofron të sjellë sa më shumë turistë që vizitojnë vendin tone.
    Ai zbuloi disa projekte, teksa nënvizoi zgjerimin e shëtitores së Durrësit, ku synohet gjithashtu dhe zgjerimi i pjesës me 100 metra sipërfaqe ranore.

    Ndër projektet më ambicione përmendi ndërtimin e një sipërfaqeje toke në det.
    Rama: Në këtë vend nuk kishte asnjë ligj për turizmin, ishte komplet xhungël, nuk kishte asnjë rregullore për plazhet, nuk kishte asnjë ndërveprim mes sektorit publik dhe atij privat. Kjo ka qenë situata dhe ky ka qenë kaosi që ne kemi trashëguar, por ajoi që vlen sot të përmendet është që kjo që kemi bërë është më mirë se ajo që kishim, por nuk mjafton për atë që duam të jemi. Këtu tek plazhi i Durrësit kemi bërë një investim të madh kapital për shëtitoren, tani kemi bërë një investim tjetër që do zbatohet për zgjerimin e vendeve ranore, me 100 metra. Pritet të arrihet vitin tjetër.
    Do të kemi një plazh tërësisht të rilindur, që do të lidhet me plazhin e ri që po krijohet tek marina e Durrësit. Puna do të hyjë në një ritëm tjetër sapo të fillojë spostimi i portit tregtar.
    Kemi gjithashtu një projekt shumë ambicioz, që urojmë ta çojmë përpara me një grup shumë të madh investitorësh që për herë të parë do të provojnë krijimin e një territori në det. Të gjitha këto rrisin investimet dhe përfitimet. Gjërat e reja që investojnë këtu synojnë të sjellin sa më shumë turistë, që paguajnë më shumë dhe sjellin lekë më shumë.
    /vizionplus.tv

  • Mbërrin kroçera me 271 turistë

    Mbërrin kroçera me 271 turistë

    Ka mbërritur mëngjesin e sotëm nga Greqia dhe është ankoruar në portin e Vlorës anija kroçere M/V HAMBURG .
    Në bordin e saj kanë zbarkuar në Vlorë 271 turistë, shumica e të cilëve janë francezë, anglezë, gjermanë.
    M/V HAMBURG do të qëndrojë në portin e Vlorës deri në orën 22:00 dhe më pas do të niset drejt portit të Durrësit.Sipas Autoritetit Portual të Vlorës kjo rezulton të jetë kroçera më e madhe që është ankoruar ndonjëherë në vendin tonë dhe shihet si një ogur i mirë për sezonin e ri turistik./ Tv Klan

  • 10 mijë vizitorë në kalanë e Gjirokastrës në 3 muaj

    10 mijë vizitorë në kalanë e Gjirokastrës në 3 muaj

    Turistë të shumtë e zgjedhin Gjirokastrën në këtë periudhë të vitit. Më e preferuar mbetet pjesa historike e qytetit e veçanërisht kalaja. Ky atraksion ka pritur në 3 muajt e parë të këtij vitit rreth 10 mijë vizitorë. Turistët e huaj janë kryesisht nga shtete europiane, ndërsa vlerësojnë historinë e qytetit jugor shqiptar. “Ky është një vend i bukur dhe i veçantë. Mirë se vini në Shqipëri”, u shpreh një turist. “E cilësojmë një vend të veçantë. Me bukurinë e lumit Vjosa, me malet përreth. Qyteti i Gjirokastrës është shumë tërheqës. Një arkitekturë e mrekullueshme, godina karakteristike. Po na pëlqen shumë, tradita e këtushme”, tha një tjetër turist. “Ne vimë nga Franca. Është hera e parë që vizitojmë Shqipërinë dhe këtë kështjellë të bukur. Është shumë tërheqëse, ne shëtisim këtu për disa orë, veçanërisht në qytet ku zbuluam monumente kulturore origjinale për nga mënyra e ndërtimit”, u shpreh një turiste franceze. Edhe për guidat turistike, kjo periudhë e vitit mbetet shumë e preferuar nga turistët për shkak edhe të kushteve të motit. “Bashkohen të gjitha vlerat, vlerat historike, kulturore, por dhe ato natyrore. Pra, mjedisi është shumë i këndshëm, nuk është shumë vapë dhe grupet e para kanë filluar. Janë të kënaqur, iu pëlqen qyteti i Gjirokastrës”, tha Viktor Avdiaj i cili ka udhëhequr këtë guidë turistike. Gjirokastra pret çdo vit mijëra turistë, ndërsa veç kalasë, mjaft të lakmuara janë edhe muzetë e qytetit. Klan News

  • Të vërtetat e shifrave te fryra të turizmit

    Të vërtetat e shifrave te fryra të turizmit

    Nga Rrahman Kasa – Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar

    Për të sqaruar opinionin publik, si fillim dua ta nis me një analizë të detajuar në lidhje me turizmin real dhe turizmin e propaganduar, ku sipas INSTAT kemi 11.7 milionë turistë të deklaruar për vitin 2024.

    Aktualisht kemi tre kategori vizitorësh që nuk duhen llogaritur si turistë.

    Kategoria e parë janë udhëtarët tranzit me pasaporta të huaja, të cilët shfrytëzojnë vendin tonë për tranzit, në rrugë tokësore, ajrore dhe detare dhe më pas udhëtojnë drejt vendeve të tyre, pa konsumuar asnjë natë fjetje në Shqipëri. Ata regjistrohen si në hyrje ashtu edhe në dalje në Pikat e Kalimit Kufitar dhe ndahen në tre grupime:

    Grupi i parë: Janë qytetarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, që udhëtojnë drejt Europës apo nga Europa me mjete individuale ose autobusët e linjave nëpërmjet porteve detare ose kufijve tokësorë, të cilët përafërsisht llogariten në rreth 1.5 milionë udhëtarë

    Grupi i dytë: Janë qytetarët e vendeve kufitare, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, që shfrytëzojnë Aeroportin e Rinasit për shkak të çmimeve low-cost (që përafërsisht llogariten në rreth 500 mijë).

    Grupi i tretë: Janë qytetarë nga Kosova dhe Maqedonia që shkojnë për pushime në Mal të Zi. Sipas të dhënave tona, rreth 200 mijë persona shkojnë për pushime në Mal të Zi, veçanërisht në Ulqin, dhe llogariten dy herë, si në vajtje ashtu edhe në ardhje, duke arritur në rreth 400 mijë.

    Kategoria e dytë janë ekskursionet ditore.

    Një numër i konsiderueshëm vizitorësh të huaj hyjnë në Shqipëri ose turistë të huaj lëvizin nga Shqipëria për ekskursione, të cilët kthehen brenda ditës dhe regjistrohen si turistë. Numri më i madh i hyrje-daljeve rezulton në Sarandë dhe në Muriqan, por nuk mungojnë edhe në PKK të tjera, si Qafë Thanë, Kakavijë, Kapshticë, etj.

    Gjithashtu, turistët që kanë ardhur për pushime në plazh dhe që shkojnë në mënyrë të organizuar ose individuale për ekskursione në Ohër, Mal të Zi dhe Kosovë, kthehen brenda ditës në hotelin e rezervuar për pushime në plazh (që përafërsisht llogariten në rreth 500 mijë).

    Kategoria e tretë janë turistët e kroçierave, të cilët variojnë nga 100-150 mijë.

    Sipas kalkulimeve tona jozyrtare, në total numri i udhëtarëve tranzit, ekskursionistëve dhe vizitorëve me kroçiera me pasaporta të huaja llogaritet rreth 3.5 milionë vizitorë, të cilët nuk duhet të konsiderohen turistë.

    Duke analizuar tregjet kryesore që furnizojnë vendin tonë me turistë, vërejmë se:

    Në vend të parë është Kosova me rreth 4 milionë vizitorë. Megjithëse këtë lloj turizmi e kemi emërtuar shpesh si turizëm patriotik, këto duhet të konsiderohen si turistë ose vizitorë të huaj. Nga të dhënat e përmendura më sipër, duke zbritur vizitorët tranzit (afërsisht 1.5 milionë), mbeten rreth 2.5 milionë që mund të konsiderohen turistë, edhe pse me buxhet të ulët, pasi konsumojnë të paktën 1-2 net fjetje në strukturat akomoduese në Shqipëri.

    Në vend të dytë është Italia me rreth 1 milion vizitorë. Nisur nga fakti që në Itali janë rreth 1 milion emigrantë shqiptarë, ku pjesa më e madhe e tyre janë të pajisur me pasaporta italiane, besoj se shtetas italianë me kombësi italiane mund të jenë rreth 400-500 mijë që llogariten si turistë realë. Pjesa tjetër prej 500 mijë janë me kombësi shqiptare, ku vetëm një përqindje e vogël e tyre akomodohen nëpër hotele (por që gjithsesi konsiderohen si turistë të huaj).

    Në vend të tretë është Maqedonia e Veriut me 900 mijë vizitorë. Shumica e hyrjeve nga Maqedonia e Veriut janë vizitorë tranzit që përdorin Portin e Durrësit, kufirin me Malin e Zi dhe Aeroportin e Tiranës për lëvizjet e tyre, të cilët përllogariten afërsisht në 500 mijë. Numri real i atyre që vijnë për pushime dhe ture kulturore mbetet rreth 400 mijë.

    Në vend të katërt është Mali i Zi me rreth 720 mijë vizitorë të huaj. Shumica e hyrjeve nga Mali i Zi janë vizitorë tranzit që përdorin Aeroportin e Tiranës për lëvizjet e tyre, të cilët përbëjnë rreth 500 mijë që nuk duhen llogaritur si turistë. Pjesa tjetër janë turistë ditorë që vijnë për ekskursion në Shqipëri si dhe ata që shkojnë për ekskursione ditore në Mal të Zi, të cilët llogariten në rreth 200 mijë.

    Në vend të pestë është Greqia me rreth 700 mijë vizitorë. Edhe nga Greqia ka hyrje dhe dalje brenda ditës, që vijnë kryesisht nga porti i Korfuzit për ture ditore, por ky numër nuk është më shumë se 10-15%. Greqia ka rreth 1 milion emigrantë shqiptarë, shumica prej të cilëve kanë pasaporta greke dhe vijnë në Shqipëri tek shtëpitë e tyre, familjet apo të afërmit e tyre, të cilët nuk konsumojnë akomodim nëpër hotele. Megjithatë, rreth 500 mijë prej tyre duhet të konsiderohen si turistë.

    Aktualisht, në shifrën prej 11.7 milionë turistësh që është publikuar për vitin 2024, në fakt duhej të përcaktohej si 11.7 milionë hyrje ose prezencë turistike, pasi siç e kam shpjeguar më lart, këtij numri duhet t’i zbriten rreth 3.5 milionë tranzitime ose ekskursione ditore, të cilët nuk duhen llogaritur si turistë. Pra, numri i turistëve realë që kanë gjeneruar para në ekonominë tonë është rreth 8.2 milionë, nga të cilët rreth 60% kanë shfrytëzuar struktura të ndryshme akomoduese (përfshirë dhe diasporën).

    Për ta ilustruar me shembuj konkrete logjiken e përdorur, po ju referohem shifrave të raportuara nga disa vende rajonale, ku shihet që sipas madhësisë së vendit, apo mundësisë për të pasur vizitorë tranzit dhe ekskursionistë ditore, numri i turistëve të huaj në raport me numrin e prezencës turistike në këto vende, varion nga 33 – 60% e numrit të vizitorëve në total. Psh.

    -Kroacia, raporton 60 milion udhëtarë të huaj, nga të cilët vetëm 20 milion janë turistë.

    -Greqia, raporton 55 milion vizitorë të huaj, nga të cilët vetëm 32 milion janë turistë.

    Duke ndjekur të njëjtën praktikë, del se rreth 32% e numrit të raportuar nga INSTAT janë prezencë turistike dhe jo turistë realë.

    Konkretisht, nga 8 milionë turistë realë, rreth 4 milionë janë turistë me kombësi shqiptare (nga Kosova, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Anglia, SHBA, etj.).

    Ndërsa rreth 4 milionë janë turistë me kombësi dhe shtetësi të huaj, nga të cilët rreth 40% kanë fjetur nëpër Airbnb, bujtina, guest house, etj.

    Referuar të dhënave të INSTAT, por edhe të dhënave nga hotelet e bregdetit, veçanërisht atyre të jugut, gjatë muajit qershor dhe gjysmës së muajit korrik ka pasur një reduktim që ka varijuar rreth 20% krahasuar me vitin 2023. Shkaktarët kryesorë të këtij reduktimi ishin rritja e pajustifikuar e çmimeve dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, gjë që tregohet edhe nga shifrat e INSTAT.

    Jam absolutisht dakord që, referuar numrit total, ku përfshihen të gjitha kategoritë e turizmit (turizmi malor, turizmi kulturor, agroturizmi, turizmi qytetas, etj.), kemi pasur një rritje që ka kompensuar këtë rënie të turizmit bregdetar. Megjithatë, kjo nuk ka kompensuar humbjen që pësuan bizneset e bregdetit të jugut në fillim të sezonit të kaluar, e cila, krahas zhvlerësimit të euros, dha një goditje për ekonominë e këtyre bizneseve.

    Dy vitet e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të turistëve që vijnë në mënyrë individuale, ku shumica prej tyre janë akomoduar nëpër Airbnb, duke rritur ndjeshëm numrin e shtretërve. Vetëm Tirana ka arritur në rreth 4,500 shtretër në shtëpitë pritëse, të cilat kanë rezultuar të shfrytëzuara me një kapacitet prej 90%. Kjo pasi tashmë është fakt se Tirana është kthyer në një destinacion gjithëvjetor (por duhet të mos harrojmë edhe faktin që kjo po ndikon në konkurrencën e pandershme në sektorin e akomodimeve).

    Po kështu, një rritje të ndjeshme ka pasur edhe në Gjirokastër, Berat, Përmet, Korçë, Pogradec, etj., ku janë ezauruar të gjitha kapacitetet akomoduese.

    E njëjta gjë ka ndodhur edhe me destinacionet malore, ku janë shfrytëzuar 100% të gjitha kapacitetet akomoduese.

    Ka disa faktorë që kanë ndikuar në rritjen e numrit të turistëve, si: turizmi patriotik, diaspora e madhe që ka Shqipëria për shkak të emigracionit, konkurrenca e çmimeve, kulinaria, kombinimi i diversifikimit të paketës turistike me një prekje të vetme, etj.

    Megjithatë, një nga faktorët më të rëndësishëm që ka luajtur një rol të madh në rritjen e turizmit individual, i cili zë rreth 85% të numrit të përgjithshëm të turistëve, është Aeroporti “Nënë Tereza”, i cili ka shtuar numrin e linjave direkte me fluturime “low-cost”. Këto linja ajrore me çmime të ulëta kanë bërë që Shqipëria të bëhet më e aksesueshme për turistët ndërkombëtarë, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit të vizitorëve.

    Përtej numrave, ajo që i intereson ekonomisë janë të ardhurat. Siç dihet, për vitin 2023 nga turizmi u gjeneruan rreth 4.2 miliardë euro, ndërkohë që sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar janë gjeneruar rreth 4.5 miliardë euro, me një rritje prej rreth 7%. Ndërkohë, rritja e numrit të turistëve është rreth 15% krahasuar me një vit më parë.

    Për sa i përket turizmit të organizuar, aktualisht kostoja mesatare e shpenzimeve për një turist gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri është rreth 600 euro. Ndërkohë, nëse përpjestojmë shumën e gjeneruar me numrin e turistëve të raportuar, del se kostoja mesatare që një turist ka shpenzuar gjatë qëndrimit në Shqipëri është rreth 385 euro, e cila është mjaft më e ulët se ajo e një turisti që vjen në mënyrë të organizuar.

    Kjo shifër ulet pasi, siç analizova më lart, vlera e gjeneruar nuk duhet përpjestuar me 11.7 milionë turistë, por me 8.2 milionë që konsiderohen si turistë realë. Nga kjo, del se kostoja e shpenzimeve rritet në 550 euro për një turist, të cilën, po ta përpjestojmë me 5 netë që është qëndrimi real i një turisti, rezulton se një turist ka shpenzuar 110 euro në ditë (duke llogaritur numrin real), duke u përafruar me koston ditore të vendeve bregdetare të rajonit.

    Ndërkohë, sipas INSTAT, del se një vizitor ka qëndruar mesatarisht 2.5 netë në një nga strukturat akomoduese, gjë që tregon shkallën e lartë të informalitetit që ekziston në sektorin e turizmit. Ky informalitet është më i pranishëm kryesisht në Airbnb, shtëpitë pritëse, bujtina, etj.

    Referuar kontratave të lidhura për vitin 2025, por edhe të dhënave nga hotelet, vihet re një tendencë rritëse edhe për këtë vit. Në të njëjtën kohë, kemi edhe një tendencë në rritjen e netëve të qëndrimit, e cila këtë vit do të ketë një shtrirje më të gjerë në territor. Kjo u konkretizua edhe vitin e kaluar, pasi u vu re një rritje e numrit të vizitorëve në zonat e mbrojtura dhe në sitet e kulturës.

    Për të përballuar sfidat më emergjente me të cilat përballet sot sektori dhe që kryesisht janë:

    Mungesa e burimeve njerëzore dhe e një stafi të kualifikuar për shërbime turistike.

    Mbingarkesa e infrastrukturës rrugore, e cila tashmë nuk po përballon dot fluksin që gjenerohet, sidomos në disa akse që të çojnë në destinacione të rëndësishme turistike.

    Mungesa e kapaciteteve akomoduese – aktualisht, kërkesa është më e madhe se oferta. Për këtë, duhet një plan i detajuar, sidomos në bregdet, në mënyrë që të stimulohet biznesi privat.

    Mungesa e higjienës dhe mirëmbajtjes – në shumë zona, turistët përballen me një mjedis të pakuruar dhe të papastër.

    Kjo ndikon në imazhin turistik të Shqipërisë dhe shpeshherë na është vënë në dukje nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët bazohen në referencat e klientëve të tyre.

    Për t’u përballur me këto sfida, kërkohet një bashkëpunim më i madh me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, në mënyrë që kjo industri të mos keqadministrohet dhe keqpërdoret. Për këtë arsye, duhen rishikuar politikat fiskale, duhet plotësuar kuadri ligjor me ligje specifike që garantojnë standardet europiane, duhen rritur investimet direkte në sektorin e turizmit dhe duhet luftuar informaliteti dhe konkurrenca e pandershme, etj.

    Nga ana tjetër, bizneset duhet të tregojnë më shumë kujdes në rritjen e cilësisë së shërbimeve, në politikat e çmimeve dhe në menaxhimin e duhur të aktiviteteve të tyre nga profesionistë të fushës.

    Rritja e mëtejshme e investimeve nga ana e shtetit duhet të jetë një prioritet. Investimet në zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore janë të domosdoshme për të përballuar më efikasitet fluksin e shtuar të turistëve, por edhe për të mundësuar aksesimin e më shumë atraksioneve turistike, të cilat aktualisht janë të paaksesueshme. Gjithashtu, duhet investuar në subvencionimin e sektorit të turizmit, sidomos për garantimin e stafit të strukturave akomoduese, në mënyrë që të mos ekzistojë më koncepti i turizmit sezonal, i cili e vështirëson ndjeshëm sigurimin e një pune të përhershme për stafin.

    Këto investime afatshkurtra, së bashku me përmirësimin e politikëbërjes, do të na garantojnë që të ruajmë imazhin e mirë dhe trendin rritës të turizmit. Konkurenca është shumë e fortë dhe çdo gabim mund të na kushtojë shtrenjtë, duke bërë që shifrat e rritjes të kthehen në një bumerang në vitet e ardhshme.

    Unioni Turistik Shqiptar ka propozuar dy mundësi për të garantuar sigurimin e stafit, i cili aktualisht mbetet sfida më e madhe e turizmit. Së pari, të stimulojë operatorët turistikë që sjellin turistë të organizuar me fluturime çarter jashtë sezonit veror, në mënyrë që hotelet bregdetare të furnizohen me turistë dhe të mos mbyllin aktivitetin e tyre. Së dyti, të subvencionojë bizneset bregdetare që mbyllin aktivitetin gjatë dimrit, duke u mundësuar mbajtjen e punonjësve të tyre me pagë minimale.

    Për sa i përket politikave fiskale, Unioni ka propozuar që në sektorin e turizmit të aplikohet një TVSH prej 10% për të gjitha kategoritë e turizmit, në mënyrë që të shmanget keqpërdorimi aktual që ndodh me dy shkallë të ndryshme të TVSH-së: 6% për akomodimin dhe 20% për shërbimet e tjera.

    Në buxhetin e vitit 2025, qeveria ka parashikuar një rritje prej 7.9% ose rreth 3.1 milionë euro krahasuar me projektbuxhetin e vitit 2024. Kjo rritje vjen si rezultat i rritjes së pagave dhe investimeve të brendshme, por a i përgjigjet kjo rritje asaj që prodhon turizmi sot? Unë mendoj se jo, sepse, siç e theksova edhe më lart, nevojiten më shumë investime, si në politikat zhvilluese ashtu edhe në infrastrukturën turistike në përgjithësi.

    /MONITOR

  • Kryebashkiaku Golemi: 10 mijë turistë në dy muajt e parë të vitit në Gjirokastër

    Kryebashkiaku Golemi: 10 mijë turistë në dy muajt e parë të vitit në Gjirokastër

    Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke tërhequr çdo vit një numër në rritje të turistëve, ku pjesa më e madhe janë të huaj.Edhe pse jemi në stinën e dimrit, rrugët e kalldrëmta, kalaja, monumentet e tjera të kulturës dhe rrethinat e qytetit, janë të mbushura me vizitorë.Kryetari bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi tha për ATSH-në se “qyteti i Gjirokastrës dhe rrethinat kanë mirëpritur vizitorë gjatë stinës së dimrit ndërsa janë regjistruar 10 mijë turistë. Tashmë në Gjirokastër kemi një zhvillim të turizmit të qëndrueshëm dhe vizitueshmëria shtrihet përgjatë gjithë vitit”.“Ndërkohë që muzetë e qytetit si ai Etnografik, “Kadare”, “Tuneli” dhe muzeu në “Kala” u vizituan nga 10 mijë vizitorë gjatë muajve janar dhe shkurt”, tha Golemi.Golemi u shpreh se “fluksi gjithnjë e në rritje i vizitorëve në qytetin e mbrojtur nga UNESCO, po angazhon edhe më shumë strukturat lokale për të pasuruar akoma më shumë guidën turistike, duke e bërë Gjirokastrën një nga pikat kryesore të turizmit në vend”.Gjithashtu, tha Golemi, zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm po ndikon pozitivisht në ekonominë lokale jo vetëm në bizneset me profil turistik, por në tërësi në aktivitetin ekonomik të rajonit jugor.Bashkia e Gjirokastrës përveç një numri të madh aktivitetesh po përgatitet për sezonin veror.“Po përgatisim fletëpalosje për të informuar vizitorët që vijnë në qytet, në të cilat pasqyrohen hartat, pikat turistike, të cilat duhet të vizitojnë, për të lehtësuar lëvizjen e tyre nëpër qytet”, tha Golemi.Ndër destinacionet më të preferuara për vizitorët në Gjirokastër janë pazari karakteristik, banesat e ndryshme karakteristike dhe muzetë e qytetit, të cilët vazhdojnë të ngelen më të veçantët për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja.Përgjatë vitit 2024, Gjirokastra u vizitua nga mbi 700 mijë turistë vendas dhe të huaj,  duke u cilësuar si një vlerë e spikatur në hartën kombëtare dhe ndërkombëtare të turizmit të qëndrueshëm dhe cilësor.