Tag: turistë

  • Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

    Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

    Vlora nuk të ofron vetëm detin, nuk të ofron vetëm plazh. Me dhjetëra turistë të huaj, zbarkojnë edhe përgjatë dimrit në qytetin bregdetar. Ata vijnë për të shijuar qetësinë që të ofron qyteti, klimën e favorshme. Turistët e huaj, të cilët vijnë kryesisht nga vendet e Europës Perëndimore siç është edhe Belgjika, thonë se vijnë për të mësuar më tepër për historinë e vendit tonë. Për këtë arsye ata i përqendrojnë vizitat e tyre kryesisht tek sitet arkeologjike dhe historike për të takuar nga afër një pjesë të historisë sonë kombëtare. Për ta Shqipëria është një vend aq sa i bukur por edhe i panjohur.

    “Unë vij nga Belgjika. Jam për herën e parë në Vlorë dhe në Shqipëri gjithashtu. Zgjodhëm Shqipërinë sepse për shumicën prej nesh është një shtet i panjohur dhe për pak vite do të jetë pjesë e Europës, kështu që ne donim ta vizitonim këtë vend dhe të mësonim prej tij.

    Zgjodhëm këtë periudhë për pushime për shkak se nuk është shumë nxehtë dhe nuk ka shumë njerëz, shumë pushues turistë dhe temperaturat janë të favorshme. Ne na pëlqen që të vizitojmë çdo gjë këtu, detin, dyqanet etj. Na pëlqen shumë arkitektura, dhe historia e këtij vendi. Ne jemi si grup, vizitojmë vende të ndryshme dhe kemi një djalë i cili na tregon çdo gjë se çfarë ka ndodhur, që i përket historisë së Shqipërisë”, thotë një turist belg.

    “Ne vijmë nga Belgjika. Jemi të gjithë prej andej.Kemi ardhur këtu si një grup i vetëm. Për herën e parë jemi në Vlorë. Na pëlqen shumë qyteti. Ju keni detin dhe qytetin e bukur dhe është ok për ne. Qyteti është totalisht i ri për ne, ne po vizitojmë çdo gjë në qytet, është bukur.

    Ne po vizitojmë çdo vend që tregon historinë gjithashtu edhe në kala, në male dhe në natyrë, për të parë gjithçka. Ne zgjodhëm Shqipërinë këtë herë, pasi ne nuk dimë asgjë për këtë vend, dhe duam të mësojmë diçka të re për botën, të shikojmë gjithçka. Unë do ta rekomandoj Shqipërinë”, shprehet një turiste belge.

    Në Vlorë madje nuk mungojnë as turistët nga vendet e largëta, sic është edhe Kina.Turistët nga Kina udhëtojnë në grupe, duke marrë me vete edhe një guidë turistike e cila është udhërrëfyesi i tyre. Sipas guidës që i shoqëron, turistëve nga Kina në qytet i pëlqen shumë edhe arkitektura teksa kureshtja për këtë vend, për kulturën dhe historinë i ka shtyrë që të vizitojnë vendin tonë.Vlora i ka lënë vërtetë mbresa ku pohojnë se do të kthehen sërish

    “Unë vij nga Kina. Për mua nuk është hera e parë që e vizitojë Shqipërinë, është hera ime e tretë, por hera e parë që vij në Vlorë. Vij këtu për herën e tretë sepse jam ajo që drejtoj grupet me turistë.

    Mendoj se ka mjaftë interes nga shtetasit kinez të vijnë në Shqipëri. Për shkak se dy kombet tona kanë një histori miqësie, dhe kjo i shtynë shumë qytetarët e Kinës të vijnë këtu, ta vizitojnë dhe zbulojnë Shqipërinë.

    Kemi vizituar disa vende, na pëlqen historia dhe arkitektura këtu. Dje vizituam dhe syrin e kaltër në Sarandë, ishte shumë i bukur, i ngjan liqeneve në Kinë.

    Kemi vizituar gjithashtu malet por edhe detin. Kemi zgjedhur dimrin për tur në Shqipëri, sepse më parë kishim punë. Shqipëria është një vend i bukur, e duam. Sigurisht që do të kthehem këtu sërish”, shprehet një turiste kineze.

    Në vendet që tregojnë historinë e Vlorës dhe Shqipërisë, mund të takosh sot turistë nga vende të ndryshme.

    Mbizotërues sigurisht që janë ata që vijnë nga Europa Lindore dhe Perëndimore, por nuk mungojnë as vendet e largëta si Kina, Japonia, Australia dhe SHBA.

  • Merr flakë një klub nate në Indi/ 25 persona humbin jetën nga asfiksimi, mes tyre edhe disa turistë

    Merr flakë një klub nate në Indi/ 25 persona humbin jetën nga asfiksimi, mes tyre edhe disa turistë

    Të paktën 25 persona kanë humbur jetën në një zjarr që ra në një klub nate në Goa, një shtet indian i njohur për jetën e natës dhe turizmin. Midis viktimave të zjarrit, i cili shpërtheu rreth mesnatës, disa ishin turistë.

    “Sot është një ditë shumë e dhimbshme për të gjithë ne në Goa”, tha kryeministri i Goas, Pramod Sauant.
    “Vizitova vendin e incidentit dhe kam urdhëruar një hetim për këtë incident. Ata që gjenden përgjegjës do të përballen me masat më të rrepta sipas ligjit – çdo neglizhencë do të trajtohet me vendosmëri”, shtoi ai.
    Dyshohet se zjarri filloi në katin e parë dhe më pas përfshiu pjesën tjetër të ndërtesës. Sipas një hetimi paraprak nga policia shumica e atyre që vdiqën ishin bllokuar në zonën e bodrumit të klubit dhe ishin mbytur nga tymi.
    Zjarrfikësit punuan gjatë gjithë natës për të shuar zjarrin dhe për të shpëtuar ata që ishin bllokuar.
    Shumica e viktimave ishin punëtorë të klubit që kishin qenë në bodrum në kohën e zjarrit, thanë zyrtarët.
    Goa, një ish-koloni portugeze në brigjet e Detit Arabik, tërheq miliona turistë indianë dhe ndërkombëtarë çdo vit me jetën e saj të natës, plazhet me rërë dhe atmosferën e qetë bregdetare. Sipas të dhënave qeveritare, rreth 5.5 milionë turistë vizituan Goën në gjysmën e parë të këtij viti, me 270,000 vizitorë nga jashtë vendit.

    Top Channel

  • Turistë mes të paktën 25 të vdekurve nga zjarri në klubin e natës në Goa

    Turistë mes të paktën 25 të vdekurve nga zjarri në klubin e natës në Goa

    Bota E Diel, 7 Dhjetor 2025 07:27
    Një zjarr shkatërrues ka përfshirë një klub nate në Goa, një shtet indian i njohur për jetën e tij të natës dhe turizmin, duke lënë të vdekur të paktën 25 persona. Mes viktimave ishin edhe disa turistë, ndërsa incidenti ka tronditur komunitetin lokal dhe autoritetet. Zjarri shpërtheu rreth mesnatës në “Birch by Romeo Lane”, një restorant, bar koktejlesh dhe klub popullor i vendosur në Arpora, një zonë në veri të Goas.
    Hetimet paraprake të policisë sugjerojnë se zjarri filloi në katin e parë dhe më pas përfshiu pjesën tjetër të ndërtesës. Shumica e atyre që humbën jetën u bllokuan në zonën e bodrumit të klubit dhe vdiqën nga asfiksia. Një zyrtar i policisë së Goas, duke folur për “Indian Express”, shpjegoi se shumë prej klientëve ishin mbledhur në katin e parë për një set DJ kur zjarri nisi rreth orës 23:45. Në panikun dhe kaosin që pasoi, shumë klientë vrapuan drejt daljes dhe arritën të shpëtonin. Megjithatë, anëtarët e stafit që punonin në bodrum mbetën të bllokuar efektivisht, pasi zona nuk kishte dalje dhe u përfshi shpejt nga tymi. Disa klientë gjithashtu duket se janë drejtuar drejt bodrumit dhe kanë mbetur të bllokuar atje.

    Kryeministri i Goas, Pramod Sawant, shprehu dhimbjen e thellë, duke deklaruar: “Sot është një ditë shumë e dhimbshme për të gjithë ne në Goa.” Ai vizitoi vendin e ngjarjes dhe urdhëroi një hetim të plotë, duke premtuar veprime më të rrepta ligjore ndaj kujtdo që do të gjendet përgjegjës për neglizhencë. Zjarrfikësit punuan gjatë gjithë natës për të shuar flakët dhe për të shpëtuar të bllokuarit. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin flakë të mëdha që përpinin ndërtesën, e cila u kthye në një guaskë të zezë. Zyrtarët thanë se shumica e të vdekurve ishin punonjës të klubit që ndodheshin në bodrum në momentin e zjarrit. Sawant konfirmoi se “tre deri në katër” turistë kishin vdekur, por procesi i identifikimit të viktimave ishte ende në vazhdim. Kryeministri indian, Narendra Modi, e përshkroi zjarrin si “thellësisht trishtues”.

    Goa, një ish-koloni portugeze në brigjet e Detit Arabik, tërheq miliona turistë indianë dhe ndërkombëtarë çdo vit me jetën e saj të natës, plazhet me rërë dhe atmosferën e qetë bregdetare. Sipas të dhënave qeveritare, rreth 5.5 milionë turistë vizituan Goan në gjysmën e parë të këtij viti, me 270,000 prej tyre që vinin nga jashtë. Politikani i Goas, Michael Lobo, bëri thirrje për një auditim të sigurisë nga zjarri në të gjitha klubet. Ai theksoi se turistët e kanë konsideruar gjithmonë Goan si një destinacion shumë të sigurt dhe se incidenti ishte shqetësues, duke shtuar se ngjarje të tilla nuk duhet të ndodhin në të ardhmen.

    Zjarret janë të zakonshme në Indi, shpesh për shkak të praktikave të dobëta të ndërtimit, mbipopullimit dhe mungesës së respektimit të rregulloreve të sigurisë. Ky incident vjen pas një serie zjarresh vdekjeprurëse në vend. Në maj, të paktën 17 persona vdiqën pasi një zjarr përfshiu një ndërtesë trekatëshe në qytetin indian të Hyderabadit. Një muaj më parë, një zjarr i fuqishëm shpërtheu në një hotel në Kolkata, duke vrarë të paktën 15 persona, ku disa u ngjitën nga dritaret dhe në çati për t’i shpëtuar flakëve. Në vitin 2024, të paktën 24 persona humbën jetën pas një zjarri në një park argëtimi të mbushur me njerëz në shtetin perëndimor të Gujaratit.

  • ‘Janë turistë të mirë ‘/ Eksperti Maçi: Shqiptarët kur janë jashtë vendit nuk i kursejnë paratë, ja si i shpenzojnë

    ‘Janë turistë të mirë ‘/ Eksperti Maçi: Shqiptarët kur janë jashtë vendit nuk i kursejnë paratë, ja si i shpenzojnë

    Kur kalojnë kufirin, shqiptarët duket se lënë pas çdo hezitim për të shpenzuar. Dëshira për të përjetuar një eksperiencë të re dhe për t’u shkëputur nga përditshmëria i shndërron ata në turistë idealë, me një buxhet të caktuar posaçërisht për t’u shijuar në maksimum.

    Eksperti i turizmit Leonard Maçi, i ftuar në ‘KUSH PAGUAN’ në SYRI TV u shpreh se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë jashtë vendit planifikojnë me kujdes shpenzimet e tyre me qëllimin e qartë për të mos kursyer. Sipas Maçit, nga seancat e gjata të shopping-ut deri te darkat në restorante, çdo detaj është menduar. Kjo tendencë për të shpenzuar maksimalisht tregon se udhëtimi nuk shihet thjesht si një lëvizje fizike, por si një investim në kujtime dhe kënaqësi.

    Maçi shprehet se përtej blerjeve dhe ushqimit, interesi shtrihet edhe në aspektin kulturor dhe argëtues. Shqiptarët kërkojnë të vizitojnë monumente kulture dhe të marrin pjesë në evente të ndryshme që përkojnë me datat e udhëtimit të tyre. Kjo i bën ata “turistë të mirë” në sytë e ekonomive pritëse, pasi kontribuojnë aktivisht në sektorë të ndryshëm.

    ‘Ky realitet, megjithatë, nuk vlen për të gjithë.’ 0 u shpreh Maçi, sipas tij, ekziston një pjesë e popullsisë me mundësi modeste, për të cilët edhe një shkëputje e shkurtër është një luks i vështirë për t’u arritur. Për ta, dëshira për të ndryshuar ambient dhe për të dalë nga rutina mbetet shpesh vetëm një ëndërr.

    Maçi:

    Por fatkeqësisht, fatkeqësisht nuk e kanë këtë mundësi për t’u larguar dhe për të përfituar, domethënë, nga ditë të caktuara për ë për të shikuar një çikë, domethënë se çfarë ndodh dhe me botën e jashtme, me ambientin e jashtëm e kështu me radhë.

    Sigurisht që në pjesën e personave ose individëve shqiptarë që duan të ikin, sigurisht që në në pjesën e të shijuarit të gjësë, shqiptari kur shkon jashtë, ai që ka vendosur, vendos që të shpenzojë maksimalisht, pra në shopping, në pjesa më e madhe, mendoj, domethënë, por aty ku ulen dhe konsumojnë nëpër restorante, marrin parasysh çdo gjë, pra krijon një buxhet të caktuar në mënyrë që ato ditë që shkojnë atje ta shijojnë sa më shumë.

    Pra qoftë edhe me dëfrimin, domethënë sipas dëshirave, pra monumentet e kulturës, shopping, ndoshta evente të caktuara që përkojnë me ditët ku ata shkojnë. Dhe thënë kjo, domethënë shqiptarët, shqiptari është një turist i mirë kur shkon jashtë. Pra, këtu pastaj mbetet pjesa e e asaj popullate, e cila ka mundësi modeste për të shpenzuar ashtu siç thoshte dhe ai zotëria i moshuar që thoshte këtu aq e kemi mundësinë për të shpenzuar dhe kaq. Kënaqemi domethënë, po thjesht është ajo dëshira për të dalë dhe për të ndryshuar diçka. Pra, për të mos mbetur tek rutina. 

  • Turistët numër rekord në Shqipëri këtë vit…por me xhepat bosh!

    Turistët numër rekord në Shqipëri këtë vit…por me xhepat bosh!

    Turet kulturore të vjeshtës arritën të kompensonin rënien e ritmit turistik veror, duke e mbajtur këtë vit sërish në krye për numrin e vizitorëve të huaj. Deri në tetor, Shqipëria ka pritur 11.1 milionë turistë, një shifër që tregon rritje, edhe pse të moderuar. Pavarësisht numrave, bizneset e sektorit nuk janë të kënaqura.
    Të ardhurat rezultojnë më të ulëta nga sa pritej dhe operatorët turistikë e lidhin këtë me një ndryshim të qartë në profilin e turistit: sot mbizotërojnë të rinjtë që vijnë të frymëzuar nga rrjetet sociale, të cilët synojnë të shpenzojnë minimalisht.
    Operatorët turistikë nuk presin surpriza për vitin 2026. Ai shihet si një vijim i natyrshëm i këtij viti. Ajo që vihet në dyshim është qëndrueshmëria. Për të garantuar këtë duhet të merren masa konkrete në përmirësimin e infrastrukturës në zonat turistike, garantimin e furnizimit me ujë dhe energji, si dhe në përmirësimin e shërbimit.
    Thuajse në mbyllje të vitit, bizneset në sektorin e turizmit nuk e thonë dot qartësisht nëse 2025-a ishte një vit suksesi apo zbehjeje.
    Operatorët turistikë pohojnë se në shifër vizitorësh, ky vit mbetet i mirë, me një rritje të moderuar që ka ardhur si rrjedhojë e tureve kulturore të pranverës dhe vjeshtës.
    Në raport me të ardhurat e gjeneruara, bizneset e sektorit janë skeptikë. Tipologjia e turistit, kryesisht e re, në kërkim të eksperiencave por pa shpenzuar shumë, ka sjellë më pak të ardhura për ta. Ky rezultat vjen si efekt i një “marketingu” që s’mund ta kontrollosh.
    Është viraliteti i videove në rrjete sociale që ka bindur një pjesë të mirë të turistëve se Shqipëria është një përvojë për t’u provuar dhe mbi të gjitha, shumë e lirë dhe pikërisht ata kanë kërkuar opsionet më të lira të mundshme.
    Në akomodim kanë mbizotëruar apartamentet apo hostel, kurse në konsum blerjet në supermarket apo dyqanet e ushqimit të shpejtë. Sigurisht kjo nuk vlen për të gjithë turistët, por tipologjia mbizotëruese ka qenë kjo.
    Balancimin e kanë bërë turistët që vijnë në ture kulturore dhe ata të moshës së tretë nga Europa Perëndimore, të cilët eksperiencën e Shqipërisë nuk e shohin si një “check in” por si një periudhë çlodhjeje me më shumë zgjedhje nga oferta turistike.
    Turistë ka, por janë kursimtarë, ecuria e vitit 2025
    Deri në fund të tetorit, Shqipërinë e vizituan 11.1 milionë të huaj. Të paktën kjo ishte shifra që raportoi Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit me një rritje 7% në raport me janar – tetor 2024.
    Gjasat janë që ky vit të regjistrojë një rritje disi më të ulët se ajo e një viti më parë, por në total të tejkalojë rezultatin 11.7 milionë vizitorë që u regjistrua deri në fund të 2024-s.
    Pavarësisht një numri më të lartë të hyrjeve të të huajve, konsumi ka qenë më i zbehtë duke lënë kështu më pak para në ekonomi.
    Si numër vizitorësh jemi te pritshmëritë që kishim, pra që ky vit do të ishte njësoj si viti 2024. Ndoshta mund të cilësohet pak më i zbehtë sezoni veror. Kanë qenë turistë me kosto të ulët, të cilët kanë zgjedhur Tiranën, vendet rurale, agroturizmet.
    Karakteristikë e këtij sezoni veror ishte rënia e turistëve cilësorë, pra atyre që paguajnë më shumë dhe kërkojnë më shumë shërbime. Kishte rënie të këtij grupi në raport me vitin 2024”, shprehet Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa.
    Ndryshimi i tipologjisë së turistit duket se lidhet drejtpërdrejt me formën që ka ndikuar zgjedhjen e këtyre të huajve për të ardhur në Shqipëri dhe pjesa më e madhe u janë referuar rrjeteve sociale.
    Viraliteti që mori vendi ynë në rrjete sociale, që fillimisht lidhej me bukuritë natyrore, ushqimin e mirë dhe koston e lirë duket se u kthye në një bumerang që ka tërhequr gjithmonë e më shumë “kursimtarë” në një lloj “gare” për eksperiencën sa më të lirë.
    “Nuk është se nuk patëm turistë këtë verë. Ndoshta patëm njësoj ose më shumë por ajo që bëri diferencën është tipologjia e turistit.
    Kjo është një tipologji e re ku dominojnë kryesisht moshat e reja që parapëlqejnë të shpenzojnë pak dhe të krijojnë eksperienca. Kërkojnë alternativat më të lira. Kjo moshë kështu sillet kudo jo vetëm në Shqipëri”, – pohon Arben Çipa, nga “Sipa Tours”.
    Vjeshta korrigjon verën, turet kulturore gjithmonë e më shumë interes
    Teksa vera shfaqi një situatë të zbehtë për turizmin, pranvera dhe tani edhe vjeshta përmirësuan bilancin turistik të vitit.
    Operatorët turistikë shprehen se kjo periudhë ka qenë me një ecuri pozitive dhe të huajt po parapëlqejnë gjithmonë e më shumë që në formë të organizuar në periudha kryesisht njëjavore të vizitojnë qytetet më të rëndësishme në aspektin kulturor.
    “Vjeshta është shumë mirë. Ka një rritje të qëndrueshme dhe grupe të shumta që vijnë me ture kulturore në formë të organizuar. Po kështu, ka edhe shumë turistë individualë që shpenzojnë pak dhe zgjedhin të qëndrojnë nëpër AirBNB. Turet kulturore kanë qenë më të qëndrueshëm. Janë turistë që edhe shpenzojnë pak më shumë dhe zgjedhin të qëndrojnë deri në shtatë net duke lëvizur dhe duke eksploruar vende të ndryshme. Vizitojnë veriun, pra Valbonën dhe Thethin, vizitojnë vendet historike siç është Berati dhe Gjirokastra dhe ndalen edhe në Sarandë. Deri më tani mund të themi që numrat janë të kënaqshëm”, nënvizon z. Kasa.
    Të njëjtën tendencë konfirmon edhe z. Çipa, i cili nga muajt e vjeshtës veçon shtatorin i cili bëri diferencën edhe për atë bilancin e turizmit të rërës dhe detit.
    Turet kulturore të përqendruara sidomos në tetor dhe nëntor mbeten në nivele të kënaqshme.
    “Është vënë re një miks i turistit të pavarur, pra që vjen individualisht dhe operatorëve turistikë që sjellin në mënyrë të organizuar vizitorë për ture kulturore.
    Këto të fundit kanë pasur ritëm të kënaqshëm dhe akoma edhe sot që jemi në nëntor, shifrat e tureve kulturore mbeten në nivele të mira”, pohon ai.
    Nga shërbimi te mungesa e ujit dhe infrastruktura, pikat ku duhet të reflektojmë
    Gjatë këtij viti, shërbimi në sektorin e turizmit ka vijuar të shfaqë presionin që sjell mungesa e fuqisë punëtore të thjeshtë, por sidomos asaj të kualifikuar.
    Z. Çipa shprehet se shërbimi te ne mbetet ende elementar.
    Ai gjykon se ndoshta viti tjetër do ta gjejë më të përgatitur sektorin sepse po rekrutohen vazhdimisht punonjës të huaj.
    “Ndoshta mund të evoluojmë pak në shërbim, pasi pjesën më të madhe të stafit po e marrim nga jashtë dhe kjo do të na bëjë të mundur që të përmirësohemi disi, por duhet të vihet theksi te profesionistët e sektorit që janë pika kyçe”, nënvizon z. Çipa.
    Gjatë këtij viti, për rajone të ndryshme në vend, problemet ishin të theksuara dhe në shërbime bazë, të cilat për zonat turistike janë të pakonceptueshme.
    Ndër to renditet mungesa e ujit në zonën e Golemit, mungesa e energjisë në disa zona, djegia e mbetjeve në Vlorë. Për z. Kasa këto janë elemente që përkeqësojnë vlerësimin e përgjithshëm turistik të Shqipërisë.
    “Problem kryesor ka qenë mungesa e shërbimit. Turistët kanë pasur rezerva për këtë dhe nuk kanë nguruar ta shprehin si ankesë qoftë tek agjencitë e tyre, qoftë në biseda. Kur ti paguan një dhomë me çmimin 300-400 euro është e pakonceptueshme që të të duhet të presësh 20 minuta për një kafe që është gjëja më e thjeshtë. Problemeve të tjera ne u kemi dhënë zë vazhdimisht. Kryesisht ankesat janë për kantieret e ndërtimit që mbeten hapur gjatë sezonit. Pra subjektet ndërtojnë fare pranë strukturave akomoduese dhe kjo e kthen pushimin në një stres për turistët. Zhurmat që shkakton ndërtimi orar pa orar, inertet por edhe pamja që kanë objektet e papërfunduara nuk është aspak mikpritëse për syrin e një turisti dhe nuk të jep përshtypjen që je në një zonë turistike”, nënvizon z. Kasa.
    Viti 2026 pa surpriza, pritet të ketë të njëjtën ecuri si viti aktual
    Viti 2025 pritet të mbyllet me një bilanc pozitiv për hyrjen e të huajve në Shqipëri, ku rritja pritet të jetë më e zbehtë se ajo e vitit paraardhës.
    Operatorët turistikë shprehen se edhe për vitin tjetër nuk presin ndonjë surprizë, çka do të thotë se ecuria e sektorit pritet të mbetet pozitive, por ritmet e rritjes më të ngadalta.
    Edhe tipologjia e turistit pritet që të mbetet e njëjtë me atë të këtij viti duke qenë se kryesimin e marketimit po e mbajnë rrjetet sociale.
    Turizmi i organizuar do të dominohet sërish nga polakët teksa ai individual nga Kosova dhe Italia, edhe pse këto dy grupe po tregojnë luhatje herë pas here.
    Duhet të shohim me kujdes këto tendenca, sepse shqiptarët e Kosovës dhe italianët janë dy grupet më të mëdha të turizmit të paorganizuar, kurse polakët më të mëdhenjtë në turizmin e organizuar dhe gjasat janë që kështu të mbetet tendenca edhe vitin tjetër.
    Franca, nga ana tjetër, edhe pse me tendencë në rritje ka numër të vogël turistësh. Izraeli është një tjetër treg që ka pasur rritje. Janë të paktën 100 mijë turistë që kanë ardhur nga ky vend nga prilli e deri në tetor.
    Ideja është që për Shqipërinë vijon të ketë interes, por ne duhet të reflektojmë dhe të bëjmë korrigjimet tona për të mos humbur terren. Gjasat janë që viti 2026 të jetë i njëjtë si 2025-a”, – shprehet z. Kasa.
    Edhe për Arben Çipën, pritshmëritë janë të njëjta për vitin e ardhshëm si në të ardhura, edhe në tipologjinë e turistit.
    /Marrë nga Monitor

  • Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

    Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

    Dy turistë suedezë, nënë e bir, perkatesisht 61 nëna dhe 23 djali janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të Llogorasë. Ata janë nisur në mëngjes për të eksploruar zonën dhe kanë përshkuar një pjesë të parkut e të pyjeve, por pas disa orësh çdo kontakt me ta është ndërprerë.
    Sipas informacioneve paraprake, turistët kanë dërguar një sinjal SOS, i cili është kapur nga autoritetet greke për shkak të mungesës së mbulimit me sinjal telefonik në anën shqiptare të gadishullit te Karaburunit. Emergjencat greke kanë njoftuar menjëherë autoritetet shqiptare.
    Në terren janë angazhuar forcat e Emergjencave Civile, si dhe specialiste e zonave të mbrojtura, të cilat po zhvillojnë kërkime në disa drejtime për të gjetur turistët, por dhe policia e Vlores.Terreni i vështirë malor erresira dhe moti i paqëndrueshëm po e vështirësojnë operacionin e kërkimit, ndërsa po kërkohet ndihmë edhe nga banorët e zonës.Mendohet se dy turistet suedeze, nene e bir, pasi kane pershkuar pyjet e Llogorase jane ngjitur Karaburunit ku dhe aty kane humbur per shkak te terrenit por dhe mungeses se valeve telefonike.

  • Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë/ Terreni dhe moti i keq vështirësojnë kërkimet

    Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë/ Terreni dhe moti i keq vështirësojnë kërkimet

    Dy turistë suedezë, nënë e bir,  perkatesisht 61 nena dhe 23 djali janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të Llogorasë. Ata janë nisur në mëngjes për të eksploruar zonën dhe kanë përshkuar një pjesë të parkut e të pyjeve, por pas disa orësh çdo kontakt me ta është ndërprerë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas informacioneve paraprake, turistët kanë dërguar një sinjal SOS, i cili është kapur nga autoritetet greke për shkak të mungesës së mbulimit me sinjal telefonik në anën shqiptare të gadishullit te Karaburunit. Emergjencat greke kanë njoftuar menjëherë autoritetet shqiptare. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në terren janë angazhuar forcat e Emergjencave Civile, si dhe specialiste e zonave të mbrojtura, të cilat po zhvillojnë kërkime në disa drejtime për të gjetur turistët, por dhe policia e Vlores.Terreni i vështirë malor erresira dhe moti i paqëndrueshëm po e vështirësojnë operacionin e kërkimit, ndërsa po kërkohet ndihmë edhe nga banorët e zonës.Mendohet se dy turistet suedeze, nene e bir, pasi kane pershkuar pyjet e Llogorase jane ngjitur Karaburunit ku dhe aty kane humbur per shkak te terrenit por dhe mungeses se valeve telefonike.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Dy turistë suedezë humbin në Llogara

    Dy turistë suedezë humbin në Llogara

    Dy turistë suedezë, nënë e bir, janë raportuar të humbur këtë të diel në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për një grua 61-vjeçare dhe djalin e saj 23-vjeçar, të cilët ishin nisur në mëngjes për të eksploruar zonën malore.

    Pas disa orësh ecje nëpër park dhe pyjet përreth, kontakti me ta është ndërprerë. Sipas informacioneve paraprake, turistët kanë dërguar një sinjal SOS, i cili është kapur nga autoritetet greke, për shkak të mungesës së mbulimit me sinjal telefonik në anën shqiptare të gadishullit të Karaburunit. Autoritetet greke kanë njoftuar menjëherë homologët shqiptarë.

    Në terren janë angazhuar forcat e Policisë së Vlorës, Emergjencave Civile dhe specialistë të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM), të cilët po zhvillojnë kërkime në disa drejtime. Përfshirë janë edhe banorë të zonës që njohin mirë terrenin.

    Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se terreni i vështirë malor, errësira dhe moti i paqëndrueshëm po e vështirësojnë operacionin e kërkimit. Dyshohet se nëna dhe djali, pasi kanë përshkuar pyjet e Llogarasë, mund të jenë ngjitur drejt zonës së Karaburunit, ku edhe kanë humbur për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së valëve telefonike.

    Forcat e kërkim-shpëtimit po vijojnë operacionin me intensitet për gjetjen e tyre.

  • Gushti muaj i mbarë, 35% turistë më shumë në hotele. Shifrat e INSTAT tregojnë mbizotërimin e të huajve

    Gushti muaj i mbarë, 35% turistë më shumë në hotele. Shifrat e INSTAT tregojnë mbizotërimin e të huajve

    Më shumë turistë se një vit më parë por jo drejt synimit të 15 milionë të huajve deri në fund të vitit. Ecuria e turizmit në vendin tonë në muajin gusht ka qenë edhe më e suksesshme se e gjithë periudha tjetër e vitit. 3.36 milionë turistë shtuan ndjeshëm sipas INSTAT edhe net-qëndrimet në strukturat akomoduese shqiptare.

    Me 35.1% u rrit ky tregues në të cilën përqindjen më të madhe e zënë të huajte.
    “Fundi i gushtit deri tani ka qenë më mirë. Kemi një rritje 30% krahasuar me vitin e kaluar. Në fillim janë të stepur nga rrjetet sociale por kur vinë në Shqipëri ndryshojnë mendim”, tha Jetmira Hoxha, eksperte ekonomie.
    Sipas INSTAT në gusht 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova (21%), Polonia (12%), Italia (10%). Franca dhe Gjermania kontribuuan secila me nga 7% të vizitorëve, ndërsa 43% e tyre ishin nga vende të tjera.
    “Turistët qëndrojnë në hotele se janë udhëtime të organizuara. Për strukturat akomoduese që pronotohen online kanë patur një rënie për shkak të turistëve që vojnë në mënyrë individuale dhe zgjedhin vet ku do të shkojnë. Nëse flasim për individët që kanë ardhur dhe kanë preferuar bregdetin kanë qenë me ture ditore. Por dhe vende të tjera që shfaqin histori si berati.”
    Më së shumti të huajt kanë preferuar të vizitojnë Tiranën, pasuar më tej nga vendet historike si dhe bregdeti.

    Top Channel

  • Po vizitonin kishën në Lisbonë, dy turistë amerikanë sulmohen nga grabitësit, njëri humb jetën

    Po vizitonin kishën në Lisbonë, dy turistë amerikanë sulmohen nga grabitësit, njëri humb jetën

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin bregdetar të Cascais, në perëndim të Lisbonës ku dy turistë amerikanë u sulmuan me thikë nga tre grabitës ndërsa njëri prej tyre ndërroi jetë në vend dhe tjetri mbeti i plagosur rëndë.

    Sipas autoriteteve portugeze, incidenti ndodhi pranë Kishës së Navigatorëve, një zonë e njohur dhe e frekuentuar nga turistët ku rreth orës 3:16 të mëngjesit, shërbimet e emergjencës morën një alarm për një sulm me thikë.
    Hetuesit raportojnë se një nga turistët ishte duke u kthyer në hotelin e tij kur u përball me tre persona që tentuan ta grabisnin. Pasi rezistoi dhe u përpoq të ikte, ai thirri mikun e tij për ndihmë. Kur turisti i dytë mbërriti në vendngjarje, edhe ai u bë objekt i sulmit.
    Pas një përleshjeje të dhunshme, njëri prej turistëve u godit për vdekje me thikë, ndërsa tjetri pësoi plagë të thella në fytyrë dhe në krahë dhe më pas ndërroi jetë në vendngjarje. Viktima e dytë u dërgua në Spitalin Santa Maria në Lisbonë dhe, sipas zyrtarëve të spitalit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Policia arrestoi menjëherë tre të dyshuar, të cilët aktualisht po merren në pyetje. Njëri prej tyre përballet me akuzën për vrasje, ndërsa dy të tjerët akuzohen për pjesëmarrje në sulm.

    Top Channel