Tag: tupja

  • Një fjalor me sharje dhe mallkime, Edmond Tupja sjell librin e tij të fundit në Panairin e Librit: Ja përse vendosa ta botoj

    Një fjalor me sharje dhe mallkime, Edmond Tupja sjell librin e tij të fundit në Panairin e Librit: Ja përse vendosa ta botoj

    Me nisjen e Panairit të Librit në Tiranë, një nga zërat më të njohur të gjuhësisë shqiptare, profesori Edmond Tupja, ishte i ftuar në studion e News24, ku foli për botimin e tij më të fundit, një vepër unike që rendit dhe analizon sharjet dhe mallkimet në gjuhën shqipe.

    Profesori Tupja, i njohur për kontributin e tij në fushën e leksikologjisë dhe për qasjen e drejtpërdrejtë ndaj fenomenit gjuhësor, theksoi se edhe fjalët e forta, pavarësisht kontekstit, janë pasqyrim i realitetit të gjuhës dhe kulturës popullore shqiptare.

    “Fjalorët duhet të pasqyrojnë shprehjet që përdoren, dhe ndër më të përdorurat janë sharjet e mallkimet. Më duhet të përgëzoj autorët e fjalorëve dhe leksikologët për punën e tyre, sepse në të gjithë fjalorët që kam konsultuar për këtë botim, kam gjetur sharje dhe mallkime,” u shpreh Tupja.

    Ai shtoi se pavarësisht se disa prej tyre janë vulgare apo rrugaçe, ato përbëjnë një pjesë të pandarë të gjuhës së folur dhe nuk duhet të fshihen nga studimet gjuhësore.

    “Ka sharje që nuk figurojnë, ato më vulgaret, që dalin nga goja e rrugaçëve, por janë gjithsesi pasuri e gjuhës. Në të gjitha gjuhët e tjera, sharjet ekzistojnë sepse përdoren. Fjalori duhet të pasqyrojë dhe shpjegojë fjalët, që t’i dimë dhe t’i përdorim me kujdes, sepse njeriu edhe shpërthen dhe shan, këto janë fjalë që ekzistojnë,” shtoi profesori.

    Për më shumë klikoni në videon më poshtë:

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    LETRA PREKËSE QË EDMOND TUPJA IA KUSHTOI TË BIRIT AUTIK: TË KËRKOJ TË FALUR…

  • Letra prekëse që Edmond Tupja ia kushtoi të birit autik: Të kërkoj të falur…

    Letra prekëse që Edmond Tupja ia kushtoi të birit autik: Të kërkoj të falur…

    “Biri im…” nga Edmond Tupja

    “Ges, ti i ke dhënë një kuptim të ri jetës sime, unë mësova prej teje të kuptoj Tjetrin, të mposht vetveten, egon time, sa herë që kjo është e domosdoshme; mësova të heq dorë nga shumë gjëra në emër të dashurisë që ushqej për ty, të të dua edhe kur ti më godet, edhe kur ti më gërvisht, pra, edhe kur më dënon e ndëshkon me dhunë; mësova të luftoj ndryshe, edhe kur e di që nuk do të fitoj, mësova ta shoh, ta dëgjoj, ta nuhas e ta prek botën me syrin, veshin, hundën e dorën tënde dhe kështu, ta kuptoj duke e filtruar edhe përmes ndërgjegjes së tjetrit, aq më tepër kur tjetri je Ti!

    Sigurisht, Ges, unë të kërkoj të falur që nuk kam arritur të t’i plotësoj të gjitha, që nuk po të shkëpus dot nga autizmi, të kërkoj të falur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tënde, të kërkoj te falur që nuk jam i pavdekshëm, por i përkohshëm ashtu si edhe nëna jote, sepse brenga jonë më e tmerrshme është mendimi që një ditë të frikshme, ti do të gjendesh vetëm, pa njeri pranë për t`u kujdesur për ty, për të të dhuruar të paktën një grimë mirëkuptim e dashuri.

    E di, ti nuk ke as motër e as vëlla, ke vetëm një gjysmë vëlla nga ana ime, por që jeton prej vitesh në Kanada dhe që atje e ka ndërtuar jetën e vet; sot kanë ardhur kohë të tilla që njerëzit vdesin të vetmuar, madje edhe prindër që kanë lindur, rritur e nxjerrë në jetë dy, tre, katër a më shumë fëmijë, sepse, siç thuhet, secili ka fatin e vet.

    Po ty, po sivëllezerit e simotrat e tua me autizëm, çfarë fati ju pret? Sikur të paktën të kishte institucione për të vetmuarit si ti, si të tjerët që të ngjajnë, në mënyrën që ne, prindërit e tu, prindërit e tyre t`i mbyllnim sytë të qetë deri diku duke menduar se ti, djali ynë, se fëmijët e tyre me autizëm, nuk do të ndiheni të braktisur, edhe më të vetmuar sesa jeni sot që ne jemi ende gjallë.

    Ges, unë nuk jam besimtar, megjithatë, një buzëmbrëmje dimri anonim, tek mendoja të tashmen tënde të trishtuar dhe të ardhmen tënde të zymtë, pasi ti më kishe dendur me grushta e flakur përtokë si një thes me kashtë të kalbur, rashë në gjunjë dhe i drejtova dëshpërimisht këtë lutje njerëzore Fatit, Rastësisë, Natyrës apo Zotit, pak rëndesi ka: “ O Ti, i Mistershmi, i Gjithpushtetshmi, i Pashmangshmi!

    Shëroje Gesin tim të pafajshëm! Nuk të kërkoj, nuk të përgjërohem ta bësh gjeni, apo talent, jo, bëje thjesht normal, a më dëgjon, a më kupton, thjesht N-O-R-M-A-L, si shumica e fëmijëve të kësaj bote, të kësaj jete!

    Bëje normal që ai të jetë të paktën i zoti i vetes, të arrije të mbijetoje edhe kur të gjendet përfundimisht vetëm pas vdekjes së prindërve të tij. Plotësoma këtë dëshirë dhe jam gati të ta fal jetën time!

    Të ta fal jetën time? Kjo do të ishte fare e thjeshtë për mua, madje do te ishte diçka parajsore, sepse TI e di, për mua përtejvdekja, pra, pavdekësia, është zinxhiri i trashëgimtarëve: Gesi njeri normal, i biri ose e bija e Gesit, nipat e mbesat e Gesit e kështu, nga hallka në hallkë, deri sa të ketë jetë mbi rruzullin tonë tokësor.

    Atëherë, bëmë që të vuaj tmerrësisht, që të gjitha sëmundjet më të llahtarshme të botës të bien mbi mua- sidë, lebër, Alzheimer, kancer, skizofreni, delirium tremens etj., etj. – njëra me e mynxyrshme se tjetra, dhe unë të jetoj duke vuajtur, duke lënguar, duke u përpëlitur njëkohësisht si në nëntë rrathët e Ferrit te Dantes dhe duke kaluar nga njëra torturë në tjetrën, vetëm e vetëm që Gesi të bëhet normal, a më dëgjon, NORMAL!”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    EDMOND TUPJA: JETËN TA KUSHTOJ TY, GESI IM LULEBORE…

    Poezi nga Edmond Tupja

    Unë vdes atje ku dhëmbëzohet dhembja jote,Unë shpërbëhem atje ku rënkimi yt rrëmon,Ti je më i dënuari në dallgët e kësaj bote,Në shpirtin tim ti je më e dhembshura jehonë.

    Në thelb të buzëqeshjes sate rilind unë i lumturPastaj këndellem në rrezet e tua krejt i nderëFitoj sërish gjithçka ndër shekuj kisha humburPor pa ty rrokullisem i rrënuar në humnerë.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Edmond Tupja: Ti pa mua, pa nënën tënde…

    Edmond Tupja: Ti pa mua, pa nënën tënde…

    Ti pa mua,Pastaj pa nënën tënde!E tmerrshme marramendje!Vetëm me gjakun tonë në rremba!Ç’do të bëhesh, ku do të mbyteshNë vetminë terr me gjembaPa dashuri,                  pa dashuri,                             pa dashuriEdhe përjashta, edhe përbrenda?

    Kur këtë frikshëm mendoj,Shijen e vdekjesE ndiej në shpirtPashmangësisht,E ndiej në gojëPambarimisht,Të ardhmen mallkoj,                           mallkoj,                                        mallkoj…Oh, sa e skëterrshmeKjo përvojë!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    EDMOND TUPJA: ASNJËHERË NUK PYETE…

                         

  • Edmond Tupja: Fjalët e pista mungojnë në fjalorin e Gjuhës Shqipe

    Edmond Tupja: Fjalët e pista mungojnë në fjalorin e Gjuhës Shqipe

    “Profil” në ekranin e Euronews Albania ka sjellë, kohë më parë, historinë e jetës së Edmond Tupjës.

    Avangard, kritik, erudit dhe artist kështu mund të përkufizohet profesori, por përveç këtyre ai ka një jetë të mbushur me kujtime të trishta dhe momente suksesi.

    Gazetarja Greta Topjana ka nxjerrë nga sirtari i tij jo vetëm foto por shumë momente nga jeta e tij, nga Franca në Gramsh dhe jo vetëm.

    Edmond Tupja ka lindur në Tiranë në vitin 1947. Dashuria për librin nisi që në moshë të hershme ku ai lexonte dhe shkruante vjersha dhe më pas tregime.

    Që i vogël njihte rusishten dhe frengjishten por me këtë të fundit u dashurua, dashuri e cila e çoi në Francë për të studiuar.

    Tupja tregoi gjithë rrugëtimin e tij në Francë i cili nisi në vitin 1965, për studimet në gjuhën frënge, flirtet e para me vajzat atje dhe letërsinë erotike franceze.

    Ai studio disa vite në Francë por më pas u kthye në Shqipëri, gjegjësisht në Gramsh si mësues i gjuhës frënge dhe jo vetëm. Tupja tregoi se si dha edhe lëndë si muzika, matematika apo vizatimi, vetëm e vetëm për të mbushur orët.

    Pas Gramshit u kthye në Tiranë sepse kërkoheshin përkthyes për letrat dhe veprat e Enver Hoxhës, aty thotë Tupja, u bë zyrtarisht përkthyes për herë të parë.

    Ndër të tjera ai theksoi se seksi në Shqipëri është tabu ndërsa shtoi se fjalët e pista, mungojnë në fjalorin e Gjuhës Shqipe.

    “Seksi është tabu, varet dhe nga niveli i familjes, por me internetin fëmijët i dinë gjërat që në moshën 7-8 vjeç. Botova unë librin e ‘Fjalorin Erotik të Gjuhës Shqipe’. Në fjalorin e Gjuhës Shqipe nuk ekzistojnë fjalët që kanë të bëjnë me seksin. Në fjalorin shqip ka kanë futur fjalën SIDA, por çfarë na mbron ne nga SIDA? Fjala prezervativ nuk ekziston”-tha ai.

    Profesori Edmond Tupja ka përkthyer mbi 50 libra dhe ka shkruar dhjetëra.

    Ndër botimet më të njohura të tij janë “Trotuarët e trishtimit”, “Rërë e rëndë”, “Fjalori erotik i gjuhës shqipe”, “69 variacione për një temë erotike”, “Mos ik o ma!”, “Kujtimet e një karrigeje” etj ku pjesë e letërsisë së tij ka qenë edhe ajo erotike.

    Edmond Tupja rrallë ka folur për të dashurën e jetës Xhilden, piktoren që i vodhi zemrën dhe me të krijoi një familje të vogël por me shumë dashuri nga e cila erdhi në jetë Gesi, djali i tyre.

    Tupja tregoi edhe për pengun e tij, duke qenë se djali i tyre Gesi është me autizëm, Xhilda ja ka kushtuar jetën atij, duke mos dalë më apo duke mos pikturuar.

    Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/euronews albania

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    AGIM DOÇI: HUMBA PRANVERËN

    Nga Agim Doçi

    I vetëm jam nga nëna largBregun shikoj, po kthehem prapë.

    Kjo zemra ime sa s’u ça,sot e kuptoj,fshiva lotët dhe mora rrugënkur nata ra.

    Sa iluzione njeriu ka,jetë e veshtirë,vitet ikin, m’u zbardhën flokët,si bora e bardhë.

    Sytë e mi janë të përlotur,sa mall që kam,të trishtuar, të plagosur,zemrën e kam.

    Erdha, erdha, mos ma mbyll derën,pritëm, pritëm, humba pranverën,djalin, vajzën dhe nënën timedo t’i puth me mall.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Deklarata për autikët/ Tupja: Çnjerëzore, Rama i vuri vulën përbindshmërisë së tij!

    Deklarata për autikët/ Tupja: Çnjerëzore, Rama i vuri vulën përbindshmërisë së tij!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Deklaratat për autikët, profesor Edmond Tupja: Çnjerëzore, Rama i vuri vulën përbindshmërisë së tij!

    Deklaratat për autikët, profesor Edmond Tupja: Çnjerëzore, Rama i vuri vulën përbindshmërisë së tij!

    Tashmë po shihet qartë që limitet e lajthitjes së kryesocialistit Edi Rama nuk kanë të ndalur, gjatë takimeve të tij elektorale në qytetet e Shqipërisë.
    Këtë të martë gjatë një aktiviteti politik në kuadër të fushatës elektorale të 11 majit, Rama fyeu rëndë njerëzit me aftësi ndryshe, teksa u shpreh se: ‘Të zgjedhësh midis BE dhe kënetës, kënetën domethënë nuk je mirë, politikisht je autik, s’je mirë”, duke përdorur termin “autik” në një kontekst përçmues e diskriminues për këtë kategori vulnerabël të shoqërisë.
    Për profesorin Edmond Tupja, një deklaratë e tillë vetëm sa i ‘vë vulën’, monstruozitetit të kryeministrit, që tregon qartë se ai urren jo vetëm veten e tij por edhe njerëzit në përgjithësi.
    Në një intervistë ekskluzive për Syri, Tupja thotë se Rama nuk ka dhembshuri për njeri, duke shtuar faktin se ai është një personazh o neveritshëm dhe I rrezikshëm për psikozën e tij, jo vetëm kombëtarisht por edhe ndërkombëtarisht.
    “Për ata që kanë mend për të kuptuar e gjykuar kjo tregon se kemi një kryeministër çnjerëzor, në përmasa të jashtëzakonshme, nuk ka dhembshuri për njeriun. Ai ka një problem të madh me vetveten, urren edhe vetveten, edhe të tjerët i urren.
    Është shoqërisht i rrezikshëm, ndërkombëtarisht i rrezikshëm. Nuk ka dhembshuri për tjetrin, është sadist. Kjo është një fyerje për mua dhe prindërve me fëmijë ndryshe, që kanë defekte fizike ose psikike. Zhgënjyese dhe çnjerëzore.
    Kur hapa fjalorin një ditë, te fjala një epitet, përbindësh. Monstër. Përkufizimi i fjalës përbindësh në fjalor: ‘Njeri i pashpirt, mizor dhe i neveritshëm’. Me këtë që ka bërë ai, Edi Rama është i neveritshëm, më vjen për të vjellë. I vuri vulën përbindshmërisë së tij”, u shpreh profesor Edmond Tupja