Tag: tunelit

  • SKANDALI i rradhës/ Deformohet traseja, Rruga e Arbrit rrezikon të shembet në afërsi të tunelit të Murrizit

    SKANDALI i rradhës/ Deformohet traseja, Rruga e Arbrit rrezikon të shembet në afërsi të tunelit të Murrizit

    Rruga e Arbrit rrezikon të shembet në segmentin e Xibrit. Edhe pse në këtë zonë nga tunelet në fshatin Shkallë deri tek tunelit i Murrizit është ndërhyrë disa herë për riparimin e deformimeve që pësonte rruga, situata mbetet e njëjtë, madje ka ardhur duke u rënduar.
    Në afërsi të tunelit të Murrizit traseja e rrugës ka pësuar deformim në anën e poshtme të saj. Të gjithë ata që vijnë nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër përballen me disnivelin e rrugës në vendet ku ka pësuar çarje dhe shtypje. Sipas specialistëve reshjet e shiut pritet të ndihmojnë në dëmtimin e mëtejshëm të karrexhatës pasi uji hyn në të çarat e asfaltit.
    Ndonëse 6 vite më parë kjo rrugë u hap në mënyrë provizore me hapjen për qarkullim të tunelit të Murrizit u konsiderua e përfunduar. Drejtuesit e mjeteve do tju duhet të bëjnë shumë kujdes në segmentin e Xibrit pasi problemet kanë nisur bashkë me shirat e vjeshtës.
    Drejtuesit e mjeteve shprehen se kjo rrugë ka qenë problematike që kur është ndërtuar dhe sipas tyre problemet do të vijojnë edhe në të ardhmen. Më problematike situata është në ditët me shi pasi automjetet që përballen me deformimin e asfaltit mund të përfundojnë të aksidentuar.

  • Do të lidhë qytetet kryesore, Norvegjia nis ndërtimin e tunelit nëndetar më të gjatë dhe më të thellë në botë

    Do të lidhë qytetet kryesore, Norvegjia nis ndërtimin e tunelit nëndetar më të gjatë dhe më të thellë në botë

    Norvegjia po ndërton tunelin rrugor nëndetar më të gjatë dhe më të thellë në botë, Rogfast, me qëllim të shkurtimit të kohës së udhëtimit midis qyteteve kryesore dhe krijimin e një autostrade pa tragete përgjatë bregdetit perëndimor.

    Tuneli, me gjatësi 27 kilometra, mban emrin “Rogfast” — shkurtesë e “Rogaland fastforbindelse” — dhe do të arrijë në thellësi prej 392 metrash nën nivelin e detit.
    Ndërtimi i tunelit filloi në janar 2018, por u ndërpre në fund të vitit 2019 për shkak të kostove të parashikuara që tejkalonin buxhetin, duke çuar në anulimin e kontratave ekzistuese dhe ristrukturimin e projektit. Punimet u rifilluan në fund të vitit 2021, dhe përfundimi i tij pritet në vitin 2033, me një kosto prej rreth 25 miliardë krona norvegjeze (rreth 2.4 miliardë dollarë).
    Anne Brit Moen, menaxhere projekti nga Skanska, kompania që po ndërton pjesën veriore dhe më të thellë të tunelit (9 km), thekson se: “Tuneli do të përmirësojë ndjeshëm lidhjet përgjatë bregdetit perëndimor të Norvegjisë, duke krijuar një lidhje më të shpejtë dhe më të besueshme midis rajoneve të Stavanger dhe Haugesund.” Rogfast do të zëvendësojë lidhjet aktuale me tragete, duke reduktuar kohën e udhëtimit midis qyteteve Bergen dhe Stavanger me rreth 40 minuta.
    Tuneli do të përbëhet nga dy tunele të ndara, secili me dy korsi, ekskluzivisht për trafik rrugor. Rreth në mes, do të ketë një unazë të dyfishtë, 260 metra në thellësi, që lidhet me një tunel lidhës drejt ishullit Kvitsøy, komunës më të vogël të Norvegjisë.
    Ndërtimi i një tuneli kaq të gjatë nën det kërkon përdorimin e teknologjive më të avancuara. Punimet po kryhen nga të dyja skajet njëherësh, me qëllim që ekipet ndërtuese të takohen në mes me një gabim vetëm 5 centimetra. Kjo kërkon përdorimin e pajisjeve me lazer, duke krijuar një “binjak digjital” të tunelit që mund të krahasohet vazhdimisht me planet e projektit për të shmangur gabime. Burkhard Boeckem, shef teknologjie në Hexagon, shpjegon se respektimi i këtij standardi strikte kursen kohë, para dhe material, duke zvogëluar gabimet që do të kërkonin heqjen dhe shtimin e materialeve.
    Rogfast është pjesë e rindërtimit të autostradës E39, një rrugë 1,100 kilometra që lidh Trondheim në veri me Kristiansand në jug. Aktualisht, udhëtimi përshkon shtatë linja tragetesh dhe zgjat 21 orë. Qëllimi është ta bëjnë rrugën pa tragete, duke ndërtuar tunele dhe ura, duke reduktuar kohën e udhëtimit në gjysmë.
    Projekti është një ndër më ambiciozët dhe teknikisht më kërkuesit. Moen shpjegon: “Sfida kryesore deri tani ka qenë të gjejmë metoda të mjaftueshme për të siguruar mbushjen e shkëmbinjve dhe për të parandaluar rrjedhjen e ujit të kripur. Ne tashmë kemi arritur 300 metra nën nivelin e detit dhe kemi pasur rrjedhje të konsiderueshme uji, por po përqendrohemi për të ruajtur kushte pune të sigurta dhe efikase për të gjithë.”
    Tuneli gjithashtu do të ketë sistem ventilimi të gjatë, i kombinuar me ventilim të shtyllave që shtrihet deri në Kvitsøy, për të garantuar qarkullim të duhur të ajrit dhe siguri për drejtuesit. Një sistem paralajmërimi në kohë reale do të monitorojë ngjarjet si prishjet ose trafiku, ndërsa kamera dhe radar do të kontrollojnë automjetet.
    Megjithëse mbyllja e linjave të trageteve mund të sjellë humbje të disa vendeve të punës, Rogfast pritet të përmirësojë aksesin në punë, arsim dhe shërbime publike për komunitetet lokale dhe të ndikojë pozitivisht në ekonominë lokale, duke ulur kostot logjistike dhe duke mundësuar operimin e kompanive në një zonë më të gjerë.
    Aktualisht, titulli i tunelit më të gjatë me seksion nën det mbahet nga Seikan Tunnel në Japoni (53.85 km), i cili është vetëm për trenat. Channel Tunnel midis Anglisë dhe Francës është gjithashtu vetëm për hekurudhë dhe ka seksion nën det 37.9 km. Megjithatë, Rogfast do të jetë më i thellë se të dyja, duke arritur 392 metra nën nivelin e detit, krahasuar me 240 metra të Seikan dhe 115 metra të Channel Tunnel.

    Top Channel

  • “Rama është urdhër-dhënësi absolutisht i tenderit të tunelit të Llogarasë”/ Berisha: Ai e mori Lubinë në Ankara

    “Rama është urdhër-dhënësi absolutisht i tenderit të tunelit të Llogarasë”/ Berisha: Ai e mori Lubinë në Ankara

    Kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ushtron çdo presion të mundshëm mbi Gjykatën Kushtetuese për të marrë një vendim në kundërshtim të hapur me ligjin dhe standardet europiane.
    Ai theksoi se Rama po mashtron qytetarët kur pretendon se pezullimi i një zv/kryeministri është akt i pashembullt në Europë, ndërsa Berisha solli dhjetëra shembuj ministrash e zv/kryeministrash të pezulluar në vendet demokratike.
    Sipas tij, Rama po mbron vetëm veten, pasi është urdhëruesi i aferës së tunelit të Llogarasë, dhe frika nga zbardhja e rolit të tij ka çuar qeverinë drejt presioneve të papara ndaj drejtësisë.
    Fjala e tij:
    Edi Rama po bën gjithçka, çdo presion që Gjykata Kushtetuese të vendosë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe në kundërshtim me normat dhe standardin europian, kjo është e vërteta.
    Ai ju tha shqiptarëve në prani të Marta Kos, se pezullimi i një zv/kryeministri është një akt i pashembullt në Europë. Ndërkohë kam paraqitur para dy ditësh, para shqiptarësh jo 1 por dhjetë raste ministrash, zv/kryeministra të cilët janë pezulluar nga gjykatat e vendit si persona në hetim ose të akuzuar po jo të dënuar.
    Dhe standardi i pezullimit duhet të jemi të vërtetë. Standardi i pezullimit është një standard që përdoret kur ministri, zv/kryeministri apo cilido qofte kryeministri i vet kanë pafytyrësinë apo paturpësinë të japin dorëheqjen.
    Këto nuk ndodhin në vendet me kod moralo-etik të qeverisjes së konsoliduar. Ka një kod, një person i akuzuar apo nën hetim. Unë do të ua rikujtoj prap ju dhe shqiptarëve.
    Ilir Meta në vitin 2011 dha dorëheqjen si zv/kryeministër dhe hoqi dorë nga imuniteti i deputetit me motivin se unë nuk mund të paraqitem si zv/kryeministër para një prokurori, por do të shkoj si qytetar i thjeshtë në mënyrë që ai të mos ketë asnjë pengesë në hetimin tim.
    Kurse sot kjo që ndodh, ndodh sepse Edi Rama është urdhër-dhënësi absolutisht i tenderit të tunelit të Llogarasë. Për Edi Ramën ka sot në dosje, me dhjetëra e dhjetëra mesazhe të shkëmbyer si me Lubinë dhe Berberin. Prandaj ndodh kjo që ndodh në Shqipëri. Ne betejën do e vazhdojmë. Edi Rama do të bëjë gjithçka për ta mbrojtur. Po mbron veten e tij të kuptohemi, mbron veten e tij. Lubia i ka thënë atij; që unë nuk të lëshoj, do të marr me vete, për arsye se nuk kam bërë gjë tjetër veç se kam zbatuar porositë e tij. Në fakt të themi atë që është, se unë e kam thënë dhe ju garantoj se nuk ka një hajdut më të madh të kombit përveç Edi Ramës. Por në atë rast është e qartë si kristali se në Ankara, nuk e mori Lubia Ramën, por Rama mori Lubinë në Ankara ku u bë pazari i tunelit të Llogarasë, ku u takua kompania që fitoi tenderin me 50 mln më shumë se kompania e dytë e cila do të ndërtonte tunelin.
    Pra jemi në këto kushte. A do ta fitojë Rama? Edhe mundet sepse këtu gjykatat këtu kanë faktuar që kanë marrë çdo lloj vendimi, por një gjykatë që vendos kundër vendimit të pezullimit, shkelmon me dy këmbët kodet dhe ligjet e vendit.
    Nuk ka të bëjë pezullimi me asnjë të drejtë themelore të njeriut. Jo. Me të drejtat themelore të njeriut ka të bëjë bllokimi i pasaportës dhe detyrimi i paraqitjes në polici të deputetit. Por kësaj çështje fatmirësisht në rastin e Sali Berishës i tha okej, është në rregull, nuk ka nevojë për leje në parlament dhe unë, po të kisha qenë aty do kisha votuar bashkë me të se, nuk ka nevojë. Por kushtetuta e njeh këtë, kushtetuta thotë që ka nevojë, e shkeli gjykata. Është punë e saj. Ndërsa për pezullimin nuk ka absolutisht asnjë pengesë ligjore.

  • Si komunikonte Balluku me turqit 11 ditë para tenderit të paracaktuar në favor të kompanive turke, zëvendësja e Ramës…

    Si komunikonte Balluku me turqit 11 ditë para tenderit të paracaktuar në favor të kompanive turke, zëvendësja e Ramës…

    Rihapja e tenderit të Tunelit të Llogarasë dhe caktimi i datës 30 gusht 2021 del se ishte vetëm fasada e një procesi të mbyllur me kohë. Prokuroria e Posaçme (SPAK) zbulon se 11 ditë para se të hapej gara, që sipas provave ishte e paracaktuar të shkonte te kompanitë turke, Belinda Balluku komunikonte intensivisht me përfaqësuesit e tyre, duke i udhëzuar njerëzit e saj si t’i prisnin, t’i orientonin dhe t’u hapnin rrugën. Më 19 gusht, turqit i dërgojnë Ballukut një mesazh ku deklarojnë se dokumentacioni i tyre për tenderin ishte gati në nivelin 95%, se inxhinierët e tyre kishin nisur studimet e kostove dhe se më 18 gusht kishin mbërritur në Shqipëri për të parë nga afër trasenë e tunelit.
    TIMS e konfirmon lëvizjen e inxhinierit Ayhan Altun, duke provuar se vizita ishte realisht e organizuar përpara garës. Mesazhet e datës 24 gusht tregojnë qartë se ministrja interesohej personalisht të siguronte kontaktet e tyre, të shtynte takimet dhe të garantonte që ekipi turk të merrte trajtimin e nevojshëm për të hyrë në tenderin që po përgatitej për ta. Kjo është skema që SPAK e sheh si zemrën e planit për të grabitur mbi 50 milionë euro: komunikim paralel, favorizim i hapur dhe ndërhyrje e drejtpërdrejtë e zëvendëses së Ramës në çdo hap që u çonte turqve fitoren në xhep, shumë përpara se tenderi të hapej zyrtarisht.
    Pjesë nga dosja
    Pasi rihapet tenderi i Tunelit të Llogarasë, data përcaktohet 30 gushti 2021. 11 ditë më herët, më 19 gusht ministrja Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit dhe I dërgon një mesazh në anglisht që e kishte marrë nga turqit. “I përkthyer në shqip, mesazhi thoshte: INTEKAR YAPI TUR. ELEKTINSAN. dhe TİC. LLC., si shoqëri, punimet dhe dokumentacioni ynë për tenderin e tunelit të Llogarasë janë përfunduar në nivelin 95%, dhe studimet tona të kostove vazhdojnë. Ne kemi krijuar një bashkim shoqërish (joint venture) duke përfshirë shoqërinë ASL INS TAAH. VE SAN. TİC. LTD. ŞTİ me ne. Kjo është një shoqëri që ka ndërtuar një tunel autostradal 2×1, 4 km në Turqi, dhe është gjithashtu një shoqëri që Presidenti e njeh, e vlerëson dhe e përdor si referencë.
    Si përfaqësuesit tanë në Shqipëri, ashtu edhe avokatët tanë në Shqipëri, po vazhdojnë punën dhe negociatat me znj. Arta në lidhje me tenderin. Në selinë tonë në Ankara, inxhinierët tanë po përfundojnë dokumentacionin për tenderin dhe po vazhdojnë studimet e kostove. Përveç kësaj, më 18.08.2021, menaxherët e shoqërisë dhe inxhinierët tanë nga Turqia do të vijnë në Shqipëri për të parë trasenë dhe vendin ku do të ndërtohet tuneli, si dhe për të finalizuar detajet. Si shoqëri, ne do të jemi plotësisht gati për tenderin e tunelit të Llogarasë përpara datës së tenderit. Me respekt”.
    Çfarë thotë SPAK?
    “SPAK thotë se nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasi turk Ayhan Altun, inxhinier i shoqërisë “Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi ve Ticaret Limited Sirketi”, ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 18.08.2021 dhe ka dalë më datë 21.08.2021.Balluku interesohet dhe e shtyn Evis Berberin që të takojë turqit, të cilët i dinte në Tiranë. “Më datë 24.08.2021, në orën 14:12–14:13, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet: ‘Fole me Artën. Turqit gjëkundi?
    Nesër në 11 takim dhe aktivizojmë atë që takuam të premten’. Në orën 14:13–14:14, Evis Berberi: ‘Ok. Po fola unë, të shkruaj’. Në orën 14:14, Belinda Balluku: ‘Ore, këta nuk qenkan në Tiranë’. Në orën 14:14, Evis Berberi: ‘Turqit?’ Në orën 14:17, Belinda Balluku: ‘Po ata, se për kë po flasim’. Në orën 14:18, Evis Berberi: ‘Vazhdojmë me të premten’. Në orën 14:19, Belinda Balluku: ‘Do presim deri nesër’. Në orën 14:19, Evis Berberi: ‘Ok, tak nesër’”, thuhet në dosje.

  • Aksident i rëndë, përplasen 8 makina në dalje të tunelit

    Aksident i rëndë, përplasen 8 makina në dalje të tunelit

    Kronikë E Premte, 28 Nëntor 2025 18:08
    Mbrëmjen e sotme një aksident i rëndë rrugor, ku janë përfshirë 8 automjet është regjistruar në autostradën Tiranë-Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në dalje të tunelit të, në drejtim të Tiranës, shumë pranë Bërzhitës. Në vendngjarje ndodhen aktualisht dy ambulanca, dy zjarrfikëse dhe policia. Kryesisht nga aksidenti ka dëme materiale, por dy persona po marrin ndihmë mjekësore në ambulancë.

  • Dosja e tunelit të Llogarasë/ Gazetari zbulon detajet: Ja pse SPAK nuk heton Edi Ramën

    Dosja e tunelit të Llogarasë/ Gazetari zbulon detajet: Ja pse SPAK nuk heton Edi Ramën

    Gazetari Bledian Koka i ftuar sot në një emision televiziv denoncoi standardin e dyfishtë të SPAK.
    Ndryshe nga dosja “Partizani’ ku SPAK po heton Sali Berishën, në dosjen e Tunelit të Llogarasë, SPAK nuk i është afruar Edi Ramës, kur është e ditur si e zeza në të bardhë se pa miratimin e kryeministrit asgjë nuk mund të bëhej.
    Lexo edhe:‘Shqiptarët përballen me dëm të dyfishtë’, Kedhi: Vjedhje tenderash dhe kosto shtesë nga infrastruktura pa cilësi“Si ka mundësi që te dosja ‘Partizani’ është vetëm Sali Berisha i akuzuar, kurse te kjo dosje që e di derri dhe dosa bashkë, që fotot i ka publikuar Klod Tomorri i pari Edi Rama në Turqi, me Belinda Ballukun dhe Arben Ahmetajn.
    Si ka mundësi që aty nuk është Edi Rama? Po kemi shkuar vetëm te SMS-të e Viz Berberit dhe te Belinda Ballukut.
    Dhe mua kjo nuk më tregon që SPAK-u paska dalë nga rrethi. Përkundrazi.
    Ky është standard I dyfishtë. Pra ndryshe e gatuajmë bukën që do i japim shqiptarëve për Sali Berishën, e ndryshe e gatuajmë për Edi Ramën….
    Koka analizon dhe rastin e hetimit të dosjes së Saimir Tahirit.
    “Unë e di fare mirë që Shqipërinë me kanabis e bëri Edi Rama. Po. Pavarësisht se kokë turku u bë Saimir Tahiri. Dhe sot ai njeriu është, është dënuar për 175 lekë shpërdorim detyre. Pra nuk u akuzua ai për trafikun e drogës e tjerë e tjerë. Për shpërdorim detyre.
    Po sot çfarë e pengon SPAK-un të hetojë kush e kanabizoi Shqipërinë?
    Kush e pengon sot SPAK-un ta zbardhi se çfarë pozicioni ka pasur Ilir Beqja te koncesioni i sterilizimit.
    Kush e pengon SPAK-un sot të na zbardhi si është e vërteta me Arben Ahmetajn?
    Pse i gjithë tuneli ka ngelur vetëm te Belinda Balluku dhe tek Ervis Berberi. Tunelin tashmë ne e dimë të gjithë se si është muhabeti i tunelit. Neve na e thanë zarat e Rilindjes që e kemi dhënë për 5 milionë euro se i duheshin te Erdoganit.

  • Dosja e tunelit të Llogarasë/ Koka në ‘Task Force’: Pse SPAK nuk heton Edi Ramën?

    Dosja e tunelit të Llogarasë/ Koka në ‘Task Force’: Pse SPAK nuk heton Edi Ramën?

    Gazetari Bledian Koka i ftuar sot në studion e ‘Task Force’ në Syri Tv denoncoi standardin e dyfishtë të SPAK.

    Ndryshe nga dosja “Partizani’ ku SPAK po heton Sali Berishën, në dosjen e Tunelit të Llogarasë, SPAK nuk i është afruar Edi Ramës, kur është e ditur si e zeza në të bardhë se pa miratimin e kryeministrit asgjë nuk mund të bëhej.

    “Si ka mundësi që te dosja ‘Partizani’ është vetëm Sali Berisha i akuzuar, kurse te kjo dosje që e di derri dhe dosa bashkë, që fotot i ka publikuar Klod Tomorri i pari Edi Rama në Turqi, me Belinda Ballukun dhe Arben Ahmetajn.

     Si ka mundësi që aty nuk është Edi Rama? Po kemi shkuar vetëm te SMS-të e Viz Berberit dhe te Belinda Ballukut.

     Dhe mua kjo nuk më tregon që SPAK-u paska dalë nga rrethi. Përkundrazi.

    Ky është standard I dyfishtë. Pra ndryshe e gatuajmë bukën që do i japim shqiptarëve për Sali Berishën, e ndryshe e gatuajmë për Edi Ramën….

    Koka analizon dhe rastin e hetimit të dosjes së Saimir Tahirit.

    “Unë e di fare mirë që Shqipërinë me kanabis e bëri Edi Rama. Po. Pavarësisht se kokë turku u bë Saimir Tahiri. Dhe sot ai njeriu është, është dënuar për 175 lekë shpërdorim detyre. Pra nuk u akuzua ai për trafikun e drogës e tjerë e tjerë. Për shpërdorim detyre.

    Po sot çfarë e pengon SPAK-un të hetojë kush e kanabizoi Shqipërinë?  

    Kush e pengon sot SPAK-un ta zbardhi se çfarë pozicioni ka pasur Ilir Beqja te koncesioni i sterilizimit.

    Kush e pengon SPAK-un sot të na zbardhi si është e vërteta me Arben Ahmetajn?

    Pse i gjithë  tuneli ka ngelur vetëm te Belinda Balluku dhe tek Ervis Berberi. Tunelin tashmë ne e dimë të gjithë se si është muhabeti i tunelit. Neve na e thanë zarat e Rilindjes që e kemi dhënë për 5 milionë euro se i duheshin te Erdoganit.

  • “Suuuuper, kur do ta bëjnë kompaninë?”, Balluku-Berberi komunikime në Signal për tenderin e tunelit: Në çfarë ore do..

    “Suuuuper, kur do ta bëjnë kompaninë?”, Balluku-Berberi komunikime në Signal për tenderin e tunelit: Në çfarë ore do..

    Në emisionin “Në Shënjestër” , me gazetare Klodiana Lalën, u publikuan komunikimet mes Ballukut dhe vartësit të saj Evis Berberi, nxjerrë nga dosja hetimore e SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila shihet se si orienton ish-kreun e ARRSH të vërë kontakte me kompaninë turke të paracaktuar si fituese e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
    Nga dosja hetimore, thuhet se Berberi, me cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, është ngarkuar nga Balluku që të nënshkruajë kontratën e prokurimit publik ‘Ndërtimi i tunelit të Llogarasë’, në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), në emër dhe për llogari të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Turqit të cilët mezi po priten të vijnë nga ministrja e cila është e paduruar deri në mbërritjen e tyre.
    Belinda Balluku mban kontakte të vazhdueshme me Evis Berberin Që edhe ky nga ana e tij e mban të informuar për çdo të re në lidhje me turqit.
    “Nga akti i ekspertimit të aparatit celular ‘Blackberry’, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin ‘Signal Private Messenger’ ndërmjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë
    Më datë 2 Nëntor 2021, Evis Berberi i dërgon Belinda Balluku mesazhin:
    ‘Kur e ke për mbarë të takosh plakun e ‘ASL’ që t’i them të vi se ka të ëmën në intubim.
    Ti them të enjten?’
    Më datën 5 Nëntor 2021, Evis Berberi i dërgon Belinda Balluku mesazhin: ‘Turqit vijnë të hënën dhe ikin të martën dhe janë dakort me draft kontratën.’
    Belinda Balluku: ‘Suuuuper, Kur do ta bëjnë kompaninë.’
    Evis Berberi:‘Po pret letrat e ASL dhe do e regjistroj. Po tha vendoseni si kusht në kontratë që do paguhen në kompaninë që do hapet dhe regjistrohet në Shqiperi që ta firmosë te henën.’
    Belinda Balluku: ‘Sigurisht.’
    Turqit që sipas gjetjeve të SPAK, e regjistruan kompaninë e tyre pikërisht në datat kur zhvillohen edhe bisedat midis ministres Balluku dhe kreut të ARRSH-së, Evis Berberi.
    Çka nuk lë asnjë mëdyshje që ata janë mentorët e të gjithë skemës së grabitjes së Tunelit të Llogarasë
    Gjë që konstatohet edhe në vazhdim në bisedat midis tyre ku Evis Berberi bën gjithçka sa i thotë Belinda Balluku.
    Pjesë nga dokumentari
    Në lidhje me bisedat e zhvilluara nga Belinda Balluku dhe Evis Berberi, nga kqyrja e bërë në faqen ëeb të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se në datën 8 Nëntor 2021, është themeluar Operatori Ekonomik ‘Shoqëri e thjeshtë INTEKAR-ASL’.
    Do të jenë pikërisht bisedat midis dyshes Balluku-Berberi, që hedhin dritë edhe për mënyrën se si u firmos kontrata me turqit.
    Dosja Hetimore
    Nga aktekspertimi i aparatit celular ‘Blackberry’, të sekuestruar Evis Berberi, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin ‘Signal Private Messenger’ ndërmjet tij dhe Belinda Ballukut si më poshtë:
    Më datë 6 Nëntor 2021, Evis Berberi i dërgon mesazh Belinda Ballukut.
    ‘Turqit vijnë të hënën në 8 të mëngjesit dhe ikin në 18.00 po të hënën. Kontratën ta firmosim në ARRSH? Në çfarë ore do që të vi plaku i ASL të të takoj?’
    Më datë 8 Nëntor 2021, Evis Berberi i dërgon Belinda Ballukut mesazhin:
    ‘Turqit e lashë në 10 për kontratën, pastaj shkoj atje. Ok.’
    Belinda Balluku: ‘Po, po, mbaro kontratën se është super e rëndësishme, më lajmëroni kur të mbyllet procesi. Bëni 5 foto, por mos i publikoni.‘
    Këto biseda si edhe takimi që pason me plakun e ‘ASL’, që është pronari i njërës prej dy kompanive që fituan garën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, sipas SPAK janë dokumentuar edhe nëpërmjet sistemit TIMS.
    Ku pikërisht më datë 8 Nëntor 2021, që përkon edhe me datën e firmosjes së kontratës në ARRSH, dy pronarët e kompanive respektive kanë hyrë dhe kanë dalë nga Shqipëria.
    Në lidhje me bisedat e zhvilluara midis ministres Belinda Balluku dhe kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasit turk Serkan Çam (pronar i shoqërisë fituese turke ‘Intekar Yapi’) dhe Abdulkadir Kart (pronar i shoqërisë fituese turke ‘ASL’) kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 8 Nëntor 2021, respektivisht në orën 09:19 dhe 09:17, dhe kanë dalë nga Shqipëria po në datën 8 Nëntor 2021, respektivisht në orën 15:26 dhe 15:25.
    Kompani e cila nga viti në vit ka dalë me fitime të konsiderueshme.
    Janë të gjithë këto gjetje që kanë çuar SPAK në dyshimin e arsyeshëm se Belinda Balluku në cilësinë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, ka ndikuar drejtëpërdrejt në paracaktimin e fituesit të tenderit të ndërtimit të tunelit të Llogarasë.
    Duke e bërë këtë në bashkëpunim me vartësit e saj, siç është edhe rasti i Evis Berberit.
    Ish-kreu i ARRSH sot në masën arrest me burg që nga viti 2024, i cili ka një rol kyç në të gjithë këtë aferë korruptive.
    Dosja Hetimore
    Bazuar në aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasja Belinda Balluku, duke qenë në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ndonëse kishte deleguar formalisht përgjegjësitë e titullarit të autoritetit kontraktor tek Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetasja Viola Haxhademi, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e prokurimit publik me objekt ‘Ndërtimi i tunelit të Llogarasë’, në fazën përgatitore, gjatë zhvillimit të procedurës, në fazën e dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.
    Kjo shtetase në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë ofertues.
    Sikurse emisioni ‘Në shënjestër’ ka zbardhur më herët SPAK ka marrë të pandehur Evis Berberin e Gentian Gjylin por edhe vartës të tjerë të saj edhe për paracaktimin e tenderit për mbikqyrjen e punimeve të tunelit të Llogarasë.
    Ndërsa ka nën hetim të tjerë tendera miliona euro të cilët dyshohet se janë të paracaktuar, çka mund të rëndojnë edhe më shumë pozitën e Belinda Ballukut përballë ligjit.

  • Rrëshqitje dherash edhe në hyrje të tunelit të Skërficës, ndërhyn policia dhe firma e pastrimit

    Rrëshqitje dherash edhe në hyrje të tunelit të Skërficës, ndërhyn policia dhe firma e pastrimit

    Rrëshqitje dherash janë regjistruar pasditen e sotme edhe pranë tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Delvinë – Kardhiq. Sipas informacioneve zyrtare, shërbimet policore të Sarandës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të monitoruar situatën dhe për të garantuar sigurinë në rrugë.
    Në momentin e shkarjes nuk kishte qarkullim mjetesh, çka ka shmangur çdo rrezik të mundshëm për aksidente. Menjëherë pas vlerësimit të situatës, në vend ngjarje ka mbërritur edhe firma përgjegjëse për pastrimin e rrugës, e cila ka kryer heqjen e dherave dhe pastrimin e plotë të segmentit të prekur.
    Kujtojmë se gjatë ditës së sotme një shembje masive dherash dhe shkëmbinjsh bllokuan totalisht aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, dy muaj pas inaugurimit. Shembja ka ndodhur në afërsi të tuneleve duke e bërë këtë aks rrugor të pakalueshëm për automjetet.

  • VIDEO/ Shembet rruga buzë tunelit të Skërficës në Kardhiq, rrezik permanent për qytetarët

    VIDEO/ Shembet rruga buzë tunelit të Skërficës në Kardhiq, rrezik permanent për qytetarët

    Një tjetër shkarje dheu ka ndodhë pranë tuneli të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvine.

    Nga pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohet se në buzë të tunelit ka rrëshkitur një masiv dheu, duke bllokuar një korsi të rrugës nacionale.

    Fatmirësisht nga kjo shkarje dheu nuk ka pasur dëmtime të makinave që e kanë asksesuar këtë aks rrugor.