Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
Tag: tunelin
-

Aksident në tunelin e Kalimashit – Tre persona të plagosur, mes tyre punonjës të mirëmbajtjes së rrugës
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme, rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit. Sipas informacioneve paraprake nga policia, në aksident janë përfshirë një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.
Për pasojë, janë plagosur tre persona: shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Autoritetet kanë nisur veprimet procedurale për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të dokumentuar ligjërisht ngjarjen.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Berisha: Ndërtuan tunelin e Llogarasë vetëm për të vjedhur 60 milionë euro!
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

SPAK nisi hetimet për aferën e Ballukut tek “Tuneli i Llogarasë”, Berisha: U ndërtua duke vjedhur 60 milionë euro
Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot në Himarë për takimin e radhës elektoral për zgjedhjet e 11 majit. Berisha u ndal me himariotët edhe për aferën e zv.kryeministres Balluku me tunelin e Llogarasë, të cilën po e heton SPAK. Kryedemokrati thekson se u vodhën me ndërtimin e tunelit 60 milionë euro, duke ia dhënë një kompanie turke për 180 milionë euro.
Berisha: Flasin për turizëm, po ky breg madhështor nga Semani te Kepi i Stillos, ujërat e zeza i derdh në det. Për të treguar se janë vetëm mafie plehërash pa asnjë koncept vetëm si të vjedhin. Nuk kam qenë për tunelin, se pamja e Llogarasë është nga pamjet më fantastike të njeriut. Sa herë del dhe sheh njeriu pasurohet, nuk ngopet. Ky ndërtoi tunelin duke vjedhur 60 mln euro në Ankara.
Kompania që ofroi 130 mln euro u la dhe iu dha kompanisë tjetër me 180 mln euro, tani ka shkuar 140 mln euro. Para se të bëhej kjo me këto para nga Semani te Kepi i Stillos garantoje furnizimin me ujë, dhe në këtë mënyrë ky rajon shkonte në Europë. Dhe europianët gjenin një bregdet europian, por jo kështu. Siç e bën ky, që ka vetëm një kriter ku të vjedhë më shumë. Projekti ynë për biznesin është projekti më miqësor. Biznesi i vogël do paguajë me 6 lekë energjinë. -

SPAK fundos Berberin, por nuk sheh 50 mln eurot e aferës në tunelin e Llogarasë
Prokuroria e Posaçme ndërmori një hap tjetër në hetimet ndaj ish-drejtorit të ARRSH-së, Ervis Berberi dhe mikut të tij biznesmenit Valter Begaj për tenderat e mbikqyrjes së punimeve në tunelin e Llogarasë. Me firmën e prokurorit Dritan Prenci, janë sekuestruar dokumentet e kompanisë “Hill International NV”, e cila bashkë me “Net-Group” shpk, në pronësi të biznesmenit Valter Begaj, fitoi kontratën për supervizimin e projektit të tunelit të Llogarasë.
“Net-Group”, sipas SPAK, është nën kontrollin e mikut dhe ish-ortakut të Evis Berberit i cili ndodhet aktualisht në burg me akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Hetimet kanë zbuluar një skemë klasike: tenderat fitoheshin nga Begaj, ndërsa paratë devijoheshin tek DAAM shpk, kompania që Berberi e kishte shitur vetëm në letër, por që e kontrollonte në mënyrë të tërthortë.
Me fjalë të tjera, drejtësia “e re” ka zbuluar gjithçka në këtë nivel: kontrata, lidhje shoqërore, aksione të shitura formalisht dhe të kontrolluara realisht, transaksione të dyshimta. Dhe për më tepër ka vepruar: Berberi në burg dhe Begaj në burg, ndërsa tenderat e supervizimit vazhdojnë tërheqin vëmendjen e prokurorëve dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare. Deri këtu, SPAK duket sikur po funksionon. Por vetëm deri këtu.
Ana tjetër e aferës së tunelit të Llogarasë janë 50 milionë euro abuzime për të cilat drejtësia e re as nuk sheh, as nuk dëgjon dhe as nuk vepron. Bëhet fjalë për një manovër të dyshuar korruptive që shkon përtej drejtorëve dhe supervizorëve, por deri në nivelet e larta të qeverisjes.
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, nga arratia, ka bërë një prej denoncimeve më të rënda në këto vite, kur tha se tenderi i parë për tunelin, fituar nga kompania shqiptare Gjoka Konstruksion me një ofertë prej 140 milionë euro, u anulua me pretekstin se kompanitë nuk plotësonin kriteret. Pas këtij anulimi, u organizua një tender i dytë, ku fituese doli një bashkim kompanish turke me ofertën 170 milionë euro dhe që me ndryshimet e mëvonshme buxhetore, kosto arriti në 50 milionë euro më shumë.
Thelbi i akuzës së Ahmetajt është tek fakti që, pavarësisht se fituesi ndryshoi, punimet i bëri sërish Gjoka — kompania që ishte skualifikuar. Fituesi formal, sipas denoncimit, nuk solli asnjë makineri, nuk realizoi asnjë punim, thjesht arkëtoi fitimin, ndërsa projekti u krye nga ata që kishin dhënë ofertën më të ulët që në fillim.
Ahmetaj ishte i drejtpërdrejtë në akuzat e tij: “Nëse doni të kuptoni çfarë ka ndodhur, shikoni kush ka qenë në Ankara para tenderit të dytë.” Referenca është për vizitën zyrtare të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në Turqi, pak kohë para se të shpallej fituesi i ri.
Bilancet e kompanisë turke Intekar-ASL, bashkimi fitues, janë prova më e qartë që ky tender është një “manovër financiare”: mbi 97% e shpenzimeve janë klasifikuar si nënkontraktime. Vetëm 1.6% e parave kanë shkuar për pagat e vetë kompanisë që formalisht fitoi kontratën. fitimi ndërkohë eshtë thuajse 30 milionë euro, pikërisht aq sa diferenca midis ofertës së parë dhe asaj të pranuar në tenderin e dytë, një “tarifë suksesi” e pastër për ndërmjetësimin politik, më shumë se për punimet e hapjes së tunelit.
Por për këtë aferë, SPAK nuk bën asnjë veprim. Nuk ka sekuestrim dokumentesh në ministri, nuk ka kontrolle bankare për fituesit turq, nuk ka hetime mbi vizitat në Ankara, as mbi vendimet që miratuan transferimin e 50 milionë eurove shtesë në buxhetin e Ballukut me dy akte normative të paprecedenta. Dhe mbi të gjitha: nuk ka asnjë hetim ndaj ministres gjithkujt tjetër që mori përsipër këtë manovër financiare. Ndodh kështu që drejtësia godet me të gjithë forcën e saj drejtorin e vogël të ARRSH-së, por nuk kthen kokën mënjanë për pazarin e shtrenjtë që u bë për tunelin e Llogarasë, me një dëm kolosal për xhepat e shqiptarëve./LAPSI
-

Përplasen dy makina në tunelin e Murrizit, tre të plagosur
Një aksident ka ndodhur në tunelin e Murrizit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Siipas njoftimit të policisë, automjeti me drejtues shtetasin italian F.T. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A.K., duke shkakuar lëndimin e pasagjerëve të ndodhur në secilin mjet.
Tre pasagjerët janë dëmtuar lehtë dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. -

Aksident në tunelin e Murrizit, 3 të plagosur. Bllokohet qarkullimi
Dy automjete janë përplasur këtë të hënë në tunelin e Murrizit, si pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur. ”Rreth orës 16.40, brenda tunelit të Murrizit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T., dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
-

Aksident në tunelin e Murrizit, përplasen dy mjete, 3 të plagosur
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në tunelin e Murrizit ku 2 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40, ku njëri prej mjeteve i drejtuar nga një italian me inicialet F.T., është përplasur me mjetin e drejtuar nga një shqiptar me inicialet A.K.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur tre pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Të dy drejtuesit e mjeteve i janë nënshtruar testit të alkoolit dhe kanë rezultuar negativë, me 0.00 mg/l.
‘Rreth orës 16.40, brenda tunelit të Murrizit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T., dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l’, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. -

Aksident në tunelin e Murrizit/ Përplasen dy makina, tre të plagosur
Një aksident ka ndodhur në tunelin e Murrizit, ku janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T., dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.Top Channel
-

Aksident i rëndë në tunelin e Murrizit, përplasen dy makina, një grua e plagosur rëndë
Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në tunelin e Murrizit, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar lëndime të rënda.
Sipas burimeve paraprake, një grua me shtetësi italiane ka mbetur rëndë e plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët raportojnë se gjendja e saj është kritike.
Menjëherë pas ngjarjes, drejt vendngjarjes janë nisur disa autoambulanca dhe forca policie. Për shkak të përplasjes, tuneli i Murrizit është bllokuar plotësisht, ndërsa qarkullimi i mjeteve është devijuar përmes bypasit, që prej më shumë se 30 minutash.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Ende nuk dihet shkaku i përplasjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në këtë segment rrugor.
