Tag: tuneli

  • Hapet nesër tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

    Hapet nesër tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

    Nesër më 24 Maj hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Mësohet se vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik do të jetë pa pagesë deri më 15 Shtator.
    Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi edhe zv/kryeministre, Belinda Balluku, tha se do të ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë.
    Tuneli i Llogarasë është më i gjati në Shqipëri, prej 5.9 kilometrash.
    Për të shijuar bukurinë e bregdetit jonian nga Dukati, ku është hyrja e tunelit, deri në fshatin Palasë do të duhen vetëm 10 minuta nga 40 minuta që nevojiteshin për të përshkuar kthesat e Llogarasë. Falë tunelit e gjithë distanca nga Tirana në Dhërmi do të na marrë vetëm 1 orë e 45 minuta.
    Tuneli konsiderohet si një ndër veprat më të mëdha publike dhe pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në turizmin dhe ekonominë e vendit. Tuneli i Llogarasë u hap edhe gjatë sezonit turistik të vitit të kaluar dhe u mbyll më pas për të vijuar me fazën e fundit të punimeve që u zhvilluan në vjeshtë.

  • Rihapet tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri në 15 shtator! Shkurton rrugën drejt jugut

    Rihapet tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri në 15 shtator! Shkurton rrugën drejt jugut

    Tuneli i Llogorasë do të rihapet këtë të shtunë, duke shkurtuar rrugën drejt jugut të vendit përgjatë sezonit veror.

    Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës, njofton se hyrja në tunel do të jetë pa pagesë deri në 15 shtator.
    “Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik. Pa pagesë deri më 15 shtator. Ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë“, thotë Balluku.
    Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, ky tunel shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, distanca nga Dukati në Palasë që deri dje bëhej për 30 minuta, tani qytetarët do ta përshkojnë atë në vetëm 7 minuta.
    Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor, ashtu edhe ai i emergjencës, kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre. Tuneli i Llogorasë ka një shpejtësi rreth 80 km në orë.

    Top Channel

  • Hapet tuneli i Llogarasë, Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator!

    Hapet tuneli i Llogarasë, Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator!

    Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se nga e shtuna e 24 majit, do të hapet tuneli i Llogarasë do të hapet për qarkullimin e automjeteve. Ajo zbuloi gjithashtu se tuneli do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator.
    “Në mbështetje të plotë t ëindustrisë së turizmit që tashmë ka filluar të konsolidohet”, tha Balluku në një postim në Facebook.
    Në tunelin 6 kilometra të gjatë nuk do të lejohet vetëm kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.
    Vënia në funksion e tunelit të Llogarasë shkurton ndjeshëm distancën për të aksesuar jugun e vendit, duke evituar kalimin nga Qafa e Llogarasë. Shpejtësia e lëvizjes në tunel do të jetë nga 50 deri në 80 kilometër në orë, ndërsa gjatë sezonit veror në të pritet të lëvizin rreth 10 mijë automjete.
    Tuneli nis nga Ura e Shën Elizës dhe del në Urën e Palasës, ndërsa është pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë, pjesë e Autostradës Vlorë-Sarandë. Punimet për ndërtimin e tunelit nisën në 15 nëntor të vitit 2021, me kosto rreth 180 milionë dollarë.
    Sipas njoftimeve të mëparshme të autoriteteve, nga viti i ardhëm kalimi në të do të kushtojë 5 euro.

  • Tuneli i Llogarasë – ARRSH shpall fituesin për menaxhimin dhe mirëmbajtjen për 4 vitet e ardhshme

    Tuneli i Llogarasë – ARRSH shpall fituesin për menaxhimin dhe mirëmbajtjen për 4 vitet e ardhshme

    Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur fituesin e tenderit për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e Tunelit të Llogarasë për një periudhë 4-vjeçare. Bashkimi i operatorëve “A-M” dhe “Gjoka Konstruksion” do të marrë përsipër detyrën si “Menaxher i Tunelit”, me një ofertë prej rreth 230 milionë lekësh.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Sipas dokumenteve të tenderit, konsorciumi do të jetë përgjegjës për sigurimin e sigurisë, efektivitetit dhe eficiencës së operimit, si dhe për një menaxhim ekonomik të tunelit dhe rrugëve ndihmëse. Po ashtu, ata do të kryejnë mirëmbajtjen e makinerive operuese dhe punimeve të montimit, të domosdoshme për funksionimin e pandërprerë të kësaj vepre infrastrukturore.

    Tuneli i Llogarasë, me një gjatësi prej 6 kilometrash, përfshin tunelin kryesor dhe atë të emergjencës. Ai është pjesë e seksionit rrugor Orikum–Himarë, duke shmangur krejtësisht ngjitjen e vështirë të Qafës së Llogarasë. Ndërtimi nisi në nëntor të vitit 2021, me një vlerë prej 17 miliardë lekësh.

    Tuneli u hap përkohësisht gjatë sezonit turistik të verës 2024, por më pas u mbyll në tetor për të finalizuar punimet në tunelin e emergjencës. Dorëzimi përfundimtar i veprës pritet të realizohet brenda vitit 2025, ndërsa kalimi përmes tij do të jetë me pagesë, edhe pse tarifa ende nuk është bërë publike. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Tuneli pa “dritë” i Llogarasë, një vrimë e errët në buxhetin e shtetit

    Tuneli pa “dritë” i Llogarasë, një vrimë e errët në buxhetin e shtetit

    Tuneli pa “dritë” i Llogarasë, një vrimë e errët në buxhetin e shtetit

    Me një kosto totale mbi 260 milionë euro, tre tendera dhe hetime për korrupsion, tuneli qëndroi i hapur vetëm 3 muaj dhe mbetet ende jashtë funksioni.

    Tuneli i Llogarasë, të cilin zv/kryeministrja Belinda Balluku e përshkroi si “motor të ri me shumë kuaj fuqi për industrinë e re të turizmit”, është kthyer në një shembull të abuzimit me fondet publike, zvarritjes së punimeve dhe mungesës së transparencës.

    Edhe pse u hap me bujë në korrik 2024, për të lehtësuar trafikun gjatë sezonit turistik, ai u mbyll pas vetëm tre muajsh për të vijuar punimet, pa një datë të saktë për rihapjen, duke çuar vlerën totale të investimit në mbi 260 milionë €.

    Aktualisht, punimet në tunel janë ende të papërfunduara, pavarësisht se kontrata parashikonte përmbylljen e tyre në nëntor 2024.

    Një muaj përpara datës që duhet të ishte inauguruar, tuneli është mbyllur, dhe sipas Ministrisë së Infrastrukturës po punohet me vendosjen e sensorëve të tymit dhe sinjalistikave.

    Autoritetet thonë se për mirëmbajtje dhe operimin e tunelit do të lidhet kontrata me një operator privat dhe qarkullimi do të rifillojë, por me tarifë kalimi prej rreth 5 eurosh për automjet.

    Kjo tarifë, sipas autoriteteve, është e nevojshme për të përballuar kostot e larta të mirëmbajtjes.

    Për më tepër, qytetarët do të përballen me pagesë prej rreth 5 eurosh për të kaluar në këtë tunel, kur ai të vihet sërish në funksion.

    Kostoja e ndërtimit të tunelit ka kapur vlerën mbi 260 milion €, ku janë zhvilluar disa procedura tenderimi, ku ekspertët kanë ngritur dyshime për korrupsion dhe konflikt interesi. Kompanitë fituese janë të lidhura me politikanë shqiptar dhe turq, por dhe ish-zyrtarë të lartë të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), të arrestuar më vonë për korrupsion dhe pastrim parash.

    Tuneli pa “dritë”

    Inagurimi i Tunelit të Llogarasë“Hapja e tunelit më të gjatë në Shqipëri, një ëndërr e kahershme dhe premtim bajat i tërë fushatave elektorale të partive, që sot bëhet realiteti i jetës së përditshme të një prej zonave më spektakolare të atdheut tonë, si edhe një motor i ri me shumë kuaj fuqi për industrinë e re të turizmit, të cilës në fund të vitit do t’i shtohet edhe motori i fuqishëm i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës” do të deklaronte zv/kryeministrja Belinda Balluku më 5 korrik të vitit të kaluar.

    Por statistikat tregojnë se “motori me shumë kuaj fuqi” është ndërtuar në një përbindësh për taksapaguesit shqiptar duke çuar vlerën e këtij investimi mbi 260 milion euro dhe rezulton i mbyllur pas “festës” që qeveria bëri në hyrje të tunelit.

    Tuneli i Llogarasë, një nga projektet më të përfolura të infrastrukturës në Shqipëri, ka qenë vazhdimisht në qendër të akuzave për abuzime të rënda me fondet publike, shkelje të ligjit dhe mungesë totale transparence. Partia Demokratike dhe aktorë të tjerë opozitarë kanë denoncuar vazhdimisht këtë vepër si pjesë të një zinxhiri aferash të quajtura “biznese strategjike të Edi Ramës”.

    Aktualisht, sipas Ministrisë së Infrastrukturës, tuneli ndodhet në fazën e procedurave për mirëmbajtje dhe operim. Pasi të lidhet kontrata me një operator privat, qarkullimi do të rifillojë, por me tarifë kalimi prej rreth 5 eurosh për automjet. Kjo tarifë, sipas autoriteteve, është e nevojshme për të përballuar kostot e larta të mirëmbajtjes.

    Ndërtimi i tunelit nisi më 15 nëntor 2021, pas shpalljes së një gare tenderuese që u fitua nga një konsorcium turk i përbërë nga dy kompani: “Intekar Yapi” dhe “Asl Insaat”. Por tenderi mbart “flamur të kuq” për garë të pandershme, sipas Open Procurement Albania. Sipas kontratës, punimet duhet të kishin përfunduar në nëntor 2024, por me gjasë ky afat nuk do të respektohet, pasi përfundimi i plotë mbetet i paqartë.

    Analiza e procesit të ndërtimit të tunelit sjell në dritë një sërë skandalesh që variojnë nga manipulimi i tenderëve, deri tek dëmtimi flagrant i mjedisit të mbrojtur.

    Vlera PërshkrimiVlera fillestare e kontratës së ndërtimit 200 milion € me TVSH Kjo ishte vlera e kontratës fituese të shpallur për konsorciumin turkShtesa buxhetore me akte normative (2022) 50 milion € E miratuar nga Qeveria përmes dy akteve normative në dhjetor 2022, sipas KLSH-sëVlera e supervizimit të punimeve 1.9 milion € Për kontratën e supervizimit (bashkimi i operatorëve ku përfshihet edhe kompania e lidhur me ish-drejtorin e ARRSH)Projekte dhe studime të mëparshme 1 milion € Për studimin e fizibilitetit gjatë qeverisë Berisha7.5 milion € Për rishikimin dhe projektin e detajuar gjatë qeverisë RamaNë fillim, studimi i fizibilitetit i kryer gjatë qeverisë Berisha me një kosto prej 1 milion eurosh u hodh poshtë nga Qeveria Rama, e cila në vitin 2020 miratoi një rishikim të plotë të projektit me një fond të ri prej 7.5 milion eurosh. Pas kësaj, tenderi për ndërtimin e tunelit u shpall fillimisht dhe u fitua nga një kompani shqiptare me ofertën më të ulët, por procedura u anulua në mënyrë të çuditshme.

    Tenderi u rihap dhe fitues u shpall një konsorcium turk i përfaqësuar nga Abdulkadir Kart – një ish-deputet dhe mik i ngushtë i presidentit Erdogan. Fituesi u shpall pa asnjë garë reale, me një ofertë që ishte rreth 12 milion euro më e lartë se ajo e kompanisë shqiptare, duke shkaktuar një dëm të qartë ekonomik për buxhetin e shtetit.

    Problemet nuk mbarojnë këtu. Procesi i vlerësimit të ofertave ngre dyshime të forta për shkelje ligjore, pasi nuk është e qartë nëse operatorët e huaj kishin licencat e nevojshme të ekuivalentuara. Ndërkohë, punimet u realizuan thuajse në mënyrë të plotë nga një kompani shqiptare, e cila nuk ishte e deklaruar si nënkontraktore, duke shkelur rregullat ligjore për nën kontraktimet që nuk mund të tejkalojnë 50% të vlerës së kontratës.

    Në dhjetor të vitit 2022, me dy akte normative të miratuara nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, u shtuan edhe 50 milionë euro në buxhetin e projektit – një veprim i bërë jashtë afateve dhe pa analizë të qartë justifikuese, siç vërtetohet nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

    Ligji kërkon që aktet normative të përdoren vetëm në raste emergjence, gjë që nuk u provua në këtë rast. Pagesat për këtë projekt kanë qenë të mëdha dhe të diskutueshme: deri në korrik 2024, kompania turke është paguar 178 milion €.

    Tenderi për supervizimin e punimeve i është dhënë një bashkimi operatorësh ku përfshihej edhe kompania “Net Group”, që sipas hetimeve kishte lidhje me ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberi, aktualisht i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash.

    Sipas SPAK, Berberi ka përfituar shuma të mëdha parash nga tenderat publikë, duke përdorur si ndërmjetës një kompani tjetër të kontrolluar indirekt prej tij dhe Begajt. Paratë transferoheshin nga fituesit e tenderave te kjo shoqëri për të fshehur origjinën e paligjshme. Të përfshirë në skemë janë edhe Ervis Lame, administrator i kompanisë së Berberit, dhe punonjës në kompaninë e Begajt.

    Në kuadër të hetimeve, u vendos sekuestro preventive mbi kuotat e shoqërisë “DAAM” sh.p.k., në pronësi të Begajt dhe të kontrolluar nga Berberi.

    Pavarësisht hetimeve dhe përfundimit të punimeve, ende nuk është e qartë nëse kolaudimi është kryer dhe nëse tuneli është marrë zyrtarisht në dorëzim nga autoritetet përkatëse.

    Përtej abuzimeve me procedurat dhe fondet, një nga pasojat më të rënda dhe të dukshme është cenimi i ambientit natyror. Ndërtimi i tunelit ka shkaktuar dëme serioze në Parkun Natyror të Llogarasë. Inertet dhe mbetjet ndërtimore janë hedhur në mënyrë të pakontrolluar përgjatë malit, duke dëmtuar bimësinë dhe ekosistemin e zonës së mbrojtur.

  • Belinda Balluku dështon me sukses, bllokohet Tuneli i Llogarasë dhe Bypassi i Vlorës, sezoni turistik rrezikon…

    Belinda Balluku dështon me sukses, bllokohet Tuneli i Llogarasë dhe Bypassi i Vlorës, sezoni turistik rrezikon…

    Dy nga projektet më të bujshme të qeverisë “Rama”, Tuneli i Llogarasë dhe Bypass-i i Vlorës, rezultojnë ende të papërfunduara, duke kërcënuar sezonin turistik 2025. Tuneli, i inaguruar me shumë pompozitet verën e kaluar, sot është i bllokuar dhe herë mbyllet, herë hapet e funksionon vetëm me një krah, ndërsa sinjalistika, asfaltimi dhe rrjetet ndihmëse mungojnë plotësisht. E njëjta situatë dramatike është edhe me Bypass-in e Vlorës, ku mungojnë sinjalet rrugore, tabela paralajmëruese dhe rruga është kthyer në burim aksidentesh.
    Sakaq rruga nga Uji i Ftohtë deri ne Orikum është me gropa. Pra kjo panoramë tregon se ministrja Balluku ka dështuara me sukses. Kandidatë të opozitës në Vlorë kanë denoncuar publikisht mosfunksionimin e projekteve dhe kanë kërkuar hetim për vonesat dhe fondet publike të përfshira. Ministrja Belinda Balluku akuzohet për dështim të rëndë në menaxhimin e këtyre veprave strategjike. Qindra milionë euro të harxhuara nuk kanë sjellë rezultat konkret, ndërsa qytetarët dhe turistët përballen me rrugë të paaksesueshme dhe rreziqe të përditshme. Ekspertët paralajmërojnë se sezoni turistik rrezikon të “hidhet në erë” për shkak të këtij kolapsi infrastrukture.
    Detaje nga Tuneli i Llogarasë
    Konkretisht tuneli i Llogarasë është hapur për qarkullim 5 Korrik 2024 dhe ky aks pritet që të lehtësojë ndjeshëm trafikun drejt jugut të Shqipërisë. Nën ison e grupeve polifonike, qytetarë të shumtë dhe kryeministri Edi Rama inauguruan hapjen e tunelit. Ky tunel, me gjatësi 6 km dhe shpejtësi maksimale të lejuar 80 km në orë, shkurton distancën nga Dukati në Palasë, nga 30 minuta në 7-8 minuta. Ndërkohë, nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta. Vepër historike e quan kryeministri Edi Rama, ndërsa shkruan se do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut. Përgjatë muajve të verës, tuneli do të aksesohet pa pagesë. Pagesa për tunelin do të vijojë pas vitit 2025, kur tuneli do të dorëzohet plotësisht.
    Aktualisht, edhe për të lehtësuar trafikun në sezonin turistik dhe udhëtimin e turistëve drejt jugut, është hapur vetëm njëri krah i tunelit. Pas mbylljes së sezonit turistik do të nisë puna për krahun tjetër dhe pritet që në vitin 2025 qarkullimi do jetë i hapur në të dyja krahët. Ky tunel, fillimin e tij e ka 500 metra larg urës së Shën Elizës, që është pjesë e rrugës Orikum-Dukat. Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor, ashtu edhe ai i emergjencës, kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre. Thellësia e vijës së projektit të tunelit është 1 kilometër nga sipërfaqja e tokës. Por edhe pse sot jemi një vit pas, ky tunel vijon të jetë i bllokuar.
    Detaje nga Bypass-i i Vlorës
    Ndërkohë bypass-i i Vlorës vijon të jetë i bllokuar. Punimet pritet të përfundojnë në qershor, por duket se kjo gjë nuk mund të ndodhë. Ndërkaq kandidati për deputet nga Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë e Madhe (PD-ASHM), z. Atird Hoxha, së bashku me Kryetarin e Partisë Demokratike, Dega Vlorë, z. Hysni Sharra, kanë denoncuar publikisht mos përfundimin e punimeve në Bypass-in e Vlorës, një investim prej mbi 50 milionë euro që vijon të jetë i bllokuar prej më shumë se gjashtë muajsh. Ata ngritën shqetësimin e madh për situatën e këtij projekti jetik për qarkullimin dhe zhvillimin turistik të qytetit.
    “Në prag të sezonit turistik, kur Vlora pritet të presë mijëra vizitorë, Bypass-i që duhej të ishte në funksion, vijon të jetë i pambyllur dhe jashtë çdo standardi të sigurisë”, u shpreh z. Hoxha. Ndërkohë, kryetari Sharra theksoi mungesën e sinjalistikës dhe tabelave informuese, duke e konsideruar këtë një rrezik serioz për qytetarët që lëvizin në këtë segment. “Asnjë paralajmërim, asnjë tabelë ndaluese. Rruga është kthyer në një burim potencial aksidentesh për qytetarët që nuk janë të informuar,” paralajmëroi ai. Duke e cilësuar këtë një aferë që ngre shumë pikëpyetje, përfaqësuesit e PD-ASHM i bënë thirrje organeve kompetente, në veçanti Prokurorisë, që të nisë hetimet për të zbuluar arsyet e vonesës dhe shkaqet që kanë sjellë këtë bllokim të paarsyeshëm të një investimi publik me vlerë kaq të madhe.

  • Live! Rama takim në Burrel: Tuneli ‘kokëfortë’ i Murrizit u dorëzua, brenda 5 viteve do jetë një zonë shumë e kërkuar!

    Live! Rama takim në Burrel: Tuneli ‘kokëfortë’ i Murrizit u dorëzua, brenda 5 viteve do jetë një zonë shumë e kërkuar!

    Kryesocialisti Edi Rama, në një takim që po zhvillon me qytetarët në Burrel, tha se me rrugën e Arbrit, që ka shkurtuar ndjeshëm distancën me Tiranën, interesi për të vizituar zonën do të rritet. Rama nuk kurseu batutat, teksa tha se me përfundimin total të rrugës së Arbrit, ata do t’i kursejnë për disa kohë spicat.
    “Është kënaqësi që të vish këtu në këtë zonë dhe të nisesh nga Tirana sikur po shkon në Durrës dhe ta gjesh veten në Burrel. Më vjen mirë që tanimë edhe tuneli kokëfortë i Murrizit u dorëzua dhe për pak ditë do të mbyllim edhe segmentin e fundit të mbetur Maqellarë-Peshkopi sepse megjithëse këtu në Mat  më kanë thënë mos u lodh kot se dibranëve aty lart nuk ua mbyll gojën kurrë por kur t’ua çojmë rrugën e Arbrit deri te hoteli i Astritit për ca kohë do na i kursejnë nga spicat e tyre.
    Kënaqësi edhe për një arsye tjetër se ky qytet nuk njihet më në krahasim me çfarë ishte përpara sesa ne të merrnim besimin e popullit të Matit, dhe realisht me rrugën e Arbrit, një lidhje e shkurtër me Tiranën me transformimet në qytet dhe natyrën e jashtëzakonshme që ka përreth nuk është e ekzagjeruar që të imagjinosh që në 5-6 vjet, kjo zonë do të jetë një nga zonat më të kërkuara të kryeqytetit. Duket si fantazi por nuk është fare. Do të ishte realisht e pamundur ta imagjinonim një gjë të tillë me rrugën e deridjeshme ku të thyeshin brinjët për të ardhur deri këtu, por sot është normale ta mendosh sepse distanca është bërë thuajse e barabartë me Durrësin kur ka trafik. Durrësi ka detin, kjo zonë ka malet dhe pyjet e mahnitshme. Kështu që unë jua them miqve të mi nga Dibra, blini ca të mundeni sot se nesër s’do të blini dot. Jam i bindur që tani kanë filluar të ndihen efektet në vlerën e apartamenteve edhe këtu edhe në Peshkopi”, u shpreh Rama.

  • Tuneli futuristik i Norvegjisë, më i thelli në botë, 26.7 km autostradë 390 metra nën det

    Tuneli futuristik i Norvegjisë, më i thelli në botë, 26.7 km autostradë 390 metra nën det

    Norvegjia po ndërton tunelin më të gjatë dhe më të thellë nën det, në botë, një nga projektet më ambicioze inxhinierike në Evropë, që pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjet dhe infrastrukturën e transportit të vendit nordik.
    Duke kaluar nën fjordet e vendit, tuneli Rogaland – ose Rogfast – do të jetë rreth 26.7 km i gjatë dhe do të arrijë deri në 390 metra thellësi nën nivelin e detit.
    Pasi të përfundojë në vitin 2033, ky tunel do të shkurtojë kohën e udhëtimit ndërmjet dy qyteteve më të mëdha të Norvegjisë, Stavanger dhe Bergen, me 40 minuta.
    Projekti Rogfast, ndërtimi i të cilit është afërsisht në gjysmën e rrugës, është pjesë e autostradës kryesore evropiane E39, që shkon përgjatë bregdetit perëndimor të vendit nordik. Duke lidhur qytete si Kristiansand, Stavanger, Haugesund dhe Bergen, do të zëvendësojë gjithashtu kalimet me traget dhe do ta bëjë udhëtimin më të qetë, sipas autoritetit norvegjez të rrugëve që ka hartuar këtë projekt.

    “Stavanger është qyteti i katërt më i madh në Norvegji, dhe Bergen është i dyti më i madhi, kështu që shpresojmë që ky projekt do të ndihmojë gjithashtu për të shkurtuar kohën e udhëtimit për punëtorët që udhëtojnë çdo ditë mes këtyre dy qyteteve”, tha Oddvar Kaarmo, menaxher i projektit Rogfast në Autoritetin Norvegjez të Rrugëve Publike.
    Një rrethrrotullim nën një ishull
    Një nga veçoritë kryesore të projektimit të autostradës së re nëndetare është rrethrrotullimi i tij, ku një degë lidh ishullin Kvitsøy, bashkia më e vogël e Norvegjisë, me tunelin kryesor nën shkëmbin e ishullit.
    Tuneli Rogfast do të ketë dy korsi në secilën drejtim. Nën Kvitsøy, korsitë do të lidhen përmes dy rrethrrotullimeve që po ndërtohen 260 metra nën nivelin e detit.
    “Kemi ndërtuar rrethrrotullime në tunele më parë. Por ky mund të jetë një nga ndërtimet e para ku kemi një seksion të tillë me dy rrethrrotullime në një kryqëzim të tunelit. Për sa di unë, nuk kam parë dy rrethrrotullime në një seksion të vetëm të tunelit më parë”, tha Kaarmo.
    Të dy rrethrrotullimet nën ishull do të lejojnë qarkullimin e trafikut edhe kur një nga korsitë është e mbyllur.

    “Nëse ndodh diçka dhe duhet të mbyllim një pjesë të tunelit, ne mund ta mbajmë akoma tunelin në funksion duke përdorur vetëm një tub dhe duke lejuar qarkullim në të dy drejtimet në të”, shtoi ai.
    Struktura me dy tuba është gjithashtu një masë sigurie. “Nëse një kamion merr flakë para jush dhe nuk mund të ktheheni mbrapa për të dalë, ju mund të drejtoheni nga këto dyer të gjelbra me shenja daljeje… dhe do të mund të ecni drejt tubit tjetër të tunelit. Dhe ne kemi një sistem kamerash që na tregon saktësisht se ku jeni. Dhe mund të vijmë t’ju marrim dhe t’ju nxjerrim nga tuneli”, tha Kaarmo.
    Aftësia norvegjeze për ndërtimin e tuneleve
    Projekti Rogfast, që po ndërtohet në faza me një kosto prej 25 miliardë koronash norvegjeze (rreth 2 miliardë euro), aktualisht është gjysmë i përfunduar ndërsa punimet nisën në vitin 2018.
    “Në anën veriore, rreth 65% e tunelit është ndërtuar dhe tani është faza e shpimit dhe shpërthimit të tunelit. Në skajin jugor në Randaberg, është rreth 45% i përfunduar”, tha Kaarmo.
    Ndryshe nga lidhja fikse Fehmarn Belt mes Gjermanisë dhe Danimarkës që po ndërtohet me metoda modulare, Rogfast po shpërthehet dhe gërmohet direkt përmes shkëmbit të fortë, një metodë që Norvegjia e përdor për të garantuar stabilitet dhe qëndrueshmëri nën presionin e ujit.
    “Ju do të udhëtoni përmes shkëmbit të fortë. Kemi këtë distancë mes tavanit të tunelit dhe fundit të detit. Rregulloret tona kërkojnë të paktën 50 metra. Pra, udhëtoni në fund të detit. Kemi shumë tunele nëndetare në Norvegji me këtë ndërtim. Dhe tuneli i ri mes Gjermanisë dhe Danimarkës, ata vendosin seksione betoni dhe i bashkojnë ato, por nuk shkojnë nën fundin e detit siç bëjmë ne në Norvegji. Në Norvegji, ne ndërtojmë tunele më lirë, në krahasim me një urë, për shembull. Dhe kemi rreth 40 tunele rrugore nëndetare në Norvegji, dhe jemi të familjarizuar me ndërtimin. Kështu që normalisht është më e lehtë dhe më e lirë të ndërtosh një tunel rrugor nëndetar sesa një urë për të njëjtin ishull”, tha Kaamor.

    Tuneli nën det, Rogfast, pritet të përfundojë në verën e vitit 2033. “Ajo do të ndihmojë prodhuesit e produkteve të detit të arrijnë më mirë në treg pa pasur nevojë për tragete”, tha Kaarmo.
    “Do të ndihmojë punëtorët, industrinë, dhe ndoshta edhe turizmin. Sepse bregu perëndimor i Norvegjisë është një pjesë që turistët e kërkojnë shpesh. Për shembull, Bergen. Kemi shumë turistë në Bergen. Dhe me këtë projekt rrugor që do të na lejojë të udhëtojmë më shpejt në Bergen, me shumë mundësi, turistët do ta zbulojnë edhe më shumë këtë pjesë të Norvegjisë”, theksoi ai.
    Autoriteti norvegjez i rrugëve parashikon që në tunelin e ri do të ketë 13,000 udhëtime në ditë deri në vitin 2053.

  • Zbulim i madh në Itali: Tuneli i lashtë që mund të lidhte Romën me një qytet 80 kilometra larg

    Zbulim i madh në Itali: Tuneli i lashtë që mund të lidhte Romën me një qytet 80 kilometra larg

    Një zbulim arkeologjik krejtësisht i papritur ka mahnitur Italinë: një tunel i fshehur për shekuj në shkëmbin vullkanik të Tuscia-s, mund të lidhë qytetin e Viterbos me Romën – mbi 80 kilometra largësi.
    Tuneli u zbulua gjatë punimeve nëntokësore në qendrën historike të Viterbos. Teksa teknikët po punonin në themelet e një ndërtese, u has në një hyrje të lashtë në shkëmb. Arkeologët nga Universiteti i Tuscias, të cilët iu bashkuan menjëherë eksplorimeve, shprehen të habitur. “Asgjë e ngjashme nuk është parë më parë në Itali,” tha një prej tyre.
    Tuneli është rreth tre metra i lartë dhe dy metra i gjerë, dhe sipas matjeve të para, shtrihet drejt juglindjes, në drejtim të Romës. Deri më tani është dokumentuar se ai arrin deri në zonën e Sutrit, e ndoshta shkon deri në Prima Porta, në hyrje të kryeqytetit.
    Origjina e tij mbetet mister. Disa historianë mendojnë se mund të ketë qenë rrugë e fshehtë mesjetare për komunikim mes Vatikani dhe Viterbos, kur kjo e fundit ishte seli papnore. Të tjerë sugjerojnë origjinë etruske, për qëllime ushtarake apo evakuimi.
    Aktualisht, hyrja në tunel ruhet në fshehtësi të plotë për të parandaluar dëmtime dhe grabitje. Po përdoren teknologjia për të hartuar strukturën dhe për të verifikuar nëse shkon realisht deri në Romë. Ky zbulim i jashtëzakonshëm mund të rishkruajë historinë e lidhjeve antike në rajon dhe të hapë një kapitull të ri në turizmin arkeologjik të Viterbos.

  • Rama poston video: Pasdite nga Tuneli i Murrizit

    Rama poston video: Pasdite nga Tuneli i Murrizit

    ”Pasdite nga Tuneli i Murrizit”,-shkruan kryeministri Edi Rama në videon e postuar për ndjekësit në Facebook. Tuneli i Murrizit e bën të aksesueshme edhe të gjithë rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme, e cila do të shënojë rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik. Rruga e Arbrit jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.