Tag: tuneli

  • Tuneli i Llogarasë do të vendosë traun, sa do të jetë tarifa e kalimit për autoveturat

    Tuneli i Llogarasë do të vendosë traun, sa do të jetë tarifa e kalimit për autoveturat

    Rama dhe Balluku gjate hapjes se tunelit

    TIRANË- Tuneli i Llogorasë që pritet të vendosë traun këto javë, duke bërë kështu kalimin në me pagesë do të ketë një kosto 250 lekë me TVSH për autoveturat. Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u shpreh se ndryshe nga sa ëhstë deklaruar kostoja do të jetë më e ulët.
    “Janë 1 milion automjete në tre muaj në tunelin e Llogorasë. Përmes një analizë të gjerë, të thellë, të kostove operacionale, çmimi i një kalimi në tunel për autoveturat është 250 lekë me tvsh, as dhjetë euro, as pesë euro, as 50 euro, se kemi dëgjuar shifra nga më të ndryshmet. kategoritë më të mëdha si, autobusët, trajlerat do kenë çmime të posaçme sipas studimit të fizibiliteti” tha Balluku.
    “Po jap dhe disa shifra të tjera që kanë të bëjnë me numrin e automjeteve që kanë kaluar këtë vit nga data 1 qershor deri në 31 gusht nga tuneli i Llogarasë. 911 mijë e 952 automjete, me pak fjalë 1 milion automjete vetëm në 3 muaj, në këtë nukël të rëndësishme të infrastrukturës. Tashmë tuneli i Llogarasë është i pajisur me një qendër monitorimi të plotë, i cili gjithashtu ka edhe njësinë e zjarrfikësve, një nga më modernet në të gjithë Ballkanin. Kjo qendër funksionon 24/24. Do desha që ta them sot zyrtarisht që përmes një analize të gjerë dhe shumë të thellë të kostove operacionale, të amortizimit të infrastrukturës së tunelit dhe gjithçka tjetër që përfshin studime fizibiliteti të tilla, çmimi i një kalimi në tunel për autoveturat është 250 lekë me TVSH. As 10 euro, as 5 euro, as 50 euro, se kemi dëgjuar shifra nga më të ndryshme. Duhet thënë që sigurisht kategoritë më të mëdha, siç janë autobusët, trailerët dhe gjithçka tjetër do të kenë çmime të posaçme, sipas këtij studimi fizibiliteti’, tha Balluku.
    Tuneli i Llogorasë u hap për kalim verën e 2024-ës duke lehtësuar kështu qarkullimin për në Jug të vendit. Pas mbylljes për një periudhë disamujore ai u rihap sërish në verën 2025 dhe edhe pse u deklarua për një nisje të pagesës ajo u shty për në fund të sezonit turistik.
    Menaxhimi i sistemit të pagesës do të bëhet nga vetë qeveria përmes një operatori të dedikuar. Në mars të këtij viti Autoriteti Rrugor Shqiptar prokuroi ngritjen e një platforme të integruar për menaxhimin dhe monitorimin e operimit të stacioneve të tarifimit në rrugë.
    Enti Kombëtar i Operimit Rrugor  që është edhe operatori që ka në objekt të tij  pjesën e operimit, monitorimit dhe koordinimin e shërbimit te operimit ne rruge me pagese do të menaxhojë sistemet në secilën prej akseve ku do të futet ky sistem.
    Aksi që përfshin tunelin e Llogarasë ka një gjatësi 5.9 kilometra. Tuneli ka shkurtuar ndjeshëm distancën nga Dukati në Palasë, segment i cili më herët përshkohej për rreth 45 minuta dhe që tani përshkohet vetëm për 7 minuta. Tashmë, kjo rrugë përshkohet për vetëm 7 minuta
    Përfundojnë pas 14 vitesh punimet në Qukës- Qafë Plloçë; Balluku: Nga nesër rruga e kalueshme për të gjithë
    Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku gjithashtu ka njaftuar se prej ditës së nesërme do të jetë i aksesueshëm për të gjithë banorët aksi Qukës-Qafë Plloçë.
    “Aksi Qukës-Qafë Plloçës, i cili është një projekt me shumë problematika, me shumë kompleksitete, por që fal një pune të mirë dhe organizimi që është bërë nga të gjitha strukturat, nesër paradite në orën 11:00, Qukës- Qafë Plloça bëhet totalisht e aksesueshme për automjetet, totalisht e përfunduar dhe me sinjalistikën e vendosur tashmë”.
    Sakaq prej mesit të muajit korrik, rruga ka nisur të përshkruhet nga banorët e zonës për lehtësi dalje në qytetet e Pogradecit apo drejt Korçës, duke evituar kalimin nëpërmjet rrugës së vjetër të paasfaltuar.
    Ky projekt infrastrukturor strategjik për zonën e Mokrës u projektua në vitin 2009 nga qeveria e asaj kohe dhe filloi zbatimin në terren në vitin 2011. Në vitin 2013, pas ndryshimit të qeverisë, projekti u rishikua për të reflektuar zhvillimet e reja në infrastrukturë. Fillimisht ishte parashikuar të përfundonte në vitin 2019, por deri më sot afatet janë shtyrë katër herë, për shkak të vështirësive teknike dhe financiare. Kostoja përfundimtare për realizmin e projektit arriti 240 mln USD./Monitor 

  • 250 lekë për të kaluar tunelin e Llogarasë, tarifa nis të aplikohet këtë muaj/ Balluku: Bypass i ri 3 km për të zgjidhur trafikun në Elbasan

    250 lekë për të kaluar tunelin e Llogarasë, tarifa nis të aplikohet këtë muaj/ Balluku: Bypass i ri 3 km për të zgjidhur trafikun në Elbasan

    250 lekë do të paguajë çdo shofer/e automjetesh për të kaluar tunelin e Llogarasë, duke nisur nga ky muaj.

    Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se tarifa është caktuar në bazë të një analize të thelluar.
    Në fjalën e saj në eventin “Shqipëria Turistike 2030”, Balluku tha se gjatë tre muajve të verës, kur kalimi në tunel bëhej pa tarifë, kanë kaluar rreth një milionë automjete.
    “Nga 1 qershori deri në 31 gusht nga tuneli i Llogarasë kanë kaluar 911.952 automjete. Përmes një analize të gjerë dhe shumë të thellë të kostove operacionale, çmimi i një kalimi në tunel për autoveturat është 25o lekë me TVSH. Kategoritë e tjera do të kenë çmime të posaçme”.
    Megjithatë, sipas ministres, ‘rekordin’ për numrin më të lartë automjeteve në tunel, e ka tuneli i Murrizit.
    Kisha shpresa që tuneli i Llogarasë do të ishte ajo pjesë e infrastrukturës, e cila do të kishte qenë kurora e diamantit të infrastrukturës shqiptare. Prisja ato shifrat që të më thonin që duhet të hapësh edhe tubin e dytë sezonin tjetër se ka filluar trafiku në fundjavë. Por, në vend që të më vinte tuneli i Llogarasë, shifra më e lartë e këtij sezoni vjen nga tuneli i Murrizit”, u shpreh zv.kryeministrja.
    Më tej, ajo u shpreh se janë evidentuar segmentet me trafik të rënduar në vend dhe një ndër to është segmenti i daljes nga Tirana në drejtim të Elbasanit. Për këtë ka një zgjidhje, theksoi Balluku dhe ajo është ndërtimi i bypass-it prej 3 kilometrash.
    “Kantierët janë brenda skedulës, dorëzohen para afatit konteraktual, gjatë vitit të ardhshëm do dorëzohen Berat-Bllabani apo segmente të autostradës Tiranë- Durrës. Gjatë këtij vitit ne kemi qenë shumë të kujdesshëm për të parë se cilat janë problemet kryesore të trafikut. Kemi identifikuar pjesën e daljes nga Tirana në drejtim të Elbasanit, ku tashmë s’ka trafik vetëm ditën e premte në darkë apo të shtunën paradite, por ka gjatë gjithë javës, për këtë arsye Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një plan të mirëfilltë dhe ne do të nisim me emergjencë ndërtimin e një bypass-i përfundimtar, i cili është prej 3 km me një nyje me segmentin nga Bradasheshi deri në Lekaj, duke krijuar mundësinë që vitin tjetër gjatë sezonit të mos të kemi më trafik në atë zonë”, tha Balluku.
    Balluku njoftoi edhe hapjen për qarkullim të rrugës Qukës- Qafë Plloçë pas një sërë problematikash.
    “Projekti Qukës-Qafë Plloçë është një projekt me shumë problematika, me shumë kompleksitete por që falë një pune të mirë që është bërë nga të gjitha strukturat, nesër paradite në orën 11:00 Qukës-Qafë Plloç bëhet totalisht e aksesueshme për automjetet, totalisht e përfunduar dhe me sinjalistikën e vendosur tashmë”.

    Top Channel

  • Tuneli i Llogorasë, Balluku: Tarifa për autoveturat është 250 lekë me TVSH

    Tuneli i Llogorasë, Balluku: Tarifa për autoveturat është 250 lekë me TVSH

    Tuneli i Llogorasë që pritet të vendosë traun këto javë, duke bërë kështu kalimin në me pagesë do të ketë një kosto 250 lekë me TVSH për autoveturat.Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u shpreh se ndryshe nga sa ëhstë deklaruar kostoja do të jetë më e ulët.“Janë 1 milion automjete në tre muaj në tunelin e Llogorasë. Përmes një analizë të gjerë, të thellë, të kostove operacionale, çmimi i një kalimi në tunel për autoveturat është 250 lekë me tvsh, as dhjetë euro, as  pesë euro, as 50 euro, se kemi dëgjuar shifra nga më të ndryshmet. kategoritë më të mëdha si, autobusët, trajlerat do kenë çmime të posaçme sipas studimit të fizibiliteti” tha Balluku.Tuneli i Llogorasë u hap për kalim verën e 2024-ës duke lehtësuar kështu qarkullimin për në Jug të vendit. Pas mbylljes për një periudhë disamujore ai u rihap sërish në verën 2025 dhe edhe pse u deklarua për një nisje të pagesës ajo u shty për në fund të sezonit turistik.Menaxhimi i sistemit të pagesës do të bëhet nga vetë qeveria përmes një operatori të dedikuar. Në mars të këtij viti Autoriteti Rrugor Shqiptar prokuroi ngritjen e një platforme të integruar për menaxhimin dhe monitorimin e operimit të stacioneve të tarifimit në rrugë.Enti Kombëtar i Operimit Rrugor  që është edhe operatori që ka në objekt të tij  pjesën e operimit, monitorimit dhe koordinimin e shërbimit te operimit ne rruge me pagese do të menaxhojë sistemet në secilën prej akseve ku do të futet ky sistem.Aksi që përfshin tunelin e Llogarasë ka një gjatësi 5.9 kilometra. Tuneli ka shkurtuar ndjeshëm distancën nga Dukati në Palasë, segment i cili më herët përshkohej për rreth 45 minuta dhe që tani përshkohet vetëm për 7 minuta. Tashmë, kjo rrugë përshkohet për vetëm 7 minuta Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • VIDEO/ Aksident te tuneli i Llogarasë, radhë të gjata makinash

    VIDEO/ Aksident te tuneli i Llogarasë, radhë të gjata makinash

    Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në tunelin e Llogarasë.
    Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo shkaqet e aksidentit.
    Po nga pamjet e siguruara nga opinion.al, shihet se për shkak të aksidentit është krijuar trafik i madh në hyrje të tunelit.
    Ndërkohë, pritet dhe reagimi zyrtar i Policisë për të dhënë detaje në lidhje me aksidentit.

     

  • Nga 15 shtatori tuneli i Llogarasë kalohet me pagesë, sa do të na kushtojë

    Nga 15 shtatori tuneli i Llogarasë kalohet me pagesë, sa do të na kushtojë

    Qarkullimi në tunelin e Llogarasë, i hapur për publikun gjatë këtij sezoni turistik, është parashikuar të mbetet pa pagesë deri më 15 shtator, ndërsa më pas do të nisë aplikimi i tarifës prej 10 eurosh për vajtje-ardhje për çdo automjet. Vepra infrastrukturore, me gjatësi 5.9 kilometra, ka reduktuar ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Dukati drejt Palasës, që tashmë përshkohet për vetëm 7 minuta, nga 45 që kërkoheshin më parë përmes Qafës së Llogarasë.
    Tuneli është ndërtuar me dy kalime, një kryesor dhe një emergjence, ndërsa sipas parashikimeve zyrtare, në rast të rritjes së fluksit turistik, të dy do të vihen në shërbim të qarkullimit. Menaxhimi i pagesave do të kryhet nga Enti Kombëtar i Operimit Rrugor, një shoqëri aksionere me kapital shtetëror që përfaqësohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila do të ketë përgjegjësinë për operimin dhe mirëmbajtjen e portave automatike, administrimin e sistemit të tarifimit, si dhe shpërndarjen e biletave dhe aboneve mujore për përdoruesit.
    Aktualisht, pagesa e kalimit zbatohet në tri segmente të tjera rrugore: Milot-Morinë, Thumanë-Kashar dhe Dukat-Palasë. Megjithatë, ndërtimi i tunelit të Llogarasë është shoqëruar që në fillim me akuza të forta për abuzim me fondet publike. Më 12 gusht 2024, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dorëzoi në Prokurorinë e Posaçme një kallëzim penal ku denonconte atë që e cilësonte si një ndër aferat më të mëdha korruptive në vend, duke pretenduar se abuzimi kapte shifrën e të paktën 50 milionë eurove.
    Në vijim të këtyre akuzave, në prill 2025 SPAK regjistroi procedimin penal dhe nisi hetimin për të verifikuar mënyrën se si është realizuar ndërtimi i kësaj vepre të infrastrukturës rrugore, duke sekuestruar dokumentacionin e kompanisë “Hill International NV”, e cila ka qenë e përfshirë në zbatimin e projektit.
     

  • Nga 15 shtatori tuneli i Llogarasë kalohet me pagesë, 10 euro vajtje-ardhje

    Nga 15 shtatori tuneli i Llogarasë kalohet me pagesë, 10 euro vajtje-ardhje

    Qarkullimi në tunelin e Llogarasë, i hapur për publikun gjatë këtij sezoni turistik, është parashikuar të mbetet pa pagesë deri më 15 shtator, ndërsa më pas do të nisë aplikimi i tarifës prej 10 eurosh për vajtje-ardhje për çdo automjet. Vepra infrastrukturore, me gjatësi 5.9 kilometra, ka reduktuar ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Dukati drejt Palasës, që tashmë përshkohet për vetëm 7 minuta, nga 45 që kërkoheshin më parë përmes Qafës së Llogarasë.

    Tuneli është ndërtuar me dy kalime, një kryesor dhe një emergjence, ndërsa sipas parashikimeve zyrtare, në rast të rritjes së fluksit turistik, të dy do të vihen në shërbim të qarkullimit. Menaxhimi i pagesave do të kryhet nga Enti Kombëtar i Operimit Rrugor, një shoqëri aksionere me kapital shtetëror që përfaqësohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila do të ketë përgjegjësinë për operimin dhe mirëmbajtjen e portave automatike, administrimin e sistemit të tarifimit, si dhe shpërndarjen e biletave dhe aboneve mujore për përdoruesit.

    Aktualisht, pagesa e kalimit zbatohet në tri segmente të tjera rrugore: Milot-Morinë, Thumanë-Kashar dhe Dukat-Palasë. Megjithatë, ndërtimi i tunelit të Llogarasë është shoqëruar që në fillim me akuza të forta për abuzim me fondet publike. Më 12 gusht 2024, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dorëzoi në Prokurorinë e Posaçme një kallëzim penal ku denonconte atë që e cilësonte si një ndër aferat më të mëdha korruptive në vend, duke pretenduar se abuzimi kapte shifrën e të paktën 50 milionë eurove.
    Në vijim të këtyre akuzave, në prill 2025 SPAK regjistroi procedimin penal dhe nisi hetimin për të verifikuar mënyrën se si është realizuar ndërtimi i kësaj vepre të infrastrukturës rrugore, duke sekuestruar dokumentacionin e kompanisë “Hill International NV”, e cila ka qenë e përfshirë në zbatimin e projektit.

  • Po transportonte kallashë nga Burreli në Tiranë, 22 vjeçarit i vihen prangat tek Tuneli! Pamjet e operacionit

    Po transportonte kallashë nga Burreli në Tiranë, 22 vjeçarit i vihen prangat tek Tuneli! Pamjet e operacionit

    Një 22  vjeçar është arrestuar në në tunelin e Murrizit pasi në makinën e tij u gjetën 2 automatikë e 4 krehër.

    Policia publikoi pamjet e operacionit të arrestimit të Ardit Doçit si dhe sekuestrimin e armëve që iu gjetën në bagazhin e makinës.

    Nga hetimet i riu do transportonte armët nga Burreli në Tiranë për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale, informoi sot policia.

    Operacioni u kodua ‘Tuneli’

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë siguruar informacion se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet. Si rezultat i administrimit të shpejtë të këtij informacioni është organizuar dhe finalizuar operacioni i koduar “Tuneli”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi: 

    A. D., 22 vjeç, banues në Burrel.

    Gjatë operacionit, në tunelin e Murrizit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtonte 22-vjeçari, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën të fshehura në bagazh, 2 armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra për to.

    Nga hetimet dyshohet se ky shtetas po i transportonte armët në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

    Materialet procdurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

  • Tuneli i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër tërheq turistë kureshtarë për komunizmin

    Tuneli i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër tërheq turistë kureshtarë për komunizmin

    Tuneli i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër, një prej objekteve të trashëgimisë kulturore, i ndërtuar në vitet e diktaturës, ka shërbyer si strehë e sigurt për strukturat drejtuese të kohës në rast lufte.
    Sot, është kthyer në një atraksion turistik që ngjall shumë kureshtje te vizitorët, për historinë dhe sekretet që mbart.
    “Vij nga Austria. Kemi vizituar kështjellën dhe tunelin dhe objekte historike mjaft interesante. Më pëlqeu shumë Gjirokastra”.
    “Unë jam nga Franca dhe zgjodha të vizitojë Gjirokastrën pasi ma kishin sugjeruar miqtë e mi. Sapo vizitova tunelin dhe mbeta e impresionuar nga historia që mbart. Ky është një objekt që mbart shumë vlera për qytetin tuaj”, u shprehën disa nga vizitorët.
    Sipas të dhënave nga ciceronët e këtij tuneli këtë muaj vizitueshmëria ka qenë më e lartë se e njëjta përudhë e vitit të kaluar.
    “Le të themi që Tuneli i Luftës së Ftohtë është atraksioni më i pëlqyer nga turistët. Mbizotërojnë turistë nga Evropa, kryesisht nga Franca, Spanja dhe Italia dhe janë më të pakët turistët nga Amerika.
    Ka qenë një periudhë intensive dhe pëlqyeshmërie e madhe nga vitit në vit”, u shpreh Arla Toro, cicerone e tunelit.
    Tuneli i Luftës së Ftohtë mbetet një dëshmi e historisë që sot e tregojmë përmes kujtesës.

  • Rruga e re Dukat-Llogora, Rama poston pamjet: Një bukuri më vete

    Rruga e re Dukat-Llogora, Rama poston pamjet: Një bukuri më vete

    Tuneli i Llogorasë ka shkurtuar ndjeshëm distancën drejt bregdetit të jugut, por edhe ka lehtësuar ndërlidhjen e fshatrave të kësaj zone. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga aksi rrugor që lidh fshatin Dukat me rrugën e vjetër të Llogorasë. ”Ndërlidhja e rrugës së re të Dukatit dhe rrugën e vjetër të Llogorasë, një bukuri më vete”, u shpreh Rama. Me një gjatësi prej 6 kilometrash, tuneli i Llogorasë jo vetëm lehtëson qarkullimin, por gjithashtu redukton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Dukati në Palasë, duke e shkurtuar nga rreth 30 minuta në vetëm 7 minuta.

  • Delvina nën flakë, mbyllet tuneli i Skërficës! Vengu “zbret” në terren: Në gatishmëri të plotë, orët në vijim kritike

    Delvina nën flakë, mbyllet tuneli i Skërficës! Vengu “zbret” në terren: Në gatishmëri të plotë, orët në vijim kritike

    Foto ilustruese

    DELVINË- Zjarret masive  kanë përfshirë disa zona të banuara të Delvinës, ndërsa gjatë orëve të fundit situata ka dalë jashtë kontrollit. Në zonat më problematike u kërkua evakuimi i banorëve, ndërsa disa shtëpi u dogjën. Ndërkohë, Minstri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, zbriti vetë në terren për të parë situatën nga afër, teksa bëri të ditur se është mbyllur tuneli i Skërficës për të shmangur aksidentet. Tuneli që lidh Gjirokastrën me Sarandën dhe kalon përmes Delvinës, është mbyllur përkohësisht për qarkullimin e mjeteve për shkak të tymit nga zjarret.
    “Kemi bërë mbylljen e përkohshme të tunelit të Skërficës për arsye të tymit që të mos shkaktohen aksidente të mundshme deri në stabilizimin e situatës. Vijon qarkullimi nga ana e Muzinës”, deklaroi Ministri i Mbrojtjes.
    Vengu bën me dije se situata po monitorohet dhe për këtë janë angazhuar 120 forca që po operojnë, teksa thotë se po verifikohen shtëpitë që nuk kanë vatra zjarri që të njoftojnë më pas banorët për t’u rikthyer. 
    “Do verifikojmë a janë të sigurta banesat, nga momenti që i kemi verifikuara të gjitha që nuk ka vatra të vogla dhe të fshehura do ju njoftojmë që të riktheheni që sonte, pak durim”, dëgjohet ministri duke i thënë një banori në fshatin Pavli. 
    Ministri Vengu njofton se fatmirësisht nuk ka persona të tjerë të lënduar, përveç shefit të komisariatit të Delvinës. Teksa falenderon ndërhyrjen e shpejtë të policisë dhe zjarrfikësve, Vengu paralajmëron se do të jenë orë të vështira për shkak të temperaturave të larta. 
    “Evakuimi u krye i plotë me ndërhyrje të shpejtë të policisë, zjarrfikësit dua t’i falenderoj sepse kanë bërë punë heroike. Nuk kemi dëme në njerëz. Kemi një efektiv të policisë që ka bërë ndërhyrje heroike në orët e para të përpjekjes, shefi i komisariatit të Delvinës i cili ka pësuar disa djegie të lehta dhe është transportuar me helikopter në Spitalin e Traumës. Por përtej këtij incidenti, nuk kemi fatkeqësi të tjera. Do jetë një situatë dhe orë të vështira sepse presim që termometri të vijojë të jetë i nxehtë. Nesër mbarë harta e Shqipërisë është me nivel të kuq. 150 persona kemi të angazhuar këtu. Kemi 20 vatra zjarri në mbarë vendin, nga Tropoja në Gjirokastër, por duam të sigurohemi që zonat e banuara nuk kanë risk”, tha Vengu.
    Zjarret masive kanë përfshirë Delvinën prej më shumë se 1 jave, ndërsa era e fortë ka përhapur me shpejtësi flakët drejt shtëpive, ku deri tani raportohet se janë djegur 11 prej tyre. Në terren është ndërhyrë me automjete zjarrfikëse, por edhe me ndërhyrje nga ajri. Dy helikopterë kanë operuar në operacionin e shuarjes së flakëve. Ndërkohë, ekipet e emergjencave kanë nisur evakuimet në 3 fshatra të Delvinës që janë përfshirë nga zjarret katastrofike. Evakuimet nisën pas urdhrit të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi zjarret kanë marrë përmasa të mëdha./ZËRI