Tag: tuneleve

  • Izraeli pranon se 60 për qind e tuneleve të Hamasit në Gaza janë ende të paprekura

    Izraeli pranon se 60 për qind e tuneleve të Hamasit në Gaza janë ende të paprekura

    Qëllimi më i rëndësishëm strategjik në Gaza është tani demilitarizimi i Rripit përmes shkatërrimit të tuneleve të Hamasit, si dhe çarmatimi i organizatës, tha të shtunën Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz.
    Ai madje pranoi se 60% e tuneleve mbeten të paprekura. Siç shtoi ministri, “misioni më urgjent moral është, sigurisht, kthimi i të gjithë pengjeve të rënë në atdheun e tyre. Ne do të bëjmë gjithçka për të përmbushur këtë mision të shenjtë dhe të rëndësishëm”.
    Ushtria izraelite, siç u vu re nga Times of Israel, ka argumentuar se gjatë luftës ishte përqendruar në tunelet e përdorura nga Hamasi për sulme, si dhe në ato të përdorura si qendra komande ose për prodhimin e armëve. Shumica dërrmuese e këtyre tuneleve janë shkatërruar.

    Megjithatë, tunelet e shumta të përdorura nga Hamasi për të lëvizur nëpër Rrip mbeten të paprekura, veçanërisht në zonat ku forcat tokësore nuk kanë vepruar kurrë.
    Katz thotë se i ka urdhëruar IDF-së që “ta bëjë shkatërrimin e tuneleve një objektiv qendror tani ” në zonat e Rripit nën kontrollin izraelit.

  • Izraeli urdhëron ushtrinë: Shkatërroni tunelet në Gaza!

    Izraeli urdhëron ushtrinë: Shkatërroni tunelet në Gaza!

    Ushtria izraelite ka marrë urdhër të fillojë shkatërrimin e tuneleve në anën izraelite të “Vijës së Verdhë” në Gaza, pjesa e territorit palestinez të Rripit që mbetet nën kontrollin izraelit.

    Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, bëri të ditur lajmin me një njoftim në X.

    Katz shpjegoi se shkatërrimi i tuneleve ishte “misioni kryesor” i ushtrisë, duke pretenduar se 60 përqind e strukturave mbeten të paprekura.

    “Unë i kam udhëzuar IDF-në që shkatërrimi i tuneleve të jetë një mision kryesor tani në zonën e verdhë nën kontrollin tonë”, shkroi ai.

  • Izraeli pranon se 60% e tuneleve të Hamasit në Gaza janë ende të paprekura

    Izraeli pranon se 60% e tuneleve të Hamasit në Gaza janë ende të paprekura

    Qëllimi më i rëndësishëm strategjik në Gaza është tani demilitarizimi i Rripit përmes shkatërrimit të tuneleve të Hamasit, si dhe çarmatimi i organizatës, tha të shtunën Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz.

    Ai madje pranoi se 60% e tuneleve mbeten të paprekura. Siç shtoi ministri, “misioni më urgjent moral është, sigurisht, kthimi i të gjithë pengjeve të rënë në atdheun e tyre. Ne do të bëjmë gjithçka për të përmbushur këtë mision të shenjtë dhe të rëndësishëm”.
    Ushtria izraelite, siç u vu re nga Times of Israel, ka argumentuar se gjatë luftës ishte përqendruar në tunelet e përdorura nga Hamasi për sulme, si dhe në ato të përdorura si qendra komande ose për prodhimin e armëve. Shumica dërrmuese e këtyre tuneleve janë shkatërruar.
    Megjithatë, tunelet e shumta të përdorura nga Hamasi për të lëvizur nëpër Rrip mbeten të paprekura, veçanërisht në zonat ku forcat tokësore nuk kanë vepruar kurrë.
    Katz thotë se i ka urdhëruar IDF-së që “ta bëjë shkatërrimin e tuneleve një objektiv qendror tani ” në zonat e Rripit nën kontrollin izraelit.

    Top Channel

  • Pesë fakte për piramidat e Egjiptit, që mund të jenë prova e teknologjive të përparuara në lashtësi

    Pesë fakte për piramidat e Egjiptit, që mund të jenë prova e teknologjive të përparuara në lashtësi

    Madhësia e gurëve, sistemi i tuneleve, rreshtimi me yjet… dhe misteri i diçkaje që mungon në majë të Piramidës së Madhe

    Madhësia dhe pesha e materialeve

    Vetëm gurët e mëdhenj të piramidave, ofrojnë një argument shumë bindës se është përdorur një teknologji e panjohur. Piramida më e madhe, më e madhja në botë, përbëhet nga 2.3 milion gurë, që peshojnë 2.5-15 tonë. Arkeologët thonë se janë nxjerrë nga një burim aty pranë. Por, me këtë peshë, si i zhvendosën punëtorët? Po të bësh llogaritë e kohës së ndërtimit, duket sikur janë zhvendosur një bllok guri për çdo dy minuta e gjysmë. E pabesueshme! E pamundur!

    2. Sistemi i tuneleve

    Nën piramidat e Gizës bëhen rregullisht zbulime të reja. Sistemi i tuneleve që gjendet nën to, është provë e një qytetërimi të përparuar. Të hapur në një shtrat gëlqeror, këto labirinte shkojnë thellë nën shkretëtirë. Tunelet zbulojnë gjithmonë të vërteta të reja dhe dhoma të fshehta, të panjohura për njeriun për mijëra vite. Një herë u zbuluan 20 “kuti” prej graniti Asvan. Dikush tha se ruanin një formë të lashtë energjie. Funksioni i tyre është sekret edhe sot e kësaj dite.

    3. Rreshtimi me Polin e Veriut

    Qarkullojnë shumë teori në lidhje me rreshtimin e piramidave, sidomos Piramidës së Madhe. Të gjithë bien dakord se egjiptianët e ndërtuan Piramidën e Madhe, sipas boshtit Jug-Veri. Ata nuk e kishin Yllin e Veriut si udhërrëfyes, siç e kemi ne sot. E vetmja gjë që shpjegon këtë saktësi, mund të jetë përdorimi i algoritmeve komplekse. Nuk ka të dhëna historike për procesin që përdorën egjiptianët e lashtë. Prandaj, misteri vazhdon…

    4. E vetmja piramidë me 8 faqe në planet

    Piramida e Madhe e Gizës, është e vetmja në botë që ka 8 faqe. Ky efekt nuk dallohet nga toka, por vetëm nga ajri. Fenomeni është i dallueshëm në agim dhe në perëndim… … vetëm gjatë ekuinoksit pranveror dhe atij të vjeshtës.

    5. Çfarë mungon në majë të Piramidës së Madhe?

    Egjiptianët e lashtë mendohet se kishin vendosur një sferë misterioze në majë të Piramidës së Madhe. Sfera me diametër 2.7 metra, simbolizonte Syrin e Horusit. Sfera ishte vendosur për të nderuar Diellin dhe Siriusin, yllin më të shndërritshëm në qiell.

    ObserverKult

    ——————

    LEXO EDHE:

    A është piramida e madhe e Gizës qendra e planetit tonë?