Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala ka zhvilluar një takim me presidentin e Aleancës Kundër Kancerit, Ruggero De Maria.
Takimi u njoftua nga vetë ministrja në një postim në X, ku njofton se në fokus të takimit ishte përpjekja e Shqipërisë për të përmirësuar më tej trajtimin dhe kujdesin e sëmundjeve tumorale.
Më tej, ministrja bëri me dije se është planifikuar krijimi i rrjetit kombëtar onkologjik si dhe mngritja e institutit kombëtar të tumoreve.
“Takim i shkëlqyer me Presidentin e Aleancës Kundër Kancerit në Itali, Prof. Ruggero De Maria. Diskutimi ynë u fokusua te përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për të përmirësuar më tej parandalimin, trajtimin dhe kujdesin për sëmundjet tumorale, duke përfshirë:
Krijimin e Rrjetit Kombëtar Onkologjik;
Ngritjen e Institutit Kombëtar të Tumoreve;
Standardizimin e protokolleve të trajtimit;
Zgjerimin e aksesit në trajtimet klinike inovative.
Presim me padurim thellimin e bashkëpunimit me partnerët kyç evropianë ????????, ndërsa vazhdojmë të ndërtojmë një sistem onkologjik modern, të aksesueshëm dhe të bazuar në fakte që ofron rezultate më të mira për çdo pacient”, shkruan ministrja.
Tag: tumoreve
-

Instituti Kombëtar i Tumoreve/ Ministrja Sala takim me Presidentin e Aleancës Kundër Kancerit
-

“Shqipëria do të ketë Institucion Kombëtar të Tumoreve”, Rama: QSUT do të jetë pikë referimi në të gjithë Ballkanin
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në njësinë nr 3, tha se ka nisur puna për ngritjen e Instituti Kombëtar për Tumoret.
Ai u ndal edhe tek marrëveshjet e nënshkruara me Italinë pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive.Lexo edhe :Related Posts
Kryeministri deklaroi se me këtë marrëveshje i hapet rrugë edhe partneritetit mes QSUT dhe spitaleve italiane.Rama: Do ngremë Institucion Kombëtar të Tumoreve, siç e kanë shumë vende të Europës. Kemi nisur punën edhe për këtë. Ishim në Itali, kemi firmosur një sërë marrëveshjes shumë të rëndësishme, dhe një nga pikat që kemi në marrëveshjen kuadër që firmosa me Melonin, është që do ngremë Institucion Kombëtar të Tumoreve strategjik edhe në funksion të shëndetit dhe kjo pikë e i hap rrugë edhe partneritetit strategjik që kemi lancuar përpara dhe që u përfol si shfaqje fushate, për të sjellë në QSUT si partner që do marrë pjesë në procesin e administrimit dhe shkëmbimit të dijes dhe në procesin e vizitave të punës së mjekeve. Me planin që kemi, në fund të këtij mandati, QSUT do jetë një nga spitalet që do jetë pikë referimi në të gjithë Ballkanin.
/vizionplus.tv -

Studimi në mbi 8 mln njerëz/ Mjeku: Konfirmohet shtimi i tumoreve nga vaksina Covid
Mjeku kardiokirurg Edvin Prifti ka reaguar lidhur me një studim të publikuar së fundmi në Korenë e Jugut, i cili ngre shqetësime për një rritje të rasteve me tumore tek personat e vaksinuar kundër COVID-19.
Në postimin e tij, Prifti i referohet një studimi epidemiologjik të kryer nga profesori Kim et al dhe ekipi i tij, mbi një bazë të dhënash prej më shumë se 8 milionë individësh.
Sipas Priftit, studimi tregon një rritje me rreth 50% të incidencës së tumoreve te personat e vaksinuar krahasuar me ata të pavaksinuar.
Prifti shton se “tumoret që shfaqen më shpesh janë ato të tiroides, stomakut, mushkërive, zorrës së trashë, gjirit dhe ovareve”, duke e cilësuar këtë si “një fenomen pa shpjegim tjetër përveçse urrejtjes ndaj njeriut”.
“Studimi me i fundit dhe i pari i ketij lloji si nje studim epidemiologjik nga prof Kim et al, dhe i kryer ne nje popullate prej me shume se 8 milion njerezish, ne Korene e Jugut, nga vendet e para te vaksinuara ne bote me vaksinat gjenetike te Covid19, tashme evidenton nje rritje prej te pakten 50% te tumoreve ne individet e vaksinuar kundrejt te pavaksinuarve! Tumoret qe ndikohen me shume jane kanceri i tiroides, i stomakut, mushkerive, i zorres se trashe, gjirit, ovareve etj. Nuk ka asnje shpjegim tjeter pervec se urrejtjes ndaj njeriut! Nje holokaust pa asnje diskriminim!”, shkruan Prifti. -

Studimi britanik: Lotët mund të ndihmojnë në zbulimin e tumoreve të trurit
Lotët, tradicionalisht të shoqëruar me emocionet, së shpejti mund të bëhen një mjet i vlefshëm në duart e mjekëve.
Shkencëtarët besojnë se ato përmbajnë të dhëna për atë që po ndodh thellë brenda trurit dhe një ditë mund të ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm të tumoreve.
Në Universitetin e Mançesterit, Profesor Petra Hamerlik po drejton një studim të ri që shqyrton këtë hipotezë.
Gjetjet fillestare sugjerojnë se ndryshimet në përbërjen e lotëve mund të ofrojnë një “dritare” në tru, duke i ndihmuar mjekët të identifikojnë një sëmundje që shpesh diagnostikohet vonë dhe me vështirësi.
Siç shpjegon ajo, tumoret e trurit shpesh zbulohen vonë sepse simptomat e tyre janë të paqarta, një dhimbje koke ose një krizë mund të jetë shenja e parë. Vonesat në diagnozë mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës së pacientëve.
Pse lotët mund të jenë përgjigjja?
Lotët nuk shprehin vetëm emocione: ato u sigurojnë syve oksigjen dhe lëndë ushqyese, largojnë produktet e mbeturinave dhe mbrojnë nga infeksionet. Ato prodhohen nga plazma që filtrohet përmes gjëndrave të kontrolluara nga truri, gjë që u jep atyre informacion të pasur biologjik.