Tag: tuhel

  • Ndeshja vendimtare e Shqipërisë: Çfarë surprize ka Tomas Tuhel?

    Ndeshja vendimtare e Shqipërisë: Çfarë surprize ka Tomas Tuhel?

    Anglia ka qenë skuadra e parë europiane që ka siguruar biletën e saj në Botërorin 2026. Kjo bën që “tre luanët” të përballojnë më të qenë dy ndeshjet e fundit të tyre, ndaj Serbisë dhe Shqipërisë.
    Ndeshje të cilat janë vendimtare për fatin e ekipeve që kanë përballë në luftën për play-off, por edhe një mundësi për Tuhel që të eksperimentojë dhe të shohë nga afër opsione të reja për ekipin që do të përzgjedhë për të marrë pjesë në Botërorin e vitit të ardhshëm. Sipas mediave angleze, ai po përgatit një surprizë të pazakontë për këto dy ndeshje, pasi do të ftojë një lojtar nga kategoria e dytë angleze.
    Karl Rashuorth, portieri 24-vjeçar i Koventri, është një prej lojtarëve që ka shkëlqyer në startin e sezonit në Championship dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e Tuhel dhe stafit të tij. Lojtari i huazuar nga Brajton, ka regjistruar 613 minuta radhazi pa pësuar gol, duke vendosur rekordin e ri për Koventrin, që është kthyer në klub kandidatë për t’u ngjitur në elitë.
    Kësisoj, Tuhel po planifikon që ta bëjë pjesë të “tre luanëve” në ndeshjet e nëntorit, ku mendohet se do të ketë rotacion në portë pasi trajneri gjerman do të shohë mirë këtë repart dhe ndoshta edhe të ndryshojë hierarkinë mes shtyllave.

  • Tuhel e lë jashtë, Grilish njeriu i momentit te Everton

    Tuhel e lë jashtë, Grilish njeriu i momentit te Everton

    U la jashtë për miqësoren me Uellsin të enjten dhe kualifikuesëve në Grupin K me Letoninë, analistët: Tuhel po gabon me Grilish

    Vijon situata e vështirë për anësorin anglez Xhek Grilish. Edhe pse anësori është rilindur te Evertoni, Tuhel ka vendosur të mos e thërrasë atë për dy ndeshjet e ardhshme: megjithatë, ai mund të jetë lojtari shtesë në Kupën e Botës.

    Mungesa e Grilish te lista e fundit e skuadrës së Tomas Tuhel nuk ishte vetëm një surprizë, por ishte edhe e vështirë për t’u kuptuar. Vetëm një grusht lojtarësh të Premier League kanë pasur një fillim më të mirë të sezonit sesa i huazuari i Sitit te Everton, ndërsa ka rizbuluar shpejt formën që dikur e bëri atë një nga talentet më të shkëlqyera të gjeneratës së tij.

    Shumica e reagimeve negative ndaj listës së skuadrës nga gjermani në tetor u përqendruan në mungesat e Xhud Belingam dhe Fill Foden, por Tuhel mund t’i justifikojë këto vendime. Belinham sapo u rikthye në aksion për Real Madridin pasi u rikuperua nga një operacion në shpatull, dhe Foden po e gjen veten në formë me Manpester Sitin pas një sezoni zhgënjyes 2024-25.

    Megjithatë, Grialish është një histori tjetër. Ai regjistroi katër asiste në pesë paraqitjet e tij të para në Premier League për Everton dhe shkëlqeu në barazimin 1-1 me Uest Hem më 29 shtator.

    Vazhdo leximin

  • Tuhel/ Tifozët më thonë shpesh, “Sille në shtëpi Tomas”

    Tuhel/ Tifozët më thonë shpesh, “Sille në shtëpi Tomas”

    Ekziston një slogan që e ka shoqëruar ekipin kombëtar të Anglisë për shumë vite: “It’s coming home”. Kjo i referohet fitimit të një titulli, një trofeu, qoftë Kampionati Europian apo një Kupë Bote, i cili më pas do të kthehej në atë që anglezët e konsiderojnë shtëpinë e futbollit. Tifozët italianë do ta kujtojnë mirë këtë slogan, duke pasur parasysh se gjatë finales së Kampionatit Europian 2021 të fituar nga Italia, trajnuar asokohe nga Roberto Man[ini, motoja në Itali ndryshoi në “It’s coming to Rome”.

    Gjatë konferencës së sotme për shtyp, trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel, pasi konfirmoi se Xhon Stons, për shkak të një dëmtimi, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Tre Luanëve për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës kundër Andorrës dhe Serbisë, i}u drejtua pikërisht kësaj motoje, duke treguar një anekdotë.

    Ai tha: “Marr shumë këshilla, por gjithmonë në mënyrë miqësore, nga tifozët anglezë. Shumica e tyre thjesht thonë ‘sille në shtëpi, Tomas’. Dhe kjo është në thelb puna.”

    Lidhur me lojtarët e thirrur, ai shpjegoi: “Mendoj se kemi bërë zgjedhje të mira deri më tani, dhe të gjithë meritojnë të jenë në kampin stërvitor. Nuk më pëlqeu mënyra se si e zhvilluam ndeshjen kundër Andorrës; ia bëmë shumë të lehtë Andorrës të gjente momente për të na mbyllur dhe për të ngadalësuar lojën tonë, dhe do të gjejmë zgjidhje të reja për ta thyer bllokun pak më lehtë.”/Foto ‘X’/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin