Tag: tudor

  • U fut në minutat e fundit, Tudor zbulon pse Zhegrova nuk po luan ende si titullar

    U fut në minutat e fundit, Tudor zbulon pse Zhegrova nuk po luan ende si titullar

    20 Shtator 2025

    22:24

    Telesport

    Juventus barazoi në transfertë 1-1 ndaj Veronës në Serie A, ndeshje e vlefshme për javën e katërt. Ashtu si edhe në Champions League në barazimin spektakolar 4-4 ndaj Dortmundit, edhe sot Edon Zhegrova luajti vetëm në minutat e fundit. Sot u fut në fushë në minutën e 83-të në vend të Joao Mario.
    Pas ndeshjes, trajneri Igor Tudor ka zbuluar pse Zhegrova nuk po luan si titullar. “Edoni ende nuk është plotësisht në 100% e tij dhe duhet të punojë shumë për të qenë në gjendje të mirë për të bërë diferencën”, tha Tudor.
    Kujtojmë se Zhegrova gjysmën e dytë të sezonit të kaluar nuk luajti asnjë ndeshje për Lille-n, pas dëmtimit të rëndë që pësoi në dhjetor të vitit të kaluar.

  • “Juventusi bëri mirë që e mbajti Tudor si trajner, Yildiz është Lamine Yamal për ne”

    “Juventusi bëri mirë që e mbajti Tudor si trajner, Yildiz është Lamine Yamal për ne”

    20 Shtator 2025

    10:12

    Alfred Lleshi

    Claudio Marchisio, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka folur për Juventusin dhe Igor Tudor: “Igor e kujtoj si lojtar, kam bërë një grumbullim me të më 2006. Ishte njeriu i 12-të, i ri në role të ndryshme, kishte zakonet e golit dhe ishte karizmatik. Një siguri e vërtetë. Po i tregon këto cilësi edhe si trajner, e njeh ADN e Juventusit. Vendimi për ta konfirmuar ishte i drejtë.
    Tani duhet të ketë vazhdimësi rezultatesh deri në Krishtlindje, të jetë i sigurt për kualifikimin në Champions. Nëse ndodh, dhe Juve mbetet afër Napolit, ëndrrat e titullit do të jenë të drejta në pjesën e dytë të kampionatit”.
    Ai komentoi edhe lojtarët individualë: “Locatelli merr përgjegjësi brenda dhe jashtë fushës, Bremer është lider. Mos harroni Yildiz. Kenan është 20 vjeç dhe po tregon karakter. Nuk është vetëm një fantazist, por punon shumë. Bremer ka të drejtë kur thotë se Kenan mund të jetë Lamine Yamal i Juventusit. Ai do të kishte luajtur edhe te Juventusi i kohës sime”.
     

  • Zhegrova fiton zemrat e tifozëve bardhezinj, Tudor pritet ti besojë një fanellë titullari ndaj Veronës

    Zhegrova fiton zemrat e tifozëve bardhezinj, Tudor pritet ti besojë një fanellë titullari ndaj Veronës

    Edon Zhegrova pritet të luajë si titullarë në ndeshjen e së shtunës, aty kur Juventus do të sfidojë Veronën në Benttegodi. I hedhur në fushë në mënyrë surprizuese në ndeshjen Juventus-Borussia Dortmund, sulmuesi dardan shkëlqeu me një asist për golin e barazimit dhe një pasim për golin e Kelly-t, duke fituar zemrat e tifozëve bardhezi. Pas një periudhe të vështirë për shkak të pubalgjisë, ai ka bërë përparime të papritura në formën fizike, që i mundësuan thirrjen nga Igor Tudor.
    Ndaj në këtë mënyrë, tekniku kroat pritet ti rezervojë Zhegrovës më shumë minuta ndaj Veronës e përse jo një fanellë titullari, e cila do të ishte për herë të parë për të në këtë aventurë të tij të re në Serie A.

    © BalkanWeb

  • FOTO/ “Gafa dhe magji, një Juve e çmendur”, sfida me Dortmund “pushton” faqet e para

    FOTO/ “Gafa dhe magji, një Juve e çmendur”, sfida me Dortmund “pushton” faqet e para

    Një Juve e çmendur, një ndeshje e “thriller” përballë Dortmund, 8 gola të shënuar në një pjesë loje, me dy ekipet që ndanë nga një pikë pas barazimit 4-4. Jo vetëm gola, por dhe gafa pafund në këtë sfidë të parë të Champions League. “Zonja e Vjetër” vijon rrugëtimin thuajse perfekt në këtë fillim sezoni, por Dortmund, ashtu si edhe Inter, nxori edhe një herë në pah problemet e theksuara në prapavijë.
    Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Adeyemi e nisi me gol fraksionin e dytë. Tudor hodhi menjëherë në fushë edhe Dusan Vlahovic, por për të rikthyer baraspeshën në “Stadium” mendoi Kenan Yildiz, me fantazistin turk që realizoi një kryevepër të vërtetë, një gol “alla” Del Piero. Festa nuk zgjati shumë pasi dy minuta më vonë, Dortmund kaloi sërish në avantazh. Ashtu siç është bërë tashmë traditë, Vlahovic është i papërmbajtshëm kur hidhet nga stoli. Në minutën e 67-të, serbi u shkëput shpejt dhe me një goditje të saktë barazoi shifrat në 2-2. Atëherë kur të gjithë prisnin reagimin e fortë të “Zonjës së Vjetër”, verdhezinjtë i befasuan me një gola, ku Couto dhe Bensebaini tronditën vendasit në Torino.

     
    Tudor hodhi në fushë edhe Edon Zhegrovën, por për të shpëtuar Juven mendoi një super Vlahovic. Fillimisht në minutën e 3-të të shtesës, Vlahovic u shërbye saktë në zonë dhe me një prekje të lehtë dërgoi topin në rrjetë duke ngushtuar shifrat në 3-4. Emocionet nuk kishin fund në “Stadium” pasi në minutën e 96-të, Vlahovic këtë herë shërbeu një assist të pastër për Kelly, me këtë të fundit që me kokë dërgoi topin në rrjetë duke barazuar rezultatin në 4-4, një fund drithërues që e shndërroi në një mbrëmje magjike për tifozët e futbollit.
    Ky takim, kjo pikë e çmendur e Juve mori faqet e para të mediave italiane: “Mendon ai. Vlahovic futet në fushë. Juve rikuperon, 4-4 me Dortmund”, shkruan La Gazzetta dello Sport. “Një Juve e çmendur, gabime dhe magji, çfarë debutimi në Champions për Tudor”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport. “Po, është një Juve për t’u dashuruar”, ishte titulli kryesor i TuttoSport.
    ()
    © BalkanWeb

  • “Mjaft me këto ndeshje”, Tudor nuk feston plotësisht, reagon edhe Vlahovic

    “Mjaft me këto ndeshje”, Tudor nuk feston plotësisht, reagon edhe Vlahovic

    Një X-s i çmendur, një barazim 4-4, është pa diskutim një sfidë e bukur për tifozët e futbollit, por jo për një trajner, fakt që e pranoi edhe Igor Tudor, me teknikun e Juves që shpreson se kjo gjë të përfundojë sa më shpejt, në sytë e tij nuk është normale që një ekip të pësojë 7 gola në 2 ndeshje:
    “Mjaft me këto ndeshje. Është e vërtetë që kemi zemër, që kemi një stol të mirë. Kur sulmojmë jemi të rrezikshëm, por pas kemi probleme, pësojmë gola me lehtësi, nuk duhet të pësojmë gola të tillë, lehtësisht të evitueshëm. Gjithsesi jam i lumtur, nuk është e lehtë të luash dy ndeshje të tilla brenda pak ditësh, i bëj komplimente djemve”, u shpreh Tudor pas ndeshjes.

    Me 2 gola dhe 1 assist në pak minuta, Dusan Vlahovic ishte pa diskutim lojtari i ndeshjes. Për sulmuesin serb ka pak rëndësi nëse e nis si titullar apo nga pankina: “I takon trajnerit të vendos se kush luan. Unë jam në dispozicion. Për mua ka pak rëndësi nëse e nis nga stoli apo si titullar, e rëndësishme është të shënojë. Jemi një skuadër e re, me lojtarë të fortë, por duhet të luajmë më mirë, t’i mbyllim ndeshjet më shpejt”, theksoi Vlahovic pas ndeshjes.
    I kënaqur me pikët e marrë në Torino u shfaq trajneri Kovac, por sigurisht jo plotësisht pasi Juve realizoi dy gola në shtesë: “Ishte një ndeshje me dy fytyra, por me të vërtetë ekipi bëri një paraqitje fantastike kundër një ekipi të shkëlqyer. Luajtëm shumë mirë dhe jam i kënaqur, edhe pse pësuan dy gola në fund”, theksoi Kovac.
    ()
    © BalkanWeb

  • Tudor sfidon BVB: Champions-i është privilegj. Të gjithë duan ta luajnë, edhe me njërën këmbë

    Tudor sfidon BVB: Champions-i është privilegj. Të gjithë duan ta luajnë, edhe me njërën këmbë

    16 Shtator 2025

    8:24

    Alfred Lleshi

    Igor Tudor, pas fitores 4-3 ndaj Interit, foli për sfidën e radhës në Champions, kundër Borussia Dortmundit (BVB): “Nuk mund të gëzojmë as dy ditë, duhet të rikuperojmë shpejt. Interi është skuadra më e fortë në Serie A, për mua edhe më i fortë se Napoli. Ne nuk ishim në maksimum, mungonin disa lojtarë, por fituam dhe kjo është shenjë e mirë”.
    Për Dortmundin u shpreh: “Është skuadër serioze dhe e nivelit të lartë, do të jetë shumë e vështirë, por bukur të luajmë në shtëpi. Champions-i është privilegj, të gjithë duan ta luajnë, edhe me njërën këmbë”.
    Tudor vlerësoi edhe të rinjtë: “Yildiz nuk duhet krahasuar çdo ditë me Del Pieron, lëreni të rritet”. Për formacionin la gjithçka të hapur: “Do ta vendosim ditën e ndeshjes. Me ritmin e sotëm çdo detaj bën diferencën”. Mbi filozofinë e lojës: “Më pëlqen futbolli ofensiv, por mbi të gjitha rëndësi ka fitorja. Edhe golat nga stoli janë vendimtarë. Nuk ekzistojnë më rezervat, të gjithë janë pjesë e lojës”.

  • Champions League/ Tudor para sfidës me Dortmund: Duhet të bëjmë një paraqitje shumë të mirë

    Champions League/ Tudor para sfidës me Dortmund: Duhet të bëjmë një paraqitje shumë të mirë

    Trajneri i Juventusit, Igor Tudor e cilësoi ndeshjen e nesërme përballë Dortmund në Champions League si shumë të rëndësishme.
    Ai theksoi se Juventusi kërkon të shkojë shumë larg.
    “Nuk mendoj kurrë se sa larg mund të shkojmë si ekip. Përndryshe, nuk do shikonim atë që kemi përpara. Duhet të bëjmë një paraqitje të mirë kundër Borussia Dortmund.

    Duhet të shkojmë fort dhe të shohim se ku mund t’i dëmtojmë, të planifikojmë zëvendësimet tona, kjo është ajo që ka rëndësi.  Ky është një kompeticion me ekipe të nivelit të lartë dhe ndeshje të vështira”, tha Tudor.

  • Tudor dhe Chivu flasin pas “Derby d’Italia”: Ishte një ndeshje e çmendur…

    Tudor dhe Chivu flasin pas “Derby d’Italia”: Ishte një ndeshje e çmendur…

    Juventus fitoi 4-3 ndaj Interit në “Derby d’Italia”, e luajtur në “Allianz Stadium”. Menjëherë pas ndeshjes, kanë folur edhe dy trajnerët respektivë.
    “Ishte një ndeshje e çmendur, shumë gola, ulje-ngritje, në fund jemi shumë të lumtur që mundëm një ekip të shkëlqyer me cilësi të lartë, si Inter, por nuk ishte një perfomancë e shkëlqyer nga ana jonë. Por, jemi të kënaqur, ishte ndeshja e tretë, kemi edhe 35 të tjera për të luajtur.
    Adzic na dha fitoren? Gjatë pesë ose gjashtë muajve të fundit kemi punuar me të, sepse besojmë në cilësinë e tij. E pamë gjatë gjithë javës se ishte në formë të mirë dhe ndaj e hodhëm në fushë. Ai ka një goditje nga distanca që është sinqerisht e rrallë në futboll. Ai duhet ta marrë këtë gol si një shenjë për të vazhduar të punojë edhe më shumë”, tha Tudor.
    Kroati shpjegoi gjithashtu qasjen taktike që provoi me Kenan Yildiz, edhe nëse nuk funksionoi tamam ashtu siç ai kishte ndërmend. “Ideja ishte një mesfushë diamanti me Yildiz pas Vlahovic, por ne nuk e bëmë presionin në kohën e duhur, nuk e bëmë ashtu siç duhej ta kishim bërë.  Yildiz gjeti disa hapësira pas sulmuesit, është një ide që mund ta përsërisim në të ardhmen, pasi ai është kaq i talentuar dhe duhet të jetë më afër portës dhe më pak në krah”, përfundoi Tudor për DAZN Italia.
    Ndërsa Cristian Chivu deklaroi se Inter bëri një perfomancë të mirë, por në minutat e fundit iu mungoi fati.
    “Mendoj se patëm një performancë vërtet të mirë në pjesën e parë dhe të dytë. Fatkeqësisht, ka momente në ndeshje, veçanërisht në 10 minutat e fundit, ku na mungoi fati. Në përgjithësi, erdhëm këtu për të marrë iniciativën, për të luajtur me karakter, për të provuar të fitojmë dhe për të mos u kënaqur me më pak.
    Mendoj se performanca dhe karakteri i të gjithë ekipit ishin pozitive. Calhanoglu bëri atë që të gjithë prisnim, sepse kjo është cilësia e tij, është ajo që ai i jep ekipit. Pashë gjëra të mira sonte ashtu si dhe në pjesën e dytë kundër Udineses, edhe nëse nuk morëm pikë.Nuk mund të ankohem për sa shumë po punon ekipi, kjo është e sigurt”, tha Chivu për DAZN Italia.

  • Tudor: Ndaj Interit, jo vendimtare. Motivimi në duele të tilla nuk mungon kurrë

    Tudor: Ndaj Interit, jo vendimtare. Motivimi në duele të tilla nuk mungon kurrë

    13 Shtator 2025

    8:16

    Alfred Lleshi

    Igor Tudor, përpara “derby d’Italia” foli me qetësi e vendosmëri. Pas dy fitoreve në start dhe afrimit të Openda, Juventusi pret Interin në “Allianz Stadium”: “Interi ka pasur skuadrën më të fortë prej vitesh, por jemi vetëm në javën e tretë, nuk mund të jetë ndeshje vendimtare. Motivimi në duele të tilla nuk mungon kurrë”.
    Trajneri kroat theksoi se ekipi është gati, pas pushimit prej kombëtareve: “Unë ndiej pozitivitet, lojtarët e kanë motivim në sy. Diferencën e bën ruajtja e këtij motivimi gjatë gjithë sezonit”.
    Për Vlahovic tha: “Është mirë, shënoi me kombëtaren dhe shokët e duan”. Për Openda: “Ka nevojë për hapësira, është i fortë aty. David mund të luajë pranë një sulmuesi tjetër, ndërsa Dusan si sulmues i parë apo i dytë”.
    Sa i përket forcës së Interit, Tudor shtoi: “Ne e respektojmë, por luajmë në shtëpi. Do të jetë bukur të matemi me një skuadër që ka luajtur dy finale Champions-i në tri vitet e fundit”.

  • “Kam folur me Tudor, por…” Zhegrova humbet sfidën me Inter: Nuk jam gati

    “Kam folur me Tudor, por…” Zhegrova humbet sfidën me Inter: Nuk jam gati

    Juve-Inter “ndez” Serie A, por nuk e ka luksin ta shijojë nga fusha këtë super sfidë, Edon Zhegrova. Në ditën e tij të prezantimit, si një nga blerjen e bujshme të “Zonjës së Vjetër”, ishte vetë Zhegrova i cili konfirmoi se nuk është ende gati të zbres në fushë, nuk është rikuperuar plotësisht pas ndërhyrjes që iu nënshtrua në ije:
    “Jam shumë i lumtur, jam pritur shumë mirë këto ditë nga i gjithë ambienti. Kam kaluar një periudhë të vështirë, por tani jam mirë. Kam folur me Tudor, por nuk mund të jem pjesë e ekipit për këtë takim, më duhet ende të punoj. Do të mbështes ekipin”, u shpreh Zhegrova.

    ()