Tag: tudor

  • “Dridhet” pankina e Tudor, dy alternativa për stolin e Juves

    “Dridhet” pankina e Tudor, dy alternativa për stolin e Juves

    Rezultatet e fundit kanë lëkundur stolin e Igor Tudor te Juventus. Për momentin, klubi nuk duket se po e shqyrton shkarkimin e tij, por është e qartë se nëse fitoret vazhdojnë të dështojnë, situata mund të ndryshojë.
    Në rast shkarkimi, dy janë emrat që qarkullojnë si pasues të Tudor. I pari është Lucciano Spalleti,  i cili vjen pas një eksperience në krye të kombëtares italiane dhe do ishte i mirëpritur në Torino. Emri tjetër është ai i ish trajnerit të Fiorentinës, Rafaelo Palladino.

    © BalkanWeb

  • Tudor: Ndeshje e vështirë kundër një skuadre të fortë, na mungoi goli

    Tudor: Ndeshje e vështirë kundër një skuadre të fortë, na mungoi goli

    Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, foli për DAZN pas barazimit 0-0 ndaj Milanit në “Allianz Stadium”, ndeshje e vlefshme për javën e 6-të të Serie A: “Ishte një sfidë siç e prisnim, e vështirë kundër një skuadre të fortë. Donim të fitonim, por barazimi është rezultat real”.
    Për rolin e Yildiz, trajneri kroat shtoi: “Sot luajti në krahun e majtë, por donim ta ndërronim me Cambiaso. Ata gjejnë zgjidhje edhe vetë në fushë. Në pjesën e parë bëmë disa gjëra interesante”.
    Sa i përket zëvendësimit të tij, shpjegoi: “E pashë të lodhur, si edhe Chico e Johnny, që dhanë gjithçka. Nuk doja të jepja sinjal mbrojtës, ndaj vendosa të fus dy sulmues. Në fund vepruam më mirë dhe krijuam disa raste, por na mungoi goli”.
    Tudor pranoi se po mendon për një sistem me “dy sulmues dhe Yildiz pas tyre”: “Mund të provojmë, edhe gjatë ndeshjes. Më pëlqen të eksperimentoj dhe ta ndryshoj sistemin”. Për Bremer: “Ka pasur pak shqetësime, prandaj nuk luajti. Pas pushimit të kombëtareve duhet të jetë gati”.

  • A do jetë Zhegrova titullar kundër Milanit? Kjo është përgjigjja e trajnerit Tudor

    A do jetë Zhegrova titullar kundër Milanit? Kjo është përgjigjja e trajnerit Tudor

    5 Tetor 2025

    10:40

    Telesport

    Trajneri Igor Tudor ka vendosur që Edon Zhegrova të mos jetë titullar as për ndeshjen me Milanin.
    Kreu i pankinës së Juventusit ka konfirmuar se Francesco Conceicao do ta nisë nga minuta e parë sonte dhe ka dhënë argumentin e tij.
    “Conceicao do të jetë titullar në ofensivë, sepse për ne është lojtar i rëndësishëm. Zhegrova po punon mirë. Sigurisht, ka problemet e tij me të cilat jemi duke punuar, por jemi të kënaqur”.
    “Ka qenë në pamundësi për të luajtur për thuajse një vit. Patjetër qo të na ndihmojë”, deklaroi ai.

  • Fitore e humbur në 90′, Tudor: Pati zemërim në dhomën e zhveshjes, s’mund të pësojmë gola nga këndi

    Fitore e humbur në 90′, Tudor: Pati zemërim në dhomën e zhveshjes, s’mund të pësojmë gola nga këndi

    2 Tetor 2025

    8:05

    Alfred Lleshi

    “Villareal ishte më mirë në pjesën e parë, ne në të dytën. Më vjen keq që nuk e mbyllëm më herët ndeshjen, pësuam gol në atë mënyrë, nga goditja e këndit”, – tha Igor Tudor pas barazimit 2-2 në fushën e Villarrealit. Në fakt ishte një fitore e humbur në minutën e 90-të:
    “Në pjesën e parë gabuan shumë pasime, në të dytën bëmë më mirë. E kishim fitoren në dorë. Po punojmë mbi goditjet standarde, e kishim ndeshjen nën kontroll, nuk pashë vuajtje, por nuk mund të pësojmë nga këndi. Duhet të punojmë mbi dobësitë tona dhe të luajmë mirë në të dyja pjesët”.
    Tudor vlerësoi: “Skuadra është aty, në ritëm. Tani shohim përpara. Gatti bëri një gol të bukur dhe një ndeshje të mirë. Në dhomat e zhveshjes kishte keqardhje dhe zemërim. Është gjithmonë e vështirë këtu. Tre mbrojtësit (Kalulu, Gatti, Kelly) po mbajnë barrën. Na mungon pak rikuperimi i topave të dytë, por jam i kënaqur me paraqitjen e tyre. ‘Gattone’ bëri atë gol spektakolar me roveshiatë, nuk e priste askush”.

  • Enigma e David te Juventusi, nga super përforcimi veror në rezervë luksoze

    Enigma e David te Juventusi, nga super përforcimi veror në rezervë luksoze

    Te Juventusi, sulmi i pasur me elementë cilësorë është armë e madhe, por edhe problem menaxhimi. Pavarësisht se u konsiderua si goditja e madhe e merkatos, Jonathan David kundër Atalantës e kaloi gjithë ndeshjen në stol. Trajneri Tudor shpjegoi pas sfidës: “Bremer pati një lodhje të lehtë. Më vjen keq që nuk pata mundësi ta shfrytëzoja zëvendësimin e fundit me David”.
    Në fund, vendimi rezultoi fatlum, pasi pas daljes së brazilianit hyri Cabal, i cili shënoi golin e barazimit. Megjithatë, fakti mbetet: David, i ardhur nga Lille si titullar i pritshëm, ka luajtur vetëm 90 minuta në 4 ndeshjet e fundit, duke humbur rolin e të padiskutueshmit. Tudor duket ende në kërkim të formulës ideale për ofensivën.
    Me Atalantën, përballë presionit një kundër një, ai zgjodhi një treshe pa pika fikse referimi (Adzic, Yildiz, Openda), ndërsa më pas futi Vlahovic dhe Zhegrova. Në këtë kuadër, David pritet të ketë hapësira, por konkurrenca është e madhe: nga sulmuesi klasik si Vlahovic, te lëvizësi si Openda, fantazistë si Yildiz e lojtarë polivalentë si vetë David. Për momentin, kanadezi mbetet alternativë luksi, në pritje të vendit që i takon.
     
     

  • Juventus barazoi 1-1 me Atalantën, Tudor: Gota gjysmë plot, një nga performancat tona më të mira

    Juventus barazoi 1-1 me Atalantën, Tudor: Gota gjysmë plot, një nga performancat tona më të mira

    27 Shtator 2025

    21:12

    Telesport

    Edhe pse Juventus mori barazimin e dytë rresht në Serie A, sot 1-1 ndaj Atalantës në “Allianz Stadium”, trajneri i bardhezinjve, Igor Tudor, nuk duket aspak i shqetësuar dhe thotë se e sheh “gotën gjysmë plot”.
    “E shoh gotën gjysmë plot, sepse bëmë një performancë të shkëlqyer, një nga më të mirat që kur kam qenë këtu. Ishte një ndeshje e vështirë midis dy ekipeve që luajnë në Ligën e Kampionëve, kështu që një barazim është i drejtë”, u shpreh Tudor.
    Trajneri kroat u vu nën presion nga gazetarët për ndryshimet e tij të vazhdueshme në sulm dhe mesfushë, duke këmbëngulur se nuk ishte e vërtetë që ekipit i mungonin garancitë.
    “Janë tre qendërsulmues dhe një grup lojtarësh që mund ta mbështesin sulmuesin. Thjesht duhet t’i zgjedh nga ndeshja në ndeshje, duke i bërë të gjithë të luajnë në sistemin që kemi ngritur. Është edhe Francisco Conceicao, i cili do të jetë në formë dhe gati për Ligën e Kampionëve, javën e ardhshme”, tha Tudor.

  • Zhegrova titullar, bindet Tudor, ndaj bergamaskëve sulmuesi dardan luan nga minuta e parë

    Zhegrova titullar, bindet Tudor, ndaj bergamaskëve sulmuesi dardan luan nga minuta e parë

    Trajneri i Juventusit Igor Tudor duket se më në fund është bindur. Ndaj Atalantës nga minuta e parë mund të zbresë në fushë Edon Zhegrova.  Sulmuesi dardan është favorit për një fanellë titullari ndaj portugezit Francisco Coincecao.
    Ndaj bergamaskëve, tekniku kroat pritet të rreshtojë Zhegrovën në krah të Yldiz dhe David, duke rikthyer së bashku dyshen e sulmit të skuadrës së Lillë, me Zhegrovën dhe sulmuesin kanadez Jonathan David që ishin pjesë sezonin e shkuar e ekipit francez.

    © BalkanWeb

  • Golat nuk mjaftojnë, Juve i bën dalje Vlahovic, në shitje me “skonto”

    Golat nuk mjaftojnë, Juve i bën dalje Vlahovic, në shitje me “skonto”

    Të shënosh shpesh në futboll mund edhe mos të mjaftojë, aq me tepër te një ekip si Juventus, me një fazë ofensive të mbipopulluar. Ky është rasti i Dusan Vlahovic, me serbin që është kthyer në njeriun gol në këtë fillim sezoni, por ky fakt nuk ndikon aspak te trajneri Igor Tudor, me këtë të fundit që vijon ta shoh Vlahovic si zëvendësues.
    Plani i tij nuk ndryshon, Tudor kërkon ta përdor Vlahovic si një zëvendësues luksi, fundja kjo lëvizje po funksionon, por ky plan nuk i shkon përshtat drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”, nuk mund të mbajnë në stol një lojtar i cili paguhet 12 milionë euro në sezon.

    La Gazzetta
    Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventus nuk po përpiqet të bind Vlahovic të rinovojë, por shpresojnë që me këto paraqitje, serbi të tërheq edhe një herë admirues në Evropë, në mënyrë që ta kenë me të lehtë për ta shitur në janar. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat që mund të vijnë nga klube si Chelsea dhe Man.United.
    Sigurisht, Juve nuk është në një pozicion komod për të negociuar, kjo për vetë faktin se Vlahovic është futur në vitin që i përfundon kontrata, qershor 2026. Për këtë janë të qartë edhe në klub, ndaj nuk pretendojnë të përfitojnë shifra të çmendura nga kartoni i Vlahovic, thjesht kërkojnë të përfitojnë diçka pasi në të kundërt në fund të sezonin serbi do largohej falas.
    ()
    © BalkanWeb

  • Koopmeiners, “mish i huaj” te Juventusi. Tudor e provoi në tri role të ndryshme, por nuk funksionon

    Koopmeiners, “mish i huaj” te Juventusi. Tudor e provoi në tri role të ndryshme, por nuk funksionon

    23 Shtator 2025

    9:58

    Alfred Lleshi

    Teun Koopmeiners nuk ka arritur ende të shkëlqejë te Juventusi. Mbërritja e tij në Torino sezonin e kaluar ishte e vështirë, mesfushori holandez nuk e ka gjetur ritmin, përfshirë edhe ndaj Veronës. Sipas “Corriere dello Sport”, dyshimet mbi aftësitë e tij po shtohen: “Zbarkimi në Torino mund të jetë shumë për të, ndoshta ka humbur atë vetëbesim që e bëri pikë referimi edhe për Holandën”.
    Trajneri Igor Tudor po përpiqet të rigjejë Koopmeiners e vërtetë, duke e provuar në tri pozicione: trekuartist, ‘mezz’ala’ ose ‘mediano’. Sidoqoftë, kudo është provuar, nuk ka dhënë rezultate inkurajuese. Presioni mbi të është i madh, duke pasur parasysh shifrën e lartë të transferimit, 60.7 milionë euro.
    Për ta ndryshuar situatën i duhet një episod pozitiv, të rikuperohet psikologjikisht. Aktualisht ka humbur hierarkinë në mesfushë, pas Locatelli dhe Thuram, të pandryshueshëm në formacion.

  • Serie A/ Frenon Juventus, Tudor nuk përmbahet: Penallti e turpshme, Milan gjen suksesin e 3 radhazi në kampionat

    Serie A/ Frenon Juventus, Tudor nuk përmbahet: Penallti e turpshme, Milan gjen suksesin e 3 radhazi në kampionat

    Juventus nuk mundi dot të shkojë më shumë se sa barazimi 1-1 në transfertën ndaj Veronës. Pas 3 fitoreve radhazi në 3 javët e para, vjen ndalesa për bardhezinjtë e Igor Tudor. Ndeshja nisi në mënyrë perfektë për miqtë që realizuan me Coincecao që në minutën e 19, me portugezin që lëvizi mjaft bukur nga e djathta drejt qendrës dhe me një goditje rrafsh me tokën çoi Juventusin në avantazh. Megjithatë veronezët do të gjenin barazimin në fundin e pjesës së parë, teksa Orban ekzekuton saktë një penallti, të kontestuar së tepërmi nga juventinët, me kroatin Tudor që e konsideroi si të turpshëm vendimin e gjyqtarit kryesor.
    Verona zhvilloi një pjesë të dytë të mirë, madje gjeti edhe golin e avantazhit në të 68 minutë, por goli u anulua nga VAR për një pozicion të parregullt. Përfundimisht Juventus duhet të knaqet me 1 pikë, që e mban në krye me 10 pikë, në pritje të ndeshjes së Napolit që do të luajë të hënën.

    “Frenon Juve” shkruan e përditshmja italiane “Corriere dello Sport” pas barazimit të bardhezinjve ndaj Veronës, ndërsa Tuttosport është më e ashpër teksa ndalet në komentin e teknikut Tudor për gjykimin: “Ky është një turp”.

    Ndalet Juve, por në krahun tjetërr Milan konfirmon forcën e tij. Pas humbjes në javën e parë ndaj Cremoneses, kuqezinjtë duket se janë futur në shinat e duhura teksa ndaj Udineses fitojnë 0-3 në transfertë, duke marrë fitoren e 3 radhazi në kampionat, e treta pa pësuar asnjë gol. Kuqezinjtë duket se dalëngadalë po marrin tipare e ideve dhe lojës që imponon skuadrave të tyre tekniku Max Allegri. Ndaj friulianëve vendimtar ishte amerikani Christian Pulisiç që shënoi një dopietë, ndërsa në mes të golave të tij shënoi edhe Fofana pas një gabimi trashanik në mbrojtje nga Karlstrom.
    Milan ngjitet në vendin e 4, pas këtij suksesi me 9 pikë. “Milani numri 1” shkruan ditën e sotme e përditshmja prestigjoze “La Gazzetta dello Sport”.

    © BalkanWeb