Trajneri Igor Tudor shfaqet i vendosur dhe optimist para Real Madridit: “Pres reagim të madh, do të bëjmë një ndeshje me nivel”. Ai thekson rëndësinë e motivimeve të brendshme, pavarësisht rezultateve të fundit dhe spekulimeve për të ardhmen: “Nuk lexoj gazetat, as pas fitoreve, as pas humbjeve. Fokusimi im është si t’i mbështes lojtarët dhe përmirësoj skuadrën”.
Tudor reagoi ndaj atyre që flasin për krizë te Juve: “Kalendari ka qenë çmenduri, por me analizë të drejtë shoh 3 ndeshje Champions-i me Borussia, Villarreal dhe Real; pastaj Inter, Atalanta dhe Milan në kampionat. Frustrimi i tifozëve lind nga 3 ose 4 barazime radhazi”.
Ai analizoi lodhjen e skuadrës: “Disa ndeshje kemi luajtur shumë mirë, por lodhja ndikon. Kundër Interit bëmë paraqitje të madhe, ndaj Atalantës ishim më mirë ne. Ndaj Veronës na u mohua penallti dhe pamë kartonin e kuq, pastaj me Milanin vetëm një pikë. Unë jam i kënaqur, por tifozët jo”.
Për Realin: “Duhet të jemi të egër dhe të përulur. Ata janë kampionë, duhet performancë e guximshme për t’ui bërë dëm. Mbappé? Thelbësor për ata, por nuk mund të përqendrohemi vetëm tek ai”. Gjithashtu për Juan Cabal: “Po bën terapitë, mendoj se në fundjavë mund të kthehet të vrapojë”. Tudor nënvizon edhe rëndësinë e analizës të sinqertë dhe përmirësimit të vazhdueshëm: “Lojtarët mund të japin më shumë, edhe unë gjithashtu”.
Tag: tudor
-

Tudor: Krizë? Jo, kalendar i çmendur. Do të ishim të parët pa gabimet e arbitrave
-

Igor Tudor me valixhe në duar, 3 kandidatët për stolin e Juventusit
21 Tetor 2025
16:29
Telesport
Aventura e Igor Tudor si trajner i Juventus duket se është shumë afër fundit. Humbja e fundit në serie A, 2-0 ndaj Como, duket se ka mbushur “kupën” dhe kroati është me një këmbë drejt largimit.
Një humbje ndaj Real Madridit në Champions League në mesjavë, apo një dështim tjetër në Serie A, duke nisur që nga ndeshja e radhës ndaj Lazios, atëherë nuk do ketë gjë që mund ta shpëtojë Tudor nga shkarkimi.
“Tuttosport” raporton se janë 3 kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Igor Tudor: Luciano Spalletti, Roberto Mancini dhe Raffaele Palladino.
Megjithatë, Juventusi duhet t’i bëjë mirë llogaritë, pasi Tudor ka kontratë deri në vitin 2027 dhe mund të përsëritet rasti “Thiago Motta”, i cili vazhdon të paguhet nga bardhezinjtë edhe pse është i “papunë”. -

Juventusi, ekip ende pa identitet. Tudor nuk e njeh fitoren prej më shumë se një muaji
21 Tetor 2025
9:11
Alfred Lleshi
Juventusi i Igor Tudor po kalon një periudhë krize të thellë, pa fitore prej më shumë se një muaji dhe me shumë pikëpyetje pas humbjes së parë sezonale ndaj Comos së Fabregas. Ndeshja në “Sinigaglia” konfirmoi problemet e thella të bardhezinjve: lojë pa efikasitet në zonën kundërshtare dhe mbrojtje e brishtë, sidomos pas mungesës së Bremerit dhe kalimit në mbrojtje me katër.
Sulmi është bllokuar plotësisht, goli i fundit nga një qendërsulmues ishte i Vlahovic më 15 shtator ndaj Borussia Dortmundit (4-4). Prej atëherë, vetëm Conceição ka shënuar, ndërsa Yildiz s’ka ndikuar më që nga ajo mbrëmje. Jonathan David duket jashtë forme, Openda nuk është aktivizuar, as eksperimenti me dy sulmues (David-Vlahovic) nuk ka dhënë fryte.
Skuadra ka pak alternativa dhe ende kërkon një identitet. Jashtë forme janë edhe mbrojtësit e krahut, si Cambiaso. Situata përkeqësohet me ndeshjet e ardhshme në prag: Real Madridi në Champions dhe më pas Lazio në “Olimpico”. Me rezultate të dobëta, pozita e Tudor është gjithnjë e më e pasigurt. -

Dalin emrat e katër kandidaturave që mund të zëvendësojnë Tudorin në krye të Juventusit
Adriatik BALLA
Igor Tudor po përballet me presion gjithnjë e më të madh, dhe dy ose tre ndeshjet e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e tij në stolin e Juventusit. Megjithatë, mediat italiane kanë filluar tashmë të përmendin disa kandidatë të mundshëm për ta zëvendësuar atë nëse rezultatet nuk përmirësohen. Sipas “Gazzetta dello Sport”, “Tuttosport” dhe “Sky Sport Italia”, trajneri kroat është nën vëzhgim të rreptë, pasi “Zonja e Vjetër” nuk ka arritur të fitojë në gjashtë ndeshjet e fundit dhe pësoi humbjen e parë të sezonit kundër Komos të dielën. Pas këtij rezultati, Juventusi renditet në vendin e 7-të në Serie A me 12 pikë, po aq sa Komo dhe tre pikë më pak se vendet që sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Skuadra bardhezi do të ketë një kalendar shumë të vështirë në ditët në vijim: më 22 tetor viziton Real Madridin në Ligën e Kampionëve, më pas përballet me Lacion në Romë (26 tetor) dhe pret Udinezen në Torino (29 tetor).
Sipas “Gazzetta” dhe “Tuttosport”, pikërisht ndeshjet kundër Real Madridit dhe Lacios do të jenë vendimtare për fatin e Tudor, ndërsa “Sky Sport” shton se dy sfidat e ardhshme në kampionat do të përcaktojnë nëse ai do të vazhdojë në stolin e Juventusit apo jo. “Sky” thekson gjithashtu se deri më tani Juventusi nuk ka zhvilluar bisedime me asnjë trajner tjetër, pavarësisht zërave për një takim me Raffaele Palladinon. Megjithatë, “Gazzetta” përmend katër kandidatë të mundshëm për postin e trajnerit: Luciano Spaleti, Roberto Mançini, Rafaele Palladino dhe Thiago Mota.
Spaleti raportohet se do të ishte i hapur për të marrë drejtimin e Juventusit, por pengesë mund të bëhet paga e tij e lartë, pasi si Tudor ashtu edhe pararendësi i tij Mota janë ende nën kontratë deri në vitin 2027. Mançini, i cili është tifoz i Juventusit, mund të përballet me një pritje të ftohtë nga tifozët për shkak të së kaluarës së tij si trajner i Interit gjatë periudhës së “Calciopolit”. Palladino, në anën tjetër, është në marrëdhënie të shkëlqyera me drejtorin teknik të Juventusit, François Modesto, me të cilin ka punuar më parë te Monza. Ndërsa Thiago Motta, që është ende nën kontratë me klubin për edhe dy sezone të tjera, mbetet një opsion i mundshëm për rikthim në rast se drejtuesit vendosin për ndryshim. Në fund, raportohet se Damien Comolli, i cili do të marrë detyrën e CEO-së së klubit muajin e ardhshëm, mund të zgjedhë një drejtim krejtësisht tjetër dhe të kërkojë një profil surprizë nëse vendos të shkarkojë Tudor në javët e ardhshme.
-

Tudor: Zhegrova ka probleme, nuk do të luajë. Como? Kujdes! Nuk janë ekip i vogël
18 Tetor 2025
16:13
Telesport
Igor Tudor foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së të dielës me Comon në kampionat.
Mes të tjerash, trajneri i Juventusit konfirmoi se Edon Zhegrova ende nuk mund të luajë.
“Como nuk është një ekip i vogël, edhe pse mund të duket si i tillë. Ata kanë shpenzuar shumë në merkato dhe kanë trajner të mirë. Sistemi? Ndoshta do ta ndryshoj, nuk i dihet”.
Tudor vijoi: “Të gjithë thonë: ‘Ne jemi Juventusi, duhet të fitojmë.’ Kjo është e vërtetë. Nëse nuk fiton, çdo diskutim ka pak rëndësi, por unë shoh ekipin në stërvitje dhe di detaje që mediat nuk i dinë”.
“Zhegrova? Nuk do të luajë, pasi ka probleme fizike akoma”. -

Tudor dhe “shkulja e veshit” për McKennie: Hej, po plakesh, duhet të humbësh peshë…
16 Tetor 2025
10:43
Alfred Lleshi
“Hej, po plakesh…” Me këtë batutë nisi sezoni 2025-2026 për Weston McKennie, mesfushorin e Juventusit, që menjëherë ra në syrin kritik të trajnerit Igor Tudor. Arsyeja? Forma fizike dhe nevoja për një dietë më të rregullt që të mbante ritmin me shokët e skuadrës.
McKennie kujton se gjatë verës trajneri kroat i foli pa dorashka: “Trupi yt nuk do të rikuperohet më si më parë pas ndeshjeve, duhet të humbasësh pak peshë. Vetëm kështu do të jesh pjesë e kësaj skuadre”.
Reagimi i lojtarit amerikan të lindur më 1998 ishte shembullor: “U përqendrova, punova si zakonisht dhe ndoqa një dietë. Nuk ha më shumë ushqime të shpejta, vetëm ushqime të shëndetshme. Stërvitem më shpesh dhe vrapoj shumë. Kjo verë ishte e para në të cilën nuk më vinte keq të hiqja bluzën në pishinë”. -

Trajneri i Kosovës “kopjon” Tudor, zbulon pse e aktivizon Zhegrovën shumë pak minuta
12 Tetor 2025
17:52
Telesport
Kosova barazoi në “Fadil Vokrri” 0-0 ndaj Sllovenisë, ndërsa nesër do të luajë në transfertën delikate ndaj Suedisë, një ndeshje që do të vendosë fatin e grupit, përsa i përket vendit të dytë, pasi vendi i parë është i siguruar nga Zvicra.
Në një intervistë para ndeshjes me Suedinë, Franco Foda zbulon arsyen e vërtetë pse nuk po e aktivizor Edon Zhegrovën si titullar.
“Zhegrova është një lojtar i klasit të parë, por nuk duhet të anashkalojmë faktin se ai nuk ka luajtur që nga janari. Ai ishte i lodhur pas seancës së fundit stërvitore dhe duhet trajtuar me kujdes”, tha Foda.
Në ndeshjen ndaj Sllovenisë, Zhegrova u aktivizua vetëm në minutat e fundit. Edhe nesër ndaj Suedisë, Zhegrova pritet ta nisë nga stoli. Po ashtu, edhe te Juventus, Zhegrova ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje si titullar. Trajneri Igor Tudor ka thënë se Zhegrova ka ende nevojë për të rikuperuar veten plotësisht dhe nuk është gati akoma të luajë si titullar. -

Dino Zoff “skanon” problemet e Juventusit: Ende nuk ka gjetur një formacion titullar
11 Tetor 2025
9:11
Alfred Lleshi
Dino Zoff, i ftuar në “Radio Bianconera”, analizoi situatën e Juventusit nën drejtimin e Tudor: “E ndjek nga larg, por më duket se nuk është gjetur ende një formacion titullar për t’u menaxhuar. Ka diçka të paqartë edhe me Vlahovic…, nuk është gjetur ende rruga e duhur, as ekuilibri”.
Sipas tij, ndryshimet e shumta e kanë bërë të vështirë ndërtimin e një skuadre të qëndrueshme: “Duket sikur kërkohet diçka ndryshe çdo ndeshje. Tudor është i përgatitur, por situata mbetet e ndërlikuar, pasi shumë lojtarë kanë nivel të ngjashëm”.
Për portierin, Zoff shtoi: “Di Gregorio po bën mirë, nuk mund t’i vihet faji për barazimet. Ka zëvendësuar një portier të madh, tani te Barcelona”. Për të riun Yildiz, legjenda bardhezi u shpreh: “Ka karakteristikat e një kampioni. Është më shumë se lojtar premtues, por mbi të gjitha, Juve duhet të ketë një skuadër që të sillet si Juve. Kjo është më e rëndësishmja”.
-

Tudor me ecuri si Thiago Motta në Serie A, më dobët në Ligën e Kampionëve
8 Tetor 2025
8:11
Alfred Lleshi
Juventusi po përballet sërish me sfidat e së kaluarës. Nën drejtimin e Tudor, pas 6 javësh kampionat, bardhezinjtë kanë 12 pikë, po aq sa një vit më parë me Thiago Motta (3 fitore, 3 barazime dhe asnjë humbje). Golat e realizuar janë po 9, por tani kanë pësuar 5, ndërsa sezonin e kaluar nuk kishin pësuar asnjë. Në Champions League performanca e Tudor është më dobët: vetëm 2 pikë nga barazimet me Villarreal dhe Borussia Dortmund, me 6 gola të shënuar dhe 6 të pësuar, krahasuar me 6 pikë dhe 6 gola të shënuar/4 të pësuar sezonin e kaluar.
Problemi kryesor mbetet e njëjta vështirësi për të krijuar rrezik nga mesfusha e sulmi, diçka që shqetëson edhe këtë sezon, pavarësisht se skuadra ka më shumë alternativa në repartin ofensiv se me Motta. Pavarësisht fillimit të ngjashëm në kampionat, tifozët shqetësohen se Juventusi nuk po arrin të zhvillojë lojën sulmuese që kërkohet për të qenë konkurrent serioz në të gjitha frontet.
Është e drejtë t’i jepet kohë Tudor, veçanërisht duke pasur parasysh se Juventusi mbetet në garë në të gjitha frontet, por ajo që shqetëson më shumë është vështirësia për të krijuar rrezik nga mesfusha e avancuar e deri te porta kundërshtare. Pikërisht si një vit më parë…
