Tag: tudor

  • Juve në krizë totale, Lazio “zhyt” Tudor: E ardhmja? Nuk më plas fare…

    Juve në krizë totale, Lazio “zhyt” Tudor: E ardhmja? Nuk më plas fare…

    8 ndeshje pa fitore mes Serie A dhe Champions janë shifrat jashtëzakonisht shumë negativ, me Juven që vijon rënien e lirë, pas javës së 8-të e sheh veten në vendin e 8-të në kuotën e 12 pikëve. “Zonja e Vjetër” pësoi një tjetër disfatë të rëndë përballë Lazio-s, e treta radhazi që “shkund” edhe një herë në themel stolin e Igor Tudor.
    Në kryeqytet, Maurizio Sarri, një ish i famshëm i Juves, triumfoi 1-0 me Lazion e tij, një ndeshje e vendosur shpejt që në minutën e 9-të ku Basic me një goditje të fortë nga distanca kaloi Lazion në avantazh. Dyshja e përzgjedhur nga Tudor në këtë takim, Vlahovic-David nuk arritën për asnjë moment të ishin kërcënues në zonën e Lazios, kjo ishte ndeshja e katërt radhazi që “Zonja e Vjetër” nuk arrin të shënojë qoftë dhe një gol. As pesë zëvendësimet në pjesën e dytë nuk kishin asnjë efekt për Tudor, me Juven që doli “duar bosh” nga kryeqyteti duke vendosur në dyshim të fortë projektin e këtij sezoni:

    “Juve është përtokë”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë. “Tudor drejt fundit, Lazio zhyt kroatin”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport. Pranon momentin e vështirë që po kalon ekipi Igor Tudor:

    “Është një moment i shëmtuar, i vështirë, por duhet të jemi të bashkuar, të punojmë më shumë së bashku. A ndihem i sigurt në stol? Të gjithë më bëjnë këtë pyetje, por unë nuk mendoj për veten time, as më plas fare për të ardhmen time, përpiqem vetëm të jem i kthjellët përpara problemeve që na shfaqen”, u shpreh Tudor.
    ()

  • Del Piero “skanon” Juventusin: Faji nuk është i Tudor, mungon ADN-ja bardhezi

    Del Piero “skanon” Juventusin: Faji nuk është i Tudor, mungon ADN-ja bardhezi

    27 Tetor 2025

    10:40

    Alfred Lleshi

    Alex Del Piero, legjenda e Juventusit, mbrojti trajnerin bardhezi: “Tudor në konfuzion? E njoh mirë si futbollist dhe si njeri, por nuk është në konfuzion”. Sipas tij, problemi i Juves nuk është trajneri: “Është diçka më komplekse, si është strukturuar skuadra, si lidhen lojtarët, si performojnë dhe rezultatet negative që të godasin jo pak”.
    Pas ndeshjes me Lazion, ai shtoi: “Nuk besoj se me një trajner tjetër kjo skuadër mund ta fitojë kampionatin. Tudor nuk ka ende 11-shen titullare, jo për mungesë dëshire, por sepse, përveç Yildiz dhe Thuram, të tjerët shpesh nuk kanë performancë të qëndrueshme”.
    Del Piero kujtoi ADN-në e Juventusit: “Tek Juve luftohet për të fituar dhe për vendin e parë. Nëse mbërrin i dyti, është humbje. Kjo është ADN-ja bardhezi, por prej disa vitesh historia është ndryshe. Kjo skuadër duhet ta ndërtojë këtë mentalitet hap pas hapi”. Për humbjen e tretë radhazi: “Juve ishte e gjallë, nuk e meritoi humbjen ndaj Lazios. Problemet vijnë në ndeshje si ajo ndaj Comos”.

  • Hysaj dhe Zhegrova e shohin nga stoli, Lazio-s i mjafton një gol ndaj Juventusit. Tudor drejt shkarkimit

    Hysaj dhe Zhegrova e shohin nga stoli, Lazio-s i mjafton një gol ndaj Juventusit. Tudor drejt shkarkimit

    26 Tetor 2025

    22:37

    Telesport

    Lazio e drejtuar nga Maurizio Sarri ka fituar 1-0 ndaj Juventusit në “Olimpico”, në ndeshjen përmbyllëse të javës së tetë.
    Lazio gjeti avantazhin që në minutë e 9-të me Toma Basic, i cili shënoi një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca, falë një topi të kthyer mbrapsh nga Jonathan David dhe asistit të Cataldi. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 1-0.
    Në minutën e 63-të, bardhezinjtë pretendojnë për penallti, pas një kontakti brenda në zonë mes Mario Gila dhe Francisco Conceicao, por për arbitrin dhe VAR nuk ka asgjë të parregullt.
    Asnjë minutë për Elseid Hysaj dhe Edon Zhegrovën. Lazio fiton 1-0, Igor Tudor drejt shkarkimit.
    SHIKOVIDEON

  • Juventusi në kurth financiar, shkarkimi i Tudor mund t’i kushtojë shtrenjtë klubit

    Juventusi në kurth financiar, shkarkimi i Tudor mund t’i kushtojë shtrenjtë klubit

    Presioni mbi trajnerin Igor Tudor po rritet pas rezultateve të dobëta të Juventusit në këtë fillim sezoni, me serinë pa fitore që ka arritur në shtatë ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë humbjen 2-0 ndaj Comos në fundjavë dhe atë 1-0 kundër Real Madridit në Champions League. Klubi po shqyrton mundësinë e zëvendësimit të trajnerit kroat, i cili nënshkroi kontratën verë që lamë pas.
    Një shkarkim i mundshëm i Tudor mund të krijojë pasoja të rënda financiare, pasi paga e tij bruto arrin 8 milionë euro, ndërsa ish-trajneri Thiago Motta vazhdon të përfitojë një pagë prej 12 milionë eurosh pas shkarkimit të sezonit të kaluar. Kjo do të thotë se Juventusi aktualisht shpenzon rreth 20 milionë euro vetëm për pagat e stafit teknik.
    Sipas raporteve të Calciomercato, klubi po vlerëson emra të rinj për stolin, duke përfshirë Roberto Mancinin dhe Edin Terzic, por çdo ndryshim është i komplikuar nga hetimi i UEFA-s për një shkelje të mundshme të Fair Play-it Financiar. Bardhezinjtë po hetohen për tejkalim të kufirit të humbjeve të lejuara prej 90 milionë eurosh gjatë tre sezoneve 2022-2023 deri 2024-2025. Ky hetim e bën të rrezikshme ndërrimin e trajnerit dhe emërimin e një të tretit që do të përfitonte një pagë të madhe njëkohësisht.
    Igor Tudor mori drejtimin e ekipit pas shkarkimit të Mottës dhe ka pasur një fillim të vështirë me Juventusin. Trajneri kroat do të përpiqet për një rikuperim të situatës, ndërsa Juventusi përgatitet për ndeshjen kundër Lazios në ‘Olimpico’, nesër në orën 20:45.

  • Juve nuk di të fitojë, Realit i mjafton Bellingham, Tudor: Më vjen keq, meritonim 1 pikë

    Juve nuk di të fitojë, Realit i mjafton Bellingham, Tudor: Më vjen keq, meritonim 1 pikë

    Me 3 fitore në 3 ndeshje, Real Madrid vijon i qetë rrugëtimin në Champions, “thyen” edhe Juven duke shkuar në “El Clasico” me moralin e lartë. “Zonja e Vjetër” e ka të vështirë të dalë nga kriza e madhe që i ka mbërthyer, kjo ishte ndeshja e 7-të radhazi që nuk fitojnë. Me 2 pikë në 3 ndeshje, Juve e sheh vetëm përkohësisht në vendin e 25-të, jashtë Champions.
    Në “Bernabeu”, ekipi i Tudor vuajti shumë presionin e Vinicius jr dhe pjesës tjetër të fazës ofensive të Realit në fraksionin e parë, por iu falën një super Di Gregorio që bëri gjithçka për të mbajtur portën të paprekur. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 49-të, Vlahovic u shkëput shpejt, por në fund Courtois me këmbë ndali sulmuesin serb.

    Momenti më përcaktues i këtij takimi erdhi në minutën e 57-të ku Vinicius bëri lëmsh të gjithë prapavijën e Juves, por goditja e tij u përplas fillimisht në shtyllën pingule duke u kthyer në një asist për Bellingham, me mesfushorin anglez që e kishte të lehtë të shtynte topin në portën e boshatisur. Reali nuk e uli ritmin në kërkim të golit të qetësisë, por Di Gregorio ngriti një “mur” të pakalueshëm. Në fund, Juve kishte shansin të shmangte këtë humbje, por Courtois ndali goditjen e fuqishme të Kostic.
    Corriere
    Pavarësisht kësaj humbje, në Itali nuk e bëjnë dramë: “Juve e gjallë, Vlahovic shpërdoron, Bellingham nuk fal”, shkruan Corriere dello Sport.
    I kënaqur më atë që dha ekipi u shfaq edhe Tudor, por sigurisht ndjen keqardhje për faktin që dolën “duar bosh” nga “Bernabeu”: “Kjo ndeshje na lë një shije të hidhur për faktin që nuk morën një pikë. Të paktën një gol e meritonim, më vjen keq për djemtë, por kjo është rruga e duhur”, u shpreh Tudor”, i cili përpara ndeshjes u konfirmua nga Chiellini në krye të Juves.
    ()
    BalkanWeb

  • Chiellini “votëbeson” Tudor: Ato që u thanë dhe shkruan ishin të pavërteta

    Chiellini “votëbeson” Tudor: Ato që u thanë dhe shkruan ishin të pavërteta

    23 Tetor 2025

    9:01

    Alfred Lleshi

    Pak para fillimit të ndeshjes së humbur 1-0 ndaj Real Madridit, Giorgio Chiellini konfirmoi mbështetjen për Tudor, hodhi poshtë zërat për tension midis klubit dhe trajnerit: “Mund të themi që këto ditë janë shkruar dhe thënë gjëra të pavërteta, sepse Igor është trajner i Juventusit. Nga ana jonë nuk ka tjetër qëllim përveç të vazhdojmë me të. Është folur për marrëdhënie jo të mira, por e vërteta është se ka diskutime si në çdo klub dhe familje. Ndonjëherë jemi dakord, ndonjëherë jo, por pastaj ecim përpara së bashku”.
    Chiellini shtoi: “Kalendari ka qenë i vështirë, mund të kishim disa pikë më shumë. Tani kemi këtë ndeshje të madhe, që është jashtë dinamikave të kampionatit, pastaj do të kthehemi në Serie A për të mbushur hendekun. Ende jemi larg krizës që përshkruhet nga jashtë”.
    Për zgjedhjet e trajnerit: “Tudor ka lirinë të bëjë zgjedhjet e tij. Ne nuk kemi diskutuar asnjëherë për të vlerësuar apo jo një lojtar për çështje kontraktuale. Tudor ka liri të plotë dhe mbështetjen tonë maksimale, ai e zgjedh ekipin. E rëndësishme është qasja, sepse ky grup ka nevojë të ndërtojë siguri dhe baza të forta. Rezultatet do të jenë pasojë natyrale”.

  • Tudor rrezikon stolin, Alonso të ruajë vazhdimësinë. Formacionet zyrtare, Real M-Juventus dhe të sfidave të tjera

    Tudor rrezikon stolin, Alonso të ruajë vazhdimësinë. Formacionet zyrtare, Real M-Juventus dhe të sfidave të tjera

    Sonte luhen ndeshjet e radhës në Champions League, ku padyshim vëmendja e të gjithëve do të jetë në “Santiago Bernabeu”, aty ku do të përballen Real Madrid dhe Juventus.
    Real Madrid është në kërkim të fitores së tretë dhe dihet historia që ka ky ekip me këtë kompeticion. Në anën tjetër, Juventus ka dy pikë, pas dy barazimeve, ndaj Dortmund dhe Villarreal.
    Bardhezinjtë janë në një moment delikat, pasi Igor Tudor është në rrezik shkarkimi.
    REAL MADRID XI: Courtois; Fede Valverde, Asencio, Militão, Álvaro Carreras; Arda Güler, Tchouaméni, Bellingham; Brahim Díaz, Mbappé, Vinicius.
    JUVENTUS XI: Di Gregorio; Rugani, Kelly, Gatti; Cambiaso, Koopmeiners, Thuram, McKennie, Kalulu; Vlahovic, Yildiz.
    Jo më pak të rëndësishme janë edhe sfidat e tjera si Bayern-Club Brugge apo Chelsea-Ajax.
    BAYERN MUNICH XI: Neuer; Laimer, Upamecano, Tah, Guerreiro; Kimmich, Pavlovic; Karl, Olise, Luis Díaz; Kane.
    CLUB BRUGGE XI: Jackers; Sabbe, Ordóñez, Mechele, Audoor; Stankovic; Forbs, Vanaken, Meijer, Tzolis; Tresoldi.
    CHELSEA XI: Jorgensen; Hato, Tosin, Fofana; Enzo Fernández, Caicedo, Lavia, Buonanotte; Gittens, Marc Guiu, Estevao.
    AJAX XI: Pasveer; Lucas Rosa, Sutalo, Baas, Itakura; McConnell, Gloukh, Taylor; Raúl Moro, Weghorst, Godts.
    SPORTING XP XI: Rui Silva; Fresneda, Gonçalo Inácio, Debast, Maxi Araújo; Hjulmand, Joao Simoes; Quenda, Trincão, Pedro Gonçalves; Luis Suárez.
    OLYMPIQUE MARSEILLE XI: Rulli; Pavard, Balerdi, Aguerd, Emerson; Hojbjerg, Vermeeren; Weah, Greenwood, Paixão; Aubameyang.

  • “Tudor më i dobët se Motta, Juventusi i tij është banal”

    “Tudor më i dobët se Motta, Juventusi i tij është banal”

    22 Tetor 2025

    17:45

    Telesport

    Mediat italiane nuk e tolerojnë formën e dobët që po kalon Juventusi nën drejtimin e trajnerit Igor Tudor. Madje, duket se kanë nisur ta shkelin vijën e kuqe dhe ta kritikojnë hapur, gjë që ndodh rrallë me bardhezijntë në Itali.
    Juventusi në fundjavë pësoi humbjen e parë të sezonit pas pesë barazimeve radhazi. Gazetari Enzo Bucchioni ka shkruar disa fjalë të ashpra, duke ngritur dyshime se a është Tudor mjaftueshëm i aftë për një skuadër kalibri.
    “Tudor është më i dobët se Thiago Motta. Kjo skuadër e tij është banale, e parashikueshme, pa shpirt. Mendoj se vendimet e tij janë të dyshimta. Renditja dhe shifrat e tregojnë këtë. Po flas për fakte”.

  • Nga Motta te Tudor, trajnerët bëhen makth për Juven, “Zonja e Vjetër” sondazhe për Spallettin

    Nga Motta te Tudor, trajnerët bëhen makth për Juven, “Zonja e Vjetër” sondazhe për Spallettin

    Në Torino, të gjithë shpresojnë që Igor Tudor të ndryshojë fatin e tij, rrjedhimisht edhe fatin e “Zonjës së Vjetër”, kjo edhe për një arsye të fortë, të mos jenë të detyruar të shkarkojnë trajnerin, çka do të thotë se do të jenë të detyruar ta paguajnë deri në 2027, viti që i përfundon edhe kontrata. Në fakt, Juve e ka vuajtur jo pak këtë pjesë, pasi një histori e ngjashme ndodhi edhe me Thiago Motta-n një vit më parë ku e shkarkuan dhe tani janë të detyruar ta paguajnë 5 milionë euro për afro dy vite.
    Në rast shkarkimi të Tudor, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” do të kenë në ngarkesë dy paga për dy trajner të shkarkuar, plus atë që do t’i ofrojnë trajnerit të ri.

    Duke qëndruar në këtë pikë, në Itali, mediat shkruajnë se drejtuesit e Juves po kryesojnë sondazhe në distancë për të kuptuar nëse ekziston mundësia që Luciano Spalletti të zbarkojë në Torino, gjithnjë nëse Tudor nuk ndryshon fatin e këtij sezoni. Nuk ka pasur asnjë kontakt konkret, asnjë bisedë mes palëve, thjesht sondazhe.
    La Gazzetta dello Sport shkruan se drejtues të Juves kanë kontaktuar përfaqësues të Spallettit për të kuptuar nëse ekziston mundësia për një bashkëpunim të mundshëm. Sigurisht, nëse arrihet në atë pikë që të shkarkohet Tudor, nuk duan të jenë të papërgatitur, për këtë arsye Spalletti është i kontaktuari i parë, preferenca e tyre e parë nëse gjërat shkojnë keq.

  • Thuram mbron Tudor dhe karikon Juven para ndeshjes me Real: Nuk duhet të luajmë me frikë në “Bernabeu”

    Thuram mbron Tudor dhe karikon Juven para ndeshjes me Real: Nuk duhet të luajmë me frikë në “Bernabeu”

    Juventus do të luajë sot në mbrëmje në “Bernabeu” ndaj Real Madrid, një ndeshje delikate dhe e vështirë për bardhezinjtë. Sulmuesi Kephren Thuram foli për këtë përballje, që vjen në një moment delikat për skuadrën italiane, pas humbjes 0-2 në fushën e Como në kampionat.
    “Biseduam dhe patëm një takim të shkurtër sepse menduam se ishte e rëndësishme të diskutonim se çfarë po ndodh. Kemi një trajner të shkëlqyer që beson tek ne dhe duam të bëjmë më mirë se kaq. Përgjegjësia jonë është të fitojmë”, u shpreh Thuram pak orë para ndeshjes me “los “blancos”.
    Më tej, ai konfirmoi besimin ndaj trajnerit Igor Tudor: “Shumë njerëz flasin për trajnerin tonë, por ne kemi besim tek trajneri dhe duam të fitojmë çdo ndeshje.” Thuram foli edhe për përballjen me Kylian Mbappe, shokun i tij në kombëtare.
    “E dimë që do të luajmë kundër një ekipi të shkëlqyer, por jemi gjithashtu të fortë dhe duam të marrim një rezultat të shkëlqyer. Mbappé është më i miri dhe e dimë se çfarë lloj lojtari është. Për mua, ai është më i miri në botë bazuar në atë që ka treguar në fillim të këtij sezoni”, shtoi Thuram.
    Sulmuesi francez nuk dëshiron të mendojë për një sezon si ai i vitit të kaluar: “Nuk mund të luash me frikë dhe ne jemi të sigurtë sepse ka njerëz që besojnë tek ne. Ne nuk duhet të kemi frikë nga asgjë.”