“Nuk do ta kisha menduar kurrë një Juventus në rënie të lirë si kundër Lazios. Kisha pasur ndjesinë që diçka nuk shkonte që në ndeshjen me Real Madridin, por ajo ndaj Lazios ishte e turpshme. E kuptoj klubin, duhej të jepte një tronditje, madje më shumë se tronditje, duhej një ‘elektroshok’ për këta lojtarë, sepse ajo ndeshje tregoi për herë të disatë se Juve është pa shpirt, pa uri, pa egërsi, pa krenari, pa përgjegjësi dhe pa personalitet.
Dhe kush paguan? Nuk mund të ndryshosh 30 lojtarë, prandaj ndryshon trajnerin. Më vjen shumë keq për Igor, sepse është mik dhe e di sa shumë donte ta drejtonte Juventusin, si dhe sa u përpoq për t’i kapërcyer vështirësitë. Sidoqoftë, për fat të keq, kështu ndodhi.
Mendoj se klubi bëri mirë që ndërhyri tani. Tani, kushdo që do të vijë si trajner, duhet t’i bëjë lojtarët të marrin përgjegjësitë e tyre. Ata janë me ‘shpinën pas murit’, duhet ta kuptojnë peshën e fanellës që veshin dhe të japin më shumë. Me keqardhje e them, por vendimi për shkarkimin e Tudor ishte i drejtë”.
Tag: tudor
-

Tacchinardi “bekon” shkarkimin e Tudor: Duhej tronditje, madje “elektroshok”. Lojtarët me “shpinën pas murit”
-

Juve shkarkoi Tudor, Silvinjo kandidat kryesor
Trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo është një nga emrat në listën e ngushtë për punën në klubin e Serie A, Juventus.
Ish-lojtari i kombëtares kroate, Igor Tudor, u shkarkua sot nga detyrat e tij në klubin e Torinos.
Karrierat e mëparshme të Silvinjos si trajner përfshijnë gjithashtu klubin e Ligue 1, Lion, dhe klubin brazilian, Korinthians.
51-vjeçari ka përvojë të mëparshme si trajner i Serie A, duke shërbyer si ndihmës trajner te Interi nën drejtimin e Roberto Mançinit.
Kontrata e ish-mbrojtësit të majtë të Arsenalit me kombëtaren shqiptare skadon në fund të kualifikimeve të Kupës së Botës 2026.
Vazhdo leximin
-

Largimi i Tudor, Del Piero: Nuk ishte problemi te trajneri, jam i bindur
Juventus largoi nga pankina Igor Tudor, për shkak të rezultateve të dobëta. Ky vendim është konsideruar i gabuar nga legjenda e “Zonjës së Vjetër”, Alessandro del Piero.
‘Tudor konfuz? E njoh mirë si futbollist dhe si njeri, por nuk ka konfuzion-u shpreh Del Piero për mikrofonin e Sky Sport-është diçka më komplekse, si është strukturuar skuadra, çfarë rendimenti ka dhe rezultatet që të trishtojnë pak.
Nuk besoj se me një trajner tjetër kjo skuadër mund të fitojë kampionatin. Tudor nuk e ka ende futbollistët titullarë dhe jo sepse nuk do ai, por se aty janë vetëm 2-3 futbollistë konstantë si Yildiz dhe Thuram, të tjerët kanë vështirësi, luajnë 1 apo dy ndeshje mirë dhe pastaj luajnë keq, kështu je i detyruar të bësh rotacion’.
‘Juventus lufton për të fituar ndeshjet dhe vendin e parë-shtoi Del Piero-nëse renditesh në vendin e dytë, është disfatë. Është ajo që kam përjetuar unë kur isha i ri dhe gjatë gjithë historisë sime me fanelën bardhezi. Është ADN e Juventusit, por prej disa vitesh historia ka ndryshuar. Ndoshta, kjo është një skuadër që nuk mund të ketë atë mentalitet, por që duhet ta ndërtojë hap pas hapi’. -

Juventus nis kontaktet me trajnerin e njohur, 66-vjeçari kërkon një kontratë 18-mujore
27 Tetor 2025
19:23
Telesport
Juventus zyrtarizoi gjatë ditës sot shkarkimin e Igor Tudor për shkak të rezultateve të dobëta. Edhe pse janë përmendur disa emra për të pasuar Tudor, “Football Italia” raporton se Juventus ka nisur kontaktet e drejtpërdrejta me Luciano Spalletti-n.
Ish-trajneri i Italisë është gati të marrë drejtimin e bardhezinjve, por kushti i tij është se dëshiron një kontratë 18-mujore. Në anën tjetër, Juventus pritet t’i ofrojë një marrëveshje deri në fund të sezonit 2025-26, me një mundësi zgjatjeje për një vit tjetër.
Bisedimet duken në rrugën e duhur dhe zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt. Emra të tjerë që janë përmendur për të pasuar Tudor janë edhe Roberto Mancini dhe Raffaele Palladino, por për momentin në krye të listës dhe me më shumë shanse është Spalletti. -

Prapaskenat e shkarkimit të trajnerit të njohur: Sherri me lojtarët në dhomat e zhveshjes “mbushi kupën”
Igor Tudor është shkarkuar sot nga drejtimi i skuadrës së Juventusit, por lajmi ishte “në ajër” që pas ndeshjes së humbur ndaj Lacios në natën e të dielës. Ekipi nuk dha sinjalet që priteshin dhe tekniku nuk u duk shumë i qetë pas sfidës së humbur me shifrat 1-0.
Të gjithave i është shtuar edhe një situatë e pazakontë që është zhvilluar në pushimin e ndeshjes së luajtur në stadiumin “Olimpico”. Sipas mediave italiane, në dhomat e zhveshjeve, Tudor kishte një përballje shumë të ndezur me lojtarët e tij, për paraqitjen që kishin dhuruar në fraksionin e parë të lojës.
Sigurisht, nuk ishte ajo që vendosi shkarkimin e kroatit, por është e qartë se situata ishte bërë e papërballueshme dhe se e vetmja zgjidhje ishte ndarja mes palëve. -

Pas shkarkimit të Igor Tudor, Juventus zgjedh trajnerin e përkohshëm
Pas shkarkimit të Igor Tudor, Massimo Brambilla që do të drejtojë Juventusin në ndeshjen me Udinesen që do të luhet të mërkurën, do të jetë Massimo Brambilla. Bardhezinjtë preferuan për një zgjidhje brenda për brenda klubit në pritje të ardhjes së pasuesit të kroatit.
Por, kush është Massimo Brambilla? Trajner i Juventus Next Gen që nga nëntori i vitit të kaluar Brambilla kishte drejtuar më parë skuadrën e dytë të Juventusit në 2022-2024. Në mes është një periudhë te Foggia, një aventurë kjo që zgjati pak më shumë se 2 muaj. Në sezonin debutes në pankinën e bardhezinjve, Brambilla i drejtoi ata në finalen e Coppa Italia Serie C ku humbi ndaj Vicenzas. Vitin pasardhës, Brambilla me Juventus Next Gen u kualifikuan në zonën playoff por u eliminuan në çerekfinale ndaj Carrarese
Massimp Brambilla e nisi karrierën si trajner në vitin 2010 me të rinjtë e Pergolettese. Pas Novarës ai kalon te Atalanta me të cilën fitoi kampionatin e U17, një superkupë italiane në të njëjtën kategori, 2 kampionate dhe po ashtu Supercoppa Primavera.
I lindur në 1972, Massimo Brambilla formohet si futbollist te Monza me të cilën debutoi në skuadrën e parë në sezonin 1990-91. Në Serie A, ai e bëri debutimin me Reggiana në 1995. Përsa i përket kombëtares italiane, Brambilla nuk e ka veshur kurrë fanelën e Të kaltërve, por në 1991 fitoi evropianin e U21. Në të njëjtin vit ai u bë pjesë edhe e skuadrës Olimpike për Lojërat e zhvilluara në Atlanta në SHBA. -

Tudor, Udinese shansi i fundit, Juve zgjeron listën e pasuesve
Në Torino, situata nuk është aspak pozitive, kjo pasi humbja kundër Lazio-s ishte e treta radhazi. Stafi drejtues është përpara një vendimi të fortë, të shkarkojnë apo jo Igor Tudor? Ky nuk është një vendim i lehtë pasi “barra” financiare është shumë e madhe (i duhet të paguajnë 3 trajnerë, Motta dhe Tudor, plus trajnerin e ri që do zgjedhin), por në aspektin sportiv nuk mund të presin pafund që Tudor të ndryshojë fatin e këtij sezoni.
Sipas mediave italiane, Udinese është shansi i tij i fundit për të shpëtuar stolin, por jo të gjithë janë pro një shkarkimi të shpejtë, mund t’i lihet kohë deri në derbin me Torinon, përpara pauzës së radhës që sjellin ekipet përfaqësuese.Tudor ka një kontratë me Juven deri më 30 qershor 2027, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, por është e qartë se rinovimi i kontratës me teknikun kroat nuk ishte një zgjedhje optimale.
Edhe këtë sezon, Juve ka shfaqur një ekip shumë konfuz, ndryshimi i shpeshtë i sistemit të lojë ka sjell kaos, çka i detyron drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” të shohin në treg për një tjetër opsion. Emri i parë në listën e dëshirave është Luciano Spalletti, ky nuk është një sekret, por ideja që ish trajneri i Italisë të pasojë Tudor në Torino po përforcohet gjithnjë e më shumë. Një tjetër ish trajner i Italisë që po lakohet këtë periudhë është edhe Robero Mancini.
Ndërkohë jashtë Italisë, këtë periudhë po lakohen emra si Edin Terzic, Xavi dhe Southgate.
() -

Në Itali të bindur, Juventus shkarkon Igor Tudor, pritet vetëm konfirmimi zyrtar – Balkanweb.com – News24
Në Itali, janë të bindur: “Igor Tudor nuk është më trajner i Juventus”. Pret vetëm njoftimi zyrtar, por mediat në Itali e bëjnë të sigurt shkarkimin e teknikut kroat. Përcaktues në këtë vendim të fortë është ecuria shumë e dobët e “Zonjës së Vjetër” këtë periudhë, përballë Lazio-s pësuan humbjen e tretë radhazi, ndërsa kanë tetë ndeshje që nuk fitojnë.
Për momentin, deri në gjetjen e një trajneri të ri, drejtimin e Juves për takimin kundër Udieneses do ta marrë Massimo Brambilla, trajneri i Next Gen, një zgjedhje kjo brenda shtëpisë për t’i dhënë më shumë kohë drejtueseve të klubit për të gjetur profilin e duhur.Emri i parë në listën e dëshirave është Luciano Spalletti, ky nuk është një sekret, por ideja që ish trajneri i Italisë të pasojë Tudor në Torino po përforcohet gjithnjë e më shumë. Një tjetër ish trajner i Italisë që po lakohet këtë periudhë është edhe Robero Mancini. Ndërkohë jashtë Italisë, këtë periudhë po lakohen emra si Edin Terzic, Xavi dhe Southgate.
(BalkanWeb)© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

ZYRTARE/ Juventus shkarkon Igor Tudor, zgjidhet pasuesi i kroatit
“Igor Tudor nuk është më trajner i Juventus”. Me anë të një deklarate për mediat, “Zonja e Vjetër” njoftoi shkarkimin e teknikut kroat. Së bashku me të largohet edhe pjesa tjetër e stafit teknik. Përcaktues në këtë vendim të fortë ishte ecuria shumë e dobët e “Zonjës së Vjetër” këtë periudhë, përballë Lazio-s pësuan humbjen e tretë radhazi, ndërsa kanë tetë ndeshje që nuk fitojnë.
Për momentin, deri në gjetjen e një trajneri të ri, drejtimin e Juves për takimin kundër Udieneses do ta marrë Massimo Brambilla, trajneri i Next Gen, një zgjedhje kjo brenda shtëpisë për t’i dhënë më shumë kohë drejtueseve të klubit për të gjetur profilin e duhur.Emri i parë në listën e dëshirave është Luciano Spalletti, ky nuk është një sekret, por ideja që ish trajneri i Italisë të pasojë Tudor në Torino po përforcohet gjithnjë e më shumë. Një tjetër ish trajner i Italisë që po lakohet këtë periudhë është edhe Robero Mancini. Ndërkohë jashtë Italisë, këtë periudhë po lakohen emra si Edin Terzic, Xavi dhe Southgate.
() -

Humbja ndaj Lazios rezulton fatale, Juventus shkarkon trajnerin Igor Tudor
Aventura e Igor Tudor te Juventusi është mbyllur. Klubi bardhezi ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit kroat për të cilin rezultoi fatale humbja në Olimpico ndaj Lazios që ishte edhe humbja e tretë radhazi pas asaj me Comon dhe Realit të Madridit në Bernabeu 1-0 në Ligën e kampioneve
Drejtimin e skuadrës përkohësisht, Juventusi ka vendosur t’ia besojë Massimo Brambillas, trajnerit aktual te Next Gen dhe më pas do të përcaktojë pasuesin e vërtetë të Tudor në pankinën e Zonjës së Vjetër. Lista e kandidatëve për të marrë vendin e Tudor ka disa opsione në Itali por edhe jashtë saj
Ndër kandidaturat italiane spikat emri i Luciano Spallettit, por është edhe pista e Roberto Mancinit, ndërsa Raffaele Palladino është i preferuar nga Drejtori Teknik Modesto, me të cilin trajneri ka punuar kur ishte te Monza.
Përsa iu përket kandidaturave jashtë Italisë, shfaqen emrat e Terzic, Rose, Xavi Hernandez dhe Gareth Southgate. E vetmja siguri në këtë cështje është se Thiago Motta që është ende në kontratë me Juventusin deri në 2027 nuk do të thirret sërish për të rimarrë drejtimin e Zonjës së Vjetër. Për më tepër, kontrata me italo-brazilianin që është ende në fuqi, është një prej faktorëve që drejtuesit e Juventusit do të duhet të vlerësojë përpara se të marrin përsipër kostot për ardhjen e atij që do të jetë trajneri i tretë në borderonë e klubit. Vendimi përfundimtar do të varet nga ajo që do të ndodhë në orët e ardhshme dhe nga paraqitja në ndeshjen me Udinesen.