Tag: tudor

  • “Kur nuk fiton presioni te Juventus është i madh, faji ynë për largimet e Motta dhe Tudor”

    “Kur nuk fiton presioni te Juventus është i madh, faji ynë për largimet e Motta dhe Tudor”

    7 Nëntor 2025

    11:12

    Telesport

    Mesfushori portugez Francisco Conceição komentoi për herë të parë ardhjen e trajnerit Luciano Spalletti në krye të Juventus. Ai foli edhe periudhën e vështirë që po kalojnë bardhezinjtë, duke theksuar rëndësinë e trajnerit të ri dhe autokritikën e ekipit.
    Duke folur për “La Repubblica”, Conceição shprehu admirim të madh për trajnerin e ri, i cili tashmë po revolucionarizon qasjen ndaj lojës. “Ne po i përvetësojmë idetë e tij. Spalletti ka qenë fantastic, së bashku rishikuam atë që nuk po bënim siç duhet dhe po fillojmë të mendojmë në mënyrën se si ai kërkon”, tha portugezi.
    “Duhet të luajmë futboll, të duam topin, të nxjerrim cilësinë. Përvoja fituese e Spalletti do të na ndihmojë të performojmë në mënyrën më të mirë“, shtoi më tej Conceição. Më pas, ai bën autokritikë mbi krizën dhe presionin nga mjedisi përreth.
    Lidhur me vështirësitë e ekipit nën drejtimin e trajnerëve të mëparshëm Thiago Motta dhe Igor Tudor, anësori portugez mori përgjegjësinë: “Faji është kryesisht tek ne. Kemi folur gjatë për këtë sepse nëse kemi pasur tre trajnerë në shtatë muaj, problemi ka qenë edhe skuadra. Atmosfera te Juve është e vështirë kur nuk ka fitore”.

  • Tre trajnerë të larguar në 10 javë, Serie A shembull i keq

    Tre trajnerë të larguar në 10 javë, Serie A shembull i keq

    Igor Tudor, Patrik Vieira dhe Stefano Pioli trajnerët e larguar në pak javë të Serie A

    E veçantë në Serie A. Në pak javë kampionat largohen tre trajnerë çka përbën një trend të ri në pankinat e futbollit italian.

    Së pari Juventus (Tudor), pastaj Xhenova (Vierira), dhe tani Fiorentina me Piolin. Në fakt, te Fiorentina, një gol i Medon Berishës (Fiore- Leçe 0-1) i kushtoi pankinën teknikut të njohur Stefano Pioli.

    Largimi i Piolit është finalizuar që nga e diela por që në mediat fqinje po konsiderohet paradoks i madh. ‘Nuk do të ketë asnjë tragetist’, thanë thashethemet e filtruara nga Viola Park. Në fakt, kundër Mainz në Europë (dhe mbase Xhenovas do të jetë Daniele Galopa./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Buffon “bekon” Spallettin te Juventusi: Zgjedhja më e mirë, Tudor nuk pati empati me drejtuesit

    Buffon “bekon” Spallettin te Juventusi: Zgjedhja më e mirë, Tudor nuk pati empati me drejtuesit

    Gianluigi Buffon, kapiteni legjendar i Italisë dhe aktualisht shef i delegacionit të kombëtares axurre, foli mbi të ardhmen e tij, kombëtaren dhe Serie A. Ai tha se dëshiron të bëhet drejtues sportiv i një klubi, pa përjashtuar as Juventusin dhe kombëtaren, duke theksuar se duhet të marrë parasysh çdo mundësi profesionale.
    Buffon e vlerësoi Spallettin si zgjedhjen më të mirë për Juventusin, pas shkarkimit të Tudor: “Zgjedhja e Luciano mund të sjellë rezultatet që tifozët dhe klubi presin. Më vjen keq që nuk e pamë nga fillimi i sezonit, me përgatitjen dhe zgjedhjet e lojtarëve”.
    Për shkarkimin e Tudor, tha: “Me të duket se ka pasur një problem empatie me drejtuesit. Duke lexuar gazetat, kjo është ajo që ka dalë, por të vërtetën e di vetëm ai që është brenda. Flas për empatinë me drejtuesit. Duke parë 2-3 intervistat e fundit që ka dhënë, mendoj për atë pas ndeshjes me Como”.
    Për Gattuson te kombëtarja: “Zgjedhje spontane, funksionale për grupin”. Për sfidën ndaj Norvegjisë: “Vlen për autoritetin tonë në mars”. Buffon theksoi rëndësinë e trajnerëve të përshtatshëm për një klub dhe periudhë historike, duke vlerësuar gjithashtu Massimiliano Allegrin te Milani dhe rolin e tij në funksionimin e grupit. Ai nënvizoi se fazat e vështira, pas periudhave me fitore, kërkojnë kohë dhe drejtues të duhur.

  • Spalletti e nis mbarë me “mbetjet” e Tudor. Befasia? Koopmeiners si mbrojtës, Kostic si golashënues

    Spalletti e nis mbarë me “mbetjet” e Tudor. Befasia? Koopmeiners si mbrojtës, Kostic si golashënues

    3 Nëntor 2025

    7:59

    Alfred Lleshi

    Luciano Spalletti ka nisur aventurën e tij te Juventusi me një fitore të rëndësishme kundër Cremonese, ekipit surprizë të këtij fillimi sezoni, që në shtëpi nuk kishte humbur kurrë. Fitorja u vendos nga goli i shpejtë i Kostic, rikthyer si protagonist pas javësh anonimati, dhe nga një paraqitje e përgjithshme solide e ekipit bardhezi. Pa Yildiz, trajneri Spalletti u mbështet te Vlahovic dhe Openda, të dy më në qendër të lojës se në epokën e Tudor.
    Openda tregoi shumë përkushtim, ndërsa Vlahovic ishte pranë golit dy herë. Për tifozët, vërehej edhe eksperimentimi me Koopmeiners si mbrojtës qendre, një lëvizje e guximshme që funksionoi, edhe pse e diktuar nga emergjenca. Megjithatë, Juventusi tregoi dobësi në fund, duke lejuar golin e vetëm të kundërshtarit dhe rënë në vështirësi.
    Pavarësisht sfidave, fillimi i Spallettit është i mirë. Ekipi bardhezi rikthehet nga Cremona me moral dhe pikë, duke ruajtur objektivin minimal, kualifikimin në Champions, dhe mbajtur shpresën për titullin nëse rivalët nuk shtyjnë shumë përpara.
     

  • Tri problemet kryesore që duhet të zgjidhë Spalletti te Juventus

    Tri problemet kryesore që duhet të zgjidhë Spalletti te Juventus

    30 Tetor 2025

    16:31

    Telesport

    Luciano Spalletti ka pranuar të marrë përsipër drejtimin e Juventusit deri në fund të sezonit, me mundësinë e rinovimit të mëtejshëm në bazë të rezultateve të arritura dhe perfomancës së ekipit.
    Për të arritur objektivin kryesor që është kualifikimi për në Champions League, Spalletti duhet të gjejë zgjidhje për tri problemet kryesore te bardhezinjtë.
    Sulmi– Një nga problemet kryesore të Juventusit nën drejtimin e Igor Tudor ishte thjesht krijimi i mundësive për shënim golash. Sipas Sky Sport, Juventusi renditet në vendin e 18-të në Serie A për rastet e krijuara në sulm.
    Mungesa e lidershipit– Tudor shprehej se te Juventus kishte disa lojtarë lider si Locatelli, Thuram, David, Vlahovic apo edhe Yildiz, por në fakt fusha ka treguar të kundërtën. Asnjëri prej emrave të përmendur nuk ishte i aftë të merrte përgjegjësinë e një lideri në momentet kritike.
    Puna e trajnerit në sinkron me klubin– Një nga arsyet që çoi në shkarkimin e Tudor ishte mungesa e kordinimit mes trajnerit kroat dhe drejtuesve të klubit. Prandaj, nëse Spalletti do që të ketë sukses, duhet të gjejë rrugën e duhur për të bashkëpunuar më së miri me drejtuesit e klubit e sidomos Damien Comolli.

  • Di Canio: Ja ku gaboi Tudor te Juventusi, tani duhet qartësi nga Spalletti

    Di Canio: Ja ku gaboi Tudor te Juventusi, tani duhet qartësi nga Spalletti

    30 Tetor 2025

    15:18

    Alfred Lleshi

    Me Luciano Spalletti në krye, Juventusi nis një faqe të re pas largimit të Igor Tudor. Paolo Di Canio shpjegoi nga “Sky Sport” se trajneri i ri duhet të vendosë një sistem të qartë, si 4-3-3, ku të përfshihen të gjithë lojtarët: krahët, mesfushorët, sulmuesit dhe qendërmbrojtësit, duke përjashtuar vetëm Kostic, që mund të adaptohet.
    Di Canio shtoi se skuadra bardhezi ka nevojë për qartësi në lojë: “Yildiz tenton shumë, duhet t’i jepet siguri me 4-3-3 dhe dy lëvizje të thjeshta”. Ai kritikoi Tudor, duke thënë se gabimi i tij ishte se kërkonte ekselencë nga një ekip që nuk mund t’ia siguronte, duke eksperimentuar tepër dhe krijuar konfuzion.
    Spalletti, sipas Di Canio, duhet të paraqesë një produkt të mirë për të mundur skuadrat më të dobëta dhe stabilizuar performancën e Juventusit.
     
     

  • Chiellini: Faleminderit Tudor, shkarkimi ishte i dhimbshëm. Spalletti, trajner i shkëlqyer

    Chiellini: Faleminderit Tudor, shkarkimi ishte i dhimbshëm. Spalletti, trajner i shkëlqyer

    30 Tetor 2025

    8:33

    Alfred Lleshi

    Para ndeshjes ndaj Udineses, Giorgio Chiellini, drejtues dhe simbol i Juventusit, foli për situatën në klub: “Duhet ta falënderojmë Igor Tudor për punën e rëndësishme që bëri, sezonin e kaluar na kualifikoi në Champions League. Vendimi për largimin e tij u mor në marrëveshje me klubin.
    Besojmë se skuadra mund të bëjë mirë. Spalletti është një trajner i madh, me përvojë dhe lojë moderne, por prisni, ende s’ka firmë. Tani duhet të flasim me pikë, jo me fjalë. Falënderoj Brambilla që drejtoi përballjen me Udinese dhe të shohim drejt së ardhmes”.
    Chiellini shtoi: “Shkarkimi i Tudor ishte i dhimbshëm, kjo nuk është në ADN-në e Juventusit. Ka keqardhje sepse trajneri e donte shumë këtë projekt. Ky do të jetë sezon tranzicioni për të ndërtuar bazat e një Juventusi fitues. Mungojnë edhe 30 ndeshje, gjithçka është ende e hapur. Drejtori i ri sportiv? Do ta njoftojmë në javët e ardhshme, pasi mungon ende në organigramë”.

  • Juventus po kërkon një trajner të përkohshëm, bardhezinjtë kanë një plan tjetër për sezonin e ri

    Juventus po kërkon një trajner të përkohshëm, bardhezinjtë kanë një plan tjetër për sezonin e ri

    28 Tetor 2025

    16:43

    Telesport

    Pas shkarkimit të Igor Tudor, drejtuesit e Juventusit po kërkojnë një trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit. Kandidati kryesor për të zëvendësuar Tudor është Luciano Spalletti, vetëm se ish-trajneri i Italisë kërkon një kontratë 18 mujore, ndërsa Juventus i ofron deri në fund të sezonit.
    “La Gazzetta dello Sport” raporton se plani i bardhezinjve është të emërojnë një trajner të përkohshëm dhe në verë të tentohen njëri prej dy emrave “big”: Antonio Conte ose Gian Piero Gasperini. Të dy janë përfolur edhe më parë për mundësinë e drejtimit të Juventusit, por Conte zgjodhi të vazhdonte me Napolin, ndërsa Gasperini refuzoi bardhezinjtë dhe zgjodhi Romën.
    Te Juventus nuk duan të përsërisin gabimin e bërë me Thiago Motta-n dhe së fundmi me Igor Tudor, të cilët edhe pse të shkarkuar do vazhdojnë të paguhen rregullisht nga bardhezinjtë deri në vitin 2027.

  • FOTO/ Në Itali të bindur, Spalletti zgjedhja e parë e Juves

    FOTO/ Në Itali të bindur, Spalletti zgjedhja e parë e Juves

    Në Torino, në pak kohë, Juve duhet të bëjë edhe një herë llogaritë me stolin. Pas Motta-s dhe Tudor, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” duhet të gjejnë një trajner të ri, situata bëhet shqetësuese pasi janë të detyruar të paguajnë tre trajnerë njëkohësisht, të paktën deri në 2027. Për momentin ekipin do ta drejtojë Massimo Brambilla, një zgjidhje brenda shtëpisë për t’i dhënë më shumë kohë drejtuesve të gjejnë trajnerin e ri. Për momentin, pas shumë emrave të lakuar në media, lista është reduktuar në vetëm 3 profile, Luciano Spalletti, Roberto Mancini dhe Raffaele Palladino.
    Në Itali, tre të përditshmet kryesore, La Gazzetta, Corriere dhe TuttoSport bashkohen në një pikë: “Luciano Spalletti është preferenca e parë e Juves”.

    Po përse Spalletti, kjo është edhe pyetja që shtron TuttoSport. Spalletti përfaqëson një zgjedhje të sigurt. Juve u dogj duke vendosur bast për Thiago Motta-n dhe Tudor, tani nuk është koha për eksperimente, por kërkohet një trajner kalibri dhe Spalletti është pa diskutim një prej tyre, një trajner që e njeh Serie A deri në detajin më të vogël. Mbetet për t’u parë se me çfarë moduli mund të luajë tek Juventus. Në Napoli, ku kishte dhe kulmin e karrierës së tij, kurorëzuar me titullin kampion, Spalletti luajti me 4-3-3 e tij të preferuar, ndërsa tek Italia u dorëzua duke luajtur me 3-5-2.
    Një tjetër profil ekspert është edhe Roberto Mancini, një trajner që di se çfarë do të thotë të drejtosh një ekip “big”. Manicini është pushim pas një eksperience jo pozitive të kaluar në Arabinë Saudite. Pengesë për të arritur tek Mancini janë pretendimet e tij ekonomike të larta, që Juve nuk mund t’ia lejojë vetes në një kohë kur janë të detyruar të paguajnë edhe Motta e Tudor.
    ()

  • Juve, sa të kushton pankina? Me Motta dhe Tudor bëhen tre trajnerë në listën e pagesave

    Juve, sa të kushton pankina? Me Motta dhe Tudor bëhen tre trajnerë në listën e pagesave

    28 Tetor 2025

    7:46

    Alfred Lleshi

    Pas shkarkimit të Tudor, Juventusi pritet t’i rrisë ndjeshëm shpenzimet për trajnerët, një situatë që mund të rëndojë ndjeshëm bilancin financiar të klubit dhe lëvizjet e ardhshme. Aktualisht, përveç trajnerit kroat, “Zonja e Vjetër” ka ende në listën e pagesave Thiago Motta. Së shpejti do të duhet të përballojë edhe pagën e një trajneri të tretë.
    Në bilancin e mbyllur më 30 qershor 2025, Juve ka rezervuar mbi 16.3 milionë euro për kompensimin e Motta dhe stafit të tij deri në fund të sezonit 2026-2027. Sa i përket Tudor, nuk ka ende shifra zyrtare, por paga e tij mendohet të jetë rreth 5.5 milionë euro bruto në vit, deri më 2027, pra mbi 11 milionë euro në total, pa përfshirë shpenzimet e stafit.
    Nëse asnjëri prej tyre nuk arrin marrëveshje për ndërprerjen e kontratës, Juventusi mund të paguajë rreth 30 milionë euro deri në fund të vitit të ardhshëm, pa llogaritur pagesën për trajnerin e ri, që mund të jetë edhe Luciano Spalletti, një emër me kosto të lartë.