Mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse ishin të pranishëm në Sheshin Skënderbej të Tiranës pasditen e sotme për të protestuar në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kërkuar lirimin e ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Protesta përfshiu fjalime të zjarrta dhe në solidarizim me luftën e UÇK-së për lirinë e Kosovës, si dhe këngë me motive kombëtare nga artistë si Arif Vladi e Shkurte Fejza.
Sakaq, tubimi zgjati për rreth më shumë se një orë, ndërsa pritet që një protestë e ngjashme të mbahet edhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Tag: tubimi
-

Përmbyllet tubimi në Sheshin Skënderbej/ Mijëra shqiptarë protestuan në mbrojtje të luftës: Liri për krerët e UÇK-së
-

A ka një ftesë për Ramën e Berishën? Protesta për UÇK-në në Tiranë, Azgan Haklaj rrëfen detaje nga tubimi
Tirana do të jetë epiqendra e një proteste madhështore mbarëkombëtare ditën e premte, në mbështetje të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po mbahen padrejtësisht në Hagë. I ftuar në emisionin ‘Dekalog’, Azgan Haklaj zbuloi detaje nga përgatitjet e këtij tubimi, i cili pritet të mbledhë dhjetëra mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet.
Sipas Haklajt, protesta është një iniciativë e mbështetur nga rreth 15 shoqata patriotike, Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, përfaqësues të universiteteve dhe personalitete të tjera publike.
Haklaj konfirmoi se u është bërë një ‘ftesë publike’ të gjitha partive politike, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës Sali Berisha. Megjithatë, mungesa e një ftese formale personale shkaktoi një debat të nxehtë në studio, ku u theksua rëndësia e bashkimit politik për një çështje kaq madhore kombëtare.
Haklaj e quajti protestën një ‘besëlidhje të dytë të shqiptarëve’, duke bërë thirrje që sheshi ‘Skënderbej’ të shërbejë si një arenë bashkimi, përtej ndasive politike.
“Ky është tubimi i parë i këtyre përmasave në Tiranë. Të gjithë shqiptarët pa dallim bindjesh politike, besimesh fetare apo përkatësish në cilin shtet ndodhen sepse shqiptarët janë katër pesë gjashtë shtete tani, por shpresojmë besojmë që shqiptarët nga të gjitha trojet etnike të kombit shqiptar dhe nga diaspora”, tha ndër të tjera Haklaj. /dritare/ -

Mbështetje për ish-krerët e UÇK/ Protestuesit zhvendosen nga Gjykata, pritet të nisë tubimi në Hagë
Protestuesit në Hagë janë zhvendosur nga ambientet e jashtme të Gjykatës Speciale drejt vendit ku do të mbahet tubimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, në orën 14:00. Një gjë e tillë ishte paralajmëruar edhe më herët nga ana e autoriteteve holandeze.
Tvklan.al ka siguruar pamjet nga Haga, si më poshtë:
“Për drejtësinë e vonuar”
Organizatore e kësaj proteste është diaspora, e mbështetur nga organizata të dala nga lufta.
Ata thonë se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe të tjerët, po mbahen padrejtësisht në Hagë për 5 vite me radhë dhe se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare.
Protesta është mbështetur edhe nga shumë parti politike dhe individë me influencë, si në Kosovë, Shqipëri, ashtu edhe në diasporë.
Të hënën, më 15 shtator, fillon procesi i nxjerrjes së dëshmitarëve të palës mbrojtëse, ku priten disa nga autoritetet e larta të kohës së luftës. Dëshmitari i parë pritet të jetë James Rubin nga Shtetet e Bashkuara.
“Me zemër jam atje”
Edhe kryeministri Edi Rama po ndjek me vëmendje gjithçka po ndodh në Hagë, duke shprehur mbështetjen e tij të plotë për ish-krerët e UÇK-së e veçanërisht Hashim Thaçit.
Liria ka emër! Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot, Komandant! Liri për çlirimtarët! – është mesazhi i Ramës krahas një videoje. -

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral
Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen më 3 dhe 4 tetor.
Sipas mediave vendase, Babis, lideri i lëvizjes opozitare ANO, është goditur nga një person me një bastun dhe është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit Fridek-Mistek për kontroll mjekësor. Deri tani, nuk dihet nëse ai ka marrë lëndime serioze.
Policia njoftoi se autori i sulmit është arrestuar në vendngjarje dhe po hetohet për huliganizëm, ndërsa motivet e ngjarjes nuk janë bërë ende të qarta.Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta. Kryeministri aktual Petr Fiala dhe Ministri i Brendshëm Vit Rakusan e dënuan ashpër sulmin, duke e cilësuar si të papranueshëm në një shtet demokratik.
Lëvizja ANO është aktualisht në opozitë, por sipas sondazheve, ka shanse të mira për të fituar në zgjedhjet e ardhshme.
Andrej Babis ka shërbyer si kryeministër i Çekisë nga viti 2017 deri në 2021, dhe gjithashtu garoi për president në janar 2023, por humbi ndaj gjeneralit në pension Petr Pavel. -

“Lufto, lufto, lufto”/ Një vit nga atentati kundër Donald Trump, si i shpëtoi vdekjes presidenti i SHBA-ve
Brenda pak minutash, në një të shtunë të nxehtë vere në Pensilvaninë veriperëndimore, cikli zgjedhor i vitit 2024 në SHBA u trondit nga një atentat ndaj jetës së Presidentit Donald Trump.
Tetë të shtëna u dëgjuan në Butler Farm Show Grounds rreth orës 6:11 pasdite sipas kohës lindore, afërsisht gjashtë minuta pasi Trump doli në skenën e tubimit në ajër të hapur.
Tubimi filloi me ritmin e tij tipik të gjallë, me Trump që doli me këngën “Zoti e bekoftë SHBA-në” të Lee Greenwood dhe u angazhua me mbështetësit duke i treguar me gisht ndërsa ata duartrokisnin dhe mbanin lart pankarta që shkruanin, “Joe Biden, je i shkarkuar”.
Tubimi u ndal me zhurmë pasi Trump filloi fjalimin e tij dhe u pa duke e kapur kokën për një anë përpara se të binte papritur përtokë. Pjesëmarrësit në tubim u panë gjithashtu duke u fshehur ndërsa konfuzioni përfshiu tubimin që mbahej në veri të Pitsburgut.
Agjentët e Shërbimit Sekret i hodhën trupat e tyre mbi Trump si mburoja, ndërsa përpiqeshin ta largonin nga skena dhe ta çonin në një vend të sigurt.
Trump doli në pamjen e kameras me një gjurmë gjaku në faqe dhe ngriti grushtin përpara se të brohoriste “Lufto, lufto, lufto”, ndërsa forcat e rendit e shoqëruan nga skena. Ai u gërvisht në veshin e djathtë nga një prej plumbave që dolën nga arma e Thomas Crooks.
Të shtënat plagosën tre persona, përfshirë Trump, dhe vranë babain e një banori vendas dhe ish-shefin e zjarrfikësve Corey Comperatore. -

Opozita proteston sot!
Foto ilustruese
TIRANË- Sot në Tiranë, paralelisht me Samitin e Komunitetit Politik Evropian, do të zhvillohet edhe protesta e opozitës. Tubimi u njoftua vetëm pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit nga lideri i opozitës, Sali Berisha.
Protesta do të zhvillohet në Bulevardin e ri, pikërisht aty ku demokratët bënë mbylljen e fushatës elektorale. Por nuk ishte zgjedhja e tyre! Fillimisht kërkuan leje për të tubuar tek Bulevardi “Zogu i Parë”, por kërkesa u refuzua nga Policia e Shtetit me arsyetimin se vendi ku tubimi pritej të mbahej ishte shumë pranë vendit ku do të organizoheshin aktivitetet në kuadër samitit dhe se cënohej siguria. Ndaj edhe u dakordësuan me opozitën për të protestuar në një lokacion tjetër.Protesta që do të zhvillohet sot në orën 17.00, konsiderohet si një akt revolte ndaj manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve./ZËRI
-

Francë/ Shumica e qytetarëve preferojnë një forcë të djathtë për të qeverisur vendin
Një sondazh i ri i publikuar nga Harris Interactive për revistën franceze Regards tregon një rritje të ndjeshme të mbështetjes për të djathtën ekstreme në Francë, duke sinjalizuar një mundësi reale që Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen të marrë një rol dominues në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.
Sipas sondazhit, 34% e votuesve francezë shprehen se do të votojnë për një kandidat të ekstremit të djathtë, çdo kandidat nga Tubimi Kombëtar, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
24% do të mbështesnin një kandidat të së majtës, ndërsa vetëm 19% do të votonin për një përfaqësues të qendrës, të lidhur me presidentin aktual Emmanuel Macron, i cili nuk ka të drejtë të rikandidojë pasi ndodhet në mandatin e tij të dytë.
Franca nuk është rasti i vetëm ku një pjesë e madhe e popullsisë po i drejtohet të djathtës. Tendenca drejt partive konservatore po vërehet në shumicën e vendeve perëndimore. Në Gjermani, për shembull, qeveria e koalicionit midis CDU-së dhe partisë së qendrës së majtë SPD ka qenë objekt i kritikave, duke nxitur pakënaqësi të gjerë në opinionin publik, madje edhe pa e marrë ende detyrën e qeverisjes.
Si rezultat në Gjermani, mbështetja për partinë e djathtë tradicionale AfD është në rritje, duke reflektuar një zhgënjim të thellë ndaj elitave politike aktuale. Syri.net-Kathimerini
-

Tubimi në mbështetje të Marine Le Pen organizohet në Paris në një klimë tensioni politik
Dy vjet para zgjedhjeve presidenciale në Francë, e djathta ekstreme organizon sot një tubim në Paris në mbështetje të lideres së saj Marine Le Pen, e cila u dënua me heqje të të drejtave politike, në një atmosferë të tensionuar me demonstrata që priten në kryeqytetin francez.
Dënimi i rëndë i shkallës së parë të Le Pen në një rast shpërdorimi të fondeve evropiane dhe mundësia serioze që ajo nuk do të jetë në gjendje të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 2027, pasi gjykata e skualifikoi atë si kandidate për pesë vjet, kanë rritur tensionet në Francë.
Gjykata e Apelit në Paris ka afat deri në verën e vitit 2026 për të vendosur për fatin e Le Pen, tre herë kandidate presidenciale e cila konsiderohet si favorit për vitin 2027.
Kryeministri francez i qendrës, Francois Bairou i tha gazetës Le Parisien se nuk është “as e arsyeshme dhe as e dëshirueshme” të organizohet një tubim proteste kundër një vendimi gjyqësor.
Nga ana e tij, krahu i djathtë Xavier Bertrand, president i këshillit rajonal të Au-de-France ku zgjidhet Le Pen, shprehu shqetësimin se tubimi i sotëm do të ishte “një përsëritje e keqe e Kapitolit”.
Le Pen mbështetet edhe nga liderë nga jashtë. Presidenti i SHBA Donald Trump dhe zëvendëspresidenti i tij Jay Dee Vance kanë denoncuar një “gjueti shtrigash” të kryer nga liderët evropianë “të majtë”.Top Channel