Tag: tubimi

  • “Foltorja”/ Nis tubimi i demokratëve para Kryeministrisë

    “Foltorja”/ Nis tubimi i demokratëve para Kryeministrisë

    Opozita është mbledhur sërish, si çdo të hënë para godinës së qeverisë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku.
    Tubimi i demokratëve është konceptuar si një foltore e qytetarëve dhe deputetëve, ku opozita shpreh shqetësimet e saj mbi çështje të ndryshme.
    Sot nga podiumi i vendosur para Kryeministrisë po flasin qytetarë e deputetë, por fjalimi më i rëndësishëm mbetet ai i kryetarit të PD Sali Berisha.

    Ky është tubimi i tretë që organizohet nga opozita para godinës së Kryeministrisë, dhe lideri i opozitës Sali Berisha ka paralajmëruar se do të vazhdojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. /vizionplus.tv

  • PD vijon foltoren në bulevard, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut 

    PD vijon foltoren në bulevard, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut 

    Opozita do të mblidhet sot pasdite në orën 18.00 para godines së qeverisë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku.
    Tubimi i demokratëve është konceptuar si një foltore e qytetarëve dhe deputetëve ku opozita mund të ngrejë shqetësimet e saj e të flasë për çështje të ndryshme.
    Sot nga podiumi i vendosur para Kryeministrisë do të flasin qytetarë e deputetë, por fjalimi më i rëndësishëm mbetet ai i kryetarit të PD Sali Berisha.

    Ky është tubimi i tretë që organizohet nga opozita para godinës së Kryeministrisë, dhe lideri i opozitës Sali Berisha ka paralajmëruar se do të vazhdojë deri në dorëheqjen e kryeministit Edi Rama./vizionplus.tv

  • Qëllimi i qartë/ PD vijon foltoren në bulevard, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

    Qëllimi i qartë/ PD vijon foltoren në bulevard, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

    Opozita do të mblidhet sot pasdite në orën 18.00 para godines së qeverisë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku.
    Tubimi i demokratëve është konceptuar si një foltore e qytetarëve dhe deputetëve ku opozita mund të ngrejë shqetësimet e saj e të flasë për çështje të ndryshme.
    Sot nga podiumi i vendosur para Kryeministrisë do të flasin qytetarë e deputetë, por fjalimi më i rëndësishëm mbetet ai i kryetarit të PD Sali Berisha.
    Ky është tubimi i tretë që organizohet nga opozita para godinës së Kryeministrisë, dhe lideri i opozitës Sali Berisha ka paralajmëruar se do të vazhdojë deri në dorëheqjen e kryeministit Edi Rama.

  • Minatorët e SPAÇIT ia dalin të fitojnë të drejtat e tyre falë ndërmjetësimit të kryebashkiakut Mëlyshi

    Minatorët e SPAÇIT ia dalin të fitojnë të drejtat e tyre falë ndërmjetësimit të kryebashkiakut Mëlyshi

    Pas rreth dy muajsh protesta për paga më të larta dhe kushte më të mira pune, minatorët e Spaçit në Mirditë kanë mbyllur organizimin e tyre të përditshëm protestues.

    Përmes një tubimi të zhvilluar në hyrje të rrugës së Spaçit, ata njoftuan se tashmë do t’i hapin rrugë ndjekjes së çështjes së tyre në mënyrë ligjore.

    Organizatorët u shprehën të vendosur se do ta vijojnë betejën deri në plotësimin e të gjitha 10 kërkesave që i janë dorëzuar kompanisë turke “Tete Albania”.Tubimi u mbështet edhe nga deputetë të Partisë Demokratike dhe kryebashkiaku i Mirditës, Albert Melyshi, të cilët garantuan mbështetje të plotë deri në zgjidhjen e problemeve të minatorëve.

    Pas mbylljes zyrtare të grevës, një përfaqësi e minatorëve, e ndërmjetësuar nga kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, dhe deputeti Gjin Gjoni, kane nisur negociatat me kompaninë “Tete Albania” për rikthimin në punë të minatorëve dhe më pas për plotësimin e kërkesave të tyre.

    FOTO GALERI

  • Përfunduar tubimi i demokratëve para Kryeministrisë, Berisha: Nuk do ndalemi deri në largimin e Ramës

    Përfunduar tubimi i demokratëve para Kryeministrisë, Berisha: Nuk do ndalemi deri në largimin e Ramës

    Ka përfunduar tubimi i demokratëve para Kryeministrisë.
    Kryedemokrati Sali Berisha ka mbyllur protestën, ku tha se nuk do të ndalen deri në largimin e Edi Ramës.
    Në fjalën e tij gjatë foltores së opozitës , Berisha theksoi se presidenti i CDI, sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, sekretarja e përgjithshme e PPE dhe një seri oratorësh të tjerë denoncuan narkodiktaturën e Edi Ramës
    “Droga e Edi Ramës ka marrë dhenë. Edi Rama krahasohet sot me narkodiktatorët më të urryer të planetit”, tha Berisha.
    Sipas Berishë këto janë mesazhe inkurajuese për të vijuar betejën për rrëzimin e qeverisë, teksa u bëri thirrje të rinjve për të shpëtuar vendin.
    “Miqtë e mi, këto mesazhe janë një thirrje, janë një inkurajim i madh për ne të vazhdojmë këtë betejë me të gjithë guximin tonë, me të gjithë fuqitë tona. Sonte para nesh folën disa të rinj dhe unë i përgëzoj për fjalën e shkëlqyer që mbajtën. Kristi kishte ditëlindjen dhe atij ia uroj 120 vite të lumtura. Por atyre, dhe çdo të riu shqiptar, u rikujtoj se historia, se koha, thërret secilin prej tyre të jetë në këmbë për të shpëtuar vendin nga kjo katastrofë e vërtetë në të cilën rrokulliset”.-u shpreh kreu i PD.

  • PD protestë në 18:00, policia “blindon” Kryeministrinë

    PD protestë në 18:00, policia “blindon” Kryeministrinë

    kryeminitria

    TIRANË- Protesta e radhës e opozitës do të mbahet në orën 18:00. Teksa na ndajnë më pak se dy orë nga tubimi, atë që opozita e quan “foltorja” para Kryeministrisë, ka nisur puna për vendosjen e perimetrit rrethues të godinës. Po ashtu, është blinduar edhe dera e Kryeministrisë. 

    Më herët, policia e kryeqytetit njoftoi masat, të cilat kanë nisur të zbatohet që orës 14:00 me bllokimin e disa rrugëve kryesore. Makinat nuk lejohen të parkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Ismail Qemali”, segmentin nga Rruga e Elbasanit drejt “Ibrahim Rugovës”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, si dhe në bulevardet “Zhan D’Ark” dhe “Bajram Curri”. Nga ora 15:00 ka hyrë në fuqi edhe bllokimi i qarkullimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ministria e Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

    Ky është tubimi i dytë i një angazhimi të tillë të opozitës, ndërsa aksioni është njoftuar se do të vijojë edhe ditë të tjera në vazhdim. Më17 nëntor, u zhvilluar protesta e parë, e cila zgjati më shumë se 90 minuta dhe përfshiu fjalime nga deputetë, figura të PD-së dhe qytetarë të thjeshtë. Lideri i PD-së, Sali Berisha, njoftoi se protestat do të jenë pjesë e një serie javore të quajtur “Foltore 2”, e cila synon të diskutojë çështjet që, sipas opozitës, refuzohen në Kuvend./ZËRI

  • ‘Shihemi nesër dhe çdo ditë tjetër derisa të bëhet drejtësi’ 39 mijë serbë morën pjesë në protestën kundër Vuçiç!

    ‘Shihemi nesër dhe çdo ditë tjetër derisa të bëhet drejtësi’ 39 mijë serbë morën pjesë në protestën kundër Vuçiç!

    Dhjetëra mijëra protestues u mblodhën të shtunën (1 nëntor) në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë, një vit pas shembjes së çatisë së stacionit hekurudhor që vrau 16 persona, duke shfaqur pakënaqësi mbi korrupsionin e supozuar dhe mungesën e llogaridhënies, të cilat shumë i fajësojnë për tragjedinë.

    Tubimi përkujtimor filloi në stacionin hekururdhor në orën 11:52 të paradites – në të njëjtën orë kur ndodhi tragjedia. Në këtë orë protestuesit – shumica të rinj – mbajtën 16 minuta heshtje, një për çdo viktimë

    Njerëzit vendosën lule dhe qirinj përgjatë gardhit të përkohshëm pranë hyrjes së dëmtuar të stacionit, ku 16 njerëz humbën jetën kur çatia u shemb më 1 nëntor 2024.

    Tubimi më pas u mbyll rreth orës 20:00 me sërish 16 minuta heshtje dhe me një pankartë të madhe me mbishkrimin.

    “Shihemi nesër dhe çdo ditë tjetër derisa të ketë drejtësi.”

    Studentët përsëritën kërkesën e tyre për thirrjen e zgjedhjeve, ndërsa Dijana Hrka, nëna e njërit prej viktimave, shpalli grevë urie.

    Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi mbrëmjen e sotme se në kulmin e këtij tubimi përkujtimor, nga ora 11:52 deri në 12:08, kan qenë të pranishëm rreth 39,000 qytetarë nga i gjithë territori i Republikës së Serbisë

    Protestat që vijojnë prej muajsh në të gjithë Serbinë janë nxitur nga zemërimi për mosndëshkimin e përgjegjësve për shembjen e çatisë, kanë tronditur qeverisjen afatgjatë të presidentit Aleksandar Vuçiç dhe kanë rritur thirrjet për zgjedhje të parakohshme.

    Protestuesit mbërritën në qytetin verior të Novi Sad, ku ndodhi katastrofa, me makina, autobusa ose këmbë, disa kishin bërë në këmbë distanca të gjata, thanë dëshmitarët. Një nga bulevardet kryesore të Novi Sadit ishte i mbushur me njerëz.

    Protestuesit mbanin në dorë zemra të mëdha të kuqe me emrat e viktimave, lule të bardha dhe vendosën kurora para stacionit hekurudhor.

    Babai I njërit prej viktimave, me lot në sy dhe i veshur me të zeza qëndroi për orë të tëra duke parë emrin e vajzës së tij të shënuar në gardhin përreth stacionit.

    Tubimi përkujtimor ishte I qetë ndryshe nga protestat e tjera gjatë verës kur policia përdori dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë tubimet.

    ‘Mjaft’

    “Kjo është tragjedia më e madhe për popullin serb. Nuk mund t’i rikthejmë këta njerëz, por mund të ndajmë dhimbjen me familjet e tyre dhe të themi mjaft,” tha Sladjana Burmaz, ekonomiste 51-vjeçare nga qyteti i mesëm Valjevo.“Këta njerëz nuk u vranë aksidentalisht, vdekjet e tyre ishin rezultat i një sistemi të dobët, politike të dobët… Drejtësia do të kryhej nëse përgjegjësit do të viheshin para përgjegjësisë,” shtoi ajo.

    Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një postim në Instagram, publikoi një foto ku shihej në një kishë duke mbajtur një qiri gjatë një ceremonie përkujtimore për viktimat në kryeqytetin Beograd.

    “Le të jenë emrat e të vrarëve një kujtesë se jeta njerëzore është mbi çdo ndarje në shoqëri,” shkroi Vuçiç. Ai shtoi se qeveria kishte shpallur të shtunën ditë zie kombëtare.

    Lëvizja protestuese, e udhëhequr nga studentë, akademikë dhe liderë opozitarë, akuzon Vučiç dhe partinë e tij nacionaliste populiste për korrupsion, shërbime publike të dobëta, nepotizëm dhe kufizime të lirisë së mediave, por ata mohojnë akuzat.

    Korrupsioni vrau

    Një komision i pavarur i përbërë nga profesorë, gjyqtarë dhe ekspertë teknikë, i cili hetuar katastrofën, raportoi javën e kaluar në Parlamentin Evropian se kishte gjetur korrupsion në nivele të larta shtetërore, që çoi në standarde të dobëta ndërtimi dhe punësimin e nënkontraktorëve të papërshtatshëm.

    Zyrtarët qeveritarë kanë mohuar këto akuza. Kohët e fundit, Vuçiç dhe Kryetarja e Parlamentit, Ana Brnabic, deklaruan se shembja e çatisë mund të ishte një akt terrorist.

    Prokurorët kanë ngritur akuza ndaj disa zyrtarëve të lartë shtetërorë për rrezikim të sigurisë publike, por një gjykatë ende nuk ka konfirmuar aktakuzën, duke penguar nisjen e gjyqit, shkruan Reuters. 

  • “No Kings”/ Nis tubimi i parë kundër Trump, mijëra protestues mbushin sheshin në New York

    “No Kings”/ Nis tubimi i parë kundër Trump, mijëra protestues mbushin sheshin në New York

    Një protestë e planifikuar kundër Presidentit Donald Trump ka filluar në New York City, e para nga më shumë se 2,500 tubime të organizuara në të gjithë SHBA-në të shtunën.

    Mijëra njerëz kanë mbushur tashmë Times Square për eventin e organizuar nga No Kings, një koalicion grupesh me prirje të majta.
    Demonstratat nën flamurin e tyre në qershor tërhoqën mbi pesë milionë njerëz në të gjithë vendin dhe ishin kryesisht paqësore.
    Guvernatorët republikanë në disa shtete amerikane kanë vendosur trupat e Gardës Kombëtare në gatishmëri, por nuk është e qartë se sa e dukshme do të jetë prania ushtarake.
    Protestat pritet të vazhdojnë në të gjithë vendin gjatë gjithë ditës. Në Uashington DC, senatori i Vermontit, Bernie Sanders, pritet të jetë një nga folësit kryesorë, me ngjarjet që do të fillojnë rreth mesditës sipas kohës lokale.
    Organizatorët e protestës thonë se tubimi do të sfidojë “autoritarizmin” e Trump.Në të gjithë Evropën, protestuesit kanë dalë në rrugët e Berlinit, Madridit dhe Romës për të treguar solidaritet me homologët e tyre amerikanë.
     

    Një protestë e planifikuar kundër Presidentit Donald Trump ka filluar në New York City, e para nga më shumë se 2,500 tubime të organizuara në të gjithë SHBA-në të shtunën.

    Top Channel

  • Panik në protestë! Ish-komandati i UÇK-së u transportua me ambulancë, flet familjari: Nuk ka…

    Panik në protestë! Ish-komandati i UÇK-së u transportua me ambulancë, flet familjari: Nuk ka…

    pamje nga tubimi

    TIRANË- Një moment paniku u regjistrua gjatë protestës në Tiranë, ku qindra qyetarë ishin mbledhur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë. Në shëshin “Skënderbej” mes pjesëmarrësve të shumtë në numër, u raportuar se një qytetar nuk është ndjerë mirë.
    Bëhet fjalë për ish-profesorin e gjuhës shqipe nga Malisheva dhe ish-komandant i UÇK-së, Isfu Morina, i cili u shoqërua me autoambulancë. Ai ka kërkuar ndihmën urgjente në momentin që nuk është ndjerë mirë, ndërsa tashmë mësohet se po merr mjekimin e nevojshëm. 
    Ndërkohë, një familjar i ish-komandatit të UÇK-së foli për mediat duke sqaruar se kjo gjendje i ndodhi për shkak të lodhjes. Ai shtoi se nuk kishte ngrënë ushqim, pasi janë nisur që në mëngjes për të mbërritur për protestën në Tiranë. 
    “Është lodhur, nuk ka ngrënë ushqim por është mirë. Jemi nisur që në mëngjes. Ambulanca erdhi menjëherë”, tha ai.
    Tubimi i sotëm u zhvillu paqësisht dhe pa incidente. Që në orët e para të mëngjesit dhe deri në vijim të protestës, ka mbizotëruar një atmosferë e qetë me tinguj e simbole patriotike./ZËRI