Tag: tualet

  • Tualet floriri dhe një banane 6 milionë $/ Kush është artisti që ka “tronditur” botën?

    Tualet floriri dhe një banane 6 milionë $/ Kush është artisti që ka “tronditur” botën?

    Në vjeshtën e vitit 2019, një mbrëmje e ftohtë e mjegullt, tipike për Britaninë, asgjë nuk dukej se do të prishte qetësinë në Pallatin Blenheim në Oxfordshire. Askush nuk i vuri re ata që hynë me qëllimin për të vjedhur një objekt të vetëm… një tualet i gjithi prej ari i ideuar nga Maurizio Cattelan, 7 vjet para asaj nate dhe që disa njerëz ia kishin vënë syrin.

    “Tualeti i artë”, i bërë nga 103 kilogramë ar 18 karatësh, ishte i ekspozuar fillimisht në Muzeun Guggenheim në Nju Jork dhe më pas ishte vendosur rregullisht në tualetet e tij për përdorim! Më shumë se 100 mijë vizitorë “përdorën” veprën e Cattelan, e cila mban titullin “Amerika” dhe që më pas artisti heretik e huazoi për një ekspozitë në një galeri.

    Në rrethana që nuk u zbardhën kurrë, tualeti u vodh dhe tashmë 5 vjet pas ngjarjes nuk dihet asgjë për fatin e tij. Nuk janë të paktë ata që janë të bindur se hajdutët e kanë shkrirë për të bërë, me shumë gjasa, shufra ari.

    Pak ditë më parë një banane e ngjitur me shirit në mur u shit për mbi 6 milionë dollarë dhe u ble nga një biznesmen i pasur kinez, Justin Sun, i cili e hëngri atë para gazetarëve dhe influencerëve! Ishte sigurisht kafshimi më i shtrenjtë i jetës së tij, por edhe një triumf personal i heretikut të artit italian.

    Artisti 64-vjeçar nga Padova e Italisë, djali i një kamionisti dhe një pastrueseje, u konsiderua nga shumë njerëz si një shakaxhi i keq kur filloi të prezantonte veprat e tij për publikun. Nuk ishin të paktë ata që menduan se ai e kaloi kufirin, kur paraqiti Papa Gjon Palin të shtrirë në dysheme, të goditur nga një meteorit!

    Megjithatë ai vazhdoi sipas mënyrës së tij, kjo edhe për shkak se koleksionistë të mëdhenj iu afruan dhe filluan ta mbështesin. Banania e tij e famshme, u prezantua për herë të parë në Art Basel në Miami në vitin 2019 duke shkaktuar një reagim të fortë. Shumë shpejt një koleg i artistit mendoi se ishte një ide e mirë t’ia hante punën!

    Fatmirësisht kishte një banane rezervë që ishte blerë. Kjo ndodhi edhe 2 herë të tjera më pas. Të parat u shitën 120 mijë dollarë ndërsa e fundit theu çdo parashikim me 6 milionët e saj.

    ObserverKult

    —————————

    Lexo edhe:

    Kush ishte Juda, “tradhtari” më i madh në histori/ Puthja fatale…

  • “Mësuesja më njoftoi se po konfliktoheshin në tualet”, oficerja e sigurisë tregon bisedën me Mario Përlleshajn dhe Martin Canin para ngjarjes tragjike

    “Mësuesja më njoftoi se po konfliktoheshin në tualet”, oficerja e sigurisë tregon bisedën me Mario Përlleshajn dhe Martin Canin para ngjarjes tragjike

    Në Gjykatën e Tiranës kanë dëshmuar sot tre zyrtarë lidhur me ngjarjen tragjike në shkollën “Fan Noli”, ku humbi jetën nxënësi Martin Cani.

    Në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të moshës së mitur të të akuzuarit Mario Përlleshaj, por edhe të viktimës, dëshmoi oficerja e sigurisë Jetmira Kuka. Ajo tregoi se mësuesja Klodiana Saliasi e kishte informuar për disa nxënës që po konfliktoheshin me tone të larta në tualet.
    “Shkova të shikoja, por ata nuk ishin më aty. Më pas thirra nxënësin Martin Cani, i cili më tha se kishte folur me zë të lartë dhe e kishte sharë në tërësi. Por aty këtë gjë e kishte marrë personale Mario dhe kishin bërë debat. Thirra Marion dhe më shpjegoi se nuk kishte asnjë problem mes tyre dhe se ishin në rregull”, tha ajo.

    I akuzuari nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërkohë që gjyqi u shty për në datën 14 korrik .
    Gjyqtarja Marinela Osmani ka vendosur t’a njoftojë sërish 14 vjeçarin mbasi pritet që ai të pyetet ose të refuzojë kërkesën për tu pyetur.
    /vizionplus.tv
     

  • Mjekët shpjegojnë sa herë në ditë është normale të shkoni në tualet

    Mjekët shpjegojnë sa herë në ditë është normale të shkoni në tualet

    Frekuenca e urinimit është një tregues i rëndësishëm i shëndetit të përgjithshëm dhe funksionit të sistemit urinar. Por sa herë në ditë është “normale” të shkosh në tualet?

    Sipas specialistëve të urologjisë dhe mjekësisë së brendshme, një person i shëndetshëm urinon mesatarisht 6 deri në 8 herë në ditë. Megjithatë, kjo shifër mund të ndryshojë në varësi të faktorëve të ndryshëm si:

    -Sasia e lëngjeve të konsumuara gjatë ditës

    -Konsumimi i kafeinës dhe alkoolit

    -Temperatura e ambientit dhe aktiviteti fizik

    -Gjendja e përgjithshme shëndetësore dhe përdorimi i medikamenteve

    Kur duhet të shqetësoheni?

    Nëse urinoni shumë më shpesh se zakonisht (polakiuria), ose shumë rrallë (oliguria), mund të jetë një shenjë e ndonjë problemi shëndetësor si infeksion urinar, diabet, probleme me prostatën apo veshkat.

    Gjithashtu, ndjesia e urgjencës së shpeshtë pa sasi të konsiderueshme urine, shoqëruar me djegie ose dhimbje, është një arsye për të kërkuar ndihmë mjekësore.

    Këshilla për një sistem urinar të shëndetshëm:

    -Pini ujë rregullisht gjatë ditës, pa e tepruar.

    -Shmangni kafeinën dhe alkoolin në sasi të mëdha.

    -Mos e shtyni urinimin për periudha të gjata.

    -Kujdesuni për higjienën personale.

  • Pilotët e B-2 në fluturim për 40 orë, ja si i përballojnë nevojat e tyre

    Pilotët e B-2 në fluturim për 40 orë, ja si i përballojnë nevojat e tyre

    Misione tepër të gjata, hapësirë e ngushtë, tualet portativ dhe strategji kundër lodhjes: ja çfarë ndodh brenda bombarduesit më sekret në botë.
    Misioni i gjatë dhe i ndërlikuar

    Në qershor, dy bombardues “stealth” amerikanë realizuan një nga misionet më të gjata dhe më delikate të viteve të fundit: 37 orë fluturim për të goditur impiantet bërthamore nëntokësore iraniane në Fordow. Avionët u nisën nga Missouri, kaluan mbi Europën Jugore – përfshirë edhe përpara Sicilisë – dhe hodhën bombat GBU-57, të specializuara për objektiva nëntokësorë.
    Por nëse operacioni kërkoi precizion kirurgjik, fluturimi ishte një sfidë ekstreme për pilotët, që ndodheshin në një kabinë të vogël, me aromë të rëndë dhe një tualet portativ pas sediljeve.
    Tualet fushe dhe ushqime ushtarake
    Nuk ka tualet të vërtetë: përdoren “wag bags” – qese higjienike të mbyllura hermetikisht, vendosur në një kove si ato për kamping.
    Asnjë privatësi: njëri pilot përdor qesen, tjetri drejton avionin. Janë vetëm disa centimetra larg njëri-tjetrit.
    Ushqimi: “MRE” (Meal Ready to Eat) – ushqime të gatshme për ushtarakë që mund të ngrohen me pajisje speciale ose mikrovalë. Janë me shumë kalori, pak fibra, dhe disa janë qëllimisht kapslluese, për të zvogëluar nevojën për të shkuar në tualet.
    Aroma dhe hapësira
    Ajri është i filtruar, por jo i parfumuar. Pas 20 orësh, aroma mbizotëruese është ajo e trupit të njeriut.
    Pilotët përdorin shami të lagura, deodorantë dhe spraj, por nuk janë efektivë për shumë kohë.
    Urinimi: bëhet në shishe të riciklueshme – ndonjëherë të njëjtat që përdoren për pije, çka mund të sjellë konfuzion kur je i rraskapitur.
    Lodhja, gjumi dhe turnet
    Dy pilotët ndërrohen me turne: njëri fluturon, tjetri shtrihet në një dyshek të palosshëm pas sediljeve për të pushuar.
    Hapësira është minimale, por e mjaftueshme për disa orë gjumë.
    Janë trajnuar për privim gjumi dhe stres ekstrem, për të përballuar misione të tilla.
    Teknologji moderne, rehati minimale
    B-2 kushton mbi 2 miliardë dollarë për njësi, por brenda nuk ofron asnjë luks.
    Kabina është e mbushur me ekrane dixhitale, komanda kompjuterike dhe shumë pak instrumente analoge.
    Komoditeti i pilotëve është i dorës së dytë: gjithçka është projektuar për efikasitet ushtarak, jo për rehatinë e ekuipazhit.
    Në fund të fundit, pilotët e B-2 janë ushtarë në një kapsulë fluturuese, që për 40 orë nuk shohin dritën e diellit, nuk lëvizin dot lirshëm dhe nuk kanë as luksin e një banje normale – një provë ekstreme fizike dhe mendore, edhe për më të përgatiturit.

  • Spanja ndërmerr masa të reja kundër ndotjes plastike, ndalon hedhjen e pecetave të lagura në tualet dhe tullumbacet njëpërdorimshe

    Spanja ndërmerr masa të reja kundër ndotjes plastike, ndalon hedhjen e pecetave të lagura në tualet dhe tullumbacet njëpërdorimshe

    Spanja do të ndalojë së shpejti hedhjen e pecetave të lagura në tualet dhe lëshimin e qëllimshëm të tullumbaceve njëpërdorimshe, si pjesë e një ligji të ri që synon mbrojtjen e lumenjve dhe deteve nga ndotja plastike. Këto produkte janë ndër më të zakonshmet që ndotin plazhet evropiane dhe kanë ndikim të madh mjedisor dhe financiar. Sipas një projektdekreti të publikuar këtë javë, qeveria do të kërkojë nga prodhuesit e pecetave të lagura të mbulojnë kostot e pastrimit të tyre nga rrjetet e kanalizimeve dhe impiantet e trajtimit të ujërave.

    Ligji i propozuar synon të ndihmojë në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, në veçanti për konsum të përgjegjshëm dhe mbrojtjen e oqeaneve. Pecetat e lagura dhe tullumbacet renditen përkatësisht të pestat dhe të nëntat në listën e sendeve plastike njëpërdorimshe që ndotin më së shumti mjedisin, sipas një direktive të BE-së që mbështet nismën spanjolle.

    Legjislacioni i ri thekson se pecetat e lagura, përfshirë ato me përbërje natyrale, nuk shpërbëhen lehtësisht dhe pengojnë sistemet e kanalizimeve, duke shkaktuar përmbytje dhe rritje të ndjeshme të kostove për autoritetet. Kjo ndotje sjell një kosto vjetore rreth 230 milionë euro për pastrimin e infrastrukturës, ndërsa edhe versionet “biodegraduese” mund të qëndrojnë në mjedis për vite.

    Krahas kostove ekonomike, pasojat ekologjike janë shqetësuese. Mikrofibrat nga pecetat e lagura përthithin kimikate të dëmshme dhe mund të gëlltiten nga kafshët ujore, duke kërcënuar zinxhirin ushqimor. Organizata britanike Final Straw Foundation paralajmëron se këto fibra veprojnë si sfungjerë toksikë në ekosisteme.

    Në kuadër të ligjit të ri, prodhuesit do të financojnë edhe fushata ndërgjegjësimi publik, pasi qeveria e konsideron edukimin një pjesë të rëndësishme të zgjidhjes. Edhe pse pecetat vërtet biodegraduese do të përjashtohen nga ndalimi, autoritetet spanjolle u bëjnë thirrje qytetarëve të mos hedhin asnjë lloj pecete të lagur në tualet. Zbatimi në praktikë i kësaj mase nga konsumatorët pritet të jetë një nga sfidat kryesore të ligjit.

  • Nëse e mbani furçën e dhëmbëve në tualet, po bëni një gabim të madh

    Nëse e mbani furçën e dhëmbëve në tualet, po bëni një gabim të madh

    Mbajtja e furçës së dhëmbëve në banjë nuk është ndoshta ideja më e mirë, pasi furça juaj e dhëmbëve mund të mbulohet me të gjitha llojet e gjërave që nuk do të dëshironit në gojën tuaj.
    Ju duhet ta lani gojën dy herë në ditë pasi është një mënyrë mjaft e dobishme për të shmangur prishjen e dhëmbëve. Problemi është se ju me siguri e lini furçën e dhëmbëve në banjë, për lehtësi.
    Në çdo rast, mbajtja e furçës së dhëmbëve në banjë është një ide jashtëzakonisht e keqe, dhe ka një arsye për këtë, sepse ndodhet në një vend me tualetin. Sado që mund të krenohesh me mbajtjen e gjërave të pastra, sa herë që shkoni në tualet baktere të shumta përhapen në ajër.

    Një studim në Journal of Applied Microbiology përshkroi gjerësisht një fenomen të njohur si “Toilet Plume”. Thënë shkurt, kjo dukuri ndodh çdo ditë kur shkarkoni tualetin. Veprimi pastrues është i tillë që krijon një mini vorbull për të hequr qafe mbetjet. Por gjatë këtij procesi, ai lëshon mikrobe të vogla që dalin nga tualeti, për shkak të lëvizjes së detyruar spirale të shpëlarjes. Këto mikrobe përfundimisht vendosen në çdo sipërfaqe afër tualetit, duke e ndotur atë.
    Dhoma e gjumit është një vend i mirë për këtë, sepse aty ndodhen papastërti të vogla të cilat nuk janë të dëmshme.
    Këshilla të tjera për ta mbajtur furçën tuaj të dhëmbëve të pastër përfshijnë mbajtjen e saj të ndarë nga furçat e dhëmbëve të njerëzve të tjerë./vizionplus.tv